Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, nuk mund të ketë qasje në llogaritë e tij përderisa është nën hetime. Edhe Fabrika e Armaturës “FAN”, pronë e Agim Deshishkut, është e sekuestruar deri në një vendim gjykate. Përveç Deshishkut dhe Osmanit llogaritë e ngrira i kanë edhe personat që bashkë me ta dyshohen për dallavere gjatë privatizimit në Fabrikën e Armaturës “FAN” në Podujevë.

Këta janë disa nga personat të cilëve deri me një vendim të gjykatës e kanë pasurinë e ngrirë. Burime nga Ministria e Drejtësisë konfirmojnë se zyrtarë të AKP-së, zyrtarë të komunës së Podujevës, përfshirë deputetin Osmani dhe biznesmenin Agim Deshishku, e kanë pasurinë e ngrirë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën edhe prokurori Shqipdon Fazliu, por pa i përmendur emrat e atyre që kanë pasurinë e ngrirë.

Fazliu ka sqaruar vetëm shumën e pasurisë, atë në para dhe prona. “Bëhet fjalë për 365 mijë euro të ngrira, shtatë shtëpi, 38 hektarë tokë, 17 banesa, dy objekte ndërtimore, një motel, nëntë vetura, gjashtë lokale afariste, lojëra të fatit, makineri të ndryshme, fabrikë, klinikë, restorant”, etj”, tha Fazliu...(më gjerësisht në gazetën Tribuna).