http://www.edsh.org/cameria.html
Çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por rikthim në trojet e të parëve.
-- përgatiti, Dashnim Hebibi
Gazeta "Bota Sot", 9 korrik 2002/
Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet.
Zeri i se drejtes çame ne dyert e Evropes. Pas 58 vjetesh perpjekjesh te pashoresa, populli çam insiston per te fituar te drejtat e tij, pertej kufijve shqiptare; aty ku mbrohen te drejtat e njeriut, ne Gjykaten e Strasburgut. Tashme dosja eshte gati. Brenda saj, fakte e dokumenta autentike hedhin drite per te shkuaren e zeze te Çamerise dhe per realitetin po aq mohues te çameve te sotem. Drejtues te Shoqerise Patriotike Atdhetare "Çameria" tregojne, se pas shume trokitjeshte pafat ne dyert e shteti shqiptar e atij grek, ne kerkim te te drejtave te tyre legjitime, do te trokasin shume shpejt ne porten e Strasburgut. Padise se ketij komuniteti, perpiluar brenda nje dosje voluminoze i kane ardhur ne ndihme arkivat e shtetit shqiptar, deri dhe senduqet e "fortifikuara" prej mese gjysem shekulli te çameve. Nderkohe, kerkesat e çameve ndaj institucionit te njohur te se drejtes ne Kontinentin europian (Gjykates se Strasburgut), jane te qarta dhe ne sinkron me te drejtat e garantuara nga konventat nderkombetare. Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne trojet e te pareve, marrjen e shtetesise greke, demshperblim per te gjitha demet qe shteti grek u ka shkaktuar atyre, qe arrin shifren e 2 miliard e 800 milione dollareve. Jo vetem kaq. Momenti per çamet kesaj here eshte i pandalshem. Drejtuesit e Sh.P.A. "Çameria", do ta percjellin dosjen dhe ne Gjykaten e Hages, ku perfaqesuesve te saj nepermjet dokumenteve te shumta historike, do t’u behet e ditur masakra e pergjakshme greke mbi popullsine çame. Momentalisht, "diplomacia" çame po zgjidh disa gjera te "vogla" me shtetin shqiptar. Ne fillim te muajit qe shkoi, Sh.P.A. "Çameria", hapi gjyq ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, per abrogimin e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, te viti 1953, i cili ne kundershtim me Kushtetuten u hoqi nenshtetesine greke çameve.
Dosja "Çame" ne portat e Strasburgut
Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet. Per te shembur njehere e pergjithmone kete bariere absurde, Sh.P.A. "Çameria" do t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut. Perpara se te dorezoje padine shoqeruar me dosjen perkatese, perfaqesuesit e kesaj shoqerie kane kerkuar konsulence juridike. "Ne pergatitjen e dosjes "Çame" na kane ndihmuar konsulente juridik, si avokati Rustem Gjata. Nderkohe do te kerkojme ndihme edhe nga perfaqesues te shtetit shqiptarne Strasburg dhe nga konsulente te huaj, te cilet jane te gatshem te ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te problemit çam". Sipas zotit Biraçi, dosja "Çame" eshte voluminioze. Per perpilimin e saj eshte germuar ne arkivat e shtetit shqiptar (dokumenta origjinale per çamet ka dhe arkivi grek i Gumenices dhe arkivi turk). Eshte siguruar dokumentacioni per 25 mije familje çame. Tashme nuk perben sekret se cfare permban dosja "Çame". Ajo eshte e kompletuar me te gjitha dokumentet (origjinale) e pronesise se çameve, me deklarata personale per ata qe kane humbur dokumentat. Ne dispozicion te dosjes "Çame" jane vene dhe pasaporta te vjetra qe ata nuk i kane dorezuar deri dhe fatura para vitit 1945. E rralle, Çamet per kete dosje kane hapur dhe senduqet e vjetra, ku kane nxjerre leterkembimet me te surgjynosurit e tyre ne burgjet e ishujve te Egjeut. Perkrah ketyre dokumentave, çamet kane renditur kerkesat e tyre. Brenda logjikes se kohes dhe ngjarjeve, çamet kerkojne rikthim ne shtepite e tyre ne Çameri. Fitimin e nenshtetesise greke, si dhe demshperblim per te gjitha demet qe u ka shkaktuar shteti grek, perfshi dhe ate njerezor. 4900 çame jane vrare, therrur e djegur barbarisht nga mercenaret greke te kryesuar nga gjenerali i zi, Napolon Zerva. Koka te prera, gjine te shkrumbuar, femije te rrjepur, vajza te perdhunuara, qindra te vdekur urie perrenjve e skerkave gjate rruges se kthimit per ne Shqiperi... Nje skene e zakonshme çame per greket barbare ne vitet 1944 - 45. "Bij, bijte e mi. Ç’thate valle kur ju shpuan me thika?" Nje vaj i kahershem, rrenqethes njerezor do te trokase edhe ne Gjykaten e Hages. Viktimat e genocidit te pashembullt grek kerkojne denimin e ekzekutoreve te asaj kohe. Emrat famekeq te masakres çame, ende vertiten te gjalle ne kujtesen e te moshuarve, deshmitare te tragjedise se asaj kohe. Jane nje liste e tere autoresh greke, te vdekur dhe te gjalle, midis te cileve: Zerva i tmerrshem, Doroteu, Ziko, Kola Gulla, Spiro Kaço. Jane varrezat masive ne qytetet: Paramithi e Filat dhe monumenti i Zerves ne Gumenice (me fytyren e doren drejt Shqiperise), deshmia e gjalle e nje epoke te eger spastrimi mbi popullisine çame. Dosja "Çame" ne Hage, nuk eshte gje tjeter veçse simoter e masakrave naziste, vazhde e shfarrosjes se praktikuar mbi kosovaret nga genocidi serb i ideuar nga udheheqesi i tij shpirteror, Sllobodan Millosheviç. Ndersa Sllobo eshte ulur perpara gjykatesve te Hages, çamet kerkojne te njejten gje, ndeshkimin e xhelateve greke.
Nje gjyq "ilegal". Keshtu mund te cilesohet fillimi i proçesit gjyqesor i hapur nga perfaqesues te Sh.P.A. "Çameria", ne fillim te muajit qe shkoi, per abrogimin e dekretit qe u hoqi nenshtetesine greke çameve. Gjithcka u perpilua me kujdes dhe ne heshtje. Pakkush e dinte, se ne Gjykaten e Shkalles se pare te Tiranes, po zhvilloheshin seancat e para per rrezimin e dekretit te nxjerre ne vitin 1953 nga shteti diktatorial. Te lodhur dhe gjithnje te deshtuar ne kerkesat e tyre prane qeverise shqiptare per abrogimin e ketij dekreti, i cili citohet te jete antikushtetues, perfaqesuesit e Sh.P.A. "Çameria", kishin frike te benin publik fillimin e proçesit per rrezimin e tij. Heshtja e qeveritareve shqiptare perproblemin çam, ishte shtysa se berja publike e gjyqit do te pasonte me "pengesat" e para te servirura nga burokrate qe veten ne raste fushatash kujtohen ta zene ne goje ate. "Frika konsiston ne ate qe zyrtare shqiptare gabimisht mendojne, se dhenia e nenshtetesise greke çameve, do te thote heqje te nenshtetesise shqiptare. Eshte e drejte e jona te mbajme ate shtetesi qe kemi pasur dhe qe padrejtesisht na u hoq ne menyre kolektive. Dhenia e nenshtetesise eshte hapi i pare per zgjidhjen e problemit çam".
eDjathta Shqiptare © 2001-2002
Krijoni Kontakt