Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    me se fundmi...

    Aurel Plasari shkarkohet nga detyra si drejtor i Bibliotekės Kombėtare

    TIRANE- Drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari ėshtė shkarkuar para 4 ditėsh nga detyra nga ana e ministres sė Kulturės, Mirela Kumbaro. Nuk dihet zyrtarisht motivacioni i shkarkimit, megjithatė, burime nga Ministria e Kulturės thanė pėr "GSH" se Plasari do tė emėrohet nė njė tjetėr detyrė tė rėndėsishme nė njė nga institucionet e kulturės.

    Janė disa kandidatura qė pėrfliten si pasues tė Plasarit nė Bibliotekėn Kombėtare, por mė i kuotuari ėshtė njė publicist i njohur, njohės i mirė i shqipes, i cili ka jetuar pėr shumė kohė jashtė Shqipėrisė. Aurel Plasari, prej vitit 1998 mbante postin e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė.

    Nė fushėn e studimeve letrare dhe historike ka botuar: "Kuteli mes tė gjallėve dhe tė vdekurve", "Letėrsia dhe muret", "Don Kishoti zbret nė Shqipėri" (1990), "Vija e Teodosit rishfaqet" (1993), "Fenomeni Voskopojė" (2000), "Rrėmbimi i Europės" (2005), "Skėnderbeu", "Njė histori politike" (2010). Ėshtė autor i romaneve "Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn" (2002) dhe "Lufta e Trojės vazhdon" (2004). Ka pėrkthyer nga letėrsia botėrore autorė tė njohur si F. Dostojevski, G. Lorka, A. Ahmatova, G. Marquez, O. Fallaci.

    (ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...re-202881.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: me se fundmi...

    Pas 16 vitesh, Plasari largohet nga biblioteka

    30 Korrik 2014 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

    1
    Aurel Plasari pranon largimin nga posti i drejtorit tė bibliotekės. Pritet hapja e konkursit nga ana e ministrisė pėr kreun e ri tė Bibliotekės Kombėtare. Ardian Vehbiu, njė nga emrat e pėrfolur pėr kėtė post/ Njė vėshtrim nė historikun e bibliotekės qė me themelimin e saj mė 1920


    Nėnshkrimi i dy marrėveshjeve “Pėr sallėn franceze tė leximit” pranė Bibliotekės Kombėtare me Aleancėn franceze tė Shqipėrisė dhe Ambasadėn Franceze nė Tiranė, ka qenė aktiviteti i fundit i Aurel Plasarit si drejtor i Bibliotekės Kombėtare. Nė prani tė ambasadores franceze, Christine Moro, dhe presidentes sė Aleancės Franceze, prof. dr Drita Hadaj, ai ka pranuar, fjalėt e thėna nėn zė pėr largimin e tij nga posti i drejtorit, post qė e mban prej 16 vitesh”. “Largimi nga detyra erdhi pas njė marrėveshjeje me ministrinė, pėr t’u emėruar nė njė vend tjetėr”, tha Plasari, duke e quajtur fatlum faktin qė marrėveshja e fundit qė nėnshkroi ka tė bėjė me kulturėn franceze dhe gjuhėn frėnge. “Sė pari, sepse ėshtė fjala pėr njė kulturė dhe njė gjuhė – cette “langue superbe” – tė cilave kultura jonė u ka detyrime tė mėdha. Sė dyti, edhe sepse vetė Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė ia detyron modelin e vet kulturės franceze: kur mė 1920 baballarėt e shtetit shqiptar vendosėn themelimin e kėsaj biblioteke imituan pikėrisht modelin e Bibliotekės Kombėtare tė Francės, model tanimė zotėrues nė mbarė Europėn, por edhe pėrtej saj. Sė fundi, e quaj fat tė lumė edhe pėr arsye vetjake, pėr detyrimet qė kam vetė ndaj gjuhės dhe pėrkatėsisht kulturės sė Francės”, ėshtė shprehur Plasari. Dikur nė antologjinė e hershme “Poetė francezė” ai ka shlyer pak nga kėto detyrime, duke pėrkthyer nė shqip njė dorė tė mirė poetėsh tė dashur, sa pėr tė aq edhe pėr lexuesin”. Kjo do tė thotė qė borxhet (kėtė e kam nga turqishtja) ose debitet (kėtė e kam nga frėngjishtja) kulturės franceze ende nuk ia kam larė sa do tė dėshiroja dhe, jam i bindur, sa do tė dėshironte shumėkush prej nesh”, tha Plasari. Sipas informacioneve, Plasari do ta mbajė postin e drejtorit deri nė emėrimin e drejtorit tė ri, qė pritet tė bėhet pas njė konkursi qė Ministria e Kulturės do tė hapė gjatė muajit gusht. Plasari ėshtė njė ndėr drejtorėt mė jetėgjatė nė krye tė njė institucioni kulture nė vend. Pėrkthyes, studiues dhe autor librash ai ėshtė njė ndėr personalitetet me kontribute nė letrat shqipe. Falė pėrpjekjeve tė tij nė cilėsinė e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare ka mundėsuar pėrfshirjen e Shqipėrisė nė disa projekte tė rėndėsishme ndėrkombėtare, si: Biblioteka Europiane sendėrtuar nė EUROPEANA, Biblioteka Dixhitale Botėrore etj. Ėshtė nismėtar i festimit tė Ditės Botėrore tė Librit nė Shqipėri (2002); bashkėthemelues i Konferencės Kombėtare tė Bibliotekonomisė (2005); organizator i disa konferencave shkencore kombėtare dhe/ose ndėrkombėtare; pjesėtar i stafit akademik nė Shkollėn Kombėtare tė Bibliotekonomisė; iniciues i organizimit pėr herė tė parė nė sistemin arsimor shqiptar tė Masterit tė Nivelit tė Dytė tė Shkencės sė Bibliotekave etj. Lajmi pėr largimin e tij nga detyra e drejtorit ka rreth njė muaj qė qarkullon nė rrethe tė ngushta tė njerėzve tė librave. Ndėr emrat e pėrfolur pėr zėvendėsimin e tij ka qenė dhe ai i studiuesit Ardian Vehbiu. Ky i fundit e ka mohuar nė faqen e tij nė Facebook qė mund t’i jetė propozuar njė post i tillė. “Asnjė tė vėrtetė nuk ka nė kėtė mes; mė mjafton drejtorllėku i bibliotekės sime private. Dhe s’mė ka ofruar njeri ndonjėherė as kėtė post, as poste tė tjera tė ngjashme, ndoshta edhe pse e kanė parė qė mė mungon interesi, ose pėr ēfarėdo arsyeje tjetėr. Shėrbimet nė fushėn e kulturės i kam dhėnė dhe do t’i jap ashtu siē mund t’i jap mė mirė – duke shkruar”, ka shkruar Vehbiu nė faqen e tij zyrtare. Hapja e konkursit nga ana e Ministrisė pritet tė bėjė publikė dhe garuesit e ri, pėr tė pasuar Plasarin, nė krye tė njė institucioni i cili pėrgjatė gjithė viteve ėshtė parė si njė referencė mendimi. Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė si institucion i parė shte*tė*ror, publik e laik, mban pėr datė tė themelimit tė saj 10 korrikun 1920. Si bėrthamė e saj shėrbeu fondi i bibliotekės sė “Komisisė Letrare Shqipe”, organizėm i pėrbashkėt shqiptaro-austriak, krijuar nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1917 nė kontingjencat e njohura tė Luf*tės sė Parė Botėrore. Mė 1920 ky fond u vendos nė Ministrinė e Ar*simit, Tiranė. Mbas vitit 1920 u bėnė pėrpjekje pėr pasurimin e kėtij fondi, si dhe pėr rior*ga*ni*zimin e bibliotekės si institucion kombėtar. Nė momentin e pėrurimit mė, 1922, ajo kishte rreth 6000 vėllime. Pėr periudhėn e paraluftės, spikat veprimtaria e saj nė vitet e Mbretėrisė Shqiptare (1928-1937), kur ins*titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lėvruesi i gjuhės shqipe, Sotir Kolea. Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore e gjeti Bibliotekėn me njė koleksion prej 15.000 vėllimesh. Ajo u vendos nė njė nga ndėrtesat mė tė mira tė asaj kohe, e cila shėrben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritėn kryesisht si rezultat i konfiskimit tė disa librarive dhe bibliotekave private tė personaliteteve tė kul*tu*rės. Nė fund tė vitit 1947, fondi i saj numėronte rreth 100.000 vėllime. Ngjarje me rėndėsi pėr bibliotekėn, por dhe pėr kulturėn kombėtare, ishte dalja mė 31.05.1948 e dekretit “Mbi dėrgimin e detyrueshėm tė shtypshkrimeve tė Bibliotekės Kombėtare”, sipas tė cilit asaj i dėrgoheshin falas njė numėr ekzemplarėsh tė ēdo shtypshkrimi tė vendit. Ky de*kret i dha mundėsi bibliotekės tė kryejė rolin e qendrės arkivore tė tė gjitha botimeve tė ven*dit dhe tė botojė mė pas Bibliografinė Kombėtare tė librit shqip. Dekreti ėshtė ndryshuar e plotėsuar disa herė. Nga institucion nė var*tėsi tė Institutit tė Shkencave, nė vitin 1959 biblioteka kaloi nė vartėsi tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Kulturės. Nė vitin 1966 ajo u zhvendos nė njė pjesė tė ndėrtesės sė re tė Pallatit tė Kulturės, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike tė viteve ’90 sollėn mundėsi ndryshimi edhe nė politikat e Bibliotekės Kombėtare. Nga modeli i bibliotekave tė Europės Lindore, me kufizime tė skajshme nė sigurimin e informacionit dhe shfrytėzimin e disa kategorive tė literaturės, ajo kaloi nė heqjen e barrierave kufizuese tė kėsaj natyre, duke shkuar drejt lirisė sė plotė tė informacionit pėr pėrdoruesit.



    Nė thellėsi tė bibliotekės

    Biblioteka Kombėtare numėron nė fondet e veta rreth 1.156.778 materiale bibliotekare,- deri mė 01 qershor 2014,- (libra, periodikė, harta, atlase, mikrofilma e materiale tė tjera). Fondi i arkivit tė botimeve shqip, i antikuarit, i dorėshkrimeve, hartave, si dhe fondi i albano-balkanologjisė pėrbėjnė pasuri me vlera tė mėdha pėr thesarin e kulturės kombėtare shqiptare e, si tė tilla, tė kulturės europiane. Fondi i arkivit pėrfshin botime me vlera tė veēanta pėr pasurinė e shkruar tė shqiptarėve, duke filluar nga botimet e para nė gjuhėn shqipe (shek. XVI) dhe duke vijuar deri nė ditėt tona. Koleksionet e rralla janė njė tjetėr pjesė e vyer e bibliotekės duke filluar nga antikuari, dorėshkrimet, apo hartat. Koleksioni i antikuarėve pėrbėn njė fond tė posaēėm, shumė tė rėndėsishėm, jo aq nga numri i vėllimeve sesa nga pėrmbajtja e tij. Pėrmban 2449 vepra tė rralla tė botuara nė shekujt XV-XVIII, pėrfshirė edhe veprat e para nė gjuhėn shqipe tė Gjon Buzukut, Pjetėr Budit, Pjetėr Bogdanit, Frang Bardhit dhe tė Jul Varibobės, si dhe veprat nė latinisht tė humanistėve shqiptarė Marin Barleti, Marin Beēikemi dhe Dhimitėr Frangu. Pjesė e kėtij koleksioni janė edhe botimet e Voskopojės qė i takojnė shek. XVII-XVIII, si dhe 7 inkunabula. Libri mė i vjetėr i kėtij koleksioni ėshtė vepra e Papės Piu II “Epistolae de Conventu Mantvano”, botuar nė Milano nė vitin 1473. Vepra ka vlera tė veēanta. Nė tė theksohet mundėsia e pjesėmarrjes sė shqiptarėve dhe e Skėnderbeut nė koalicionin kundėrosman tė tė krishterėve. Fondi i dorėshkrimeve ka 1189 vepra tė dorėshkruara, kryesisht nė gjuhėt orientale (arabisht, osmanisht dhe persisht), shumica e tė cilave janė kopjuar nga kaligrafė tė specializuar nė Shkodėr, Berat, Elbasan, Tiranė etj. Koleksioni ka qenė pjesė e bibliotekave tė medreseve dhe e bibliotekave tė familjeve tė mėdha shqiptare siē ėshtė dhe Biblioteka e Bushatllinjve, prej tė cilės numėrohen rreth 150 njėsi bibliotekare qė mbajnė vulėn e sundimtarėve tė Shkodrės, Mustafa dhe Karamahmut pashė Bushatlliu. Dorėshkrimet orientale kanė pėrmbajtje fetare, juridike, historike, gjuhėsore e letrare etj. Vlen tė veēohen veprat letrare tė dorėshkruara nė gjuhėn shqipe me alfabet arab, sidomos divanet. Vlerėsohen posaēėrisht mynsheatet ose krestomacitė dokumentare (pėrmbledhje letrash private dhe shkresash zyrtare), njė pjesė e tė cilave me tė dhėna pėr historinė e Shqipėrisė dhe tė qyteteve tė saj. Pjesė e kėtij koleksioni janė veprat e poetėve tė mėdhenj tė botės orientale. Shumica e dorėshkrimeve orientale u takon shekujve XIII-XIX. Ato shquhen pėr miniaturat nė ar dhe dekoracionet. Koleksioni pėrmban njė numėr tė vogėl dorėshkrimesh shqip me alfabet grek, ku veēojmė Kodikun e Beratit tė shek. XVIII me pjesė kėndimi, poezi fetare, fjalor greqisht-shqip me 1600 fjalė etj. Pjesė e koleksionit janė edhe disa dorėshkrime nė gjuhėt perėndimore, ndėr tė cilat me vlerė tė veēantė pėr Shqipėrinė ėshtė ditari i albanologut hungarez, Franc Nopēa “Albania Notizbücher” nė 6 vėllime, shkruar gjatė viteve 1905-1909, 1913 etj. Nga dorėshkrimet greqisht i rrallė dhe i rėndėsishėm ėshtė kodiku pėr Shėn Nikodhimin nga Berati, i dorėshkruar nė fillim tė shek. XVIII. Koleksioni i hartave tė rralla numėron 54 njėsi bibliotekare. Ato u takojnė shekujve XVI-XVIII dhe janė pėrpiluar nga hartografė europianė mė nė zė tė kohės. Hartat e rralla kanė vlerė tė posaēme pėr trojet shqiptare e mė gjerė dhe janė burim informacioni me tė dhėna tė shumta historike, etnografike, gjuhėsore, gjeologjike etj. Nga ky koleksion veēohet harta e Vincenzo Maria Coronelli-t, kozmograf i njohur i Republikės sė Venedikut, “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia” e vitit 1688, e cila bėn pjesė nė pėrmbledhjen “Atlante Veneto”. Pėrmbajtja e hartės paraqet interes pėr studiuesit e fushės sė albanologjisė. Ajo sjell tė dhėna tė bollshme gjeografike, historike, toponomastike, etnografike, statistikore e demografike pėr krahinat, qytetet dhe fshatrat shqiptarė. Hartat dallohen pėr zbukurimet dhe ngjyrat. Nė fondin e albano-balkanologjisė ruhen tė gjitha botimet shqipe, si dhe ato tė huaja, qė flasin pėr Shqipėrinė, shqiptarėt dhe popujt e ndryshėm tė Ballkanit, qė trajtojnė historinė, gjuhėn, folklorin, kulturėn e tyre. Sot qendra e studimeve albanologjike ėshtė pėrqendruar nė shtetin shqiptar dhe literatura bazė pėr kėto studime ndodhet nė kėtė bibliotekė.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •