Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Vrimat e zeza

    Vrimat e Zeza

    Vrimat e zeza kane krijuar nje corjentim tek shkencetaret perpara se keto te fundit ti teorizonin ato. Ata kane qene objekt, ose nje pjese e librave te shumte fatashkencor, si dhe nje pune e ligjshme shkencore. Albert Einstein i perfshiu ato ne letrat e tij te shumta duke pohuar se ne cdo qender galaktike ndodhet nje Vrime e zeze. Ka qindra fakte interesante ne lidhje me vrimat e zeza, por per ti dhene atyre kuptimin e duhur duhet nje kohe shume e gjate. Ketu ne webin tone Universalb ne kemi menduar qe tia u shkurtojme kete kohe, dhe per kete arsye kemi mbledhur disa informacione dhe fakte sebashku per tiu bere juve qe ta kuptoni me lehtesisht evolimin e Vrimave te zeza.

    Ketu jane disa fakte ne lidhje me vrimat e zeza qe jane te perfshira ne pikat e meposhtme.

    A e dini se nje vrime e zeze teorizohet me nje te kundert te saj?! Materie ka - Anti Materie, Batman ka Joker, nje shperndares lekesh neper banka - ka hajdutet, nje vrime e zeze ka nje vrime te bardhe. Kur nje vrime e zeze e terheq materien brenda vetes, nje vrima e bardhe zvogelohet prej saj derisa ajo rrezohet. Shkencetaret gjithashtu besojne se te dyja keto Vrima te zeza jane te lidhura permes nje wormhole Schwarzschild. Ne cdo qender te nje galaktike eshte prezenca e nje Vrime te zeze Supermasive. Vrimat e zeza jane shume me masive se sa yjet e njohur nga ne. Vrima e zeze ne qendren e galaktikes tone, Rruga e Qumeshtit (quajtur Shigjetari A) eshte 40.000 here me i madh se Dielli yne ne shtrirje disku, dhe ka nje perberje prej 4 miliarde masa diellore.

    Te gjitha vrimat e zeza kane nje fund ku ato rrezohen ose shperbehen. Steven Hawking tregoi se te gjitha vrimat e zeza leshojne rrezatim te zi nga trupi. Ky rrezatim eshte ne fakt nje humbje e mases. Kur vrima e zeze fillon te humbi masen ajo e pershpejton kete gje me nje norme akoma me te madhe, qe domethene se sa me e vogel behet vrima e zeze aq me shpejte e humb masen e saj deri ne shperberjen perfundimtare e njohur si (POP OUT).



    Si Formohet Vrima e Zeze


    Pra, cfare eshte nje vrime e zeze?. Vrima e zeze eshte nje trup qiellor shume intensiv i cili terheq cdo gje brenda vetes dhe nuk nxjerr asgje jasht. Vrima e zeze ka nje gravitet extrem te cilen as vete drita dhe asnje trup tjeter qiellor nuk mund ti shpetoj terheqes se saj. Ajo ka nje dendesi te pafund dhe afrimi rreth saj ben qe objekti te mos ket rrug shpetimi, por te terhiqet brenda. Thelbi i saj eshte quajtur singulariteti kurse kufiri i jashtem eshte horizonti(disku jashtem), pika ku pertej te ciles cdo gje thithet ne vorbullen kozmike.

    Por si formohen Vrimat e Zeza
    Ka shume teori per kete pyetje, por ajo me e zakonshme eshte kur nje yll kolosal me nje mase prej me shume se 3 here te mases se Diellit arrin ne fund te jetes se tij, dhe bie nen gravitetit e vet duke lene pas nje Vrime te zeze Kompakte.

    Le te shohim se si ndodh ky proces intrigues.
    Kur nje yll gjigant arrin fazen e fundit te jetes se tij dhe eshte gati per te shperthyer ne supernova, ai e harxhon te gjithe karburantit berthamor dhe pastaj bie nen gravitetin e vet.Pra, kur ndalon djegja e karburantit, ndalon dhe procesi i krijimit te energjise berthamore qe ushqen yllin dhe e ben ate qe te mbaje ekuiliber kundrejt presionit gravitacional. Rrezja e yllit zvogelohet ne nje madhesi kritike, e quajtur rrezja Schwarzschild dhe pastaj vazhdon dhe ngushtohet, duke perfshire edhe driten. Forca e gravitetit ben punen e saj ne thelbin e yllit, i cili pas konsumimit total te karburantit krijon disa hapesira brenda vetes, duke iu dorezuar totalisht gravitetit. Kur ylli shperthen ne tipin supernova, shtresa e tij e jashtme perhapet neper hapesire.

    Tani le te shqyrtoje pak reagimin brenda yllit i cili perfundon ne nje vrime te zeze me mase yjore.
    Ajo qe ndodh eshte se reaksioni berthamore ne thelbin e yllit ben te mundur krijimin e presionit te jashtem. Ky presion eshte i balancuar ne menyre optimale nga terheqja intensive e brendshme e gravitetit nga masa e yllit. Kur nje yll eshte ne afer vdekjes, kombinimi reaksionar i i konvertimit te hidrogjenit ne helium ndalon, dhe formon nje reaksion te ri berthamor duke konvertuar heliumin ne karbon (Procesi Djeges). Ky reaksion pastaj pasohet nga konvertimi i karbonit ne oksigjen, i oksigjenit ne silikon dhe pastaj hekurit. Kjo eshte pika ku fusioni berthamor ndalon, dhe shtresat e jashtme e te gjitha elementeve te prodhuara (hidrogjeni heliumi, karboni dhe silikoni) vazhdojne te digjen rreth qendres se hekurt ne thelbin e yllit. Thelbi gjigand i hekurit vazhdon te ndertohet deri ne piken ku ylli nuk mban me, dhe ne fund shperthen ne menyren supernova.

    1. Nje yll me mase 1,4 here me te madhe se ajo e Diellit, pas shperthimit ne supernova kompresohet ne nje mase me te dendur te neutroneve. Ky kompresim eshte aq e madh sa qe, 100 milion ton Neutrone jane te barabarte me nje filxhan caji (pra nje filxhan caji eshte i mjaftueshem per te mbajtur 100 milion ton Neutrone). Pastaj, ky kompresim Neutronesh ben te mundur formimin e nje nga yjeve me te fuqishem dhe me nje densitet te jashtezakonshem, i quajtur NeutronStar - Ylli Neutron.

    2. Ne qofte se neutronet nuk jane ne gjendje per te parandaluar renien e yllit per shkak te forcave gravitacionale ne brendesi te tij, athere zvogelohet ne nje zbrazeti te zeze te pafund, ose me pake - nje vrime e zeze me mase yjore.

    Ka dhe nje kategori tjeter te vrimave te zeza, te njohura si ato Supermafsive.
    Vrimat e zeza Supermasive jane te pranishme pothuajse ne te gjitha qendrat e galaktikave, duke perfshire edhe galaktiken tone Rruga e Qumeshtit. Deri me tani, secila nga vrimat e zeza qe shkencetaret kane zbuluar jane supermasive dhe te masave normale yjore. Nese ju vendosni miliarda Diej se bashku, normalisht ju duhet ta dini masen e Vrimes Supermasive. Dhe kjo eshte arsya qe keto objekte kane mare emrin Vrima te zeza Supermasive.

    Astronomet akoma nuk jane shume te sigurt se si jane formuar Vrimat e zeza Supermasive, por egzistojne disa teori per sa i perket formimit te ketyre objekteve.
    1: Perplasja e disa vrima te zeza me te vogla se bashku dhe formimi i nje vrime supermasive.
    2: Regjimentet e medha ne boshlleqet e gazit bien kundrejt gravitetit i cili ben te mundur rrotullimin e dhunshem te hapesires duke e perkulur ate dhe duke krijuar vrimen sipermasive, e cila pastaj do te konsumonte te gjithe gazin dhe materialet e mbetura rreth saj.

    Shkencetari Britanik Stephen Hawking propozoi qe vrimat e zeza me mase triliona here te mases se diellit, pra Vrimat e zeza Supermasive jane krijuar ne te njejten kohe me Universin, kjo si pas teorise se Big Bangut. Por kjo eshte vetem nje tjeter teori e paprovuar. Disa nga vrimat e zeza te ndermjetme, mendohen te jene formuar nga bashkimi i shume trupave kozmik te vegjel dhe kompakt.



    Cfare jane Vrimat e Zeza

    Vrimat e zeza jane te frikshme, dhe objektet me intriguese dhe misterioze ne Univers. Kjo eshte ndoshta arsyeja sepse ato jane objektet me te studiuara dhe me te perfoluara ne artikujt fatashkencore. Por! cfare eshte nje vrime e zeze?. Vrimat e zeza jane kryesisht objekte shume masive dhe te dendur, sa qe asgje nuk mund ti shpetojne terheqjes tyre gravitacionale, duke perfshire edhe vete driten (e cila eshte arsyeja kryesore se perse keto objekte jane quajtur vrima te zeza). Kjo na con ne disa skenare interesante ne lidhje fizike me zonen perreth nje vrime te zeze.

    Teoria e Relativitetit te Pergjithshem tregon se cdo objekt me mase, e perkul ate qe ne njohim si Hapesire-Kohe, dhe kjo perkulje eshte ajo qe ne e dime si graviteti. Shpjegimi me i thjeshte i perkuljes se hapesires eshte ai i nje krevati me suste: Sa me i rende te jesh aq me shume do perkulet susta e krevatit. Pra sa me masive te jete vrima e zeze, aq me shume perkulet hapesira. Vrima e zeze eshte e gjithe masa e nje ylli, por nje hapesire ​​shume e vogel, e cila eshte e mjaftueshme per te terheqer brenda cdo objekt qe i afrohet kufirit te saj. Zona rreth vrimes se zeze nga e cila asgje nuk mund te shpetoje, quhet event horizont, dhe madhesia e kesaj zone varet direkt nga medhesia e vrimes se zeze. (Pra sa me e madhe te jete vrima e zeze, aq me e madhe eshte zona). Nje vrime e zeze yjore formohet kur nje yll i madhesise prej 3 masash diellore i afrohet fundit te jetes se tij, ku procesi i fusionit berthamore ne thelb nuk ka me fuqi per te perballuar shtyrjen e gravitetit. Kur materiali brenda yllit kompresohet ne nje rreze te caktuar, athere krijohet vrima e zeze.

    Vrimat e zeza Supermasive jane ato qe formohen ne qender te galaktikave, dhe mund te shkojne ne miliarda masa diellore. Per shembull, vrima e zeze supermasive ne qender te galaktikes tone Rruga e Qumeshtit eshte rreth 40.000 masa diellore, dhe materiali qe e rrethon ate, i quajtur disku i jashtem, eshte rreth 4 miliarde masa diellore. Vrimat e zeza jane te madhesive te ndryshmene, dhe kjo eshte ne varesi te mases qe ato kane. Per shembull, nese Dielli do te behet nje vrime e zeze, (gje qe nuk mund te ndodhi) rrezja e vrimes se zeze do te jete rreth 3 km.

    Ne qender te vrimes se zeze qendron ajo qe quhet singulariteti, aty ku masa kompresohet ne volumin zero. Si e dime ne qe vrimat e zeza ekzistojne nese ato nuk leshojne ndonje drite?. Deshmite per vrimat e zeza yjore vijne nga vezhgimet ne sistemet binare, kurse vrimat e zeza supermasive mund te verehen duke perdorur teleskopet X-ray, gjithashtu edhe permes gravitetit qe ato ushtrojne mbi yjet ne galaktike.

    Sipas Teorise se pergjithshme te Relativitetit nga Ajnshtajni, nje vrime e zeze ne hapesire eshte nje vend ku graviteti dhe eshte aq i madh sa qe edhe vete koha ndalon. Kjo shkakton nje ngjarje ku te gjitha objektet qe bien ose terhiqen brenda nga forca e gravitetit, zhduken pergjithmon. Analizat e fundit tregojne se nje vrimat e zeza posedonjne, Temperature dhe Rrezatim Hawking.

    Edhe pse ajo eshte e padukshme, vrima e zeze ne hapesire mund te verehet permes bashkeveprimit te saj me trupat dhe materialet tjera. Dikush mund te ndjeki levizjen e nje grupimi Yjor qe orbiton ne rajonin e hapesires e cila duket bosh. Gjithashtu, nje mundesi tjeter shikimi eshte kur shohim gazin e nje ylli i cili terhiqet dhunshem nga graviteti i vrimes se zeze. Kjo spirale e gazit, ngrohet ne temperatura shume te larta dhe sasia e madhe e rrezatimit radioaktiv qe del nga vrima e zeze ben te mundur vezhgimin e saj duke perdorur teleskopat X-ray. Vezhgimet e tilla kane bere te mundur faktin real per egzistencen e Vrimave te Zeza ne Univers.

    Ekzistenca e nje vrimve te zeza ne hapesire eshte njohur qe ne vitin 1783. Ne vitin 1915 Ajnshtajni publikoi Teorine e Relativitetit te Pergjithshem, por kjo nuk i dha nje kuptim te plote ketyre objekteve misterioze, dhe vetem disa vite me vone Karl Schwarzchild beri te mundur zgjidhjen e sakte e cila tregonte ekzistencen e vrimave te zeza. Zgjidhja e tij quhet Rrezja Schwarzchild.

    Disa shkencetare, dhe fantastikoshkencetare, besojne se, nese ne bejme nje lidhje me vrimat e zeza ne mund te udhetojme neper hapesire shume shpejt! (Pra shkurtim rruge). Te tjeret besojne se krijimi i nje vrime te zeze ne nje zone te mbyllur, do te mundesonte krijimin e nje anije me nje motorr ku energjia dhe karburanti nuk do te shteronte kurre.



    Vrima e Zeze Supermasive

    Vrimat e zeza Supermasive jane objekte me masa te cilat vleresohen ndermjet 1 milion dhe 1 miliard masa Diellore. Jane dalluar dy lloje vrimash te zeza, ato ''yjore'', me mase diellore (deri ne 20), dhe vrimat e zeza supermasive (SMBHs), me masa rreth 1 milion deri mbi 1 miliard masash Diellore. Sigurisht, vrimat e zeza nuk leshojne drite, keshtu qe ekzistenca e tyre tregohet nga metoda te ndryshme, nje prej te cilave eshte perdorur per zbulimin e eksoplaneteve - ku referohet levizja e objekteve te afert ne fushen gravitacionale. (Ashtu si levizja e yjeve qe tregojne exoplanetet).

    Vrima e zeze supermasive me e afert eshte ne qender e galaktikes sone Rruga e Qumeshtit, (SgrA) e quajtur pas burimit te rrezatues ne konstelacionin Shigjetari. Ekipe te ndryshme te astronomesh kane vezhguar me vemendje te madhe pozicionet e yjeve te afert ne shenjen Shigjetari, pra ne qendren e galaktikes tone. Gjurmimet e orbites se yjeve rreth Vrimes supermasive ne qender te galaktikes tone ata i bejne me infra te kuqe, per shkak se pluhuri mes nesh dhe Shenjes Shigjetari thith 31 madhesi te drites optike. Duke aplikuar ligjet e Keplerit, plus nje skice te Newtonit dhe inteligjencen e Ajnshtajnit, ne mund te vlersojme madhesine e vrimes supermasive ne qender te galaktikes tone.

    Vrima e Zeze Supermasive mund te fitoje mase ne disa menyra, dhe menyra me spektakolare eshte kur plazma e nxehte pershkon nje grup te pasur galaktikash qe bien ne qendren gravitacionale te vrimes me te madhe. Plazma eshte e ngjeshur, e ndezur, dhe perfundon ne nje disk te jashtem shtese rreth Vrimes supermasive, dhe pastaj zhduket prej aty duke u terhequr brenda qendres dhe duke formuar disa trare energjie qe pershkojne galaktiken pertej. Kjo disqe shtese rreth vrimes supermasive jane pergjegjes per madheshtine dhe shkelqimin e kuazareve.



    Event Horizon - Disku i jashtem ose Disku Shtese

    Horizonti i nje vrime te zeze eshte kufiri ne mes pjeses se jashtme dhe pjeses se brendeshme. Horizonti i vrimes se zeze eshte sjellja e pershkruar nga zbatimi i ekuacioneve te teorise se Relativitetit te Pergjithshem nga Ajnshtajni. Po ta vereni me kujdes, horizonti i saj ka formen e nje sfere dhe siperfaqe 2 Dimensionale e cila rrin mbi nje top 3 Dimensional. Per shembull, nese ju bini lirisht ne nje vrime te zeze forcat extreme nuk do ju shqyejne, sepse ju nuk do te kuptoni fare kur te kaloni tek horizonti i saj.

    Nese shikoni nga larg nje objekt qe bie brenda vrimes se zeze, ju do te shihni se objekti shkon afer dhe me afer, dhe drita behet e kuqe dhe me e kuqe, ose sic quhet ndryshe redshifted. Dhe kjo eshte perpjekja me e afert qe ne kemi bere per te testuar parashikimet e teorive te horizontit. Ne dekaden e ardhshme mund te behet i mundur studimi i horizontit te vrimes se zeze supermasive duke mare imazhe te Shenjes Shigjetari e cila ndodhet direkt ne drejtim te qendres se galaktikes tone.



    Rrezja Schwarzschild

    Nese e kompresojme Diellin poshte ne nje rreze prej 2,5 km, do tu krijonte nje vrime e zeze. Nga kompresimi i Tokes, rrezja do te ishte 0,9 cm. Kompresimi i nje mali te madh do te kishte nje rreze te barabarte me 1 nanometer. Kjo rreze eshte quajtur Radius Schwarzschild. Termi u emerua pas matematikanit Karl Schwarzschild, i cili ishte i pari qe zhvilloi formulen: Rs = 2 GM/c2. Ku, M eshte masa e trupit, G eshte konstantja universale e gravitetit, dhe c eshte shpejtesia e drites. Ju mund te perdorni kete formule per llogaritjen e Rrezes Schwarzschild tek ndonje objekt.

    Dhe keshtu, nje objekt me i vogel se Rrezja Schwarzschild eshte njihet si nje vrime e zeze. Siperfaqja e nje vrime e zeze vepron si nje horizont, nje pike ne te cilen as vete drita nuk mund te shpetoje. Cfare ndodh ne te vertete me masen brenda Rrezes Schwarzschild eshte nje mister. Disa shkencetare besojne se dendeisa e mases do ta ndalonte vrimen e zeze qe tu kompresonte akoma me shume, ndersa disa te tjere besojne se vrima e zeze do te vazhdonte tu kompresonte poshte pergjithmon.



    Rrezja Hawking

    Rrezja Hawking tregon se kur njerezit vdesin nga uria, ata behen dobesohen dhe pastaj vdesin, qe do te thote se kur nje vrime e zeze nuk ushqehet me (gaz/pluhur), ajo dobesohet duke humbur masen dhe pastaj shperbehet, por ate e ben ne menyre shume spektakolare ne nje hov te rrezatimit Hawking. Te pakten kjo eshte menyra qe ne kuptojme sot, por teoria mund te jete dhe e gabuar.

    Kozmologu, Astrofizikani, dhe Fizikani, ''Stephen Hawking'' ne vitin 1974, tregoi se vrimat e zeza duhet te emetojne rrezatim elektromagnetik me nje spekter te trupit te tyre, ky proces eshte quajtur avullimi i vrimes se zeze. Ky proces teorikisht funksionon keshtu: grimcat dhe antigrimcat prodhohen konstant dhe pastaj zhduken shume shpejt. Normalisht, ne nuk mund ti shohim kurre grimcat dhe antigrimcat e kesaj dukurie, por e dime egzistencen e tyre nepermjet efektit Casimir. Megjithate, nese nje pale e ketyre grimcave dhe antigrimcave virtuale dalin jashte prane egzistences se horizontit te vrimes se zeze, disa prej tyre mund te shpetojne dhe vrima e zeze ne kete menyre humbet mase. Kur keto grimca dalin larg nga horizonti i vrimes se zeze, athere referohen si rrezatimi i trupit te zi. Rezulton se sa me e vogel eshte vrima e zeze, aq me shpejt do ta humbase masen pershkak te Rrezatimit Hawking. Ne fund vrima e zeze shperbehet me nje shperthim te forte te rrezatimit gama, sepse kur ajo zvogelohet temperatura rritet ne extrem.

    Ka shume mistere ne lidhje me vrimat e zeza dhe Rrezatimit Hawking, per shembull, avullimi i vrimes se zeze nepermjet Rrezatimit Hawking do te thote se informacioni i objektit eshte i humbur pergjithmone. Shkaku kryesor i ketyre mistereve eshte se mekanika kuantike dhe relativiteti i pergjithshem - dy teorite me te suksesshme ne fizike, nuk perputhen me njera tjetren, dhe ne nuk kemi eksperimente apo vezhgime qe te na ndihmojne per te zgjidhur kete mosperputhje.



    Vrimat e zeza te perzgjedhura me fotografi. (Kuptohet Foto Artistike)

    Doni te shihni disa foto te vrimave te zeza?. Sigurisht, eshte e pamundur per te treguar ndonje fotografi te vertete te tyre, sepse ato jane te padukshme, por ne mund tiu tregojme rajonet rreth tyre, si dhe ilustrimet se si mund te duket nje vrime e zeze.


    Kjo foto tregon vrimen e zeze te padukshme, e cila eshte e rrethuar nga nje disk i jashtem materiali. Rrotullimi shpejte i vrimes se zeze ndervepron me materialin e diskut te jashtem, duke gjeneruar fusha te fuqishme magnetike.



    Kjo foto tregon nje vrime te zeze supermasive e cila eshte e rrethuar nga nje kupe e trashe gazi dhe pluhuri, qe ben te mundur erresimin e rajonit rreth saj. Fushat e fuqishme magnetike te vrimes se zeze arrijne te gjeneroje disa trare te fuqishem qe derdhen jashte ne hapesire.



    Kjo foto artistike tregon nje vrime te zeze supermasive ne qender te nje galaktike. Rrezatimi i fuqishem ne qender eshte derdhja e energjise nga thelbi, duke bere te mundur ndalimin e formimit te yjeve ne rajonet ne afersi te qendres se galaktikes.



    Kjo foto tregon vrimen e zeze e cila rrotullohet dhunshem ne qendren e diskut te jashtem. Edhe pse vrima e zeze ne te vetvete eshte e padukshme, ajo eshte e rrethuar nga nje disk materialesh qe bien brenda saj, (Sic bie uji ne lavaman).



    Kjo foto tregon vrimen e zeze e cila ka nje mardhiene binare me nje yll. Trau lidhes ndermjet tyre eshte materiali i yllit, i cili terhiqet dhunshem nga graviteti rreth diskut te jashtem per te rene pastaj ne qendren e vrimes se zeze. Shpejtesia rrotulluese e Vrimes se zeze gjeneron nje fushe te fuqishme magnetike qe ben te mundur krijimin e trareve binjake te materialit, i cili pershkon Vrimen e zeze pertej.




    Vrima e Zeze ne Toke

    Ashtu sic e dini edhe ju, egziston nje numer i madh menyrash qe Universi mund te na vrasi duke shkaterruar planetin tone dhe jeten ne te. Rrezja Gamma Ray Bursts, Coronal Mass Ejections - Shperthimi Diellor, ose Asteroidet dhe Kometat nese perplasen ne toke mund ta gjunjezojne planetin tone dhe vete jeten ne te. Por pytja me kryesore eshte, po Vrima e zeze?. Duhet te shqetesohemi nga ajo?, dhe a mundet qe Vrima e zeze te shkaterroje jeten ne planetin tone duke thithur gjithshka brenda vetes?. Duhet te jemi realist dhe te themi qe eshte e mundur, por shancet per nje ndodhi te tille jane shume te vogla rreth 1 ne 1 Trilion.

    Se pari, vrima e zeze duhet te vij ne Toke. Ka dy menyra te ndryshme qe te ndodhi kjo. E para qe ta krijojme nje vete, e dyta eshte qe nje vrime e zeze qe sillet perqark hapesires te shfaqet prane sistemit tone diellor dhe te shkoj ne drejtim te diellit.

    Ne do te fillojme me skenarin e pare: duke e krijuar vete shkaterrimin tone.
    Si mund ta krijojme vete nje vrime te zeze?. Teorikisht, kur protonet perplasen se bashku me force te mjaftueshme, mundesohet krijimi e nje vrime te vogel jeteshkurter. Colliders Particle si Large Hadron Collider ne Gjeneve Zvicer, potencialisht mund te krijoje vrima te zeza teper te vogla permes perplasjeve te protoneve. Ka pasur shume tituj nga mediat kryesore ne lidhje me potencialin e LHC dhe krijimin e vrimes se zeze ne gjeneve. Si pas ketyre burimeve mediatike mendohej qe krijimi i vrimes se zeze ne gjeneve do te bente qe kjo e fundit tu zhvendoste ne qender te Tokes dhe te fillonte aksionin e te ushqyerit duke e cuar planetin tone ne shkaterrim total. Normalisht duket shume e frikshme apo jo?, dhe dy njerez bene ceshte e mundur per te ndaluar LHC ne Gjeneve qe te kryente keto eksperimente, sepse si pas tyre keto eksperimente ishin teper te rrezikshme.

    Disa njerez kane uleritur per faktin se Large Hadron Collider do te krijoje nje vrime te zeze. Keto njerez pretendojne se vrima e zeze nga Large Hadron Collider do te zmadhohet dhe do te dali jasht kontrollit, dhe pastaj do te filloje shkaterrimin total te planetin tone.

    Frika u kthye ne nje ankth kur u gjuajt Ion Collider i pare, por pas gjuajtjes nuk u njoftua asnje incident, dhe akoma ne ditet e sotme nuk eshte rregjistruar ndonje i tille. Shumica e atyre njerezve qe mendonin kunder LHC ka qene te bllokuar nga nje injorance ne lidhje me shkencen dhe gjithashtu kane pasur mungesa njohurie ne lidhje me mekanizmat e sigurise qe ndodhen ne sistemin e LHC.

    Ne 30 mars 2010, LHC gjuajti nje bresheri binjake protonesh, 3.5 TEV ne drejtime te kunderta. Pasi gjuajtjet e kunderta perfunduan gjysmen e tunelit 27 km, grimcat u perplasen duke krijuar nje energji prej 7 TEV . Nga kjo perplasje nuk u krijua asnje vrime e zeze, por thjesht mijera faqe me te dhena te shpejta qe vinin nga kompjuterat, te cilat pershkruan se cfare ndodhi ne 1 miliardin e skondit. Shkencetareve mund ti duhet nje dekade e tere per te mbledhur te dhe per te studiuar te gjitha informacionet e krijuara nga perplasja.

    LHC eshte ndertuar me shpresen qe te na japi nje njohuri dhe kuptim, se si eshte krijuar Universi jone. Disa nga kuptimet kyce perfshijne: A gjenero masa te ndryshme Mekanizmi Higgs, - A egzistojn Higgs Boson, - A ekzistojne dimensionet tjera ashtu sic parashikohet nga teoria e fijes/String, - dhe a egziston materia e erret dhe cila eshte natyra e saj.

    Megjithate, LHC ne asnje menyre nuk do ta shkaterronte Token. Kjo eshte per shkak se vrimat e zeza te krijuara nga LHC do te zhduken pothuajse menjehere, per shkak te asaj qe quhet rrezatimi Bekenstein-Hawking, i cili teorizon se vrimat e zeza rrezatojne energji ne te vertete, dhe per kete arsye kane nje jetegjatesi te kufizuar. Nje vrime e zeze me mase te disa protoneve nje protoneve do te zhduket ne triliona te sekondit. Edhe edhe nese vrima e krijuar artificialisht do tu sillte perreth, ajo nuk do te bente ndonje dem.

    Natyrisht, ka menyra te tjera per krijimin e vrimave te zeza, pershembull rrezet kozmike duke i perplasur ne atmosferen tone. Nese keto kane krijuar mini/vrima te zeza gjate gjithe kohes, asnje prej tyre nuk ka dhene ndonje shenje e cila tregon gllaberimin e materialeve te tokes brenda vrimes se zeze. Synohet te behen shume eksperimente shkencore ketu ne toke ne lidhje me vrimat e zeza por rreziqet nga keto eksperimente jane shume minimale per te mos thene 0.

    Tani qe ne e dime se vrimat e zeza te krijuara ketu ne Toke nuk perbejne rrezik per ne, por po ato qe mund te vijne nga thellesite e hapesires?. Vrimat e zeza ne pergjithesi vijne ne dy madhesi, supermasive dhe yjore. Vrimat e zeza Supermasive ndodhen ne zemrat e galaktikave, dhe shancet per nje shkaterrim nga keto eshte pothuajse 0. Po ato qe formohen nga vdekja e nje ylli?. Vrima me vogel qe mund te krijojohet nga ky proces yjor eshte rreth 19 km e gjate. Vrima me e afert me sistemin tone diellor eshte Mjellma X-1, e cila eshte rreth 6000 vite drite larg, pra shume shume larg per te perbere nje kercenim per jeten tone.

    Nese nje vrime e zeze yjore do te kalonte permes Sistemit tone Diellor, konsekuencat do te ishin jashte imagjinates se njeriut. Objekti do tu shoqeronte nga nje disk i jashtem me nje temperature extreme te nxehte. Imagjinoni forcat e batices nga vrima e zeze duke shqetesuar Diellin dhe planetet tjera, dhe do shikoni qe perpara jush do jete nje rrumuje totale brenda sistemit diellor. eshte e mundur qe nje numri i planeteve, dhe madje vete Dielli, mund te nxirret jashte nga Sistemi Diellor, gje qe varet nga masa dhe shpejtesia e afrimit te vrimes se zeze. Vrima e zeze do te kishte nje shkelqim me nje temperature prej miliarda gradesh dhe do ishte e mundshme per tu pare me Observatore si Swift i NASA-s, teksa vinte drejt nesh.

    Vrima e Zeze do te thithte ajrin nderkohe qe kalonte neper atmosferen e Tokes, dhe pastaj do te fillonte duke krijuar nje disk te jashtem shtese. Sa me afer vrima e zeze aq me shume do avullonte Toka. Per nje vrime te tille, Toka do dukej shume afer vakumit, keshtu qe do tu terhiqte brenda duke lene vetem nje shenje rrezatimi dhe asgje me shume.

    Nje vrime e zeze e ketij lloji do te ishte ne gjendje qe te lekunte Henen dhe ta sillte ate drejt Tokes. Gjate afrimit te vrimes se zeze njerezit dhe objektet ne siperfaqen e Tokes do u thithnin direkt ne te. Pasi te ndikonte ne siperfaqe, ajo do te fillonte gllaberimin final te Tokes. Toka do te perfundonte thjesht si nje avull gazi i nxehte brenda ne qendren e vrimes se zeze.





    Ps- me falni per fotot se sinqerisht nuk po e mar vesh se si postohen
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Vrimat e zeza

    nuk jane vrima te zeza, por jeshile e erret...shkenca e ka korrigjuar kete gje....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Vrimat e zeza

    .................................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 10-08-2014 mė 07:10
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •