Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-07-2014
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    3

    Bisedë me Alain Finkielkraut, mbi konfliktin Izrael-Palestinë dhe të tjera...

    Në emër të luftës kundër islamofobisë, nënvlerësohet urrejtja ndaj çifutëve dhe Francës

    Në emër të luftës kundër islamofobisë, nënvlerësohet urrejtja ndaj çifutëve dhe Francës

    Bisedë me Alain Finkielkraut, FigaroVox, 26 korrik 2014
    Përkthyer nga origjinali (frëngjisht): Urim Nerguti

    Emri:  alain fink.JPG

Shikime: 1610

Madhësia:  99.1 KB

    FigaroVox : Kur bëhet fjalë për konfliktin izraelo-palestinez, disa intelektualë ju qortojnë se ju nuk i denonconi bombardimet izraeliane kundrejt civilëve palestinezë, siç bënit dikur kundër rrethimit të Vukovarit dhe Sarajevës nga Serbët. Si do të përgjigjeshit ju ?

    ALAIN FINKIELKRAUT : Së pari, një saktësim. E dua Izraelin dhe jam i tmerruar përballë urrejtjes ndërkontinentale ndaj këtij vendi të vogël ekzistenca e të cilit është ende në pikëpyetje. Por unë nuk e kam mbështetur kurrë pa kushte politikën izraeliane. Më 9 korrik, isha në Tel-Aviv me ftesë të gazetës “Haaretz” e cila organizonte një konferencë të madhe mbi paqen. Aty përfaqësoja Jcall* dhe kam thënë se, si intelektual çifut, më duhej të luftoja vazhdimisht në dy fronte : kundër një antisemitizmi të sigurtë në vetvete dhe sundues, aq më tepër që denoncon “përbindëshin sionist “ me gjuhën e panjollë të antiracizmit, dhe në frontin tjetër pro kompromisit, domethënë pro ndarjes në dy shtete të Izraelianëve dhe Palestinezëve. Kam shtuar se duke u vendosur në statukuo, qeveria izraeliane vinte në rrezik vetë projektin sionist. Që më 1991, orientalisti i madh Bernard Lewis shqetësohej ta shihte Izraelin duke u bërë si Libani, “edhe një bashkim tjetër të vështirë ndërmjet etnish dhe grupesh fetare në konflikt “. Dhe shtonte : “Çifutët do të gjendeshin në pozicionin sundues që e kishin pasur dikur Maronitët, dhe me gjasë me një fat alla libanez në fund.“ Për ta penguar përmbushjen e këtij parashikimi, do të ishte e ngutshme që të bëhet ajo që Ariel Sharoni, në fund të jetës së tij, e quante “lëshime të dhimbshme territoriale“. Fakti që pasuesit e tij nuk e duan këtë, vjen ngaqë ata nuk i zënë besë partnerit të tyre, por sidomos ngaqë kanë frikë nga ekstremistët e vet. Ata kanë frikë një luftë civile ndërmjet Izraelianëve, luftë e cila do të shoqëronte prishjen e ngulimeve në Cisjordani. Megjithatë, të mos ngatërrojmë gjithçka. Izraelianët nuk janë më në Gaza. Nuk ka prani çifute në këtë territor. Nëse udhëheqësit e Hamasit do të kishin zgjedhur të ndërtonin aty një filiz shteti dhe, për t’i siguruar një jetë korrekte popullsisë së vet, do të kishin zgjedhur të bashkëpunonin me Izraelin, atëherë nuk do të kishte bllokadë dhe kampi izraelian i paqes do të ishte mjaft i fortë sot për ta detyruar tërheqjen nga Cisjordania. Në vend të kësaj, Hamasi i ka përdorur paratë e dhuruesve të vet bujarë për blerje raketash dhe për ndërtimin e një qyteti të nëndheshëm për ta strehuar këtë arsenal, si dhe për të fshehur drejtuesit e tij dhe duke iu mundësuar luftëtarëve që të përcjellin sulme vrastare në kibutzet e jugut të Izraelit.

    A nuk është e ligjshme që të pyesim veten mbi numrin e madh të viktimave midis civilëve palestinezë ?

    Kur isha në Tel-Aviv, pashë një film të vogël propagande ku Hamasi iu kërkonte “kolonëve” të Beer-Shevës (në Neguev) që ta braktisnin qytetin sepse do ta bombardonin. S’bëhet fjalë për dy shtete për këtë organizatë, madje as për një shtet palestinez. Hamasi do thjesht që Palestina të ribëhet pronë e Islamit. Në hartën e vet, mësohet se çifutët, të cilët falë parave të tyre kontrollojnë mediat e mbarë botës, janë në zanafillë të të gjitha revolucioneve dhe konflikteve nëpër botë ! Nëse qytetërimi i imazhit s’do të ishte duke e shkatërruar kapjen e kuptimit të kësaj lufte, askush s’do të thoshte se bombardimet izraeliane po synojnë civilët. E keni harruar Drezdenin ? Kur një aviacion tejet i fuqishëm synon civilë, të vdekurit numërohen me qindra mijëra. Jo : Izraelianët i njoftojnë banorët e Gazës me të gjitha mënyrat e mundshme për bombardimet që do të vijnë. Dhe kur më thonë se këta banorë nuk kanë ku të shkojnë, unë përgjigjem se galeritë e Gazës duhet të ishin bërë për ta. Sot ka dhoma të betonuara në çdo shtëpi të Izraelit. Por Hamasi dhe xhihadi islamik bëjnë të tjera llogari dhe kanë të tjera përparësi arkitekturale. Për ta fituar mediatikisht luftën, ata duan që ta bëjnë Izraelin të duket si një shtet kriminel. Çdo viktimë civile është një bekim për ta. Këto lëvizje nuk e mbrojnë popullsinë, por e nxjerrin atë përpara. Nuk i qajnë të vdekurit, por i numërojnë me ngazëllim “martirët”. Dhe bombardojnë sistematikisht spitalin fushor për të plagosurit palestinezë që ushtria izraeliane e ka ngritur ngjitur me Gazën. Vetë unë do të manifestoja në Paris për një armëpushim në Gaza, po qe se në këto parakalime do të kërkohej edhe ndalimi i gjuajtjeve me raketa mbi të gjitha qytetet izraeliane. Unë do ta kërkoja heqjen e bllokadës, po qe se kjo do të shoqërohej dhe me demilitarizimin e Gazës. Në vend të kësaj, ngatërrojmë Gazën me Sarajevën. Aty ka luftë, e këtej flasin për masakra, e meqë jemi aty, jepi dhe për genocid. Nga emocioni, janë fshirë të gjitha dallimet, dhe janë më cinikët, më çnjerëzorët, ata që përfitojnë nga kjo mungesë dallimi humanitare.

    Disa madje e krahasojnë Gazën – me një gjatësi pak më shumë se dyzet kilometër dhe gjërësi më pak se dhjetë – me geton e Varshavës, që dihet ç’kujtesë e zezë është. A ju duket i pavend ky krahasim ? Skandaloz ?

    Po, po, se në fakt kemi shumë kujtime që Wehrmachti bënte kujdes, si Tsahali sot, që t’i ruante rrugët për në geto, për të siguruar kalimin pa pengesa të kamionëve të përditshëm me ushqime, ilaçe, ndihma humanitare… Do të vijë dita – dhe ajo ka ardhur tashmë në Turqi –, kur s’do t’i referohemi më apokalipsit nazist përveçse për të sharë Izraelin, sionizmin dhe çifutët. Unë nuk arrij të besoj në Zot, por kjo përmbysje e detyrës së kujtesës më duket një provë tejet bindëse e ekzistencës së djallit.

    Bashkësi çifute dhe myslimane, ekzistojnë në mjaft vende europiane. Mirëpo, konflikti izraelo-palestinez merr një mprehtësi të veçantë në Francë, ku manifestimet pro-palestineze kanë përfunduar në dhunë. Ky konflikt i jashtëm, a do ta shpërthejë haptas “identitetin fatkeq“ të vendit tonë, siç e keni përshkruar ju në librin tuaj ?

    Të formuar nga “viktimizmi” bashkëkohor për të mos kuptuar asgjë, e për të mos ditur asgjë nga ç’ndërmerr Hamasi kundër zgjidhjes së dy shteteve, disa manifestojnë sot, sinqerisht, solidaritetin e tyre me popullsinë e Gazës nën bomba. Por për shumë të tjerë, këto manifestime janë thjesht një rast i mirë për të shprehur urrejtjen e tyre ndaj çifutëve, ndaj Republikës dhe “sionistëve që qeverisin Francën”. Kur nuk iu vërsulen sinagogave, këta persona, me qëllim që t’i kuptojmë mirë, bëjnë gjestin e krahut me raketa kasam prej kartoni. Përgjithësisht, sot në botën arabo-myslimane ka një prirje shumë të fortë për t’i ikur çdo vënieje në pikëpyetje, për të kërkuar me çdo kusht një fajtor. Nëse gjërat shkojnë keq, kjo është për faj të çifutëve. Pra ata duhen luftuar. Kjo zgjedhje e frymës së xhihadit kundër frymës kritike, është një kob për perëndimin dhe islamin. Më tepër do të duheshin mbështetur ata që, nga brenda, kanë kurajën ta fshikullojnë një qëndrim të tillë, si shkrimtari algjerian Boualem Sansal, dhe jo ata që e mishërojnë, si udhëheqësi i Hamasit, Khaled Mechaal.

    Kemi dëgjuar në rrugët e Parisit thirrjen “ vdekje çifutëve “. A është e krahasueshme kjo dukuri me antisemitizmin e viteve 30, apo është më tepër shkas për një komunitarizëm “antifrancez “ që e kemi parë të shfaqur tek disa tifozë franko-algjerianë pas ndeshjeve të ekipit të tyre ?

    Antisemitizmi i viteve tridhjetë po jep shpirt dhe solidariteti i madh antiracist i viteve tetëdhjetë ka avulluar. Tani kemi të bëjmë me antisemitizmin e atyre që e mbajnë veten për të mallkuarit e tokës, nga ku e ka burimin zënia ngushtë e përparimtarëve. Ata mezi e pranojnë ekzistencën e këtij antisemitizmi, pa dëshirë, dhe kur s’kanë si të bëjnë ndryshe. Kështu, ata flasin sot për një antisemitizëm “të ri”, kur kjo dukuri ekziston që prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Veç kësaj, kjo urrejtje nuk synon vetëm çifutët. E kemi parë këtë gjatë manifestimeve që kanë pasuar fitoret e Algjerisë në Kupën e Botës, që nga rodeot me makina e deri tek zëvendësimi i flamujve francezë me flamuj algjerianë në ndërtesat publike, si në Provins, për shembull. Bëhej fjalë për të shprehur njëherësh krenarinë e tyre kombëtare dhe përçmimin për kombin ku jetojnë.

    Duke cilësuar si antisemitizëm çdo kritikë ndaj Izraelit, disa anëtarë të bashkësisë çifute, a nuk kanë marrë prej vitesh rrezikun që të ushqejnë konkurrencën viktimizuese ?

    Unë e kritikoj politikën izraeliane. Që prej viteve tetëdhjetë, flas papushim për zgjidhjen e dy shteteve. E dënoj vazhdimin e ndërtimeve të vendbanimeve në Cisjordani. Unë them se moslëshimi pe përpara Hamasit duhet të shoqërohet me një mbështetje të vërtetë ndaj autoritetit palestinez. Por kjo nuk pengon që unë të jem sërish një shënjestër e parapëlqyer e antisemitizmit “të ri “.

    Sipas Pascal Boniface, mjaft francezë joçifutë, në veçanti myslimanët, kanë ndjesinë se ka një metodë “njëri i nënës, e tjetri i njerkës” në luftën kundër racizmit, dhe se aktet antisemite janë objekt i një trajtimi mediatik më të mirë se aktet e tjera raciste. A jeni dakord me të ?

    Përkundrazi, unë besoj se në emër të luftës kundër islamofobisë, nënvlerësohet sistematikisht urrejtja ndaj Çifutëve dhe Francës, në gjithnjë e më shumë territore të Republikës. Duhen manifestime si ato të Barbès dhe Sarcelles që të masim, përkohësisht, realitetin dhe shtrirjen e kësaj dukurie.

    Më gjerësisht, një pjesë e së majtës “antiraciste” e ka braktisur luftimin për barazinë e të drejtave, duke i mëshuar mbrojtjes së veçorizmave, madje komunitarizmave. A nuk mban ajo një përgjegjësi të rëndë morale në krizën e thellë identitare që po kalon Franca ?

    Kjo është një përgjegjësi që e kanë dhe të tjerët. Edhe tek e djathta ka një tundim të madh për të parapëlqyer marrëveshje gjoja të arsyeshme për mbrojtjen e Republikës, dhe sot janë disa ministra të majtë, Manuel Valls dhe Bernard Cazeneuve që po tregohen të paepur në këtë çështje, duke i shpërfillur interesat e tyre të ngushta elektorale, siç ua ka rikujtuar këtë me shqetësim fraksioni Terra nova i partisë socialiste.

    Prapa hedhjes poshtë të Izraelit nga një pjesë e së majtës franceze, a duhet parë një refuzim i identitetit, i shtetit-komb dhe i kufijve ?

    Në një artikull të botuar më 2004 në revistën Le Débat, historiani anglez Tony Judt shkruante se “në një botë ku kombet dhe njerëzit mpleksen gjithnjë e më shumë dhe ku martesat e përziera shtohen dita-ditës, ku janë shembur pengesat kulturore dhe kombëtare ndaj komunikimit, ku ne jemi gjithnjë e më të shumtë që kemi identitete të shumta të zemrës, dhe ku do të ndiheshim tmerrësisht keq po të na duhej të zgjidhnim njërin prej tyre ; në këtë botë pra, Izraeli është vërtet një anakronizëm.” Ashtu si shën Pali që zemërohej me refuzimin çifut të fesë universale, edhe multikulturalistët tanë e shohin Izraelin si një pengesë etno-kombëtare ndaj njohjes përfundimtare të Njeriut nga Njeriu. Por bota njerëzore nuk është as supermarket, as hartë turistike. Ç’është multikulturalizmi prapa United Colors of Benneton dhe gatishmërisë së hareshme të të gjitha kuzhinave, muzikave, destinacioneve ? Kjo është përplasja e kulturave, dhe në këtë përplasje, çifutët, kudo që të jenë, çfarëdo që të thonë e të bëjnë, janë në linjën e parë. ■


    * Jcall mbledh qytetarë çifutë europianë që luftojnë për një paqe në Lindjen e Mesme, një paqe të bazuar mbi një marrëveshje ndërmjet Izraelianëve dhe Palestinezëve, sipas parimit “dy popuj, dy shtete”.
    Alain Finkielkraut është filozof, shkrimtar dhe eseist. Në shqip, është autor, ndër të tjera, i Një zemër inteligjente (Tirana Times, 2012).


    GAZETA MAPO - nyje - {28/07/2014}
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZotRules : 28-07-2014 më 19:34 Arsyeja: fotografi

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan ZotRules për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cerebro (08-08-2014),Do Not Tread On (09-08-2014)

  3. #2

    Për: Bisedë me Alain Finkielkraut, mbi konfliktin Izrael-Palestinë dhe të tjera...

    alain finkielkraut është filozof, shkrimtar dhe eseist. Në shqip, është autor, ndër të tjera, i një zemër inteligjente (tirana times, 2012).
    nga sa di une, sepse e ndjek pak jeten fillozofike franceze, zoteria ne fjale eshte nje nga intelektualet me te shquar dhe me te pavarur ne vendin frankofon...
    Prej disa muajsh eshte edhe anetar i akademise franceze
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Bisedë me Alain Finkielkraut, mbi konfliktin Izrael-Palestinë dhe të tjera...

    (keta akademike jetojne ne nje realitet me sens unik dhe per fat te keq nuk kane vizion universal per jeten dhe njerzit ne pergjithesi me influencen e tyre dhe aksesin qe kane me masmedia fusin kombet dhe njerzit ne konflikte te pafundme duke krijuar bariera ndarese ne mendjen e njerzve )

    Sot ne bote ka vetem tre vende qe kane rrefuzuar te firmosin traktatin per mos perdorimin e armeve berthamore,
    keto shtete jane : IZRAELI , INDIA DHE PAKISTANI,
    sa per info,te tre keto vende e kane marre ndihmen dhe asistencen e teknologjine direkt nga USA

    (irani bashkepunon me ekspertet e AIEA dhe lejon ispektoret e saj te vizitojne impjantet, ndersa korea e veriut refuzon kategorikisht te bashkepunoje me me AIEA duke kercenuar se do perdori armet berthamore per vetmbrojtje ne rast agresioni te huaj)

  5. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bisedë me Alain Finkielkraut, mbi konfliktin Izrael-Palestinë dhe të tjera...

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    (keta akademike jetojne ne nje realitet me sens unik dhe per fat te keq nuk kane vizion universal per jeten dhe njerzit ne pergjithesi me influencen e tyre dhe aksesin qe kane me masmedia fusin kombet dhe njerzit ne konflikte te pafundme duke krijuar bariera ndarese ne mendjen e njerzve )

    Sot ne bote ka vetem tre vende qe kane rrefuzuar te firmosin traktatin per mos perdorimin e armeve berthamore,
    keto shtete jane : IZRAELI , INDIA DHE PAKISTANI,
    sa per info,te tre keto vende e kane marre ndihmen dhe asistencen e teknologjine direkt nga USA

    (irani bashkepunon me ekspertet e AIEA dhe lejon ispektoret e saj te vizitojne impjantet, ndersa korea e veriut refuzon kategorikisht te bashkepunoje me me AIEA duke kercenuar se do perdori armet berthamore per vetmbrojtje ne rast agresioni te huaj)
    zoteri Atman Izraeli as nuk e mohon e as nuk e pohon se ka arme berthamore. Izraeli nese nuk do te kishte arme berthamore aty arabet do te benin xhenocid, kur arabet priten e vrahen ndermjet vete si dele per shkaqe fetare cfare do i benin cifuteve po te kishin mundesi. Per kete Izraeli posedon arme berthamore dhe nese sulmohet nga fqinjet e tij atehere do te perdore armet berthamore dhe me gjase do te filloje edhe Lufta e Trete Boterore sepse aty kemi te bejme me interesa te medha.

    Me respekt

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Bisedë me Alain Finkielkraut, mbi konfliktin Izrael-Palestinë dhe të tjera...

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    zoteri Atman Izraeli as nuk e mohon e as nuk e pohon se ka arme berthamore. Izraeli nese nuk do te kishte arme berthamore aty arabet do te benin xhenocid, kur arabet priten e vrahen ndermjet vete si dele per shkaqe fetare cfare do i benin cifuteve po te kishin mundesi. Per kete Izraeli posedon arme berthamore dhe nese sulmohet nga fqinjet e tij atehere do te perdore armet berthamore dhe me gjase do te filloje edhe Lufta e Trete Boterore sepse aty kemi te bejme me interesa te medha.

    Me respekt
    flm per repliken por e kam fjalen per sionizmin dhe elitat kudo ne europe dhe usa qe e ushqejne ate , lufta e fundit ka zdukur edhe ato pak dyshime qe kishin njerzit per izraelin dhe sionizmin dhe per usa-n qe e mbeshteti me pa te drejte ate ne kombet e bashkuara

    ne muajt qe do vijne do shikohen edhe rrezulltatet katastrofike te ketij konflikti 70 vjecar si dhe gjenocidin kunder pelestinezeve ,behet fjale per sistemin qe po shembet ky sistem eshte ne nje udhekryq te rrezikshem

    largimi qe po bejne shume vende nga dollari amerikan do shpejtoje renien ekonomike amerikes dhe si pasoje me renien e amerikes si superfuqi do bjere edhe mbeshtetja qe i ben izraelit

    ka ikur koha e kombeve qe shfrytezojne kombe te tjera dhe ka ardhur koha e demokracise ekonomike ku ekonomia te jete lokale dhe politika te jete universale

    meritome nje te ardhme me te mire se kjo qe na afrojne korporatat dhe lobet

    (nese une do kisha pushtet nuk do ta denoja kete akademik per idete e tij por do ta dergoja te jetonte ne gaza keto dhjete vjetet e fundit dhe pastaj te vinte ne media dhe te na jepte mendimin e tij ne lidhje me konfliktin ne gaza)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 09-08-2014 më 07:13

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Bisedë me Alain Finkielkraut, mbi konfliktin Izrael-Palestinë dhe të tjera...

    Por cifutet nuk duhet te harrojne se kush kane qene dhe kete mund ta bejne vetem duke besuar ne librat e shenjta dhe rrefenjat e 1001 mundimeve qe zoti u shkaktoi, meqe gjarprit nuk ju gjendkan kembet vetem kur rrefehet. Cifutet dikur kane qene popull i lire qe endeshin ne toke neper aventura, vetem pas ardhjes se Alienit apo Zotit ata u denuan per menyren sesi i zgjidhnin ceshtjet duke u endur neper shkretetire ne kerkim te nje toke magnetike, te perpunuar nga strukturat e Alienit gjithfrikesues.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •