Ja se si të detoksifikoheni në mënyrë natyrale
12 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
11
verduraPër të pastruar mëlçinë, ju duhet të përdorni barishte të hidhura dhe të egra, si luleradhiqe ose ushqime të tilla si karota, selino, panxhar dhe rozmarinë
Është thelbësore të pastroni zorrët tuaja dhe këtë mund ta bëni me uthull molle, lëng aloe vera dhe enzima probiotike
Detoksifikimi është i rëndësishëm për të gjithë. Duhet të bëhet një kthim te një jetë më e shëndetshme, te një ushqyerje e lehtë dhe e ekuilibruar. Ndaj preferoni ushqimet bio dhe lëngjet e freskëta të frutave. Ja se cilat janë 10 “ilaçet” për një detoksifikim natyral
Për të pastruar mëlçinë
Për të pastruar mëlçinë, ju duhet të përdorni barishte të hidhura dhe të egra, si luleradhiqe ose ushqime të tilla si karota, selino, panxhar dhe rozmarinë. Për pak kohë shmangni llojet e qumështit, kafet dhe pijet e gazuara dhe përqendrohuni tek uji mineral dhe lëngu i mollës, pa konservues dhe sheqerna të shtuara.
Pastrimi i zorrëve
Është thelbësore të pastroni zorrët tuaja dhe këtë mund ta bëni me uthull molle, lëng aloe vera dhe enzima probiotike. Ndërsa për të luftuar bakteret, konsumoni lëng karafili.
Thojuni “po” dietave gjysmë të lëngshme
Pas shumë tejkalimeve që mund t’i keni bërë rëndësisë së shëndetit tuaj, pastrohuni me një dietë gjysmë të lëngshme, e pasur me lëngje të shtrydhura frutash dhe perimesh të freskëta. Por, edhe me supa të ndryshme, vaj farë liri, fara susami, fara kungulli dhe ujë natyral.
Lirohuni nga ushqimi me përmbajtje metalesh
Nëse më parë keni konsumuar ushqime të cilat në përbërjen e tyre kanë pasur metale të rënda, si alumin, merkur, kadium dhe plumb, ju duhet të privilegjoni një dietë të pasur me fruta, perime, të cilat nuk janë trajtuar me pesticide. Ndërkaq, shmangni sa të mundni ushqimet me prejardhje industriale, sidomos ato të paketuara me mbështjellës metalikë.
Ushqimet e papërpunuara
Ngrënia e ushqimeve të papërpunuara është një mënyrë mjaft e mirë për të pastruar organizmin dhe për të ndihmuar aparatin tretës. Po flasim për fruta dhe perime të freskëta, lakra, farëra dhe arra.
Thojini “po” detoksifikimit të shkurtër
Edhe pse jo të gjithë janë të informuar mbi këtë metodë, për shumë persona detoksifikimi mund të kalojë edhe për një periudhë të shkurtër pastrimi, i cili mund të vijojë për një apo tri ditë. Në këtë fazë, është e këshillueshme që të konsumoni vetëm lëngje dhe tul frutash e perimesh të freskëta. Mes ushqimeve të këshilluara, janë mjalti, karotat, spinaqi, dardhat, lakra, xhenxhefili dhe perimet me gjethe jeshile.
Shumë erëza kanë efekt pastrues në organizëm
Ekzistojnë disa erëza aromatike, të cilat favorizojnë proceset e pastrimit të organizmit. Ato mund të konsumohen duke lexuar indikacionet. Por cilat janë ato do të thoshit ju? Rigon, kanellë, qimnon, xhenxhefil, kopër, piper i zi, majdanoz, rozmarinë dhe shafran i Indisë.
Ushtrohuni çdo ditë
Në mënyrë që ta detoksifikoni trupin si duhet, ushtrimet janë thelbësore. Nuk bëhet fjalë për një program të fuqishëm gjimnastike dhe të shkoni çdo ditë në palestër. Fjalën e kam për lëvizje të thjeshta, të qeta, të atij lloji që e mban trupin të zhdërvjellët dhe të ri. Pak zgjatje, ecje, ngjitje nëpër shkallë, minihedhje nga trampolina, vallëzim, salsa, disko, not, biçikletë në natyrë, aerobi, pilates, madje edhe karate. Çfarëdo që ju shtyn të djersitni, ju bën shumë mirë.
SHENJAT KRYESORE PËRSE KENI NEVOJË PËR DETOKSIFIKIM
Ndiheni të lodhur, të këputur, letargjikë
Keni vështirësi me përqendrimin dhe fokusimin
Dhembje koke
Dhembje kyçesh
Ftoheni lehtësisht
Probleme me gjumin
Aromë e pakëndshme e gojës
Aromë e pakëndshme e trupit apo djersës
Gazra të shpeshta, fryrje dhe mostretje të ushqimit
Alergji dhe ndjeshmëri të lartë ndaj ushqimeve
Probleme të lëkurës si akne, psoriazis, ekzemë
Kapsllëk dhe çrregullime të tjera gastrointestinale
Depresion
Nervozizëm
Probleme të përsëritura të frymëmarrjes
Dhembje shpine
Ndryshime të humorit
Hemorroide
Bllokim të sinuseve
Shtim të peshës
N.A.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...nyre-natyrale/
Krijoni Kontakt