Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 412
  1. #21
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Ekstremizmi fetar dėmton rėndė imazhin e Kosovės nė botė

    Bota Sot | 04.08.2014 17:01
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 2
    Ekstremizmi fetar dėmton rėndė imazhin e Kosovės nė botė
    Predikuesit radikal tė fesė janė e keqja e Kombit

    Rrymat ekstreme fetare tė pėrhapura sė fundi po e dėmtojnė rėndė imazhin e Kosovės nė botė.

    Kėto rryma po konsiderohen si armiqtė mė tė mėdhenj tė imazhit dhe tė ardhmes sė shqiptarėve nė Evropė.
    Raporti vjetor Qeverisė amerikane lidhur me tė drejtat dhe liritė fetare nė botė gjatė vitit 2013, nė segmentin pėr Kosovėn i cili thotė se Qeveria, Kushtetuta dhe politika pėrgjithėsisht kanė respektuar liritė fetare, mirėpo ka njė rritje tė gjuhės urrejtėse dhe antisemite nė mesin e predikuesve fetarė,ėshtė i dėmshėm pėr tė ardhmen e vendit.

    Nė raport apostrofohen imamėt Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama, pėr tė nėnvizuar se rizgjedhja pėr herė tė tretė e kreut tė Bashkėsisė Islame, Myftiut Naim Tėrnava, ishte e manipuluar.
    Si pasojė e kėtij raporti kėtyre imamėve dhe drejtuesve tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės SHBA-ja nuk do t’u lėshojė viza pėr njė kohė.

    Pėr analistin Jeton Kelmendi, ekstremizmi fetar ėshtė njė prej armiqve mė tė mėdhenj tė sė ardhmes evropiane tė Kosovės duke shtuar se puna e mangėt e institucioneve pėrkatėse nė kėtė drejtim po ndikojnė nė dėmtimin e imazhit tė shtetit.

    (Tekstin e plotė mund ta lexoni tė martėn nė publikimin e shtypur tė gazetės kombėtare “Bota sot” nė Kosovė dhe diasporė)

  2. #22
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ekstremizmi fetar dėmton rėndė imazhin e Kosovės nė botė
    Ti je kryesktremisti me i madh fetar qe une kam njohur. Dhe vertete ti je shume i rrezikshem per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithsi.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anėtarėsuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    ekstremizmi i cdo lloji eshte i rrezikshem...
    serbet ate thone... shqiptaret jane ekstremiste fetar...

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Telegrafisti pėr postimin:

    mesia4ever (08-08-2014)

  5. #24
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga Telegrafisti Lexo Postimin
    ekstremizmi i cdo lloji eshte i rrezikshem...
    serbet ate thone... shqiptaret jane ekstremiste fetar...
    Serbet kane vrane me qindra mijera kosovare , boshnjake e kroate ne emer te fese te tyre. Te flasin serbet per ekstremizem fetar eshte aq e ulet sa c'jane komentet e ketij kryekstremistit protestant ''mesia4ever''.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #25
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anėtarėsuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    ceshte e verteta ka shune ngjarje qe e njollosin komunitetin mysliman ne Kosove dhe ne trojet shqiptare.dhe nuk kam pa ndonje deklarat serioze dhe te fort qe komuniteti myslyman te distancohet nga aktet terrorriste qe bejne shqiptaret ne lindjen e mesme.

    distancimi duhet te jete i fote dhe keto akte barbare te denohen.sepse nuk behet pis vetem komuniteti mysliman por te gjith shqiptaret.

  7. #26
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Jahjaga: Luftimi i ekstremizmit, detyrė parėsore

    Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga priti sot nė takim ushtruesin e detyrės sė Kryeprokurorit tė Shtetit, Sylė Hoxhėn.

    Ajo fillimisht e pėrgėzoi pėr detyrėn e besuar nga Kėshilli Prokurorial i Kosovės, duke theksuar rėndėsinė e angazhimit dhe tė punės nė krye tė njė institucioni tė rėndėsishėm shtetėror.

    Duke shprehur mbėshtetjen pėr Prokurorinė e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtėzakonshėm qė ka ky institucion nė luftimin e krimit tė organizuar dhe tė korrupsionit, si dhe nė sigurimin e sundimit tė rendit dhe tė ligjit nė Kosovė. Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit ėshtė detyrė parėsore e tė gjitha institucioneve tė vendit dhe angazhimi i plotė i prokurorisė sė shtetit nė kėtė drejtim ėshtė i domosdoshėm dhe jetik nė garantimin e stabilitetit dhe sigurisė pėr vendin.

    Presidentja Jahjaga dhe ushtruesi i detyrės sė Kryeprokurorit tė Shtetit diskutuan edhe pėr punėn e institucionit tė Prokurorit tė Shtetit, pėr mbarėvajtjen, angazhimet dhe sfidat e tij, si dhe pėr avancimin dhe profesionalizimin e kėtij institucioni.

    Ushtruesi i detyrės sė Kryeprokurorit tė Shtetit, zotėri Sylė Hoxha, duke e falėnderuar Presidenten Jahjaga pėr mbėshtetjen dhėnė Institucionit tė Prokurorit, shprehu gatishmėrinė qė tė ushtrojė detyrėn pėrmes dėshmimit tė rezultateve. Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit tė Shtetit ėshtė njė hallkė e rėndėsishme e mekanizmave tė sigurisė nė Kosovė dhe tha se ky institucion ka nevojė pėr rritjen e numrit tė prokurorėve me qėllim tė shtimit tė efektshmėrisė sė punės sė institucionit.

  8. #27
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Thaēi: Ekstremistėt nuk do tė gjejnė strehė nė tokėn e atdheut tonė


    Kryeministri nė detyrė, Hashim Thaēi nėpėrmjet njė postimi nė profilin e tij nė facebook ka shkruar se, Kosova nuk do tė jetė tokė e plleshme pėr radikalėt apo ekstremistėt qė tentojnė ta ndryshojnė synimet e qarta euroatlantike tė shoqėrisė, shtetit dhe kombit.

    Ja postimi origjinal i Thaēit:
    Kosova ėshtė shtet i krijuar bazuar nė vlerat civilizuese euroatlantike, pra lirive tė pacenueshme individuale, respektim dhe investim nė ruajtje tė diversitetit dhe pakicave, tė drejtave tė njeriut, ekonomisė sė lirė tė tregut dhe sekularizmit.
    Kosova kurrė mė parė nuk ka qenė mė e lirė se sot dhe kosovarėt kurrė mė herėt nuk kanė qenė mė tė lirė tė ushtrojnė tė drejtat dhe liritė e tyre, duke pėrfshirė tė drejtėn e besimit. Megjithatė, jam i brengosur se disa individė po mundohen tė keqpėrdorin kėtė drejtė pėr tė imponuar predikime qė nuk i takojnė vlerave tona tė vėrteta kombėtare dhe civilizuese. Kėto insistime pėr mbizotėrim tė njė interpretimi mbi tė tjerėt kanė krijuar tensione nė shoqėrinė tonė sidomos gjatė viteve tė fundit.
    Mirėpo, mė lejoni tė them se Kosova kurrė nuk do tė jetė tokė e plleshme pėr radikalėt apo ekstremistėt qė tentojnė tė na ndryshojnė synimet e qarta euroatlantike tė shoqėrisė, shtetit dhe kombit tonė. Urrejtja apo mosdurimi ndaj pakicave, tendenca tė importohen fenomene tė huaja si anti-semitizmi apo radikalizmi fetar, do tė kundėrshtohen me tė gjitha kapacitetet e shtetit dhe tė ligjit. Armiqtė e demokracisė dhe tė vlerave civilizuese perėndimore, nuk do tė gjejnė strehė nė tokėn e atdheut tonė - ky ėshtė premtimi im dhe besoj tėrė lidershipit demokratik kosovar.
    Institucionet e Kosovės do tė mbesin besnike ndaj respektimit tė Kushtetutės sė Republikės dhe do tė luftojnė ēdo ditė dhe nė ēdo vend ēfarėdo forme tė shfaqur tė ekstremizmit. Ky ėshtė premtimi qė iu kemi dhėnė edhe fėmijėve tanė - qė liritė e tyre mos t'i cenojnė kurrė as armiqtė e jashtėm por as ata tė brendshėm, ka shkruar Thaēi nė fund.

  9. #28
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Islami eshte drite . Islamin e kuptojne vetem ata shpirtera qe jane te ndriquar me kete drite te Zotit . Kurse te tjeret me verbesine e tyre , te cileve i mungon drita e Zotit , Islamin e shohin vetem si erresire . Zoti i udhezofte te 'verberit' dhe te pa udhezuarit ,amin .

    Alma Lama: Tė distancohemi si komb ndaj monstrave si Lavdrim Muhaxheri


    Deputetja e LDK-sė, Alma Lama, ka reaguar pas lajmit ku Lavdrim Muhaxheri shihet duke ia kėputur kokėn njė tė riut nė Irak.
    Postimi i plotė i Alma Lamės nė Facebook:
    Lumenj gjaku ne Irak. Mes atyre monstrave qe po i shkaktojne keto lumenj gjaku, qe po vrasin mijera njerez te pafajshem ka edhe shqiptare nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia. Keto monstra si Larvdim Muhaxheri po na bejne te ndihemi te turperuar si komb, edhe pse nuk jane perfaqesuesit tane, edhe pse nuk i kemi derguar ne atje.
    Duhet te distancohemi ne menyre te fuqishme si shoqeri, i madh e i vogel nga keta kriminele qe vrasin ne emer te fese; duhet tju kerkojme falje familjeve te viktimave ne Siri apo Irak, edhe pse nuk e dime kush jane dhe nuk kemi informacione.
    Kjo eshte me e pakta qe mund te bejme.
    Une personalisht shpreh dhimbjen e thelle per viktimat e ketyre krimeve qe bashkekombasit e mi po i shkaktojne.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mesia4ever pėr postimin:

    Ikballe (05-12-2016)

  11. #29
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Serbet kane vrane me qindra mijera kosovare , boshnjake e kroate ne emer te fese te tyre. Te flasin serbet per ekstremizem fetar eshte aq e ulet sa c'jane komentet e ketij kryekstremistit protestant ''mesia4ever''.
    Mos thuaj te pa verteta. Serbia ka vrare ne emer te ideologjise kombetare e jo fetare. Milloshevici ishte ateist dhe ideologjia e tij ishte ateiste. Sikur Putini qe sot vret ne Ukraine madje pjesetare te fese se vet, po ta pyesesh Putinin se cfare je ai do te thote se eshte i krishtere. Por ne fakt ai vret ne emer te ideologjise se tij. I krishteri nuk mund te pranoje ideologji te botes nese ato ideologji te shtiejne te vrasesh e te besh padrejtesi.
    Angkmokio nuk jam protestant as nuk prezantoj protestantizmin apo ndonje kishe protestante apo katolike apo edhe ortodoks, jam nje njeri qe vij nga nje familje myslimane shqiptare.
    Ne gjithe shqiptarine nuk ka person me te denje se sa une qe te flas kunder ekstremizmit fetar qe po deshiron te shkatrroje edhe kete perparim te paket qe kemi bere.

  12. #30
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Si ta dallojmė ekstremizmin islam?


    Debatet reth ekstremizmit fetar nė Kosovė dhe nė viset tjera tė banuara me shqiptarė janė bėrė temė e nxehtė kohėve tė fundit.
    Alarmin pėr paraqitjen e rrezikut real nga ekstremizmi islam e ndezi sidomos skena makabre e tė riut shqiptar nga rethina e Kaēanikut, Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar nė luftėn e Sirisė, e publikuar nė internet dhe mediet tjera, duke ekzekutuar me thikė njė person.
    Kjo skenė sė shpejti mori dhenė dhe i ndezi dritat e alarmit pėr rrezikun e ekstremizmit fetar nė Kosovė. Madje reagoi edhe Presidentja Jahjaga, e cila brenda pak ditėsh mbajti dy takime me kreun shtetėror tė Kosovės, me qėllim tė mobilizimit tė tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Kosovės pėr t'u mbrojtur nga kjo dukuri e rrezikėshme shoqėrore.

    Por, me kėtė rast, shfaqet nevoja e dallimit midis ekstremizmit fetar dhe besimtarve tė devotshėm fetarė. A thua, shoqėria shqiptare, veēanėrisht ajo kosovare, e ka tė qartė dallimin midis dy kategorive tė pėrmendura?

    Druaj se, sidomos kur bėhet fjalė pėr fenė islame, gjėrat shpeshėherė ngatėrrohen, ngjajshėm me situatėn e viteve tė tetėdhjeta, pas demostratave tė vitit 1981, kur luftohej "nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar"dhe kur kufiri ndarės midis nacionales dhe nacionalistes, kur ishte fjala pėr shqiptarėt, ishte shlyer fare!
    Natyrisht, duke i futur nė njė kallėp tė gjitha vlerat e mirėfillta kombėtare tė shqiptarve dhe duke i cilėsuar si negative dhe tė dėmshme, qė atėbotė pėrmblidheshin me termin me konotacion negative, "nacionalizėm".
    Druaj se edhe tani, duke dashur qė ta luftojmė ekstremizmin fetar nė Kosovė, e veēanėrisht ekstremizmin mysliman, mund tė bijmė nė grackat e pėrmendura sikur veprohej dikur me "nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, poqese nuk e ndajmė qartė "shapin prej sheqerit", dmth poqese nuk e pėrkufizojmė nė mėnyrė eksplicite nocionin e "myslimanit tė devotshėm", normal, etj., nga "ektremizmi islam".

    Ēka quajmė ekstremizėm islam?
    Sipas mendimit tim, sė pari duhet bėrė njė analize tė shkrutėr, qoftė edhe sipėrfaqėsore, tė gjendjes sė komunitetit mysliman tė shqiptarve nė pėrgjithėsi, dhe tė shqiptarve mysliman tė Kosovės, nė veēanti.
    Prandaj, pėr kėtė qėllim, pėr arsye metodologjike, mendoj se duhet ndarė disa kategori myslimanėsh:
    1.Myslimanėt e rėndomtė
    2.Myslimanėt e devotshėm
    3.Ekstremistėt islamikė
    1.Sa i pėrket kategorisė sė myslimanėve tė rėndomtė, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn absolute tė komunitetit mysliman nė pėrgjithėsi, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Luginė tė Preshevės. Madje, kjo kategori pėrfshinė mbi gjysmėn e shqiptarve, kudo qė janė.
    Nė kėtė grup pėrfshijmė shqiptarėt myslimanė, tė cilėt kryesisht nuk e falin fare namazin, ose e falin vetėm ditėve tė premte dhe pjesėrisht ndonjėherė namazet tjera, nuk e agjėrojnė fare, apo pjesėrisht e agjėrojnė Ramazanin, port ė gjithė, ose pjesa absolute e tyre i festojnė fetsat fetare, Bajramin, nuk e praktikojnė mbulesėn fetare (shaminė)tė femrave, kryesisht nuk e konzumojnė mishin e derrit dhe nė fund fare, tė gjithė varrosen me rite fetare islamike.
    Ndoshta kėto do tė ishin karakteristikat e pėrbashkėta pėr kėtė kategori besimtarėsh myslimanė, edhepse ato dallojnė sipas viseve tė ndryshme shqiptare.
    2. Myslimanėt e devotshėm, apo praktikuesit e rregulltė tė normave dhe rregullave fetare islamike pėrfshijnė grupin e besimtarėve myslimanė tė cilėt nė mėnyrė strikte e falin namazin pesė herė nė ditė, praktikojnė mbulesėn e femrave, agjėrojnė muajin e Ramazanit dhe faljen e namazit tė teravive, njė pjesė e tyre lėshojnė mjekrra tipike islame, absolutrisht nuk e konzumojnė alkoolin, nuk u pėrzihen tė tjerėve, por tė njerjtėn e kėrkojnė edhe nga tė tjerėt, absolutisht nuk e konzumojnė mishin e derrit, etj.
    3. Eksrtremistėt islamikė karakterizohen me agresivitet, jotolerancė, me gadishmėri qė ta pėrdorin dhunėn ndaj “pabesimtarėve”, bėjnė kategorizimin e njerėzve nė “besimtarė” dhe “jobesimtarė”; pjesėtarėt e sekteve dhe shkollave tė tjera tė islamit i quajnė tė “pa fe” dhe “jobesimtarė”, prandaj edhe e konsiderojnė obligim luftėn ndaj tryre dhe e konsiderojnė legjitime dhunėn ndaj tė tjerėve.
    Ata janė tė gatshėm tė luftojnė “pėr Allah” dhe tė kryejnė krime tė rėnda. Kanė prirje dhe synime ta fusin islamin nė poltikė dhe kundėrshtarėt e tyre ideologjikė i quajnė si caqe legjitime pėr ushtrim dhune.
    Duhet theksuar se,edhepse thirren nė islam, veprimet e tyre makabre nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me normat islame.
    Veprimi i tyre shkatėrrues vėrehet gjithandej nė botėn islamike, si psh. nė Afganistan, nė luftėn e Sirisė, nė Irak me formimin e tė ashtuquajturit shtetit islamik ISSIS, nė Libi, dhe pothuajse nė tė gjitha shtetet e tjera islamike.
    Ata nuk hezitojnė tė sulmojnė madje edhe xhamitė e sekteve tė tjera islamike, duke hedhur shpeshė edhe bomba gjatė frekuentimit tė tyre mė tė madh gjatė fetsave fetare apo gjatė faljes sė namazit tė xhumasė ditėve tė premte.
    Ekstremistėt islamikė, edhepse thirren nė islam, ata paraqesin pikėrisht antipodin e islamit dhe normave tė mirefilta tė islamit si fe paqėdashėse dhe solidarizuese me tė dobėtit dhe tė vobektėt.
    Metodat e tyre tė veprimit janė tė papranueshme dhe ata thellė e kanė kompriomituar fenė islame nė botė me veprimet e tyre terroriste, duke e etiketuar kėshtu nė botė tėrė fenė islame si fe terroriste.
    Pra, dallojmė njė spektėr tė gjėrė tė (mos) praktikimit tė islamit tek ne dge kam pėrshtypjen se shpeshė i ngatėrrojmė kėto nocione.
    Sidomos bien nė sy prirja pėr tė mos i dalluar myslimanėt e devotshėm nga ekstremistėt islamė nė Shqipėri.
    Kjo dukuri bien nė sy sidomos nė kulturėn e tė ushqyerit. Meqė nė Shqipėri, pėr dallim nga shqiptarėt myslimanė nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi, qė rreptėsisht i pėrmbahen mosngrėnies sė mishit tė derrit, myslimanėt e Shqipėrisė, nė pjesėn mė tė madhe, madje thuhet se mbi 90% e tyre nuk e pėrfillin fare, ose vetėm pjesėrisht e respektojnė kėtė tabu islam.
    Kėshtu, gjatė pushimeve dhe qėndrimit nė Shqipėri, shqiptarėt myslimanė tė kėtyre trevave ballafaqohen me probleme reth ushqimit, duke u orientuar tek shitoret me ushqim "hallall" dhe nė restoranet ku kanė besim.

    Pikėrisht ky fakt, mė ka rėnė shumėherė rasti qė ta dėgjoj me veshėt e mi se cilėsohet si "ekstremizėm" islamikė, paēka se tek ne nė Kosovė dhe viset e tjera tė banuar me shqiptarė myslimanė, cilėsohet si normė elementare e praktikimit tė islamit.

    Pastaj, agjėrimi i Ramazanit dhe falja e rregulltė e namazit, gjithashtu shpeshėherė cilėsohet si ekstremizėm, apo radikalizėm islamik.
    Pra, i veēova vetėm disa shembuj sa pėr tė ilustruar faktin se si ngatėrrohen nė jetėn e pėrditėshme nocionet e myslimanit tė devotshėm dhe normal, me atė tė ekstremizmit, apo tė radikalizmit islamik.
    Natyrisht se ngatėrrimi i tillė kategorisė sė myslimanėve tė devotshėm me ekstremistėt islamikė, gjithashtu sjellė dėme tė mėdha nė shopqėrinė tone.
    Sepse, praktikuesit e devotshėm tė islamit janė qytetarė tė ndershėm tė shoqėrisė tone, tė cilėt kanė tė drejtė qė t’I shfrytėzojnė frytet e demokracisė dhe t’i praktikojnė lutjet fetare dhe besimin a vet fetarė, absolutisht tė papenguar nga askush.
    Ata janė kontribues tė shoqėrisė tone dhe paraqesin qytetarė shumė tė dobishėm nė shoqėri, meqė me pastėrtinė e tyre morale e shpirtėrore I kontribuojnė luftimit tė dukurive negative nė shoqėri, si psh. luftės kundėr drogės, prostitucionit, dhunės, jomoralitetit, etj., kurse ekstremistėt islamikė janė e kundėrta e tyre, tė cilėt mbjellin gjithėkah dhunė e terror.


    Bota Sot | 09.08.2014 13:28 • Nehat Hyseni

  13. #31
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Lajmėrohet edhe njė xhihadist shqiptar nė Siri, thotė se do tė kthehet me koka tė prera (Video)




    Pas Lavdrim Muhaxherit, edhe njė xhihadist nga Kosova ėshtė lajmėruar nė Siri. Nė njė video tė publikuar nė internet, ai kėndon nė arabisht dhe betohet se do tė kthehet nė Kosovės me koka tė prera.

  14. #32
    OpTiMuS Maska e DENIS
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke.
    Postime
    191

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Pershendetje bashkeatdhetar.

    Feja Islame ka dhun brenda vetes po aqe sa kishte feja Kristiane deri ne shekullin 18. Problemi tek Islamismi esht se Muslimanet skan evoluar me revulucionin, qe cdo Shqiptar duhet ta dije Kombi yne po paguan nje cmim te larte nga Feja Islame.. Per te kuptuar fen Islame duhet te studiojme Kuranin dhe jeten e te ashtuquajturit "Pejgameri Mohammed". Shum shpejt kuptojme qe 70% e shkrimeve ne Kuran nderthuren me kulturen Arabe gje qe e ben fene Islame jo universale dhe automatikisht bie ndesh me cdo parim qe Kombi Shqiptar ka, duke studiuar luftrat qe u drejtonin nga Muhammadi na le te kuptojme qe aij ishte udheheqes jo Prophet ne llogjiken e sotshme smund te quash te shenjet njnone person qe pret Koka. Po te studiojme me thelle shum shpejt kuptojme se feja Islame ka shume imoralitet dhe mos barazi dhe ne shum raste aktori kontradikton vetveten, dua te mar vec nje shembull asnje fe nuk lejon martesen brenda familjes pervec fes Islame. Pra feja Islame esht rruga e gabuar per Kombin Shqiptar..!

    Per ju qe beni presion duke kerkuar adressa se antaret shprehen te lirshem, dua tju rikujtoje qe ky esht Forumishqiptar jo forumi musliman. E verteta esht e hidhur, por ajo duhet thene. Mos valle feja te komandon te vrasesh te gjithe ata qe sjan dakort me Islamin? Un mendoj qe Zoti ska nevoj ta mbroj njeriu sps aij esht Zot mbrohet vet, nese ju jeni te bindur qe feja islame esht rruga e duhur skeni pse beni presion..

    Zoti e bekoft kombin Shqiptar. .

  15. #33
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga DENIS Lexo Postimin
    Pershendetje bashkeatdhetar.

    Feja Islame ka dhun brenda vetes po aqe sa kishte feja Kristiane deri ne shekullin 18. Problemi tek Islamismi esht se Muslimanet skan evoluar me revulucionin, qe cdo Shqiptar duhet ta dije Kombi yne po paguan nje cmim te larte nga Feja Islame.. Per te kuptuar fen Islame duhet te studiojme Kuranin dhe jeten e te ashtuquajturit "Pejgameri Mohammed". Shum shpejt kuptojme qe 70% e shkrimeve ne Kuran nderthuren me kulturen Arabe gje qe e ben fene Islame jo universale dhe automatikisht bie ndesh me cdo parim qe Kombi Shqiptar ka, duke studiuar luftrat qe u drejtonin nga Muhammadi na le te kuptojme qe aij ishte udheheqes jo Prophet ne llogjiken e sotshme smund te quash te shenjet njnone person qe pret Koka. Po te studiojme me thelle shum shpejt kuptojme se feja Islame ka shume imoralitet dhe mos barazi dhe ne shum raste aktori kontradikton vetveten, dua te mar vec nje shembull asnje fe nuk lejon martesen brenda familjes pervec fes Islame. Pra feja Islame esht rruga e gabuar per Kombin Shqiptar..!

    Per ju qe beni presion duke kerkuar adressa se antaret shprehen te lirshem, dua tju rikujtoje qe ky esht Forumishqiptar jo forumi musliman. E verteta esht e hidhur, por ajo duhet thene. Mos valle feja te komandon te vrasesh te gjithe ata qe sjan dakort me Islamin? Un mendoj qe Zoti ska nevoj ta mbroj njeriu sps aij esht Zot mbrohet vet, nese ju jeni te bindur qe feja islame esht rruga e duhur skeni pse beni presion..

    Zoti e bekoft kombin Shqiptar. .
    Postimi yt eshte nje katrahure qe une nuk di nga tia filloj .

    1. Kam nenvizuar me te kuqe fjalin me siper ku je nisur sipas nje postimi timin. Kaq i paafte je sa te besh dallim midis seriozitetit dhe shakase?

    2. Librat e shenjte vijne e kane te gjitha origjinen nga lindja e mesme dhe jo vetem islami. Apo meqe vatikani eshte ne rome dhe mendon se Xhejzusi ishte italian?

    3. Martesat me te afermit jane te shkruara ne te gjitha librat monotesite edhe ne Tora, po ashtu ne Bible dhe ne Kuran. Megjithate nuk ka asnje varg kuranor qe te inkurajon martesen me te aferm.

    4. Islami qe ne ardhjen e tij luftoi pikerisht kulturen arabe dhe ndertoi nje kulture teresisht te panjohur deri ne ate kohe.

    5. Shqiptaret duke qene populli me paqesor ne ballkan perqafuan islamin se vetem me te mund te identifikoheshin ndryshe prej serbeve dhe grekeve. Ishte islami ai qe e mbajti gjalle kete komb dhe po ashtu eshte shumica muslimane ajo qe e dikton tolerancen me besimet e tjera ne trojet shqiptare. Mos e harro kete se eshte shume e rendesishme. Cdo tentative dhe shtremberim qe i behet ketij realiteti eshte tradhti dhe antishqiptarizem.

    Allahu na bekofte inshallah te gjitheve. Amin!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  16. #34
    OpTiMuS Maska e DENIS
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke.
    Postime
    191

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Zotri e kuptoj pasioni tuaj per Islamin. Nuk mund te zhvillojme nje bisede nese perdorim ndienja.
    Une e di nga e kan perardhjen textet biblike, por ju nuk deshiron te shikoni ralitetin ne sy Islami ka qene dhe do jete erresira e Kombit Shqiptar. Te jesh Mysliman i vertet parimor esht Islami dhe kultura Arabe. Drejtuesit me te larte te Komunitetit Myslimane Shqiptar Shiperi/Kosov/Maqedoni po ofendojne publikisht Simbolet me te larta Shqiptare? Zotri Myslimanet Shqiptar jan tolerant se nuk esht mbjedhur akoma mire ne zemrat e tyre. Po per sa kohe? Ju ftoj te hapni nje teme ku te deshironi dhe ju sfidoj tu sjell fakte qe feja Islame esht e bazuar mbi urrejtje imoralitet dhe kulture Arab, por menje kushton te leni pasionin anash nje moment dhe te ktheheni nga logjika..!!

    P.S Ju lutem shkruani Shqip ne Foruminshqiptar..

    Zoti e bekoft Shyptarin
    FEJA E SHQYPTARIT? 'SHQYPTARIA'

  17. #35
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    angmokio, ta mblodhi Denisi lol

    p.s

    o Denis, po dil mė shpesh o burr se jemi katandisur minoritet
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  18. #36
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    angmokio, ta mblodhi Denisi lol

    p.s

    o Denis, po dil mė shpesh o burr se jemi katandisur minoritet

    Po po , ky qenka i hatashem fare

    Qekur i quan shqiptaret shyptar sikur Ura e Cekajve i hapa krahun.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  19. #37
    OpTiMuS Maska e DENIS
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke.
    Postime
    191

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Vertet ju beni dhe kte pyetje? Prandaj nuk zhvillojm dot nje bisede, ju kshilloj te beni kerkime mbi Gjuhen Shqipe..

    Zoti e bekoft Shqypnin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DENIS : 13-08-2014 mė 15:43 Arsyeja: ..
    FEJA E SHQYPTARIT? 'SHQYPTARIA'

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar DENIS pėr postimin:

    Vinjol (14-08-2014)

  21. #38
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Lirim Rexhepi nė ISIS paralajmėron rritje tė pėrkrahėsve (Foto)



    Njė tjetėr shqiptarė Lirim Rexhepi, duke luftuar krah organizatės terroriste ISIS, shok i tė vrarit rishtazi, Patriot Matoshi, shfrytėzon rrjetin e tij social pėr tė propaganduar.
    Pas arrestimeve tė 40 tė dyshuarve pėr terrorizėm, Rexhepi paralajmėron se kėto aksione do tė rrisin edhe mė shumė pėrkrahėsit e tyre dhe se s’ka kush ti ndal. Sė fundmi ai poston fotografi tė presidente Atifete Jahjaga pėr tė nxitur urrejtje ndaj saj.

    Madje ai kėrkon publikisht pėrkrahje edhe nga disa imam tė njohur nė Kosovė.

    “Nese policija e Kosoves keta qe yllin e Jahudive(Davidit) qe e kan ne flamur, edhe syrin e Illuminatit, nese keta do ti arrestojn te gjith ata shqipetar qe i perkrahin muxhahidat e (#Hilafetit #Islam), atehere spaska me na zan burgjet e Kosoves. Se jemi dikun mbi 100.000 vlazni e motra qe i pėrkrahim”, shkruan shqiptari Lirim Rexhepi nga Siria.

    http://botasot.info/kosova/319918/li...krahesve-foto/

  22. #39
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Hoxhaj: Mbetem i palėkundur pėr shtetin evropian dhe laik tė Kosovės


    Ministri nė detyrė i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar nė lidhje me kėrcėnimet qė kanė ardhur nė adresė tė tij nga Forumi i tė Rinjve Muslimanė.
    Hoxhaj, pėrmes njė postimi nė Facebook, ka thėnė se mbetet i palėkundur nė pėrkushtimin e tij pėr shtetin evropian dhe laik tė Kosovės.
    “Kėrcėnimet e tė ashtuquajturit Forumi i tė Rinjve Musliman dhe ithtarėve tė tij janė tė shpeshta nė vitet e fundit dhe ofenduese nė drejtim tė personalitetit tim. Lajmin mė tė mirė ky i ashtuquajtur Forum dhe ithtarėt ideolgjik tė tyre do ta marrin sė shpejti pėrmes miratimit tė Ligjit pėr Terrorizmin nė Qeverinė dhe Kuvendin e Kosovės. Ky ėshtė edhe pėrkushtim i shtetit tonė pėr ta luftuar kėtė tė keqe pėrkrah vendeve aleate dhe partnere. Asnjėherė nuk jam dorėzuar pėrball kėrcėnimeve tė tilla dhe do tė vazhdoj pėrkushtimin tim si politikan dhe qytetar pėr njė shtet laik dhe tė sė drejtės qė ka orientim vlerat euro-atlantike”, ka shkruar Hoxhaj.
    Ai ka thėnė gjithashtu se aksioni policor i tė hėnės pėr arrestimin e dhjetėra tė dyshuarve pėr terrorizėm ka qenė i drejt dhe nė shėrbim tė ruajtjes sė sigurisė tė qytetarėve tė Kosovės.
    “Nė vazhdimėsi kam mbrojtur interesin shtetėror tė Kosovės duke u pozicionuar qartė pėr temėn e radikalizmit fetar qė nga vendimi si i ish Ministėr i Arsimit pėr ndalimin e bartjes sė shamisė nė shkolla, parandalimin e mėsimit fetar nė shkolla dhe qėndrimin e hershėm pėr ta mbėshtetur njė pako ligjore qė e sanksionon pjesėmarrjen nė luftėra jashtė Kosovės. Mbetem i palėkundur nė pėrkushtimin tim pėr shtetin evropian dhe laik tė Kosovės”, ėshtė shprehur ministri nė detyrė i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj.

  23. #40
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    "Mos shkoni nė Siri e Irak, mos ua bėni tė tjerėve atė qė e pėrjetoi familja ime"


    Pamjet e vuajtjeve tė komunitetit Jezidi nga pjesėtarėt e ISIS-it nė Irak, po e kthejnė 15 vite mbrapa Gramoz Berishėn nga Suhareka. Ai i kishte mbijetuar masakrės se forcave serbe nė vitin 1999, kur u vranė mbi 50 anėtarė tė kėsaj familjeje.
    “Mė 29 mars 1999 ka ndodh masakra ma e madhe nė Suharekė. Kėtu janė vra 50 anėtar tė familjes. Kemi shpėtuar vetėm unė, nėna dhe gruaja e axhės”, thotė Berisha pėr Klan Kosova.
    Atij i kujtohen edhe kolonat e gjata tė shqiptarėve qė dėboheshin nga shtėpitė e tyre. Ndėrsa, kujtimet e tmerrit qė pėrjetoi nė lokalin fatal tė Suharekės, ai ende i ka tė freskėta. Madje, Gramozi nuk dėshiron as ta shoh kėtė vend nė qytetin e tij. Prandaj, dėshiron tė shpėrngulet pėr tė jetuar nė Prishtinė.
    Pėr tė mos pėrjetuar tė tjerėt vuajtjet qė ne i pėrjetuam nė luftė, ai u lutet bashkėkombėsve tė tij tė mos shkojnė pėr tė luftuar nė Irak e Siri.
    “Ju kisha lutur, mos tė ndodh diēka si familjes sonė, si kemi vuajtur; mos tė ndodh kjo nė asnjė vend tė botės, e aq mė pak qė ato vrasje tė bėhen prej shqiptarėve”, thotė Berisha.

    Dhjetėra kosovarė i janė bashkuar grupit terrorist tė ISIS-it pėr tė luftuar nė vendet e Lindjes sė Mesme. Mė i njohuri prej tyre ėshtė Lavdrim Muhaxheri, i cili ka postuar foto nė rrjete sociale duke i prerė kokėn njė tė mituri.

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •