"MARIA KRAJA" NE PRAG TE EDICIONIT TE V-TE
Alida Cenaj
C'kane thene per festivalin "Marie Kraja"
"Nje konkurim i ri por i shkelqyer midis aktiviteteve operistike Evropiane" - Elisabeth Galles, Londer, Angli
"Pergezime per standartin shume te larte te artisteve shqiptare dhe menyren e organizimit te Festivalit" - Peggy Bouverett, Paris, France
"Nje perpjekje identike e suksesshme e kolegeve shqiptare me efekt reciprok me aktivitetet tona simotra ne Itali" - Maria Paola De Luca, Foggia, Itali
Ndihet atmosfera e pregatitjeve ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane. Edicioni i peste i Festivalit Vokal Operistik Nderkombetar "Marie Kraja", tashme eshte ne prag te fillimit dhe pothuaj gjithcka eshte gati. Ashtu sic eshte bere tradite tashme, festivali i madh, i vetmi ne llojin e tij, do te zgjase per tre nete me radhe. Nata e pare e edicionit qe mban emrin e kengetares se madhe Marie Kraja, do te startoje me 17 prill, per te vijuar me pas deri me daten 19, kur do te shpallen edhe fituesit e ketij viti.
Edhe kete vit producentja dhe themeluesja e festivalit, Zana Cela, do e prezantoje vete kete evenimet te kenges operistike, i cili do te zhvillohet nen regjine e te njohurit Pali Kuke. Ne kete edicion te peste, festivali do te ruaje pothuajse te njejten natyre dhe strukture si edhe edicionet e para te tij. Prej kohesh i kthyer ne nje festival nderkombetar (ndersa vetem ne edicionin e pare ka qene vetem kombetar, por me nje juri nderkombetare), "Marie Kraja" edhe kete here ka qene i hapur per pjesemarres nga te gjitha vendet e botes duke respektuar moshen nga 20 deri ne 35 vjec.
Ne edicionin e sivjetem kengetaret konkurues do te prezantohen me dy pjese: nje arie te madhe dhe nje gjini te vogel, si romance, balade, kenge etj. Brenda kesaj hapesire, kengetaret konkurues kane qene te lire te zgjedhin repertorin e tyre. Keta konkurente do te vleresohen nga nje juri, e cila do te kete ne perberjen e saj artiste nga vende te ndryshme te botes. Anetaret e jurise do vleresojne cdo kengetar konkurues bazuar ne sistemin e pikeve: nga 0 deri ne 10 pike. Kengetaret e renditur nga vendi i pare deri ne te 12-tin do te jene finalistet qe do te konkurojne ne naten e trete te festivalit.
Historia e nje festivali
Festivali i Vokalit Operistik "Marie Kraja" lindi si ide e Zana Celes ne vitin 1998, kur ajo punonte si N/Drejtoreshe ne Televizionin Shqiptar. Nevoja per te pasur ne edhe ne skenen shqiptare nje aktivitet qe do te nxiste zhvillimin e talenteve te rinj dhe perballjen e tyre me emra te tjere te njohur boterore e shtyne producenten Cela (aktualisht Drejtoreshe e TOB-it), qe se bashku me Shoqaten "Kulture-Media-Art", kryetare e se ciles eshte, te sensibilizonte institucionet dhe fondacionet kryesoe shqiptare dhe te huaja te cilet e perkrahen dhe u bene mbeshtetesit kryesore te ketij festivali, te cilit i vuri emrin e kengetares se nderuar Marie Kraja. Pas realizimit te edicionit te pare (atehere kombetar), festivali plotesoi dhe mungesen e nje aktiviteti te tille operistik, i cili e ka kthyer tashme skenen e TOB-it ne nje arene nderkombetare te muzikes operistike. Juria qe ne edicionin e pare te ketij festivali perbehej nga artiste qe vinin nga vende te ndryshme te botes, drejtore te operave nacionale evropiane, kengetare e kompozitore nga me te njohurit, presidente agjensish operistike nga me te suksesshmet ne Evrope etj. Tashme "Marie Kraja" eshte i vetmi festival operistik qe zhvillohet ne Shqiperi. Rezultatet e ketij evenimenti kaq te rendesishem tashme jane te dukshem. Ai ka sherbyer per te perhapur suksesin e artit operistik shqiptar ne bote dhe per te sjelle eksperiencen boterore mbi skenen shqiptare.
Krijoni Kontakt