Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 155
  1. #111
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Proçesi i Ribashkimit të Çamërisë dhe trojeve tjera Shqiptare me Shqipërinë

    Këtu mund të shkruani gjithçka në lidhje me problemin çam, luginës së Preshevës dhe atij shqiptaro-malazez, natyrisht në lidhje me gëzimin e të drejtave të plota kombëtare të shqiptarëve që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare por edhe të ribashkimit kombëtar pas okupimit të tyre të dhunshëm të këtyre trojeve tona stërgjyshore.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #112
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    CAMET DHE LOJA E KUFIJVE

    Gjate vizites se tij ne Gjirokaster, zoti Nano eshte shprehur se te shtrosh ne Ballkanin e ri ceshtje te vjetra, ne nje kohe qe camet nuk ekzistojne vetem ne Shqiperi, camet ekzistojne ne Greqi dhe ne vende te tjera, pasi nuk jane vetem nje komunitet etnik, por edhe nje bashkesi kulturore, do te thote te kerkosh ndryshimin e kufijve, do te thote te kundervesh shtete dhe bashkesi ndaj njera-tjetres.

    Zoti Nano genjen perseri per kete ceshtje, sic ka bere edhe ne viziten e tij te fundit ne Athine, tek takoi zotin Simitis. Askush nga camet apo politikanet shqiptare nuk kane kerkuar ndryshim kufijsh, lufte apo gjepura te kesaj natyre, te cilat shefi i qeverise i gatoi ne katundet e Gjirokastres. Ai ka te drejte tek thote se came ka ne Greqi, ne Turqi, ne Shqiperi dhe gjetke, si te gjithe shqiptaret. Por, askush nuk futet ne nje konflikt te hapur me shtetin fqinj, ku gjenden pronat e cameve, nese atyre u jepet ajo e drejte e njohur ne baze te te gjitha kartave nderkombetare te nenshkruara si nga Greqia, ashtu edhe nga Shqiperia. Pra, behet fjale per kthimin fizik te cameve ne shtepite e tyre dhe kthim po fizik te pronave. Si do te zgjidhet praktikisht kjo ceshtje, eshte detyre e politikes se dy shteteve dhe e vete cameve, te cilet duhet te ulen ne tryeze. Por, t'u thuash njerezve diten per diell se me kete ceshtje hapen hesape me nderrime kufijsh, kjo eshte nje genjeshter budallaqe. Camet as kane nder mend te nderrojne sinoret, as kane ndonje program te tille. Ata duan pronat e tyre. Keto prona kane nder mend t'i gezojne ne baze te ligjeve te shtetit grek.

    Kush e njeh ndopak historine e kesaj krahine shqiptare, kupton viktimizmin e pesuar gjate gjithe fillimit te shekullit XX dhe fundit te Luftes se Dyte Boterore. Me pas camet vuajten fatkeqesine e perbashket qe quhet komunizem dhe, tash, keto 13 vjetet e fundit te pluralizmit kane kerkuar te kthehen aty ku u takon. Vullneti i politikes zyrtare gjithmone ka munguar, madje ka pasur edhe shperthime te tipit "Nano" ne katundet e Gjirokastres, thua se camet kishin zene gerxhet e Konispolit dhe po ia nisnin luftes me vellain e madh grek.

    Lufta e Dyte Boterore ka lene hesape te tilla te ngjashme ne shume vende te Evropes, te cilat jane zgjidhur ose po zgjidhen pa prishur kufijte apo ekuilibrat e fqinjesise. Rast i ngjashem jane sudetet e Gjermanise, ceshtja e Capo D'Istria-s.

    Per zgjidhjen e ketyre ceshtjeve, te cilat nuk jane te lehta, ne radhe te pare, duhet vullnet politik mes shteteve dhe dashamiresi. Por, ne shqiptaret futemi gjithmone ne hall nga mungesa e ketyre dy elementeve ne dheun tone. Pa bezajtur njeri nga vendi fqinj, zerin e pare e ben zoti Nano. Tek e fundit, cfare eshte ky njeri, i cili i jep dum hallit te tjetrit, pa e pyetur ate vete?

    Camet jane te denuar kolektivisht nga shteti grek si bashkepunetore te pushtuesit gjate Luftes se Dyte Boterore. Me thjesht, konsiderohen kolaboracioniste. Nuk ka asnje vend ne bote te respektoje denime te tilla kolektive. Ndryshe do t'i kisim ne sater te gjithe gjermanet, italianet apo japonezet. Mes cameve ka pasur kolaboracioniste, po aq sa edhe ne krahina te tjera te Shqiperise dhe Kosoves. Kjo eshte nje pjese e vogel e tyre, krejtesisht e identifikueshme. Shumica e cameve kane kontribuar ne rezistencen antifashiste, duke krijuar formacione te rregullta te kesaj rezistence. Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne kete krahine shqiptare eshte kryer nje spastrim etnik i paster. Ndaj, sado e vjeter t'i duket kjo histori zotit Nano, behet fjale per nje ceshtje te mbetur ne ndergjegjen e dy kombeve. Moszgjidhja e ceshtjes dhe shtyrja e saj nder vite, vetem sa do t'i veshtiresoje marredheniet mes dy shteteve e kombeve.

    Ne kete klime pozitive qe po lind ne Ballkan, ku nacionalizmat e ushqyer nga ortodoksia fondamentaliste po shuhen, nje burre shteti serioz duhet te vrase mendjen si ta zgjidhe kete ceshtje dhe jo t'i vere kapakun e harreses persiper. Kjo mund t'i jepte nje tjeter shans historik, per te cilat nje burre shteti mbahet mend ne kohe. Pavaresisht se keto shanse zoti Nano ka per zemer t'i humbe, tek verdalliset ne katunde, klube nate apo mbledhje partie.



    "Koha Jone", 20-Maj-2003
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    uzbekistan
    Postime
    13
    Ju lutem kush mund te na sjelle disa te dhena te rendtura sakte mbi ceshtjen Came. Kam degjiar nje debat parlamentar dhe mendoj se do te ishte me shume rendesi qe te publikoheshin ketu data dhe fakte nga ceshja came ashtu sic i renditi nje deputet i opozites. FLM

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    NJE SQARIM QE DUHET *PEADIX*
    Te them te drejten nuk e kam lexuar gazeten kj por nqs zonja NATASHA mesa shkruani ju peadix do kerkoj demshperblim ateher ajo me demshperblim duhet te kuptoj kthimin fizik te gjithe tokave qe u jan rrembyr duke i masakruar CAMET.Kthimin e 300.000 CAMEVE ne trojet e te pareve me te gjitha te drejtat e nje autoktoni.GJITHASHTU GREKET duhet te kerkojne FALJE PUBLIKE per genocidin e ushtruar ndaj SHQIPTAREVE CAM.NQS zonja NATASHA nuk e kupton keshtu kete ceshtje atehere ajo nuk do ta kete mundesine te mbroje CAMET NE GJYQIN E TYRE KUNDER SHteTIT gREk.POR ne te vertet un shpresoj dhe besoj se zonja NATASHA duke qene SHQIPTARE do dij ti mbroj CAMET ne betejen qe ata kane per kthimin ne vatrat e te pareve
    Ndryshuar për herë të fundit nga bucibuci : 19-06-2003 më 12:56
    RESPEKT SHQIPTAREVE

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Ndoshta po bëhem i mëritshëm me shkrime te këtilla, por mendoj se duke patur kontakte të drejtpërdrejta me çamët mund t'i arrijmë qëllimet tona.

    Para ca kohësh dëgjova edhe për një çam. Qenka një artar çam në qendër të Selanikut, në rrugën kryesore të quajtur Via Egnatia.

    Prandaj edhe njëherë apeloj tek të gjithë anëtarët e Forumit, qofshin ata në Greqi apo kudo e do të shkojnë Greqi, të mundohen të kontaktojnë me sa më tepër çamë.

    Unë mendoj se me kontakte të drejtpërdrejta do të jetë më lehtë çdo gjë.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36

    27 QERSHORI DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE

    Te gjithe Shqiptaret perkujtuan me dhimbje 27 qershorin diten e genocidit grek ndaj Shqiptareve te Çamerise

  7. #117
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    28 Qershor, 2003

    Elbasani, një memorial për çamët'

    Pranë mureve të lashtë të Kalasë së Elbasanit, përballë shtatores së mjeshtrit Jusuf Myzyri, dje është vendosur një tjetër vepër arti, memoriali kushtuar përkujtimit të 27 qershorit 1944, 59- vjetorit të genocidit grek ndaj popullsisë çame në trojet e autoktone dhe mikpritjes së Elbasanit për vëllezërit e ardhur. Kjo vepër realizuar nga skulptori i ri Elis Hyshmeri, e konceptuar në formën e një piramide me tre degë, ka në një nga faqet anësore dedikimin në kujtim të një prej ngjarjeve të dhimbshme të popullit shqiptar: "Mirënjohje popullit të Elbasanit, që priti e strehoi popullsinë
    çame", - thuhet në pllakatin e shkruar të memorialit. Ndërsa ceremonia e përurimit e zhvilluar në mbrëmjen e një dite më parë, pati pjesëmarrës të shumtë qindra çamë që jetojnë në Elbasan, të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit e nga jashtë Shqipërisë. Në këtë qytet u vendosën rreth 5 mijë çamë. Në këtë kuadër përkujtimor, këto ditë në Tiranë është mbledhur shoqata politike-atdhetare “Çamëria” për iniciimin e një procesi për kthimin e trojeve të popullsisë shqiptare çame. Kryetari, prof.as.dr Selman Sheme është shprehur se do të shfrytëzohen të gjitha hapësirat për hapjen e një procesi gjyqësor.
    Për autorin e obeliskut Elis Hyshmeri, ky realizim ishte një ëndërr. Kishte dashur që në krijimtarinë e tij të bënte diçka për dramën çame, për të cilën që fëmijë, kishte grumbulluar shumë mbresa.
    K.Boriçi

    (shkëputur nga gazeta Shekulli)
    ----------------------------------------------

    RROFTË ÇAMËRIA DHE KTHIMI I ÇAMËVE NË TROJET E TYRE!
    drini.

  8. #118
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Per ju qe jeni te interesuar per kete ceshtje: Greqia paska pranuar te ktheje rreth 40,000 Ortodokse Maqedonas qe u debuan nga Greqia ne vitet 45-47. Historia e tyre eshte e ngjashme me ate te Cameve.

    Per me shume klikoni ne nyjen e meposhmte(ne anglisht)

    http://www.balkantimes.com/html2/eng...LENTIN-001.htm

    ose

    http://knowledgenet.tol.cz/look/CER/...NrArticle=9959
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e joti
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    54
    Pershendetje te gjitheve
    I lexova pak a shume te gjitha shkrimet tuaja
    faleminderit per punen qe keni bere dhe pergezime.
    Por zgjidhja e ceshtjes came duhet te nisi ne cameria nese nuk ka disa konflikte NE cameri ne teritorin cam brenda kufirit grek atehere eshte nje ze shume i dobet qe diplomacia greke do ta shtype me influencen e saj ne perendim dhe evrope.
    Sugjerim?
    Po. O djem rrembeni armet ja vdekje ja liri.
    me quani dhe ekstremist po deshet por shpresa ne diplomacine shqiptare mos mbani.
    Bombat ne institucione Greke kjo eshte zgjidhja atehere do degjohet e zeri i cameve.
    mos degjoni kisha e xhamija
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  10. #120
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Të shpërndarë në të katër anët e botës, 250 pjesëtarë të fisit të Tashove, pasardhës të suliotëve, i janë ringjitur pas 60 vjetësh, kishës së vjetër të Melesinit, në ditën e Shën Sotirit. Për të rikujtuar historinë legjendare të paraardhësve, Anesti Tasho, njëri prej stërnipërve, ka botuar një libër historiko-gjenealogjik 5 brezash: “Suli dhe suliotët. Gjenealogjia e familjes Tasho”
    Suliotët e rinj në pelegrinazhin 200- vjeçar

    Alma Mile
    Pas 60 vjetësh ata iu ngjitën sërish majës së Melesinit, për në kishën e Shën Sotirit. Por këtë herë, arsyeja nuk ishte thjesht kremtimi i një rituali, por festimi i ribashkimit të fisit. Disa ditë më parë, rreth 250 pasardhës të Sulit, të fisit të famshëm të Xhavellave, që sot mbajnë mbiemrin Tasho, u mblodhën në kishën e vjetër, ashtu si paraardhësit e tyre dikur. U desh iniciativa e njërit prej stërnipërve, Anestit, që të mblidheshin gjithë Tashot, nga Shqipëria, Greqia, Gjermania, Australia dhe Amerika. Shumë prej tyre nuk dinin shqip, kishin krijuar një jetë të re jashtë vendit, megjithatë gjaku dhe rrënja e përbashkët, i bënin që të ndiheshin mirë në praninë e njëri-tjetrit. Gjatë këtij pelegrinazhi në kishën e Shën Sotirit, organizatori Anesti Tasho, u shpërndau të gjithë të afërmëve, librin e tij “Suli dhe suliotët. Gjenealogjia e familjes Tasho”. Një histori 5 brezash, në kujtim të një fisi që ka lënë gjurmë jo vetëm në historinë shqiptare, por edhe në vepra të shkrimtarëve të mëdhenj, si Bajroni, apo Hygoi. “Këtë punim ia kushtoj në shenjë respekti të parëve tanë me përmasa legjendare, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan”, - thotë Anesti Tasho, inxhinier mekanik dhe profesor për vite të tëra në gjimnazet e qytetit të Korçës. “Në veçanti këtë libër ia kushtoj brezit të ri, nipërve dhe mbesave të mia, me qëllim që nëpërmjet tij, të njohin nga afër fisin e tyre, të cilin historiografia e sotme e ka lënë disi në harresë”. Në një hapësirë prej 60 faqesh, Tasho, ka përmbledhur historinë e suliotëve dhe në veçanti të fisit të tij, të Xhavellave. Në këtë histori të shkurtër, janë përmbledhur luftërat e suliotëve kundër turqve, marrëdhëniet me Portën e Lartë dhe me Ali Pashë Tepelenën, pjesëmarrjen në revolucionin grek, zhvendosjen nga Suli në drejtim të Melesinit, në Leskovik, Korçë dhe më pas në të gjithë botën. Pjesa tjetër e librit i kushtohet gjenealogjisë së fisit, ku ai ribën pemën gjenealogjike, duke nisur që nga rrënjët, tek burrat më të rëndësishëm të fisit si Fotoja, Tashoja, apo Kiço Xhavella, i cili ka qenë edhe kryekomandant i ushtrisë greke gjatë revolucionit dhe brez pas brezi, tek nipërit dhe mbesat. Për të realizuar këtë libër, Anesti Tasho, ka shfrytëzuar dokumentacionin e kohës dhe rrëfimet gojore, si Historinë e Shqipërisë, materiale të historianëve shqiptarë, si Koli Xoxe, Sabri Godo, Dhimitraq Grillo, etj, historianë grekë, si Aristidh Kolas, Jorgo Serani, Anastas Guda, vepra të rilindasve tanë, etj. Gjithashtu janë shfrytëzuar edhe vepra të poetëve të huaj si Viktor Hygo, Xhorxh Bajron, Vilhelm Myler, Henri Holland, etj. Përmbledhja historike është shoqëruar dhe me vargje poemash e këngësh, që u janë thurur luftëtarëve dhe grave suliote, të shquara për trimërinë e tyre, si dhe me fotografi të pikturavë të bëra nga piktorë të mëdhenj, si Delakrua.
    Ndërsa iu ngjitën kodrës së gjelbëruar, pleq e të rinj, nuk kishin se si të mos vizitonin dhe varrin e Tashos, të parit të tyre, prej të cilit kanë marrë dhe mbiemrin. Autori i Librit, Anesti Tasho, duke u nisur nga materialet historikë, por edhe të thënave nga më të vjetrit, shpjegon se mbiemri i tyre u shndërrua nga Xhavella në Tasho, rreth viteve 1910. Sipas tij, dy ishin arsyet që i çuan paraardhësit e tij të ndërronin mbiemrin. E para lidhej me përndjekjen e tyre nga Porta e Lartë, e cila i kishte në qendër të vëmendjes fisin e Xhavellave, që historikisht ishin ngritur kundër pushtimit turk. Një tjetër arsye ishte se Tasho Xhavella, i cili mbahet si i pari i fisit që u vendos në Melesin, kishte shumë fëmijë dhe për nder të tij e kthyen mbiemrin në Tasho. Tashmë janë qindra njerëz që mbajnë këtë mbiemër dhe që kanë vendosur që çdo 6 gusht, në ditën e Shën Sotirit, të ngjiten në kishën e të parëve, për të kremtuar dhe rikujtuar historinë e fisit.

    Tashot, rrugëve të botës
    Në datën 6 gusht, ditën e Shën Sotirit, dhjetëra shqiptarë me mbiemrin Tasho, kaluan kufirin shqiptaro-grek, për të shkuar në malin e Melesinit, ku dikur banonin të parët e tyre. Nga ana tjetër e kufirit priste një grup i madh njerëzish, me të njëjtin mbiemër, por me banim në Greqi. Të mbetur prej vitesh në tokën greke, ata ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Ishin të gjithë të rregulluar mirë me punë, madje kishte dhe pronarë të mëdhënj hotelesh. Pleqtë e ruanin mirë gjuhën dhe e flisnin plot mall me kushërinjtë e ardhur nga Shqipëria, ndërsa më të vegjlit, zor se kishin mësuar ndonjë fjalë a shprehje në shqip. Me grupin e formuar u bashkua edhe një i tretë. Ishin Tashot që banonin në Gjermani, Australi dhe Amerikë. Nga të parët e tyre të emigruar në dhe të huaj, nuk kishin mbetur më dhe në 6 gusht, kishin ardhur brezat e katërt e të pestë. Të gjithë të lindur jashtë dhe që nuk flisnin veçse gjuhën e vendit ku jetonin. Gjithsej u bënë rreth 250 vetë. Të gjithë Tasho, por që flisnin gjuhë të ndryshme. Rrugës për në kishën e Shën Sotirit, dëgjohej një shumëllojshmëri gjuhësh, shqip, greqisht, gjermanisht, anglisht…Gjithsesi, të gjithë i bashkonte gjaku dhe e kaluara, të cilën shumëkush do ta kishte zili, kështu që edhe të kuptuarit rridhte natyrshëm. Iu ishte ndaluar pelegrinazhi në vitet e diktaturës dhe kjo ishte hera e parë që mblidheshin pas 60 vjetëve. Si dikur suliotët, ata kanë premtuar se çdo vit do të rimblidhen në Melesin dhe ndoshta kështu do të rrjedhë natyrshëm dhe gjuha e të parëve, shqipja.

    Suliotët, një histori shpërnguljesh
    Thonë se i pari që u largua nga Suli, me dy djemtë e tij të vegjël dhe me dy kofina me dhe, ishte Tasho Xhavella. Pas një marrëveshjeje me Portën e Lartë, pas një periudhe të gjatë luftimesh, Zylyftar Poda dhe 6 familje suliote u vendosën në Melesin. Mes këtyre familjeve ishte dhe ajo e Xhavellave. Prej vitit 1828-1905, ata qëndruan në Melesin, për t’u zhvendsur më pas në Leskovik. Ndërkohë që një pjesë e mirë e familjes u vendos në Korfuz. Ashtu si edhe në krahinën malore të Sulit, e cila ndodhet 45 kilometra në jug të Janinës dhe 30 kilometra nga Deti Jon, ata u morën me blegtori, si në Melesin, ashtu edhe në Leskovik. Shumë shpejt u ambientuan me vendin e ri, blenë toka, ngritën kasollet e tyre dhe mbarështuan bagëti. Gjatë kohës së qëndrimit aty, ngritën dhe një kishë që e quajtën kisha e Shën Sotirit. Çdo 6 gusht të gjithë suliotët mblidheshin, madje organizonin dhe një panair. Me kalimin e viteve, familja e Xhavellave u fuqizua ekonomikisht dhe pas largimit të shumë bejlerëve të Leskovikut, ata blenë shtëpitë dhe pronat e tyre. Aktiviteti i tyre u zgjerua dhe në frutikulturë, prodhimin e pijeve alkoolike dhe përpunimin e lëkurëve. Pas djegies së Leskovikut, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Xhavellat, të kthyer tashmë në Tasho, u vendosën në Korçë, ku vazhduan të merren me prodhimin e pijeve. Ndërkohë vazhdonte dhe largimi i pjesëtarëve të fisit, jashtë vendit. Deri në vitin ’44, vazhdoi tradita e kremtimit të ditës së Shën Sotirit në kishën e vjetër. Gjatë viteve të diktaturës kjo traditë u ndërpre, ndërsa Tashot, nuk shiheshin me sy fort të mirë nga drejtuesit komunistë. Tashmë që kohët kanë ndryshuar, ata janë të lirë të rimblidhen si dikur.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •