Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    5 filma që ishin më të mirë se librat

    5 filma që ishin më të mirë se librat

    The Godfather, 1972
    Francis Ford Coppola donte që Mario Puzo të ishte pjesë integrale e procesit të prodhimit dhe çifti hartoi një skript të arrirë që i fshin momentet e dobëta të novelës.

    Cape Fear, 1991
    Ekzekutorët (The Executioners), libri mbi të cilin është bazuar, mund të ofrojë një lexim plot tension dhe ankth, por asgjë në krahasim me brutalitetin e pastër të filmit të Scorsese-s. De Niro si hakmarrësi Max Cady është në formë të shkëlqyer, por edhe roli i Juliet Lewis-it e fortifikoi statusin klasik të këtij filmi.

    Silence of the Lambs, 1991
    Një histori drithëruese si në formën letrare, edhe në atë kinematografike, Anthony Hopkins i jep një frymë tmerruese krijimit mjeshtëror të Dr. Hannibal Lecter-it të Thomas Harris-it. Mënyra sesi Hopkins vë në dukje tensionin seksual mes Lecter-it dhe Clarice Starling, diçka që ndoshta te novela mund të ndihej e rehatshme, në ekranin e madh e bën atë pikëlluese dhe turbulluese.

    Casino Royal, 2006
    Nga të gjithë filmat Bond, shumë mendojnë që vetëm Casino Royale i jep atë çka i takon, dhe më shumë, tekstit origjinal. Ringjallja që Martin Campbell i bëri filmit ishte për audiencat si një goditje e fortë në kraharor, nga ato që të lënë pa frymë fare. Filmi është ndoshta nga të vetmit që jo vetëm ka kapur thelbin e Bondit të Fleming-ut, por ndoshta edhe e ka përmirësuar pak.

    Gone Baby Gone, 2007
    Gone Baby Gone shënon momentin kur bota prezantohet me Ben Affleck, regjisorin. Bashkë me performancën mbërthyese të vëllait të tij më të vogël, Casey Affleck, dhe dialogët e skenaristit Aaron Stockard, Ben Affleck e ktheu novelën me të njëjtin emër nga një vepër argëtuese por shpesh të ngadaltë, në një neo-noir të errët dhe plotë dredha që e fut shikuesin në nënbotën e pistë dhe të egër të Boston-it.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: 5 filma që ishin më të mirë se librat

    https://gazetasi.al/kur-letersia-tak...-u-bene-filma/

    Kur letërsia takon kinemanë - Romanet shqiptare që u bënë filma

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •