Urina e Zeusit!

Doktorri i famshėm ėshtė shumė i shqetėsuar, sepse pacienti i tij, Zeusi, ndoshta burri mė i dashur dhe i vyer i kombit, ka pėsuar njė infeksion tė rrrezikshėm nė prostat, prandaj edhe doktori e ka shtjerė urinėn e pacientit Zeus, nė njė shishe tė kuqe, tė madhe sa rrathėt e hekurt tė kandarit tradicional, e po udhėton drejt Parisit, ku urinėn do ta analizojė me vigjilencė tė jashtzakonshme.
-Nė Paris disponojnė laboratorė shumė tė avancuar. Jam i sigurtė si ylli i Zeusit, se kėtė herė do ta zbuloj virusin e mallkuar qė po e mundon shumė keq pacientin tim dhe babanė e kombit tonė-ngushėlloi doktorri gruan e zverdhur dhe limontuar tė Zeusit.
Por kur aeroplani u ngrit nga pista dhe bishti i tij po dridhej pak, doktorrin e zunė ethet dhe zemėrimi. E nxorri shishen e rrumbulaktė tė mbushur me urinėn e Zeusit, e vuri pėrpara fytyrės dhe e shkundi fort duke mėrmėritur: virusi i poshtėr, virus i pamėshirshėm!
Shfaqu mė nė fund para syve tė mi e mos m’u fshih gjatė gjithė kohės. Si quhesh? Nga vjen? Si quhet babai yt? Nėna jote? Vjerra jote? Sa tė thella janė rrėnjėt tua? Ato nuk janė kurrėn e kurrės mė tė thella se sa rrėnjėt e Ullirit tė Zeusit, poshtė kurorės sė tė cilit cicėrojnė tre million harabelėt!- iu hakėrrye doktorri virusit tė padukshėm nė urinė.
Gruaja e Zeusit i ledhatoi doktorrit shpatullėn e djathtė. Ky i fundit ia pėrshkoi fytyrėn me njė shikim sa gjynahqar aq edhe indinjues.
Por nuk patėn kaluar as dy minuta kur doktorri dėgjoi njė zė tė butė t’i pėshpėrisė nė vesh: virusi nė urinėn e Zeusit, quhet DEMOKRACI!
Doktorri i lemeritur ktheu kokėn nė drejtime tė ndryshme. U hutua aq shumė saqė xhaxha Rremizin, shėrbėtorin e ngushtė tė Zeusit nuk e kishte vėrejtur asgjėkundi tė kishte ndėrruar stol dhe ishte ulur pranė tij.
-Zeusi vuan nga sėmundja demokratike! – pėrsėriti Rremizi, pėr tė hequr cdo lloj dyshimi prej fytyrės sė doktorrit. Doktorri pėr pak sa nuk ia ktheu: ik ore plak budalla! Shko merru me gjurmimin e armiqve tė Zeusit, e mos i fut hundėt nė punėt e shkencės sė mjekėsisė! Por ai u pėrmbajt dhe ia ktheu me shaka Rremės: se mos Zeusi e ka marrė kėtė sėmundje duke lexuar librat borgjezė?
Rrema qeshi me lot, mė shumė prej romuzit qė hodhi doktorri. Por gruaja e Zeusit, qė nuk e dinte arsyen e gajasjes sė papėrshtatshme tė Rremės, e pa atė mjaft e zemėruar.
-Mė falni motėr! Por ju e dini, se doktorri ynė, nuk ėshtė vetėm i talentuar por bėn edhe shaka me kripė.
-Dhe cfarė i the ti qė ai bėri shaka?- e pyeti gruaja e Zeusit me zė autoritar.
Rrema u pėrgjigj pa teklif: i shpjegova se virusi i poshtėr qė jeton nė urinėn e Zeusit quhet Demokraci! Por ai mesa duket nuk mė beson plotėsisht.
-Vėrtetė?-iu gėrhush gruaja e Zeusit doktorrit qė u bė njė dorė.
-E besoj zonjė! E besoj! – u pėrgjigj i tulatur doktorri.
Ke ndonjė ide se si mund ta vrasim kėtė virus?- e pyeti gruaja e Zeusit.
Doktorri ngriti supet me mosvetėdije.
Nė Paris, doktorri i famshėm i Zeusit mėsoi se virusi demokratik qė notonte si peshkaqen nė urinėn e Zeusit ishte nė fakt gati i pakurueshėm.
-E vetmja mėnyrė pėr ta luftuar virusin demokratik ėshtė qė Zeusi ta kruajė kokėn me telat me gjemba treqind kilometra tė gjata, dhe tė pijė urinėn e mijėra harabelėve qė ai vrau me llastiqet dhe ciftėn e tij- i tha kolegu francez doktorrit tė Zeusit.
Doktorri bėri njė gjest heroik, tė cilin poeti personal i Zeusit, qė bashkėudhėtonte me familjen e Zeusit, do ta derdhte nė vargje tė famshme poetike. Doktorri ia lau fytyrėn e vogėl kolegut tė tij Francez me urinėn e Zeusit.
- Zeusi, babai im i mirė shpirtėror, i mencur dhe guximtar, nuk ka vrarė as edhe njė harabel. Na, na-i kakarisi doktorri dhe ia plasi tė qeshurave kur kundronte me qesėndi pikat e urinės sė Zeusit nė fytyrėn e doktorrit francez.
Mbas vdekjes sė Zeusit, u shtuan zėrat pėr pėrhapjen e virusit tė Demokracisė nė urinėn e mijėra qytetarėve.
Por doktorri pohonte se vetėm ai vuante prej virusit tė Demokracisė. Pėr kėtė, ai ndoqi dhjetėra seminarė qė i organizoi Rrema dhe gruaja e Zeusit! Gjatė atyre seminarėve virusin e trashėguan edhe doktorrėt e disa studentė tė pėrzgjedhur me kujdes.
Nė mėngjesin e njė dhjetori qė mė vonė do tė pėrshkruhej nė enciklopedinė e urinės, si "dhjetori i shenjtė" doktori u shfaq pėrpara turmės gjigande dhe ngriti triumfalisht dy gishtat nė ajėr duke ulėritur:
Liri –Demokraci. Por dy gishtat nė ajėr pėr doktorrin do tė thonė: "urima e Zeusit dhe urina ime!" Kėto fjalė ai i mėrmėrit sa herė qė ai i ngre dy gishtat nė ajėr pėrpara turmės sė madhe e cila valėvit gjithashtu nė ajėr shishet e urinės sė tyre demokratike!
Rezart Palluqi
Hollande, qershor 2014