[...]
Dëgjo Ardian Vehbiu,
Do s’do ti dhe shoku Nasho, dhe shokët e tu dhe shokët e shokut Nasho, Shqipëria ka hyrë në rrugën e Demokracisë dhe Lirisë. Por prej ca kohësh po pëson një deformim të frikshëm. Vrasje, drogë, korrupsion, hajdutllëqe, dallavere. Punëdhënësat shqiptarë i shfrytëzojnë në mënyrë shtazarake të punësuarit. Jashtë Tirane pothuajse s’dihet fare ç’bëhet. Nga fshatrat s’i kthen sytë askush.
Ndërkohë, në një sfond kinse festiv, mediat servirin një Shqipëri tjetër, një Shqipëri të rrejshme, si një ishull ekzotik në Paqësor, ku këndohen këngë e hidhen valle, ku vazhdon një dasëm e pafundme, ku ka disko, pub-e, plazhe, pasarela pa fund, ku ndiqet moda me bikini që sa vijnë e ngushtohen dhe koktejle me lëngje frutash ekzotike që sa vijnë e sofistikohen, hotele, lokale, dhe shum-shumë qef.
Emo mirë, mund të thuash i habitur ti Ardian Vehbiu, po unë ç’hy këtu ?!
Hyn o Ardian Vehbiu hyn.
Hyn sepse ti dhe zhgani yt jeni ata që me kolloqidhet tuaja po ja merrni frymën Shqipërisë duke e mbështjellë më një shtresë të padepërtueshme dhjami llafesh, gënjeshtrash, pretendimesh, që s’kanë asnjë lidhje me Shqipërinë që po duam të rimëkëmbim, por vetëm dhe vetëm me Shqipërinë e baballarëve partizanë, xhaxhallarëve sigurimista, shokëve soc-shkrimtarë dhe soc-artista.
[...]
Kotësia dhe boshësia, duken të pafajshme, por kanë thelb dramatik. Qeliza e vanitetit, duket e parrezikëshme, por është kanceroze.
Gjithmonë kështu ka qënë. Në fillesë të diktaturave jeni ju. Ju mjaullitësat nostalgjikë për më tepër të drejta, më tepër hapësira, derisa e kalbni dhe e shembni Demokracinë, pas së cilës dihet çfarë ndodh, dihet çfarë vjen, dihet çfarë troket.
Kështu kanë nisur të gjitha diktaturat, ëmbëlsisht, me të ngrëna e të pira, këngë e valle, dasma nga teoricienët hileqarë të së majtës si ti dhe shoku Nasho.
Nuk ka përjashtim nga ky rregull. Ti Ardian Vehbiu dhe ai të cilit ti i del në krah, shoku Nasho, jeni nga këta teaoricienë nostalgjikë, nga këta mjaullitësa, nga këta ndjellësa të fashizmit.
[...]
Krijoni Kontakt