Pershendetje,
Nuk gjeta nje forum te pershtatshem per te hapur kete diskutim ne lidhje me gjeografine ndaj e hapa ketu. Do doja informacion te argumentuar dhe te bazuar ne lidhje me faktin se cfare quhet deti ne brendesi te Gjirit te Vlores, Adriatik apo Jon. Nese nuk ka mendime te bazuara ne dokumentacion, do doja mendimin tuaj personal pasi mendoj se eshte nje teme qe haset rralle por kur dikush ta drejton kete pyetje, kupton qe nuk eshte dhe aq e lehte te pergjigjesh.
Adriatiku me Jonin ndahen diku ne Kepin e Gjuhezes, por a ndahet nga nje drejtez, nga karakteristikat e ujit apo nga dicka tjeter ! Nese ndahet nga nje drejtez cila pjese quhet Jon dhe cila Adriatik. Nese Karakteristikat e ujit ne Gjirin e Vlores jane si ato je Jonit, duhet te quhet Jon dhe nese jane si ato te Adriatikut a duhet te quhet Adriatik ?
Ju falenderoj dhe mirepres mendimet e gjithe miqve te forumit.
Polumbari.
Krijoni Kontakt