Faktorėt e radikalizmit islam nė Kosovė
Kriza nė sistemin politik e zhvillimor qė po pėrcillet me mungesė tė perspektivės ekonomike dhe cilėsi tė dobėt tė arsimit, janė dy nga shumė faktorė qė po ndikojnė nė indoktrinimin e tė rinjve dhe rekrutimin e tyre nė radhėt e organizatave ekstremiste islamike, vlerėsojnė profesorė tė filozofisė e sociologjisė.
Sipas tyre, nė Kosovė ka kohė qė kanė krijuar terrenin e tyre edhe disa organizata e lėvizje tė proklamuara si humanitare, tė cilat dyshohet se kanė shtrirė ndikimin te njė pjesė e shoqėrisė pėrmes predikimit radikal e fanatik tė fesė islame.
Ligjėruesi i Filozofisė Politike Klasike, Blerim Latifi, thotė se ka tė paktėn tre faktorė qė kanė determinuar kėtė situatė qė si pasojė ka sjellė rekrutimin e tė rinjve kosovarė pėr t'i dėrguar nė lufta fetare nė Siri apo Irak.
Nė radhė tė parė, ai konsideron se nė Kosovė ka njė krizė tė thellė nė sistemin politik. Nė Kosovė ka njė krizė korruptimi radikal e sistematik tė jetės politike dhe ku sistemi politik nuk po u ofron asnjė shpresė tė rinjve, ka thėnė Latifi. Andaj, sipas tij, nė shoqėritė ku ka kriza tė tilla, grupet e caktuara gjejnė terrenin mė tė mirė pėr indoktrinimin e tė rinjve pėr pėrfshirje nė grupe radikale, madje edhe ato tė radikalizmit islamik.
"Faktor tjetėr jashtėzakonisht i rėndėsishėm ėshtė mbyllja pėrherė e mė e madhe e perspektivės ekonomike pėr tė rinjtė e Kosovės. Ne tash e sa vjet jemi tė pėrfshirė nė njė gjendje tė stagnimit ekonomik dhe tė status quo-sė ku zhvillimi ekonomik duket tepėr i largėt, tepėr jo premtues pėr tė rinjtė e Kosovės. Nė kėtė situatė tė pesimizmit dhe jo-perspektivės ekonomike, gjithmonė gjenden grupe e individw, tė cilėt u propozojnė qytetarėve, tė rinjve tė Kosovės rrugė alternative pėr t'i realizuar interesat dhe perspektivėn e tyre ekonomike", thotė Latifi.
Njė faktor tjetėr i rėndėsishėm qė e ushqen fuqizimin e interpretimin radikal tė fesė, sipas Blerim Latifit, ėshtė edhe kriza e sistemit tė arsimit dhe rėnia drastike e cilėsisė sė arsimit nė Kosovė.
"Kjo krizė ka krijuar njė situatė tė atillė qė sot sistemin arsimor nė Kosovė e kemi njė sistem qė riprodhon injorancėn. Kur nuk ke arsimim funksional, cilėsor e modern, nė kėso kushte shfaqen edhe grupe e lėvizje dhe interpretime tė tilla fetare e ideologjike qė pėrpiqen tė zėnė rrėnjė nė shoqėri", thekson Latifi.
Ndėrkohė, profesor Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, thotė se pas raportit jo tė favorshėm tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr liritė fetare me specifikim Kosovėn, arrestimi i fundit i 40 personave nėn dyshimet pėr inkriminime nė veprimtari kundėr rendit kushtetues dhe organizata terroriste, paraqet njė lajm tjetėr shumė tė keq pėr Kosovėn dhe imazhin e saj.
Faktori ekonomik dhe papunėsia e lartė nė Kosovė ėshtė pėrfolur si njė nga kryesorėt qė besohet se po ndikon nė manipulimin e tė rinjve pėr t'i dėrguar nė fushėbeteja nė Siri e Irak. Por, profesori Hasani thotė se ky ėshtė vetėm njė faktor, dhe jo domosdo edhe kryesori.
"Mendoj se ėshtė banale tė minimizohet vetėm nė faktorin material, sepse njė i ri ka rrugė tjera tė ndryshme pėr tė siguruar bukėn e gojės nėse ėshtė ēėshtja te ky fakt. Por, prej storieve qė po i shohim, shtėpitė e kėtyre, qoftė qė po vriten apo po bastisen, nuk janė familje qė kanė mungesa elementare. Kėshtu qė justifikimi vetėm me faktorin ekonomik pėr vendim pėr tė shkuar nė fushėbeteja qė nuk dihet se tė kujt janė, ėshtė tepėr injorant", vlerėson Hasani.
Duke lėnė anash spekulimet e supozimet, sipas tė cilave, nė indoktrinimin e tė rinjve njė rol tė caktuar po luajnė edhe organizata tė caktuara joqeveritare apo edhe predikues tė caktuar e imamė tė xhamive, profesori Ismajl Hasani thotė se ėshtė ēėshtje urgjente qė tė ketė njė koordinim tė veprimeve me Bashkėsinė Islame.
"Mendoj se ėshtė urgjente qė tė bėhet bashkėrendimi i veprimeve tė organeve tė rendit dhe Prokurorisė me Bashkėsinė Fetare Islame. Ėshtė mė se urgjente nė kėtė fazė pėr tė shpėtuar ēka mund tė shpėtohet nė kuptimin jo vetėm tė reputacionit tė Kosovės, por edhe nė kuptimin mė tė gjerė tė shpėtimit tė jetėve tė njerėzve", konsideron Hasani.
Njė fenomen tjetėr qė ka ndodhur nė Kosovė pas luftės sė fundit, ishte edhe ai i pranisė sė madhe ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe organizatat e ndryshme joqeveritare nga vende tė ndryshme, tė cilat luanin rolin e organizatave humanitare nė fazėn e pas konfliktit.
Por, disa nga kėto organizata, sipas Blerim Latifit dyshohet se kanė filluar qysh atėherė aktivitetin dhe veprimtarinė e tyre pėr indoktrinime fetare, duke u fshehur pas petkut tė organizatave humanitare nė Kosovė.
Kėto organizata dhe lėvizje kanė pėrfaqėsuar interpretime radikale e ekstreme tė religjionit, nė kėtė rast tė atij islam dhe si tė tilla kanė arritur tė depėrtojnė thellė te njė pjesė e shoqėrisė nė Kosovė, sidomos te tė rinjtė, thotė Latifi.
"Tė gjitha kėto lėvizje duke promovuar njė interpretim radikal tė islamit, integralist e ekstremist, kanė krijuar klimėn e fanatizmit fetar, i cili nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe shumė logjike shpie te kėso dukuri tė tilla siē janė mobilizimi, rekrutimi pėr shkuarjen e tė rinjve tanė nė luftėrat e tilla si nė Siri e Irak", deklaron Latifi.
Si pasojė e pėrfshirjes nė luftė nė Siri e Irak, disa shtetas tė Kosovės tashmė kanė humbur jetėn atje. Kurse sė fundit, organet e ndjekjes penale arrestuan 40 persona tė cilėt dyshohet se kanė luftuar nė Siri e Irak nė mbėshtetje tė organizatave tė shpallura terroriste, si ISIS e AL Nusra.
Krijoni Kontakt