Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 155
  1. #101
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Leka, qeveritaret tane nuk jan pro-greke dhe pro-armiq te Shqipetareve ashtu sic i sulmoni ju dhe kjo eshte nje fyerje shume e rende per cdo ke, prandaj duhet pasur kujdes.
    Mos veprimi i mjaftueshem i deritanishem i qeverise ne lidhje me ceshtjen came, nuk eshte bere per arsye te ndryshme politike e vecmas rrethanave edhe pse edhe kjo eshte e paarsyeshme, por edhe ne vet populli jone nuk kemi bere aq sa duhet presion ne qeverite tona qe ti nxisim qe te angazhohen me shume edhe ne lidhje me ceshtjen came.
    Kurse per ato qe keni lexuar dhe qe lexova edhe une ndoshta edhe para teje, jane mendim i nje pakice dhe kryesisht i disa femijeve te papjekur ende, sic e pate njera ishte nen 20 vjet, keshtu qe sduhet pare per te madhe, sepse kur te rriten edhe i kuptojne gjerat me mire kombetarisht.Edhe une e kam thene njehere para disa javesh ketu ne forum, se nje shqiptar i Prishtines ka po aq te drejte ne Tirane, Presheve, Tetove, Ulqin, Janine sa edhe nje Janinas, Tiranas, Preshevar, Tetovar, Ulqinak ka ne te gjitha keto qytete perfshire edhe Prishtinen, dhe jane te obliguar te ndihmojne ne te gjitha menyrat ceshtjet e ndryshme kombetare ne te gjitha qytetet dhe krahinat shqiptare.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #102
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Moj Gazeta"Cameria"
    germa zeza ar
    Mi ngjalle ndjenjat e mija
    Zemres mi shtove Zjarr

    Ne ç'do vij ti ke shkruar
    Hapur historine
    Bijt' e tu sa kan vuar
    Kur lane Camerine

    Zeri tend beri jehone
    Camin peshe e ngriti
    Se kerkove vendin tone
    Nena ku na lindi

    Jane vrar' e jane zbuar
    Nga Greku shoven
    Te kthehen ku kane jetuar
    Ku kan lene dhen..

    Na ka borxh e kerkon shume
    Do vorio-Epir!
    Ne Epir kam lindur une
    Eshte vend Ilir

    Me njeh guri me njeh balta
    Quhet Cameri
    Ka lindur Gjin Bue Shpata
    Nuk eshte Greqi
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  3. #103
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Duhet qe ne te fokusohemi me shume tani si hap i pare, hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe ne Cameri e ne te gjitha viset tjera shqiptare ne Greqine e sotme, si dhe kthimi i cameve te shperngulur dhunshem. Keto jane te drejta te neperkembura nga qeveria greke, dhe edhe me konventa nderkombetare duhet patjeter te zbatohen dhe tu njihen te gjitha te drejtat kombetare cameve dhe gjithe shqiptareve ne Greqi.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #104
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Albanians in Greece: Part II

    The Albanians in Greece are divided in two categories: Albanians who live on Albanianterritory but who have remained outside of the unjust borders which were drawn up by the Ambassadorial Conference of London (1913), and those Albanians who departed Albanianterritory during the first diaspora in the 14th & 15th centuries.

    Before WWI (1914-1918), Greece annexed certain Albanian regions with a population of 115,000 people, of which 35,000 belonged to the regions of Kosturi and Follorine and 80,000 to Çameria. After the conflict between Greece and Turkey, the governments of Athens and Ankara decided to exchange the expatriate population. The Albanians of the regions cited above, since they were of the Muslim religion, were considered Turks and expelled by the Greeks to several parts of Anatolia (a small number of them reached Albania). In the regions of Kosturi and Follorine there are no Albanians left, meanwhile, only 25,000 Çamerians in the south struggled to remain there. They spread out around the towns of Gumenice, Margellec, Filat and Prage. If we add the number of Orthodox Albanians (Albanophone) for whom statistics are unavailable, the number of representatives of the Albanian race reaches about 40,000 people. There is no need to go into anthropological analysis: they are Albanians by language and blood, without any particular characteristics to distinguish them from their ethnic kin.

    The Albanians who went to Greece in the 14th and 15th centuries later moved again inside Greek lands and their number increased as new Albanians arrived. However, most of them have been hellenized so the exact number of people of Albanian descent in Greece is unknown. Their number must have been larger in the 15th century when, according to Gergj Franxes, there were in Morea alone more than 290,000 Albanians. One hundred years earlier, George von Hahn said that of one million Greeks, 173,000 spoke only Albanian and "since then, it would seem that no important event had happened to change their proportions." Taking into consideration official statistics, Finlay said the number of Albanians was 200,000.

    Deniker divides Greece into two halves according to the meridian that passes 20 degrees longitudinal from Paris. People who live west of this line are without doubt of Adriatic-Albanian type, tall and with small head (brachycephalic) like all Albanians of Dinaric race, while east of this meridian, the Greeks of Thessaly "and perhaps a part of them that live in Attica" are of another type quite different, shorter and with smaller cephalic distinguishing characteristics.

    Eugene Pittard corrects the meridian of the French scientist; he substitutes the meridian with the line of the Pindus Mountains (Greece) which "divides two populations with origins quite different from each other." The Greeks of the east are almost dolichocephalic. It is obvious that Albanians who were established in Thessaly, before and during the invasions of Stefan Dusan and who were called Arhonder, were small in number, that' s why "they have left very little trace of their blood." In the west, all of Epirus, Aetolia, Acarnania and all of Peloponnesus are inhabited by brachycephalic people with very often aquiline noses. The archipelagos of the Ionic and Aegean seas and Euboea also are inhabited by people of the Dinaric race. Pittard writes "there isn't any difficulty in accepting that the Ionian islands are inhabited by brachycephalic people." We can't say the same for Euboea because people that live east of the Greek peninsula are more dolichocephalic or mesocephalic. But we must not forget that a large group of Albanians emigrated to Euboea during the battles of Scanderbeg against the Turks (15th century), and it's evident that these groups were of the true Albanian race. Detailed linguistic papers show that the populations of these regions speak Albanian. The ethnographic data show the somatological characteristics of these populations.

    Battaglia thinks the same as the two anthropologists cited above. He says that "in the population of the Peloponnesus, those of the islands of the Ionian and Aegean seas, the average is about 81-82."

    In the areas with strong brachymorphy, such as Leka and Argolida, the median is around 84.4 and 85. Epirus has the highest median in the Balkans at 88.1. The cephalic indicator of the Tosks is 87.03, almost the same as the Epirots. Pittard calls the Hellenic Peninsula "an anthropologic ' bottom of the bag' " where one can find what remains of the ethnic groups that invaded the Peninsula, and the Greek people " a composite photo of the Balkan people." From these notes it is understood that half of this "bottom of the bag" and the half of this "composite photo" is of the Albanian race. The Fallmerayer thesis is completely proved by anthropologists.

    PP116-119, "RACA SHQIPTARE, Botimi i Dyte" by Jakov Milaj, Tirana, 1995. Translated into English by Migen Hasanaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #105
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne kete harte ASD keni lene jashte mbi gjysmen e trojeve shqiptare atje ish-Vilajetin e Janines. Gjate gjithe historise, e deri pas luftes se dyte boterore gjithe vilajeti i Janines ka qene i banuar me mbi 90 perqind shqiptare nga statistika zyrtare, dhe edhe pas kesaj kohe, pra edhe tani pamvaresisht shpernguljeve te dhunshme masive te shqiptareve myslimane nga atje, pjesa tjeter ortodokse edhe pse ka qene e shtyre te deklarohet greke, jane shqiptare. Pra kete duhet pasur parasysh, dhe jo te rrudhet aq shume Cameria.
    Dhe per kete, sa ka rendesi kthimi i cameve te shperngulur shume me shume ka hapja e shkollave shqipe, sepse ne ate menyre e fitojne camet te drejten e deklarimit te hapur te kombesise se tyre, te drejtat te mohuara dhe te shkelura me dekada nga qarqe shoviniste greke, dhe ne perputhje te plote me te drejten dhe konventat nderkombetare, kjo vlen edhe per shqiptaret e viseve tjera shqiptare atje si Atika, Beotia etj etj etj.
    Prandaj ne te gjithe duhet te fokusohemi ne trysnine ndaj qeverise greke, edhe nepermjet nderkombetareve qe camet dhe shqiptaret te fitojne te drejtat e tyre, keto te lartepermendurat si fillim.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #106
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ekstremistët grekë protestojë ndaj heqjes së ligjit të luftës
    Ky ligj presupozon kthimin e pronave të zonës së Çamërisë
    Ekstremistët grekë kanë protestuar dje ndaj vizitës së kryeministrit shqiptar Fatos Nano në Greqi. Një veprim i tillë erdhi pasi u mësua edhe qëllimi i takimit që kryeministri shqiptar Fatos Nano do të zhvillojë sot për rreth 45 minuta me homologunn e tij grek Simitis. Në qendër të këtij takimi do të jetë heqja e ligjit të luftës, çka presupozon edhe kthimin e pronave të zonës së Çamërisë. Prej vitesh çështja e trojeve çame ka qenë një mollë sherri midis dy vendeve, por takimi i dy shefave të qeverive do të mundësojë edhe heqjen e ligjit të luftës, i cili u vendos në vitin 1940, kur fashistët italianë sulmuan Greqinë. Ndonëse vetë Shqipëria e kishte humbur sovranitetin, nga monarkia greke Shqipëria u konsiderua vend armik dhe bashkë me të edhe pasuritë e shtetasve shqiptarë. Ky ligj i miratuar nga monarkia nuk u abrogua edhe pas luftës. Madje janë të njohura incidentet kufitare të ashtuquajtura provokacione greke ku shumë kufitarë shqiptarë u vranë dhe shumë shtëpi në fshatrat kufitare me Greqinë u dogjën. Edhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve ky ligj i luftës mbeti përsëri si një pengesë për zhvillimin normal të marrëdhënieve biraterale. Qeveria socialiste e PASOK-ut në vitin 1988 e shpalli si të pavlefshëm këtë ligj, por një gjë e tillë nuk u reflektua nga parlamenti me ndryshimet përkatëse. Shqipëria ka marëdhënie të mira me Greqinë veçanërisht në vitet e qeverisjes socialiste, madje janë nëshkruar edhe traktate bashkëpunimi dhe miqësie, por ky ligj mbeti pa u shqfuqizuar. Një gjë e tillë konsiderohet si paradoks i madh për dy fqinj normalë, madje ky anormalitet është krejt i papranueshëm kur Greqia kryeson presidencën e radhës së BE-së, dhe kur Shqipëria falë ndihmës greke aspiron për t'iu bashkuar këtij komuniteti.

    Edhe pse në kët shkrim problemi reduktohet vetëm me disa fshatra kufitare kur e dijmë fare Vilajeti i Janinës, dhe dëbimi i shqiptarëve dhunshëm është bërë nga gjithë ky vilajet dhe jo vetëm fshatrat kufitare, prapë është pozitive sepse tregon që gjërat po ecin para në marrjen e të drejtave kombëtare dhe pronave të çamëve të dëbuar si dhe të çamëve tjerë, të drejta që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare dhe që shkelja e tyre është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.
    Prandaj besojmë që kryeministri Nano, në këtë vizitë të zgjidh këtë problem, pra heqjen e ligjit të luftës, të drejtat kombëtare çamëve dhe shqiptarëve tjerë në Greqi si dhe kthimin e çamëve të dëbuar dhunshëm dhe me masakra dhe kthimin e pronave të tyre të uzurpuara.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #107
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kryeministri grek premton dhe miratimin e ligjit për kthimin e kompensimin e pasurive të shqiptarëve në Greqi

    Simitis-Nanos: Ligji i luftës, kapitull i mbyllur

    “Çështja e këtij ligji, përfundimisht, politikisht dhe juridikisht është mbyllur, që në nënshkrimin e traktatit të miqësisë”

    TIRANË-Greqia e cilëson të mbyllur çështjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Kryeministri grek, Kosta Simitis, gjatë një takimi të djeshëm me shefin e qeverisë shqiptare, Fatos Nano, e ka cilësuar si të rrëzuar juridikisht e politikisht. Në këtë takim të zhvilluar dje në mesditë mes Nanos dhe Simitisit, i cili ka zgjatur më tepër se sa ishte parashikuar, një orë e gjysëm, në kryebisedimet ka qenë çështja e ligjit grek të luftës. Sipas burimeve qeveritare, Simitis e ka cilësuar këtë ligj të rrëzuar, që nuk ka vlerë juridike. “Ky ligj është i pavlerë dhe qesharak, pasi unë po pres kryeministrin e një vendi fqinj dhe mik dhe këto gjëra nuk shkojnë bashkë me ligjin e luftës”,-kështu mësohet se i është drejtuar Simitis, Nanos. Kryeministri i Greqisë, e ka argumentuar më tej këtë qëndrim të tij, me faktin se ligji i luftës është rrëzuar juridikisht me nënshkrimin e traktatit të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve vite më parë.
    “Kjo çështje është vlerësuar nga të dy Kryeministrat me të njëjtën optikë. Kryeministri Simitis është shprehur se çështja e këtij ligji, përfundimisht, politikisht dhe juridikisht është mbyllur, sepse Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit, i ratifikuar nga të dy Parlamentet, ai i Greqisë dhe i Shqipërisë, i ka dhënë fund në mënyrë ligjore, duke e mbyllur këtë çështje dhe tashmë të dy palët po angazhohen dhe do të vazhdojnë punën për të zgjidhur në mënyrë teknike problemet e krijuara nga ky moment”,-theksohet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Por edhe pse “de fakto” për kryeministrin grek nuk ekziston, de jure, ai është në fuqi prej mëse 60 vitesh. Burimeve pranë stafit të kryeministrit, mësohet se Simitis ka bërë të ditur ekzistencën e një grupi pune të qeverisë greke, i cili është duke studiuar dhe hartuar amendamentet e nevojshme për heqjen e ligjit të luftës. Pas këtij takimi, të dy kryeministrat, Nano dhe Simitis, nuk kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu i qeverisë shqiptare ka dhënë prononcime për median e pranishme. Ligji i luftës i Greqisë me Shqipërinë mban peng kthimin të një pjese të konsiderueshme të pronave dhe të pasurive të popullsisë etnike, të krahinës së Çamërisë. Një ligj i tillë bëri të mundur konfiskimin e të gjithë pasurive dhe të pronave të popullsisë çame, duke sjellë njëkohësisht shpërnguljen masive nga vendbanimet e tyre të mijëra familjeve.
    Çështja çame
    Në lidhje me këtë çështje, sipas burimeve të ndryshme, mësohet se kryeministri grek i ka bërë të ditur homologut të tij shqiptar Nano, për hartimin e një projektligji për kthimin e kompensimin e pasurive të shqiptarëve në Greqi. Një draft i tillë, sipas burimeve, “ndodhet në tavolinën e presidentit grek”. Autoritetet shqiptare e kanë cilësuar si absurde lënien e ligjit të luftës në fuqi nga shteti grek, në një kohë kur mes dy vendeve fqinje, ekzistojnë dhjetëra marrëveshje, të firmosura mbi bazën e traktatit të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit reciprok (nënshkruar në vitin 1992). Për shumë kohë, një ligj i tillë, ka qenë tabu për politikën shqiptare, por që vetëm në vitet e fundit është futur në axhendën e diskutimeve mes dy vendeve dhe është bërë objekt i gjërë trajtimi nga ana e medias vizive dhe të shkruar. Kjo për faktin se pala greke prej kohësh nuk ka pranuar të bisedohej në rrugë diplomatike për ligjin e luftës, për shkak se ai pengon ligjërisht edhe kthimin e pronave të popullsisë çame.
    Investimet
    Investimet greke në Shqipëri do të jenë në kuadër të planit për rindërtimin e Ballkanit, me një shumë prej 50 milionë eurosh. Në të përfshihen linja e tensionit të lartë 400 KW, segmentet rrugore Pogradec-Korçë dhe Konispol - Sarandë, si dhe lëvrimin e kredisë për strehimin, maternitetin dhe qendrat shëndetësore në jug të Shqipërisë. Nano në këtë takim ka kërkuar që Kosova të jetë prezent si një njësi më vete në samitin e Selanikun, i cili do të mbahet në qershor të këtij viti. Simitis ka shprehur angazhimin e qeverisë për të mbështetur Shqiëprinë në procesin e reformave dhe të integrimit europian. Kryeministri Nano ka ftuar zyrtarisht homologun e tij, Simitis për një vizitë në Tiranë.
    Bledar Hoti

    Njëkohësisht me të duhet ti jipen edhe të drejtat kombëtare gjithë shqiptarëve atje duke përfshirë çamët që do të rikthehen, ata që janë atje (ortodoks e myslimanë), shqiptarëve tjerë në viset tjera të Greqisë si dhe shqiptarëve emigrantë atje, të drejta këto që u takojnë me konventa ndërkombëtare.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #108
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pëshëndetje Dodon

    Ashtu duhet të shkoj, dhe më në fund uji i lumit po fillon të rrjedh prap nga thatësira që e kishe pushtuar. Duket sikur jeta do të filloj të lind prap në Çamëri dhe në Sul, dhe tani t'besojmë edhe në fuqinë e pranverës...

    nderimet mija
    drini.

  9. #109
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Peadix
    Patjetër se do të bëhet kështu sepse këto garantohen edhe me konventat ndërkombëtare.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria,Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #110
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    DOSJA "CAME" PERFUNDON NE HAGE

    Tirane - Dosja "Came" perfundon ne Gjykaten e Hages. Selman Sheme, kryetari i shoqates "Cameria", tha dje per gazeten "Koha Jone", se eshte duke u pergatitur materiali dhe shume shpejt ne Gjykaten Nderkombetare me qender ne qytetin hollandez, do te depozitohet padia perkatese. Sipas Shemes, arsyetimi juridik eshte se ndaj popullsise came, ne periudhen 27 qershor 1944 deri ne mars te vitit 1945, eshte kryer krim kunder njerezimit. Per kete do t'i kerkohet kesaj gjykate te marre ne shqyrtim ceshtjen me te diskutuar kohet e fundit. Mbi te gjitha, mesohet se eshte marre edhe nje avokat i njohur anglez, i cili eshte duke grumbulluar materilet me qellimin perfaqesimin e kesaj ceshtje ne kete gjykate. Gjithnje sipas Shemes, kjo padi do te jete krahas asaj ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strazburg.

    Historia e nje procesi

    Ne fakt, historia e kerkesave te popullsise came, nis qe me themelimin e shoqates me te njejtin emer. Ishte 10 janari i vitit 1991, kur nje grup intelektualesh dhe pasardhes te cameve te debuar me force nga trojet e tyre, themeluan ne Tirane shoqaten "Cameria". Qe gjate diteve te para e ne vazhdim, qellimi dhe perpjekjet e anetareve dhe perfaqesueseve te saj, ka qene nje: rimarrja e te gjitha te drejtave te hequra padrejtesisht nga qarqet greke gjate Luftes se Dyte Boterore. Simpoziumet, takimet dhe protestat, kane qene shume pak ne krahasim me studimet serioze te nje vargu historianesh dhe juristesh dhe sensibilizimi i faktoreve nderkombetare per te gjithe ate qe ka ndodhur me popullsine prej 35 mije banoresh ne ate kohe.

    Procesi i Strazburgut

    Sipas ligjit qe operon Gjykata Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut, nje ceshtje merret ne shqyrtim vetem atehere kur ka kaluar me pare ne te gjitha gjykatat e nje shteti. Keshtu, ne rastin konkret, duhej qe dosja "Came" te kishte perfunduar gjykimin ne gjykatat greke dhe vetem pasi te jene dhene vendimet perfundimtare, juristet mund te depozitonin padi ne Strazburg. Per kete qellim, sipas kryetarit te shoqates "Cameria", ne gjykatat e qyteteve Filat, Patra e te tjere. Vetem me pas dosjet do te dergohen ne Gjykaten e Strazburgut. Por, edhe ketu ekziston nje problem. Te gjitha padite, rrjedhimisht te gjithja vendimet duhet te jene personale. Keshtuqe, parashikohet nje kohe mjaft e gjate per te arritur ne perpilimin e padise per ne Strazburg.

    Procesi i Hages

    Por, surpriza eshte se dosja "Came" nuk do te mjaftohet vetem me rikthimin e pronave. Sipas Shemes, e gjithe ajo qe ndodhi me 35 mije banoret e kesaj zone, ishte akuza e paster: krim kunder njerezimit. Prandaj, Gjykata e Hages, e cila merr ne shqyrtim keto ceshtje, mund te pranoje edhe dosjen "Came". Edhe ne ligjin me te cilin punon kjo gjykate, thuhet s pranohen per gjykim ato ceshtje pavaresisht se ngjarjet kane shume vite qe kane ndodhur. Shoqata ka kontaktuar me nje avokat anglez, emri i te cilit tani per tani nuk behet publik, qe do te perfaqesoje ceshtjen. Sheme shton se per akuzen e ngritur disponohen fakte dokumentare e shkresore dhe mbi te gjitha edhe 5 mije deshmitare, te cilet kane vuajtur deportimin nga shtepite dhe pronat e tyre.

    Kerkesat e shoqates "Cameria"

    1. Riatdhesimi i popullsise came, e cila llogaritet rreth 250 mije dhe rikthimi ne trojet etnike.

    2. Kthimi fizik i pronave pa asnje lloj kompromisi.

    3. Kompesim per shfrytezimin 60-vjecar te ketyre pronave dhe te gjitha resurseve.

    4. Kompesimi per humbjet njerezore, materiale gjate ushtrimit te genocidit.

    5. Respektimi i te drejtave themelore te njeriut si e drejta e punes, arsimit, te fese e te tjera.

    Dosja "Came"

    Periudha e deportimit: 27 qershor 1944-mars 1945

    Numri i personave te debuar: 35 mije vete

    Te vrare: 2700 vete

    Siperfaqa e tokes qe dispononin: 5 mije kilometra katrore

    Numri i popullsise came aktuale ne Shqiperi: 250 mije

    Menyrat e zgjidhjes se ceshtjes: Padi ne Gjykaten e Hages dhe ate te Strazburgut

    Akuza ne Hage: Krime kunder njerezimit

    Kerkesa ne Strazburg: rikthimi i pronave

    Perfaqesues: nje avokat nga Anglia

    Numri i deshmitareve: 5 mije vete


    Mos ndalemi duke kërkuar të drejtat tona kombëtare të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare e që përveç këtyre përfshijnë edhe të drejtat kombëtare për gjithë shqiptarët atje (Çamët, shqiptarët e viseve tjera dhe ata të shkuar në kohët e fundit), deri në realizimin e tyre.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •