Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 155 prej 155
  1. #141
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Marte, 13 Janar 2004


    MOISIU TAKON DREJTUES TE SHOQATES "CAMERIA"

    Kreu i shtetit shqiptar priti dje ne nje takim te vecante perfaqesuesit e shoqates politike atdhetare "Cameria". Ky takim ishte i vecante per vete perfaqesuesit e kesaj shoqate, pasi per here te pare ndodh qe ata priten nga kreu i shtetit. Kryetari i shoqates "Cameria", Servet Mehmeti vleresoi lart rolin dhe aktivitetin e Presidentit Moisiu ne dobi te vendit dhe theksoi se "eshte presidenti i pare, qe pret ne takim perfaqesuesit e shoqates se tyre". Ai dhe drejtuesit e tjere bene prezent pikepamjet e tyre rreth problemeve, qe shqetesojne kete shoqate dhe kerkuan angazhim me te madh te shtetit per te realizuar te drejtat e tyre. Nga ana e tij presidenti Moisiu vleresoi se "eshte njohur me problemet dhe shqetesimet e tyre". Presidenti i Republikes shprehu angazhimin e shtetit shqiptar per te permbushur detyrat e veta, si dhe venien ne rruge te zgjidhjes e tyre ne perputhje me normat nderkombetare.


    Marrë nga www.kohajonë.com

    Shpresojmë në zgjidhjen sa më të shpejt të çështjes çame.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #142
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk e di nëse mundet ndokush që nga gazeta e sotme Panorama, të sjell shkrimin e Luan Kondit për intervistën e tij me prof. Delvinën në lidhje me çështjen çame dhe shqiptarëve të Greqisë, do të bënte shumë mirë.
    Mendoj që përveç rikthimit të pronave të çamëve të dëbuar dhunshëm duhet që të kërkohet edhe hapja e shkollave shqipe atje për gjithë shqiptarët e Greqisë që sipas të dhënave më të sakta të cituara edhe nga prof. Delvina del se janë mbi 2 milion. Hapja e shkollave shqipe dhe të drejtat kombëtare atyre është një gjë që duhet të jetë prioritet i gjithë neve.
    Mendoj që shoqatat e çamëve në bashkëpunim me shoqatat e gjithë shqiptarëve të Greqisë duhet ti nxisin shqiptarët atje që të ngrejnë zërin e tyre për të drejtat kombëtare pastaj edhe gjithë shqiptarët kudo që janë do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat e veçmas duke reaguar te institucionet ndërkombëtare që të drejtat e tyre kombëtare që janë duke u shkelur, të mos shkilen dhe edhe ata të kenë të drejtat kombëtare që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #143
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    ''Zemërgjërësia'' shqiptare,gjithnjë ka vepruar,në dobi të grekëve.
    Para 1938,vetëm në zonën e Korçës,kanë qenë mbi 22 shkolla greqisht.
    Shkojnë patriotët shqiptarë në Kongresin e Lushnjes,dhe njohin botërisht minoritetin grek në Shqipëri.
    Çfarë morën nga grekët si shpërblim dhe shkëmbim??

    Çështja e Çamërisë,për mendimin tim zgjidhet,por është pak e ashpër zgjidhja .
    Në çfarë viti,minoritarët u bënë me tokë në Shqipëri??
    Me reformën agrare 1946,si të gjithë të tjerët që ishin pa tokë.
    Merjani minoritarëve dhe do shikoni se si do vrapojnë grekët e të mundohen ta zgjidhin Çështjen Çame.
    Nuk hapin shkolla shqip në Greqi??
    Mbylljani të gjitha ato shkolla greke në Shqipëri,dhe të shikoni se si do arsimohen vogëlushët shqiptarë aty.
    Ai popull,vetëm me veprime si të tijat vihet në punë.
    E quajnë vorio epir grekët Shqipërinë e Jugut??
    Mbusheni me veriorë dhe Kosovarë,do shikonit se si do tulateshin.
    Kjo e fundit,ndodhi për pak kohë ,gjatë luftës në Kosovë.
    Grekëve ,ju iku TEPELEKU,e nuk dinin si të rrinin.
    Për fat të keq,këto nuk mund ti zbatojnë ata që merren me politikën shqiptare.
    Janë tepër të mefshët dhe pa gjak.
    Shqiptarët në kufirin me Greqinë,trajtohen si kafshë,dhe duan ditë e muaj për të marrë një vizë,grekët kalojnë pa vizë e kur të duan ,në territorin shqiptar.
    Ironi e fatit,apo ironi e politikanëve që kemi??

  4. #144
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti flet në Samitin e Stokholmit për parandalimin e genocidit

    Moisiu, Çamëve t’u njihet e drejta e pasurive në Greqi

    “Kur është ushtruar dhunë e deportim i popullsisë nga tokat e tyre, t’u kthehen viktimave apo pasardhësve të tyre të drejtat mbi pasuritë e humbura”

    Nevila Përndoj

    TIRANE - Presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar dje në Stokholm të Suedisë se kur një popullsi e caktuar shpërngulet me forcë, nga tokat e veta, të paktën sot pas shumë dekadash viktimave apo të afërmve të tyre duhet t’u kthehet e drejtat mbi pasuritë e humbura. Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Moisiu ka pasur në vëmendje ndër çështjet e tjera edhe atë të tokave dhe pasurive të popullsisë shqiptare çame të shpërngulur me forcë nga grekët në fund të Luftës së Dytë Botërore. Vetëm para pak ditësh ai u angazhua në një takim me shoqatën e çamëve se do të punonte për hapjen e dosjes që fle në arshivat e të dy vendeve prej 60 vjetësh. Burime pranë presidentit e vërtetuan këtë qëndrim, edhe pse referimi i Moisiut nuk ishte i drejtpërdrejtë. Deklaratë e fortë është lëshuar gjatë fjalës të mbajtur në seancën e parë të Forumit Ndërkombëtar të Stokholmit 2004 “Për parandalimin e genocidit”, që filloi punimet mëngjesin e djeshëm. Çështja e genocidit dhe pasojave të tij nuk janë të panjohura për popullin shqiptar dhe rajonin tonë, vuri në dukje presidenti Moisiu, duke iu referuar ngjarjeve historike, që nga fillimshekulli i kaluar deri në dekadën e fundit të shekullit XX dhe duke sjellë si shembull Kosovën dhe Bosnjën si dëshmi të gjalla të nacional-shovinizimit. Ndërsa për Shqipërinë, presidenti Moisiu nënvizoi se “në gjykimin tonë është po aq e rëndësishme që në ato raste kur është ushtruar dhunë ekstreme e deportim masiv të popullsisë nga tokat e tyre, të paktën sot, pas shumë dekadash, t’u kthehen viktimave apo pasardhësve të tyre të drejtat mbi pasuritë e humbura. Vetëm një paqe që mbështetet në drejtësi është paqe e vërtetë". Kreu i shtetit shtoi se kërkohet një “shplarje truri” e mirorganizuar për brezin e ri ndaj mendësive të vjetra konfliktuale ballkanike. Pa e bërë këtë, vazhdoi ai, rreziku i rilindjes dhe përsëritjes së ndjenjave të tilla mbetet përsëri i mundshëm. Presidenti Moisiu theksoi se “Shqipëria dhe shqiptarët që kanë provuar mbi kurrizin e tyre dhunën etnike në trajtën e një dhune genocidale, janë të vendosur që e kaluara e hidhur të mos përsëritet më as në rajonin tonë. Ne besojmë shumë në forcimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis vendeve të Ballkanit. Integrimi i rajonit në BE dhe në strukturat euroatlantike do të bëjnë që ai të lërë pas konfliktet etnike për t’u kthyer realisht në pjesën juglindore të Europës së Bashkuar”. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi se “zhvillimi i demokracive, forcimi i institucioneve të shtetit të së drejtës dhe kultivimi i vlerave të shoqërive të hapura i presin rrugën krizave të rënda sociale e ndëretnike apo formave të tjera që nxisin dhunën ekstreme dhe genocidin”. Duke u ndalur në faktin e ekzistencës se udhëheqësve politikë, personave dhe grupeve, që refuzojnë dialogun e zgjedhin dhunën për zgjidhjen e problemeve, presidenti Moisiu theksoi se për pasojë përdorimi i forcës ndaj tyre bëhet i justifikuar, pasi parandalon përdorimin e dhunës shfarosëse. Punimet e forumit shënuan hapjen e tyre me fjalën e kryeministrit suedez Goran Person. Këtij forumi iu drejtua me fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan e më pas kryetarë shtetesh e qeverish, pjesëmarrës në këtë veprimtari.



    27/01/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Sapo lexova ne internet fjalen e Presidentit tone ne Stockolm.

    Nuk di se ku e gjeten gazetaret tane ate titull Moisiu. CAMEVE TE NJIHET E DREJTA E PASURIVE NE CAMERI.

    Cka thonte presidenti ishte shume e drejte por ai nuk permendte ne asnje vend Camerine.
    ME VJEN KEQ PO RDERI KUR SHTYPI YNE DO TE KEQINFORMOJE.
    Nese ne e kuptojme fjalen e Presidentit se e ka per Camerine, Greket mendojne se e ka per Ruanden.

    Ehte mire qe edhe shtetaret tane kur te flasin te mos i "bine si i thone fjales nga Kina"
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ceshtje Kombetare :: GNK: Çamët u dëbuan nga Greqia
    Postuar nga: Skampa


    Sipas raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në Greqi kemi të bëjmë me tre grupe shqiptarësh. Grupi i dytë është i njohur si “çamët”, ka jetuar në veriperëndim të Greqisë pranë kufirit me Shqipërinë.

    Megjithëse autoritetet greke nuk pranojnë të njohin ekzistencën e minoriteteve në vendin e tyre, siç p.sh. të atij çam, shumë institucione ndërkombëtare kohët e fundit janë duke u ndërgjegjësuar për ekzistencën e tij. Njëri nga këto institucione është edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel. Në një raport që pritet të bëhet publik muajin e ardhshëm, i titulluar “Panshqiptarizmi: Miti, fuqia dhe politika” shkruhet e zezë në të bardhë se në Greqi kemi të bëjmë me tre grupe të veçanta shqiptarësh.

    Të parët, të njohur sot si arvanitas, kanë emigruar në Greqi ndërmjet shekujve 13 – 15 duke u vendosur fillimisht në zonën e Peloponezit, Atikës dhe në ishujt Aegean. Ky grupim tashmë pothuajse është asimiluar në shoqërinë greke. Grupi i dytë është ai i njohur si “çamët”, ka jetuar në veriperëndim të Greqisë pranë kufirit me Shqipërinë. Pas dëbimit më 1945 të çamëve myslimane nga këto troje, çamët ortodoksë u asimiluan njëlloj si dhe arvanitasit. Dhe pas hapjes së Shqipërisë më 1989, rreth 350 000 shqiptarë kanë shkuar për të punuar në Greqi - vihet në dukje në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

    Duke u përqëndruar në problemin çam, Grupi Ndërkombëtar i Krizave pohon se dëbimi i tyre që ka filluar që përpara vitit 1945, pra para se çamët të dëboheshin nga qeveria greke me akuzën si bashkëpunëtorë të pushtuesvegjermanë. Por në raport theksohet se që gjatë viteve 1921 – 1926 qeveria greke ndërmori të ashtuquajturin këmbim popullsie me regjimin e Qemal Ataturkut në Turqi. Në atë kohë shumë grekë u dëbuan nga Azia e Vogël dhe u vendosën në pronat e çamëve myslimanë që Athina i përzuri drejt Turqisë, - shkruhet në raportin që GNK-ja do të publikojë në muajin mars, një pjesë e të cilit po bëhet e njohur paraprakisht për lexuesit e “Shekullit”.

    Nga të gjitha këto fakte kuptohet se çështja çame, pavarësisht se është mjaft e ngatërruar dhe e vështirë, nuk është krejt e panjohur për opinionin ndërkombëtar. I mbetet tani Parlamentit shqiptar, që ta trajtojë me gjakftohtësi dhe pjekuri këtë problem larg çdo retorike nacionaliste.

    Ndërkaq kur Kuvendi i Shqipërisë po diskuton për të vënë apo jo në rend të ditës kërkesën për kthimin e pasurive të çamëve të dëbuar nga Greqia, në Parlamentin Europian në Bruksel nuk kanë hezituar asnjë sekondë për të ngritur çështjen e shkeljes së të drejtave të pakicave kombëtare në Greqi, ose më mirë të mosnjohjes fare të këtyre pakicave. Shumë personalitete europiane po vënë gjithmonë e më shpesh në dukje faktin se Greqia është i vetmi vend i BE-së që nuk njeh dhe pranon ekzistencën e minoriteteve në të. Madje, sipas tyre, edhe kur ka individë që guxojnë të shprehin përkatësinë e tyre fetare, ata persekutohen. I fundit në radhë që e ka ngritur këtë çështje, ose më mirë e ka ringritur, është deputeti katalan spanjoll Miquel Mayol i Raynal. Në një letër që ai i ka drejtuar komisionerit të BE-së përgjegjës për rendin dhe drejtësinë, Antonio Vitorinos, parlamentari europian shtron kësaj radhe çështjen e minoritetit maqedonas në Greqi. Sipas tij, pakica maqedonase atje, që bën pjesë në Aleancën e Lirë Europiane, është penguar deri edhe në mbajtjen e kongresit të saj përgatitor për zgjedhjet e ardhshme europiane nga organizata dhe grupime të ekstremit të djathtë grek. Për më shumë, autoritetet lokale dhe kombëtare greke, nuk kanë ndërmarrë asgjë për të penguar veprimtarinë dhe kërcënimet e këtyre grupimeve fashiste. Kjo është edhe arsyeja që mbajtja e këtij kongresi është shtyrë dy herë nga 30 nëntori në 7 dhjetor dhe tani nuk dihet nëse do të mbahet ndonjëherë – vë në dukje Raynal. Ka qenë po ky eurodeputet që disa muaj më parë e ka ngritur edhe më me forcë problemin e shkeljes apo të mosnjohjes së minoriteteve në Greqi. Në atë rast ai fliste edhe për pakicat kombëtare shqiptare, maqedonase, bullgare dhe turke, ekzistenca e të cilave është mohuar prej dekadash nga qeveritë e Athinës.

    Por qëndrimi i deputetit spanjoll nuk është i vetmi. Edhe eurodeputetja belge Nelly Maes ka vënë në dijeni Komisionin Europian për procese politike të autoriteteve greke ndaj qytetarëve me origjinë jogreke. Ajo merr si shembull rastin e gazetarit me origjinë turke Debe Abdullahim, i specializuar në mbrojtjen e pakicave. Sipas saj, ky gazetar që ka jetuar në Komotini në Thrakë të Greqisë dhe ka qenë pronar i gazetës “Trakianin Sesi” si dhe i radios lokale “Isik FM” ka rrezikuar burgun vetëm se një dëgjues në emisionin me muzikë të kërkuar kishte kërkuar një pjesë muzikore. E keqja ishte se kishte thënë se e quanin “Boskurt” që në turqisht do të thotë “ujk gri” - emër ky i një organizate terroriste turke, e cila u bë e njohur kryesisht kur njëri nga anëtarët e saj Ali Agxha i bëri atentat Papës së Romës. Fakti që ky dëgjues u paraqit me emrin apo pseudonimin Boskurt, u konsiderua si vepër kriminale si dhe tradhtikombëtare ndaj Greqisë. Dhe ndaj gazetarit që drejtonte emisionin muzikor u hap proces gjyqësor.


    Viron Gjymshana
    Shekulli, 10/02/2004
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #147
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Thumbs up Brukseli Referendum per camet

    Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i kanë dërguar një memorandum Kris Patenit

    Brukseli, memorandum për çamët

    Eurodeputetët: “Çamët në Greqi të trajtohen si pakica greke në Shqipëri”

    Viron Gjymshana, Bruksel

    Çamët në Greqi duhet të gëzojnë po ato të drejta, që gëzon edhe pakica greke në Shqipëri - ky është rekomandimi që një grup parlamentarësh europianë i kanë propozuar komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten.
    Eurodeputetët Marko Panela, Mauricio Turko, Marko Kapato, Xhanfranko del'Alba, Benedeto dela Vedova dhe Olivier Dypui theksojnë se vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta.
    E lënë në harresë për afro një gjysmë shekulli, pak nga pak çështja çame po fiton njohje ndërkombëtare. Gjatë këtyre 2 muajve të fundit ky problem është trajtuar edhe nga një organizëm me njohje dhe reputacion ndërkombëtar siç është Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Por më së fundi për këtë çështje po tregon interes edhe Parlamenti Europian. I fundit në radhë mund të konsiderohet edhe memorandumi që 6 eurodeputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar komisionerit përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten, i titulluar "Dhunim i të drejtave të pakicës çame në Greqi".
    Eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Del'Alba dhe Dela Vedova theksojnë se në qershor të 1944-ës, 44 mijë shqiptarë të besimit musliman, u dëbuan me forcë nga tokat e tyre në Çamëri, me akuzën se kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Ky dëbim shënon edhe epilogun e genocidit të kësaj popullsie, të cilës, për më shumë, iu konfiskua gjithë pasuria, duke përfshirë këtu trojet e shtëpive, tokat bujqësore, bagëtitë etj..
    Edhe popullsia ortodokse çame që mbeti në Çamëri nuk gëzon dot të drejtat e njohura në vendet anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë të drejtat e pakicave etnike dhe gjuhësore, siç është e drejta për të mësuar gjuhën shqipe në shkollat shqip, të cilat janë të ndaluara nga shteti grek - shkruhet në këtë memorandum.
    Vetëm në rast se dy pakicat kombëtare, në Greqi dhe Shqipëri, vihen në pozita të barabarta politikisht dhe juridikisht, vetëm atëhere ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe grek, do të ekzistojnë lidhje miqësie të sinqerta dhe të qëndrueshme, vënë në dukje parlamentarët europianë.
    Njëkohësisht eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Dela Vedova dhe Del’Alba i bëjnë thirrje përfaqësuesit të Komisionit Europian që të ndërmerren veprime konkrete me qëllim që popullsia çame e besimit musliman që është dëbuar nga Çamëria, të lejohet të kthehet në tokat e saj, të gëzojë të drejtat e rikthimit të pronës si dhe t'i njihet dhe të përfitojë dëmshpërblim për humbjet që ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve.
    Në fund eurodeputetët kërkojnë që edhe për çamët ortodoksë që kanë mbetur në Çamëri, Komisioni Europian të ndërhyjë që edhe atyre t’u njihet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentat zyrtare dhe që ky grup popullsie të gëzojë po ato të drejta që gëzon pakica greke në Shqipëri.
    Memorandumi i eurodeputetëve të sipërcituar vjen disa ditë pas një prononcimi të një eurodeputeti katalan, Mayol Ribeiro, i cili ngrinte çështjen e mohimit nga shteti grek, të pakicave kombëtare në Greqi.
    Njëkohësisht në një raport që pritet të publikohet në muajin mars nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, theksohet se politika e dëbimit të çamëve nga Greqia ka filluar të vihet në zbatim që në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, pra shumë përpara Luftës së Dytë Botërore. Në raport pohohet se dëbimi i parë i çamëve nga vatrat e tyre u bë gjatë shkëmbimit të popullsive ndërmjet Greqisë dhe Turqisë së Ataturkut në vitet 1920. Grekët e Bosforit u vendosën atëhere në veriperëndim të Greqisë në tokat e çamëve muslimanë, të cilët qeveria greke i dëboi drejt Turqisë.
    Por në ndryshim nga parlamentarët europianë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vëren se: si shqiptarët e hershëm në Greqi, të njohur si arvanitas, ashtu edhe çamët ortodoksë, janë tashmë pothuajse të asimiluar në shoqërinë greke.



    16/02/2004
    KATEGORIA: Politikë




    O cuna me duket se pushimet pas nja 2 vjetesh do i kalojme ne plazhrat e Camerise.

  8. #148
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Edhe z.Godo e ka qare

    Ish-kryerepublikani e quan një lajm të mirë memorandumin e eurodeputetëve

    Godo: Shoqata e Çamëve të thirret në Parlamentin Evropian


    Anila Rama

    TIRANE – Sabri Godo, ish-kryetar i komisionit të jashtëm në Parlamentin shqiptar tha dje se qeveria shqiptare do të jetë inekzistente nëse nuk e ngre edhe kësaj here zërin për çamët pas memorandumit të disa eurodeputetëve.

    Zoti Godo si e vlerësoni nismën më të fundit të një grupi deputetësh europianë që nëpërmjet një memorandumi i kërkojnë Parlamentit Europian për të trajtuar çamët në Greqi si pakica greke në Shqipëri?

    Ky është një lajm i mirë. Ne si shtet nuk kemi qenë të aftë për të marrë iniciativa që të ngemë zërin për këtë çështje. Deri tani edhe ato nisma që janë ndërmarrë kanë pasur si protagonistë të huajt. Është e drejta jonë kushtetuese që të mbrojmë çamët që jetojnë në Greqi dhe ata që janë përzënë që andej para dhe pas 1944-ës. Qeveria shqiptare duhet t’i kishte kushtuar rëndësinë e duhur këtij problemi. Por ajo deri më sot nuk ka bërë asnjë veprim. Mirë që na kujtojnë të tjerët për një çështje me rëndësi kombëtare.

    Mendoni se ngritja e këtij problemi në Parlamentin e Evropian do të ketë rezultate konkrete?

    Besoj se pas kësaj nisme, tani është koha që të lëvizim ne dhe në rast se qeveria nuk ngre zërin as këtë radhë, është një qeveri inekzistente. Çamët duhet të shprehin zemërimin e tyre ndaj pushtetit që i ka lënë në harresë. Në rast se punët shkojnë mirë, duhet të thirren në Parlamentin Europian përfaqësues të shoqatës së çamëve, nga parlamenti dhe nga qeveria shqiptare.

    Mund të ketë reagime nga qeveria greke, pasi ajo gjithmonë ka deklaruar se kjo çështje nuk ekziston?
    Qeveria greke gjithmonë nuk e ka mohuar ekzistencën e çështjes çame, porse ka thënë në mënyrë të tërthortë se nuk ishte koha për ta diskutuar, kur ndonjë nga qeveritarët tanë e ka ngritur nën zë. Por menjëherë pas qëndrimit të palës greke, qeveritarët tanë janë tërhequr. Tashmë që Bashkimi Europian ngre zërin, pala greke nuk ka sesi t’i shmanget debatit, por duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.

    Intervistoi: A.Rama



    16/02/2004
    KATEGORIA: Politikë

  9. #149
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Projektrezoluta Për çështjen çame, së shpejti për miratim në Kuvend
    16 Shkurt 2004



    Projektrezoluta "Për çështjen çame", nismë e Partisë së Ballit Kombëtar [PBK], së shpejti do të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit. Mbledhja e sotme e byrosë parlamentare vendosi, që të
    përfshijë në kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit, inisiativën e grupit parlamentar të PBK-së, e paraqitur pranë kryesisë së Kuvendit, në Shtator 2003. Në këtë dokument, të nënshkruar nga 53 deputetë të mazhorancës dhe opozitës, shprehet shqetësim "për mostrajtimin serioz të çështjes së popullsisë çame dhe të së drejtës së tyre të patjetërsueshme për pronat".
    Projektrezoluta, çështjen çame e cilëson si një nga "më të dhimbshmet e kontinentit europian", duke iu referuar protokollit nr.4 të Konventës Europiane [neni 3], ku thuhet se "askush nuk mund të dëbohet me dhunë në masë individuale ose kolektive" [siç ka ndodhur me popullsinë çame]. Gjithashtu, projektrezoluta i referohet dhe nenit 6 të Deklaratës Universale ku thuhet, se "çdo njeri ka të drejtën t'i
    njihet personaliteti juridik në çdo vend e në çdo rast". Po ashtu, sipas kësaj Deklarate, "askush nuk mund të burgoset, as të dëbohet në mënyrë arbitrare" dhe "askush nuk mund të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij", siç ka ndodhur me popullsinë çame.
    Në projektrezolutën e PBK-së nënvizohet se, "Kuvendi i Shqipërisë, pasi shpreh vlerësimin për interesimin e organizmave të ndryshme ndërkombëtare për çështjen çame, vlerëson se zgjidhja e këtij problemi do të ndihmonte pozitivisht në zhvillimin e sigurisë dhe bashkëpunimit paqësor rajonal në Ballkan". Gjithashtu, në materialin në fjalë theksohet se, "Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se zgjidhja e këtij problemi do të shënonte një hap të madh në respektimin e të drejtave të njeriut në zbatim të Deklaratës Universale, si dhe do të zhvillonte më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në kuadrin e politikave integruese". Sipas këtij dokumenti, "Kuvendi i Shqipërisë vendos t'i
    bëjë thirrje Parlamentit Europian, Kongresit Amerikan, parlamenteve të vendeve nënshkruese të Deklaratës Universale, që të përdorin të gjithë autoritetin e tyre për korrigjimin e një padrejtësie historike mbi popullsinë e martirizuar çame dhe në respektimin e të drejtave të njeriut". Në dokument kërkohet, që kryetari i Kuvendit t'ua përcjellë zyrtarisht këtë rezolutë parlamentit të Republikës së Greqisë,
    Parlamentit Europian, Kongresit Amerikan dhe parlamenteve të vendeve nënshkruese të Deklaratës Universale.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #150
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kthimi i çamëve të shpërngulur, hapja e shkollave shqipe për këta çamë por edhe për çamët musliman e ortodoks që jetojnë në Çamëri si dhe për arvanitasit, së bashku me gjithë të drejtat kombëtare që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare, duhet që tani të realizohen patjetër dhe medoemos edhe nga qeveria greke.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #151
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Marte, 17 Shkurt 2004


    PARLAMENTI RIHAP DOSJEN CAME

    Eglantina Nasi

    Camet ne Greqi duhet te gezojne po ato te drejta, qe gezon dhe pakica greke ne Shqiperi. Kete rekomandim te fundit te nje grupi parlamentaresh europiane ndaj BE-se, e kane mbeshtetur dje edhe deputetet shqiptare. Gjate mbledhjes se byrose parlamentare, ata rane dakord se pas shtyrjeve te diskutimit te problemit cam, tashme ka ardhur koha qe Shqiperia ne radhe te pare te thote fjalen e saj. Megjithese prej kohesh para kryeparlamentarit Pellumbi kishin mberritur ankesa nga ana e opozitareve lidhur me shtyrjen e e diskutimit te ceshtjes came, asnjehere ajo nuk ishte futur ne rendin e punimeve te Kuvendit. Por duket se nxitja ka mberritur me ne fund ne parlamentin shqiptar nga parlamenti evropian, pjesetare te te cilit kane deklaruar se vetem kur pakica kombetare ame ne Greqi dhe ajo greke ne Shqiperi do te gezojne te njejtat te drejta, vetem atehere marredheniet midis dy do jene v-rtet te forta dhe te sinqerta. Pikerisht, mbi keto marrdhenie parlamenti shqiptar ka nenshkruar gjate muajit qershor 2003 nje projekt-rezolute. Hartimi i saj erdhi si domosdoshmeri e ngritjes se problemit te ngritjes se zones ushtarake ne zonen e Bisht-Palles me ane te financimeve te qeverise greke. Per te lejuar realizimin e nje investimi te tille, deputetet kerkuan qe te hiqet ligji ekzistues mes Shqiperise dhe Greqise per luften i cili nuk eshte hequr qe nga fundi i Luftes se dyte Boterore. Ne fakt, sipas shpjegimeve dhe gjate seancave te fundit, Kuvendi ka qene ne pritje te fakteve qe do rridhnin nga kjo rezolute per te vendosur te marre ne shqyrtim ceshtjen e pronave te Camerise. Nga ana e tij, deputeti Uran Metko tha dje gjate mbledhjes se byrose parlamentare se tashme eshte momenti i duhur per parlamentin qe te merret me kete ceshtje. Te njejtin mendim e ka mbeshtetur edhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se Bamir Topi. Sipas tij, projekt-rezoluta eshte tamam si nje projektligj dhe per kete nuk mund te shmanget nga rendi i dites se punimeve ne Kuvend. Nga ana e tij, perfaqesuesi i qeverise, zv/kryeministri Namik Dokle tha se prioritet i saj mbetet fakti i ruajtjes se marrdhenieve te mira me fqinjet, dhe ne kete rast me Greqine. Prandaj, sipas tij diskutimi i rezolutes duhet te kete parasush kete fakt.


    marrë nga KohaJone.com

    Normal që duhet të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë o Namik dhe pikërisht për këtë edhe u hap kjo çështje edhe nga shqiptarët e edhe nga europianët tani e amerikanët para disa kohësh. Marrëdhënie të mira do të thotë respekt për njëri-tjetrin, e jo të na shkelin neve.
    Jemi të sigurtë që tani, pamvarësisht zërit të qeverisë sonë edhe problemi çam dhe i gjithë shqiptarëve të Greqisë do të zgjidhet dhe do ti marrin të drejtat kombëtare që u takojnë me konventa ndërkombëtare e që edhe njëherë janë:
    -kthimi i çamëve të shpërngulur dhe dëmshpërblimi për shfrytëzimin e pasurisë së tyre
    -hapja e shkollave shqipe për këta çamë dhe çamët e gjithë shqiptarët e tjerë atje duke përfshirë arvanitasit.
    -të drejtat kombëtare etj. si praktikimi i fesë në gjuhë shqipe i shqiptarëve ortodoks dhe atyre musliman atje.
    -të drejtat kombëtare që u takojnë me konventa ndërkombëtare.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #152
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,214
    perSHENDETje
    Nuk arita ti lexoje te gjitha masazhet se jane shume te gjata, keshtu ato qe do them mund ti ket shkruajtur dhe ndonje tjeter por mendimi im i palekundshem eshte se Shqiperise nuk i intereson te ikin Shqiptaret nga Shqiperia. Shqiperia eshte boshatisur ketu e 10 vjet, po te ikin edhe mijera Cam do boshatiset me keq. Problemi cam eshte nje problem serioz qe Shqiptaret u detyruan ta harrojne per 50 vjet me radhe por mendimi im eshte se kthimi mbrapsht i Cameve nuk i intereson Shqiperise, as Cameve nuk i intereson te fillojne nje jete te re ne nje vend te huaj ku do jen gjithmone te perbuzur nga vendalite dhe mund te ken edhe perleshje. Zgjidhja me e mire per mua eshte qe te nenshkruhet midis Greqise dhe Shqiperise mareveshje ndrimi popullsie dmth. Camet te rine ne Shqiperi dhe ne Greqi te shkojne minoritaret Greke (te Shqiperise) te cilet do marin pasurite e Cameve atje kurse Camet te marin pasurite e Minoritareve ne Shqiperi. E di qe duket mendim i cmendur po besoje se kjo do ishte zgjidhja qe i intereson Shqiperise sepse nga njera ane do behet Shqiperia me omogjene (ku nuk ka shume kombesira, dmth. me pak probleme) dhe nga ana tjeter do i jepej fund krizes shqiptaro-greke. Megjithate une besoje se kjo zgjidhje nuk do vij kurre!
    falemiNDERit

  13. #153
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    LEGALIZIMI I KRIMIT


    Arbën XHAFERI

    Me këtë rast është me rëndësi të analizohet kërkesa e Napoleon Zervës, parashtruar autoriteteve gjermane për çarmatosjen e çamëve. Ai nuk kishte guxim që t’i sulmojë vetë çamët, por kërkonte bashkëpunimin me gjermanët, bashkëpunëtor i të cilëve ishte dhe ai vetë.
    Në një periudhë të gjatë kohore që zgjat afër një shekull të gjithë kërkojnë çarmatosjen e shqiptarëve.
    Në Ballkan, ku parimet morale dhe standardet politike zhduken shpesh në vorbullën e interesave shoviniste ekziston një tendencë për përligjje (legalizim) të krimit.
    Faza e parë e këtij procesi është vendimi i disfavorshëm në ndonjë konferencë ndërkombëtare (bie fjala Kosova ose Çamëria t’i takojë Jugosllavisë, respektivisht Greqisë), faza e dytë fillon me hartimin e elaborateve për realizim të këtyre vendimeve, pra për ta harmonizuar formën politike me përmbajtjen kundërshtuese etnike, faza e tretë vazhdon me nxjerrjen e ligjeve përkatëse që legalizojnë ndërhyrjen dhe faza e katërt karakterizohet me inkuadrimin e kriminelëve për ta ekzekutuar urdhrin. Epilogu i këtij procesi është gjenocidi në trajta rrëqethëse. Më 27 qershor 1944, vetëm në fshatin Paramithia, ekspedita ndëshkuese e Zervës masakroi mëse 1400 burra, gra, pleq dhe fëmijë. Ai ishte krimineli i radhës, që e merrte forcën nga këto konferenca ndërkombëtare.
    Kryeministri grek Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Tiranë (në maj 1992), as që ishte i vetëdijshëm se është shndërruar në avokat të djallit, në legjitimues të krimit kur deklaroi se sipas ligjeve greke ata (çamët) janë konsideruar si kriminelë lufte. Kjo deklaratë që afirmon fajësinë kolektive, frymon njësoj si Ligji 2636, i ashtuquajtur i luftës, i qeverisë së gjeneralit Metaksa, ku për shkak të sulmit italian nga territori i pushtuar shqiptar shpallej lufta kundër Shqipërisë, që asokohe s’kishte as subjektivitet ndërkombëtar. Në bazë të këtij dekreti mbretëror, që sot e kësaj dite nuk është shfuqizuar, u sekuestruan mëse 800 prona të shqiptarëve, ndërkaq italianët, as që e mbajnë mend këtë ligj.
    Në atë kohë të gjithë bënin plane për t’i kyçur çamët në luftërat e brendshme greke, në mes të së djathtës EDES të kriminelit Zerva dhe të së majtës ELLAS që kishte mbështjen e komunistëve jugosllavë. Edhe gjermanët bënin plane për çamët, por edhe komunistët shqiptarë. Ata, të vetëdijshëm nga rreziku i instrumentalizimit të tyre përpiqeshin të mos mbanin anë, por diçka ishte e qartë: çfarëdo që të bënin ata ishin të destinuar për të qenë viktimë. Një fat të tillë nuk e kishin minoritarët grekë në tokën shqiptare edhe pse ata, të përpunuar nga Napoleon Zerva dhe nga i dërguari i tij, Aleks Janari deklaronin pa hezitim se pranojnë t’i takojnë një Greqie, qoftë ajo komuniste, qoftë djalliste, por vetëm të jetë Greqi. Është interesante të analizohen veprimet e shërbimeve greke në Shqipëri, në atë periudhë dhe sot. Ekzekutori i krimit i asaj kohe, Napoleon Zerva paguante një stërlinë për tre anëtarë të familjes minoritare. Sot, po ashtu grekët e stimulojnë financiarisht popullatën e jugut të Shqipërisë për dizluajalitet kundër vendit të tyre. Por, as regjimi komunist shqiptar i asaj kohe, as regjimi demokratik i kësaj kohe nuk mori masa ndëshkuese kundër dizluajalitetit të minoritarëve, aq më pak ta kolektivizonte fajin e tyre. Kjo politikë greke që vazhdimisht riciklohet duhet perceptuar si vazhdimësi e akteve të pastra armiqësore ndaj Shqipërisë. Një popull që nuk e heton këtë, rrezikon integritetin dhe dinjitetin e vet.
    Minoritarët grekë në Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë viktima të politikës armiqësore të Greqisë kundër Shqipërisë, ndërkaq çamët e Greqisë pësuan kolektivisht për shkak të projekteve italiane, gjermane, komuniste që ishin në esencë pretekste për ta spastruar territorin e Greqisë nga popullata jo greke.

    Si do të zgjidhet ky kontest, sa i dhimbshëm dhe po aq i padrejtë?
    Çamët paraqesin vetëm një segment të një procesi të gjatë të rrudhjes së atdheut të shqiptarëve. Me politika të tilla ndërkombëtare shqiptarët, jo vetëm që i humbën territoret e tyre në rrethinën e Nishit, në Maqedoninë Qendrore, në Sanxhak, apo në Çamëri, por pësuan njëkohësisht tragjedi të papërshkrueshme.
    Në gjysmën e parë të vitit 1990 hija e marrëveshjes së Lozanës e pllakosi sërish Evropën. Siç dihet me këtë marrëveshje mëse 200.000 grekë nga Anadolli u shpërngulën në Greqi dhe më se 354.000 turq dhe shumë shqiptarë në Greqi. Një marrëveshje të ngjashme e nënshkruan Greqia dhe Bullgaria në vitin 1919, e cila njihet me emrin “Konventa për respektim të emigrimit reciprok të minoriteteve të tyre nacionale”. Pas masakrave të papara në Bosnje, sidomos në Srebrenicë në vitin 1995, në marrëveshjen që u arrit në Konferencën e Dejtonit, konkretisht në aneksin 7, u anulua fryma e traktatit të Lozanës. Në këtë aneks parashikohet që: “të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen lirisht në shtëpitë e tyre. Ata do të kenë të drejtë ta rikthejnë pasurinë që e kanë humbur gjatë kohës së armiqësive”. Vendime identike janë marrë edhe për situatën në Kosovë dhe në Maqedoni.
    A mund të përdoren këto zgjidhje edhe për rastin çam?
    Mendoj se jo, në radhë të parë ngaqë:
    -Ligjet nuk kanë efekt për të kaluarën, por vetëm për të ardhmen;
    -Shqipëria nuk ka forcë politike që të rihapë këtë çështje në organizmat ndërkombëtarë;
    -Çamët tashmë kanë humbur interesin për t’u rikthyer të vendlindje etj.
    Po ashtu, zgjidhja nuk duhet kërkuar në rrafshin e integrimeve evropiane, ngaqë në këtë proces kushtëzimet do t’i bëhen Shqipërisë e jo Greqisë, që tashmë është anëtare e stabilizuar e Unionit Evropian.
    E vetmja mundësi për të gjetur një shtegdalje nga ky lëmsh që në vazhdimësi i rëndon marrëdhëniet greko-shqiptare është kompensimi i dëmit në rrafshin politiko-moral dhe në atë financiar.
    Në rrafshin politiko-moral, duhet punuar në drejtim të vlerësimit të saktë të asaj çfarë ka ndodhur me çamët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, të konstatohet se ekspeditat ndëshkuese zerviane bënë krime të papara mbi popullatën e pafajshme çame, në kundërshtim me ligjet dhe protokollet ndërkombëtare dhe si përfundim i logjikshëm i gjithë kësaj, të kërkohet nga qeveria greke të kërkojë falje, të distancohet nga këto akte mizore dhe të tregojë gatishmëri për kompensim të dëmeve, jo vetëm materiale. Krahas me këtë, në gjyqin e Strasburgut duhet të hapen procedurat ligjore të qytetarëve grekë me origjinë çame, që sot jetojnë në Shqipëri për rikthimin e pronave ose kompensimin e tyre. Në këtë mënyrë, në gjyqin e Strasburgut qytetarët qipriotë me origjinë greke kanë fituar të drejtën e tyre për riposedim të pronës që ishte uzurpuar nga turqit qipriotë.
    Tragjedia çame, ngjashëm me tragjeditë e shqiptarëve në viset e tjera jashtë shtetit amë nuk mund të shërohet me asgjë, por mund të kompensohet politikisht, moralisht dhe materialisht. Duhet të detyrohet qeveria greke që ta pranojë dhe të ballafaqohet me fajësinë e paraardhësve të saj, të cilët merrnin vendime që prodhuan efekte gjenocidale.



    01/07/2004

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    Citim Postuar më parë nga Tirana
    LEGALIZIMI I KRIMIT


    Arbën XHAFERI


    A mund të përdoren këto zgjidhje edhe për rastin çam?
    Mendoj se jo, në radhë të parë ngaqë:
    -Ligjet nuk kanë efekt për të kaluarën, por vetëm për të ardhmen;
    -Shqipëria nuk ka forcë politike që të rihapë këtë çështje në organizmat ndërkombëtarë;
    -Çamët tashmë kanë humbur interesin për t’u rikthyer të vendlindje etj.
    Po ashtu, zgjidhja nuk duhet kërkuar në rrafshin e integrimeve evropiane, ngaqë në këtë proces kushtëzimet do t’i bëhen Shqipërisë e jo Greqisë, që tashmë është anëtare e stabilizuar e Unionit Evropian.
    E vetmja mundësi për të gjetur një shtegdalje nga ky lëmsh që në vazhdimësi i rëndon marrëdhëniet greko-shqiptare është kompensimi i dëmit në rrafshin politiko-moral dhe në atë financiar.
    Në rrafshin politiko-moral, duhet punuar në drejtim të vlerësimit të saktë të asaj çfarë ka ndodhur me çamët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, të konstatohet se ekspeditat ndëshkuese zerviane bënë krime të papara mbi popullatën e pafajshme çame, në kundërshtim me ligjet dhe protokollet ndërkombëtare dhe si përfundim i logjikshëm i gjithë kësaj, të kërkohet nga qeveria greke të kërkojë falje, të distancohet nga këto akte mizore dhe të tregojë gatishmëri për kompensim të dëmeve, jo vetëm materiale. Krahas me këtë, në gjyqin e Strasburgut duhet të hapen procedurat ligjore të qytetarëve grekë me origjinë çame, që sot jetojnë në Shqipëri për
    per rikthimin e pronave ose kompesimin e tyre Në këtë mënyrë, në gjyqin e Strasburgut qytetarët qipriotë me origjinë greke kanë fituar të drejtën e tyre për riposedim të pronës që ishte uzurpuar nga turqit qipriotë.
    Tragjedia çame, ngjashëm me tragjeditë e shqiptarëve në viset e tjera jashtë shtetit amë nuk mund të shërohet me asgjë, por mund të kompensohet politikisht, moralisht dhe materialisht. Duhet të detyrohet qeveria greke që ta pranojë dhe të ballafaqohet me fajësinë e paraardhësve të saj, të cilët merrnin vendime që prodhuan efekte gjenocidale.



    01/07/2004
    Z/znj Tirana do isha shume kurioz te dija ku e keni marre kete material se te them te drejten une nuk e besoj dot qe z.Xhaferri te mendoj se ceshtja came mund te zgjidhet ne kete menyre pasi camet dhe gjithe shqiptaret jo vetem qe jane te interesuar por po luftojne me te gjitha metodat demokratike per zgjidhjen e ceshtjes se tyre kombetare.Asnjehere ne asnje rast nuk eshte permendur nga camet se zgjidhja e kesaj ceshtje mund te behet me kompesim.
    Camet kerkojne RIATDHESIM dhe gjithshka rrjedh nga kjo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bucibuci : 18-07-2004 më 09:33
    RESPEKT SHQIPTAREVE

  15. #155
    Permetar4life Maska e Permeti_Boy
    Anëtarësuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    Permeti
    Postime
    111

    Trevat Shqiptare ne Greqi !

    Cameria: Fakte te verteta dhe te stisura
    Nga Hajredin Isufi* /Eshte hera e pare ne historine e publicistikes shqiptare qe behet nje debat ne fushen e historise, me tematike aksi te vecante, ate te ceshtjes came, midis studiuesve greke e shqiptare. Gazeta "Koha Jone" duhet pergezuar per kete nisem qe synon per rrahje e shkembim mendimesh ne shtjellimin e ngjarjeve te kaluara e per te hedhur drite mbi te vertetat historike.

    Ne kuadrin e ketij debati i vura vetes per detyre te trajtoj kryesisht disa nga problemet qe trajtohen edhe ne artikullin "Cameria fakte reale dhe imagjinare" te historianit grek, Lambros Baliciotis.

    Autori i ketij artikulli merret me problemin cam ne harkun kohor per afro nje shekull, fundin e shekullit XIX deri ne ditet tona, por analizen e perqendron ne vitet 1913-1945, duke u ndaluar ne menyre te vecante ne keto probleme:

    1. Shtrirje e te folmes shqip te dialektit cam ne Cameri

    2. Rajonizimi i te folmes greqisht ne fshatrat e krishtera, perfshi dhe fshatrat e Sulit

    3. Popullsia dhe feja ne Cameri

    4. Ekspansioni i nacionalizmit grek drejt Epirit, me 1912, dhe perkujdesjet e qeverise greke per minoritetin shqiptar ne Greqi ne vitin 1913-1922

    5. Emigrimet e cameve ne kuadrin e shkembimit te popullsise greko-turke

    6. Shpronesimet e shqiptareve.

    E shoh me vend te bej nje paranteze te shkurter rreth shtrirjes se treves se Camerise, duke u mbeshtetur ne burime greke.

    Cameria eshte nje krahine qe shtrihet ne anen perendimore te Epirit historik. Qendrat kryesore te saj jane: Filati, Gumenica, Parga, Margellici, Paramithia e Preveza. Ne veri, kufijte e saj mberrijne deri ne zonen e Delvines, ne jug kufizohet me Gjirin e Artes (Prevezes), ne perendim laget nga deti Jon, kurse ne lindje ndahet prej pellgut te Janines nga malet e Olicikes e te Llakes. Eshte nje krahine mjaft e begate ne fusha, si fusha e Frarit, apo me kodra te buta te pershtatshme per kultivimin e ullirit dhe te agrumeve. Ne fillim te shekullit XX, Cameria kishte 75.000 banore autoktone, qe i perkisnin kombesise shqiptare, prej te cileve, shumica ishin te besimit musliman. Kurse vetem 18.000 ishin shqiptare te besimit ortodoks. Keta te fundit ishin perqendruar kryesisht ne fshatrat e Sulit e te Frarit, si dhe ne fshatrat e shperndara rreth Parges (Agjia, Rrapeza, Morfat, Spatharat) e gjetke. Jo rrallehere, si dhe gjetke ne Shqiperi, kishte fshatra laramane (te perziera) me banore muslimane e te krishtere qe ishin dhe farefis me njeri-tjetrin (Chr. Suli, "Tsamuria, Megale Ellenike Enkyklopedia "Pirsos" vell. 23, Athine 1933, f.405; Fjalori Enciklopedik shqiptar, f.149-150; A.Gobineau Paris etudes sur la Grece moderne, Paris, 1905, f.113, Zotos mollossos, Dromologion..., Athine 1878, f.4; A.Philippson, The Salien...Berlin 1897, f.222, 228 etj.)

    Marrdheniet me besime te ndryshme qe kishin te perbashk`t origjinen e tyre ilire, ne mes tyre ishte deshira te mbeteshin te te njejtes fe qe i perkisnin, dhe i ndertonin relacionet midis tyre ne baze te mirekuptimit, jetonin me dashuri e vellazeri, madje "ishin ne harmoni dhe ne marredhenie shume korrekte" (J.Sarras, Istoria tisperiohis, f.568)

    Ky kuader i shkurter historik per Camerine vlen per te sqaruar "te vertetat historike" te autorit dhe "imagjinaret" ne artikullin e tij. Ai te folmen shqipe ne Cameri e kufizon nga Konsipoli ne Filat, vazhdon deri ne qytetin e Paramithise, e shtrin madje ne te gjithe pjesen e brendshme te Camerise duke pershtatur nga e folmja e shqipes "grekofonet historik te Parges" dhe gfrekofonet e Sulit. Ne vijim autori sjell "te dhena statistikore" per popullsine e Epirit, perfshi ketu dhe Camerine qe, sipas tij, popullsia e Epirit "nuk i kalonte 50.000 banore gjithsejt dhe se popullsia muslimane shqiptare ne Cameri, sipas tij, ne vitin 1920 ishte 21.800 muslimane qe flisnin gjuhen shqipe si dhe 4200 muslimane ne prefekturat e Janines e te Prevezes qe gjuhen amtare kishin greqishten.

    Autorit te ketyre pohimeve, qe na i servir si "fakte", i sugjerojme t'u referohet autoreve greke qe jane marre me studime ne kete fushe. Gjeografi greko-epiriote... A.Psalidha, ne "Gjeografine" e vet e konsideron Epirin deri ne Gjirin e Artes (Ambrakise) nje toke shqiptare ku flitet gjuha shqipe. Nje informacion me i gjere rreth ketij problemi gjendet edhe tek dijetari francez, Ami Boue, tek anglezi W.M.Leake i cili pohon se kufijte e Shqiperise ne vijen bregdetare arrin deri ne Preveze. Paradoksal, krejt i pavertete eshte pohimi se suliotet na paskan qene greqishtfoles! Dihet nga te gjithe shqiptare e greke se suliotet kane folur shqip dhe vetem shqip, madje edhe sot e kesaj dite kudo qe jane ne fshatrat e Frarit (Kastri, Kanallaq, Hajke) ne Preveze, Arte, Prage e gjetke. Udhetari francez, Zhak Puzhad ve ne dukje se "suliotet flasin vetem shqip", "shqipja eshte gjuha e tyre dhe ata e quajne veten shqiptare". P.A. Sallabanda ka shkruar se "burrat e pare te Sulit ishin race shqiptare" (shih P.A.Sallabanda, To Souli...Athine, 1880, f.411)

    Edhe Mendelsen Bartoldi pohon se "suliotet jane pasardhes te krishtere nga kombesia came" (shih Mendelson-Bartholdi, Greschicte...Leipsig 1870-1874, f.31).

    Deri ne ditet tona ne More dhe ne Greqine e Veriut eshte ruajtur nje kenge ku midis te tjerave, thuhet:

    Kjo gjuha arberishte

    Eshte gjuhe trimerishte

    E flit Navarko Miauli

    Bocari dhe gjithe Suli.

    Per saktesi historike rreth popullsise se Epirit dhe te Camerise po u referohemi vetem autoreve greke te shekullit XIX. P.Aravantinos, Chronographia tek Zpirous, vellimi II, Athine,1856, f.320-338). Ketu jane renditur te gjitha vendbanimet e Vilajetit te Janines te ndara ne Sanxhak (tmema) dhe keta ne Kaza (dioksesis) ose nahije (periochi) dhe per bri secilit vendbanim (fshat ose qytet) numri i shtepive, fene e banoreve dhe gjuha qe flitej prej tyre. Njoftimet e hollesishme qe jep heleni epiriot tregojne ne regjistrimin e tij se ne sanxhakun e Delvines, ku bente pjese edhe Cameria, shqiptaret perbenin shumicen ne te gjitha kazate e saj, ne kazate e Delvines, Filatit, Paramithise, Margellicit dhe Frarit, te cilat kishin bashkarisht 317.217 familje shqiptare dhe 7030 familje greke. Ne kazate e Sanxhakut te Janines shqiptaret perbenin shumicen vetem ne dy prej tyre, ne krhinen e Carhovices (618 familje shqiptare dhe 219 familje greke) dhe ne ate te Konices (2086 familje shqiptare dhe 1638 familje greke).

    Edhe historiani grek i shekullit te XIX V.Zotos Mollossos, ne vepren e tij "Dromologion.... vell.I, Athine 1878, ne qendrat kryesore te Camerise ka bere regjistrime te hollesishme per popullsine e zones se Paramithise, Filatit, Parges, Margellicit, Frarit. Ne zonat qe permendem, ai jep nje popullsi 74.500 banore, prej te cileve: 35.000 muslimane dhe 38.800 te krishtere.

    Zoti Llambros Balciotis na jep konkluzionin alogjik, sipas te cilit ne Cameri paska baza shqipfolese me rendesi te vecante.

    Cilat quan autori baza me rendesi te vecante? Ndoshta si pergjigje mund te vije arsyetimi: Paramithia qysh ne lashtesi ishte qyteti me i madh i Camerise dhe permendet ne shek e XI (shih Sp.Muselimi istoriqi...f.5). Kuptohet se fjala eshte per qendrat kryesore te Camerise (Paramithi, Margellic, Mazarrek, Parge) mjafton te kuptojme se Paramithia ka ndertesa e monumente kulture te vjetra, gjurme te cilat ruhen deri ne ditet tona. Eshte per t'u permendur Kalaja historike e Ajdonatit, Xhamia e vjeter e ndertuar me 1490 nga Sulltan Bajaziti i pare (shih vepra epiriotike viti 1955, f.163-164).

    Kronisti anglez Hobhausse e permend edhe Margellicin si nje qender kryesore qe banohej nga muslimanet shqiptare dhe me nje mosperfillje te plote ndaj pashait te Janines. Margellici, shkruan i njejti autor qeverisej nga nje bylykbash (J.C.Hobhausse, A.Jorney...f.168).

    Ne pjesen e dyte te artikullit qe titullohet "Perandoria otomane dhe shteti-komb", ngrihen disa probleme qe kerkojne pergjigje. Sipas artikullshkruesit, Greqia i pushtoi disa krahina te Shqiperise se poshtme perfshi dhe Camerine sepse keto ishin territore ku ortodoksit nuk kishin si gjuhe amtare te tyre gjuhen greke dhe se zhvillimi i rrjetit arsimor ne zonat "e pacliruara shtronte per zgjidhje "depertimin e shtetit - komb grek ne keto zona "te pacliruara".

    I kujtojme lexuesit se ne fund te shekullit XIX, Porta e Larte e lejonte Greqine qe te organizonte shkolla greke ne te kater anet e krahines se Camerise. Keshtu, sipas Salnamese turke per Vilajetin e Janines te viitt 1306 (1888), ne fshatrat e Kazase se Filatit, kishte 25 shkolla greke me 400 nxenes dhe asnje shkolle shqipe (Saenam-e Vilajet-i Joanya, sene 1306 (1888) f.58).

    Hapja e shkollave greke ne Cameri kishte filluar qysh ne vitin 1850 si ne Skupice, Pleshovice, ne Sidher, Qeramice, Koqino Lithar (te gjitha keto fshatra te krishtera. Ne vitin 1899 u hapen shkolla greke ne fshatrat ortodokse ne Jeromer, Finiq, Sajadhe, Fotir, Babur, Glusta-Lia, Ahuret e Camauda (shih Sp.Muselimi "Istoriqi".... f.114-117)

    Sic shihet, Greqia kishte nje rrjet te dendur shkollash greke pothuaj ne cdo fshat te krishtere, qe mesonin femijet ortodoks. Argumenti qe sjell autori per te justifikuar pushtimet e trojeve shqiptare nga Greqia nuk qendrojne. Zoti Lambi Baliciotis, me sa duket e zhvesh veten nga roli i nje historiani dhe merr persiper detyren e nje avokati mbrojtes per te "perligjur" (!) padrejtesine e shekullit qe beri Greqia duke i grabitur Shqiperise pjese nga trungu i saj, Camerine, Follorinen dhe Kosturin.

    Kam mendimin se menyra se si e shtron autori problemin dhe argumentat qe sjell jane shume te demshme per vete autoritetin dhe shtetin grek ne opinionin e brendshem dhe te jashtem. Ne pjesen me te madhe te lexuesve shiptare, kur te njihen me pohimet e autorit qe jane mine me sahat, do t'i shohin me dyshim e frike hapjen e shkollave greke ne Shqiperi, shtrirjen e tyre deri ne zonat qe s'ka asnje minoritar.

    E verteta e problemit qe ju keni marre persiper a merrni ne mbrojtje qendron ndryshe. Qysh nga Kongresi i Berlinit, me 1878, u pa qarte se "Lufta per Epirin" nuk ishte me problem i marredhenieve greko-turke, por i marredhenieve greko-shqiptare. Ndaj, pas vitit 1881, kur Fuqite e Medha arriten ne perfundimin qe t'i jepnin Greqise vetem Arten dhe tokat ne lindje te saj, politika greke u perqendrua ne nje veprimtari propagandistike ne gjirin e popullsise shqiptare te Shqiperise se Poshtme, qe synonte ne rradhe te pare te crrenjoste shqiptarizmin ne ate treve dhe te mbillte urrejtjen e percarjen midis vete shqiptareve, te krishtereve e muslimaneve. Ne pararoje te kesaj veprimtarie vijuan te qendrojne si gjithmone kisha dhe shkolla greke, te cilave pushteti osman dhe vete Sulltani u kishte siguruar nje status te vecante te privilegjuar.

    Objektivi i Greqise ne Epir ne prag te Luftes se I Ballkanike ne vjeshte te viitt 1912 mbetej jo ajo qe shpreh autori grek, por pushtimi i anes perendimore te kesaj vije bashke me Janinen e rrethinat e saj. Berthamen kryesore te ketyre territoreve e perbente treva e Camerise. Ne mesditen e 23 shkurtit 1913 forcat e Epirit hyne ne Paramithi, nderkohe qe kapiteni Muxakas mori Margellcin dhe Pargen. Forca te tjera te komanduara nga Trypogeorgi hyne ne Filat dhe deri ne fund te shekullit 1913 forcat greke kishin zene gjithe hapesiren midis rrjedhave te lumenjve Kallamas dhe Greqi (Akeront).

    Pushtimin e qendrave kryesore te Camerise nga forcat greke e pasoi nje vale krimesh, ekzekutimesh e terrori mbi popullsine vecanerisht mbi ate muslimane. Deshmitare okulare pohuan se ne Janine dhe ne rrethinat e saj kishin pare grumbuj me kufoma shqiptaresh, ushtarake e civile, te shfytyruara ne menyren me te eger. Te njejtat skena mizore u shenuan ne qytetet e fshatrat e Paramithise. Autori grek G.Fessopoulos, pjesemarres ne ngjarje si oficeri i ushtrise greke, detyrohet te pohoje "kujtimet e hdihura" qe lane mbi popullsine shqiptare te Camerise bandat kreteze te drejtuara nga Manos, Montakas, Granicas etj.

    Politika e terrorit ndaj popullsise shqiptare u shtri dora-dores edhe ne vise te tjera te Shqiperise se Poshtme, ku hyne trupat greke. Pamjen e ketij terrori te vendosur nga forcat greke ne trevat e pushtuara e jep ne menyre te sintetizuar memorandumi i 7 qershorit te vitit 1913, qe u hartua ne burgun e Janines nga nje grup patriotesh came te burgosur nga autoritetet greke te pushtimit. Autoret e memorandumit: P.Vehbi Pasha, Haki Musaj, Mazar Dino, etj, denoncojne vrasjen e 72 veteve nga paria e Camerise ne castin e pare te futjes se trupave greke ne Cameri dhe perpjekjet e patrioteve dhe te luftetareve shqiptare, qe ishin shquar ne betejat kunder turqve per nje Shqiperi te pavarur e te bashkuar. Ushtaret greke dhunojne e plackitin cdo dite shtepite e cameve, duke i detyruar keta te fundit te marrin arratine. Autoritetet greke perpiqen te zhdukin cdo shenje shqiptare ne keto treva shqiptare, duke ndalur me dhune perdorimin e gjuhes shqipe, mbajtjen e qelesheve karaketeristike shqiptare, duke prishur xhamite e duke i kthyer ato ne stalla e ne magazina. Muslimanet kercenohen dhe detyrohen te nderrojne fene dhe te behen ortodoks. Per me teper, ata urdherohn te marrin pjese ne mitingjet e organizuara nga autoritetet greke te pushtimit, ku hartohen memorandume per Fuqite e Medha sikur keto vise jane "greke".

    E beme kete ekspoze te shkurter, te informojme lexuesin dhe per t'i kujtuar autorit grek ne Athine se pushtimi i trojeve shqiptare, Cameria, nga forcat greke nuk duhet mjegulluar, anashkaluar dhe paraqitur sikur forcat greke po clironin token helene e te krishteret greke.

    Tani qe lexuesi njihet me krimet qe kryen forcat greke ne Cameri (1912-1913) nuk ka se si te shpjegoje qendrimin e gati te papergjegjshem te autorit ne artikullin qe debatojme kur deklaron: "...ne zonat qe u perfshine ne shtetin komb-grek pas vitit 1912-1913...trajtimi i muslimaneve si qytetare te kategorise se dyte ...nuk i detyrohet nje politike te qarte diskriminimi nga ana e shtetit grek deri ne shkembimin e popullsise, krijon kushte te pershtatshme per kthimin e popullsise came ne minoritet".

    Per te kundershtuar pohimet e autorit detyrohemi t'i kujtojme se kujdesi i administrates ushtarake greke, me te pushtuar krahinat came, ishte jo "krijimi i kushteve te pershtatshme per kthimin e popullsise came ne minoritet", por gjetja dhe arrestimi i elementeve patriote, mbledhja e armeve, krijimi i kushteve te padurueshme per popullsine came, sidomos, per ate muslimane, qe ta detyronte te braktiste vatrat e saj dhe te arratisej gjetke. Autoritetet greke luajten djallezisht edhe karten e kundervenies se elementit cam musliman ndaj atij cam te krishtere. Per kete qellim u nxiten keta te fundit qe te sulmojne dhe te pervetesojne pronat e muslimaneve. Jo gjithmone keto veprime cinike paten sukses. Ne shume raste camet e krishtere refuzuan te marrin mallin e pronat e vellezerve te tyre.

    Me 17 dhjetor 1913, i ashtuquajturi "Protokolli i Firences" sanksiononte perfundimisht vijen jugore te kufirit, i cili linte jashte territorit shqiptar Camerine dhe vise te tjera te Shqiperise se Poshtme.

    Athina pergatitej per te kryer "pa zhurme e buje" spastrimin e popullsise shqiptare muslimane nepermjet nje shkembimi te ardhshem te saj me greket e Turqise. Ne fakt u duk se largimi i shqiptareve muslimane nga kufijte e ri te shtetit grek do te realizohej shume shpejt. Ne pranveren e vitit 1914 u be nje marreveshje midis kryeministrir grek Venizellos dhe ambasadorit turk ne Athine shkembimin e banoreve grek te vilajetit te Ajdinit me muslimanet e Maqedonise dhe te Epirit.

    Greqia ishte e interesuar per shkembimin e popullates shqiptare, se keshtu mendonte se i jepte fund cdo kerkese te shqiptareve per kthimin e trojeve te tyre qe u ishin marre padrejtesisht ne vitin 1913. Gjithashtu ne shpernguljen e muslimaneve, Greqia llogariste se do ta kishte me te lehte asimilimin aty te elementit ortodoks shqiptar. Ndoshta autori i shkrimit mendoi se sot nuk eshte koha per te prekur plaget e nje te shkuare, por mendoj se e shkuara nuk eshte shume e larget dhe duhen prekur jo per hakmarrje, por per te vene ne vend nje padrejtesi, sic eshte ajo e mohimit te se drejtes mbi pronen, qe u eshte bere pronareve shqiptare per afro 80 vjet, problem te cilin do ta prek ne vijim te ketij artikulli.

    Politika e shtetit grek per debimin e cameve me hu e tortura, eshte nje kapitull i gjate ne historine e cameve dhe te Camerise dhe ketu nuk eshte vendi per hollesi, por per aq sa na lejon hapesira le te permendim edhe dy-tre problme.

    Se pari, perfaqesuesi i Greqise D.Kaklamanos nen presionin e qeverise shqiptare e te qeverise te tjera, te protestave te shqiptareve brenda e jashte vendit, te shtypit shqiptar e ne menyre te vecante te rretheve patriotike came, u detyrua te provonte se camet muslimane, megjithese kane nje fe me turqit, nuk ishin turq, ndaj Greqia nuk do t'i perfshinte ne shkembim muslimanet me origjine shqiptare.

    Zbutje e pazakonshme e Athines ndaj problemit cam, ishte vetem nje terheqje taktike e bere ne rrethana te reja, te shkaktuara nga disfata e turpshme ne Azine e Vogel.

    Athina mendonte se me anen e presionit do t'i conte camet muslimane deri ne ate gjendje, sa te deklaronin vete me gojen e tyre se e deshironin shkembimin.

    Realizimin e ketij objektivi, qeveria greke e shihte kryesisht me ushtrimin e dhunes. Per kete qellim ajo organizonte dhe dergonte banda te armatosura ne qendrat kryesore te Camerise, te cilat nisen vrasjet, raprezaljet, grabitjet e perdhunimet ne familjet shqiptare.

    Se dyti, paralelisht me intensifikimin e dhunes dhe te terrorit mbi popullsine autoktone shqiptare, qeveria greke filloi dhe vendosjen e refugjateve, koloneve greke te ardhur nga Azia e Vogel. Kontigjentet e para te tyre filluan te duken neper fshatrat e Camerise, qysh nga vjeshta e vitit 1922. Ne ate krahine, Athina parashikonte te vendoste 18.000 refugjate greke. Ata nen mbrojtjen e administrates, kishin vreshtat, ullishtet. Fshataret shqiptare qe kundershtonin, pasi i rrihnin i arrestonin.

    Se treti, periudha 1913-1940 ne Cameri karakterizohej nga nje rritje e presionit te qeverise greke ndaj popullsise. Traktati per minoritetet i nenshkruar pas Luftes se Pare Boterore, pothuaj prej te gjitha shteteve te Evropes, u njihte minoriteteve te gjitha te drejtat. Edhe Shqiperia, duke qene nder ato shtete qe e respektonte ate traktat, i njohu minoritetit grek ne Shqiperi te drejten per te pasur shkolla ne gjuhen e vet amtare, u garantonte jeten dhe pasurine si dhe per te patur perfaqesuesit e vet ne Parlamentin shqiptar. Qeveria shqiptare shpresonte se edhe fqinja e saj, Greqia, do t'ua njihte po keto te drejta shqiptareve qe jetonin ne Greqi. Qeveria greke, ne parim i njihte camet si minoritet, por duke u bazuar ne fene e tyre, ajo bente perpjekje per t'i quajtur turq ne menyre qe t'i perfshinte ne shkembim.

    Shqiptari ne Greqi kishte humbur te gjitha te drejtat e tij. Bujkut i merrej toka me ligjin e ri qe u be i njohur me emrin "apollotriosis" (tjetersim).

    Sipas ketij ligji pronari shqiptar nuk kishte te drejte as ta shiste pronen e tij te patundshme, as ta jepte me qera.

    Apollotrios u shoqerua edhe me nje ligj tjeter me emrin "enigiostasis", me anen e te cilit qeveria greke vuri ne zoterim te gjitha pasurite e cameve. Me dekretligje te vecanta, shqiptareve ne Cameri u ishte hequr e drejta e votimit. Qeveria greke nuk lejonte per shqiptaret me Cameri asnje shkolle ne gjuhen amtare shqipe, nderkohe qe ne te gjitha fshatrat e banuara prej tyre ajo kishte hapur shkolla ne gjuhen greke. Moslejimin e shkollave shqipe, Athina mundohej ta justifikonte duke thene se "edhe ne kohen e sundimit osman, ne fshatrat muslimane nuk kishte patur shkolla shqipe".

    Pa dashur te rendis te dhena dhe fakte te tjera per lirite dhe te drejtat qytetare qe i mungonin shqiptarit cam, mendoj se jane mese te mjaftueshme per ta quajtur si te pabaze pohimin qe ben autori se Greqia respektonte tedrejtat e minoritetit shqiptar.

    Duke bere keto konstatime, vetiu shtrohet pyetja: A duhet te kishte reciprocitet midis dy qeverive rreth trajtimit te minoriteteve? Koha tregoi se qeveria shqiptare, skenen e drames came e ndiqte nga larg dhe ngushellohej me ndonje shkrese zyrtare, ankese apo kerkese drejtuar qeverise greke, Komisionit Mikst apo dhe pertej detit, Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve, ku ankohej per veprimet e qeverise greke.

    Ne kete kohe, rrethet patriotike shqiptare, madje dhe politikane shqiptare i kerkonin qeverise shqiptare qe t'i pergjigjej me te njejten monedhe veprimeve qe kishte ndermarre Athina zyrtare ndaj minoritetit shqiptar ne Greqi. Shqiperia t'u hiqte grekofoneve te drejten e votimit, t'u ndalohej te shiturit dhe te blerit e pasurive te patundshme, te mos lejohej asnje grekofon te levizte jashte Shqiperie, t'u regjistroheshin pasurite e tundshme e te patundshme (sic bente qeveria greke tek shqiptaret ne Cameri) dhe te instaloheshin brenda ne to refugjatet cam te debuar me force nga vatrat e tyre.

    Artikulli i historianit grek per te cilin debatojme ndalet edhe ne problemin e pronave te shqiptareve ne Greqi. Shpronesimi i padrejte qe u ben qeveria greke pronareve shqiptare ne Greqi dhe cameve ne vecanti u be burim konflikti mes dy vendeve. Greqia i filloi shpronesimet e muslimaneve shqiptare qysh ne vitin 1913 e ne vazhdim.

    Pa dashur, te hyj ne hollesira historike se si u grabiten pronat e shqiptareve nga qeveria greke me ligje te vecanta dhe amendamente te Parlamentit grek, se si kolonet greke u bene pronare ndersa pronaret e vertete shqiptare mbeten rrugeve dhe vdisnin urie. Nuk do te ndalem as dhe ne premtimet qe u benin qeveritaret greke cameve se do t'i kompensonin megjithe joshjet vazhdueshme qe nga viti 1921-1936, per afro 16 vjet, pronaret shqiptare jo vetem qe nuk moren asgje, por u burgosen dhe u internuan nga qeveria greke si Mazar Dino nga Paramithia, Musa Deni dhe Haki Musaj ne Filat, Haxhi Braho ne Margellic, Abedin Xhemali me vellezerit e tij nga fshati i Graves (Gumenice) etj.

    Pohimet e autorit per zgjidhjen e pasurive te shqiptareve jane kontradiktore, pa predispozicion per t'u prononcuar dhe per te dhene mendime per zgjidhje. E vetmja gje qe pohohet ne artikull eshte shprehja: "Fshehja e te kaluares dhe zbukurimi propagandistik i saj, apo shmangia e realitetit jane vertetuar si menyrat me te keqija te perballimit te ceshtjeve ekzistuese...apo jo ekzistuese... personalisht jam, deklaron autori, shume larg logjikes se "ceshtjes se mbyllur" te pales greke dhe "te ceshtjes se hapur" te pales shqiptare. Dilema e autorit as te hapen as te mbyllen (as mish as peshk) justifikohet, sipas tij, se mos qarqe te caktuara nacionaliste greke, qe nuk jane pak, por edhe me peshe politike, po te hapej problemi i pronave "mund te hakmerreshin me refugjatet ne Greqi!

    Mendoj se ky nuk eshte nje arsyetim i drejte qe i lindi ne zemer autorit nga meraku se mos pesojne gje refugjatet shqiptare ne reqi. Ata ne token helene rrojne me punen dhe djersen e tyre, por kontribuojne edhe per fuqizimin e ekonomise ne shtetin fqinje si krah i lire pune.

    Kam mendimin se pohimet e autorit kane per qellim t'i bejne presion politikes shqiptare, nga njera ane dhe mases tjeter qe kane femijet refugjate ne Greqi duke i paralajmeruar se po hapet goje per pronat "Gogoli fshese" ju pret.

    Qendrimi i autorit me duket paksa i lekundur dhe jo deshir-mire per t'u zbardhur e verteta.

    Argumenti qe jep autori nuk qendron edhe per nje fakt tjeter. Nese Greqia ka te tilla shtresa ne vendin e saj, kot qe pretendon se ka hyre ne Evrope. Ceshtja e pronave duhet zbardhur.

    Ajo qe kerkohet sot nga te dy vendet me nje fqinjesi te vjeter lypset qe problemet qe na ndajne e behen burim konfliktesh te ndreqen me mirekuptim te dyanshem dhe jo me zhurme e presione pa fryt. Ceshtja e kthimit te pasurive te shqiptareve nuk duhet kerkuar per t'u zgjidhur as me traktate e akorde, por me vullnet te mire.

    Greqia konsiderohet nje vend demokratik dhe te drejtat e njeriut jane ne themelte legjislacionit te saj akutal grek.

    C'duhet bere per zgjidhjen e problemit te pasurive te shqiptareve? Une mendoj:

    1. Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise te mos e lere ne harrese ceshtjen e pronave te shiqiptareve ne Greqi, sepse eshte krim i rende te merren neper kembe te drejtat e shqiptareve. Jo t'i luten Greqise per lemoshe, por ta ngrene zerin ne forumet nderkombetare.

    2. T'i behet e qarte qeverise greke se do apo nuk do ajo, pronat e shqiptareve ne Greqi ekzistojne, prodhojne cdo dite vlera dhe pronaret e vertete sot per sot mbajne neper sirtare tapite dhe here pas here i perkedhelin per t'u ngushelluar.

    3. Pala shqiptare t'i perdore te gjitha rruget e saj diplomatike qe te mohojne qe Parlamenti grek te shfuqizoje ligjet famekeqe qe i heq pronarit te drejten mbi pronen e tij.

    3. Athina duhet t'u njohe minoritetit shqiptar ato te drejta qe i njeh qeveria shqiptare minoritetit grek ne Shqiperi.


    PS:Pasi ketu ne forum kishte mjaft te dhena per qamerin,prap mendova ta fus kete pasi ia vlen te lexohet,ishte e permbledhur

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •