Arben Ndoka: Opozita shpif. Kur isha kriminel, pse mė emėruan drejtor?
TIRANE - Deputeti socialist, Arben Ndoka, reagoi pas akuzave tė opozitės, duke i cilėsuar si shpifje. Nė faqen tij nė “Facebook”, deputeti Ndoka shkruan: “Si ka mundėsi qė Partia Demokratike i ka kėrkuar njė “krimineli” si Arben Ndoka qė t’i pėrfaqėsojė nė zgjedhjet lokale pėr bashkinė e qytetit Lezhė?!”
“Sot dėgjuat dėrdėllitjet e radhės tė opozitės, e cila, nė vend qė tė kryejė misionin e saj si njė opozitė kostruktive dhe tė kontribuojė nė reformat qė po ndėrmerren nė vend, ėshtė katandisur nė njė grupim tė rėndomtė njerėzish, tė cilėt mendojnė gjithė natėn se ēfarė vreri tė derdhin ditėn pėr maxhorancėn. Dhe vreri i radhės ishte kundėr meje, duke konfirmuar sėrish rolin e rėndomtė qė ka kjo opozitė pėr demokracinė e vendit tonė. Por opozita ėshtė aq e impenjuar nė “misionin” e saj tė rėndomtė sa harron tė mbajė nė konsideratė shumė fakte. Disa nga faktet qė doja tė pėrmendja pa dashur tė zgjatem shumė duke rėnė nė nivelin nė tė cilin ka rėnė opozita e sotme, ėshtė se vetė lideri i mazhorancės sė asaj kohe na pėrgėzonte dhe vlerėsonte mbėshtetjen dhe votat qė i siguronte fisi jonė nė qarkun e Lezhės dhe jo vetėm. Dua t’i kthej nė memorie opozitės se nė kohėn qė ajo qeveriste, emėrimi i Arben Ndokės si drejtor nė njė nga institucionet e rėndėsishme tė vendit mbante firmėn e ministrit tė tij dhe tė Sekretarit Organizativ tė Partisė Demokratike.
Si ka mundėsi qė Partia Demokratike i ka kėrkuar njė “krimineli” si Arben Ndoka qė t’i pėrfaqėsojė nė zgjedhjet lokale pėr bashkinė e qytetit Lezhė?!"- shkruan Ndoka.
"Ja pra tė dashur miq, ky ėshtė niveli nė tė cilin ėshtė katandisur opozita e sotme. Kur njerėzit i nevojiten pėr votat qė kanė apo kur i leverdis tė mburren me rezultatet e arritura nė kryerjen e detyrave shtetėrore, i bėjnė ato heronj, ndėrsa kur njerėzve iu hapen sytė dhe kuptojnė qė investimi i tyre politik ka qenė i gabuar dhe nė dėm tė qytetarėve, duke pėrkrahur njė alternativė tė gabuar, siē ėshtė opozita e sotme, atėhere ata i quajnė ato kriminelė e ju venė lloj- lloj epitetesh duke u bėrė vegla tė liderėve tė tyre politikė apo shpirtėrorė.
Ju bėj thirrje tė gjithė pėrfaqėsuesve tė opozitės qė tė distancohen nga ēmenduritė e radhės dhe tė mos bėhen vegla, duke shpifur dhe duke vjellė vrer vetėm pėr t’i hyrė nė zemėr liderėve tė tyre apo pėr t’u bėrė faktor nė prag tė zgjedhjeve brenda opozitės, por tė fokusohen dhe tė japin kontributin e tyre nė misionin qė i takon opozitės duke kontribuar pėr reformat dhe demokracinė nė vend,” - shkruan Ndoka nė “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt