Me perfundimin e Kampionatit Kombetar te Futbollit te Kategorise Superiore, kemi kete tabele klasifikimi si me poshte:
Skenderbeu, si Kampion i Shqiperise, mer pjese ne Turin e Dyte para-eleminator te UEFA Champions League.
Kukesi dhe Laēi, qe ne perfundim te kampionatit u renditen respektivisht te dytet dhe te tretet, marin pjese ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.Flamurtari, i cili fitoi Kupen e Shqiperise, luan gjithashtu ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.
Pas hedhjes se shortit per Turin e Dyte para-eleminator te UEFA Champions League, Skenderbeut i takoi te gjente ne short Bate Borisov.
FC BATE Borisov (BLR) v KS Skėnderbeu (ALB)
Ndeshja e pare do te luhet me date 15 Korrik ne Bjellorusi ndersa ndeshja e kthimit do te luhet nje jave me vone ne Korēe. Besoj se nuk duhen shume fjale per te treguar kush eshte BATE Borisov, pasi tashme te gjithe e kemi pare qe ky ekip ka qene pjese e grupeve ne UEFA Champions League ne edicionin 2012-2013 e madje shkaktoi edhe nje rezultat surprize duke mundur 3-1 Bayern Munich qe ate sezon u shpall kampion i UEFA Champions League.
______
Pas hedhjes se shortit per UEFA Europa League, ekipet Shqiptare gjeten keto kundershtare:
FC Sioni Bolnisi (GEO) v KS Flamurtari (ALB)
FC Kairat Almaty (KAZ) v FK Kukėsi (ALB)
NK Rudar Velenje (SVN) v KF Laēi (ALB)
Sioni Bolnisi eshte ekip gjeorgjian, i cili e mbylli kampionatin ne vendin e 4-ti ne klasifikim. Ne kampionatin gjeorgjian marin pjese 12 ekipe dhe ne perfundim te kampionatit, 6 vendet e para luajne ndeshje mes tyre per te percaktuar Kampionin dhe ekipet qe do marin pjese ne Kupat e Europes. Ne Play-Off, Sioni Bolnisi u kualifikua i treti duke u kualifikuar per ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.
Kairat Almaty eshte ekip nga Kazakistani i cili ka te njejtin sistem si kampionati Gjeorgjian. Kairat Almaty u rendit i 5-ti ne kampionatin e Kazakistanit ndersa ne Play-Off ne vendin e trete duke u kualifikuar per ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.
Rudar Velenje eshte ekip nga Sllovenia qe e mbylli kampionatin ne vendin e 3-te te klasifikimit te pergjithshem.
Takimet e para te Turit te Pare para-eleminator te UEFA Europa League jane luajtur me daten 3 Korrik, ndersa takimet e kthimit jane luajtur me daten 10 Korrik. Te tre ekipet shqiptare i kane luajtur takimet e para ne transferte, ndersa takimet e kthimit ne shtepi.
Krijoni Kontakt