Thyama - Ama e Thyer - Ama e Çame - Çamëria, të zgjohet!
Sa më shumë të ngritet zëri i Çamërisë botërisht!
Jemi të gatshëm për formimin e një organizate të Çamërisë Shqiptare! Gjiri i Artes - Preveza rënkon...!
Zbardh Ditë e Bardhë e Abërit!
Thyama - Ama e Thyer - Ama e Çame - Çamëria, të zgjohet!
Sa më shumë të ngritet zëri i Çamërisë botërisht!
Jemi të gatshëm për formimin e një organizate të Çamërisë Shqiptare! Gjiri i Artes - Preveza rënkon...!
Zbardh Ditë e Bardhë e Abërit!
Të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit Shqiptar,
desha të tegoj një gjë të cilën ma treguan prindërit.
Prindërit e mi kishin qenë në Pargë, në vitin 1978, dhe më treguan se kishin dëgjuar shumë njerëz duke folur shqip. Madje edhe nëpër dyqane, por gjithmonë duke folur me zë të ulët për të mos dëgjuar forcat e sigurimit shtetëror.
Ndoshta duket një gjë e cila nuk duhet të përmendet në Forum, dhe kjo i përket familjes sime, por unë mendoj të kundërtën.
Këtë e tregova me qëllim që kush nuk e ka ditur, tani ta dijë se Çamët ruajnë zakonet e tyre, por janë të shtypur në mënyrë mizore, ashtu sikurse ishin shqiptarët e Kosovës nën Serbinë, madje çamët edhe më keq janë. Nuk kanë as pari e cila do ngriste zërin, dhe asnjë organ shkollor në gjuhë amtare, dhe asgjë.
Ata duhet fituar guximin që të ngrisin zërin e tyre kundër pushtimit grek.
Leka nga Prishtina
Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.
ah more Leke!
Ajo peshperitje e cameve nderveti eshte e vertete, po sikur te kishin nje shkollim te larte ne gjuhen amtare, apo universitet, ndryshe do te kishin folur ata edhe na ne ndihme te tyre...por ja qe na mungon kjo hallke shpetimtare per tu lidhur direkt, per boterimin e lirive e te drejtave te tyre. Jo qe eshte keq, ajo qe thua nga prinderit tuaj, por, sikur te gjindeshin edhe kamermane, e te shohim boterisht, kur shqiptari ne greqi, nuk guxon as te flasi ne gjuhen amtare! Ky eshte tmerri i shekullit te ri e milieniumit te ri! Te ia ndalosh gjuhen amtare, te folurit njeriut sot
te ia ndalosh shkollimin ne gjuhe amtare - keto i ben vetem greku! Ai tejkalon te gjithe okupatoret tjere, por do t'i vie rendi edhe atij...
Geixh-Nanos: Në Shqipëri 30% e popullsisë janë grekë
TIRANË- Nikolas Geixh rrit në 30 për qind shifrat e minoritetit grek në Shqipëri. Përfaqësuesi i lobit grek, Nikolas Geixh i ka deklaruar kryeministrit Fatos Nano se popullsia e minoritetit kap shifrën e 30 për qind në total me numrin e popullsisë në Shqipëri. Njëkohësisht Geixh i ka kërkuar kryeministrit Nano që regjistrimi i saktë i popullsisë në Shqipëri duhet të realizohet mbi bazën e përkatësisë fetare dhe etnike, nga ku mund të vërtetohet një fakt i tillë. Dy ditë pas takimit Geixh-Nano është shpallur një pjesë e “engimës” së bisedës, si dhe të përplasjeve mes tyre për çështjen e minoritetit grek në Shqipëri. Sipas disa burimeve mësohet se qëndrimeve të mbajtura nga Geixh, kryeministri shqiptar Fatos Nano iu është përgjigjur, duke hedhur poshtë shifrën e popullsisë së minoriteteve, të shprehur në përiqndje. Në këtë takim mësohet se Nano i ka deklaruar se “sipas të gjitha statistikave të organizmave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vetëm 1,4 për qind e popullsisë në Shqipëri i përket të gjitha minoriteteve”. Gjithashtu kryeministri shqiptar i theksuar amerikanit me origjinë greke, publicistit Geixh se Këshilli i Europës ka vlerësuar qeverinë për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ndërkohë që Geixh ka vazhduar të mbajë të njëjtin qëndrim edhe në takimet që ka patur në ministritë e tjera. Në ballafaqimin me ministrin e Arsimit, Luan Memushi, sipas burimeve të mediave përfaqësuesi i lobit grek në SHBA ka kërkuar hapjen e shkollave publike greke në Shqipëri. Një kërkesë e tillë, mësohet se është kundërshtuar nga ana e ministrit të Arsimit, Memushi, i cili nuk ka qenë dakord me idenë e hapjes së shkollave publike në gjuhën greke, të financuara nga shteti shqiptar. Memushi ka hedhur idenë e hapjes së shkollave jopublike, private greke, ku disa prej tyre kanë kohë që janë hapur.
Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.
Ceshtja Came
Sapo lexova ketu se te gjithe ju bashkeatdhetar te mi te nderuar dhe te cameve, jeni te gatshem qe te ndihmoni ceshtjen came, por nuk e dini menyren se si ta beni kete gje.
Kete pune duhet ta bej shteti shqiptar por edhe populli yne kudo qe eshte.
Se pari duhet te sigurohet kthimi i menjehershem i cameve qe aktualisht gjenden ne Shqiperi ne Cameri dhe kthimi e kompensimi per pronat e tyre.
Se dyti te hapen shkollat dhe universitetet ne gjuhen shqipe ne Cameri dhe poashtu te fillojne lutjet e ortodokseve shqiptare ne Cameri ne shqip.
Se treti shteti shqiptar por edhe populli jone, pra te gjithe ne duhet te kontribuojme sa me shume qe ne Turqi te arrijme se pari te krijojme shoqaten e Cameve qe aktualisht gjenden ne Turqi (sepse sic e dijme nga marreveshja e Greqise me Turqine per shkembimin e popullsise e vitit te 1945 jane derguar qindramijera came myslimane dhunshem per ne Turqi) e cila te mundesoj dhe organizoj kthimin e tyre ne token e tyre dhe poashtu tu kthehen pronat edhe atyre ashtu sic u jane marre dhunshem.
Menyrat qe seicili nga ne mund te ndihmoje ne ceshtjen came jane te ndryshme psh pervec politikaneve nga te cilet duhet pritur me shume dhe te cilet duhet te bejne shume me shume edhe komuniteti i jone sidomos ne Amerike merite e te cilit eshte edhe diskutimi dhe angazhimi i qeverise amerikane ne Kongres, por edhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane mund ta ndihmojne ceshtjen came njelloj si me ate te Kosoves para disa viteve duke sensibilizuar opinionin nderkombetar per kete gje me shfrytezimin e njohjeve tona me boten duke ju bere te ditur atyre problemin cam, shkrime neper gazeta te botes etj etj.
Poashtu sic e permenda edhe me larte krijimi i shoqates Came ne Turqi sa me heret qe eshte i mundur eshte nje gje qe jo vetem shteti jone mund ta bej por edhe vet ne duke pasur parasysh se ne Turqi ne kemi nej komunitetit prej pese milionesh , merite e te cilit eshte edhe angazhimi i qeverise turke i koheve te fundit per ceshtjen came.
Pastaj shoqata Marko Bocari e shqiptareve te Greqise dhe poashtu edhe gjithe komunitetet tona ne gjithe boten.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit Shqiptar,
Pajtohem me fjalët e Dodonit, për formimin e Shoqatës Çame në Turqi, për qëllimet e poshtëpërmendura.
Desha vetëm të ju njfotoj e njëkohësisht të ju pyes në e kam mirë apo jo.
Këto ditë do të filloj të angazhohem për formimin e Organizatës Jo-Qeveritare Rinore "Janina", e cila do punojë për projekte rinore.(kështu mendoj ta paraqes publikisht), kurse në prapavijë do punojë pë çështjen tonë kombëtare, e më në veçanti për çamët, sepse po të paraqitet publikisht Shoqata për Çështjen Çame, sepse është ilegale angazhimi për nxitjen e trazirave në shtet.
Mendoni se e kam mirë, apo duhet të presim edhe pak.
Leka nga Prishtina
Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.
O burra, kurrë, kurrë nuk mund të fitohet Chamëria pa shkrepur plumbin kundër përdhunosjes të së drejtës shqiptare në pjesën Chame. Qofshim gjallë e do të shohim se vërtetë gryka e pushkës është mjeti i vetëm me tëcilin kupton greqia apo kushdo tjetër...të paktën unë mendoj kështu...
Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.
Qamet mbajne qelesin e te gjitha pyetjeve te pakjarta qe kane varros deri me tani historine e Shqiptarise.
Kjo eshte edhe arsyeja pse Greket e mbajne kete qeles te burgosur 100%.
Kjo eshte edhe arsyeja pse sot shume pak Shqiptar besojne, apo as qe kane ndegjuar se Leka i Madh (Aleksandri) ishte Shqiptar.
Si ta zgjedhim kete problem? Me pushke, apo me politik. Ne nuk mund ta zgjedhim kete problem me asnjeren. A do te thote kjo se ne duhet te rrime duarkryqe, siq kemi nejte deri me tani. Jo. E qka mund te bejme.
Ne duhet te shiqojme menyrat dhe koridoret e bashkpunimit me Qamet dhe gjithe Shqiptaret tjere ne Greqi. Duhet te mundohemi te bejme aqe sa mundemi te bejme. Pra duhet te shiqojme te gjitha metodat kulturore, arsimore, shpirterore, apo qfaredo metode qe lidh Qamet me Shqiptaret e viseve tjera.
Vetem shiqoni lidhjet kulturore-artistike mes Shqiperise dhe Kosoves. Jane me te vertete per lavdata. Pra nje bashkim i llojit te till duhet te jete synimi yne i tanishem. Une jam i vetedijshem se edhe kete synim Greket do ta kundershtojne me te gjitha forcat. Perseri ne duhet te bejme aqe sa mundemi.
A ka ndonje optimizem ketu?
Natyrishte se ka. Optimizmi apo shpresa qendron ne ate qe deri me tani na ka demtuar me se shumti-Evropa.
Evropa eshte duke u bashkuar dhe nuk do te ndalet. Kosova, Shqiperia dhe te gjitha vendet Shqiptare, te gjitha vilajetet do te quhen Evrope. Ne kete menyre ne te gjithe do te bashkohemi. Pra eshte e domosdoshme qe ne te bashkohemi ne menyre shpirterore dhe kulturore se pari, e me vone ia leme Evropes ta permiresoj gabimin qe vete e beri.
Nderime,
...zgjidhja e cështjes çame, fillon në Çameri! Me çfarë do të fillon na tregon koha... Kjo nuk do të thotë se bëhet vetëm nga çamët...sa të vëhen kufinjtë me sllavët, prej veriut, do të shkojmë kah jugu për ta freskuar me gjak të ri Prevezën...
Ceshtja Came, tanime eshte nderkombetarizuar dhe te gjitha qarqet me rendesi ne politiken boterore e njohin problemin cam.
Qe te gjithe ne e vecanerisht vet Camet, sepse atyre ju takon edhe me shume te flasin dhe te ngrejne zerin e vet, natyrisht me gjithe perkrahjen,mbeshtetjen deri ne gjithcka te te gjithe shqiptareve te viseve te tjera.
Te gjithe Cameve se pari (edhe pse cmoj lart organizimin e tyre te deritanishem) ju kisha kerkuar nje riorganizim hala me te madh te tyre e kam fjalen per camet neper bote (sepse te Camet qe aktualisht gjenden ne Shqiperi ekziston nje organizim shume i mire), dhe nje bashkepunim me i madh ndermjet tyre ne krijimin e nje shoqate gjitheperfshirese te Cameve ne bote, si dhe te bejne me shume presion natyrisht edhe me ndihmen e te gjithe shqiptareve te viseve te tjera ne politikanet shqiptare (edhe pse deklarata e fundit e Zotit Meta ishte shume per tu vleresuar kur tha se ky vit do te jete vit i zgjidhjes se ceshtjes came), e pastaj edhe ne ata europerendimore dhe amerikane qe ti shtyjme ata qe tu kthejne pronat dhe tu japin te drejtat te gjithe cameve dhe shqiptareve tjere ne viset tjera shqiptare.
Pershendetje
Letra e shqiptaro-amerikaneve ishte shume e qelluar dhe patjeter qe do te sjell rezultate.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Më lejoni t'ju felenderoj të gjithëve për aktivizimin në çështjen Çame. Pa humbur kohë, unë jam gati të aktivizohem për të drejtat dhe lirinë e Çamëve në Greqi dhe anembanë botës. Tani ndodhem në Los Angeles, pak larg, por megjithatë mund të jem në ndihmë këtu në SHBA. Nëse ke nevoj për ndonjë gjë në Amerikë, si në lidhje me Washington ose me ndonjë qarkë tjetër politik në SHBA Lekë je më shumë se i mirpritur të më kërkosh për ndihmë. Siç e ka filluar edhe Leka, Dodoni, dhe të tjerë, unë mendoj se tani është koha që të paktën në këtë forum të fillojmë të flasim për gjëra konkrete, për një akivizim konkret brënda mundësive të secilit. Të fillojmë të mendojmë se ç'do të bëj. Në rradhë të parë, kush i njeh shoqatat Çame do të ishte në ndihmë nëse na i bën të njohur neve, në mynyrë që të fillojmë një bashkim të tyre. Të dalim me një rrugë, me një politik të përbashkët, dhe të aktivizohemi.
Shumë, shumë Nderime
drini
per mua çeshtja çame eshte shume e ngaterruar dhe nuk eshte e lehte qe te zgjidhet sepse ketu kemi te bejme me nje shtet si grqia ,e cila i ka krahet te mbuluara nga fuqi te medha qe bejne ligjin ne bote si p.sh. anglia.per vite te tera anglia ka mbajtur anen e greqise.m.gj.th.ketu ndikon edhe serioziteti dhe angazhimi i qeverise shqiptare per kete çeshtje.prandaj shqiptaret duhet te bejne kujdes per çdo hap te tyre,sepse nje hap i gabuar do te ishte nje pengese per te hyre ne BE.
Të drejtë ke Rigelsi. Mirë është që ne të këshillohemi për çfardo lëvizje që të bëjmë sepse, pasojat mund të jenë të shumta. Megjithastë, edhe pse greqia ka shumë mbështjetje, kjo s'duhet të na lërë që të mposhtemi. Mynyra sesi mund ti paraqesim kërkesat mund të na i vërë letrat e duhura në anën tonë.
nderime
drini
Pershendetje te gjitheve
Leke pershendes idene tuaj, dhe nuk eshte ilegale fare se pari as edhe nga vet konventat nderkombetare (kur dihet se sa dhe si Greqia i ka shkelur keto te drejta ne Cameri), dhe organizata juaj ne rradhe te pare apo si te them ne paraqitje te jashtme do te ishte ne mbrojtje te te drejtave te mohuara te vellezerve tane ne Cameri (sepse edhe po deshem ne me teper per momentin nuk mund te bejme asgje me shume) dhe pastaj hap pas hapi ne nje te ardhme jo te larget te arrihej edhe bashkimi kombetar me Camerine pas atij te Kosoves dhe Maqedonise. Pra, pa frike Leke fare, sepse ajo nuk eshte asgje e keqe dhe nuk shkakton trazira dhe nuk mund te mendohet si e tille dhe as te vleresohet si e tille nga askush me konventa nderkombetare (e drejta eshte ne anen tone Leke). Prandaj ju uroj sukses Leke, vetem filloni te punoni sepse me pune arrihen te gjitha.
Drini, kontributi i jone ne US do te ishte shkrime ne shtypin amerikan ne lidhje me ceshtjen came (pra presion politikes amerikane dhe nderkombetare), se pari per te kthyer camet e shperngulur dhunshem dhe pronat e tyre si dhe hapjen e shkollave shqipe dhe lejimi i perdorimit te shqipes ne administrate, kisha e xhamia dhe kudo i shqiptareve te Camerise dhe te pjeseve te tjera te Greqise, poashtu edhe ti tregojme botes te verteten historike se Epiri ka qene gjithmone shqiptar edhe pse kjo gje eshte e ditur nga historianet, por ta cekim ne gjithmone kete sepse eshte shume e nevojshme sidomos duke pasur parasysh nje propagande te rrejshme te disa qarqeve shoviniste greke ne lidhje me kete ceshtje.
Sipas informacioneve qe une kam, para disa javesh disa historiane greke ne Koha Jone u shprehen se Greqia duhet tu njoh te drejten e gjuhes, shkolles cameve dhe kthimin e atyre te shperngulurve, si dhe deklarata e zotit Meta e para disa ditesh se ky vit do te jete i vit i zgjidhjes se ceshtjes came jane pozitive qe tregojne se gjerat po ecin perpara me ceshtjen came,, edhe pse kjo eshte dashur te behet shume me heret.
Pra, shkrime, botime, por edhe financiarisht (sidomos komunitetet shqiptare jashte) duhet te ndihmojme ceshtjen came, financiarisht e kam fjalen per botimet sidomos ne anglishte per ceshtjen came qe ne mund te financojme poashtu edhe per organizimin e nje shoqate gjitheperfshirese te Cameve neper bote.
Pershendetje te Gjitheve
Rrofte Shqiperia e Bashkuar.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit,
Ju falënderoj shumë dhe çmoj përkrahjen që më jepni në iniciativën për formimin e Shoqatës Janina.
Ju njoftoj se jam duke përgatitur dokumentet e duhura dhe shpresoj se së shpejti Shoqata do të regjistrohet.
Kam një lutje për ju,
Ju lutem më ndihmoni që në një të ardhme të hapet dega edhe në Tiranë, apo të bashkëpunojmë me Shoqatat atje, që merren me këtë çështje.
Ju falemnderit.
Leka nga Prishtina
Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.
çeshtja çame per mendimin tim duhet marre me shume parasysh nga qeveria shqiptare.dihet qe barren me te madhe e ka qeverija.nuk dua qe te hap politike por ne kohen qe çamet erdhen ne shqiperi shumica e njerezve edhe i ka share.nuk jane treguar dhe aq shume patriot me ta.perkundrazi ata jane sjellur me ta sikur te ishin rrefugjate.keto qe po ju them nuk jane per tu permendur por nuk duroj dot qe ta mbaj brenda:kur erdhi gjyshi im me gjithe familje per ne shqiperi nuk kishim as te hanin as te pinin e as nje gje prej gjeje.nuk i ndihmoi asnje vendas.atehere ishte dimer dhe moti ishte me shi.ngaqe nuk kishin strehim kane ndejtur ne mes te shiutposhte nje ure te shkumbinit plot gjashte muaj.kjo nuk eshte pak.eshte e njejta gje sikur te vesh tek shtepia e vllait tend dhe te te perzeri nga shtepi.eshte nje gje e pabesueshme.po ja qe ne shqiptaret e bejme nje gje te tille.edhe une me mendimin tuaj jam.por une po iu pyes nje pyetje si mund te ngrejme ze per çamirine kur ne nuk jemi te bashkuar me njeri tjetrin?a nuk eshte e njejta gje kjo sikurse ajo ne kohen e skenderbeut? besoj qe te me kuptoni drejte...
Leka, pershendetje dhe ju uroj pune te mbare.
Rigels pershendetje edhe juve, eshte fakt qe ne jemi nje komb i vuajtur dhe ndaj dhembjen me juve per vuajtjet, por kjo ka ardhur si rezultat i punes se stergjysherve tane per te tjeret dhe jo per veten e tyre dhe per ne duke filluar nga Stefan Nimani, Stefan Dushani per sllave, gjithe ata kryeministra shqiptare te Otomaneve, Marko Bocari, Andrea Miauli etj per greke, dhe tani te gjithe ne me gjithe shpirtin duhet te punojme me shume per veten tone, per femijte tane, dhe brezat qe do te vijne dhe ne njefare ti leme anash ato cfare kane ndodhur ne te kaluaren.
Rigelsi me qe edhe qenke ne Stamboll, dhe atje ndodhet nje komunitet i madh cam, a mund qe ju dhe te gjithe shqiptaret tjere atje te krijojne organizaten e tyre atje dhe te perfshihen ne nje organizate gjitheperfshirese came.Kjo do te ndihmonte shume ceshtjen. Vetem me pune arrihen te gjitha.
Pershendetje
Rrofte Shqiperia e Bashkuar
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
dodoni ke te drejte vlla.ne tashme duhet qe te shikojme te tashmen.ato qe kane ndodhur kane ndodhur tashme dhe ne nuk kemi ç'te bejme.sa per ate organizaten çame nuk kam degjuar shume ketu por do te mundohem qe te bej gjithça qe eshte e mundur.ia kalofsh mire....
U mblodh sot ne Tirane kryesia e SHOQATES POLITIKE ATDHETARE CAMERIA.
Ne kte mbledhje te radhes departamentet pasqyruan punen e ber deri tani dhe detyrat qe dalin ne te ardhmen.Zoti Selman SHeme kryetari i SHPA CAMERIA pershendeti deshiren e shprehur nga bashkatdhetaret tane per krijimin e degeve te shoqates ne vende te ndryshme te botes.Ai theksoi se krijimi i ketyre degeve mund te behet vetem me aprovimin e qendres pasi te jete pranuar statuti per te pasur keshtu nje koordinim me te mire te perpjekjeve per zgjidhjen e problemit cam.
Ndryshuar për herë të fundit nga bucibuci : 25-01-2003 më 20:28
Pershendesim Shoqaten Politike Atdhetare Cameria,
Do te kisha kerkuar nje angazhim me serioz Shoqates Cameria dhe te gjithe shqiptareve ne lidhje me ceshtjen came, duhet te dijme se vetem me pune arrihen te gjitha, prandaj te punojme qe te gjithe.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt