Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    "MARIA KRAJA" NE PRAG TE EDICIONIT TE V-TE

    Alida Cenaj

    C'kane thene per festivalin "Marie Kraja"

    "Nje konkurim i ri por i shkelqyer midis aktiviteteve operistike Evropiane" - Elisabeth Galles, Londer, Angli

    "Pergezime per standartin shume te larte te artisteve shqiptare dhe menyren e organizimit te Festivalit" - Peggy Bouverett, Paris, France

    "Nje perpjekje identike e suksesshme e kolegeve shqiptare me efekt reciprok me aktivitetet tona simotra ne Itali" - Maria Paola De Luca, Foggia, Itali

    Ndihet atmosfera e pregatitjeve ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane. Edicioni i peste i Festivalit Vokal Operistik Nderkombetar "Marie Kraja", tashme eshte ne prag te fillimit dhe pothuaj gjithcka eshte gati. Ashtu sic eshte bere tradite tashme, festivali i madh, i vetmi ne llojin e tij, do te zgjase per tre nete me radhe. Nata e pare e edicionit qe mban emrin e kengetares se madhe Marie Kraja, do te startoje me 17 prill, per te vijuar me pas deri me daten 19, kur do te shpallen edhe fituesit e ketij viti.

    Edhe kete vit producentja dhe themeluesja e festivalit, Zana Cela, do e prezantoje vete kete evenimet te kenges operistike, i cili do te zhvillohet nen regjine e te njohurit Pali Kuke. Ne kete edicion te peste, festivali do te ruaje pothuajse te njejten natyre dhe strukture si edhe edicionet e para te tij. Prej kohesh i kthyer ne nje festival nderkombetar (ndersa vetem ne edicionin e pare ka qene vetem kombetar, por me nje juri nderkombetare), "Marie Kraja" edhe kete here ka qene i hapur per pjesemarres nga te gjitha vendet e botes duke respektuar moshen nga 20 deri ne 35 vjec.

    Ne edicionin e sivjetem kengetaret konkurues do te prezantohen me dy pjese: nje arie te madhe dhe nje gjini te vogel, si romance, balade, kenge etj. Brenda kesaj hapesire, kengetaret konkurues kane qene te lire te zgjedhin repertorin e tyre. Keta konkurente do te vleresohen nga nje juri, e cila do te kete ne perberjen e saj artiste nga vende te ndryshme te botes. Anetaret e jurise do vleresojne cdo kengetar konkurues bazuar ne sistemin e pikeve: nga 0 deri ne 10 pike. Kengetaret e renditur nga vendi i pare deri ne te 12-tin do te jene finalistet qe do te konkurojne ne naten e trete te festivalit.

    Historia e nje festivali

    Festivali i Vokalit Operistik "Marie Kraja" lindi si ide e Zana Celes ne vitin 1998, kur ajo punonte si N/Drejtoreshe ne Televizionin Shqiptar. Nevoja per te pasur ne edhe ne skenen shqiptare nje aktivitet qe do te nxiste zhvillimin e talenteve te rinj dhe perballjen e tyre me emra te tjere te njohur boterore e shtyne producenten Cela (aktualisht Drejtoreshe e TOB-it), qe se bashku me Shoqaten "Kulture-Media-Art", kryetare e se ciles eshte, te sensibilizonte institucionet dhe fondacionet kryesoe shqiptare dhe te huaja te cilet e perkrahen dhe u bene mbeshtetesit kryesore te ketij festivali, te cilit i vuri emrin e kengetares se nderuar Marie Kraja. Pas realizimit te edicionit te pare (atehere kombetar), festivali plotesoi dhe mungesen e nje aktiviteti te tille operistik, i cili e ka kthyer tashme skenen e TOB-it ne nje arene nderkombetare te muzikes operistike. Juria qe ne edicionin e pare te ketij festivali perbehej nga artiste qe vinin nga vende te ndryshme te botes, drejtore te operave nacionale evropiane, kengetare e kompozitore nga me te njohurit, presidente agjensish operistike nga me te suksesshmet ne Evrope etj. Tashme "Marie Kraja" eshte i vetmi festival operistik qe zhvillohet ne Shqiperi. Rezultatet e ketij evenimenti kaq te rendesishem tashme jane te dukshem. Ai ka sherbyer per te perhapur suksesin e artit operistik shqiptar ne bote dhe per te sjelle eksperiencen boterore mbi skenen shqiptare.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Konkurrentet e sivjetshem te ketij festivali

    Te 20 konkurentet e sivjetem jane perzgjedhur nga gjithesej, 60 aplikime. Perzgjedhja eshte bere ne baze te kasetave qe pretendentet kane paraqitur dhe te dhenave te Curuculum Vitae

    Begi Ispir Ozdulger - soprano - Turqi

    Lizel Fedkenhojer - soprani - Kanada

    Dezire Halak - mezzosoprano - Amerike

    Sune Remi Hjerrild - tenor - Danimarke

    Maria Mavrommati - soprano - Greqi

    Fulvio Oberto - tenor - Itali

    Jose Luis Sola - tenor - Spanje

    Kristiane Kaiser - soprano - Austri

    Fikile Muinjelva - bariton - Afrika e Jugut

    Klaus Kuttler - bariton - Austri

    Kristine Becker Lund - soprano - Danimarke

    Xhesika Wolker - mezzosoprano - Angli

    Paul Kong (Byung Woo Kong)- bariton - Kore e Jugut

    Sabina Willeit - soprano - Itali

    Serhiy Mahera - bas - Ukrahine

    Dezire Halak - kengetarja amerikane

    Helena Hebrard - mezzosoprano - France

    Shpresa Beka - Shqiperi

    Ines Mitro - Shqiperi

    Festivali organizohet nga Teatri i Operas dhe Baletit,

    Bashkia e Tiranes dhe Shoqata "Kulture Media-Art"

    President i Festivalit Edi Rama
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Festivali “Marie Kraja”, edicioni i 10-tė

    https://www.forumishqiptar.com/threa...i-i-10-t%C3%AB

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Edicioni i 12-tė i festivalit “Marie Kraja”

    https://www.forumishqiptar.com/threa...ie-Kraja%C2%94

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisė, pret nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit

    - Edicionin e 18-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Vokalit Operistik “Marie Kraja” -



    Nė kėtė kompeticion spektakolar ku 16 yje tė rinj nga katėr kontinente do tė sjellin ariet mė tė bukura dhe repertorin e legjendave tė kėngės nė dy mbrėmje tė magjishme regjisor i Festivalit do tė jetė nėndrejtori i Operas sė Kievit, Anatoliy Solovianenko.

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, nė njė pritje tė veēantė nė zyrėn e tij tė jurisė sė Festivalit tė pėrbėrė nga drejtorėt e teatrove tė njohur europianė, i ka dhuruar Kullėn e Sahatit regjisorit tė njohur ukrainas, Anatoliy Solovianenko.

    “Dua qė tė keni njė kujtim tė vogėl. Ky ėshtė kilometri 0 pėr ēdo kėnd tė Shqipėrisė. E di qė nė kėto kohė ndihet si kilometri 0 pėr Ukrainėn, por ashtu siē kjo orė tregon kohėn prej njė kohe tė gjatė, koha do kalojė, vendi do rindėrtohet dhe pastaj ne do t’i rikthehemi normalitetit. Sikurse thuhet: Ndėrto sėrish, mė tė mirė, mė tė madhe dhe mė tė bukur jo vetėm ndėrtesa, ura, apo ēdo shkatėrrim tjetėr qė ka ndodhur nė Ukrainė, por gjithashtu shpirtin. Unė mendoj qė puna dhe misioni juaj me kėtė grup fantastik miqsh, do tė luajė njė rol tė madh pėr rindėrtimin shpirtėror tė njerėzve,” u shpreh ndėr tė tjera Veliaj.

    Nga ana e tij, drejtuesi i Operas sė Kievit, Anatoliy Solovianenko, u shpreh mirėnjohės qė njė vend i vogėl si Shqipėria i ka qėndruar pranė jo vetėm me fjalė por edhe me vepra shtetit ukrainas tė pushtuar nga Rusia.

    “Unė e di se si shqiptarėt dhe se si Tirana po e mbėshtet Ukrainėn. Tani vendet e mėdha po flasin pėr tė marrė disa vendime pėr tė dhėnė armė, ndėrsa Shqipėria nė vend tė thjesht fjalėve, bėn shumė, shumė gjėra. Dhe jam shumė i lumtur qė jam kėtu dhe qė kam bėrė miq tė rinj dhe qė Ukraina ka bėrė miq tė vėrtetė nė Shqipėri, tek shqiptarėt, nė shtetin shqiptar. Ndaj dua t’ju them faleminderit pėr kėtė mbėshtetje dhe pėr kėtė bashkėpunim, sepse kur ēdo gjė ėshtė duke shkuar mirė, ju keni shumė miq, por kur diēka shkon keq nė familjen tuaj, nė qytetin tuaj, nė shtetin tuaj, ju mund tė shihni kush ėshtė miku juaj i vėrtetė dhe kush po ju mbėshtet me vepra reale, jo vetėm duke thėnė “Ne jemi me ju”. Ndaj doja tė falėnderoja edhe njėherė kryebashkiakun, tė falenderoj Shqipėrinė dhe tė gjithė shqiptarėt pėr atė ēka po bėni tani pėr Ukrainėn,” u shpreh ndėr tė tjera Solovianenko.

    Drejtuesja e Operas Zana Ēela dha disa detaje nga festivali. “Ky edicion organizohet nė njė moment shumė tė veēantė dhe ne duam qė tė japim njė mesazh qė tė gjithė duhet tė jemi bashkė nė kėto momente dhe kėshtu do ndodhi dhe gjatė netėve tė festivalit. Ka artistė nga e gjithė bota qė janė pėrzgjedhur si konkurrentė tė edicionit tė tetėmbėdhjetė. Unė falėnderoj me gjithė zemėr nė emėr tė gjithė artistėve tė rinj kryetarin e Bashkisė pėr kėtė mbėshtetje kaq tė madhe. Pa mbėshtetjen e tij, e them shumė sinqerisht, ky edicion nuk do tė ishte realizuar dot. E meriton Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisė edicionit e 18-tė tė Festivalit Operistik "Marie Kraja", sepse tashmė dihet qė nė shekullin qė jetojmė festivalet muzikore janė promotorėt mė tė mirė tė zhvillimit tė njė vendi,” u shpreh Ēela.


    TIRANApost

    https://tiranapost.al/art-dhe-kultur...arie-k-i513069
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-03-2022 mė 22:39

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"



    Edicioni i 18 i Festivalit 'Marie Kraja'. Nė garė, 15 konkurentė nga 4 kontinente.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"



    Festivali Operistik " MARIE KRAJA " - 18 vite kompeticion, kėtė vit 15 konkurrentė ndėrkombėtarė .


    Pesėmbėdhjetė konkurrentė, nga katėr kontinente do tė garojnė pėr tė marrė ēmimin qė mban emrin e njė prej themelueseve sė operės shqiptare, Marie Kraja.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"



    Festivali Ndėrkombėtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”

    25 Mars, 2022 - A2 CNN Affiliate.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"



    Ditėt e Festivalit Ndėrkombėtar Operistik "Marie Kraja" Ditė pas dite

    25 Mars, 2022 - RTSH.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Pjesmarrėsit e Festivalit Operistik " MARIJE KRAJA " - Edicioni i 18-tė.

    https://operafestalbania.com/gallery...n-maria-kraja/

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Rikthehet pas dy vitesh festivali "Marie Kraja", Tirana mirėpret eventin mė tė rėndėsishėm tė vokalit operistik

    Konkurs i kėngėtarėve operistikė; njė koncert i jashtėzakonshėm me arie dhe kėngė nga mė tė njohurat e tė pėrzgjedhurat e repertorit botėror; balet dhe kostume mahnitėse: Edicioni i tetėmbėdhjetė i Festivalit Ndėrkombėtar te Vokalit Operistik "Marie Kraja" do tė zhvillohet nė Tiranė nė datat 29-30 Mars.

    Pesėmbėdhjetė konkurrentė, nga katėr kontinente do tė garojnė pėr tė marrė cmimin qė mban emrin e themelueses sė operės shqiptare "Marie Kraja". Ata do tė gjykohen nga njė juri ndėrkombėtare, e pėrbėrė prej drejtues tė operave tė mėdha evropiane, duke i dhėnė pjesėmarrėsve mundėsinė qė pėrvec garės dhe ēmimit, tė bėjnė hapa tė vlefshėm nė karrierėn e tyre tė ardhshme. Nė sajė tė pjesėmarrjes sė emrave tė mėdhenj opertistikė botėror nė juri, festivali "Marie Kraja" ėshtė bėrė i kėrkuar pėr artistėt e rinj nga e gjithė bota.

    Juria ka bėrė pėrzgjedhjen paraprake dhe nė netėt finale do tė konkurrojnė 15 artistė. Netėt do tė jenė tė ndėrtuara nė formėn e spektaklit, regjisori i tė cilit Anatolli Solovianenko, ėshtė regjisor dhe Drejtor i Pėrgjithshėm i skenės nė Teatrit Nacional tė Operas sė Kievit - Ukrainė. I ikur nga lufta ai tani vjen nė Tiranė, duke pasur mundėsinė tė bashkėpunojė pėr kėtė festival. Dirigjenti i orkestrės vjen nga Anglia dhe ėshtė i mirėnjohuri Martin Andre. Festivali do tė transmetohet nė Radio Televizionin Publik Shqiptar RTSH dhe regjia televizive i ėshtė besuar Redi Trenit.

    Ndėrsa prezantuese e festivalit ėshtė njė emėr i lidhur ngushtėsisht me "Marie Krajėn": sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani. Ajo ka triumfuar nė kėtė skenė nė vitin 2015 dhe prej aty nisi njė karrierė tė shkėlqyer ndėrkombėtare. Tashmė Kamani rikthehet nė kėtė skenė si prezantuese, por dhe pėr tė kėnduar, pėr tė treguar historinė e saj tė suksesit, por dhe pėr tė qenė ndoshta njė ogur i mirė pėr pjesėmarrėsit nė garė.

    Nė tė dyja netėt e festivalit, nuk do tė mungojė edhe trupa e baletit, ku kėtė vit pėr herė tė parė ngjiten nė skenė shumė kėrcimtarė tė rinj. Po pėr promovimin e tė rinjve do tė shėrbejė dhe njė sfilatė e veēantė, e organizuar nga artistja Najada Hamza, e cila ka pėrzgjedhur veshje nga veprat mė tė njohura tė skenės sė operės dhe baletit dhe qė janė realizuar nga kostumografėt e rinj tė sapodiplomuar nė Fakultetin e Arteve tė Bukura si fashion designer. Nė kėtė mėnyrė edhe studentėve qė sapo kanė mbaruar studimet me rezultate tė shkėlqyera u jepet njė mundėsi pėr t'u shfaqur, promovuar nė fushėn e artit dhe tregun e punės.

    Por, pėrveē misionit tė tij kryesor, garės dhe promovimit tė talenteve tė reja, festivali "Marie Kraja" ėshtė dhe dy netė koncertore pėr t'u shijuar nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Publiku i kėtij teatri do tė mund tė shijojė dy mbrėmje me muzikė tė pėrzgjedhur nga repertori botėror Puccini, Gounod, Bellini, Mozart, Bizet, Verdi, Rossini, Donizetti, por edhe kėngė lirike mjaft tė njohura. Dy netė qė ia vlen tė ndiqen dhe njė festival ku ka veē fitues.


    Living

    https://www.the-living-media.com/new...alit-operistik

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Festivalit Ndėrkombėtar Operistik "Marie Kraja" shpall fituesit



    https://www.youtube.com/watch?v=hYZpHi_hOIg

    Magjia e garės operistike nė kryeqytet !

    31 Mars, 2022 - Rudina, TV Klan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-04-2022 mė 11:11

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Festivalit Ndėrkombėtar Operistik "Marie Kraja" - Edicioni i 18-tė




    " IMAGINE " Kėnga qė ēeli & pėrmbylli Edicioni i 18-tė dhe shumė surpriza tė Natės sė Parė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-04-2022 mė 11:57

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Carolina Lopez Moreno, sopranoja me nėnė shqiptare dhe babain bolivian, por e lindur dhe rritur nė Gjermani, ėshtė fituesja e Festivalit Ndėrkombėtar Operistik “Marie Kraja”.

    https://www.youtube.com/watch?v=WPIENHx5-nQ


    Sopranoja Carolina Lopez Moreno, fituese e ēmimit tė parė nė festivalin “Marie Kraja”

    Sopranoja shqiptaro - gjermane, Carolina Lopez Moreno u shpall fituese e ēmimit tė parė tė edicionit tė 18-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Vokalit Operistik “Marie Kraja”, qė u zhvillua nė Teatrin e Operės dhe Baletit nga 28-30 mars.

    Juria e pėrbėrė nga drejtorėt e pėrgjithshėm tė disa teatrove europiane, kryesuar nga Presidentja e Opera Europa, Anna Maria Meo, vlerėsoi me ēmime 4 konkurentė mes 15 konkurenteve pjesėmarrės.

    Me ēmimin e dytė u vlerėsua baritoni Samueol Park, nga Korea e Jugut, me ēmimin e tretė sopranoja Yulia Merkudinova nga Ukraina, e cila fitoi edhe ēmimin e kėngės.

    Ēmimi i parė ju dorėzua nė skenė sopranos fituese nga kryetari i bashkisė sė Tiranės.

    Festivali qė u ka dedikuar njė moment tė veēantė ngjarjeve nė Ukrainė i dha ēmimin e tretė sopranos Yulia Merkudinova, e cila ishte po ashtu e pėrzgjedhura e orkestrės sė Teatrit tė Operės dhe Baletit pėr ēmimin e orkestrės.

    Krahas interpretimit tė arieve tė njohura ndėrkombėtare e shqiptare nėn drejtimin e dirigjentit Martin Andre, nuk munguan as notat e spektaklit dhe baletit.

    Nė edicionin e 18-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Vokalit Operistik “Marie Kraja”, morėn pjesė 15 konkurrentė, nga katėr kontinente.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/sopr...n-marie-kraja/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-04-2022 mė 12:20

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"



    SWR Junge Opernstars 2018 - Carolina Lopez Moreno - “Signore, ascolta!”


    "Emmerich Smola Förderpreis 2018“ at the Jugendstil-Festhalle Landau / February 2018.

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali i 11-tė nė RTSH
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 06:55
  2. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •