PERSONAZH/ Flet modelja me famë botërore Nicky Doda: Vendi më i bukur në botë është Shkodra



-Ëndrra ime është vetëm një: Të bëhem “Victoria's Secret Angel”

-Kur jam pushim shërbej vullnetare në një shtëpi fëmijësh jetim

-Albumi më i mirë ka qenë në Bahamas me fotografen e shquar Tiger Gomez

- Në Amerikë hapësirat i ke pa kufi

-Do dashuroja me kënaqësi një djalë shqiptar


Albert Z. ZHOLI

Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe thuajse njihet në botë si modele. Është vetëm 17 vjeç, por zhvillimi i saj bën që të gjithë ti thonë se jeni 21 vjeçe/ Ka një trup perfekt por dhe një inteligjencë për ta pasur zili. Ajo në këtë rrugë është nxitur dhe frymëzuar nga nëna e saj Suela Leka. Ajo ishte Misi i parë i Shkodrës në vitin 1993 dhe shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria.

- Sa vjeçe jeni ju dhe prej cilit vend jeni?

- Unë jam 17 vjeçe, por shumë njerëz me thonë se dukesh si një 21 vjeçare dhe mendoj si një grua në moshë, llogaritë bëjini vetë

Unë jam shqiptare, por kam lindur dhe rritur në Florida të ShBA. Por them se jam shqiptare. Kjo pa diskutim.

- Si e keni filluar modeling?

- Unë në këtë rrugë jam nxitur dhe frymëzuar nga nëna ime Suela Leka. Ajo ishte Misi i parë i Shkodrës në vitin 1993 dhe shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria. Duke pare videot e saja dhe dëgjuar historitë e saja, unë kuptova se më pëlqen të ndjek shembullin e nënës, duke pasur parasysh se kam shumë si ajo në fizikun tim.

- Cili ka qenë debutimi i juaj më i rëndësishëm në këtë industri?

- Unë mendoj se pjesëmarrja ime ka qenë gjithmonë e rëndësishme, pa dalluar sa e madhe apo e vogël ishte modelimi. Unë punoj me njerëz të ndryshëm dhe besoj se ndien kënaqësi me çfarë bën, njerëzit të admirojnë për pasionin dhe çiltërsinë dhe dëshirojnë të punojnë sërish me mua!!

- Cila ka qenë photoshoot që të mbetet ndër mend më shumë?

-Le të mundohem....! Po e them me plot gojën, ishte photo-shoot me fotografen e njohur Tiger Gomez në Bahamas. Ishte hera e parë që u largova nga Amerika për punë dhe kurrë nuk do ti harroj ditët e bukura që kalova me grupin atje!!

- Si ndihesh kur ec ne runway?

-Unë marrë pjesë në shume runway të ndryshëm të shumë designers të shquar që Ka Florida, po inkludoj këtu Miami Dhe NY Fashion week, që unë pata fatin të marr pjesë dhe me të vërtet ishte një eksperiencë shumë e bukur!!

-Cila do të ishte ëndrra jote në modelim?

Mendimi dhe dëshira ime është vetëm një: Të bëhem “Victoria's Secret Angel” gjithmonë mbetet ëndrra ime!!

-Kur nuk je shumë e ngarkuar me modeling cilat janë gjërat që të pëlqejn të bësh?

- Unë punoj vullnetare tek një “Orphanage Home”, ku jetojnë 25 fëmijë nga mosha 3 deri 10 që nuk kanë prindër. Unë dhe familja ime bëjmë shumë aktivitete me fëmijët që jetojnë në këtë institucion.

- Nëse nuk je modele, çfarë do të bëni?

-Jam në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe planifikoj të shkoj në Neu York ose California,LA. Vazhdoj të mendoj për zgjedhjen e degës. Përfundimi i plotë i edukimit tim është shumë i rëndësishëm!!

- Cili është vendi që të pëlqen më shumë të vizitosh?

Kam qenë shumë me fat të shoh shumë vende të bukura rreth e rrotull botës por asgjë nuk krahasohet me Shqipërinë e sidomos Shkodrën që shpresoj ta vizitoj sërisht së shpejti.

-Çfarë bën ta mbash trupin në formë?

- Unë punoj me trainer personal. Jam pjesëmarrëse e ekipit të volejbollit të shkollës dhe bëjmë kampionat në shkallë shteti, Florida. Gjithashtu surfing është pjesë e aktivitetit tim. Të jetosh në Florida surfing është një aktivitet i padiskutueshëm.

A jeni e dashuruar?

Jo nuk jam! Tashmë kam gjëra më të rëndësishme.

-A mendoni te keni një të dashur shqiptar?

- E pse jo!! Djemtë Shqiptare janë shume familjarë, bukurosh, dhe shumë të çiltër... Megjithatë është zemra ajo që vendos!!!



- A e keni të vështirë gjuhën shqipe dhe si e ruani atë?

- Gjuha Shqipe ishte gjuha e parë dhe e vetme qe unë kam folur deri sa fillova shkollën!! Meritat ja lë gjyshit tim Viktor Leka, i cili ishte drejtor i shkollës *Dëshmoret e Prishtinës* në Shkodër!! Ai ma mësoi mua gjuhën shqipe me abetare. Në shtëpi komunikojmë shqip dhe gjithashtu kemi disa kanale televizive shqiptare që i ndjekim vazhdimisht!!

- -Kush ua vendosi emrin dhe a ju pëlqen?

- Emrin ma ka vendosur mama Suela dhe më pëlqen shumë sepse është një emër që përdoret si për djemtë ashtu edhe për vajzat..Unisex!!

- A është e vështirë të ecësh përpara në Amerikë?

- - Këtu ka shumë Kompeticion!! Varet gjithashtu edhe tek njeriu, por mundësit të ecësh përpara në Amerikë janë të shumta!!

- A mendoni që femrat shqiptare janë të bukura!

- Femrat shqiptare janë shumë të bukura dhe të zgjuara!!

Nicky Doda