TIRANE-Greta Buzi quhet shqiptarja qė ėshtė pėrzgjedhur pėr tė qenė pjesė e "Miss Beauty World". Prej vitesh jeton me familjen nė Gjermani, e megjithatė nuk e ka harruar mentalitetin e vendit tė saj.

Emri:  92083.jpg

Shikime: 20886

Madhėsia:  23.8 KB

"Edhe pse jetojmė kėtu, ne akoma i ruajmė vlerat, traditat dhe mentalitetet tona", shprehet modelja, teksa e pyesim nėse do tė pozonte nudo pėr 1 milion dollarė. Nė kėtė rrėfim pėr "Summer Pages", nuk lė pa pėrmendur edhe paragjykimet me tė cilat ėshtė hasur nė Gjermani. Pėr Gretėn, meshkujt janė nė plan tė dytė; e gjithė koha ėshtė pėr studimet dhe pėr karrierėn e suksesshme qė e pret.

Njė shqiptare nė "Miss Beauty World"; si u bėtė pjesė e kėtij kompeticioni bukurie?

Ishte shumė e thjeshtė: pashė reklamėn qė kishte bėrė "Miss Gjermania" dhe aplikova menjėherė, pa e menduar, me shpresėn qė do tė mė pranonin, dhe ashtu ndodhi.

Kur ka nisur ėndrra juaj pėr t'u angazhuar nė tė tilla spektakle?

Ėndrra ime pėr tė qenė njė 'miss' ka nisur nė njė moshė fare tė vogėl, por pėrsėri mendoja se do tė mbetej njė ėndėrr, veēse besoja aq shumė nė ėndrra sa m'u bė realitet.

Jeni ndėr 30 tė pėrzgjedhurat; si u ndjetė kur morėt vesh se ishit pėrzgjedhur?

Eh, nuk ka fjalė ta pėrshkruaj! Tė jesh njė 'miss' nuk do tė thotė thjesht njė fytyrė dhe njė trup i bukur, por edhe njė shpirt i bukur, human.

Prej vitesh jetoni nė Gjermani, si ishin fillimet nė njė shtet tė huaj?

Tashmė historia e shqiptarėve ėshtė shumė e njohur pėr vuajtjet dhe fillimet e vėshtira, aq shumė sa kanė marrė dhenė. Mund ta pėrshkruaj si njė luftė, por njė luftė e fituar ama! Pa dyshim qė fillimet pėr ne kanė qenė shumė tė vėshtira, por me shumė punė dhe pėrpjekje ia kemi dalė mbanė. Kjo edhe falė mamasė sime, e cila ka njė shpirt luftarak dhe nuk dorėzohet kurrė para asgjėje.

A i keni ndjerė paragjykimet qė gjermanėt kanė ndaj shqiptarėve, nė jetėn tuaj tė pėrditshme?

Ėshtė shumė normale qė ka paragjykime dhe ndihesh keq kur flitet negativisht pėr vendlindjen tėnde. Mendoj se, duke punuar shumė dhe ndershmėrisht, mund t'i ulėsh fare lehtė mendimet qė ata kanė pėr shqiptarėt.

Po nė konkurset e bukurisė, a i keni ndjerė paragjykimet pėr shkak tė origjinės suaj shqiptare?

Patjetėr qė i kam ndjerė! Si nė ēdo fushė tjetėr, edhe nė fushėn e bukurisė ekzistojnė xhelozitė. Mund tė them qė xhelozia dhe egoja e njerėzve nuk kanė fund, kėshtu qė duhet tė pėrshtatem edhe nė kėtė pikė.

Nė Shqipėri, konkurset e bukurisė janė 'braktisur' nga publiku; si shikohen nė Gjermani kėto lloj spektaklesh?

Nė fakt, kėtu nė Gjermani kėto konkurse bėhen shpesh dhe u japin mundėsinė shumė femrave tė ekspozojnė bukurinė e tyre, tė realizojnė ėndrrėn e tyre, jo vetėm nga Gjermania, por nga shumė vende tė botės. Besoj se dhe nė Shqipėri nuk do tė jetė e largėt dita kur kėto konkurse tė merren parasysh dhe shumė femrave t'u ofrohet mundėsi si m'u ofrua mua nė Gjermani.

Ēfarė nuk duhet t'i mungojė njė 'miss'-i?

Mendoj se njė 'miss'-i nuk duhet t'i mungojė shpirti human, mirėsia, dėshira pėr tė ndryshuar diēka nė kėtė botė, pėr mirė sigurisht. Mbi tė gjitha, dėshira pėr tė ndihmuar njerėzit. Mendoj se kjo e fundit ėshtė shumė e rėndėsishme, jo vetėm pėr njė 'miss', por pėr ēdo vajzė.

Nėse ju pyesin pėr veten, si e pėrshkruani?

Njė vajzė luftarake, me ego tė madhe dhe kėmbėngulėse.

Si ėshtė jeta e Gretės, pėr ata qė s'e njohin?

Unė jam njė person i thjeshtė dhe e thjeshtė do tė mbetem gjithmonė. Gjithashtu edhe jeta ime ėshtė dhe do mbetet e tillė; pavarėsisht arritjeve tė mia, asgjė nuk do tė ndryshojė tek mua.
Cili ėshtė statusi juaj aktual, a keni njė mashkull nė krah?

Statusi im aktual ėshtė 'single'. Njė femėr si unė, qė ua ka kushtuar kohėn e saj studimeve dhe karrierės, nuk mund tė ketė kohė pėr njė mashkull.

Sa tė ndryshėm janė meshkujt shqiptarė nga ata gjermanė?

Nuk di tė them shumė pėr kėtė, por mendoj se meshkujt gjermanė janė mė liberalė dhe tolerantė, ndėrsa meshkujt shqiptarė janė mė jotolerantė, - me sa mė ka informuar mamaja, pasi unė nuk kam eksperienca personale.

Ēfarė dashuroni tek njė mashkull?

Karakterin e fortė dhe sinqeritetin. Mashkulli im duhet tė ketė sy vetėm pėr mua; besnikėria mbi tė gjitha!

Nėse nuk do tė merreshit me modeling, ēfarė rruge do tė zgjidhnit nė jetėn tuaj?

Pa dyshim studimet e larta dhe punėn time aktuale. Ky ka qenė synimi im gjithmonė, tė kem njė profesion tė denjė dhe serioz dhe, pa dyshim qė do i shkoj deri nė fund pavarėsisht modelingut.
A mendoni se emri juaj duhet tė renditet tek shqiptarėt qė bėjnė krenarė vendin tonė?

Patjetėr qė po! E them me plot bindje, pasi unė kurrė nuk e kam mohuar origjinėn time, vendlindjen time. Jam ndjerė gjithmonė krenare qė jam shqiptare dhe do tė vazhdoj tė ndihem e tillė. Nga publiku shqiptar dua vetėm mbėshtetje nė rrugėn time, pasi ėshtė shumė me rėndėsi pėr mua tė mė mbėshtesė populli im, atėherė unė mund tė them me plot bindjen "jam krenare qė jam shqiptare!".

A do tė pozonit nudo pėr 1 milion dollarė?

Asnjėherė! Pasi, edhe pse kemi vite qė jetojmė nė Gjermani, familja ime nuk do ta suportonte dot kėtė gjė. Edhe pse prej vitesh jetojmė kėtu, ne akoma i ruajmė vlerat, traditat dhe mentalitetet tona. Modelingun po e bėj vetėm pėr pasion, por kjo nuk do tė thotė qė unė tė dal jashtė vetes.

A e ka problem familja teksa sheh fotot tuaja sensuale?

Nuk do i quaja foto sensuale, pasi gjithēka ėshtė brenda kufijve. Nėse do tė quheshin tė tilla, unė nuk do tė merrja pjesė nė njė konkurs tė tillė.

Thuhet se modelet bėjnė njė jetė luksi, a bėni dhe ju njė jetė tė tillė?

Nuk bėj ndonjė jetė luksi, jetoj si gjithė tė tjerėt; njė jetė normale dhe njė jetė familjare tė qetė.

A e vizitoni shpesh Shqipėrinė, ēfarė pėlqeni mė sė shumti nga vendi ynė?

Unė e vizitoj ēdo vit Shqipėrinė, pasi atje kemi dhe tė afėrmit dhe na merr malli, por jo vetėm pėr kėtė arsye, por mė pėlqen shumė vendi im. Kemi njė det tė bukur dhe male tė bukura. Pavarėsisht mungesės sė infrastrukturės dhe investimeve, jam e bindur se njė ditė Shqipėria do tė jetė njė ndėr vendet mė tė vizituara nė botė. Ėshtė njė perlė vendi ynė!

(d.b/BalkanWeb)