Kjo eshte tema e dyte qe hapet per te njejtin subjekt. Tema paraardhese u mbyll per shkak te numrit te larte te postimeve. Pavaresisht nga disa paralajmerime qe leshova ne ate teme per t'i qendruar subjektit per te cilin ishte hapur, shume anatare emocionale e devijuan temen dhe e mbushen ate me postime komplet te pavlefshme. Kjo coi dhe ne numrin e larte te postimeve.
Ju lutem mos harroni qe luftrat as nuk fitohen e as nuk humben ne Forumin Shqiptar. Ketu ne vetem diskutojme. Ndenjat personale dhe preferencat rracore apo fetare jane subjektive ne paraqitjen e lajmeve. Ato ndodhin pavaresisht nga krahu qe ne zgjedhim te mbeshtesim. Nese temen e pare nuk e mbajta dot nen kontroll qe ne fillim, kjo e dyta do jete ne kontroll te rrepte dhe sdo lejohen postime qe nuk i permbahen qellimit per te cilin eshte hapur. Pra do ju lutesha dhe njehere te mbani parasysh keto gjera.
Diskutim te mbare.
Krijoni Kontakt