Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    A është aloe vera aq e fuqishme sa një ilaç?

    Ekspertët kanë thënë “po”: aloe vera është një ilaç i vërtetë. Ajo mund të luftojë gastritin, të forcojë sistemin imunitar dhe të mbajë në ekuilibër sheqerin në gjak



    Fillimisht në treg u hodhën një bum produktesh kozmetike me bazë aloe verën, për t’u përdorur mbi fytyrë dhe trup, me efekt antimoshë. Për më tepër, virtytet e aloes janë të njohura që nga antikiteti: duket se dhe Kleopatra e përdorte këtë bimë për të mbajtur lëkurën e re. Ndërsa tashmë kjo bimë e lëngshme po përdoret gjithnjë e më shumë si lëng ose xhel për t’u pirë dhe për të kuruar ose parandaluar shumë sëmundje. Falë shumë përbërësve të saj aktivë, aloe vera ndihmon në luftimin e lodhjes, gastritit dhe shenjat e plakjes, por edhe për të forcuar sistemin imunitar. Me pak fjalë, duket si një ilaç magjik, për të cilin të gjithë kemi nevojë. Por a është ajo vërtet e tillë? Për këtë kanë folur ekspertët.



    Çfarë përmban realisht aloe vera?

    Më shumë se 75 ushqyes dhe 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, krom, selen, natrium), vitaminat A, B, C, D, E, fibrat, enzimat dhe antioksidantët. Në mesin e substancave më interesante që kjo bimë është e pasur, është edhe karbohidrat kompleks, acemannani, i cili duket të ketë përfitime të mahnitshme për stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. “Lëngu i aloe verës merret në ‘lëkurën’ e gjethes së kësaj bime, ndërsa ajo përmban disa substanca, të cilat kanë një efekt laksativ”, shpjegon Fabio Firenzuoli, drejtori i Qendrës për Mjekësi Integruese në spitalin “Careggi”. Lëngu i aloe verës ka një shije të ngjashme si ajo e qitros; është një lloj shije tropikale, e cila e bën atë shumë të mirë në stinën e verës, veçanërisht nëse pihet i ftohtë.



    Kujt i bën mirë lëngu i aloe verës?

    “Aloe vera mund të ketë efekte vërtet të fuqishme te disa sëmundje”, thotë Cyrus Vestita, profesor i mjekësisë bimore në Universitetin e Pizës. “Është e jashtëzakonshme për të luftuar gastritin dhe refluksin gastroezofageal, sepse ka një efekt zbutës te lëngjet e stomakut, ndërsa redukton shumë simptoma të dhembjes së tij”. Por jo vetëm. Lëngu i aloe verës është në gjendje të normalizojë vlerat e kolesterolit dhe të sheqerit, ndërsa vepron në shërimin dhe rregullimin e funksionimit të zorrëve.



    A ka efekt antimoshë lëngu i aloe verës?

    Po, sepse aminoacidet esenciale dhe oligoelementet që ajo përmban dërgojnë ujë në qelizat e lëkurës duke i dhënë një pamje më të shëndetshme. “Provoni në këto momente të prisni një gjethe nga bima juaj aloe vera (nëse e keni një të tillë ose nëse do ta blini). Hiqini gjembat dhe priteni atë në mes. Më pas do të dalë një lloj lëngu xhelatinë, të cilën mund ta aplikoni menjëherë në fytyrë ose duar, ndërsa do të ndieni një lloj freskie të pakrahasueshme. Ndjesia do të largohet pas pak minutash, duke e lënë lëkurën të butë dhe me plot vitalitet”, sugjeron kështu Vestita.



    A mund të na ndihmojë kjo bimë për t’u dobësuar?

    Sipas disa ekspertëve, ajo do të na ndihmonte në mbajtjen në kontroll të peshës, sepse rregullon nivelet e sheqerit në gjak duke parandaluar urinë. “Në të vërtetë është demonstruar se pirja e xhelit të aloe verës mund të rrisë efektshmërinë e ilaçeve antidiabetike dhe në këtë mënyrë të na japë hipoglicemi, por kjo nuk do të thotë se na ndihmon që të dobësohemi”, sqaron Firenzuoli. Megjithatë, falë kaliumit që përmban, mund të na ndihmojë në luftën kundër celulitit.



    Po kancerin mund ta parandalojë?

    Në fakt në internet qarkullon një lloj recete që si përbërës ka gjethet e aloes, mjaltin dhe rakinë. “Fatkeqësisht nuk ka studime të cilat tregojnë efikasitetin antikancer të aloe verës. Por nga ana tjetër, është e vërtetë se disa polisakaride, të cilat gjenden në këtë bimë, kanë një veprim imuno-stimulues dhe kjo është treguar nga studime serioze”, shpjegon Firenzuoli.



    Lëngu i aloe verës: udhëzime për përdorim

    Ja se çfarë duhet të bëni për të ndjekur një kurë me aloe vera kundër gastritit dhe për të qëndruar të shëndetshëm:

    “Ideale do të ishte të zgjidhni produktet të cilat në etiketim kanë të mbishkruar lëng puro ose xhel aloe vera 90%”, rekomandon Ciro Vestita, mjek ekspert në mjekësinë bimore. Ndërkohë do të ishte mirë që të shmangnit pijet që përmbajnë veçanërisht ujë dhe sheqer. Për të qenë sa më e efektshme, kura me aloe vera duhet të zgjasë të paktën tre muaj. Po doza? Ju duhet të pini një lugë gjelle me stomakun bosh përpara çdo vakti. Nëse nuk ju pëlqen shija, ju mund ta holloni xhelin e saj me pak ujë ose lëng frutash të freskët.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: A është aloe vera aq e fuqishme sa një ilaç?

    aloe vera nuk eshte nje ilac i vertete por ka veti magjike. eshte nje fiksim, nje dashuri e fshehte e zotit per kete frut qe i ngjan kaktusit dhe stepave andej edhe nga e ka origjinen e dashur te femijerise zoti.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: A është aloe vera aq e fuqishme sa një ilaç?

    Shega dhe Aloe Vera – Absolute për Shëndet të Plotë

    Kombinimi i një fruti si Shega me Aloe Vera është një nga kurat më të fuqishme që natyra ofron.

    Vlerat e këtij bashkimi janë të rralla pasi fuqitë e kombinuara arrijnë të shërojnë organizmin.

    Kohët e fundit lëngu i kombinuar i të dyjave ka fituar mjaft vëmendje dhe popullaritet në mesin e njerëzve që kujdesen mirë për shëndetin e tyre.

    Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, lëngu e shegës me Aloe Vera përmban sasinë maksimale të antioksidantëve të cilat shumëfishohen nga kombinimi i lëngut fantastik.

    Lëngu i Shegës me Aloe Vera përmirëson shëndetin e zemrës

    Kombinimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm.

    Lëngu i shegës zvogëlon zhvillimin e arteriosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

    Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru. AgroWeb.org ju tregon se lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.

    Kombinim kundër plakjes së organizmit

    Shega dhe aloe ndihmojnë në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat. Lëngu i shegës me aloe gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Gjithashtu parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.

    Lëngu i Aloe Vera mban nën kontroll sheqerin në gjak

    Dëshironi të ulni nivelin e sheqerit në gjak? Mjafton të pini rregullisht lëng aloe vera në sasi të kufizuara ditore. Kështu do të keni më pak luhatje të insulinës në organizëm. Lajm i mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata që duan të mbajnë nën kontroll nivelet e glicemisë.

    Si ta përgatisni lëngun e Shegës me Aloe Vera?

    Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës. Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë. Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.

    Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes. AgroWeb.org ju këshillon ta filtroni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar.

    Shtoni lëngun e dy shegëve të shtrydhura. Përzijini së bashku dhe shijojini.

    Duhet të keni parasysh që vetëm 10 gramë në ditë nga xheli i Aloe Verës keni nevojë të kombinoni me lëngun e shegës. Kjo është edhe sasia e rekomanduar ditore, shega nuk është problem, por Aloe mund të rëndojë tretjen.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/shega-aloe-vera/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •