Nė shqip Ayn Rand, amerikania ruse e Revoltės sė Atlasit
TIRANE - Ėshtė botuar nė shqipe nga Pegi, vėllimi i dytė i trilogjisė Revolta e Atlasit. E shkruar nga autorja e njohur Aun Rand, romani ėshtė shqipėruar nga Amik Kasoruho. Libri, me elemente tė ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullėn mė tė gjerė tė bindjeve politike, filozofike dhe liberale tė pėrpunuara nga Ayn Rand-i. Heronjtė tanė ndodhen tashmė nė njė situatė ekonomike tė vėshtirė, armiqtė janė identifikuar, por mbetet ende sekreti i motorit magjik, i zhdukjeve tė mistershme dhe i kush ėshtė Xhon Gallti?. A do arrijnė Denji dhe Riardeni tė jenė tė lumtur sė bashku? Si do u vejė filli industrive dhe hekurudhave? Ēdo tė ndodhė midis Denjit dhe Fransiskos? Dhe mbi tė gjitha, pse zhduken njerėzit mė tė zotė tė botės? Kėto e shumė mė shumė do i gjeni nė volumin e dytė tė Revolta e Atlasit. Kritika ka folur shumė pėr Revoltėn e Atlasit, qė u botua nė vitin 1957 pėr herė tė parė. Qė atėherė ka qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme njė nga librat mė popullorė nė SHBA. Ai u rendit nė vendin e gjashtė nė listėn e librave mė tė shitur tė New York Times-it, tri ditė pas botimit. Mbeti nė listė pėr 21 javė dhe arriti nė vendin e katėrt. Nė njė sondazh tė vitit 1991, Revolta e Atlasit rezultoi si libri i dytė mė influencues pas Biblės. Botimi ka shitur mbi 30 milionė kopje gjatė gjithė historisė sė tij dhe ėshtė botuar nė 23 gjuhė tė ndryshme. Ai ka shitur 3 milionė kopje vetėm nė tri vite nga 2008-a deri nė 2010-n, periudhė kur libri u rikthye nė modė. Sipas The Economist, shitjet e librit duket se pėrkojnė me publikimin e tė dhėnave ekonomike. Sa herė qė nė ekonominė botėrore dhe amerikane ndihen efektet e njė krize, lexuesit i rikthehen Atlasit. Ai ėshtė parė si njė celebrim i jetės dhe i lumturisė. ...Individėt krijues, qėllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnė gėzimin dhe pėrmbushjen. Parazitėt, qė vazhdimisht shmangin qėllimshmėrinė dhe arsyen, shkatėrrohen me tė drejtė. Sa herė qė qeveritė ndėrhyjnė nė treg, lexuesit nxitojnė tė blejnė Revoltėn e Atlasit. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i njė grupi tė krijuar sė fundmi nė Facebook: I lexuat lajmet sot? Duket sikur Revolta e Atlasit po ndodh nė jetėn e vėrtetė, shkruante The Economist nė vitin 2009. Autorja Ayn Rand, lindur mė 1905 nė Shėn Pjetėrburg ka vdekur mė 1982 nė Nju Jork dhe ka qenė njė shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo ėshtė shkrimtarja e parė qė ka mbrojtur nė mėnyrė tė flaktė njė ideologji tė bazuar nė lirinė individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem laissez-faire. Ajo iu kundėrvu fesė, luftės dhe ēdo forme tė ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanė qenė shumė influencues nė kulturėn dhe shoqėrinė e SHBA-sė.
Po nga Pegi ėshtė botuar kėto ditė edhe libri pėr fėmijė i ilustruar Nė mbretėrinė e fantazisė. Shkruar nga Jeronim Stilton dhe pėrkthyer nga Agim Doksani, ai i ēon tė vegjlit nė njė udhėtim spektakolar. A do tė dėshironit tė takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhė mjekroshė, gjigantė, zana... Por edhe njėbrirėsh, katallanė dhe njerėz-ujqėr? Do tju pėlqente tė fluturonit nė shpinėn e Dragoit legjendar tė Ylberit? Le tė nisemi sė bashku atėherė, nė kėtė udhėtim aventuror nė flatrat e fantazisė, bashkė me Jeronim Stiltonin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) - 2013
Krijoni Kontakt