Vetem nga diskutimet qe behen ketu, do te shohesh qarte se sa ne kundershtim bie mesimi i fjales profetike, nga mesimet e religjionit. Jezusi, i cili dinte plotesisht se cfar do te ndodhte ne kohet e mevonshme, ju tregoi nje shembelltyre shume domethenese dishepujve te tij, ate te 10 virgjereshave. Qysh ne fillim Jezusi na tregon per 10 virgjeresha, te cilat kishin nje mision, Dhendrin. Pra ky ishte qellimi dhe misioni i tyre. Me pas Jezusi hyn ne detaje, duka na dhene njohurine se, midis virgjershave kishte nje NDARJE evidente, jo ne mision apo qellim. Dallimi midis tyre kishte te bente me AFTESITE dhe DITURITE, per te ARRITUR dhe finalizuar QELLIMIN e tyre. Jezusi thote se, pese prej dhjete virgjereshave, ishin te MENCURA, pra kishin DITURI, MENCURI dhe AFTESI per te ecur ne RRUGEN e duhur, qe te conte tek BASHKIMI me DHENDRIN. Ndersa pese te tjerave, jo mungonte AFTESA dhe MENCURIA, per te ecur ne rrugen e duhur, si dhe per te finalizuar bashkimin me dhenderin. Ne fakt Jezusi eshte duke na treguar pikerisht, kete dukuri qe aktualisht ndodh ne ditet e sotme, mdis kishes se Tij, dhe kishes religjionoze. Po ti shohesh te dyja keto kisha, kane te njejtin qellim, Krishtin, por MENCURIA dhe AFTESITE midis tyre, jane te ndryshme. Pra duke qene keto AFTESI te ndryshme, natyrisht qe dhe RRUGA eshte e ndryshme. Por pyetja qe vjen eshte: Cila nga keto kisha ka te drejte dhe eshte vertet virgjeresha e mencur? Le te ndalemi pak ne nje veshtrim te shkurter, rreth religjioneve. Vete fjala RELIGJION, do te thote, te "rish ne ligje". Pra e gjithe "ngrehina" e ketij institucioni fetar, eshte e percaktuar dhe e vendosur ne nje sere regullash, traditash dhe ligjesh, ku permblidhet i gjith aktiviteti dhe rruga e percaktuar, ne te cilen do te ece dhe besoje komuniteti. Nese do te lexosh te shkrojtur "DOGMEN" Katolike dhe ate orthodhokse, do te shohesh se ajo eshte e drejte, e vertet dhe e qarte, pra plotesisht ne mesimin e fjales se Perendise. Pra jam duke folur per DOGMEN. Por ajo cfar ndodh ne realitet tek keto religjione, na deshmon se, DOGMA eshte braktisur, dhe cdo dite e me teper eshte zvendesuar me rregulla traditash dhe ligjesh institucionale fetare. Kur themi DOGMA, kemi parasysh MESIMIN e vertet qe jep FJALA e Perendise, dhe Fjala eshte Krishti. Pra menjanimi i DOGMES, do te thote, manjanimi i Fjales dhe mesimit te Krishtit, dmth largim nga Krishti. Dukuria midis religjionit dhe besimit te vertete kristian, eshte se, Religjioni te shpall te krishtere, jo nese ti beson apo nuk beson ne Krisht, por sepse tradicionalisht ti lind nga nje familje me religjion, ku ju neneshtrohesh disa regullave te caktuara kishtare religjionoze, si regjistrimi ne kishe, pagezimi, dhe perkatesia e religjionit fetar familjar. Ndersa kisha e vertete, nuk i shpall njerzit te krishter, duke u bazuar ne te tilla kritere, qe ne thelb jane njerzore. Ajo pranon si pjese te familjes se Perendise, te gjithe ata qe Shpallin dhe besojne tek Jezusi, si i vetmi Zot e Perendia Shpetimtiar, i cili vdiq ne kryq per mekatet e tyre, dhe u ringjall te treten dite, ku dhe qendron perosnalisht ne te djathte te Atit. Pra sic e shikoni, dallimi midis tyre eshte shume i madh.
Por cfar ndodh me religjionozet, dhe si e shohin ata, kete pjese te te krishtereve, te cilet nuk i perkasin as religjionit orthodhoks dhe as atij katolik? Ata ne padituri te tyre, keto kisha i quajne, kisha te reja dhe te reme. Kjo per faktin se, ato nuk ecin simbas regullave dhe ligjeve te "ngrehines" se tyre religjionoze. Pra ata e "matin" kishen, jo duke u bazuar nga Dogma ne te cilen kjo kishe BESON dhe ECEN, por sepse keto kisha nuk ecin e nuk praktiojne mesimet e tyre religjionoze. Religjioni judaik, i cili udhehiqej nga prifteria judaike, e shpalli Jezusin BLASFEMUES dhe bashkepuntor te Satanit, duke u nisur pikerisht nga mesimi i tyre religjionoz, pasi ata shikonin se Jezusi nuk ecte dhe mesonte simbas mesimeve te tradites religjionoze. Dhe rezultati dihet, kjo menyre te gjykuari dhe te menduari simbas religjionit, beri qe ata te kryqezojne Birin e vetmelindur te Perendise.
Por a mund te konceptohet kisha e Krishtit, si e re apo e vjeter?? Pikerisht ketu qendron dhe mefshtesia dhe padituria e ketyre religjioneve, te cilet e shohin dhe e konceptojne kishen si nje faktor njerzor. Kisha e Krishtit nuk ka moshe, sepse eshte e perjetshme si vete Krishti. Ajo eshte NUSJA e Krishtit. Po te vesh re propoganden e religjionit, eshte pikerisht, shpallia e vetes se tyre, si kisha me e vjeter, e cila eshte e vetmja pasardhese e kishes se pare, ajo e apsotujve. Ky lloj koncepti eshte totalisht njerzor. Njerzit apo kombet e botes, per te treguar kulturen dhe dukurite e tyre kombetare, i referohen lashtesise se ekzistences se tyre. Pra brezave dhe tradites. Por Jezusi i tha kishes se Tij, ju nuk jeni si bota, sepse nuk jeni nga bota. Kur hyn ne jete te perjetshme, nuk ka moshe, nuk ka breza, nuk ka lashtesi, e cila te mund te percaktoje "vertetesine" tende. Nje nga armet qe farisnjete perdoren kunder Krishtit, ishte pikerisht ajo e TRADITES. Ata ne cdo cast kerkonin ta vendosnin Jezusin ne konflikt me traditen, duke menduar se Tradita, ishte visari i tyre. Perse? Sepse permes saj, ata kerkonin te vertetonin te qenit e tyre IZRAEL, pra. populli i zgjedhur i Perendise. Farisenjte i tregonin gjithmone Jezusit, breznine e tyre qe nga Abrahami, duke menduar se ky fakt i benta ata automatikisht Izrailit te vertet dhe popull te Perendise. Por Jakobi thote, jo cdo kush qe eshte nga Izraeli eshte IZRAEL. Pra Farisenjte mendonin se, ishin te Vertete, per faktin se kishin si brezni Abrahamin, dhe kjo bente qe ata te mos pranonin dhe besonin tjeter te VERTETE, dmth Krishtin.Ata mendonin se perballe ketij fakti, Jezusi do te neutralizohej dhe do ta pushonte perballjen ndaj tyre. Por kur Jezusi ju tha, Abrahmi e pa diten time dhe me besoi, ata shtangen dhe e pyeten per moshen. Kjo sepse per ata Jezusi ishte thjesht nje njeri, ku ja njihnin te jatin dhe te jemen. Pra shikoni se cfar VERBERIE sjell religjioni, kur ti i bindesh dhe e ndjek plotesisht ate. Farisnjet mbeshteteshin ne mesimin e tradites dhe jo ne mesimin e gjalle te Fjales se Perendise, prandaj njehere Jezusi ju tha farisenjve: perse ju, per shkak te mesimit qe ju jep tradita, shkelni fjalen e Perendise? Vetem keto fjale te Jezusit, mjaftojn, qe nje i krishtere te ndale kembet, dhe te qendroje ne heshtje, per te mesuar cfar Zoti kerkon prej tij.
Uzer010 pak me siper thote:
"feja ortodokse bazohet ne traditen e shenjte, bibla eshte pjes e tradites te shenjte, pra tradita e shenjte eshte me e gjere se bibla."
Nuk mendoj se do te jetpe dikush nje perkufizim kaq origjinal te doktrines ku mbeshtetet dhe ecen religjioni. A mud te imagjinosh nje tradite , e cila te jete me e "gjere" se fjala profetike e Perendise? Jezusi tha: cdo gje do te kaloje, por FJALET e mia do te mbeten perjete. Pali thote, FJALA e Perendise, eshte gjalle dhe e punes, dhe, Fjala eshte per tu besuar. Ky koncpet ndodh tek religjionozet, per faktin se nuk e njohin Fjalen dhe biblen , e cila percjell mesimin dhe mesazhin e Fjales tek cdo i krishtere. Shkrimi profetik ne fakt, eshte "keshtjella", ku me mijera vjet, jane perplasur doktrina, besime, koncepte, mbreterira, institucionone dhe qeverira, te cilat ne cdo moment e kane humbur betejen me te. Perse? Sepse eshte mesimi dhe mesazhi i Fjales se Perendise. Po ju pyes: A mund te quhet nje besimtar kristian i reme, sepse qendron i patundur ne mesimin fondamental qe bibla meson? Por a nuk e shikoni se, perse ndodhin polemikat apo konfliktet midis religjionozeve dhe besimtareve te krishtere? Pikerisht shkaku eshte bibla. Ju nuk me besoni, ju tha Jezusi farisenjve, sepse FJALA ime nuk gjen vend tek ju.
Fjala e Krishtit, eshte Mencuria, eshte meszhi, eshte mesimi qe Perendia i dha popullit te tij, Kishes se gjalle, por jo religjioneve. Me nje religjionos te krishtere, mund te bisedosh pa probelm, persa kohe qe bibla nuk eshte e perfshire ne bisede. Por sapo ti fillon te sjellesh mesazhin dhe mesimin biblik, atehere nis konflikti. Pese? Sepse religjioni ne teresine e tij, bije ndesh me mesimin e Fjales profetike. Shikoni diskutimet ketu ne kete forum, dhe do te bindeni. Konflikti ketu, nuk eshte per shkak emrash apo racash e krahinash. Konflikti ketu eshte per shkak te mesimit te Perendsie, qe nuk gjen vend ne zemer te nje religjionozi. Perendia meson dhe urdheron popullin e tij, qe askush te mos adhuroje askend, pervecse Perendise. Religjion thote, ne kemi itraditen tone te hershme, duke menduar se po the te "hershme", do te thote automatikisht e vertete dhe e besueshme. Ne puthim Ikonat, duke u lutur para tyre, per ndihme, pasi ato na japin imazhet njerzore, qe e ndihmojne besimin tone. Jezusi i tha Thomait. Lum ai qe nuk me pa dhe me besoi. Pra Jezusi na tregon se, ne besimn tone tek Krishti, nuk luajn ASNJE rol kapacitetet dhe aftesite njerzore. Jezusin fizikisht e pane edhe farisnjte edhe apsotujt, por e besuan vetem apsotujt. Perse? Sepse juve ju eshte DHENE, ju tha Jezusi Apsotujve te tij, ndersa atyre jo. Besimi ne Krisht, nuk eshte aftesi e njeriut. Besimi eshte nje nga nente frutat e Frymes se Shenjte, dhe PAli thote se BESIMI VJEN nga te digjuarit e Fjales se Perendise. Rleigjioni, duke qene aftesi njerozre ne thelb, mbeshtjelle me "petkun fetar", natyrisht qe kerkon supliment per te plotesuar ate qe ai e quan besim. Thene shkurt, kur ta shoh e besoj. Por tek letra e Hebrenjve, Pali thote se, Besimi i Perendise, eshte te qenurit e gjerave qe shpresohen, dhe te deftyerit e puneve qe nuk shihen. Pra Besa e Perendise nuk varet nga perceptimi apo aftesite e njeriut, por nga DHURATA qe Perendia ka DHENE. Jazusi tha nje fakt: Ate qe Ati im e ka zgjdhur, une e pranoj. Prandaj tha Jezusi, ka virgjeresha te mencura, dhe virgjeresha te mara. Nese ndjekim shembelltyren e Krishtit, shohim se virgjereshat e mencura ecen ne MENCURI, duke PERMBUSHIR GJITH MESIMIN , i cili i coi PERFUNDIMISHT ne REALIZIM te QELLIMIT, BASHKIMI me DHENDRIN. Dy gjera thelbesore dallohen, midis virgjereshave te mencura dhe atyre te mara. Te mencurat, pergjate udhetimit te tyre per tek dhendri, se bashku me llambat, moren ENE( Krijesa e Re) dhe VAJ (Ngushelluesi), sepse mencuria( Krishti) i mesoi. Ndersa te marat, per shkak te padies nuk moren as ENE dhe as VAJ. Qellimi ishte i njejte, per te dy grupet e virgjereshave, bashkimi me dhendrin. Por "dija dhe menyra", midis tyre, ishin te kunderta ne thelb dhe ne veper. Perfundimi: Virgjereshat e mencura, ecen duke "NDRICUAR ERRESIREN", fale VAJIT ne ENET e tyre, me te cilat mbushen LLAMBAT, duke hyre perfundimisht tek dhendri. Prandaj Jezusi ju tha apsotujve se, Ngushelluesi Fryma e se Vertetes, do te jete me ju pergjithmone. Pra virgjereshat e mencura, ishin te mesuara nga MENCURIA( Fjala). Kurse VIRGJERESHAT E MARA, mbeten ne ERRESIRE, pasi llambat e tyre u fiken per mungese te vajit ne enet e tyre. Perfundimisht ato mbeten JASHTE, sepse nuk ecen ne mencuri por ne marrezi. Cfar the Jezusi tek shembelltyra e dy ndertuesve. Jezusi tha: Ai qe e dijgon fjalen time, dhe e ZBATON, ngjan me ate njeri i cili ndertoi nje shtepi te themelosur ne shkemb. Kur erdhi prova e madhe e stuhise, shtepia nuk ra, sepse ishte themelosur ne shkemb. Pra Jezusi tregon se i krishteri do te mund te ndertoje BESEN dhe fene tek Perendia, vetem simbas mesimit te Krishtit. Kurse per ndertuesin tjeter Jezusi tha: ai qe digjon fjalet e mia, por nuk i zbaton, ngjan me ate njeri qe ndertoi shtepine e tij mbi rere. Kur erdhi prova e stuhise, e gjithe shtepia e tij u shemb, dhe humbja ishte shume e madhe. Pra edhe keta te dy jane ndertuesa, ashtu si tek virgjereshat, te cialt te 10 ishin virgjeresha. Por fitorja e tyre, varej vetem nga te vepruarit e mesimit qe jep Fjala e Krishtit? Atehere pyes: si mund ta quash te reme ate besimitar, i cili beson dhe ecen simbas mesimit qe Krishti jep ne fjalen e Tij profetike te bibles, dhe kjo, vetem per faktin se ai nuk eshte pjese e religjionit tend? Ose si mund ta quash te vertete ate njeri, i cili nuk ben ate qe digjon nga fjala e Krishtit ne bibel, por ben ate qe digjon nga mesimi i religjionit? Kur Jezusi thote mos adhuroni askend pervecse Perendise, ndersa relijgioni thote: ne i puthim dhe ju lutemi ikonave, dhe shenjterve, qe te na ndihmojne? Po keshtu religjioni thote, ne nuk i adhurojme por i respektojme. Pikerisht ky eshte dhe gabimi i dyte edhe me i madh. Krishti ne fjalen e tij profetike na meson se, lutja eshte drejtperdrejt adhurimi. Jezusin ne plot raste, pasi ai i sheronte njerzit, ata e adhuronin , duke ju lutur Atij. Kur Korneli priti Pjetrin ne shtepi, sa e pa ju ul dhe ju lut atij, por Pjetri e coi me kembe dhe i tha: mos, sepse dhe une jam si ti njeri. Po keshtu Pali dhe Barnaba, kur Perendia beri mrekulli sherimesh, njerzit ju rane me gjunje dhe ju luten ature, si dhe deshin tju benin kurbane duke i lartesuar. Por Pali dhe Barnaba coren rrobat e tyre, si shenje e nenshtrimit vetem ndaj Perendise, duke e ndalur turmen, pasi lavdia dhe adhurimi i takon vetem Perendise.
Ne fjalen profetike mesojme se, Jezusi eshte Mbreti qiellor, ndersa religjioni kunderverpon duke thene: Maria eshte mbretersha e qiellit dhe e tokes. Fjala profetike meson se, Vetem Jezusi eshte mdermjetesi midis njeriut dhe Perendise, ndersa religjioni i lutet Maries qe te nderhyje tek Krishti. Jezusi tha. kush beson, te pagezohet, ndersa religjioni thote: ska rendesi besimi, por pagezimi. Kete e them kur shoh se si pagezohet nje femije disajaveshe, qe ska idene per azgje. Jezusi tha: nje eshte Ati juaj i shenjte ner qiej. Religjioni thote , Papa eshte ati i shenjte mbi dhe. Ka aq shume mesime te religjionit, te cilat bijen ndesh me mesimin e fjales se Krishtit ne bibel, sa qe nuk del koha ti thuash te gjitha. Perfundimisht po citoj fjalet e Palit, i cili tha: Siguri ka vetem ne Fjalen e Perendise, prandaj o Timote, per te besuar eshte Fjala, i cili permes shkrimit profetk na jep mesimin e Perendise. Qendro ne lexim te shkrimit Timote. Jezusi tha: ju jeni dishepuj e mij, vetem nese qendroni ne fjalen time.
Krijoni Kontakt