http://gazetadita.al/kembet-e-gjarpr...veton-surroit/
Kėmbėt e gjarprit tė Veton Surroit
9
Nga Dilaver Goxhaj
Postuar mė: 14 Gusht, 2014 tek Lajme Flash
Adem Jashari
Rreth librit tė fundit i Veton Surroit, Kėmbėt e gjarprit, i botuar nė pragun e zgjedhjeve tė 8 Qershorit 2014, nė Kosovė, ka tėrhequr sė shumti vėmendjen e mediave kosovare, si dhe ka pas reagime nga mė tė ndryshmet, deri edhe njė ceremoni televizive tė djegies sė disa kopjeve tė atij libri, duke i krijuar mundėsinė autorit tė thoshte se kėta njerėz nesėr me siguri do tė veshin kėmishat e zeza. Tė gjitha kėto ngjarje, por edhe shkrimet kundėr librit, i kanė bėrė librit njė publicitet shumė tė madh, duke tėrhequr vėmendjen e gjithė opinionit publik, ndaj dhe ka patur njė seri botimesh brenda njė muaji. Kėshtu ndodhi edhe me mua, prandaj iu luta njė mikut tim nė Prishtinė tė mund tė ma siguronte njė kopje tė tij.
Dilaver Goxhaj
Dilaver Goxhaj
Qysh sa libri tė bie nė dorė, tė tėrheq vėmendjen nėntitulli qė autori i ka vėnė librit: Shėnime heretike! Dhe, kur vetėm pasi ke pėrfunduar pjesėn e IV tė tij, e kupton se pse autori i ka vendosur kėtė nėntitull librit, i cili mund tė quhet njė roman politik dokumentar. Them dokumentar, pasi personazhet e tij janė realė si dhe mbėshtetet nė ngjarje reale, sikundėr ėshtė Konferenca e Rambujesė, ku edhe autori ka qenė pjesė e atij samiti. Autori e quan vepėr heretike, pėr faktin se ėshtė i bindur, ose ka dėshirė tė thirret i tillė prej lexuesit, ngaqė me vetėdije del nė kundėrshtim me historinė e vėrtetė e tė trajtuar pėr UĒK-nė deri sot, veēanėrisht kundėr disa drejtuesve tė saj. Si i tillė, autori i shkel, si pikėpamjet gojore, (qė ai i quan folklorike) dhe ato ēfarė janė shkruar deri tash pėr UĒK-nė, por duke dalė nė kundėrshtim edhe me normat panegjerike tė vendosura deri tani mbi historinė e UĒK-sė, e cila ėshtė njė ēėshtje mjaft e ndjeshme pėr shumicėn absolute tė opinionit popullor shqiptar brenda e jashtė Kosove. Si i tillė, Veton Surroi del jashtė kėsaj praktike pėr kėtė histori tė deritashme, tė cilėn e quan njė dogmė. Pėr kėtė qėllim ai e vetėquan veprėn e tij herezi, ngaqė ėshtė pozicionuar me vetėdije kundėr kėsaj historie tė njohur e tė saktė pėr UĒK-nė.
Por, e meta kryesore e autorit nė kėtė libėr heretik historik dokumentar dhe politik qėndron nė faktin se ai edhe pse mundohet tė bėjė histori, nė fakt bėn politikė dhe jo histori, duke shfrytėzuar me mjeshtėri artistike shumė fakte qė i ka pėrjetuar vetė ose ka qenė protagonist i tyre; dhe, sė dyti, ai i pėrzien qėllimisht dy periudhat historike, krejt tė ndryshme me njėra-tjetrėn: Periudhėn e Luftės Ēlirimtare nė Kosovė, (qė shumė autorė kosovarė kanė dėshirė ta quajnė Lufta e UĒK-sė dhe jo Lufta Ēlirimtare e Popullit Shqiptar nė Kosovė), duke e mpleksur atė edhe me periudhėn e pasluftės, pėr tė cilėn mendoj se bėn njė analizė politiko-ekonomike tė pėrafėrt me realitetin, prandaj dhe nė kėtė tė dytėn dakordohet edhe Albin Kurti. Vetoni, qėllimisht e bėn kėtė mpleksie periudhash, me qėllim qė tė sfumojė sa tė jetė e mundur periudhėn e asaj lufte ēlirimtare.
Unė nuk kam ndėrmend tė merrem me tė dy periudhat qė mpleks autori nė kėtė libėr, as me protagonistėt realė historikė qė ai i vė nė spikamė dhe qė jetojnė ende dhe qė janė tepėr aktivė nė politikė, pasi ajo ėshtė e drejtė e vetė atyre si dhe e biografėve dhe e kalemxhinjve tė tyre tė mirėpaguar; por do tė merrem me atė pjesė, nė tė cilėn Veton Surroi trajton UĒK-nė, ku edhe unė kam qenė pėr njė periudhė goxha tė mirė pjesėtar i formacioneve tė saj nė terrenin e Kosovės. Si i tillė e kam tė drejtė dhe detyrė tė replikoj, pasi kam qenė edhe kuadėr i lartė ushtarak i asaj Ushtrie Ēlirimtare.
Qysh nė fillim dua tė them se autori ka gjetur njė stil dhe gjuhė tė tillė nė trajtimin e librit, qė ėshtė pėr ta patur lakmi. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet kryesore pse libri Kėmbėt e gjarprit ka pasur disa botime. Dhe ai nuk e ka zgjedhur rastėsisht kėtė lloj trajtese artistike, me qėllimin e vetėm qė tė bėhet i besueshėm pėr gjithēka ai shkruan dhe tė mbahet mend gjatė nė kujtesėn e lexuesve dhe, pa dyshim, pėr tė nxjerrė sa mė shumė pėrfitim material dhe moral pėr veten e vet. Dhe kėtyre qėllimeve mendoj se ia ka arritur jo pak.
Pėrsa i pėrket UĒK-sė ai mundohet ta eliminojė krejtėsisht ekzistencėn e saj, jo vetėm si emėr, por ta bėjė mundėsisht tė urrejtshme pėr brezat e lindur pas asaj lufte, si dhe ta shumėzojė me zero gjithė aktivitetin luftarak tė saj, duke mos shprehur as edhe njė fjalė tė vetme pėr mijėra dėshmorė tė saj, qė dhanė jetėn pėr lirinė e popullit ku vetė autori ėshtė pjesė e tij. Dhe kėtė e ka bėrė nė mėnyrė graduale e mjeshtėrore. Kija inatin, por jepi hakun. Mirėpo, me kėtė mohim tė kontributit madhor tė UĒK-sė, Surroi e vendos veten pėrkrah Rugovės, edhe pse gjatė gjithė kohės sė tij si publicist ai e ka anatemuar Rugovėn. Por, mesa duket, duke shkruar me urrejtje patologjike pėr Hashim Thaēin dhe vėllezėrit siamezė tė tij, ndėrgjegja e Vetonit ėshtė bėrė gjithnjė e mė shumė negativiste dhe, pėr inerci, UĒK-nė e personalizon tek Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi e Azem Syla. Si rrjedhojė, urrejtja ndaj kėtyre personave e bėn tė pakujdesshėm dhe negativist, duke e ēuar nė mohimin total ekzistencėn dhe kontributin madhor tė UĒK-sė.
Shtrohet pyetja: Pėr herė tė parė del Veton Surroi me kėtė tezė tė mohimit tė UĒK-sė, ndaj dhe pati aq reagime tė ashpra nga intelelektualė dhe disa ish luftėtarė tė UĒK-sė? Faktet tregojnė se jo. Veton Surroi kėto mohime tė vlerave tė UĒK-sė i ka bėrė publike edhe nė letrėn e hapur dėrguar simbolit tė rezistencės, Adem Demaēit, nė fillim tė vjeshtės sė parė tė vitit 2002, botuar nė gazetėn e tij Koha ditore. Por ēuditėrisht, pėrveē drejtuesit tė Radio Kosova e Lirė, tė gjithė tė tjerėt nė Kosovė heshtėn atėherė, duke u justifikuar si puna e priftit: larg b .. sime. Unė ndoshta nuk do tė them mė shumė se sa ka trajtuar pėr luftėn e popullit shqiptar nė Kosovė dhe pėr UĒK-nė baca Adem, nė pėrgjigjen qė i dha atėherė Veton Surroit, por ėshtė rasti ta citoj bacėn, kur i thotė: Njė ego e tillė si ti ka kapacitet tė mjaftueshėm qė tė bėjė njėqind maskarallėqe, qė ti bėjė njėqind sherre Kosovės, vetėm e vetėm qė tė nxjerrė fitime pėr veten e vet dhe, i cili, me ēdo kusht po mundohet tė zbukurojė imazhin e vet tė rremė para qytetarėve tė Kosovės dhe tė botės. Dhe, ēuditėrisht, me librin Kėmbėt e gjarprit u vėrtetua pėrcaktimi i zotit Demaēi!
Duke qenė se Vetoni ka shkruar pėr UĒK-nė qysh nė vitin 2002, nuk ka tė drejtė qė tė kritikojė nė kėtė libėr Jakup Krasniqin e ti thotė se ngutet tė shkruajė pas shtatė vjetėsh pėr historinė, (f.23), ngaqė botoi Kthesa e madhe nė vitin 2006, duke e kėshilluar qė tė priste tė paktėn 20 vjet. Kjo jo vetėm qė tregon njė lajthitje tė tij, por bie nė grackėn e asaj qė ai akuzon Hashim Thaēin: Do tė thotė, do ta posedojė historinė. Do tė thotė, do ta konsiderojė historinė pronė, (f.25). Me kėtė, Vetoni kėrkon tė na thotė se, vetėm Vetoni ka tė drejtė tė shkruajė historinė e periudhės sė asaj lufte, ngaqė ka qenė i pėrkėdhelur nga diplomatėt perėndimorė si dhe firmėtari i parė entuziast nė Rambuje pėr eliminimin e UĒK-sė, pėr tė cilėn edhe mburret nė letrėn dėrguar Adem Demaēit. Prandaj dhe na thotė: Ai qė shkruan mė shpejt, e posaēėrisht ai qė shkruan nga pozitat e sė vėrtetės zyrtare, do qė ta ketė historinė pėr vete. Do tė thotė, do qė tė posedojė historinė. Do tė thotė, ta konsiderojė historinė pronė. (f.25)
Por, tė befason fakti se si nuk pati nė vjeshtėn e vitit 2002 dhe as sot asnjė lloj reagimi nga protagonistėt e UĒK-sė, qė Vetoni i ka vėnė nė piskamė! Kėtu qėndron edhe enigma e suksesit tė Vetonit, tek ai mosreagim, tė cilėt e lanė Demaēin tė vetėm nė pėrballjen me Surroin, pavarėsisht se Demaēi nė replika tė tilla ėshtė sa pėr njėqind sosh. Vetoni, duke marrė zemėr nga ai mosreagimi i atėherė i ish drejtuesve tė lartė politikė e ushtarakė tė UĒK-sė, e thellon urrejtjen kundėr Adem Demaēit, duke e barazuar me veten e tij: Demaēi nuk ishte UĒK-ja; ishte si gjithė ne tė tjerėt, f.47), si dhe na hedh tullumbacen tjetėr, duke e krahasuar UĒK-nė me katalizatorin nė reaksionet kimike: UĒK-ja ka qenė ajo pėrbėrje substancash qė ka ndryshuar shpejtėsinė e reaksionit kimik, pra ka ndikuar nė shpejtėsinė e ēlirimit, ndonėse nuk ka sjellė ndonjė energji a marrė pjesė nė tė, f. 89). Ne, dėshmitarėt okularė, midis tyre dhe unė, si njė prej drejtuesve dhe luftėtarėve aktivė nė terren, nė luftė me ushtrinė dhe policinė serbe, si oficeri kryesor nė mbajtjen e bashkėveprimit midis UĒK-sė dhe aviacionit tė NATO-s, e hedh poshtė me fakte kėtė minimizim tė kontributit tė UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės.
Sė pari dua ti them Veton Surroit se ėshtė vetė presidenti i SHBA-aq, Bill Klinton, i cili mė 23 Maj 1999 i tha kombit amerikan: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės po shtohet dita ditės, ajo ka filluar tė ndėrmarrė ofensiva kundėr forcave serbe.., ndėrsa Komandanti i NATO-s, Uesli Klark pohon, duke thėnė: UĒK-ja, shpesh i detyronte forcat serbe tė dilnin nė terren tė hapur, ku kishim mundėsi ti sulmonim ato( Tė bėsh luftė moderne, Prishtinė, 2003, f. 372). Ndėrsa Ministri i Mbrojtjes sė SHBA, z. Cohen, po nė 16 Prill 1999 thoshte: Millosheviēi mund tė mendojė se e ka eleminuar UĒK-nė, por gabon, (Eilen Yan: High Risk of Casualties, Newsday, 16 Prill 1999). Po tė mos qe UĒK-ja me luftėn e saj NATO-ja, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė kishte mundur tė mbijetonte nė formėn ekzistuese, shton po nė atė vazhdim Uesli Klark, (po aty, f.18). Vetėm kėto citime besoj se e rrėzojnė konstatimin e shtrembėr qėllimor tė Vetonit pėr UĒK-nė, duke e krahasuar me katalizatorin qė ndihmon, por qė nuk merr pjesė nė reaksion. Dhe, shpėrblimi i pasluftės pėr UĒK-nė ėshtė kjo qė gėzohesh ty, zoti Veton, dhe ata qė e tradhėtuan atė pas lufte: Nė arrest!
Por qė ta bėni edhe mė tė bindshėm etiketimin tuaj pėr UĒK-nė si katalizator pėr ēlirimin e Kosovės mė pas shpreheni: Ēlirimin e Kosovės e kanė bėrė forcat e NATO-s. Ushtria serbe ėshtė tėrhequr nga Kosova nė sajė tė bombardimit tė NATO-s dhe hyrjes sė kėmbsorisė sė KFOR-it, e jo pėr shkak tė veprimeve tė UĒK-sė, (f.79). Mė ēudit fakti se nė kėtė pikė puqeni me Kadarenė, i cili, nė kohėn qė Rugova i dha titullin Honoris cauzus nė Prishtinė, e drodhi, shprehu tė njėjtin mendim si dhe ju tashti: Kosovėn nuk e ēliroi UĒK-ja, por Evropa Perėndimore.
Qė ta kuptosh edhe mė mirė qė jini gabuar rėndė nė kėtė konstatim, zoti Veton, po tė jap njė pjesė tė pėrgjigjes qė i kam dhėnė atėherė Kadaresė, pėr kėtė lloj deklarate tė ngjashme me tuajėn, nė librin tim UĒK-ja dhe Kadare-ja, pasi jam i bindur se nuk e ke lexuar, ngaqė ju lexoni vetėm Vetonin dhe asnjė autor tjetėr: Zoti Kadare, tė thuash: Kosovėn e ēliroi Europa Perėndimore dhe askush tjetėr, ėshtė ekstremizėm i mbėshtetur nė parimet e servilizmit pacifist. Tė thuash: Kosovėn e ēliroi UĒK ja dhe askush tjetėr, ėshtė ekstremizėm i mbėshtetur nė mosmirėnjohjen njerėzore dhe kapadaillėk. Ēdo ekstrem, ėshtė i papranueshėm dhe i dėmshėm. Prandaj, le tė kemi kurajon e tė themi tė vėrtetėn: Kosovėn e ēliroi bashkėveprimi luftarak midis UĒK-sė dhe NATO-s, tė paraprirė nga SHBA-tė.
Ju, zoti Kadare, e dini mė sė miri se NATO-ja veproi vetėm pėrmes ajrit, me aviacionin e saj luftarak. Mirėpo nuk besoj ta dini se aviacioni luftarak i frontit, (ai qė godet forcat dhe mjetet luftarake tė kundėrshtarit nė fushėn e luftimit, betejės), nuk mund tė realizojė nė kohė asnjė lloj goditje tė saktė kundėr objektivave tokėsorė taktikė tė armikut, pa iu dhėnė shenjė tregimi nga toka ose nga aviacioni helikopter i tij, qė qėndron nė afėrsi tė vijės sė frontit, por qė rrezikon tė asgjėsohet nga momenti nė moment. Zotėrimi i ajrit ėshtė i parėndėsishėm, nė rast se forcat ajrore nuk kanė njė shenjėtregim tė saktė, thuhet pothuajse nė tė gjitha doktrinat ushtarake tė sotme. Dhe ky ėshtė njė parim ushtarak, zoti Kadare,cqė juve iu falet tė mos e dini. Kėtu, mendoj unė, ėshtė njė nga burimet e pozicionimit tuaj mohues ndaj UĒK-sė, duke i hequr asaj tė drejtėn e tė qenit ēlirimtare.
Detyrėn e shenjėtregimit pėr aviacionin e NATO-s, e kryenim ne, UĒK-ja, zoti Kadare, duke iu dhėnė atyre koordinatat pėr objektivat ushtarakė tokėsorė serbė tė lėvizshėm e tė palėvizshėm, me saktėsi tė lartė dhe, madje, jo njė herė, por disa herė gjatė gjithė ditės e gjithė natės, pa pushim, nė ēdo dy-tre orė, falė ndėrlidhjes moderne me tė cilėn na kish pajisur Gjermania. Pėr kėtė veprimtari tė dendur, kemi edhe dokumente, pavarėsisht se ato, Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė nuk i ka dorėzuar nė asnjė arkivė tė Kosovės apo tė Shqipėrisė dhe, nė kundėrshtim me rregullat e ruajtjes sė dokumenteve luftarake, janė marrė disa herė nga ushtarėt e KFOR-it, gjoja pėr verifikim, sa qė tani, vetėm njė zot e di se ēėshtė bėrė e ēpo bėhet me to. Do tė ishte mirė pėr historinė e popullit tonė, qė ato dokumente tė shumėfishoheshin duke i botuar, pėr qėllime tė tilla pėrdorimi, ndėrsa origjinalet tė dorėzoheshin nė Arkivin e Kosovės qysh nė korrik tė vitit 1999, porsa mbėrritėm nė Prishtinė dhe tė mos mbaheshin dosido nėpėr sirtarė, aq sa sot janė dhėnė edhe shenja se po vihet dorė nė to
Ndoshta u zgjata pak, zoti Kadare, por ua pėrmenda kėto mori faktesh dhe argumente pėr tu treguar juve dhe gjithė atyre qė nuk e njohin UĒK-nė dhe luftėn e saj, jo vetėm se ēfarė lufte tė suksesshme bėri UĒK-ja, por edhe pėr tu thėnė se ajo gjysma e popullit shqiptar tė Kosovės, gati njė milionė qė nuk e la Kosovėn nga qė pati besim te UĒKja dhe e ndau fatin me tė, nuk u zhgėnjye nga ushtria e vet, pasi ajo e mbrojti popullin e saj denjėsisht dhe e justifikoi besimin dhe ndihmėn e popullit edhe pse ishte shumė herė mė inferiore nė numėr dhe armatim ndaj kundėrshtarit me tė cilin luftoi. Gjithashtu po u dėshmoj pėr tė bindur juve dhe tė tjerėt se UĒKja ishte njėri prej faktorėve kryesorė qė ia bėri Serbisė tė pamundur qėndrimin nė Kosovė.
Por, shumė mė mirė e mė saktė se unė, vetė ju, zoti Kadare, i nxirrni nė pah vlerat e UĒK-sė, sidomos tek libri Shqiptarėt nė kėrkim tė njė fati tė ri, f. 32: Ishte UĒK-ja ajo qė i ra kambanės sė alarmit pėr tė zgjuar gjithė planetin. Ishte ajo qė u vra e u copėtua pėr ti bėrė tė qartė botės se ēpo ndodhte nė Kosovė. Ishte ajo qė duke shėrbyer si pararojė e NATO-s, arriti tė tėrhiqte makinėn e rėndė ushtarake tė saj nė vendin e harruar qė quhej Kosovė . Pėr ēlirimin e Kosovės, vazhdoni nė f. 54, midis popullit shqiptar dhe Aleancės Atlantike u sajua ai bashkim i ēuditshėm, ku shpenzimin mė tė vjetėr tė luftės, gjakun, e vuri populli i paktė shqiptar, kurse armėt, NATO-ja e fuqishme.,(shih UĒK dhe Kadare, Prishtinė, 2004, f.144-145). Mirėpo, tė befason fakti qė kėtij mohimi tė kontributit tė UĒK-sė nė ēlirimin e Kosovės, qė po e thekson Veton Surroi tash nė librin e tij Kėmbėt e gjarprit, i ka paraprirė me kohė zoti Xhavit Haliti, duke e pėrsėritur tre herė rresht, brenda 14 vjetėve: fillimisht nė Korrikun e viti 1998, kur ėshtė takuar nė Tiranė me Vetonin dhe Blerim Shalėn; pėr herė tė dytė nė Tetorin e vitit 1999, kur dha intervistėn e parė tek Zėri i Blerim Shalės si dhe nė Korrikun e vitit 2013, duke thėnė: Ne nuk mund ta fitojmė luftėn. Orientimi ynė ėshtė qė pėrmes rezistencės tė krijojmė rrethana qė pakti i NATO-s tė vijė nė Kosovė . Prandaj, edhe unė, si kushdo qė i ka ndjekur kėto zhvillime, i bėj pyetje vetes: pse nuk pati reagime si nė rastin kundėr Surroit, kur Xhavit Haliti e ka thėnė kėtė mohim tė UĒK-sė tre herė rresht e me zė edhe mė tė lartė se Veton Surroi? Prandaj, ata ish luftėtarė tė UĒK-sė, qė u indinjuan nga libri i Vetonit dhe dogjėn demonstrativisht disa kopje tė tij, nuk duhet tė kenė dy lloj kandarėsh (peshoresh) pėr tė njėjtėn dukuri (fenomen). Po ashtu, pse nuk reaguan as kėta tė indinjuarit e fundit as edhe ata qė mundohet ti fyej Veton Surroi, kur Jakup Krasniqi, nė vitin 2006 shkruajti nė librin Kthesa e madhe: Lufta Guerile e tipit sulm e tėrheqje nga vendi i ngjarjes, u tregua e dėmshme, sepse armiku po hakmerrej mbi popullsinė civile Veprimi kėsisoj ishte i detyrueshėm sepse Ushtria Ēlirimtare e Kosovės do tė pėrballej tash e tutje jo vetėm me luftėn, por edhe me ruajtjen dhe evakuimin e UĒK-sė. Si do tė ēlirohej Kosova, duke u mbrojtur pėr vete apo duke e sulmuar ushtrinė serbe?
Qė Veton Surroi fillimisht ka pas besim tek UĒK-ja, kėtė e thekson disa herė nė libėr, por, mesa duket, me tu takuar nė Tiranė me Xhavit Halitin, nė Korrikun e vitit 1998, i iku ai besim, prandaj dhe nuk ka pranuar qė tė bashkohej me Demaēin, edhe pse ky e ftoi tėrė sinqeritet kur pranoi detyrėn e Pėrfaqėsuesit Politik tė UĒK-sė njė muaj mė pas. Por ajo ēka ėshtė fare e papranueshme, ēka thotė Vetoni, ėshtė ajo kur thotė: UĒK-ja nuk ishte as ushtri, as ēlirimtare, as tėrėsishtė kosovare, por thjeshtė njė instrument pėr tė marrė pushtetin e Rugovės, (f.84). Gjithė ky farė intelektuali qė ka nė dispozicion jo vetėm gazeta, shtypshkronjė por edhe stacione televizivė, thua tė mos e dijė qė pushteti merret: ose me votė, ose me puē ushtarak, ose me luftė, sikundėr ėshtė lufta ēlirimtare! Duke qenė vetėm instrument, as ushtri, as e gjitha prej kosovarėsh, si mundej ta merrte pushtetin? Apo druan tė thotė se UĒK-ja na paska qenė njė turmė banditėsh, edhe pse e pranon qė ėshtė libėr heretik?!
Kėtė etiketim Vetoni nuk guxon ta thotė troē, por e lė tė kuptohet, duke u shprehur: Por ja qė jam i gatshėm tė marr pėrsipėr edhe konseguencat e herezisė dhe tė them se nuk ka ekzistuar ndonjėherė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, (f.76). Nėse do tė ishte kėshtu, si mund tė shpjegohet, zoti Veton, qė nė Kosovė Serbia pati sjellė 95.000 forca ushtarako-policore, baraz me sasinė e forcave qė sollėn si Italia fashiste ashtu edhe Gjermania naziste nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrkohė qė sipėrfaqja e Kosovės ėshtė 2,33 herė mė e vogėl se ajo e Shqipėrisė dhe terreni i Kosovės ėshtė gati i rrafshtė nė raport me terrenin malor e tepėr malor tė Shqipėrisė? Pėrse i solli Serbia gati 100 mijė ushtarė, zoti Veton, pėr paradė ushtarake apo pėr tė luftuar kundėr UĒK-sė? Dhe mos harro qė kėto forca i pat sjellė shumė mė herėt se tė flitej pėr Konferencėn e Rambujesė. Nėse nė Kosovė nuk do tė kish Ushtri Ēlirimtare, pse atėherė u ftua kjo UĒK-ja mosekzistuese nga ndėrkombėtarėt nė Rambuje? Nėse nuk do tė ekzistonte UĒK-ja, si u ndodhi qė kryetari i delegacionit nė Rambuje u zgjodh drejtori politik i asaj ushtrie mosekzistuese? Nėse nuk do tė ekzistonte UĒK-ja, pse zonja Ollbrajt propozoi qė mandatori i Qeverisė sė Pėrkohėshme e Kosovės tė delte nga kjo ushtria mosekzistuese? Nėse nuk do tė kish UĒK, pse Rugova pranoi qė Qeverinė e Pėrkoheshme ta udhėhiqte kryeministri i dalė nga ushtria mosekzistuese? A e kupton zoti Veton se ke vrarė veten me kėto shprehje tė bukura por gjithė helm e nonsens?
Dhe kjo pyetje e ka pėrgjigjen: Vetoni ka gjasa tė ketė mbritur nė kėtė pėrfundim qysh nė Korrikun e vitit 1998, sepse ėshtė njė djalė i rritur me pekule, nėpėr kryeqytetet e Evropės, ku e dėrgonte babanė e tij Titua si ambasador tė Jugosllavisė, gjė qė njeh vetėm frikėn. Duke qenė i rritur me pekule, Vetoni nuk e njeh as vuajtjen dhe as urinė dhe, duke mos njohur vuajtjet e sacrificat, Vetoni nuk di se vuajtjet dhe uria shkaktojnė urrejtje, ecila, sikundėr thotė Balzaku: Urrejtja ėshtė ilaē pėr fuqi, tė bėn tė rrosh, tė ngjall ndjenjėn e hakmarrjes.
E veēanta qėndron se, Veton Surroi ėshtė njė ndėr titistėt mė tė thekur, ndaj dhe e heq veten qytetar tė botės (kozmopolit), ndaj e kritikon mėnyrėn e fitores sė lirisė nėpėrmjet luftės guerile, ngaqė lufta e armatosur i duket jashtė mode. Dhe pėr kėtė unė i jap tė drejtė Vetonit dhe e kuptoj pse i bėn sulm tė pakuptimtė LPK-sė ilegale. Kjo, pėr tė vetmen arsye se Vetoni ka mendėsi krejt tė ndryshme pėr lėvizjet ilegale nė Kosovė, nė raport me ne qė guxuam e rrėmbyem armėt si dhe nga populli qė na mbėshteti; sepse formimi i Vetonit ėshtė bėrė jo vetėm nė shkollat serbe dhe nė mes tė serbėve, por edhe nė shkolla europiane, i financuar nga shteti serb si biri i njė ambasadori tė Jugosllavisė. Dhe pėr kėtė nuk ka pse ti vemė faj. Madje edhe pse ti Veton e mohon kategorikisht kontributin e UĒK-sė, duke e ulur nė rolin e katalizatorit, pėrsėri vlen tė vlerėsohesh si njeri mirėnjohės ndaj Serbisė, sepse ai shtet tė mėsoi e tė edukoi me shpenzimet si bir ambasadori; ai shtet tė mundėsoi tė mėsoje disa gjuhė tė huaja tė tė gjithė shteteve ku shkonte yt atė si ambasador; ai shtet tė formoi me shpezat falas tė tij si intelektual; ai shtet tė mundėsoi tė hyje nė politikė dhe tė pasuroi me shuma pėrrallore; ai shtet tė mundėsoi tė ēelje gazetėn e pavarur Koha ditore si dhe tė ngrije shtypshkronjė dhe, mbi tė gjitha, duke tė krijuar tė tilla mundėsi, ai shtet tė formoi si kozmopolit duke tė zhveshur nga ndjenjat kombėtare. Ndaj dhe nuk tė akuzoj se pse je kaq mirėnjohės ndaj atij shteti, pasi mirėnjohja ėshtė virtyt, gjė qė tė stigmatizuarit e tu janė tepėr imunė ndaj atij virtyti, ndaj dhe ēdo ditė e mė shumė ata shpėrblehen me indiferentizmin e popullit shqiptar nė Kosovė si dhe me urrejtjen e tij, sikundėr po shihet nė pjesėmarrjen e ulėt nė votime dhe nė ngjarjet e ditėve tė fundit. Duke qenė mirėnjohės, kjo tė vendos ty si njė intelektual mbi ata. Diplomatėt ndėrkombėtarė, duke parė tek ty se, kishin tė bėnin me njė kozmopolit dhe njeri mirėnjohės ndaj atyre qė i mundėsojnė ecjen pėrpara, tė pėlqyen duke tė patur krah tė djathtė nė negociatat pėr eliminimin e UĒK-sė, ndaj edhe tė vunė nė kryesinė e delegacionit kosovar nė Rambuje. Dhe, mirėnjohja qė tregove ndaj tyre, bėri qė ata tė tė shpėrblenin, me mundėsinė qe ata kishin, duke tė bėrė faktor politik menjėherė pas luftės nė Kosovė, pasi asgjė nuk realizohet nė Kosovė (por edhe nė Shqipėri) pa njė ndihmė tė tė huajve, sado i zoti tė jesh: Kandili, qoftė edhe prej floriri, nuk ndriēon po nuk pati vaj, thotė Mari Kyri.
Tė gjitha kėto kanė ndikuar qė nė formimin tuaj si intelektual, zoti Veton, tė kini njohuri tė cunguara pėr lėvizjet ilegale dhe luftrat ēlirimtare, prandaj e quani LPK-nė organizatė e heshtjes. Dhe kjo ndodh ngaqė nuk e dini se ēdo lėvizje guerile i ka fillesat e saj tek klandestiniteti (konspiracioni) i thellė. Nė tė kundėrt, ēdo lėvizje ēlirimtare do tė eliminohej qysh nė embrion. Ngaqė kini kėto lloj bindje pėr lėvizjet ilegale, prandaj dhe e urreni edhe Adem Demaēin; madje tėrboheni kur dėgjoni apo lexoni se populli atij i thėrret: simboli i rezistencės, ndėrkohė qė ndaj jush, masa e gjerė popullore nuk shprehu ndonjė lloj afeksioni e qė u vėrtetua nė fushatėn tuaj elektorale. Kjo u ka bėrė e u bėn xheloz, e cila ėshtė pasion i mendjes sė verbuar dhe i shpirtit tė vockėl, e cila i ngjan njė tufani shkatėrrues, duke i bėrė shėrbimet mė tė forta egėrsisė me rezultate negative.
Vetoni dhe soji i tij mendojnė kėshtu, pasi i ka trembur jo vetėm politika pacifiste absolute, por dhe i ka mashtruar teknologjia moderne ushtarake, e cila sot ėshtė shumė e pėrparuar. Mirėpo, po tė kemi parasysh terrenin, qė ishte i yni, llojin e luftės qė bėnim ne, si dhe gatishmėrinė tonė pėr tė pranuar edhe koston mė tė lartė tė humbjeve, vetėflijimin tonė, nuk do tė mjaftonte teknika dhe armatimi i Serbisė pėr ta mposhtur luftėn tonė. Vetoni nuk e di se faktori kryesor nė luftrat ēlirimtare ėshtė njeriu, ėshtė morali tij dhe jo arma. Jo mė kot Napoleon Bonaparti pat thėnė: Nė luftė, gjendja morale pėrbėn tre tė katėrtat e betejės. Pjesa qė mbetet varet nga fuqitė fizike.
Mendoj se hė pėr hė nuk ėshtė e nevojshme tė zgjatem mė tej nė kėtė drejtim, pasi edhe kėto ēka thashė nuk kanė pėr ta detyruar Veton Surroin tė ndryshoi mendim, pasi i tillė ėshtė brumosur. Ndaj dhe jo mė kot Adem Demaēi i tha para 12 vjetėsh: Ti, duke u nisur nga egoja yt, nuk je i gatshėm tė paguash kurrfarė ēmimi pėr lirinė e popullit tėnd. Ti nuk je nė gjendje tė japėsh as gishtin pėr lirinė e popullit tėnd.
Si ju ben te ndiheni ky lajm?
I kenaqur
47%
asnje ndjesi
29%
i trishtuar
18%
i shqetesuar
6%
i indinjuar
0%
9 Komente
Lini nje koment »
Cobani nga Kurveleshi
I nderuar Shpetim Golemi! Ketej nga malet e Kurveleshit po te drejtohem me pseudonimin e luftes. Lufta dhe sakrificat e nje populli nuk shkojne dem, sado te lehin zagaret e tipit Shurroi. UCK dhe lufta e popullit kosavar jane pjese e pandashme dhe e ndritur e historise se kombit shqiptar per liri e pavaresi. UCK-ja ka zene vendin e merituar ne Panteonin e lavdise kombetare dhe Shurroi do harrohet si shurra ne zall.
Pėrgjigjjuni
Mal Osdrimi
Veton Rexhai Surroi. Rexhai spiun i UDB, beseprere. Vetoni, ne rini snob dhe konfuz, tash grindavec dhe hakmarres.
Pėrgjigjjuni
albion xhane
Gjithsesi, mua me shqeteson fakti qe ka shume shqiptare me fuqi mediatike apo politike qe ngrihen dhe sulmojne gjerat me te shtrenjta te popullit dhe kombit tone. ta bejne vetem per urrejtje politike per udheheqes te caktuar si Surroi kunder Thacit apo jane ne sherbim te interesave antishqiptare. Eshte shume e demshme per ne qe ti kthehemi dhe ti rikthehemi gjerave qe nuk duhen diskutuar fare. Kjo coroditje na pengon qe te zgjidhim problemet e perditshme dhe ne duhet te zgjidhim problemet e perditshme sepse jemi vendi ne fund te Europes.
Pėrgjigjjuni
AP
NATO u fut me dyfek nė Kosovė pėr interesa gjeostrategjike. Para kėsaj amerikanėt e quanin UĒK- nė organizatė terroriste.Qe fat i madh pėr ne qė, nė kėtė moment historik , u puqėn interesat tona me ato amerikane! Koburja kosovare nė kėtė luftė qe simbolike, kokderrin Milosheviē nuk kishte shtet nė Evropė ta mundte. Kėtė mund ta bėnte , siē edhe e bėri , vetėm NATO.
Unė nuk di ēka shkruar Surroi!
Pėrgjigjjuni
andi
Veton Suroi nje kelysh UDB je i ndyre per Popullin e vet, nje kriminel qe UCK eshte dasht ti jepte Plumbin kokes qe ne fillim bashke me Serbin me kriminel. Megjithate qe ka pare me shume nga te gjithe Udbashat e kelyshet e Udbes nuk munde te fitoje simpati e poena ne popull as me para e propagande.
Pėrgjigjjuni
Deli
Vetem me kesi Shpetima, Thaca,Demaca, Qosja, Kamisha, Tigra, Sandokana etj arritem te katandisim Kosoven ne kete pike. Si nuk ka turp ky gomor te tallet me ne dhe boten.
Kosoven dihet kush e shliroi dhe dihet perse, sikurse dihet pse nuk lejon te zhbehet e tere kjo.
Ik ore i mjere lere Surroi atje ku eshte, me te gjitha te metat qe ai ka eshte dhe do mbetet mbi ju te gjithe.
Pėrgjigjjuni
gimi
Ky Deli duket qe na qenka nje deli djae titisti dhe antishqiptari se ndryshe nuk do te ishte kunder UCK, ose do te jete ndonje shqipfoles, me kombesi tjeter, dhe natyrisht qe i dhembin syte kur lexon shkrime te tilla ne mbrojtje te dinjitetit tone kombetar. Mesa duket ky Deli, por edhe ai tjetri, AP, duhet te marrin pagese nga Prishtina, por qe paret vine nga Beogradi. Shqiperia prandaj e ka pesuar tere jeten se me shume u ka besuar pakicave kombetare se sa shqiptareve. I drejtohem autorit te ketij shkrimi, duke i thene: TE LUMTE DORA DHE MENDJA DHE PERULEMI PARA VEPRES SUAJ DHE SHOKEVE TE TU QE GUXUAT E SHKUAT NE LUFTE DHE MOS I DEGJONI KETA TRIMA ANTISHQIPTARE.
Pėrgjigjjuni
Pėllumb zaimi
I kini dhėnė njė pėrgjigje te mirė kėtij falsifikatori tė realitetit Dilo? Libri i tij i zi e ka marė pėrgjigjen edhe nė Kosovė? Mua me duket se kėmbėt e gjarprit janė vetė kėmbėt e vetonit i cili duket qartė se noton nė ujrat e njė plani udba-sh apo tė pushtetit okult sėrb pėr tė fshirė nga historia luftėn clirimtare te popullit shqiptar tė Kosovės? Ku e ka hallin vetoni qe do ta fshijė rezistencėn e armatosur? Mendoj se qellimi i gjarprit veton ėshtė tė thotė se meqėnėse nuk pati rezistencė dhe luftė nuk ka ekzistuar as urrejtja shqiptare pėr pushtuesin sėrb,se nuk ka pasur fare pushtues (!?) dhe pėr rrjedhojė, Kosova nuk duhet tė jetė shtet mė vehte por njė krahinė nėn Sėrbi!??? Ky mendoj se ėshtė qėllimi i vėrtetė dhe qė i dekonspiron kėmbėt e gjarprit si kėmbėt e vetonit ??? E kaluara e vetonit dhe e tashmja e tij vėrtetojnė se pas publicistit dhe politikanit surroi kemi njė njeri jo dosido por njė njeri tė pėrgatitur e te instruktuar pėr planet e fshehta serbe te cilat sic e kemi pare janė dukur here pas here nė tryezat e bisedimeve dhe nė tentativat diplomatike te serbise pėr te mos lejuar shkeputjen e Kosoves nga serbia!? Kėsaj tentative e ketij plani i sherben edhe vetoni ? Do te dalin herė pas here edhe vetonė te tjerė? Ka shumė fuksa tė lėnė nė gjumėnga serbia? Vetoni duhet te jetė nga ata qe quhen potencialė dhe qe pushteti okult serb i shfrytezon pėr te dhenė goditje te medha? Si kjo e tanishmja qe synon te fshije fare luftėn popullore dhe njeherazi kundėrshtarėt e saj! Si mund tė ketė pasur kundėrshtarź kur nuk ka pasur luftė???? Ja kėtė plan tė zi kėrkon tė artikulojė vetoni ? Dilo? I keni bėrė nje sherbim te lavderueshėm jo vetėm luftes clirimtare te popullit te Kosovės por ne radhe te pare kini demaskuar njė plan ogurzi qe kelyshet e beogradit do te perpiqen ti gjejnė kurdoherė terren te pershatshem per ta implementuar??? Kini rritur vigjilencėn e shqiptareve te Kosovės pźr ti parź kembėt e gjarprit si kembźt e vetonit? Vetonit tź ushqyer me frymėn dhe parate e beogradit??? Nuk u ndala te argumentet e tua rreth peshźs se U ĒK nė luftė. Pėr nje ushtarak ato kuptohen lehtė. Ju i kishit thenė si duhet? U ndala tekembet e veton gjarpėrit sepse kuptova qe ju po flisnit per njė ceshtje rreth se cilės nuk lejohet renia ne gjumė? Ky mendoj se ishte thelbi i mesazhit tuaj!? Unė e kuptova ose them se e kam kuptuar? Pėrqafime Dilo! Tė fala nga Mali i Gjeshnikoshit i cili ka rritur vetėm trima e patriotė si ju!
Pėrgjigjjuni
Furtuna
Mendoj se pėllumbi e ka kapur drejt thelbin e kėtij libri tė Surroit sjellė népérmjet kritikės shumėplanéshe te autorit Dilaver Goxhaj? Pėrshėndetje!
Krijoni Kontakt