Sot, date 8 gusht 2014, ne behemi vendi i dyte ne bote pas Korese se Veriut qe detyrojme qytetaret te regjistrojne ne polici IMEI-n e celulareve, kodin personal te privatesise dhe intimitetit te tyre ne fushen e komunikimeve dixhitale.
Me kete vendim monstruoz, Edvin Kristaq Rama kerkon qe nje arritje madhore te jetes se qytetareve shqiptare, qe sot kane perdorimin e telefonave celulare mbi 184%, pra mbi mesataren e BE, t'ua kthej sipas qefit te qeverise, ne nje fatkeqesi, duke ju kontrolluar por dhe fallsifikuar nepermjet tij ēdo gje private dhe intime ne komunikimet e tyre.
Me kete vendim te ulet, amoral dhe policesk, Edi Rama, nipi i persekutorit mizor te inteligjences teknike shqiptare, famekeqit Spiro Koleka, dhe i biri i njeriut qe firmosi varje dhe ekzekutime qytetaresh te pafajshem ne fundin e viteve 80, autorizon veten dhe fallangat e tij te futen si hije te zeza e te spiunojne, te kontrollojne, te manipulojne per qellime dhe interesa te tyre ēdo komunikim bisede, mesazh, Facebook, E-mail, Viber, Skype, ne Internet, Google qe qytetaret bejne per qelime strikt private, miqesie, biznesi, dashurie, malli, gezimi, hidherimi, fejese, dasme, vdekje dhe te ēdo natyre tjeter. Ky vendim i turpshem i perēudnuar eshte ne kundrshtim flagrant me Kushtetuten e Shqiperise, nenet 35 dhe 36 te saj qe garantojne "lirine dhe fshehtesine e korrespondences dhe te ēdo mjeti tjeter komunikimi". Ky vendim vjen ne shkelje flagrante me vendimin e Gjykates Europiane, qe urdheron qeverite dhe kompanite te mos prekin te mos ruajne IMEI-n dhe te dhenat e tjera private te qytetareve.
Kete vendim paranojak, kete denim kolektiv, siē tha dje zedhenesja e Rames, kushurire Koleka, qeveria Rama - Meta e mori me pretendimin qesharak per te luftuar kontrabanden e celulareve. Kesaj i thone te konsiderosh dhe te shpallesh ēdo qytetar kontrabandist.
Ju bej thirrje qytetareve te reagojne me ēdo mjet demokratik dhe mosbindje civile ne mbrojtje te lirise, dinjitetit te tyre, privatesise se komunikimit te tyre, te drejtes se tyre kushtetuese per fshehtesine e komunikimit, duke mos dorezuar IMEI-n e celularit te tyre. Ju bej thirrje kompanive celulare te zbatojne vendimin e Gjykates Europiane dhe Kushtetuten e Shqiperise dhe te mos shnderrohen ne nje mjet terrori psikologjik te regjimit policesk te neo-bllokmeneve, por te sillen si kompani seorioze europiane, ashtu sikurse dhe jane!!