Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 155
  1. #141
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Marte, 13 Janar 2004


    MOISIU TAKON DREJTUES TE SHOQATES "CAMERIA"

    Kreu i shtetit shqiptar priti dje ne nje takim te vecante perfaqesuesit e shoqates politike atdhetare "Cameria". Ky takim ishte i vecante per vete perfaqesuesit e kesaj shoqate, pasi per here te pare ndodh qe ata priten nga kreu i shtetit. Kryetari i shoqates "Cameria", Servet Mehmeti vleresoi lart rolin dhe aktivitetin e Presidentit Moisiu ne dobi te vendit dhe theksoi se "eshte presidenti i pare, qe pret ne takim perfaqesuesit e shoqates se tyre". Ai dhe drejtuesit e tjere bene prezent pikepamjet e tyre rreth problemeve, qe shqetesojne kete shoqate dhe kerkuan angazhim me te madh te shtetit per te realizuar te drejtat e tyre. Nga ana e tij presidenti Moisiu vleresoi se "eshte njohur me problemet dhe shqetesimet e tyre". Presidenti i Republikes shprehu angazhimin e shtetit shqiptar per te permbushur detyrat e veta, si dhe venien ne rruge te zgjidhjes e tyre ne perputhje me normat nderkombetare.


    Marrë nga www.kohajonë.com

    Shpresojmë në zgjidhjen sa më të shpejt të çështjes çame.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #142
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk e di nëse mundet ndokush që nga gazeta e sotme Panorama, të sjell shkrimin e Luan Kondit për intervistën e tij me prof. Delvinën në lidhje me çështjen çame dhe shqiptarëve të Greqisë, do të bënte shumë mirë.
    Mendoj që përveç rikthimit të pronave të çamëve të dëbuar dhunshëm duhet që të kërkohet edhe hapja e shkollave shqipe atje për gjithë shqiptarët e Greqisë që sipas të dhënave më të sakta të cituara edhe nga prof. Delvina del se janë mbi 2 milion. Hapja e shkollave shqipe dhe të drejtat kombëtare atyre është një gjë që duhet të jetë prioritet i gjithë neve.
    Mendoj që shoqatat e çamëve në bashkëpunim me shoqatat e gjithë shqiptarëve të Greqisë duhet ti nxisin shqiptarët atje që të ngrejnë zërin e tyre për të drejtat kombëtare pastaj edhe gjithë shqiptarët kudo që janë do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat e veçmas duke reaguar te institucionet ndërkombëtare që të drejtat e tyre kombëtare që janë duke u shkelur, të mos shkilen dhe edhe ata të kenë të drejtat kombëtare që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #143
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    ''Zemërgjërësia'' shqiptare,gjithnjë ka vepruar,në dobi të grekëve.
    Para 1938,vetëm në zonën e Korçës,kanë qenë mbi 22 shkolla greqisht.
    Shkojnë patriotët shqiptarë në Kongresin e Lushnjes,dhe njohin botërisht minoritetin grek në Shqipëri.
    Çfarë morën nga grekët si shpërblim dhe shkëmbim??

    Çështja e Çamërisë,për mendimin tim zgjidhet,por është pak e ashpër zgjidhja .
    Në çfarë viti,minoritarët u bënë me tokë në Shqipëri??
    Me reformën agrare 1946,si të gjithë të tjerët që ishin pa tokë.
    Merjani minoritarëve dhe do shikoni se si do vrapojnë grekët e të mundohen ta zgjidhin Çështjen Çame.
    Nuk hapin shkolla shqip në Greqi??
    Mbylljani të gjitha ato shkolla greke në Shqipëri,dhe të shikoni se si do arsimohen vogëlushët shqiptarë aty.
    Ai popull,vetëm me veprime si të tijat vihet në punë.
    E quajnë vorio epir grekët Shqipërinë e Jugut??
    Mbusheni me veriorë dhe Kosovarë,do shikonit se si do tulateshin.
    Kjo e fundit,ndodhi për pak kohë ,gjatë luftës në Kosovë.
    Grekëve ,ju iku TEPELEKU,e nuk dinin si të rrinin.
    Për fat të keq,këto nuk mund ti zbatojnë ata që merren me politikën shqiptare.
    Janë tepër të mefshët dhe pa gjak.
    Shqiptarët në kufirin me Greqinë,trajtohen si kafshë,dhe duan ditë e muaj për të marrë një vizë,grekët kalojnë pa vizë e kur të duan ,në territorin shqiptar.
    Ironi e fatit,apo ironi e politikanëve që kemi??

  4. #144
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti flet në Samitin e Stokholmit për parandalimin e genocidit

    Moisiu, Çamëve t’u njihet e drejta e pasurive në Greqi

    “Kur është ushtruar dhunë e deportim i popullsisë nga tokat e tyre, t’u kthehen viktimave apo pasardhësve të tyre të drejtat mbi pasuritë e humbura”

    Nevila Përndoj

    TIRANE - Presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar dje në Stokholm të Suedisë se kur një popullsi e caktuar shpërngulet me forcë, nga tokat e veta, të paktën sot pas shumë dekadash viktimave apo të afërmve të tyre duhet t’u kthehet e drejtat mbi pasuritë e humbura. Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Moisiu ka pasur në vëmendje ndër çështjet e tjera edhe atë të tokave dhe pasurive të popullsisë shqiptare çame të shpërngulur me forcë nga grekët në fund të Luftës së Dytë Botërore. Vetëm para pak ditësh ai u angazhua në një takim me shoqatën e çamëve se do të punonte për hapjen e dosjes që fle në arshivat e të dy vendeve prej 60 vjetësh. Burime pranë presidentit e vërtetuan këtë qëndrim, edhe pse referimi i Moisiut nuk ishte i drejtpërdrejtë. Deklaratë e fortë është lëshuar gjatë fjalës të mbajtur në seancën e parë të Forumit Ndërkombëtar të Stokholmit 2004 “Për parandalimin e genocidit”, që filloi punimet mëngjesin e djeshëm. Çështja e genocidit dhe pasojave të tij nuk janë të panjohura për popullin shqiptar dhe rajonin tonë, vuri në dukje presidenti Moisiu, duke iu referuar ngjarjeve historike, që nga fillimshekulli i kaluar deri në dekadën e fundit të shekullit XX dhe duke sjellë si shembull Kosovën dhe Bosnjën si dëshmi të gjalla të nacional-shovinizimit. Ndërsa për Shqipërinë, presidenti Moisiu nënvizoi se “në gjykimin tonë është po aq e rëndësishme që në ato raste kur është ushtruar dhunë ekstreme e deportim masiv të popullsisë nga tokat e tyre, të paktën sot, pas shumë dekadash, t’u kthehen viktimave apo pasardhësve të tyre të drejtat mbi pasuritë e humbura. Vetëm një paqe që mbështetet në drejtësi është paqe e vërtetë". Kreu i shtetit shtoi se kërkohet një “shplarje truri” e mirorganizuar për brezin e ri ndaj mendësive të vjetra konfliktuale ballkanike. Pa e bërë këtë, vazhdoi ai, rreziku i rilindjes dhe përsëritjes së ndjenjave të tilla mbetet përsëri i mundshëm. Presidenti Moisiu theksoi se “Shqipëria dhe shqiptarët që kanë provuar mbi kurrizin e tyre dhunën etnike në trajtën e një dhune genocidale, janë të vendosur që e kaluara e hidhur të mos përsëritet më as në rajonin tonë. Ne besojmë shumë në forcimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis vendeve të Ballkanit. Integrimi i rajonit në BE dhe në strukturat euroatlantike do të bëjnë që ai të lërë pas konfliktet etnike për t’u kthyer realisht në pjesën juglindore të Europës së Bashkuar”. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi se “zhvillimi i demokracive, forcimi i institucioneve të shtetit të së drejtës dhe kultivimi i vlerave të shoqërive të hapura i presin rrugën krizave të rënda sociale e ndëretnike apo formave të tjera që nxisin dhunën ekstreme dhe genocidin”. Duke u ndalur në faktin e ekzistencës se udhëheqësve politikë, personave dhe grupeve, që refuzojnë dialogun e zgjedhin dhunën për zgjidhjen e problemeve, presidenti Moisiu theksoi se për pasojë përdorimi i forcës ndaj tyre bëhet i justifikuar, pasi parandalon përdorimin e dhunës shfarosëse. Punimet e forumit shënuan hapjen e tyre me fjalën e kryeministrit suedez Goran Person. Këtij forumi iu drejtua me fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan e më pas kryetarë shtetesh e qeverish, pjesëmarrës në këtë veprimtari.



    27/01/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Sapo lexova ne internet fjalen e Presidentit tone ne Stockolm.

    Nuk di se ku e gjeten gazetaret tane ate titull Moisiu. CAMEVE TE NJIHET E DREJTA E PASURIVE NE CAMERI.

    Cka thonte presidenti ishte shume e drejte por ai nuk permendte ne asnje vend Camerine.
    ME VJEN KEQ PO RDERI KUR SHTYPI YNE DO TE KEQINFORMOJE.
    Nese ne e kuptojme fjalen e Presidentit se e ka per Camerine, Greket mendojne se e ka per Ruanden.

    Ehte mire qe edhe shtetaret tane kur te flasin te mos i "bine si i thone fjales nga Kina"
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ceshtje Kombetare :: GNK: Çamët u dëbuan nga Greqia
    Postuar nga: Skampa


    Sipas raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në Greqi kemi të bëjmë me tre grupe shqiptarësh. Grupi i dytë është i njohur si “çamët”, ka jetuar në veriperëndim të Greqisë pranë kufirit me Shqipërinë.

    Megjithëse autoritetet greke nuk pranojnë të njohin ekzistencën e minoriteteve në vendin e tyre, siç p.sh. të atij çam, shumë institucione ndërkombëtare kohët e fundit janë duke u ndërgjegjësuar për ekzistencën e tij. Njëri nga këto institucione është edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel. Në një raport që pritet të bëhet publik muajin e ardhshëm, i titulluar “Panshqiptarizmi: Miti, fuqia dhe politika” shkruhet e zezë në të bardhë se në Greqi kemi të bëjmë me tre grupe të veçanta shqiptarësh.

    Të parët, të njohur sot si arvanitas, kanë emigruar në Greqi ndërmjet shekujve 13 – 15 duke u vendosur fillimisht në zonën e Peloponezit, Atikës dhe në ishujt Aegean. Ky grupim tashmë pothuajse është asimiluar në shoqërinë greke. Grupi i dytë është ai i njohur si “çamët”, ka jetuar në veriperëndim të Greqisë pranë kufirit me Shqipërinë. Pas dëbimit më 1945 të çamëve myslimane nga këto troje, çamët ortodoksë u asimiluan njëlloj si dhe arvanitasit. Dhe pas hapjes së Shqipërisë më 1989, rreth 350 000 shqiptarë kanë shkuar për të punuar në Greqi - vihet në dukje në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

    Duke u përqëndruar në problemin çam, Grupi Ndërkombëtar i Krizave pohon se dëbimi i tyre që ka filluar që përpara vitit 1945, pra para se çamët të dëboheshin nga qeveria greke me akuzën si bashkëpunëtorë të pushtuesvegjermanë. Por në raport theksohet se që gjatë viteve 1921 – 1926 qeveria greke ndërmori të ashtuquajturin këmbim popullsie me regjimin e Qemal Ataturkut në Turqi. Në atë kohë shumë grekë u dëbuan nga Azia e Vogël dhe u vendosën në pronat e çamëve myslimanë që Athina i përzuri drejt Turqisë, - shkruhet në raportin që GNK-ja do të publikojë në muajin mars, një pjesë e të cilit po bëhet e njohur paraprakisht për lexuesit e “Shekullit”.

    Nga të gjitha këto fakte kuptohet se çështja çame, pavarësisht se është mjaft e ngatërruar dhe e vështirë, nuk është krejt e panjohur për opinionin ndërkombëtar. I mbetet tani Parlamentit shqiptar, që ta trajtojë me gjakftohtësi dhe pjekuri këtë problem larg çdo retorike nacionaliste.

    Ndërkaq kur Kuvendi i Shqipërisë po diskuton për të vënë apo jo në rend të ditës kërkesën për kthimin e pasurive të çamëve të dëbuar nga Greqia, në Parlamentin Europian në Bruksel nuk kanë hezituar asnjë sekondë për të ngritur çështjen e shkeljes së të drejtave të pakicave kombëtare në Greqi, ose më mirë të mosnjohjes fare të këtyre pakicave. Shumë personalitete europiane po vënë gjithmonë e më shpesh në dukje faktin se Greqia është i vetmi vend i BE-së që nuk njeh dhe pranon ekzistencën e minoriteteve në të. Madje, sipas tyre, edhe kur ka individë që guxojnë të shprehin përkatësinë e tyre fetare, ata persekutohen. I fundit në radhë që e ka ngritur këtë çështje, ose më mirë e ka ringritur, është deputeti katalan spanjoll Miquel Mayol i Raynal. Në një letër që ai i ka drejtuar komisionerit të BE-së përgjegjës për rendin dhe drejtësinë, Antonio Vitorinos, parlamentari europian shtron kësaj radhe çështjen e minoritetit maqedonas në Greqi. Sipas tij, pakica maqedonase atje, që bën pjesë në Aleancën e Lirë Europiane, është penguar deri edhe në mbajtjen e kongresit të saj përgatitor për zgjedhjet e ardhshme europiane nga organizata dhe grupime të ekstremit të djathtë grek. Për më shumë, autoritetet lokale dhe kombëtare greke, nuk kanë ndërmarrë asgjë për të penguar veprimtarinë dhe kërcënimet e këtyre grupimeve fashiste. Kjo është edhe arsyeja që mbajtja e këtij kongresi është shtyrë dy herë nga 30 nëntori në 7 dhjetor dhe tani nuk dihet nëse do të mbahet ndonjëherë – vë në dukje Raynal. Ka qenë po ky eurodeputet që disa muaj më parë e ka ngritur edhe më me forcë problemin e shkeljes apo të mosnjohjes së minoriteteve në Greqi. Në atë rast ai fliste edhe për pakicat kombëtare shqiptare, maqedonase, bullgare dhe turke, ekzistenca e të cilave është mohuar prej dekadash nga qeveritë e Athinës.

    Por qëndrimi i deputetit spanjoll nuk është i vetmi. Edhe eurodeputetja belge Nelly Maes ka vënë në dijeni Komisionin Europian për procese politike të autoriteteve greke ndaj qytetarëve me origjinë jogreke. Ajo merr si shembull rastin e gazetarit me origjinë turke Debe Abdullahim, i specializuar në mbrojtjen e pakicave. Sipas saj, ky gazetar që ka jetuar në Komotini në Thrakë të Greqisë dhe ka qenë pronar i gazetës “Trakianin Sesi” si dhe i radios lokale “Isik FM” ka rrezikuar burgun vetëm se një dëgjues në emisionin me muzikë të kërkuar kishte kërkuar një pjesë muzikore. E keqja ishte se kishte thënë se e quanin “Boskurt” që në turqisht do të thotë “ujk gri” - emër ky i një organizate terroriste turke, e cila u bë e njohur kryesisht kur njëri nga anëtarët e saj Ali Agxha i bëri atentat Papës së Romës. Fakti që ky dëgjues u paraqit me emrin apo pseudonimin Boskurt, u konsiderua si vepër kriminale si dhe tradhtikombëtare ndaj Greqisë. Dhe ndaj gazetarit që drejtonte emisionin muzikor u hap proces gjyqësor.


    Viron Gjymshana
    Shekulli, 10/02/2004
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #147
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Thumbs up Brukseli Referendum per camet

    Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i kanë dërguar një memorandum Kris Patenit

    Brukseli, memorandum për çamët

    Eurodeputetët: “Çamët në Greqi të trajtohen si pakica greke në Shqipëri”

    Viron Gjymshana, Bruksel

    Çamët në Greqi duhet të gëzojnë po ato të drejta, që gëzon edhe pakica greke në Shqipëri - ky është rekomandimi që një grup parlamentarësh europianë i kanë propozuar komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten.
    Eurodeputetët Marko Panela, Mauricio Turko, Marko Kapato, Xhanfranko del'Alba, Benedeto dela Vedova dhe Olivier Dypui theksojnë se vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta.
    E lënë në harresë për afro një gjysmë shekulli, pak nga pak çështja çame po fiton njohje ndërkombëtare. Gjatë këtyre 2 muajve të fundit ky problem është trajtuar edhe nga një organizëm me njohje dhe reputacion ndërkombëtar siç është Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Por më së fundi për këtë çështje po tregon interes edhe Parlamenti Europian. I fundit në radhë mund të konsiderohet edhe memorandumi që 6 eurodeputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar komisionerit përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten, i titulluar "Dhunim i të drejtave të pakicës çame në Greqi".
    Eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Del'Alba dhe Dela Vedova theksojnë se në qershor të 1944-ës, 44 mijë shqiptarë të besimit musliman, u dëbuan me forcë nga tokat e tyre në Çamëri, me akuzën se kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Ky dëbim shënon edhe epilogun e genocidit të kësaj popullsie, të cilës, për më shumë, iu konfiskua gjithë pasuria, duke përfshirë këtu trojet e shtëpive, tokat bujqësore, bagëtitë etj..
    Edhe popullsia ortodokse çame që mbeti në Çamëri nuk gëzon dot të drejtat e njohura në vendet anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë të drejtat e pakicave etnike dhe gjuhësore, siç është e drejta për të mësuar gjuhën shqipe në shkollat shqip, të cilat janë të ndaluara nga shteti grek - shkruhet në këtë memorandum.
    Vetëm në rast se dy pakicat kombëtare, në Greqi dhe Shqipëri, vihen në pozita të barabarta politikisht dhe juridikisht, vetëm atëhere ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe grek, do të ekzistojnë lidhje miqësie të sinqerta dhe të qëndrueshme, vënë në dukje parlamentarët europianë.
    Njëkohësisht eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Dela Vedova dhe Del’Alba i bëjnë thirrje përfaqësuesit të Komisionit Europian që të ndërmerren veprime konkrete me qëllim që popullsia çame e besimit musliman që është dëbuar nga Çamëria, të lejohet të kthehet në tokat e saj, të gëzojë të drejtat e rikthimit të pronës si dhe t'i njihet dhe të përfitojë dëmshpërblim për humbjet që ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve.
    Në fund eurodeputetët kërkojnë që edhe për çamët ortodoksë që kanë mbetur në Çamëri, Komisioni Europian të ndërhyjë që edhe atyre t’u njihet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentat zyrtare dhe që ky grup popullsie të gëzojë po ato të drejta që gëzon pakica greke në Shqipëri.
    Memorandumi i eurodeputetëve të sipërcituar vjen disa ditë pas një prononcimi të një eurodeputeti katalan, Mayol Ribeiro, i cili ngrinte çështjen e mohimit nga shteti grek, të pakicave kombëtare në Greqi.
    Njëkohësisht në një raport që pritet të publikohet në muajin mars nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, theksohet se politika e dëbimit të çamëve nga Greqia ka filluar të vihet në zbatim që në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, pra shumë përpara Luftës së Dytë Botërore. Në raport pohohet se dëbimi i parë i çamëve nga vatrat e tyre u bë gjatë shkëmbimit të popullsive ndërmjet Greqisë dhe Turqisë së Ataturkut në vitet 1920. Grekët e Bosforit u vendosën atëhere në veriperëndim të Greqisë në tokat e çamëve muslimanë, të cilët qeveria greke i dëboi drejt Turqisë.
    Por në ndryshim nga parlamentarët europianë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vëren se: si shqiptarët e hershëm në Greqi, të njohur si arvanitas, ashtu edhe çamët ortodoksë, janë tashmë pothuajse të asimiluar në shoqërinë greke.



    16/02/2004
    KATEGORIA: Politikë




    O cuna me duket se pushimet pas nja 2 vjetesh do i kalojme ne plazhrat e Camerise.

  8. #148
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Edhe z.Godo e ka qare

    Ish-kryerepublikani e quan një lajm të mirë memorandumin e eurodeputetëve

    Godo: Shoqata e Çamëve të thirret në Parlamentin Evropian


    Anila Rama

    TIRANE – Sabri Godo, ish-kryetar i komisionit të jashtëm në Parlamentin shqiptar tha dje se qeveria shqiptare do të jetë inekzistente nëse nuk e ngre edhe kësaj here zërin për çamët pas memorandumit të disa eurodeputetëve.

    Zoti Godo si e vlerësoni nismën më të fundit të një grupi deputetësh europianë që nëpërmjet një memorandumi i kërkojnë Parlamentit Europian për të trajtuar çamët në Greqi si pakica greke në Shqipëri?

    Ky është një lajm i mirë. Ne si shtet nuk kemi qenë të aftë për të marrë iniciativa që të ngemë zërin për këtë çështje. Deri tani edhe ato nisma që janë ndërmarrë kanë pasur si protagonistë të huajt. Është e drejta jonë kushtetuese që të mbrojmë çamët që jetojnë në Greqi dhe ata që janë përzënë që andej para dhe pas 1944-ës. Qeveria shqiptare duhet t’i kishte kushtuar rëndësinë e duhur këtij problemi. Por ajo deri më sot nuk ka bërë asnjë veprim. Mirë që na kujtojnë të tjerët për një çështje me rëndësi kombëtare.

    Mendoni se ngritja e këtij problemi në Parlamentin e Evropian do të ketë rezultate konkrete?

    Besoj se pas kësaj nisme, tani është koha që të lëvizim ne dhe në rast se qeveria nuk ngre zërin as këtë radhë, është një qeveri inekzistente. Çamët duhet të shprehin zemërimin e tyre ndaj pushtetit që i ka lënë në harresë. Në rast se punët shkojnë mirë, duhet të thirren në Parlamentin Europian përfaqësues të shoqatës së çamëve, nga parlamenti dhe nga qeveria shqiptare.

    Mund të ketë reagime nga qeveria greke, pasi ajo gjithmonë ka deklaruar se kjo çështje nuk ekziston?
    Qeveria greke gjithmonë nuk e ka mohuar ekzistencën e çështjes çame, porse ka thënë në mënyrë të tërthortë se nuk ishte koha për ta diskutuar, kur ndonjë nga qeveritarët tanë e ka ngritur nën zë. Por menjëherë pas qëndrimit të palës greke, qeveritarët tanë janë tërhequr. Tashmë që Bashkimi Europian ngre zërin, pala greke nuk ka sesi t’i shmanget debatit, por duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.

    Intervistoi: A.Rama



    16/02/2004
    KATEGORIA: Politikë

  9. #149
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Projektrezoluta Për çështjen çame, së shpejti për miratim në Kuvend
    16 Shkurt 2004



    Projektrezoluta "Për çështjen çame", nismë e Partisë së Ballit Kombëtar [PBK], së shpejti do të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit. Mbledhja e sotme e byrosë parlamentare vendosi, që të
    përfshijë në kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit, inisiativën e grupit parlamentar të PBK-së, e paraqitur pranë kryesisë së Kuvendit, në Shtator 2003. Në këtë dokument, të nënshkruar nga 53 deputetë të mazhorancës dhe opozitës, shprehet shqetësim "për mostrajtimin serioz të çështjes së popullsisë çame dhe të së drejtës së tyre të patjetërsueshme për pronat".
    Projektrezoluta, çështjen çame e cilëson si një nga "më të dhimbshmet e kontinentit europian", duke iu referuar protokollit nr.4 të Konventës Europiane [neni 3], ku thuhet se "askush nuk mund të dëbohet me dhunë në masë individuale ose kolektive" [siç ka ndodhur me popullsinë çame]. Gjithashtu, projektrezoluta i referohet dhe nenit 6 të Deklaratës Universale ku thuhet, se "çdo njeri ka të drejtën t'i
    njihet personaliteti juridik në çdo vend e në çdo rast". Po ashtu, sipas kësaj Deklarate, "askush nuk mund të burgoset, as të dëbohet në mënyrë arbitrare" dhe "askush nuk mund të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij", siç ka ndodhur me popullsinë çame.
    Në projektrezolutën e PBK-së nënvizohet se, "Kuvendi i Shqipërisë, pasi shpreh vlerësimin për interesimin e organizmave të ndryshme ndërkombëtare për çështjen çame, vlerëson se zgjidhja e këtij problemi do të ndihmonte pozitivisht në zhvillimin e sigurisë dhe bashkëpunimit paqësor rajonal në Ballkan". Gjithashtu, në materialin në fjalë theksohet se, "Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se zgjidhja e këtij problemi do të shënonte një hap të madh në respektimin e të drejtave të njeriut në zbatim të Deklaratës Universale, si dhe do të zhvillonte më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në kuadrin e politikave integruese". Sipas këtij dokumenti, "Kuvendi i Shqipërisë vendos t'i
    bëjë thirrje Parlamentit Europian, Kongresit Amerikan, parlamenteve të vendeve nënshkruese të Deklaratës Universale, që të përdorin të gjithë autoritetin e tyre për korrigjimin e një padrejtësie historike mbi popullsinë e martirizuar çame dhe në respektimin e të drejtave të njeriut". Në dokument kërkohet, që kryetari i Kuvendit t'ua përcjellë zyrtarisht këtë rezolutë parlamentit të Republikës së Greqisë,
    Parlamentit Europian, Kongresit Amerikan dhe parlamenteve të vendeve nënshkruese të Deklaratës Universale.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #150
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kthimi i çamëve të shpërngulur, hapja e shkollave shqipe për këta çamë por edhe për çamët musliman e ortodoks që jetojnë në Çamëri si dhe për arvanitasit, së bashku me gjithë të drejtat kombëtare që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare, duhet që tani të realizohen patjetër dhe medoemos edhe nga qeveria greke.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •