Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 124
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Arben Ndoka: Opozita shpif. Kur isha kriminel, pse mė emėruan drejtor?

    Emri:  90552.jpg

Shikime: 668

Madhėsia:  25.3 KB

    TIRANE - Deputeti socialist, Arben Ndoka, reagoi pas akuzave tė opozitės, duke i cilėsuar si shpifje. Nė faqen tij nė “Facebook”, deputeti Ndoka shkruan: “Si ka mundėsi qė Partia Demokratike i ka kėrkuar njė “krimineli” si Arben Ndoka qė t’i pėrfaqėsojė nė zgjedhjet lokale pėr bashkinė e qytetit Lezhė?!”

    “Sot dėgjuat dėrdėllitjet e radhės tė opozitės, e cila, nė vend qė tė kryejė misionin e saj si njė opozitė kostruktive dhe tė kontribuojė nė reformat qė po ndėrmerren nė vend, ėshtė katandisur nė njė grupim tė rėndomtė njerėzish, tė cilėt mendojnė gjithė natėn se ēfarė vreri tė derdhin ditėn pėr maxhorancėn. Dhe vreri i radhės ishte kundėr meje, duke konfirmuar sėrish rolin e rėndomtė qė ka kjo opozitė pėr demokracinė e vendit tonė. Por opozita ėshtė aq e impenjuar nė “misionin” e saj tė rėndomtė sa harron tė mbajė nė konsideratė shumė fakte. Disa nga faktet qė doja tė pėrmendja pa dashur tė zgjatem shumė duke rėnė nė nivelin nė tė cilin ka rėnė opozita e sotme, ėshtė se vetė lideri i mazhorancės sė asaj kohe na pėrgėzonte dhe vlerėsonte mbėshtetjen dhe votat qė i siguronte fisi jonė nė qarkun e Lezhės dhe jo vetėm. Dua t’i kthej nė memorie opozitės se nė kohėn qė ajo qeveriste, emėrimi i Arben Ndokės si drejtor nė njė nga institucionet e rėndėsishme tė vendit mbante firmėn e ministrit tė tij dhe tė Sekretarit Organizativ tė Partisė Demokratike.
    Si ka mundėsi qė Partia Demokratike i ka kėrkuar njė “krimineli” si Arben Ndoka qė t’i pėrfaqėsojė nė zgjedhjet lokale pėr bashkinė e qytetit Lezhė?!"- shkruan Ndoka.

    "Ja pra tė dashur miq, ky ėshtė niveli nė tė cilin ėshtė katandisur opozita e sotme. Kur njerėzit i nevojiten pėr votat qė kanė apo kur i leverdis tė mburren me rezultatet e arritura nė kryerjen e detyrave shtetėrore, i bėjnė ato heronj, ndėrsa kur njerėzve iu hapen sytė dhe kuptojnė qė investimi i tyre politik ka qenė i gabuar dhe nė dėm tė qytetarėve, duke pėrkrahur njė alternativė tė gabuar, siē ėshtė opozita e sotme, atėhere ata i quajnė ato kriminelė e ju venė lloj- lloj epitetesh duke u bėrė vegla tė liderėve tė tyre politikė apo shpirtėrorė.
    Ju bėj thirrje tė gjithė pėrfaqėsuesve tė opozitės qė tė distancohen nga ēmenduritė e radhės dhe tė mos bėhen vegla, duke shpifur dhe duke vjellė vrer vetėm pėr t’i hyrė nė zemėr liderėve tė tyre apo pėr t’u bėrė faktor nė prag tė zgjedhjeve brenda opozitės, por tė fokusohen dhe tė japin kontributin e tyre nė misionin qė i takon opozitės duke kontribuar pėr reformat dhe demokracinė nė vend,” - shkruan Ndoka nė “Facebook”.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #42
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Une s'jam i paanshem, jam me bindje te djathta. Nuk e kam fshehur e as qe do e fsheh kurre.

    E kush po thote qe Berisha s'ka faj per keto? Ka me shume nga te gjithe. Ka faj sepse pike se pari duhet te fuste Ilirjan Meten ne burg pa pyetur per asgje tjeter. Duhet ta fuste ne burg dhe nese i perfshire me Ilirjanin do ishte Shkelzeni. Tek e fundit, qe nga 97 e deri nga 2007 ka ndenjur pa folur me te birin per nje "ēeshtje". Nuk do bente me shume se 10 vite Shkelzeni. Ta quante edhe njehere sikur ishin idhnuar si njehere e nje kohe. E ne ate menyre do i bente sherbimin me te madh ne radhe te pare Shqiperise.

    Megjithate, mosveprimi i Berishes nuk justifikon qeverine e sotme te sillet ne te njejten menyre si ai, te mare prane vetes te njejtat plehra apo edhe te tjera me te ndotura. Nese 23 Qershori ishte sa per te nderruar Blune me Purple, nuk do kete ndonje ndryshim as ne "jeten time" as ne "jeten tende", por vetem sa do zevendesohet Shklezeni me Shkelqimin dhe Argita me Florgiten.
    Mė fal qė po ta them por je shumė naiv. Ti mendon qė Shkėlzeni, Argita, Iliri, pseudo demokratė , dreqi e i biri janė pasuruar pa bekimin e shokut Sali ?!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #43
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Pyetni kta shoket si i kan kalu pushimet ne San Vittore??
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Konfliktohen deputetėt Strazimiri dhe Ndoka. Rama dėnon dhunėn. PD bojkoton Kuvendin

    TIRANE- Sėrish pėrplasje fizike mes deputetėve nė Kuvend. Ligji pėr pėrdorimin e armėve i propozuar nga Ministria e Brendshme ka shkaktuar pėrplasje tė forta mes shumicės dhe opozitės dhe debati degjeneroi deri nė konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka ėshtė pėrplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri. Ky episod ndėrroi rrjedhėn e debatit parlamentar, duke shkaktuar reagime tė forta politike.

    Strazimiri akuzoi nga foltorja e Kuvendit maxhorancėn dhe ministrin Tahiri se po legalizohen armėt dhe po pajisen njerėz tė rrezikshėm me armė. Gjatė fjalės sė tij, Strazimiri theksoi fjalinė: “Ju zėvėndėsuat gratė deputete me kriminelė”. Pasi ėshtė ulur nė vendin e tij ne Parlament, ai ka replikuar pak me Pjerin Ndreun. Teksa pas tij nė Kuvend fliste Sali Berisha, deputeti Pjerin Ndreu komunikonte nga karrigia nė distancė me Strazimirin, duke i kėrkuar tė vėrtetonte akuzėn e tij. Strazimiri u pėrgjigj duke thėnė se deputeti Arben Ndoka qė qėndronte pranė tij, ėshtė njėri prej tyre. Pas kėsaj deputetėt nė fjalė dolėn jashtė dhe nė sallė tėrhoqi vėmendjen njė zhurmė qė vinte nga korridoret. Menjėherė kryetari i seancės ndėrpreu seancėn dhe punonjėsit e sigurisė sė Kuvendit morėn situatėn nėn kontroll.

    Largohen nga seanca gratė deputete, kurse deputeti Sali Berisha paralajmėron njė bojkot tė Kuvendit. “Kjo sallė nga tempull demokracie ėshtė kthyer nė strofkull krimi”, tha ai pėr mediat menjėherė pas incidentit.

    Por deputeti socialist, Pjerin Ndreu shprehet se nuk ka lidhje me incidentin qe u shenua me deputetin Genc Strazimiri. “ Isha ne kafe, nuk kam lidhje me incidentin”. Vetė Strazimiri u largua nga Kuvendi pa dhėnė asnjė prononcim.

    Partia Demokratike largohet nga seanca parlamentare pas fjalės sė kreut tė grupit parlamentar tė PD, Edi Paloka. Seanca parlamentare rinis pas incidentit, por Paloka merr fjalėn dhe kėrkon qė tė mos vazhdojė seanca parlamentare. Grupi parlamentar i PD vendosi tė ndėrpresė marrėdhėniet me parlamentin. Kryetari i PD Lulzim Basha tha se opozita nuk mun

    Kryeministri Edi Rama nuk ka qėndruar nė heshtje nga episodit tė sherrit nė Parlament. Rama kėrkoi qė incidente tė tila tė dhunshme nė Parlament tė dėnohen maksimalisht pavarėsisht kahut politik nga buron. Sipas tij, opozita e ka pėrdorur keq shprehjen “prisni s’e nuk keni parė nede gjė akoma’. Rama tha se opozita e sotme nė Kuvend pėrdor dhunė verbale nė cdo fjali tė fjalimeve qė mban nė sallėn e ligjvėnies.


    NDREU: KUVENDI, NĖ NIVELIN E PIJANECĖVE. AKUZAT T’I ĒOJNĖ NĖ PROKURORI

    Skedarėt e Bashkėngjitur 164812

    Ora 17:50 - Deputeti socialist, Pjerin Ndreu reagoi ashpėr ndaj akuzave tė kolegut tė tij demokrat Gent Strazimiri, duke e cilėsuar si njė provokator tė vazhdueshėm qė hedh shashka nė Kuvend. I ftuar nė rubrikėn “Opinion” nė “News24”, deputeti Ndreu tha se parlamenti po bie nė nivelin e pijanecėve, ndėrsa u shpreh i gatshėm tė pėrballet nė prokurori me akuzat e ngritura ndaj tij.

    “Strazimiri ėshtė njė deputet provokator i vazhdueshėm. Unė i kam kėrkuar hesap pse, ka reaguar shumė keq me fjalė fyese. Normalisht kemi pasur shkėmbim fjalėsh por kanė qenė shumė njerėz aty dhe nuk ėshtė zgjatur historia saē bėhet. Atij ka kohė qė i pėlqen pozita e njeriut qė goditet, se ka marrė pėrsipėr tė dėgjojė zėra qė opinioni publik nuk i di i di vetėm ai. I them Strazimirit dhe atyre qė janė pas Strazimirit, se unė jam krenar pėr gjithė karrierėn time policore dhe as Strazimiri dhe askush nuk mund ta njollosė atė karrierė. Kėtė histori me mua e ka bėrė edhe nė komisionin e sigurisė dhe i kam dhėnė pėrgjigjen qė do. Jam larguar me kėrkesėn time nga Policia. Vetė Sali Berisha mė ka mbrojtur personalisht me emėr ndaj akuzave politike qė ranė ndaj meje nė atė kohė. Nėse mė denoncojnė me fakte nė prokurori dhe nėse vėrtetojnė akuzat jam gati tė dal pėrgjithmonė nga parlamenti.” – deklaroi Ndreu.

    Sipas deputetit socialist, Strazimiri duhet t’i ēojė nė prokurori pretendimet e tij dhe jo tė pėrdorė foltoren e Kuvendit pėr tė hedhur akuza ndaj deputetėve tė mazhorancės.

    “Niveli i parlamentit po bije nė nivelin e pijanecėve qė pasi pinė dalin nė foltoren e parlamentit dhe nuk dinė ēfarė thonė. Kriminelė nė parlament nuk ka. Nuk ėshtė e nevojshme ta bėjė biografinė tonė Strazimiri. Strazimiri ėshtė provokator i rėndomtė qė nuk bėn gjė tjetėr veēse del aty dhe flet pa prova.”- deklaroi Ndreu.

    Sipas deputetit Ndreu, “Strazimiri ėshtė njė ushtar i bindur i njė klani tė caktuar qė prodhon pėr kėdo dizinformacion”.

    “Indirekt janė atakuar dhe dy persona tė tjerė, deputeti Arben Ndoka dhe Armando Prenga. Ėshtė e turpshme, zoti Arben Ndoka ka qenė drejtor drejtorie nė kohėn e qeverisjes sė PD-sė. Fisi i Ndokajve nė Lezhė ka qenė shtylla kurrizore e PD-sė. Si del e flet pėr ata njerėz qė i kanė patur deri nė vitin 2009 pikėn mbėshtetėse kryesore.”- deklaroi Ndreu.

    IMAMI: SULMI NDAJ STRAZIMIRIT I QĖLLIMSHĖM, PĖR T’I MBYLLUR GOJĖN

    Ora 17:00 - Deputeti i PD-sė, Arban Imami konsideron se deputetėt e PS-sė sulmuan qėllimisht Gent Strazimirin nė Kuvend, pėr t’i mbyllur atij gojėn. I ftuar nė rubrikėn “Opinion” nė “News24”, deputeti Imami tha se “pėrdorimi i dhunės ndaj deputetit Strazimiri ishte i paramenduar”.

    “Eshtė hera e dytė qė nė mėnyrė tė organizuar, jo njė deputet por njė grup deputetėsh tė PS-sė sulmojnė fizikisht Strazimirin. Eshtė njė strategji e qartė tensioni dhe dhune. Eshtė thėnė qė ditėn e parė nga kryeministri, shikoni ēdo tė ndodhė mbrapa. Pėrdorimi i dhunės nuk ėshtė i rastit, ėshtė instrumental. Zoti Strazimiri foli pėr inkriminim tė parlamentit, nuk foli as pėr Ndokėn as pėr jo Ndokėn. Sulmi qė ju bė ju bė qėllimisht pėr tė mbyllur gojėn. Nuk kishte asnjė arsye pėr tė ndodhur kjo gjė. Ashtu sikurse nuk ka patur asnjė arsye dhe kur u hoq dhe rripi pėr tė rrahur njerėz nė korridorin e Kryesisė sė Kuvendit. Eshtė e paramenduar. Nuk ėshtė incident ėshtė njė vijė sjelljeje”- deklaroi Imami.

    Sipas Imamit, “nė 300 ditė qeveria ėshtė pėrpjekur pėr tė dhunuar ligjin, pėr tė prishur balancat politike nė mėnyrė tė dhunshme dhe pėr tė treguar se mund tė jetė arbitrare. Nė 300 ditė siguria e brendshme ka qenė nė nivelin mė tė keq tė mundshėm.”

    Pėr deputetin Imami aksioni nė Lazarat ėshtė i vetmi akt qė ka kryer kjo qeveri, por sipas tij ky operacion nuk e ka zgjidhur problemin e kultivimit tė narkotikėve nė vend.

    “Lazarati ėshtė njė pėrqindje minimale e narkotikėve qė prodhohen nė vend. Nuk ėshtė Lazarati i vetmi dhe qė e zgjidhi problemin. Qeveria e kreu kėtė akt por nuk zgjidhi problemin.”- deklaroi Imami.


    STRAZIMIRI: TANI DO FILLOJNE ME ELIMINIME FIZIKE

    Ora 16:30 - Deputeti i PD-sė, Gent Strazimiri ka reaguar pas incidentit nė Kuvend, ku u konfliktua me deputetin e PS-sė, Arben Ndoka. Strazimiri akuzoi mazhorancėn pėr dhunė fizike, ndėrsa shtoi se tashmė iu ka mbetur vetėm tė nisin likuidimin fizik tė kundėrshtarėve.

    “Sė shpejti do tė fillojnė me likuidim fizik tė kundėrshtarėve politikė! Me votė erdhi nė pushtet edhe Mussolini edhe Hitleri. ..Vazhduan me dhunė fizike ndaj kundėrshtarėve politikė...dhe pėrfundimin e dimė tė gjithė!! Reagim sot! Nesėr do tė jetė vonė”, shkruan ai nė facebook.

    EDI RAMA
    Pa asnjė dyshim kemi qenė, jemi dhe do tė jemi kundėr cdo forme dhune. Nga dhuna verbale tek dhuna fizike. Nga dhuna verbale si nxitje drejt dhunės fizike tek dhuna fizike si pėrgjigje drejt dhunės verbale. Ashtu si nė njė rast tė shkuar dėshiroj qė ta rinėnvizoj qėndrimin tim se pėr dhunėn verbale dhe padiskutim dhe dhunėn fizike tė ushtruar nga cilido deputet pavarėsisht dallimeve majtas apo djathtas duhet tė ketė qėndrim maksimalisht tė ashpėr.
    Nga ana tjetėr nuk mund tė rri pa kujtuar se kur unė prezantova programin e qeverisė nė njė ditė jo tė zakonshme kuvendore, e gjithė opozita u cua dhe u largua nga salla dhe u kap pas fjalisė ‘Nuk keni parė akoma asgjė’. Duke e pėrdorur kėtė fjali vazhdimisht si paralajmėrim pėr gjėra tė kobshme. Do doja tė ishin akoma kėtu dhe tė dėgjonin nėse nuk keni parė ende asgjė dhe braktisur kuvendi me fjalėt “do ta shihni, do e shohėsh, do ta shohėsh’ qė pėrsėritet nga dhunues verbalė qė janė sot nė rreshtat nga pushtetarėve tė rėnė nga vakti. Si duhet marrė e ndėshkuar kjo fjali. Tė jemi seriozė ndaj atyre qė na kanė dhėnė privilegjin qė na kanė votuar nė kėtė sallė dhe tė mos shohim fjalėt.

    DEBATI MES STRAZIMIRIT DHE OLTA XHAĒKĖS QE NXEHU ARBEN NDOKEN

    Strazimiri: A ėshtė problem kriminaliteti nė kėtė vend? Po ėshtė problem, a e ka fajin policia? Po pjesėrisht e ka, a janė kėtu 100 % burra dhe gra tė ndershėm nė kėtė parlament? Jo nė parlament ka tė paktėn 19 veta me precedent penal, ke persona tė shpallur nė kėrkim, apo persona qė kanė bėrė burg pėr narkotrafik, vjedhje vilash me dhunė, kanė bėrė burg pėr prostitucion. Ti e di dhe nuk flet.

    Olta Xhaēka: A mund tė na thoni zotėri meqenėse nuk na e thotė ministri dhe nuk e dimė nė tė tjerėt, kush ėshtė ky personi nė kėrkim, se duam ta dimė, tė mos shoqėrohemi dhe ne se ndoshta mund tė jetė nė grupin tuaj, tonin, ta dimė, kush ėshtė?

    Strazimiri: Keni gjithė mirėkuptim tim zonjė, iu ka ardh me sms kjo kėrkesė. Sigurisht qė nuk do tė merrem me ju. I kemi bėrė publike emėr pėr emėr, kemi bllokuar seancė parlamenti kėtu ne, pėr shkak se kalon radha pėr tė futur ca persona qė nuk e meritojnė tė jenė kėtu.

    STRAZIMIRI: KRIMET NUK I BĖJNĖ PUNONJĖSIT E SHTETIT

    “Tahiri pėrmendi gjyqtarin, prokurorin, oficerin, policin, gardianin e burgut, pėrmendi dhe kryetarin e komunės. Nė 101 vjet shtet, po ju them tė nderuar qytetarė dhe kėta e dinė qė tė gjithė, nuk bėhen 100 raste qė njė person, punonjės shtetėror, me armė me leje tė ketė bėrė njė krim. Nga kjo statistikė nuk nisesh dot pėr tė dispilinuar gjoja pėrdorimin e armėve sepse kėshtu do tė ulin vrasjet, jo. Ėshtė e vėrtetė qė policia e shtetit ka qenė e detyruar tu japi deputetėve, kryetarėve tė komunave, ligji e ka patur si kėrkesė tė domosdoshme vėrtetimin e personalitetit nė ēdo komisariat. Personi qė shkonte dhe kishte tė drejtė tė merrte armėn , policia e shikonte dhe thoshte “jo”, ky vėrtetim i personalitetit nuk e kalon dhe nuk mund tė mbajė armė. E kam patur unė kėtė eksperiencė me policėt kur kam qenė nė ministrinė e Brendshme dhe kam thėnė “ēfarė bėni, i jepet armė x personi, kryetari komune, ėshtė kompetencė e jotja, mos ia jep”. Pėrgjigja ka qenė ēarmatosėse: “o shef, e keni bėrė deputet atje, e keni ēuar dhe nė komision tė sigurisė, duhet tė shkoj tė jap informacione qoftė dhe tepėr sekrete, njė pistoletė nė brez nuk i prish punė shtetit”.

    DULE: GJITHĒKA E KA ZANAFILLEN NĖ MIKROFONAT E KUVENDIT, TĖ JEMI MĖ TĖ PĖRGJEGJSHĖM
    Ora 13:55- Nėnkryetari i Kuvendit Vangjel Dule theksoi se gjithēka ndodh e ka zanafillėn nė fjalėt qė thuhen nė mikrofonin e Kuvendit ndaj ai kėrkoi tė tregohet mė shumė pėrgjegjshmėri. “Gjithēka qė ndodh e ka zanafillėn nė mikrofonat e Kuvendit. Tė jemi tė pėrgjegjshėm nė Parlament. Jeta parlamentare nuk mund tė ndėrpritet”- u shpreh Dule.

    PALOKA: KĖRKOJ TĖ MOS VAZHDOJĖ SEANCA PARLAMENTARE
    Ora 13:50-Kryetari i Grupit Parlamentar tė PD-sė Edi Paloka pas incidentit mes deputetėve Ndreu dhe Strazimiri kėrkoi qė seanca parlamentare tė mbyllej. “Kėrkoj tė mos vazhdojė seanca parlamentare”- u shpreh Paloka. Ndėrkohė pas deklaratės sė Palokės deputetėt e opozitės janė larguar nga Kuvendi. Grupi Parlamentar i PD-sė ėshtė mbledhur menjėherė pas incidentit pėr tė marrė njė vendim.

    PJERIN NDREU PĖR NEWS24: NUK KAM LIDHJE ME KONFLIKTIN, ISHA NĖ KAFE
    Ora 13:40-Por deputeti socialist, Pjerin Ndreu shprehet se nuk ka lidhje me deputetin Genc Strazimiri. “ Isha ne kafe, nuk kam lidhje me incidentin”.

    PRONONCIMI I BERISHĖS JASHTĖ SALLĖS SĖ KUVENDIT: BANDITI E AGRESOI ME URDHĖR TĖ RAMĖS
    Ora 13:25-Deputeti Sali Berisha jashtė sallės sė Kuvendit, menjėherė pas incidentit tė shėnuar ka komentuar kėtė moment. Sipas tij, opozita nuk ka mė hapėsira nė Kuvend dhe se kjo e sotmja ishte njė provokacion i rėndė me urdhėr tė Edi Ramės.

    Pas diskutimit tė Genti Strazimirit me urdhėr tė Edi Ramės, njė nga banditėt e agreson kėtu tek po pinte njė cigare. Ky ėshtė njė akt i pashembullt, qė dėshmon fytyrėn e vėrtetė tė Edi Ramės dhe klikės qė ka uzurpuar pushtetin. Pėrfaqėsuesit e popullit, opozitės, janė kėtu pėr tė mbrojtur interesat e qytetarėve, por nė kushtet e krijuara nė kėtė parlament, mendoj se nuk nuk ka mė ansjė hapėsirė pėr veprimtarinė e tyre. Njė akt i shėmtuar, i pėrsėritur, me tė cilin Edi Rama do tė tregojė se mund t’i ndėrsej hora, vrasės, trafikante kundėr tij. Them se ka bėrė njė gabim, njė provakokacion i ulėt pėr ēdo qytetar, qė beson nė vlerat qytetare, nė sjelljen, nė dialogun, pėr tėrė demokracinė, dhe me kėtė pėrsėritje, unė personalisht nuk shoh mė hapėsirė pėr opozitėn shqiptare nė parlament. Nga tempull demokracie parlamenti ėshtė kthyer ne njė strofull krimi dhe kriminelėsh, me tė cilin ne nuk na lidh gjė.

    (d.b/a.n/er.nu/BalkanWeb)

    Balkanweb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2014 mė 16:08

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Incidenti nė Kuvend, Byroja pėrjashton 7 ditė Ndokėn, 3 ditė Ndreun, 'vėrejte' Strazimirit


    TIRANE- Byroja e Kuvendit u mblodh sot rreth orėn 17:00, me kėrkesė tė Kryetarit tė Kuvendit, Ilir Meta pėr tė diskutuar incidentin e ndodhur gjatė seancės plenare tė ditės sė enjte, nė ambjentet e jashtme tė sallės, ku u pėrfshinė deputetėt Arben Ndoka, Gent Strazimiri dhe Pjerin Ndreu. Nė kėtė mbledhje mungonte opozita, pasi qė dje ata vendosėn tė bojkotojnė jetėn parlamentare.

    Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ėshtė njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikės dhe pamjet filmike tė ngjarjes, dhe mė pas ka kėrkuar qė Kuvendi i Shqipėrisė tė mbajė njė qėndrim lidhur me tė.

    Gjithashtu, ai theksoi se gjuha fizike e komunikimit ėshtė tėrėsisht e papranueshme dhe se kjo qė ka ndodhur dėmton imazhin e Kuvendit dhe deputetėve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshėm.

    Pas diskutimeve, duke u bazuar edhe nė rregullore, Byroja e Kuvendit vendosi tė marrė masė disiplinore ndaj deputetėve tė pėrfshirė nė kėtė incident, Arben Ndoka i PS-sė, Pjerin Ndreu i PS-sė dhe Gent Strazimiri i PD-sė, tė cilėt u pėrfshinė dje nė njė sherr nė Kuvend. Kėshtu, deputeti Arben Ndoka pėrjashtohet pėr 7 ditė nga Kuvendi, deputeti Pjerin Ndreu pėr 3 ditė, ndėrsa Gent Strazimimirit tė PD-sė ka marrė njė 'vėrejtje' pėr here tė dytė.

    Ndėrkaq, Meta ftoi tė gjithė deputetėt qė tė distancohen nga akte tė tilla duke kėrkuar vetėpėrmbajtje dhe tė ruajnė etikėn nė ushtrimin e funksionit tė tyre.

    Nė pėrfundim, Kryetari i Kuvendit kėrkoi nga grupet parlamentare tė shprehen sa mė parė nė lidhje me Projektkodin e etikės i cili ėshtė hartuar nga shėrbimet e Kuvendit nė bashkėpunim me OSBE.

    SHERRI DJE
    Ligji pėr pėrdorimin e armėve i propozuar nga Ministria e Brendshme shkaktoi pėrplasje tė forta mes shumicės dhe opozitės dhe debati degjeneroi deri nė konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka ėshtė pėrplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri.

    Ndėrkohė qė ndje nė njė prononcim pėr mediat deputeti i PS-sė Pjerin Ndreu deklaroi se nuk ėshtė pėrfshirė nė incident, pasi ka qėnė nė kafe nė momentin e sherrit me Strazimirin.

    (m.a/BalkanWeb)

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Incidenti mes deputetėve, PD: Rama me strukturė dhune nė parlament, Meta nuk ndėrhyri

    TIRANĖ-Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka futur nė Kuvend persona me tė kaluar kriminale.

    Nė njė reagim pėr incidentin e djeshėm mes deputetėve Strazimiri dhe Ndoka, zėdhėnėsja e PD-sė Laura Vorpsi theksoi se deputetėt Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka kėrcėnuan me jetė deputetin Gent Strazimiri.

    “Partia Demokratike bėn transparencė mbi ngjarjen e rėndė tė ndodhur dje nė Kuvend, pasi Edi Rama, jo vetėm urdhėroi dhunėn, por u kujdes deri nė fund pėr pėrcjelljen e saj nė media, me titujt qė ai dėshiron, pėr tė ēoroditur opinionin publik. Gjatė njė debati pėr sigurinė nė vend deputeti demokrat Gent Strazimiri denoncoi gjėndjen e rendit dhe depėrtimin e krimit nė strukturat mė tė larta tė shtetit duke pėrfshirė parlamentin.

    Me urdhėr tė Edi Ramės, deputetja Xhaēka i kėrkon Strazimirit tė pėrmendė emrat e deputetėve tė inkriminuar.
    Deputeti Strazimiri iu pėrgjigj deputetes Xhaēka duke i thėnė se kishte mirėkuptim tė plotė pėr detyrėn qė i kishte ngarkuar Edi Rama me sms, dhe se problemi nuk qėndronte tek ajo por tek shefi i saj. Dhe menjėherė pas kėsaj, Edi Rama urdhėroi Arben Ndokėn dhe Pjerin Ndreun tė agresonin fizikisht deputetin Strazimiri. Nė zbatim tė kėtij urdhėri, deputetėt Ndoka e Ndreu goditėn dhe kėrcėnuan me jetė deputetin Strazimiri”- u shpreh Vorpsi.

    Me tej ajo theksoi se Partia Demokratike denoncon ngritjen e infrastrukturės sė dhunės nė parlament pėr tė goditur dhe kėrcėnuar deputetėt e opozitės, sa herė qė ata mbajnė qėndrime qė nuk i pėlqejnė Edi Ramės.

    "Edi Rama ėshtė personi qė ka projektuar futjen nė parlament tė deputetėve me tė kaluar kriminale pėr t’i pėrdorur si kėrcėnim ndaj fjalės sė lirė, si kėrcėnim ndaj opozitės.
    Edi Rama pėrfshiu Arben Ndokėn nė listat e Partisė Socialiste, pavarėsisht prej tė kaluarės sė tij kriminale, madje pikėrisht prej saj.
    Edi Rama spostoi dy kandidate gra nga lista, pėr t’i hapur rrugėn futjes nė parlament tė Arben Ndokės.

    Dhe ne sot pyesim sėrish publikisht z.Rama. Cila ėshtė e shkuara e deputetit tė tij tė Lezhės, dhe sa vite ėshtė dėnuar ai nė Itali pėr trafiqe. Njė muaj mė parė, u vetėdenoncua dhe deputeti socialist Armando Prenga, i cili edhe ai dha dėshminė e tij publike, se ėshtė pjesė e pėrfaqėsuesve tė botės sė krimit nė parlament, kur goditi z.Strazimiri, pas njė fjalimi tė ngjashėm me tė djeshmin.
    E pyesim sėrish sot z.Rama. Cila ėshtė e shkuara e Armando Prengės dhe pėr cfarė e ka ndjekur policia italiane nė vendin fqinj?
    Menjėherė pas ngjarjes sė djeshme, Edi Rama legjitimoi dhunėn ndaj deputetit demokrat, duke thėnė se kush denoncon, do tė goditet fizikisht.

    Ilir Meta nuk mori asnjė masė disiplinore, nuk ndėrpreu as seancėn, a thua se gjithcka shkoi sipas planit. Mė pas Rama u kujdes qė tė barazonte nė shumė media, kurajon e deputetit Strazimiri pėr tė denoncuar, me furacakėt qė kur pėrmendet krimi humbasin toruan dhe godasin fizikisht.

    E vėrteta ėshtė se Edi Rama i ka futur kėta persona nė parlament pėr tė intimiduar e goditur fizikisht opozitėn dhe pėr t’u mbyllur gojėn deputetėve qė denoncojnė lidhjet dhe varėsitė e tij kriminale. Partia Demokratike ėshtė mė e vendosur se kurrė qė nė emėr tė interesave tė qytetarėve tė kėtij vendi, nė emėr tė tė sė ardhmes europiane tė Shqipėrisė, tė vazhdojė cdo ditė betejėn pėr tė denoncuar publikisht me fakte e argumenta, lidhjet kriminale tė qeverisė, dhe tė dyshes Rama-Meta"- perfundoi Vorpsi.

    (a.n/BalkanWeb)

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: PD: Vėllai i deputetit tė PS-sė nė kėrkim ndėrkombėtar pėr trafik droge

    Strazimiri: Nė Grupin e PS janė 19 deputetė me precedentė, Ndreu: Nuk tė paska mjaftuar rripi!

    Pėrplasje fizike mes deputetėve nė korridoret e Parlamentit.

    Dy deputetėt e PS reagojnė me dhunė pas replikave nė seancė.

    Deputetėt e Kuvendit, veē replikave tė forta tė shkėmbyera dje nga foltorja e Kuvendit, kanė degjeneruar nė dhunė, duke u goditur edhe me gushte nė korridoret e sallės sė seancave.
    Deputeti demokrat Gent Strazimiri ėshtė goditur dje pėr tė dytėn herė nga deputetėt e majtė, por kėsaj radhe nga socialistėt Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, teksa po ai fliste nė telefon nė ambientet e brendshme tė Kuvendit, disa minuta pasi kishte pėrfunduar fjalėn nė Parlament.

    REPLIKAT
    Deputeti i PD-sė ka mbajtur njė fjalim tė fortė duke hedhur akuza tė rėnda ndaj Grupit tė socialistėve, duke thėnė se mes tyre kishte banditė dhe kriminelė, si dhe policė tė shkarkuar nga ish-ministrat e majtė dhe qė janė kthyer sėrish nė polici. “A janė kėtu 100 % burra tė ndershėm dhe gra tė ndershme nė Parlament? Jo! Nė grupin tėnd parlamentar ke 19 veta me precedentė penalė, ke persona tė shpallur nė kėrkim apo persona qė kanė bėrė burg pėr narkotrafik, vjedhje vilash me dhunė, kanė bėrė burg pėr prostitucion. Ti (Saimir Tahiri) e di dhe nuk flet”, tha demokrati. Por, fjala e Strazimirit ka ngjallur revoltėn e deputetit socialist Pjerin Ndreu, i cili nga vendi pa mikrofon i ka kėrkuar tė rregullojė fjalorin, pasi sipas tij “krefja” e parė nuk i kishte mjaftuar dhe po kėrkonte njė tė dytė. “Do bėje mirė ta kafshoje atė gjuhėn. S’tė paska mjaftuar ai rripi i parė, paske nevojė edhe pėr njė krefje tjetėr”, tha Ndreu. Ndėrkohė qė Strazimiri iu pėrgjigj nga vendi: “Ordiner je ti! O polic… Ai ėshtė shoku jot, merre edhe atė”. Por deputeti i majtė iu pėrgjigj duke thėnė se: “Ik more se t’i njoh turinjtė ty, po rri rehat”. Nė kėtė kohė deputetja e PS-sė, Olta Xhaēka, kėrkoi sqarimet se kush ishin deputetėt me precedentė penalė, por Strazimiri iu pėrgjigj se rastet janė publikuar nė media dhe se e djathta bllokoi punimet e Kuvendit, kur u zėvendėsuan deputetėt e PS-sė nga listat shumemėrore. Debati brenda seancės ėshtė mbyllur kėtu.

    PRAPASKENAT
    Nė njė kohė qė nė foltoren e Kuvendit ka shkuar ish-kryeministri Sali Berisha, deputetėt e Partisė Socialiste janė larguar nga salla nė shenjė proteste. Por, ra nė sy fakti se dy deputetėt e PS-sė, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka kanė dalė nga porta e dytė nė tė djathtėn e sallės sė seancės, duke kaluar nga lokali i Kuvendit dhe duke dalė nė krahun e majtė ku deputeti i PD-sė, Gent Strazimiri, po fliste nė telefon dhe po pinte cigare. Sipas rrėfimeve nga deputetėt e tjerė mėsohet se deputeti Arben Ndoka e ka qėlluar i pari nė kokė Strazimin, i cili sipas dėshmitarėve ka qenė me kurriz. Nė kėto ēaste edhe deputeti Ndreu ka tentuar ta godiste, por kanė ndėrhyrė efektivėt e Gardės tė cilėt kanė rrethuar Strazimirin. Gjithēka u mor vesh nė sallėn e Parlamentit, vetėm kur deputetja e Durrėsit, Klodjana Spahiu, ka hyrė nė sallė e trembur dhe e zbehtė nė fytyrė duke njoftuar pėr sherrin. Deputetėt e PD-sė janė ēuar me nxitim pėr tė ndihmuar Gent Strazimirin, ndėrkohė qė nė foltoren e Kuvendit ishte duke folur ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kreu i demokratėve ka akuzuar Kryeministrin Rama se ishte “fytyra e krimit”, ndėrkohė qė ish-kryetarja e Kuvendit tha se: “Ai njeri ka thyer ēdo normė tė Parlamentit”. Mėsohet se gjatė pėrleshjes nė korridor, Strazimiri, Ndoka dhe Ndreu kanė shkėmbyer fjalė fyese, por janė frenuar mė pas nga Garda dhe kolegėt. Nė pushimin e seancės, Pjerin Ndreu ėshtė larguar nga Kuvendi me deputetin Parid Cara, ndėrkohė qė Gent Strazimiri ka dalė bashkė me deputetėt e PD-sė, duke bojkotuar punimet e Kuvendit. Por, me nisjen e seancės, dy deputetėt e PS-sė janė paraqitur nė seancėn plenare dhe kanė votuar projektligjet nė rendin e ditės.



    Strazimiri: Janė 19 deputetė tė PS me precedentė penalė

    Fjalimi i deputetit tė PD nė Parlament

    Akuzė Ramės: Jetėn e karrierėn e ke nė dorė tė njė deputeti qė sapo ka dalė nga burgu

    Emri:  Deputeti-i-PD-Gent-Strazimiri-duke-folur-gjate-nje-seance-parlamentare-ku-eshte-debatuar-mes-max.jpg

Shikime: 696

Madhėsia:  56.2 KB

    Deputeti i PD, Strazimiri dje nė Kuvend

    Deputet i PD-sė, Genti Strazimiri, mbajti njė fjalim tė fortė nė Parlament, duke deklaruar se nė radhėt e Grupit tė PS-sė ka 19 deputetė qė kėrkohen pėr krime dhe pėr trafik droge.
    Nė asnjė rast ai nuk pėrmendi emra, por tha se jeta, karriera e Kryeministrit Edi Rama ėshtė nė dorėn e njė deputeti tė sapodalė nga burgu, dhe tė cilin kreu i PS-sė pranoi ta fusė nė Parlament. “A ėshtė problem kriminaliteti nė kėtė vend? Po, ėshtė problem shumė i madh. A e ka fajin policia? Pjesėrisht e ka. A janė kėtu 100 % burra tė ndershėm dhe gra tė ndershme nė Parlament? Jo! Nė Grupin tėnd parlamentar ke 19 veta me precedentė penalė, ke persona tė shpallur nė kėrkim apo persona qė kanė bėrė burg pėr narkotrafik, vjedhje vilash me dhunė, kanė bėrė burg pėr prostitucion. Ti e di dhe nuk flet. Kėshtu qė, ėshtė e kotė tė dalėsh para policėve e t’u thuash “luftoni pak krimin”, nė njė kohė kur jetėn nė dorė, punėn nė dorė, karrierėn nė dorė e ke nga ai deputeti, qė sapo ka dalė nga burgu dhe ti e ke futur nė Parlament, qofte edhe duke dekapituar tė gjithė listėn e deputeteve tė qarkut nė fjalė, kryesisht pėr gratė. Kėshtu qė, tė gjithė qytetarėt qė na dėgjojnė e dinė qė kjo ėshtė e vėrtetė, ti vetėm duhet tė kesh kohen tė flasėsh mor zotėri, tė tė njohin se kush je. Inkurajimi i krimit bėhet duhet futur kriminelė nė Parlament, duke futur oficerė policie tė shkarkuar nga ministrat tuaj pėr pėrfshirje nė krim, nė krye tė Policisė sė Shtetit, duke hequr profesionistėt nga Policia e Shtetit”’, tha Strazimiri.

    VRASJA E ARTAN SANTOS
    Demokrati theksoi dje gjatė fjalės sė tij se vrasja e bankierit Artan Santo tregoi se problem nuk ėshtė mungesa e ligjit, por pėrfshirja e financuesve tė PS-sė nė Policinė Shtetit. “Artan Santo u vra mu nė mes tė Tiranės, u vra nė sy tė patrullės sė policisė, tė gjithė e pamė nga kamerat, tė gjithė e pamė, vrasėsit u larguan tė pandjekur deri ku deshėn tė ikin. Nė qoftė se sot thoni se mungesa e kėtij ligji pengoi punonjėsin e policisė tė pėrdorte armėn e brezit pėr tė shpėtuar njė jetė njeriu, apo pėr tė mos lėnė tė shpėtojė njė kriminel, kjo ėshtė njė broēkull e madhe. Mungesa e kėtij ligji nuk e ka penguar atė punonjės policie, sepse ligji dhe instrumenti nuk e bėn atė mė profesionist, nė qoftė se nuk ėshtė, nuk ėshtė. Nuk e bėn ligji. Ligji ėshtė instrument i profesionistit, ai mund tė jetė militanti i PSsė, mund tė jetė numėrues si drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, mund tė jetė financues i PS-sė, si drejtori i SHKB-sė, apo tė tjerėt. Mund tė jetė financues i PS-sė nė shuma jashtėzakonisht tė mėdha, si drejtori i Policisė sė Durrėsit apo tė Vlorės, milionerė”, tha ai.

    PAJISJA ME ARMĖT
    Anėtari i Komisionit tė Ligjeve, nė fjalėn e tij ka pėrmendur njė rast ku sipas tij drejtuesit e policisė ishin tė detyruar tė pajisnin me armė deputetėt, qė sipas tij kishin precedentė penalė, dhe qė janė caktuar si anėtarė tė Komisionit tė Sigurisė Kombėtare. “E kam pasur unė kėtė eksperiencė me policėt, kur kam qenė nė Ministrinė e Brendshme dhe u kam thėnė: More ēfarė bėni, i jepet armė filan fistekut kryetar komune?! I jepet arma filan deputeti, qė ti e di shumė mirė kush ėshtė?! Ėshtė kompetenca jote qė tė mos ia japėsh. Pėrgjigja ka qenė ēarmatosėse: Po shef, por e keni bėrė deputet atje, e keni ēuar edhe nė Komisionin e Sigurisė, duhet tė shkoj tė japė dhe informacione, qoftė dhe tepėr sekrete nė sy tė atij dhe njė pistoletė nė brez nuk i prish shumė punė shtetit. Dhe ka shumė tė drejtė, e deformojmė ne, e deformon ky (Rama) ligjin dhe anti-ligjin, i pėrzien tė gjitha nė njė sallė”, tha Strazimiri.

    21 JANARI
    Duke folur pėr ngjarjen e 21 janarit dhe ndryshimet nė ligjin pėr armėt e zjarrit, deputeti i PD-sė tha se nga ligji nuk ėshtė hequr asnjė nga dispozitat qė parashikon ndėrhyrjen e policisė, si nė tubimin e 21 janarit. “A ishte sulm 21 janari? Dhe tė gjithė e kemi parė, unė kam dėshmitar ilustrativ ambasadorin amerikan Aleksandėr Arvizu, kur thotė te “Ora News” se: “Po tė kisha qenė polic, do kisha shkuar dhe do t’i kisha rrahur paq ata qė sulmuan policinė”. Pesė orė resht, me makinė, duke thyer ēdo lloj rregulle tė gardės, misioni mbetet dhe sot dhe bėn mirė qė vazhdon tė mbetet. Mos i dėgjoni kur thonė qė ligji ka ndryshuar dhe mund tė bėni atė qė deshėn kėta tė bėjnė me 21 janarin. Jo. Ligji ėshtė po ai. Ėshtė ligji i duhur dhe mbrojtja mė e mirė ndaj institucioneve dhe shtetit ligjor. Nė fakt, nė fund tė fundit, prapė mbetemi nė njė dilemė, njė dilemė pėr mendimin tim e fisshme dhe qė ėshtė mė shumė e kėtyre kolegėve tė mi, nga i pari tek i fundit, dhe i disa prej kėtyre tė maxhorancės, se nuk janė tė gjithė njėsoj. Ėshtė e famshmja “Nė mundsh” e Rudyard Kipling: “…Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta nė kurthe pėr trutharėt kopukėt tė t’i kthejnė…”, tha ai.

    REPLIKAT PA MIKROFON

    Gent Strazimiri: A janė kėtu 100 % burra tė ndershėm dhe gra tė ndershme nė Parlament? Jo! Nė grupin tėnd parlamentar ke 19 veta me precedentė penalė, ke persona tė shpallur nė kėrkim apo persona qė kanė bėrė burg pėr narkotrafik, vjedhje vilash me dhunė, kanė bėrė burg pėr prostitucion. Ti (Saimir Tahiri) e di dhe nuk flet. Kėshtu qė, ėshtė e kotė tė dalėsh para policėve t’u thuash “luftoni pak krimin”, nė njė kohė kur jetėn nė dorė, punėn nė dorė, karrierėn nė dorė e ke nga ai deputeti, qė sapo ka dalė nga burgu dhe ti e ke futur nė Parlament, qoftė edhe duke dekapituar tė gjithė listėn e deputetėve tė qarkut nė fjalė, kryesisht pėr gratė. Kėshtu qė, tė gjithė qytetarėt qė na dėgjojnė e dinė qė kjo ėshtė e vėrtetė, ti vetėm duhet tė kesh kohėn tė flasėsh mor zotėri, tė tė njohin se kush je.
    (Nė fund tė fjalimit)
    Pjerin Ndreu: Do bėje mirė ta kafshoje atė gjuhėn. S’tė paska mjaftuar ai rripi i parė, e paske tė nevojė edhe pėr njė krefje tjetėr…
    Gent Strazimiri: Ta rregulloj unė rripin e gojės…
    Pjerin Ndreu: Mbaje gojėn, ore legen…
    Gent Strazimiri: Bravo, bravo!
    Pjerin Ndreu: Ordiner!
    Gent Strazimiri: Ordiner je ti!
    Spartak Braho: O Pjerin…
    Gent Strazimiri: O polic… Ai ėshtė shoku jot, merre edhe atė.
    Pjerin Ndreu: Ik more se t’i njoh turinjtė ty, po rri rehat…
    Gent Strazimiri: Hajde, hajde…
    Vangjel Dule: Teknika, fjalėn e ka zonja Xhaēka.
    Olta Xhaēka: Zoti Strazimiri, me shumė kurajė nė fakt doli, dhe me njė zell tė tepruar, tė tregonte pėr kėta njerėz tė inkriminuar dhe pėr personin qė qenka nė kėrkim. A mund tė na thoni zotėri, se nuk na e thėnka ministri ne tė tjerėve, na thuaj kush ėshtė ky person? Ta dimė, se duam ta dimė qė tė mos shoqėrohemi dhe ne, se mund tė jetė nė grupin tuaj, apo tonin dhe ta dimė kush ėshtė.
    Gent Strazimiri: Keni gjithė kuptimin tim e nderuara zonjė, ju ka ardhur me SMS kjo kėrkesė.
    Olta Xhaēka: Emrin pra, na thuaj emrin…
    Gent Strazimiri: Sigurisht qė nuk do merrem me ju, i kemi bėrė publikė emėr pėr emėr, kemi bllokuar seancėn parlamentare pėr shkak se kalon radha pikėrisht pėr tė futur ca persona qė nuk e meritojnė tė jenė kėtu. Sigurisht qė pėr mė tepėr do flasim dhe mė vonė…
    (Fjalėn e merr ish-kryeministri Sali Berisha, drejtohet nė foltoren e Kuvendit, deputetėt e Grupit tė PS-sė largohen nga salla)
    Sali Berisha: Njė deputet kėrcėnon deputetin e opozitės, kreu i Ekzekutivit zverdhė dhėmbėt sikur kishte jo njė qėndrimtar, por njė bandit ordiner nuk do bėnte atė qė bėri…. Dhe nė kėtė mėnyrė siē e keni nis, duhet t’ju them se po bėni gjithēka drejt njė destabilizimi total tė kėtij vendi.
    (Vazhdon fjalimi i Kryeministrit, nė korridor dėgjohen zhurma. Deputetėt e Partisė Socialiste, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, godasin me grushte demokratin Genti Strazimiri. Nė sallė hyn e tmerruar deputetja e Partisė Socialiste, Klodiana Spahiu. Deputetėt e PD-sė shkojnė menjėherė, nga nxitimi rrėzojnė dhe karriget…)
    Jozefina Topalli: O zotėri kryetar, ai ka thyer ēdo normė nė kėtė Parlament… Sali Berisha: Kjo ėshtė fytyra jote. U godit deputeti i opozitės, e kanė goditur banditėt.
    Jozefina Topalli: Kjo ėshtė fytyra jote. Kriminelėt janė nė Parlament, ik mer ti. I kam thėnė edhe emrat se kush janė ata.
    (Ndėrpritet seanca, mediat nxirren jashtė)

    FATION BINJAKU

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2014 mė 16:19

  8. #48

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Per te gjithe militantet qorra socialiste, mia, xinxerfilli, goldian dhe te tjere budallenj qe recitojne propaganden e Edi Rames:

    PD nxjerr dokumentet e dėnimit tė deputetit tė PS-sė nė Itali

    Partia Demokratike ne kuader te akuzave ndaj njue deputeti te PS-se publikoi sot dokumente per te vertetuar akuzat pėr te shkuaren e tij krminale. Deputeti Arben Ristani publikoi njė dosje, qė sipas tij, i pėrket deputetit socialist Arben Ndoka, i cili rezulton i dėnuar nga drejtėsia italiane pėr shfrytėzim prostitucioni dhe heqje tė paligjshme tė lirisė.

    “Po bėjmė sot publike para qytetarėve shqiptarė, dokumentat zyrtare qė vėrtetojnė lidhjen e Edi Ramės me krimin. Dokumentet zyrtare qė vėrtetojnė se pėrfaqėsuesit e botės sė krimit janė sot deputetėt e Edi Ramės, qė urdhėrohen prej tij pėr tė goditur fizikisht opozitėn. Kemi kėtu dosjen e plotė tė deputetit Arben Ndoka, i dėnuar nga Gjykata e Romės me 7 vjet e 27 ditė burg nėn akuzėn e shfrytėzimit tė prostitucionit nė rrethana tė rėnduara, dhe heqje tė paligjshme tė lirisė ndaj personave tė tjerė. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit nė Lezhė, dhe e Apelit nė Shkodėr kanė bėrė njohjen e vendimit tė Gjykatės sė Romės dhe e kanė ulur masėn e dėnimit nė 4 vjet burgim. Arben Ndoka, ėshtė transferuar nga Italia pėr ta vuajtur dėnimin nė Shqipėri. Arben Ndoka mė pas ka pėrfituar nga sistemi ynė i drejtėsisė lirim para kohe me kusht, dhe nė vitin 2005, ėshtė liruar. Ky ėshtė pra personi qė Edi Rama futi nė listėn e Lezhės nė zgjedhjet e 23 qershorit. I rikujtojmė shqiptarėve se pėr ti hapur rrugė futjes sė Arben Ndokės nė Parlament, Edi Rama spostoi dhunshėm dy deputete gra qė ishin para Ndokės nė listėn e kandidatėve. Ky ėshtė personi qė Edi Rama urdhėron tė godasė fizikisht deputetėt e opozitės. Kjo ėshtė rilindja e Edi Ramės.”- deklaroi Ristani.

    Njė ditė mė parė dy deputetėt e PS-sė Armando Prenga dhe Arben Ndoka pėrgėnjeshtruan akuzat e PD-sė se ata kanė patur probleme me drejtėsinė italiane.

    Kartela-personale-e-tw-denuarit-Arben-Ndoka-ku-tregohet-denimi-me-7-vite-e-27-dite-burg-nga-Gjykata-e-Romes

    Faksimile-e-vendimit-te-drejtorise-se-burgjeve-qe-deshmon-denimin-e-Arben-Ndokes

    Gazeta Mapo

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:

    CRO (12-07-2014)

  10. #49

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Admin, nuk i pranon formuni dokumentet/pamjet e kartelave kriminale te deputeteve te PS. (Thote se jane me permasa shume te medha.) I kam vendosur vetem si link me siper. Ngaqe nuk kam shume ekspereince po t'i le ty qe t'i postosh, se vete nuk di.

  11. #50
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Meqe donin fakte fakte fakte .... Deputeti i rilindur Arben Ndoka




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 12-07-2014 mė 10:13
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  12. #51

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Tani, ne vend qe te denojne keto fenomene, do vine dhe do gjejne ndonje justifikim tjeter. Socialistet...

  13. #52
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  14. #53
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Per kronike, dhe per ato qe se dine:

    Arben Ndoka, esht e vertete qe ka nje t'kalume t'zeze, ket se lun topi.
    Por Arbeni esht pjestar i nje fisi te madh qe ne pergjithsi jane njerez t'rrepektum, dhe qe kane influence ne Lezhe.
    Ky fis ju garantoj une qe mund te perfaqsohej shume here me mire sesa me Arbenin.
    Brenda fisit kane intelektuale dhe njerez t'ndershem me shumice.

    Ktu tashi esht kleēka...., sepse kur i interesonte PD-se te kishte nje mbeshtetje ne Lezhe, zgjodhi fisin Ndoka me perfaqsuses Arbenin, por jo rastesisht...
    Sepse kur te vinte kjo dite qe erdhi, Baaaaaam ti binin kokes me dokumentat e gjykatave qe kishin gati ne sirtar...
    Kshuqe, ne njefare mnyre PD-ja e preu n'bese Arben Ndoken.

    Akoma nuk e kuptoj sesi Arbeni dhe familjaret e tij e hengren kaq lehte...


    ..................



    Por ēeshtja esht me e thelle.....
    Spese ia shtune dozen, duke futur n'thes edhe Armandon, edhe ky me precedente penale ne Itali.
    Ky nuk esht skenar vetem i njeres pale, ktu jane te dyja palet bashke anti-Mirditore, ket jua garantoj une.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. #54
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Per kronike, dhe per ato qe se dine:

    Arben Ndoka, esht e vertete qe ka nje t'kalume t'zeze, ket se lun topi.
    Por Arbeni esht pjestar i nje fisi te madh qe ne pergjithsi jane njerez t'rrepektum, dhe qe kane influence ne Lezhe.
    Ky fis ju garantoj une qe mund te perfaqsohej shume here me mire sesa me Arbenin.
    Brenda fisit kane intelektuale dhe njerez t'ndershem me shumice.

    Ktu tashi esht kleēka...., sepse kur i interesonte PD-se te kishte nje mbeshtetje ne Lezhe, zgjodhi fisin Ndoka me perfaqsuses Arbenin, por jo rastesisht...
    Sepse kur te vinte kjo dite qe erdhi, Baaaaaam ti binin kokes me dokumentat e gjykatave qe kishin gati ne sirtar...
    Kshuqe, ne njefare mnyre PD-ja e preu n'bese Arben Ndoken.

    Akoma nuk e kuptoj sesi Arbeni dhe familjaret e tij e hengren kaq lehte...


    ..................



    Por ēeshtja esht me e thelle.....
    Spese ia shtune dozen, duke futur n'thes edhe Armandon, edhe ky me precedente penale ne Itali.
    Ky nuk esht skenar vetem i njeres pale, ktu jane te dyja palet bashke anti-Mirditore, ket jua garantoj une.

    Se c'ka bere PD-ja me kete njeri pak rendsi ka, PD tani eshte ne opozite. Ceshtja eshte se sllogani i rilindjes sic kam thene ne fillim eshte thjesht maska e lyer me boje te bukur , ne te vertete eshte rilindje e krimit te organizuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 12-07-2014 mė 10:40
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  16. #55
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Se c'ka bere PD-ja me kete njeri pak rendsi ka, PD tani eshte ne opozite. Ceshtja eshte se sllogani i rilindjes sic kam thene ne fillim eshte thjesht nje fasade sepse ne fakt ne te vertete eshte rilindje e krimit te organizuar


    Noellag, kjo esht pika qe ndahemi bashke....

    Per mu ka shum rendsi se kush godet krimin, sepse un aty gjej arsyet e verteta.
    Nese dikush ka ngren ne nje sofer me Arbenin dhe tashi e godet, do t'thote qe esht me kriminel se Arbeni....
    Nuk du qe t'shkojm nga shiu ne bresher..., ti e din ate zogun qe ra afer lopes dhe lopa i beri bajgen siper per mos ta ngrene macja....

    Ne rasin e Arben Ndokes, jane me t'rrezikshem ato qe i bene puēin sesa Arbeni, Arbeni ne njefare mnyre esht viktime.
    Per krimet ai ka ber burg, e ka shly borxhin ndaj sistemit shoqeror. Gabimi qe ei beri esht se nuk duhej ti futej politikes...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #56
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    xinxo

    ku je o ill??

    Apo ike edhe ti ne drejtim te paditur....

    Deshe dokumenta ti??
    Ti sjell Partia Demokratke tyyy!!!

    paqen, e sjell vetem drejtsia

  18. #57

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Noellag, kjo esht pika qe ndahemi bashke....

    Per mu ka shum rendsi se kush godet krimin, sepse un aty gjej arsyet e verteta.
    Nese dikush ka ngren ne nje sofer me Arbenin dhe tashi e godet, do t'thote qe esht me kriminel se Arbeni....
    Nuk du qe t'shkojm nga shiu ne bresher..., ti e din ate zogun qe ra afer lopes dhe lopa i beri bajgen siper per mos ta ngrene macja....

    Ne rasin e Arben Ndokes, jane me t'rrezikshem ato qe i bene puēin sesa Arbeni, Arbeni ne njefare mnyre esht viktime.
    Per krimet ai ka ber burg, e ka shly borxhin ndaj sistemit shoqeror. Gabimi qe ei beri esht se nuk duhej ti futej politikes...
    Cila eshte arsyeje qe ky tipi nuk eshte me me PD. A mund te jete kjo arsyeje? Se mund te jete qe PD nuk e ka kandiduar me ngase ka zbuluar keto faktet...

  19. #58
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Noellag, kjo esht pika qe ndahemi bashke....

    Per mu ka shum rendsi se kush godet krimin, sepse un aty gjej arsyet e verteta.
    Nese dikush ka ngren ne nje sofer me Arbenin dhe tashi e godet, do t'thote qe esht me kriminel se Arbeni....
    Nuk du qe t'shkojm nga shiu ne bresher..., ti e din ate zogun qe ra afer lopes dhe lopa i beri bajgen siper per mos ta ngrene macja....

    Ne rasin e Arben Ndokes, jane me t'rrezikshem ato qe i bene puēin sesa Arbeni, Arbeni ne njefare mnyre esht viktime.
    Per krimet ai ka ber burg, e ka shly borxhin ndaj sistemit shoqeror. Gabimi qe ei beri esht se nuk duhej ti futej politikes...
    Problemi eshte qe PD ka qene e lidhur me krimin ne fillim por ne fund te gjithe qelbesirat u bahkuan me Edi Ramen per te rrezuar Sali Berishen. Kur deri dje PD bente drejtor kriminelin, PS e ben sot deputet. Edhe sikur PD ta godase pabesisht kriminelet qe ka bashkepunuar , i lumte sepse i denoncon kriminelet qe ka pasur ne gjirin e vet. Te vazhdoje te denoncoje kshu... Ne njeri qe eshte akuzuar per trafik pronstitucioni nuk meriton te mbrohet ashtu sic e justifikon ti... Per krimet qe ka bere i ka shlyer borxhet me drejtesine por a e ka shlyr borxhin me familjen qe kishte trafikuar vajzen per prostitucion ? Nese ti do kishte nje moter do ja falje borxhin ?

    Mos u merr c'ka ber ish qeveria por c'po ben qeveria.. Ky kriminel meriton te shporret nga shoqeria e jo me te hyje ne parlament.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 12-07-2014 mė 11:09
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  20. #59
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Citim Postuar mė parė nga Do Not Tread On Lexo Postimin
    Cila eshte arsyeje qe ky tipi nuk eshte me me PD. A mund te jete kjo arsyeje? Se mund te jete qe PD nuk e ka kandiduar me ngase ka zbuluar keto faktet...
    Arbenin e nxorri vete nga burgu PD-ja, qe te kishte mbeshtetjen e fisit Ndoka ne zgjedhje, dhe nuk u mjaftua me aq, por edhe e promovoi ate... pune te thella...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  21. #60

    Pėr: PD: 19 depute socialiste jane njerez nga bota e krimit, shteti i kapur nga krimi

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Arbenin e nxorri vete nga burgu PD-ja, qe te kishte mbeshtetjen e fisit Ndoka ne zgjedhje, dhe nuk u mjaftua me aq, por edhe e promovoi ate... pune te thella...
    Cdmth e nxori PD nga burgu?
    Pertej pyetjes, perse jane prishur me pas? Apo kaloi me pushtetin/fituesin ky trafikanti?

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •