Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    6 gusht - Metamorfoza (Shpërfytyrimi) e Shpëtimtarit (Sotirit).

    E mërkurë, 6 gusht 2014 - Shenjtori i ditës.

    Metamorfoza (Shpërfytyrimi) e Shpëtimtarit (Sotirit).

    Në Ungjillin e sotëm, Jisui i udhëheq dishepujt e Tij në një mal të lartë dhe u tregon atyre lavdinë e Tij hyjnore. Ashtu si Theofania edhe Metamorfoza është një e kremte drite. Metamorfoza është zbulim i Trinisë së Shenjtë. Në malin Tabor ashtu si në pagëzimin e shenjtë në Jordan, Ati flet nga qiejt duke dëshmuar birin hyjnor Krishtin. Edhe Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në këtë ngjarje, jo si një pëllumb, por në formën e një drite verbuese që rrethon Krishtin dhe hedh dritë mbi gjithë malin. Kjo dritë verbuese është drita e Shpirtit të Shenjtë.

    Shpërfytyrimi ndodhi 40 ditë pas vuajtjeve të Krishtit. Ai e zgjodhi këtë moment të veçantë që t'u shfaqte dishepujve diçka nga lavdia e Tij hyjnore, me qëllim që të bëhej gati të duronte vuajtjet mbi kryq, dhe kisha jonë e kremton këtë ngjarje më 6 Gusht.

    Shpërfytyrimi na paraqet potencialin e plotë të natyrës njerëzore dhe lavdinë e cila do të mbulohet përsëri nga hiri i Perëndisë. Tre dishepujt, Petro, Jakovi dhe Joani bëhen dëshmitarë të lavdisë së Krishtit. Ata e panë fytyrën e Tij "të ndriçonte si diell". Krishti iu shfaq dishepujve në Malin Tabor jo si një shërbëtor, por në formën e Perëndisë, si personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Ky trupëzim mbetet i pandashëm nga natyra e Tij Hyjnore, e cila është e përbashkët më Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Shfaqja e Hyjnisë së Krishtit është njëkohësisht një Theofani e Trinisë. "Ati me anën e zërit dëshmoi Birin e tij të dashur, ndërsa Shpirti i Shenjtë u ndriçua bashkë me të me anën e resë së ndritshme".

    Apostujt pasi dëgjuan zërin e Atit dhe panë renë e ndritshme, ranë në gjunjë, ndërsa Krishti gjatë shpërfytyrimit qëndronte në majë të malit duke folur me Moisiun dhe Ilian. Të dy profetët e kishin nga një vizion prej Perëndisë, Moisiu në malin e Sinait, ndërsa Ilia në Karmel. Moisiu përfaqëson të vdekurit, ndërsa Ilia që u mor në qiell nga një karrocë e zjarrtë përfaqëson të gjallët. Por Krishti në malin Tabor na paraqitet si Zot i të vdekurve dhe i të gjallëve duke na dhënë karakterin eskatologjik të Shpërfytyrimit. Apostujt në ditën e Shpërfytyrimit e panë lavdinë e Krishtit dhe shijuan gëzimin e Parajsës.



    KOASH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 6 gusht - Metamorfoza (Shpërfytyrimi) e Shpëtimtarit (Sotirit).

    Shpërfytyrimi (Metamorfoza)

    Emri:  52264024212_7bf5d86d0b.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  103.8 KB

    Shpërfytyrimi i Krishtit është një nga ngjarjet kryesore të rregjistruara në Ungjijtë. Menjëherë porsa Zoti ishte njohur nga apostujt e Tij si “Krishti (Mesia), Biri i Perëndisë së Gjallë”, ai iu tregoi atyre se “ai duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë… se do të vritej dhe do të ngjallej të tretën ditë” (Mattheu 16). Njoftimi i afrimit të pësimit dhe vdekjes së Krishtit u prit me indinjatë nga nxënësit. Pastaj, mbasi i qortoi ata, Zoti mori Pietrin, Jakovin e Joanin dhe “u ngjit në një mal të lartë”, sipas traditës Mali Tabor dhe atje “u shpërfytyrua përpara tyre”.

    …edhe faqja e tij ndriti posi dielli, edhe rrobat e tij u bënë të bardha posi drita. Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të. Atëherë Pietri, duke marrë fjalën, i tha Jisuit: “Zot, është mirë që ne jemi këtu, nëse do, le të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”. Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: “Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!”. Dhe nxënësit, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë përdhe dhe i zuri një frikë e madhe. Por, Jisui u afrua, i preku dhe tha: “Ngrehuni dhe mos kini frikë!”. Dhe ata kur ngritën sytë përpjetë, nuk panë njeri, përveç Jisuit vetëm. Pastaj, kur po zbritnin nga mali; Jisui i porositi, duke iu thënë: “mos i thoni askujt për këtë vegim, derisa Biri i Njeriut të ngjallet nga të vdekurit.” (Mattheu 17:1-9; shih, gjithashtu Marku 9:1-9; Lluka 9:28-36; 2 Pietri 1:16-18).

    Festa Judaike e Kasolleve (ose e të Vjelave) ishte një festë e banimit të Perëndisë me njerëzit dhe Shpërfytyrimi i Krishtit zbulon se si ndodh ky bashkëbanim me anë të Mesias, Birit të Perëndisë në mish njerëzor. Nuk ka dyshim se Shpërfytyrimi i Krishtit ndodhi gjatë kohës së Festës të Kasolleve dhe kremtimi i ngjarjes në Kishën e Krishterë, bëhet përmbushja në Dhiatën e Re e festës së Dhiatës së Vjetër, në një mënyrë të ngjashme me festat e Pashkëve dhe të Rushajeve.

    Në Shpërfytyrimin, apostujt panë lavdinë e Perëndisë të pranishme në madhështi, në personin e Krishtit. Ata panë, që me të vërtetë në atë “tërë plotësia e Perëndisë pëlqeu të banojë” dhe që “në atë gjithë plotësia e hyjnisë banon trupërisht” (Kolosianët 1:19, 2:9). Ata e panë këtë para kryqëzimit, që të mund të njihnin se kush ishte ai që vuajti për ata dhe se çfarë ka përgatitur ai, i cili është Perëndi, për ata që e duan atë. Këtë kremton Kisha në festën e Shpërfytyrimit. Kur u shpërfytyrove në mal, o Krisht Perëndi, lavdinë tënde i tregove nxënësve, në masën që ata mund ta mbanin. Le të ndriçojë mbi ne mëkatarët drita jote e përjetshme. Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, O Jetëdhënës, lavdi më Ty (Përlëshorja). Në mal u shpërfytyrove, o Krisht Perëndi dhe nxënësit panë lavdinë tënde, aq sa ata mund ta shikonin dhe kështu, kur do të shikonin në kryq, do e kuptonin që pësimi yt ishte i vullnetshëm dhe do të shpallnin në tërë botën, se Ti je me të vërtetë Shkëlqimi i Atit (Shkurtorja).

    Përveç kuptimit themelor që ka ngjarja e Shpërfytyrimit, në kontekstin e jetës dhe misionit të Krishtit dhe të temës së lavdisë së Perëndisë, që u zbulua me tërë shkëlqimin hyjnor në faqen e Shpëtimtarit, prania e Moisiut dhe Elias ka gjithashtu, një rëndësi të madhe për kuptimin dhe kremtimin e festës. Shumë himne i referohen këtyre dy figurave udhëheqëse të Dhiatës së Vjetër. Gjithashtu, këndimet nga Dhiata e Vjetër në Mbrëmësoren flasin për shfaqjen e lavdisë së Perëndisë tek këta dy njerëz të shenjtë (Eksodi 24:12-18, 33:11-34; 1 Mbretërit 19:3-16).

    Moisiu dhe Elia, sipas vargjeve liturgjike, nuk janë vetëm figurat më të mëdha të Dhiatës së Vjetër, të cilët vijnë tani për të adhuruar Birin e Perëndisë në lavdi dhe nuk janë vetëm thjesht dy njerëz të shenjtë, të cilëve Perëndia iu ishte zbuluar në theofanitë parafigurative të Dhiatës së Vjetër të Izraelit. Këto dy figura qëndrojnë për vetë Dhiatën e Vjetër: Moisiu për Ligjin dhe Elia për Profetët. Dhe Krishti është përmbushja e Ligjit dhe e Profetëve (Mattheu 5:17).

    Ata të dy qëndrojnë, gjithashtu, për të gjallët dhe për të vdekurit, sepse Moisiu vdiq dhe vendi i varrimit të tij njihet, ndërsa Elia u rrëmbye i gjallë në qiell, për t’u shfaqur përsëri, për të lajmëruar kohën e shpëtimit të Perëndisë në Krishtin Mesia. Kështu, në shfaqjen e Jisuit në malin e Shpërfytyrimit, Moisiu dhe Elia tregojnë, që Mesia-Shpëtimtar është këtu dhe që ai është Biri i Perëndisë, për të cilin Ati vetë dëshmon, Zoti i gjithë krijimit, i Dhiatës së Vjetër dhe të Re, i të gjallëve dhe i të vdekurve. Shpërfytyrimi i Krishtit është në vetvete përmbushja e të gjitha theofanive dhe shfaqjeve të Perëndisë, përmbushje e bërë e përsosur dhe e plotë në personin e Krishtit. Shpërfytyrimi i Krishtit na zbulon destinimin përfundimtar të të gjithë njerëzve dhe të të gjithë krijimit – që do transformohet dhe lavdërohet nëpërmjet shkëlqimit madhështor të vetë Perëndisë.

    Nuk ka dyshim që festa e Shpërfytyrimit të Krishtit i përkiste në fillim periudhës para Pashke të Kishës. Ndoshta kremtohej në një nga të Dielat e Kreshmës, sepse, përveç disa evidencave historike dhe faktit që sot Shën Grigor Pallamai, mësuesi i madh i Shpërfytyrimit të Krishtit, përkujtohet gjatë Kreshmës, ngjarja vetë është e lidhur me afrimin e vdekjes dhe Ngjalljes së Shpëtimtarit. …Sepse kur do të shikonin në kryq, do e kuptonin që pësimi yt ishte i vullnetshëm… (Shkurtorja). Sot, festa e Shpërfytyrimit kremtohet në 6 gusht, ndoshta për disa arsye historike. Megjithatë, kremtimi veror i festës, të çon vetë në temën e Shpërfytyrimit. Bekimi në këtë ditë i rrushit, si edhe i frutave dhe zarzavateve të tjera, është shenja me e bukur dhe më e përshtatshme e shpërfytyrimit final të të gjitha gjërave në Krishtin. Ai tregon lulëzimin dhe frutshmërinë përfundimtare të të gjithë krijimit në parajsën e Mbretërisë së jetës pambarim të Perëndisë, ku gjithçka do të transformohet nga lavdia e Zotit.

    KOASH

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 6 gusht - Metamorfoza (Shpërfytyrimi) e Shpëtimtarit (Sotirit).


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 6 gusht - Metamorfoza (Shpërfytyrimi) e Shpëtimtarit (Sotirit).

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •