Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 108
  1. #21

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    O derjans ti nuk kupton apo ben vete? Ska rendesi te jesh jo fetar apo fetar. Ata qe jane aty ne proteste i kane syte ne balle te shohin qe dikush po valvit nje flamur islamik. Kjo ska lidhje fare me protesten qe ata po bejne dhe i jep kesaj te fundit nje kuptim komplet tjeter. Nuk eshte e veshtire te mos lejohet nje veprim i tille. Ta perseris, serbi dhe sllavi ne pergjithesi ka kaq kohe qe punon te paraqesi shqiptaret si ekstremista dhe cdo perpjekje per te drejta te shqiptareve si lufte fetare. Nuk ka nevoje te organizohesh per te patur dy fije tru ne koke. Problemi eshte pikerisht ai qe une kam shprehur ne kete teme ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...erroriste-ISIS

    I organizuar ose jo ketyre ju ka hyre krimbi brenda keq. Dhe namin e marrim te gjithe si shqiptare.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Eh ok le ti lejm maqedont ti zhdukin krejt kto islamik

    Le te solidarizohemi me gruefskin se na paska dal ni musliman ne proteste me flamur islamik
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  3. #23

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Ah juve ju ka rreshkit truni mer jahu. Mbani flamurat islamike pra e pijini lengun

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Jo jo kan at shqiptarin qe u priu ne luft ne 2001 dhe po u prin ne qdo proteste edhe tashti

    Megjithse prej shtetit ame veq kritika mosperfillje dhe injorim kan si prej qeveris ashtu dhe prej qytetarve te thjesht
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #25
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Protestat nė Shkup, Mehmeti: Tirana e Prishtina tė kujdesen pėr ne mė shumė se Erdogan

    Nga: FATMIRA NIKOLLI


    Protestat nė Shkup, Mehmeti: Tirana e Prishtina tė kujdesen pėr ne mė shumė se ErdoganSHKUP - Dėnimin me burg tė pėrjetshėm tė gjashtė shqiptarėve nė Shkup nuk e bėri drejtėsia, por politika. Kėshtu shprehet shkrimtari Kim Mehmeti nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare", lidhur me protestat qė prej tė premtes kanė mbėrthyer Maqedoninė. Ai i bėn njė dush tė ftohtė Tiranės e Prishtinės zyrtare, kur ju kujton se pėr shqiptarėt nė Maqedoni, duhet tė kujdesen 'mė shumė' se Erdogani, ose pak a shumė siē bėn Beogradi pėr serbėt. Publicisti pėrmend deshqiptarizimin e Shkupit si njė ndėr arsyet qė ka ēuar nė trazimin e situatės nė shtetin fqinj dhe thekson se padrejtėsitė qė u bėhen shqiptarėve atje kanė tė bėjnė me shqiptarinė, e jo me pėrkatėsinė fetare. Ai del haptas kundėr 'mediatizimit' tė flamujve tė Hamasit e Palestinės, duke na kujtuar se mes protestuesve ka edhe provokues.

    Gjykata Themelore nė Shkup shpalli fajtorė dhe dėnoi me burg tė pėrjetshėm gjashtė shqiptarė tė akuzuar pėr vrasjen e pesė maqedonasve dy vjet mė parė. Realisht a ishin fajtore?

    Unė nuk dėgjova ndonjė argument qė do mė bindte se flet drejtėsia, e jo politika. Por kam argument pėr tė kundėrtėn. Si pėr shembull, argumentin se ata u shpallėn fajtorė qysh para dy viteve, qysh atė ditė kur ministrja e Policisė, nė krah tė sė cilės qėndronte edhe zėvendėsi i saj shqiptar, me plot pompozitet, deklaroi se janė kapur njė grup “terroristėsh islamikė” dhe vrasėsit e pesė viktimave te Liqeni Smillkovc nė afėrsi tė Shkupit. Pra, ajo nuk tha se janė arrestuar tė dyshuarit pėr terrorizėm e vrasje, por i shpalli tė fajshėm pa arritur ata as te pragu i derės sė gjykatės. Andaj si tė mos e kesh pėrshtypjen se dėnimin atyre ua ka caktuar politika, e jo gjyqi, si tė mos dyshosh se ndoshta gjatė kėtyre dy viteve sa zgjati procesi gjyqėsor nuk janė peshuar faktet, por ėshtė kėrkuar prokurori dhe gjykatėsi i pėrshtatshėm qė do e nėnshkruajė dėnimin qė e kanė vendosur qarqet politike! Si t’i besosh njė gjyqėsori qė nė rastin e para ca viteve, tė ashtuquajtur rasti i “Sopotit”, dėnoi dhjetėra shqiptarė me gjithsej rreth dyqind vjet burg, e qė pasi ata kaluan nga 7 vite nė burg, tė del nė shesh e vėrteta se procesi gjyqėsor ka qenė i kurdisur nga qarqet politike e policore? Si tė besosh se flet drejtėsia, e jo politika, nė rrethana kur prokurorja publike, nė fjalėn e saj tė fundit, lexon “poezi” duket tre-guar se kėta “te-rroristė” e kanė kryer kėtė vepėr makabre njė ditė para festės orto-dokse, me qėllim qė kėshtu t’u pėr-cjellin porosi maqedonasve se do ua zhdukin farėn edhe fenė!? Vallė mund ta thotė kėtė njė prokuror publik serioz, nė njė vend multietnik e shumėfetar!? Posaēėrisht kur akuzon pjesėtarėt e njė populli, qė shenjė njohėse ka shqiponjėn dykrenore, e cila shqiponjė ėshtė fole e ēerekhėnės myslimane dhe e kryqit tė krishterė!?

    Pse ėshtė tensionuar situata nė Shkup, pse erdhi deri nė kėtė pikė?

    Sado qė tingėllon e pabesueshme - posaēėrisht kur ke parasysh se shqiptarėt e kėtushėm kanė pėrfaqėsuesit e tyre nė institucionet mė tė larta shtetėrore - ka vite qė shqiptarėt e Maqedonisė ndjehen tė papėrfaqėsuar. Dhe ata ndjehen tė tillė ngaqė partiakėt e kėtushėm shqiptarė, tė mirėn e vet personale, e barazuan me atė tė popullit. Dhe Maqedonia ku jetojnė ata me tė vėrtetė ėshtė si parajsė: ajo atyre u ofron makina tė shtrenjta, pasurim tė ngutshėm! Por, Maqedonia ku jeton populli ėshtė krejt ndryshe: ajo ėshtė e dhunshme ndaj shqiptarėve, ėshtė provokuese, ajo ua merr atyre tė gjitha qė do, duke mos u ofruar asgjė, ajo e deshqiptarizon Shkupin, e getoizon rininė shqiptare, ndėrton institucione shtetėrore qė duhet ta mbrojnė shtetin nga shqiptarėt, e jo t’u shėrbejnė edhe shqiptarėve, mbase duke i konsideruar ata si rrezik tė pėrhershėm tė brendshėm… Deri te shpėrthimi i mllefit tė rinisė shkupjane, si edhe asaj mbarėshqiptare nė Maqedoni, erdhi ngaqė atyre ua vranė mė tė vlefshmen qė kanė: Maqedonia atyre ua vrau shpresėn. Nė atė vrasje morėn pjesė edhe ata qė atė ua rikthyen nė vitin 2001. Mbase shqiptarėt e kėtushėm kurrė nuk mund ta paramendonin se atyre qė ua dhanė fėmijėt e vet qė tė rreshtohen nėn emblemėn e madhėrishme tė UĒK-sė, e tė cilėve pastaj ua dhanė edhe besimin politik, do vinin nė kėtė pozitė ku janė sot: tė jenė vasalė tė sunduesit maqedonas. Dhe ėshtė shumė e rrezikshme kur njė rinie ia vret shpresėn, ngaqė me njė “atentat” tė tillė, atė jo vetėm qė e ke lėnė pa tė sotmen, por ia ke harxhuar edhe tė ardhmen. Andaj ajo rini e ndjen veten tė papėrfaqėsuar nga askush. Ndjehet si e tillė ngaqė ata qė duhet ta pėrfaqėsojnė, ta mbrojnė, i rrėfejnė pėr tė mirat qė do i sjellė anėtarėsimi nė NATO e BE, duke dashur kėshtu t’i mbulojnė tė kėqijat qė na ndodhin sot e qė morėn hov gjatė dhjetė viteve tė fundit.

    Kush a ēfarė i shtyn disa protestues tė bėjnė thirrje islamike dhe tė mbajnė flamuj tė Palestinės dhe Hamasit nė duar?

    Kjo mė ėshtė bėrė pyetje e lodhshme, mbase shkaku se edhe kur ėshtė qėllimmirė, e mbulon thelbin e problemit: padrejtėsitė qė u bėhen shqiptarėve tė kėtushėm kanė tė bėjnė me shqiptarinė, e jo me pėrkatėsinė fetare. Ēdo shqiptar qė gjurmon pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, paraprakisht duhet t’ia shpjegojė vetvetes se ēdo tė thotė tė mos jesh i mbrojtur dhe i pėrfaqėsuar denjėsisht nga askush, se sa e vėshtirė ėshtė tė mbrosh kombėtaren nė njė shoqėri ku ēdo gjė ėshtė nė shitje, pėrfshi edhe shqiptarinė, nė njė shtet ku je i rrethuar nga manipuluesit e tė gjitha ngjyrave, e ku aq mė shumė, tė manipulojnė edhe partitė qė shtiren se tė mbrojnė, ku luajnė me ndjenjat e tua kombėtare e fetare edhe institucionet e shtetit, qė duhet tė tė mbrojnė. Mos mendoni se nuk e di qė jetojmė nė kohė kur misionarėt e tė gjitha sekteve fetare kanė dalė nė “peshkim” dhe bėjnė ēmos qė ta shtojnė “kopenė” e besimtarėve tė vet. Mos mendoni se nuk e di se ē’ndodh kur feja bėhet shėrbėtore e politikės. Por ka diēka qė unė nuk e di pse ndodh ashtu: pse ne nuk bėjmė ēmos qė kėtė rini tė mrekullueshme ta mbrojmė nga manipulimet!? Dhe si mund tė jemi aq tė pamoralshėm e tė kėrkojmė pėrgjegjėsi nga i pambrojturi, nga viktima, e jo nga keqbėrėsit qė thirren nė emėr tė popullit, duke i shitur tė gjitha qė ka ai popull!? Mė thoni ēfarė kanė bėrė Tirana e Prishtina zyrtare qė ta shpėtojnė kėtė rini nga manipulimet!? Gjer mė tani, Prishtina e Tirana zyrtare, edhe ambasadorėt qė kanė dėrguar nė Shkup, tė kanė lėnė pėrshtypjen se janė “tepricė teknologjike”, qė s’kanė pasur ku t’i ēojnė mė larg se kėtu. Mos mendoni se jetoj me iluzionin se nuk ka shqiptarė myslimanė, tė cilėt mė parė do flijoheshin pėr ta rrėzuar regjimin e ndonjė shteti arab, se sa ta ndihmonin vėllain e vet shqiptar tė krishterė. Por gjithashtu, nuk jam as aq i verbėr sa tė mos e shoh se me ēfarė entuziazmi disa media shqiptare i hulumtojnė fotografitė me flamujt arab, madje duke i marrė edhe ato nga protestat e mėparshme dhe qė me ato foto t’i ilustrojnė tekstet me mbitituj: “Kush proteston kėtu, arabėt apo shqiptarėt”. Dhe pyes: Nė emėr tė cilės shqiptarie e bėjnė kėtė!? Pyes: Si nuk i bren ndėrgjegjja pėr lėndimin qė u shkaktojnė mijėra tė rinjve qė paguajnė ēmim tė lartė pse janė shqiptarė, e jo pse janė myslimanė! Dhe mos vallė ėshtė dikush nė media shqiptare qė beson se qarqet e kėtushme policore rrinė duarkryq e nuk kanė provokuesit e tyre qė rreshtohen mes protestuesve!? Pse nuk vjen ndonjėri nga Tirana apo Prishtina tė ndihmojė nė organizmin e kėtyre protestave, por vetėm na gjykoni nga larg! Pse merren me zbėrthimin e problemit tė shqiptarėve tė Maqedonisė edhe ata qė shumė vonė dėgjuan se kėtu jetojnė edhe shqiptarė, e tė cilėt edhe sot na emėrojnė si maqedonas!? Shkurt e shqip: ka pasur e do ketė shqiptarė qė duan dhe bėhen grekė, italianė, turq e arabė…, por duke pasur parasysh kushtet nė tė cilat ajo vepron, duke e ditur se partitė e kėtushme shqiptare qėmoti lozin me ndjenjat kombėtare e fetare tė shqiptarėve tė kėtushėm vetėm pėr marrė sa mė shumė vota, atėherė rinia e kėtushme shqiptare mund tė quhet rini heroike! Mund tė emėrohet si e tillė, sepse tė mbrosh kombėtaren nė njė shtet ku as qeni nuk e di se cilin ka pronar, nė njė shtet ku partia shqiptare nė pushtet t’i ka zaptuar tė gjitha - duke filluar nga mediat, institucionet kulturore, arsimore...- do tė thotė se je rini qė e ke kuptuar se tė ėshtė rrezikuar shqiptaria e jo feja, se je rini qė e ke tė qartė se duke mbrojtur shqiptarinė, i mbron tė gjitha veēoritė qė e pėrbėjnė vėllazėrinė shqiptare. Dhe kjo rini mund tė mbrohet nga tė gjithė, edhe atė pa ndihmėn e askujt. Por ajo rini e ka tė pamundur tė mbrohet nga qarqet shqiptare, qė aq lehtėsisht heqin dorė prej saj, duke e emėruar si joshqiptare!

    Tirana dhe Prishtina zyrtare kanė shprehur kritika ndaj protestės qė nisi prej sė premtes nė Shkup, ēfarė prisni ju prej dy qeverive?

    Mund tė them se kėsaj radhe Tirana zyrtare ka reaguar kėnaqshėm. Ndėrkaq, qeveria nė detyrė e Thaēit, apo e kryeministrit qė publikisht premtoi se do jetė “gardian” i shqiptarėve tė Maqedonisė, ka reaguar njėsoj sikur tė bėhej fjalė pėr protestat nė ndonjė shtet tė Lindjes sė Mesme. Pastaj duhet thėnė troē e shqip, e tė mos shtiremi se nuk i kuptojmė e nuk i shohim gjėrat: Tirana dhe Prishtina duhet tė bėjnė dallim ndėrmjet asaj ē’ėshtė mbrojtje e popullit, nga mbrojtja e interesit tė elitave tė kėtushme partiake shqiptare, e pėr tė cilat elita nė Maqedoni ėshtė parajsė qė atyre ua ofron tė gjitha, e popullit shqiptar nuk i jep thuajse asgjė! Pra, duhet thėnė hapur se kanė kaluar kohėt kur Prishtina e Tirana zyrtare shtireshin se nuk e dinė se bashkėfajtorė pėr kėtė pozitė mjerane tė shqiptarėve tė kėtushėm janė edhe kryesuesit e partive shqiptare nė Maqedoni! Andaj kėto protesta tė rinisė shkupjane pėrcjellin edhe njė porosi qė do duhet ta lexonin direkt Tirana e Prishtina zyrtare! E ajo porosi ka edhe kėtė pėrmbajtje: mos na bėni tė ndjehemi se mė shumė pėr ne kujdeset kryeministri i Turqisė, Erdogan, se sa ju! Si dhe porosinė: mos i legjitimoni injorantėt tanė politikė e miqtė tuaj, me tė cilėt hani dreka e darka, duke menduar se nuk e dimė se me ata nuk ju lidh brenga pėr popullin, por bizneset e pėrbashkėta qė keni me ta. Andaj, mendoj se Tirana e Prishtina duhet mė nė fund tė vendosin se a do vihen nė mbrojtje tė popullit, apo nė mbrojtje tė elitave tė kėtushme partiake shqiptare, me tė cilat shumė nga politikanėt nė Shqipėri e Kosovė nuk i lidh interesi i popullit, po thellėsia e xhepit.

    BDI-ja, e cila ėshtė pjesė e Qeverisė sė Maqedonisė, pėrmes njė komunikate me shkrim, ka shprehur shqetėsimin pėr zhvillimet nė Shkup dhe u ka bėrė thirrje tė gjitha palėve tė pėrfshira qė tė pėrmbahen. Ēfarė ka nė dorė dhe ēfarė duhet tė bėjė vetė BDI si pjesė e qeverisė?

    Do e pėrsėris atė qė prej moti mė ėshtė bėrė e mėrzitshme, por nuk mund tė trilloj shpjegim tjetėr. Pra, do e them se ndonjėherė kam pėrshtypjen se ne shqiptarėt e Maqedonisė nuk zgjedhim pėrfaqėsuesit tanė politikė, por vėzhgues tė cilėt kanė pėr obligim tė monitorojnė situatėn e kėtushme politike dhe pėr ata tė informojnė diplomatėt e huaj dhe Tiranėn e Prishtinėn zyrtare. Si dhe tė dalin me deklarata nėpėrmjet tė cilave do u japin kėshilla shqiptarėve tė kėtushėm qė tė mos bien pre e provokimeve, qė tė jenė tė durueshėm!? Por, pa treguar kush janė provokuesit e mbase duke harruar se ata i provokon ky regjim, pjesė e tė cilit ėshtė edhe BDI-ja. Ky regjim i provokon shqiptarėt e kėtushėm me deshqiptarizimin e Shkupit, me getoizimin e rinisė shqiptare, me harxhimin e buxhetit tė shtetit qė e mbushin edhe shqiptarėt, pėr t’u ngritur pėrmendore Car Dushanėve...! Kėshtu qė shtrohet pyetja logjike: kush nė kėtė shtet, duhet t’i mbrojė shqiptarėt nga provokimet qė ia bėjnė institucionet e shtetit, si pėr shembull; policia qė tė shpallė fajtorė ende pa arritur i akuzuari te godina e gjykatės! Ata nuk shpjegojnė se pse policia e kėtushme, me aq vullnet pėrdor bomba lotsjellėse e shokuese kundėr protestuesve shqiptarė, por nuk duket askund kur, pėr shembull, digjen e shkatėrrohen pronat e shqiptarėve nė lagjen “Gjorēe Petrov” tė Shkupit!? E nė ndėrkohė, protestuesit shqiptarė nuk shkatėrrojnė pronat e asnjė pronari me identitet tjetėr etnik, por shpalosin mllefin e tyre ndaj institucioneve tė shtetit!

    Kujt i shėrbejnė trazirat nė Maqedoni, trazirat mes shqiptarėve dhe maqedonasve?

    Tė merremi vesh e ta kemi tė qartė: shqiptarėt Maqe-donisė nuk kanė mosmarrėveshje me ata qė vetveten e quajnė maqedonas, por me njė regjim me tė cilin edhe njė pjesė e vetė maqedonasve nuk janė tė kėnaqur. Pastaj ta kemi tė qartė edhe kėtė: ne e dimė se kėto protesta pėr shumėēka i shkojnė pėr shtat kėtij regjimi, nė mos pėr hiēgjė, tjetėr atėherė qė ta tremb popullin maqedonas nga “rreziku shqiptar”. Por shqiptarėt nuk kanė kohė tė presin qė maqedonasit tė vetėdijesohen e ta kuptojnė se nga Maqedonia nuk do mbetet as shkronja “M” nė emrin e saj, nėse ajo nuk do jetė e pranueshme edhe pėr shqiptarėt. Mė nė fund, ka diēka qė e dinė shqiptarėt, por siē duket ende nuk e kanė kuptuar njė pjesė e elitave maqedonase, si edhe vasalėt e tyre shqiptarė nė qeveri: se nėse protestat e rinisė shqiptare nė Maqedoni do vazhdojnė me kėtė intensitet, shumė shpejt policia maqedonase do mbetet pa bomba lotsjellėse e shokuese dhe do shihet qartė ajo qė nuk e kanė kuptuar pushte-tarėt e sotėm tė kėtij shteti qė kalbet nga brenda: se edhe sikur tė gjithė maqedonasit tė veshin uni-formėn policore, ata nuk do mjaftojnė qė ta heshtin zėrin e kėsaj rinie!

    Ju keni thėnė: “Njė popull matet nė mėnyrėn se si e ruan boshtin kurrizor, pėr shembull sa mbrohen shqiptarėt nė: Shkup, Bujanoc, Manastir, Ēamėri... Shkupi ishte i yni. Tashmė, gjithnjė e mė shumė s’na takon neve. Ndėrsa, deshqiptarizimi i Shkupit nuk ėshtė njė koncept i ri, qė pas luftėrave ballkanike filloi spastrimi i kėtij qyteti”. A ėshtė njė mesazh pėr politikanėt ?

    Unė nuk dua qė Tirana e Prishtina zyrtare, neve shqiptarėve jashtė kufijve tė dy “Shqipėrive” tona, tė na konsiderojnė si adoleshentė qė duhen mbajtur pėrdore qė tė mos rrėzohen, as si pengje pėr t’i kushtėzuar shtetet fqinje. Pra, unė nuk dua qė Tirana e Prishtina zyrtare, ndaj nesh tė sillen si ndaj filialeve tė tyre politike, apo siē i keqpėrdor Beogradi serbėt e Kosovės, duke i lėnė nė duart e banditėve partiakė. Por gjithashtu, nuk dua qė Tirana tė sillet ndaj nesh si ndaj njė fshati tė humbur, tė lėnė nė duart e kryeplakut, qė nuk di tė shkojė mė larg se sa te mullinxhiu. Pra, dua qė mėmėdheu im tė dėshmohet si ombrellė qė do bėjė fllad pėr tė gjithė shqiptarinė. Tė jetosh si popull i ndarė nė shumė shtete nuk do tė thotė tė ndėrtosh shumė shoqėri shqiptare, nė tė cilat do flitet shqip, por nuk do mendohet shqip, ku do flitet e njėjta gjuhė, por do duhen “pėrkthyes” ndėrkombėtarė qė do na ndihmojnė t’i pėrcaktojmė interesat tona mbarėkombėtare. Po sipas meje, njė popull, forcėn e boshtit tė vet etnik nuk e dėshmon vetėm nėpėrmjet qėndrueshmėrisė sė qendrave etnike, por mbi tė gjitha, nėpėrmjet kujdesit ndaj “periferisė” sė vet. Boshti kurrizor i shqiptarisė nuk matet vetėm me atė se sa mirėmbahen muzetė nė Tiranė e Prishtinė, por sa kujdes tregohet pėr Muzeun e Alfabetit nė Manastir, tė cilin huliganėt maqedonas e demolojnė sa herė qė u kujtohet, me atė sa investohet nė arsimimin e kulturėn e shqiptarėve tė Malit tė Zi, tė Luginės sė Preshevės…. Dhe tė kthehem sėrish te politikanėt e Beogradit: pėr shumėēka unė nuk dua qė Tirana e Prishtina zyrtare tė sillen ndaj nesh si tė ishim pengje tė tyre, apo ashtu siē i keqpėrdor Beogradi zyrtar serbet e Kosovės, por duhet pranuar se kur bėhet fjalė pėr atė se si mbrohen “periferitė” etnike, ka shumėēka qė politikanėt tanė duhet ta mėsojnė nga ata serbė. Nė mos mė shumė, le tė mėsojnė si tė mos ndjehesh inferior ndaj politikanėve tė shteteve fqinje ku jetojnė shqiptarėt, edhe atė duke u betuar nga dhjetė herė nė ditė se janė rojtarė tė stabilitetit rajonal, thuajse ne jemi rojtarė tė vetėm tė atij stabiliteti.

    Gazeta Shqiptare/
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wordless pėr postimin:

    Shkenca (07-07-2014)

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet




    ku flamuri arab?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  8. #27
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet



    Si tha Gurevski ?!! Nuk mė ha palla fare pėr kaq por edhe pėr mė tepėr se kaq protesta. Jemi tė pėrgatitur pėr t'i shtypur lol !!

    beni33, me dt 15 do t'i shohim ato sulmet e hatashme

    thuaj ishalla vijnė ato ISIS nė ndihmė tė vėllezėrve tė tyre nė FYROM , se njė grusht sa jeni ju muxhahaidinė atje do t'iu shtyin si morra
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wordless pėr postimin:

    xfiles (07-07-2014)

  10. #28
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin


    Si tha Gurevski ?!! Nuk mė ha palla fare pėr kaq por edhe pėr mė tepėr se kaq protesta. Jemi tė pėrgatitur pėr t'i shtypur lol !!

    beni33, me dt 15 do t'i shohim ato sulmet e hatashme

    thuaj ishalla vijnė ato ISIS nė ndihmė tė vėllezėrve tė tyre nė FYROM , se njė grusht sa jeni ju muxhahaidinė atje do t'iu shtyin si morra
    wordles do shkojsh ne rreshtohesh perkrah maqedonve dhe gruefskit ti qe ti shtypesh shqiptaret?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  11. #29
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    wordles do shkojsh ne rreshtohesh perkrah maqedonve dhe gruefskit ti qe ti shtypesh shqiptaret?
    Nuk ėshtė nevoja se po i'a dalin vetė mbanė

    p.s

    Ke parė ndonjėherė Shqipėtarė nė protesta ti apo do tė sjell fakte se si i bėjnė Shqiptarėt protestat ?!! Nuk ikėn mbrpasht Shqiptari nga 100 policė mėr derjans. Shqiptari nuk ikėn mbrapsht pa e nxjerrė tė vetėn deri nė fund !! I kemi parė sa tė Zotėt janė ato (ku di unė si t'iua vė emrin) tė Maqedonisė nė protesta dhe nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre ! Janė shumė larg me ne tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Bile do thosha mė mirė janė ata tė Malit tė zi qė nuk dėgjohen fare "edhe kur i'ua ashtu ate" shteti Malazez, se sa tė ngrihesh nė protesta e tė ikėsh me bisht ndėr shalė si i pa-zot qė je
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    aha tash e kanqe lol

    sidomos kur the neve te shqipris lol namet keni bo ne shqipni

    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  13. #31
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Po ēfarė bėni more djema se i mbytėt fare !! Gjithė arkivėn tėnde e zbraze te kjo video ?! Ama pas asaj krismės ( "Tymēe" ithemi ne kėtej ) ja mbathėn sikur tė kishte kėrcitur "Topi" Po rri o derians mo i mburr kot tė varfrit se nuk e kan mėndjen pėr liri e tė drejta ata. Atyre tregoju pėrralla me Sulltan e Mahmutėr dhe i lė me gojė hapur si tė shastisur lol
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  14. #32
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Une qetash spo muj i bij n'fije qka ashte ka bahet edhe pse boll i far analisti i tham veti

    Veq mduket neper cdo parti shqiptare pa marr parasysh ku ndodhen ato ne Shqiperi, ne Kosove, ne Mal te Zi ne Maqedoni ne Serbi, te gjita e kan nga nje antisqiptar apo nga 2 brenda partis qe ti mbaj te perqar shqiptaret ne mes vete. Ndryshe nuk eshte e mundur kaq inat te kemi njani tjetrin kur eshte pyetje kombi ( atdhetu,memedheu ).

  15. #33
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Mos e cani koken, keta trimat e AKSH dicka kane deklaruar qė nėse edhe te marten politkanet nuk do marrin masa per Shkup atėher do vrasin ne Kosovė dhe nė Shqipėri ambasadoret e Maqedonis. lmao
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  16. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin


    Si tha Gurevski ?!! Nuk mė ha palla fare pėr kaq por edhe pėr mė tepėr se kaq protesta. Jemi tė pėrgatitur pėr t'i shtypur lol !!

    beni33, me dt 15 do t'i shohim ato sulmet e hatashme

    thuaj ishalla vijnė ato ISIS nė ndihmė tė vėllezėrve tė tyre nė FYROM , se njė grusht sa jeni ju muxhahaidinė atje do t'iu shtyin si morra
    Ska nevoj per isis qysh e kemi dridh maqedonin ne vitin 2001 e dridhum apet,ne vitin 2001 i dulen ne ndihm 5 shtete maqedonis sesa per maqedon siq thonte nje legjend me revole i mundim

    Kshtu qe ju bini fleni ka kush kujdeset per kto troje ,trimat ma te mdhenj shqiptar sot jetojn ne ilirid,

    Shoh ktu se edhe disa shqipfols kan fobii nga shqiptaret e ilirides se ne ball te protestav paskan mbajt nje flamur me mbishkrim se zoti eshte nje nuk ka tjeter perveq tij, athu pse frigoheni kaq shum nga kjo deshmii?,

    Shqiptaret e ilirides besojn ne zot kete duhet ta kuptoni,nuk mund ta kuptoj si mund te quhet terrorist nje njer qe deshmon haptas se zot eshte nje,tjetra me ket deshmi ju bejn me dije maqedonve se eshte dikush me i madh se ju

  17. #35

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Shko mer kokrra e palles. Po na tregoke shqipfolsin ti hibrid turko arab. Shko dhe ti ne Siri bashke me topet e tjera. Butak islamik.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    xfiles (08-07-2014)

  19. #36
    i/e regjistruar Maska e Naa2i
    Anėtarėsuar
    28-02-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    96

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Te protestojen shqiptaret ne Maqedoni qe cke me te. Po ca te semes kane qe protestojne duke mbajtur neper duar flamuj islamike? Kaq gomere te jene keta? Dhe nese jane provokatore, kaq te paafte qenkan sa te mos jene ne gjendje te eleminojne keta palaco nga protestat?
    lexoj shpesh postime tek 1 forum maqedonas .. mendimet e njejta i ke si ata per bes po

    protestat me flamur islamik ishin para 2 viteve ... ne 2/3 protesta kishte flamur islamik .... nuk do te thot qe te gjith shqiptaret ne maqedoni protestojn me flamura islamik

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3550822
    ?


    ja si u protestua sot ne Strug



  20. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Ore po si nuk iu pergjigj njeri pyetjes sime, pse u denuan ata shqiptaret? A ishin fajtore apo si?

  21. #38
    i/e regjistruar Maska e Naa2i
    Anėtarėsuar
    28-02-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    96

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Ore po si nuk iu pergjigj njeri pyetjes sime, pse u denuan ata shqiptaret? A ishin fajtore apo si?
    i denuen kishin deshmi te forta, e din qfar deshmi ?te akuzuarit per ket rast kishin foto te uck-s ne telefonat e tyre dhe keng te kengtarit gold ag

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Naa2i : 08-07-2014 mė 05:16

  22. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga Naa2i Lexo Postimin
    i denuen kishin deshmi te forta, e din qfar deshmi ?te akuzuarit per ket rast kishin foto te uck-s ne telefonat e tyre dhe keng te kengtarit gold ag

    nese kane patur kenge te gold ag atehere e paskan merituar

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar xfiles pėr postimin:

    JuliusB (10-07-2014)

  24. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2012
    Postime
    51

    Pėr: Apo shkon Maqedonia drejt shkatrrimit dhe a duhet te shperbehet ky shtet

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ah juve ju ka rreshkit truni mer jahu. Mbani flamurat islamike pra e pijini lengun
    darius, nė Maqedoni kemi problem kruciale si gjygjsi e politizuar, mediume tė kontrolluara, sindikata nėn kontroll. Krejt kėto qeveria mundohet me i mbulu me kso lloj montazhe, me keqinterpretime te tragedive, tė vrasjeve nderetnike, incidenteve ndėretnike.
    Tash mė po mbushet njė dekad e qeverisjes sė ksaj partie, tė cilės i jepet besimi nga qytetarėt sepse kinse lufton kundėr grekėve 9e bron identitetin)dhe i shqelmon shqiptarėt(sepse shqiptarėt janė tė ardhur nga kavkazi e nuk meritojn tė jen tė barabart me maqedont)

    Varfėria, papunsia e madhe tek tė rinjėt, provokimet nga qeveria e bejn te veten. Ka grupacione dhe organiyata fetare joqeveritare tė cilat funksionojn pa kurfar problemi, dua t*them keta te rinj jan veē vegla tė shtetit....

    Egziston njė ndjesi se po bėhet njė propagand e fort edhe pėr qytetarėt maqedon nga ana e shtetit, mundohen qė ta rrisin urrejtjen edhe mė shum ndaj shqiptarėve, secili incident shka ndodh mundohen me transferu nė incident ndėretnik veq e veq qė qytetari maqedon tė ndihet i kėrcėnum nga shqipėtari.
    Shqiptarėt po na vrasin fėmijėt, po na rrahin, po na vjedhin, po na marrin vendin e punės pa kualifikime vetėm se MO jep ashtu. Nėpėr forume me kėso flalish mundohen me ja larė trurin maqedonve qė tė ndihen tė kėrcėnuar. Bile pėr ta pėrmisu natalitetin e vet nėpėr gazeta e mediume shkruhet si tė jetė skandaloze sepse nataliteti i shqiptarėve ėshtė mė i madh e me atė do na marrin shtetin tė tėrin...


    Kjo masakėr qe ndodhi para 2 viteve e rriti urrejten mes kombeve edhe mė shumė.
    Rasti kinse ka ndodhur afėr njė liqeni i cili ėshtė afėr kryeqytetit, nuk ka as 10-20 m atz pran kalon autostrad. Njėri nga tė akuzuarit e ka pasur nėn koncesion pėr 40 vite vendin e vrasjes, kupohet pas aktit ja kan marr.

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sarris pėr postimin:

    Naa2i (10-07-2014)

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •