Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Mitet për rritjen e një fëmije me dy ose më shumë gjuhë. Ndonjëherë prindërit janë të dekurajuar kur iu duhet të rrisin një fëmijë me dy gjuhë të ndryshme. Ata mendojnë se duke iu folur në dy gjuhë, mund të krijojnë tek ata konfuzion dhe të flasin me vonesë, ose që fëmijët e tyre mund të humbasin mundësinë të rriten si gjithë të tjerët. Më poshtë, 5 mitet ( të pavërtetat) që ekzistojnë mbi rritjen e një fëmije me dy ose më shumë gjuhë dhe çfarë ndodh me të vërtetë me rritjen e një fëmije dygjuhësh.

    1. Rritja me më shumë se një gjuhë e ngatërron fëmijën.

    Ky është deri tani një nga mitet më të përhapura dhe keqkuptimi më i madh. Disa prindër mendojnë se nëse një fëmijë është i ekspozuar në dy gjuhë në të njëjtën kohë, ai mund të bëhet i shpërqendruar dhe të mos jetë në gjendje të dallojë njërën nga tjetra.

    “Vetëm ditë pas lindjes, të gjitha foshnjat mund të tregojnë diferencën midis shumë gjuhëve”, – thotë Barbara Zurer Pearson, autore e librit “Për rritjen e një fëmijë dygjuhësh”. Ajo thotë se kjo është e vërtetë sidomos kur gjuhët janë mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra, për shembull, si frëngjishtja dhe arabishtja.

    “Në atë moshë të re, foshnjat përgjithësi kanë probleme kur u flitet në dy gjuhë shumë të ngjashme, si holandisht dhe anglisht. Por pas 6 muajsh ata mund t’i dallojnë shumë mirë dhe këto të dyja”, – thotë ajo.

    Miti i ngritur mbi konfuzionin është ndoshta rezultat i një hulumtimi të vjetër që nxori përfundimin se ekspozimi në fillim ndaj dy gjuhëve i vënë fëmijët në disavantazh. Ky hulumtim bëri që edukatorët të insistonin për të nxitur prindërit emigrantë që të heqin gjuhën e tyre të trashëgimisë dhe të theksojnë aftësitë në anglisht.

    2. Një fëmijë dygjuhësh flet me vonesë

    Disa fëmijë të rritur në një ambient dygjuhësh do të marrin pak më shumë kohë për të filluar të flasin. Vonesa është e përkohshme, megjithatë, sipas ekspertëve ky nuk është një rregull i përgjithshëm.

    Për fat të keq, prindërve të cilët ngrenë shqetësime në lidhje me zhvillimin e të folurit tek fëmijët e tyre dygjuhësh u këshillohet që të flasin vetëm njërën gjuhë. Fatkeqësisht, kjo ndodh për shkak se në të kaluarën dygjuhësia është konsideruar shkak negativ në problemet me zhvillimin e të folurit.

    “Studimet tregojnë se dygjuhësia nuk shkakton vonesa në të folurit apo aftësitë gjuhësore”, – thotë Ellen Stubbe Kester, presidente e Bilinguistikës, e cila ofron shërbime për problemet e të folurit dygjuhësh në Austin, Teksas.

    “Edhe nëse fëmija juaj tashmë është diagnostikuar me një lloj vonese të foluri, duke e kaluar atë nga dygjuhësh në njëgjuhësh nuk do të sjellë ndonjë përmirësim të aftësive të tij”.

    “Studimet kanë gjetur se fëmijët me vonesa gjuhësore që janë në mjedise gjuhësore të dyfishta mund të fitojnë aftësitë e gjuhës me të njëjtin ritëm si ata në mjedise njëgjuhëshe”, – thotë Kester.

    3. Fëmijët dygjuhësh përfundojnë në përzierjen dy gjuhëve

    Përzierja e gjuhëve është e pashmangshme dhe e padëmshme. Por për ata që janë të pafamiljarizuar me dygjuhësinë, kjo është një dëshmi se fëmija nuk mund t’i ndajë gjuhët.

    Shumica e fëmijëve që rriten me dy gjuhë do të mbështeten në përzierjen po ashtu në ndarjen e dy gjuhëve. Duhet thënë se një nga gjuhët shpesh ka një ndikim më të fortë tek fëmija s sa tjetra. Fëmijët të cilët kanë një fjalor të vogël në gjuhën që përdorin më pak, mund të fusin ndonjë fjalë nga gjuha që ata e përdorin më shpesh, kur e shohin të nevojshme.

    Ekspertët pajtohen se përzierja është e përkohshme. Përfundimisht, fjalori i fëmijës suaj zhvillohet në të dyja gjuhët dhe më shumë në atë me të cilën ai është më i ekspozuar (gjuha me të cilën flet në shkollë, me shokët etj).

    Në fakt, folësit dygjuhësh të të gjitha moshave i përziejnë gjuhët e tyre. Një shembull i përkryer është përdorimi i gjerë i “spanglish” (përzierjen e anglishtes dhe spanjishtes) nga latinët në Shtetet e Bashkuara.

    Fëmijët janë model i asaj që ata shohin dhe dëgjojnë, kështu që, nëse fëmija juaj jeton në një mjedis në të cilin gjuhët përziehen, ju duhet të prisni që ai të bëjë këtë gjë gjithashtu.

    4. Është shumë vonë për t’i mësuar dy gjuhë fëmijës suaj

    Nuk ka shumë vonë – ose shumë herët – për të futur fëmijën tuaj në mësimin e një gjuhe të dytë.

    “Mësimi i një gjuhe të dytë është më i lehtë për fëmijët nën 10 vjeç, dhe madje edhe më i lehtë për fëmijët nën 5 vjeç, krahasuar me përpjekjet shumë më të mëdha që u duhen të rriturve”, – thotë Pearson.

    Koha optimale, sipas ekspertëve, duhet të jetë nga lindja deri në 3 vjeç – saktësisht kur një fëmijë është duke mësuar gjuhën e tij të parë, dhe mendja e tij është ende e hapur dhe fleksibël.

    Hera tjetër më e mirë për të mësuar një gjuhë të dytë duket të jetë kur fëmijët janë midis 4 dhe 7 vjeç, sepse ata ende mund ta fusin procesin e gjuhëve të shumëfishta në shtigje paralele. Me fjalë të tjera, ata mund të ndërtojnë një sistem për gjuhën e dytë së bashku me të parën.

    Nëse fëmija juaj është më i madh se 7 vjeç dhe ju jeni të mendimit për t’i futur një gjuhë të dytë, nuk është ende tepër vonë. Koha e tretë më e mirë për të mësuar një gjuhë të dytë është nga mosha 8 vjeç deri në pubertet. Pas pubertetit, studimet tregojnë se gjuhët e reja janë të ruajtura në një zonë të veçantë të trurit, kështu që fëmijët duhet të përkthejnë ose të kalojnë nëpër gjuhën e tyre amtare, si një rrugë për gjuhën e re.

    “Ne dëgjojmë aq shumë në lidhje me “dritaren e mundësisë” së veçantë për fëmijët e vegjël që të mësojnë dy gjuhë, që ajo mund të jetë dekurajuese për fëmijë më të rritur”, – thotë Pearson. “Është e vërtetë që është mënyra më e lehtë për të filluar më herët, por njerëzit mund të mësojnë një gjuhë të dytë edhe më vonë”.

    5. Fëmijët janë si sfungjer, edhe ata do të bëhen dygjuhësh, pa përpjekje dhe në çdo kohë.

    Edhe pse është më e lehtë për fëmijët për të mësuar një gjuhë të re kur ata janë të ekspozuar ndaj saj, është joreale të prisni që fëmija juaj të mësojë spanjisht duke shikuar episodet e panumërta të ‘Dora Explorer’ në televizion.

    Mësimi i një gjuhe nuk duhet të jetë një punë e përditshme. Por futja e gjuhës së dytë për fëmijët tuaj kërkon një lloj strukture dhe më e rëndësishmja, qëndrueshmërinë. Kjo mund të bëhet ditë pas dite me anë të bisedave apo udhëzimeve formale. Ideja është që t’i familjarizoni fëmijët me gjuhën në mënyra kuptimplote dhe interesante, kryesisht me fjalorin ose bisedat që janë të lidhura me jetën reale.

    http://bebja.com/

    http://mapo.al/2014/08/5-mitet-mbi-r...eve-dygjuhesh/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Si jane "vertetuar" keto pohimet me siper? Apo futja kot... si gjithnje. Artikuj limonade.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    S'ka rendesi tipi i artikullit ...... por permbajtja - ngacmues per kedo qe ka eksperienca te tilla .

    Cilido prind ne kete pozicion, e ka lehtesisht te vertetueshme nese JANE apo S'JANE MITE... theniet .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Jane artikuj te dobet qe nisen nga eksperienca te kufizuara dhe nxjerrin pergjithesime, madje shpesh here duke i shitur edhe si shkencore.
    Nuk bazohen mbi realitet.
    Neser del nje tjeter dhe thote komplet te kunderten e kesaj qe eshte thene me siper.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    1. Rritja me më shumë se një gjuhë e ngatërron fëmijën.

    2. Një fëmijë dygjuhësh flet me vonesë

    3. Fëmijët dygjuhësh përfundojnë në përzierjen dy gjuhëve

    4. Është shumë vonë për t’i mësuar dy gjuhë fëmijës suaj

    5. Fëmijët janë si sfungjer, edhe ata do të bëhen dygjuhësh, pa përpjekje dhe në çdo kohë.


    MITE apo TE VERTETA ...... e thënë thjesht .......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    vajza ime degjon 3 gjuhe ne dite eshte tre vjece e ca dhe kur shprehet nuk i ngaterron gjuhet, flet me pak kuptueshem se moshataret e saj, por ama flet tre gjuhe, shpuze e kam
    jo se eshte bija ime po nuk me duket aspak penguese ne zhvillim e saj , madje me duket me teper active dhe me e pjekur se moshateret e saj. do thoini ju hge mi boll na e lavderove
    po e lavderoj se eshte krenaria ime
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Ca kam njohur une:
    Flasin me vone se te tjeret
    Flasin ca ngateruar, dmth dhe fjalin e krijon anapolla se e pershtat me gjuhen qe di me mire, dhe nuk i thote me veten, gjinin, trajten e duhur.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    Ca kam njohur une:
    Flasin me vone se te tjeret
    Flasin ca ngateruar, dmth dhe fjalin e krijon anapolla se e pershtat me gjuhen qe di me mire, dhe nuk i thote me veten, gjinin, trajten e duhur.
    Ky model eshte mesim i gjuhes me ane te te degjuarit. Gjuha mesohet si ajo e folur dhe ajo e shkruar njekohesisht,keshtu nje person arrin te kuptoje veten,gjinine,rasen etj,etj.
    MOS I NDY TEMAT no name

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Edukata bilinguale/ Si rriten fëmijët mes dy ose më shumë gjuhëve

    Enrique dy vjeç e gjysmë është ulur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, hunda e tij e vogël del mbi një libër me figura me trekëndësha, rrathë dhe katrorë shumëngjyrësh.

    “Où est le treangle rouge?” pyet nëna e tij Chloé në frëngjisht, “Ku është trekëndëshi i kuq?” “Ici!” përgjigjet Enrique, ndërsa prek trekëndëshin e kuq me gisht dhe i dhuron nje buzeqeshje nënës së tij. “¿Dónde está el círculo amarillo?” pyet babai i tij Juan në spanjisht, “Ku është rrethi i verdhë?” “Aquí!” thërret Enrique.

    Ashtu si Enrique, gjithnjë e më shumë fëmijë në mbarë botën rriten duke folur dy ose më shumë gjuhë në të njëjtën kohë. Francezja Chloé Koers-Bourrat dhe spanjolli Juan Koers jetojnë me djalin dhe vajzën tetë muajshe Alice në afërsi të Madridit. Ashtu si shumë çifte multikulturore, prindërit duan, që fëmijët e tyre të mësojnë të dyja gjuhët.

    Çështje e strategjisë së duhur?

    Që të ketë sukses, Chloé flet pothuajse vetëm frëngjisht me dy fëmijët, ndërsa Juan flet thuajse gjithmonë spanjisht. Ata flasin spanjisht mes tyre – gjuhën e tyre të përbashkët familjare. Ekspertët e quajnë këtë qasje “One person, one language”, e përkthyer “Një person, një gjuhë”. Kjo është një nga disa metodat, të cilat janë afirmuar në edukimin multilingual.

    Te familja e Yeliz Gëcmez nga Frankfurti gjërat janë pak më ndryshe. Të dy Yeliz dhe burri i saj kanë lindur në Turqi. Në shtëpi ata flasin turqisht, gjuhën e tyre amtare, me dy vajzat e tyre, Melissa (7) dhe Mila (4). “Jashtë”, pra në çerdhe, në shkollë dhe në kohën e lirë, fëmijët flasin gjermanisht”, thotë nëna Yeliz. Ekspertët shpesh këtë qasje e quajnë “shtëpia brenda kundrejt ambjentit jashtë”.

    Ekziston edhe metoda e bazuar në aktivitet, për shembull: kur hanë anëtarët e familjes flasin arabisht për shembull, dhe frëngjisht ndërsa luajnë. Ose metoda e kufizuar në kohë: Kur vishemi dhe hamë mëngjes flasim gjuhën kineze, gjermanisht në mbrëmje.

    Nxiteni fëmijën të flasë sa më shumë

    Shumë prindër pyesin veten, se cila metodë është më e mira dhe si mund ta zbatojnë të gjithën sa më me rigorozitet. Megjithatë hulumtimet tregojnë se kur bëhet fjalë për arsimin shumëgjuhësh, nuk varet e gjitha nga strategjia e përsosur. “Por ka të bëjë me stimulimin e gjuhës së fëmijës sa më shpesh dhe sa më shumë të jetë e mundur,” thotë Wiebke Scharff Rethfeldt, profesore e terapisë së të folurit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bremen. Kjo do të thotë, të bisedoni me fëmijët sa më shumë që të jetë e mundur, për shumë tema të ndryshme.

    Prindërit nuk duhet të vendosin një rregull të rreptë, se cila gjuhë përdoret. Por duhet të zgjedhin gjuhën ose gjuhët, në të cilat ndihen më rehat dhe në të cilat mund të flasin më së shumti. “Mund të jetë gjuha amtare, por jo patjetër”, thotë Scharff Rethfeldt.

    Kështu edhe familjet Koers-Bourrat dhe Gëcmez kanë zgjedhur gjuhët e tyre: “Frëngjishtja dhe spanjishtja janë gjuhë, që ne thjesht i ndjejmë më të natyrshme dhe në të cilat ne automatikisht flasim me fëmijët,” thotë Juan. “Turqishtja është gjuha në të cilën ne mund të shprehim më së miri ndjenjat tona”, thotë Yeliz.

    Shprehja e ndjenjave, ngushëllimi dhe përcjellja e afërsisë janë elementare, thotë Scharff Rethfeldt: “Sepse nuk është fjala për të vepruar si mësues i gjuhës, por si prind që ndërton një lidhje emocionale me fëmijën”, thotë logopedja.

    Jini fleksibël dhe bëni përjashtime

    Prindërit nuk duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gjuhën ku ndjehen mirë. “Ndarja e vazhdueshme e gjuhëve korrespondon me një mendësi njëgjuhësore, monokulturore. Kjo nuk i përshtatet më botës së sotme”, shpjegon Scharff Rethfeldt. Në vend të kësaj, familjet duhet të jenë fleksibël dhe të ndryshojnë gjuhën, kur lind nevoja. Kjo i lehtëson prindërit dhe fëmijët e ruajnë kënaqësinë e mësimit të gjuhës.

    Edhe familja Koers-Bourrat devijojnë nga rregullat e tyre herë pas here kur e kërkon situata. “Për shembull kur nëna e Chloé vjen për vizitë nga Franca, flas edhe unë frëngjisht”, thotë Juan. “Ose kur takohemi me miqtë në Madrid, edhe unë flas atëherë spanjisht me Enriquen, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë dhe të marrin pjesë në bisedë”, shton Chloé.

    Juan dhe Chloé i flasin të dyja gjuhët pothuajse perfekt dhe rrallë bëjnë gabime në gjuhët e tyre të dyta respektive. “Por edhe gabimet nuk janë dramatike”, shpjegon logopedja Scharff Rethfeldt. “Fëmijët janë nxënës shumë të aftë të gjuhës. Ata janë në gjendje të mësojnë rregullat e duhura gramatikore, edhe nëse herë pas here dëgjojnë fjali të pasakta.”

    Një situatë e përafërt është edhe te familja Gëcmez. Gjatë telefonatës me DW njëra nga vajzat për shembull pyet në sfond diçka në turqisht. Mirëpo nëna e saj Yeliz i përgjigjet gjermanisht, sepse gjithsesi duke dhënë intervistën është në rrjedhën e gjuhës gjermane.

    “Në shtëpi ne i marrim fëmijët vazhdimisht me vete në ishuj gjuhësorë,” thotë Yeliz. “Atëherë ne u lexojmë vajzave tona një libër në gjermanisht, për shembull, ose dëgjojmë këngë për fëmijë në gjermanisht, megjithëse flasim turqisht pjesën tjetër të ditës.”

    Përzierja e gjuhëve lejohet

    Ndodh gjithashtu që një fjalë gjermane të shfaqet në një fjali në gjuhën turke. “Në jetën e përditshme nuk mund të ndash 100 për qind”, thotë Yeliz. Logopedët tani pajtohen, se përzierja e gjuhëve është krejtësisht e lejueshme. Sepse fëmijët e dinë, se cila fjalë i përket cilës gjuhë. Ata mësojnë që në barkun e nënës të dallojnë gjuhët sipas tingujve të tyre.

    “Kjo është shumëgjuhësi. Përzierjet gjuhësore janë pjesë e saj, dhe kjo nuk është aspak e keqe”, thotë Scharff Rethfeldt. “Me këtë ne i tregojmë fëmijës: Shiko, unë jam gjithashtu shumëgjuhësh, mund të xhongloj me gjuhët dhe të kaloj nga njëra te tjetra. Kjo është diçka pozitive, një aftësi që më karakterizon mua, dhe ty po ashtu.”

    A ka edhe disavantazhe një edukim shumëgjuhësh?

    Vazhdon të rezistojë miti, që fëmijët fillojnë të flasin më vonë, apo madje u krijohen edhe probleme me zhvillimin e gjuhës. Por kjo është hedhur poshtë prej kohësh: “Çrregullimet e zhvillimit të gjuhës janë të lindura dhe nuk shkaktohen nga shumëgjuhësia”, thotë logopedi Scharff Rethfeldt. Rreth tetë për qind e fëmijëve kanë një çrregullim të tillë – kjo vlen si për fëmijët njëgjuhësh dhe për ato shumëgjuhësh. Problemi është se tek këta të fundit i jepet faji shumëgjuhësisë.

    Megjithatë mund të duhet pak më shumë kohë, që një fëmijë t`i flasë të dyja gjuhët në të njëjtin nivel me një fëmijë njëlingual të së njëjtës moshë. Kjo nuk është për shkak se zhvillimi i gjuhës është ngadalësuar, por sepse i duhet më shumë kohë një fëmije dygjuhësh për të marrë të njëjtin input në një gjuhë.

    Akses në dy kultura

    Një edukim shumëgjuhësh vend të disavantazheve ka shumë avantazhe për të gjithë familjen. Për shembull, vajzat e Yeliz, Melissa dhe Mila mund të komunikojnë pa problem me gjyshen dhe gjyshin, kur familja shkon në Turqi për pushime. “Gjuha turke është si një urë drejt gjyshërve”, thotë Yeliz. “Ai që është në gjendje të komunikojë në më shumë se një gjuhë, fiton akses në një kulturë dhe mënyrë jetese tjetër”, thotë logopedja Scharff Rethfeldt. “Kjo ju bën më të prirur, që të reflektoni mbi perspektivat tuaja.”

    Një avantazh tjetër: Nëse fëmijët tashmë flasin dy gjuhë, është shumë më e thjeshtë për ta që të mësojnë një gjuhë të tretë apo edhe më tej. “Fëmijët që rriten me dy gjuhë e dinë, se shprehjet në një gjuhë tjetër nuk mund të përkthehen një për një,” thotë Scharff Rethfeldt. Kështu që mund të përshtaten më lehtë me një gjuhë të re.

    Këtë e ka vënë re edhe Yeliz Gëcmez. “Kohët e fundit kemi pasur një au pair në shtëpi, e cila flet anglisht me fëmijët,” thotë ajo. Vajza e vogël Mila e ka përthithur gjuhën e re si një sfungjer. “Ajo flet madje me fjali të plota, për shembull me ‘because’ apo ‘but’. Kjo ishte një surprizë shumë e bukur për ne.”


    o.j/dita

    https://gazetadita.al/edukata-biling...shume-gjuheve/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: 5 mitet mbi rritjen e fëmijëve dygjuhësh

    Ka disa mite të shpeshta rreth rritjes së fëmijëve dygjuhësh. Këtu janë disa prej tyre:

    1. Fëmijët dygjuhësh zhvillohen më ngadalë se fëmijët me një gjuhë: Kjo është një besim i gabuar. Në fakt, fëmijët dygjuhësh mund të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore në mënyrë të ngjashme me fëmijët me një gjuhë.

    2. Fëmijët dygjuhësh do të kalojnë nga një gjuhë në tjetrën: Kjo është një besim i gabuar. Fëmijët dygjuhësh mund të mësojnë dhe të flasin të dy gjuhët pa humbur një nga to.

    3. Fëmijët dygjuhësh duhet të mësojnë një gjuhë në një kohë të vetme: Kjo është një besim i gabuar. Fëmijët dygjuhësh mund të mësojnë të dy gjuhët në të njëjtën kohë.

    4. Fëmijët dygjuhësh do të bëhen konfuz dhe do të ndërrojnë gjuhën midis fjalëve: Kjo është një besim i gabuar. Fëmijët dygjuhësh janë në gjendje të ndajnë dhe të përdorin secilën gjuhë në mënyrë të ndarë dhe të përshtatshme.

    5. Fëmijët dygjuhësh nuk do të kenë një identitet kulturor të qartë: Kjo është një besim i gabuar. Fëmijët dygjuhësh mund të kenë një identitet kulturor të qartë dhe të ndjehen të lidhur me kulturat dhe gjuhët e tyre të dyfishte.

    Në përgjithësi, ka shumë mite dhe besime gabim për fëmijët dygjuhësh. Është e rëndësishme të kuptojmë se fëmijët dygjuhësh mund të zhvillojnë aftësi të ngjashme me fëmijët me një gjuhë dhe mund të kenë një identitet kulturor të qartë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •