Albert Ajnshtajn, ishte njė gjeni i rrallė, ėshtė ai qė zbuloi teorinė e relativitetit dhe njihet si babai i fizikės moderne. Falė inteligjencės sė tij, emri i tij Ajnshtajn, ėshtė shndėrruar nė sinonim tė gjenialitetit.

Gjatė rinisė sė tij, nuk arriti tė gjejė njė punė tė pėrshtatshme, u pėrball me probleme nga mė tė ndryshmet nė jetėn bashkėshortore dhe e ardhmja e fėmijėve dukej e zymtė. Njėri prej fėmijėve vuante nga skizofrenia, kurse tjetri jetonte larg dy prindėrve. Nacionalistėt gjermanė e pėrndoqėn sepse ishte ēifut gjerman, ndėrkohė qė njerėz tė tjerė orvateshin ta privojnė nga tė drejtat pėr shkak tė teorive tė veta. Tė gjitha kėto, e detyruan tė braktisė Gjermaninė dhe tė emigrojė nė Amerikė. Para vdekjes, shėrbimi sekret amerikan e akuzoi pėr bindje komuniste pėr shkak tė kritikave qė i kishte adresuar kapitalizmit. Njė herė, ai shkroi:"Jam shndėrruar nė njė rrugaē dhe ngatėrrestar nė atdheun tim tė ri, kjo pėr shkak tė paaftėsisė time pėr tė mbyllur gojėn dhe pėr tė duruar gjithēka qė ndodh kėtu."

Edhe pse ishte ēifut dhe i ndikuar nga sionizmi nė njė fazė tė jetės sė tij, ai i ndryshonte gjithmonė mendimet e veta. Kur i ofruan postin e presidentit tė Izraelit, ai u tha:"Unė jam njeri i shkencės jo i politikės." Para komisionit anglo-amerikan, ai shprehu pakėnaqėsinė e tij pėr idenė e shtetit hebre duke thėnė:"Kam qenė gjithmonė kundėr kėsaj ideje."

Ajnshtajnit i trokiti fati nė derė pėr tu bėrė njė nga njerėzit mė tė famshėm nė botė, por ai preferoi modestinė dhe thjeshtėsinė e tij, duke e zhveshur veten nga ēdo tipar dallues.

Shpesh herė ai thoshte:"Kur kam qenė i vogėl, gjithēka qė doja ishte tė ulem nė njė qoshe dhe tė bėj punėn time, pa tėrhequr vėmendjen e askujt. Kurse tani, shiheni vetė ēfarė mė ka ngjarė!"

Tregohet se njė herė, ai ishte gjatė rrugės pėr tė mbajtur njė leksion. Shoferi i tij, i thotė:"Zotėri, unė e di qė mbajtja e leksioneve dhe pėrgjigja ndaj pyetjeve tė auditorit ėshtė diēka qė u ėshtė bėrė monotoni dhe u ka dalė qejfit. Ēfarė mendoni qė t'ju zėvendėsoj unė nė kėtė leksion, aq mė tepėr qė auditori nuk ju njeh personalisht? Unė u ngjaj shumė edhe fizikisht, flokėt i kam njėlloj si tė tuat dhe ia kam idenė se pėr ēfarė do tė flas."

Ajnshtajnit i pėlqeu kjo ide. Me tė mbėrritur, shoferi u ngjit nė foltore, ndėrkohė qė shkencėtari vetė u ul nė rreshtat e fundit, i veshur si shofer!

Leksioni shkoi pėr sė mbari. Diku nga fundi, njė pedagog u ngrit dhe i drejtoi folėsit, tė cilin e mendonte se ėshtė Ajnshtajni, njė pyetje tejet tė vėshtirė, me dėshirėn pėr ta vėnė nė siklet shkencėtarin para gjithė atij kallaballėku.

Kėtu, ligjėruesi qė nė fakt ishte shoferi i Ajnshtajnit, i dha njė buzėqeshje profesorit dhe i tha:"Pyetja juaj ėshtė mediokre i nderuar, pasi pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, e di dhe shoferi im, i cili do tė vijė nė ēast dhe ti pėrgjigjet!"

Menjėherė u ngrit Ajnshtajni qė qėndronte ulur nė rreshtat e fundit tė sallės dhe iu pėrgjigj pyetjes nė mėnyrė tė shkoqitur, duke i lėnė me gojė hapur tė pranishmit.