Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ja se si të detoksifikoheni në mënyrë natyrale

    Ja se si të detoksifikoheni në mënyrë natyrale

    12 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
    11

    verduraPër të pastruar mëlçinë, ju duhet të përdorni barishte të hidhura dhe të egra, si luleradhiqe ose ushqime të tilla si karota, selino, panxhar dhe rozmarinë

    Është thelbësore të pastroni zorrët tuaja dhe këtë mund ta bëni me uthull molle, lëng aloe vera dhe enzima probiotike

    Detoksifikimi është i rëndësishëm për të gjithë. Duhet të bëhet një kthim te një jetë më e shëndetshme, te një ushqyerje e lehtë dhe e ekuilibruar. Ndaj preferoni ushqimet bio dhe lëngjet e freskëta të frutave. Ja se cilat janë 10 “ilaçet” për një detoksifikim natyral

    Për të pastruar mëlçinë

    Për të pastruar mëlçinë, ju duhet të përdorni barishte të hidhura dhe të egra, si luleradhiqe ose ushqime të tilla si karota, selino, panxhar dhe rozmarinë. Për pak kohë shmangni llojet e qumështit, kafet dhe pijet e gazuara dhe përqendrohuni tek uji mineral dhe lëngu i mollës, pa konservues dhe sheqerna të shtuara.

    Pastrimi i zorrëve

    Është thelbësore të pastroni zorrët tuaja dhe këtë mund ta bëni me uthull molle, lëng aloe vera dhe enzima probiotike. Ndërsa për të luftuar bakteret, konsumoni lëng karafili.

    Thojuni “po” dietave gjysmë të lëngshme

    Pas shumë tejkalimeve që mund t’i keni bërë rëndësisë së shëndetit tuaj, pastrohuni me një dietë gjysmë të lëngshme, e pasur me lëngje të shtrydhura frutash dhe perimesh të freskëta. Por, edhe me supa të ndryshme, vaj farë liri, fara susami, fara kungulli dhe ujë natyral.

    Lirohuni nga ushqimi me përmbajtje metalesh

    Nëse më parë keni konsumuar ushqime të cilat në përbërjen e tyre kanë pasur metale të rënda, si alumin, merkur, kadium dhe plumb, ju duhet të privilegjoni një dietë të pasur me fruta, perime, të cilat nuk janë trajtuar me pesticide. Ndërkaq, shmangni sa të mundni ushqimet me prejardhje industriale, sidomos ato të paketuara me mbështjellës metalikë.

    Ushqimet e papërpunuara

    Ngrënia e ushqimeve të papërpunuara është një mënyrë mjaft e mirë për të pastruar organizmin dhe për të ndihmuar aparatin tretës. Po flasim për fruta dhe perime të freskëta, lakra, farëra dhe arra.

    Thojini “po” detoksifikimit të shkurtër

    Edhe pse jo të gjithë janë të informuar mbi këtë metodë, për shumë persona detoksifikimi mund të kalojë edhe për një periudhë të shkurtër pastrimi, i cili mund të vijojë për një apo tri ditë. Në këtë fazë, është e këshillueshme që të konsumoni vetëm lëngje dhe tul frutash e perimesh të freskëta. Mes ushqimeve të këshilluara, janë mjalti, karotat, spinaqi, dardhat, lakra, xhenxhefili dhe perimet me gjethe jeshile.

    Shumë erëza kanë efekt pastrues në organizëm

    Ekzistojnë disa erëza aromatike, të cilat favorizojnë proceset e pastrimit të organizmit. Ato mund të konsumohen duke lexuar indikacionet. Por cilat janë ato do të thoshit ju? Rigon, kanellë, qimnon, xhenxhefil, kopër, piper i zi, majdanoz, rozmarinë dhe shafran i Indisë.

    Ushtrohuni çdo ditë

    Në mënyrë që ta detoksifikoni trupin si duhet, ushtrimet janë thelbësore. Nuk bëhet fjalë për një program të fuqishëm gjimnastike dhe të shkoni çdo ditë në palestër. Fjalën e kam për lëvizje të thjeshta, të qeta, të atij lloji që e mban trupin të zhdërvjellët dhe të ri. Pak zgjatje, ecje, ngjitje nëpër shkallë, minihedhje nga trampolina, vallëzim, salsa, disko, not, biçikletë në natyrë, aerobi, pilates, madje edhe karate. Çfarëdo që ju shtyn të djersitni, ju bën shumë mirë.



    SHENJAT KRYESORE PËRSE KENI NEVOJË PËR DETOKSIFIKIM

    Ndiheni të lodhur, të këputur, letargjikë

    Keni vështirësi me përqendrimin dhe fokusimin

    Dhembje koke

    Dhembje kyçesh

    Ftoheni lehtësisht

    Probleme me gjumin

    Aromë e pakëndshme e gojës

    Aromë e pakëndshme e trupit apo djersës

    Gazra të shpeshta, fryrje dhe mostretje të ushqimit

    Alergji dhe ndjeshmëri të lartë ndaj ushqimeve

    Probleme të lëkurës si akne, psoriazis, ekzemë

    Kapsllëk dhe çrregullime të tjera gastrointestinale

    Depresion

    Nervozizëm

    Probleme të përsëritura të frymëmarrjes

    Dhembje shpine

    Ndryshime të humorit

    Hemorroide

    Bllokim të sinuseve

    Shtim të peshës

    N.A.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...nyre-natyrale/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ja se si të detoksifikoheni në mënyrë natyrale

    detoksifimi apo agjerimi i njohur ne boten e arabeve te forte apo asketizmi i njohur ne boten e grekeve te mencur eshte nje proces i thjeshte por qe kerkon vullnet dhe deshire per te patur nje trup te forte! detoksifikimi i trupit eshte i njohur si nje proces i heqjes dore nga ushqimi, me nje stimul te forte psh renien ne peshe apo adhurimin ndaj zotit dhe me pas kthimin ne regjimin e meparshem duke ngrene ushqime me te shendetshme dhe cilesore, kjo i perket shkathtesise se asketit. detoksifikimi i mendjes eshte nje proces i ri dhe i pastudjuar mire, mirepo eshte vene re psh tek arabet qe kane nje natyre te zhveshur nga qytetet por edhe pyjet qe kane veti te mesojne shume permendsh por edhe te gjykojne me thelle. ky lloj asketizmi ka lidhje me heqjen dore nga cdo zhurme apo imazh dhe ndenjen ne qetesi te plote, por zgjuar per disa ore dhe ka mundesi te shuaje zhurmat dhe fiksimet ne koke edhe pse ne fillim papastertite ne koke mund te jene asfiksuese ngaqe duan te dalin jashte! kthimi ne regjimin e meparshem dhe permiresimi i ushqimeve, muzikes apo imazheve jetesore ne menyre graduale eshte i domosdoshem per te ruajtur pastertine qe te dhuron asketizmi normal dhe jo ekstrem. asketizmi ekstrem perdoret per qellime ekstreme dhe muskuj ektreme!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •