Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 155
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet në Bllog
    17
    Ja si mund te zgjidhet ceshtja came


    Nga Mentor Nazarko


    Politika e re greke, politike realiste

    Informacioni, qe boton "Korrieri", ne kuadrin e dosjes per pronat e shqiptareve ne Greqi, eshte nje tjeter deshmi e asaj qe tashme ne vendin fqinje ka nje realitet shteteror ne pergjithesi largpames per politiken e jashtme greke perkundrejt rajonit, vendeve te vecanta dhe problemeve me to. Sic duket prej tij, qarqet e specializuara greke i kane ofruar vendimmarresve nje pakete zgjidhjeje per ceshtjen came, qe duhet marre seriozisht, qofte prej autoriteteve shteterore shqiptare, qofte edhe prej te interesuarve, shoqates Cameria, qe perfaqeson subjektin me te organizuar perfaqesues te interesave te cameve ne Shqiperi.

    Pse themi qe ka ndryshime ne politiken zyrtare greke? Afirmimi i dyshes Simitis- Papandreu ne dy pale zgjedhje, i politikaneve te tille si Avramopulos, etj, besueshmeria qe ata imponojne ne planin e brendshem, por edhe te jashtem, hapja me Turqine, goditja e terrorizmit me ngjyra politiko- nacionaliste- fetare, sic ishte "17 nentori", si edhe nje varg ceshtjesh te tjera qe mbajne vulen progresiste te kesaj qeverie, mjaftojne. Ne fund te fundit, edhe rritja e ekspansionit te ekonomise greke ne rajonin tone, ku operojne sipas statistikave zyrtare greke rreth 3500 nderrmarrje te mesme dhe te vogla, dhe rreth 20 te medha, eshte deshmia me kuptimplote e kesaj politike realiste qe ka ne baze te saj venien e ekonomise ne plan te pare. Ekonomia sot, megjithese ne shtypin shqiptar ka komentatore qe nuk e kuptojne ate dhe aresyet e saj i duken bizantine, eshte instrumenti kryesor i depertimit te politikes greke ne rajon ndryshe nga dikur nepermjet fese, apo ideve. P.sh a do te mund te imponohej politika greke ne Shqiperi, nese ne terrenin e saj ekonomik nuk do te ishte vendosur nepermjet ndermarrjesh ende me pronesi shteterore, kontrolli mbi tregun e naftes, mbi ate bankar, mbi telefonine celulare qe ofron mbi 40 perqind te tregut te publicitetit ne masmediat shqiptare? Nje bum i tille ekonomik, shpjegojne cudine pse realpolitika greke i eshte imponuar me sukses ne kete kurs zhvillimi properendimor, nje kishe fondamentaliste si ajo e vendit te vet, qarqeve te egra nacionaliste te se majtes dhe te se djathtes, me mjaft influence ne opinionin publik. Nuk ka cudi pra, qe kjo politike te kete nje zgjidhje poshte tavolines edhe per ceshtjen e pronave shqiptare ne Greqi, qe luhatet ne vleresime nga 1 miliard ne disa miliard dollare e qe kapercejne shumefish, totalin e ndihmes greke per Shqiperine. Ekzistenca e zgjidhjes greke, pervec pranimit te saj ne kontakte te rezervuara te nivelit te larte, duket e vertete per disa aresye: se pari nga permasat e problemit; se dyti nga fakti qe ky problem eshte i lidhur me nje element absurd ne marredheniet tona sic eshte nje ligj lufte ne shekullin e 21-te; se treti se Greqia ka probleme analoge me Turqine, qe si kunderpeshe ndaj pretendimeve pronesore te grekeve e mbeshtet edhe kauzen came; se katerti se megjithe heshtjen e blere shqiptare, koniunkturen e pafavorshme sic justifikohen edhe drejtuesit e shtetit komunist, por jo vetem ata, e drejta e prones eshte e perjetshme; se pesti, se e gjithe kjo histori do te paragjykonte marredheniet e Greqise me njerin nga faktoret me te rendesishem ne rajon sic jane shqiptaret dhe per kete Greqia e Simitisit eshte e ndergjegjshme. Se gjashti, se pas sensibilizimit edhe te qarqeve te rendesishme te opinionit publik dhe vendimmarres ne planin nderkombetar nepermjet faktoresh joshteterore si NAAC, Greqia do te vihej edhe njehere tjeter ne nje drite shume negative, ne arenen nderkombetare. Thesi u hap, por ai nuk mund te mbaje brenda minarene.


    Qeveria shqiptare dhe opsionet e saj


    Nderkaq, askush nuk t'i dhuron gjerat falas dhe sic shihet edhe ne informacionin e rezervuar, ne kembim te kesaj oferte qe qarkullon ne nivelet e larta te politikes greke, pritet te paraqiten edhe kerkesa te tjera shtese nga fqinji verior. Me kujtohet reagimi i zotit Xoaxopulos, ish ministri i mbrojtjes se qeverise se pare Simitis, ne takimin me Meidanin, kur ky i fundit i tha: " Ka ardhur koha qe ligji i luftes te hiqet, sepse biznesi i vendeve tona nuk mund ta kuptoje nje gje te tille". "Po, -tha Xoaxopullos ne kunderpeshe,- mendoj se ka ardhur koha qe te diskutojme per te gjitha ceshtjet qe na shqetesojne ne tavoline!?".

    Pa e zgjatur: informacioni, permasat financiare te ceshtjes, nderkombetarizimi i saj, presioni i opinionit publik shqiptar, duhet te nxisin nje pergatitje serioze te politikes shqiptare. Eshte i kuptueshem reagimi publik i zotit Meta, duke komentuar situaten ne kufi, perballe nje Greqie qe ka ne dore Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit, por kjo nuk do te thote qe kancelaria e shtetit shqiptar te jete e papergatitur per tu perballur me zgjidhjen e nje ceshtjeje te tille si ajo e pronave. Opsionet qe hidhen ne tavoline, do te ishin disa, pas kerkeses per abrogimin perfundimtar te ligjit te luftes qe bllokon zgjidhjen e ceshtjes se pronave sic edhe e pranon edhe materiali i rezervuar .

    Opsioni maksimal dhe i papranueshmi: kthim i te gjithe shqiptareve ne pronat e tyre.

    Realisti. Pas nje procesi verifikimi, kompensim i menjehershem i vleres se shitjes, plus interesave te perdorimit per gjashtedhjet vjet. Shuma totale e kompensimit do te ishte megjithate e veshtire per tu shlyer ne nje here te vetme.


    Opsioni me realist. Njohja dhe kompensimi ne nje afat te mesem dhe ne forma qe do te negocioheshin.


    Shoqata Cameria

    Po te interesuarit, shoqata Cameria, cfare pergatitjeje kane ne funksion te ketij ndryshimi te mundshem ? Eshte per te ardhur keq, kur sheh sesi nje shoqate e tille manipulohet ende me idera absurde, si ajo e heqjes kolektive te shtetesise shqiptare nga shteti yne.

    Kjo eshte nje ide absurde, sa kohe qe nuk ka kohe sipas thelbit te ligjit grek, per regjistrimin e pasurive te patundshme. Ka vetem nje vit kohe per reklamimin e pasurive te tilla, dhe me pas kjo histori mbyll kapaket e vet, per t'i bere akoma edhe me hermetike se me pare. Nje histori e tille heqjeje shtetesie do te kerkonte dhjetra vjet per te pergatitur dhe shqyrtuar praktikat individuale te te gjithe cameve apo shqiptareve te tjere, qe do te kerkonin lenien e shtetesise se tyre baze.

    Nje kerkese e tille eshte absurde -dhe ketu kemi arritur ne thelbin e absurditetit, -sepse nese ka patur dekret kolektiv te vitit 1953 per tu dhene shtetesi shqiptare cameve te debuar, ne demokraci nuk mund te kete dekrete kolektive per heqjen e saj. Shtetesia eshte nje status juridik individual dhe per marrjen dhe lenien e saj, sipas kushtetutes duhet te kete kerkese individuale te te gjithe te interesuarve. Pra shoqata duhet t'i pyese te gjithe anetaret e vet te rinj dhe te vjeter, ndoshta edhe ne nje referendum sepse nuk shihet ndonje mundesi reale.

    Edhe sikur te hiqej shtetesia, gje praktikisht e pamundur dhe antikushtetuese, dhe Presidenti qe do ta bente nje gje te tille do te hynte ne histori si antikombetar, kjo nuk do te thoshte se camet do te fitonin automatikisht shtetesine greke. Duke kerkuar ndjese per injorancen historike,- nuk di nese ka ndonje dekret kolektiv grek per heqjen e shtetesise greke te cameve-, mund te them me siguri se ligji grek, si te gjithe ligjet e botes, ne ate periudhe te Luftes se Ftohte, duhet ta impononte nje gje te tille si heqja e shtetesise greke per camet. Kjo per aresyen e thjeshte sepse camet, shkonin ne nje vend armik si Shqiperia, ku do te benin sherbim ushtarak, etj, elemente qe sipas kuadrit ligjor per raste te tilla, sjellin automatikisht humbjen e shtetesise.

    Ka nje rruge te vetme per t'u ndjekur ne plan privat, krahas shpreses per zgjidhje politike te problemit: Ndertimi i nje precedenti juridik nepermjet nje rasti te fitimit te pronave ne rruge individuale ( ka raste te tilla; ankimimi po ne rruge individuale ne tre shkallet e drejtesise greke mund edhe te kete raste te tilla mes cameve), dhe me pas ankimim i ceshtjes ne Strasburg, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut.

    Realpolitikes greke i duhet dhene pergjigje po me realpolitike. Jo me nacionalizem, por me ceshtje pronash, zgjidhja e te ciles per nga permasat, do te krijonte nje tabllo tjeter te marredhenieve midis fqinjeve. Do te shlyente nje borxh historik dhe do te mbyllte nje kapitull te dhimbshem dhe tragjik te historise se marredhenieve tona.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 08/27/2002
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Pse jemi kaq te denuar si popull ne shqiptaret?
    Pse?
    Pse jemi bere cope cope dhe as nuk na dhimbset vetja? PSe jemi kaq indiferente per fatin tone?
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Puhizës

    E nderuar Puhizë,

    Mendoj se jemi bërë copë-copë sepse kanë ndikuar si faktorët e jashtëm ashtu edhe të brendshëm.

    Ndoshta e kuptove që në fillim se ç'desha të të them.

    Nga jashtë dihen faktorët, fqinjët. E nga brenda... dihen edhe nga brenda (edhepse ndoshta jo me emra e mbiemra), enveristët, pro-grekët, pro-serbët, pro-maqedonasit, pro-malaziasit, etj. pro-pro...

    Një përgjigje e thjeshtë e cila po përsëritet shumë, por assesi të arrijë qëllimin.

    Ndoshta ti pyete në formë elegjike, por ja se unë e injorova elegjinë dhe të jam përgjigjur, Puhizë e nderuar, por a nuk mendon edhe ti si unë, e shumë të tjerë në Forum?
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet në Bllog
    17
    Ky mesazh me ka ardhur me email dhe pretendon te jete editorial i shkeputur nga gazeta "Bota Sot"


    ÇAMËRIA SHQIPTARE

    Kongresi Amerikan e ka ngritur kohët e fundit Çështjen Çame, pra çështjen e rikthimit të pronave Shqiptarëve Çamë të përzënë padrejtësisht me dhunë nga Greqia. Kuptohet, këmëngulja e Amerikës për të vënë në vend drejtësinë që Shqiptarëve Çamë iu është mohuar që nga Lufta e Dytë Botërore e deri sot, e ka tronditur Greqinë. Në sytë e opinionit botëror ka dalë në pah me forcë fakti se Çamëria është Shqiptare dhe se Shqiptarëve të Çamërisë vazhdon t u mohohet Vatra Amtare, të cilën ata e banuan prej mijëra e mijëra vjetësh duke i dhënë Kombit Shqiptar figura të përmasave të Pirros së Madh, të cilin rilindasit tanë e thërrisnin me emrin Burri. Çamëria, Thesprotia e famshme Ilire, Çamëria gjithmonë Shqiptare, ka qenë pjesë e Shqipërisë, në kuadrin e Vilajetit të Janinës deri në vitin 1913 kur Konferenca e Londrës ia dha në mënyrë arbitrare Greqisë, vit kur për herë të parë aty u vendosën forcat ushtarake greke. Spastrimi etnik i Çamërisë ka njohur tri valë të mëdha. Një valë e spastrimit ka ndodhur në vitet 1870-1880. Një valë tjetër e madhe ka ndodhur në vitet 1922-1923, ndërsa vala e tretë është ajo menjëherë pas largimit të trupave gjermane nga Çamëria. Kjo valë vazhdoi nëpërmjet një fushate të drejtuar nga Napoleon Zerva gjatë viteve 1944 dhe 1945. Shpërngulja e tretë e madhe e Shqiptarëve është konsideruar si përfundimtare nga Greqia, e cila nuk e ka njohur asnjëherë pakicën Shqiptare në Çamëri. Problemi i Çamërisë është ngritur në Konferencën e Londrës me 2 janar 1913 nga përfaqësuesit Shqiptarë Rasim Dino e Mehmet Konica. Ai është shtruar edhe në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë më 1924 nga Fan Noli e pastaj nga Mehdi Frashëri. Gjatë Kohës së Zogut është ngritur sistematikisht në nivele diplomatike Çështja e Çamërisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë diktaturës komuniste, në Shqipëri Çështja e Çamërisë është nritur vetëm nga Komiteti Antifashist i Çamërisë që ka funksionuar në vitet e para pas Luftës. Regjimi komunist heshti ndaj Çështjes së Çamërisë, dhe ky problem mbeti vetëm nëpër enciklopeditë perëndimore, të cilat, pothuaj pa përjashtim, e kanë marrë në konsideratë të vërtetën për Çamërinë dhe pakicën Shqiptare në Greqi. Në Çamëri kanë vazhduar të banojnë vetëm Çamët e përkatësisë religjioze ortodokse, të cilët nuk guxojn ende ta shpallin zyrtarisht përkatësinë e tyre Shqiptare ngaqë kjo është antikushtetuese në Greqi dhe dënohet ashpër me burgim. Qeveria e Berishës e ngrit zyrtarisht Çështjen e Çamërisë pas pesëdhjetë vjet heshtjeje. Vitet e fundit Çështjen e Çamërisë e ka ngritur Qeveria e Turqisë. Ndërsa zhvillimin më të lartë Çështja e Çamërisë e ka pasur me ngritjen e saj nga Kongresi Amerikan, inicuar personalisht nga Senatorja Hillari Klinton, ish Zonja e Parë Amerikane në një debat ku e morën fjalën disa Senatorë Amerikanë. Pengesa më e vështirë juridike për rikthimin e Çamëve tani konsiderohet Ligji Grek i Luftës me Shqipërinë i miratuar me 1940 kur Italia e sulmoi Greqinë nëpërmjet tokës sonë të cilën Italia e kishte pushtuar një vit më parë, i njohur si ligji 2623/1040. Me 1987 qeveria e Papandreut e abrogoi (shfuqizoi) Ligjin e Luftës, por meqë abrogimi nuk u paraqit asnjëherë në Parlamentin Grek ai mbeti pa forcë juridike, pra duke lënë në fuqi deri sot e kësaj dite Ligjin Grek të Luftës me Shqiperinë të vitit 1940, Ligji 2623/1940, për çka gazeta jonë kombëtare "Bota sot" ka shkruar sistematikisht. Në një kohë kur Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe pretendon se përfaqëson frymën e kësaj organizate në Gadishullin Ilirik mbajtja në fuqi e një Ligji të Luftës me një vend fqinj që nuk përbën asnjë lloj rreziku për askënd, është më tepër se një bumerang për Greqinë. Sidomos në kushtet kur Shqipëria funksionon totalisht si një aneks politik dhe ekonomik i Greqisë, me një qeveri dhe administratë kuislinge greke, që është krejtësisht emërtesë e Athinës, nga kreu deri në fund, ku monarku fetar grek i Shqipërisë, Janullatos, nga pozita absolutiste totalitariste, e ka shndërruar Shqipërinë në Tokë të Kishës Greke, mbajtja e Ligjit të Luftës është një absurditet i pa precedent. Kështu shfuqizimi i Ligjit të Luftës e heq edhe pengesën e vetme juridike për rikthimin e pronave Shqiptarëve të Çamërisë si dhe kompensimeve të tyre për shfrytëzimin gjatë rreth 60 viteve nga Greqia, pra bëhët fjalë për miliarda e miliarda dollarë që duhet t iu shpërblehen Shqiptarëve të Çamërisë, krahas rikthimit të tokave, shtëpive, pasurive të tjera të tyre. Ndërkohë Çamëria, kjo hapësirë përjetësisht Shqiptare, është një nga zonat më të pasura, më pjellore dhe më turistike të Greqisë aktuale. Në Çamëri ndodhen qytetet dhe krahinat e tyre Janinë, Kostur, Filipiadë, Filat, Prevezë (Artë), Gumenicë, Grebene, Konicë, Follorinë, Meqavë, Naselicë etj. etj.

    Postuar nga nika
    P.s. E kam përshkruar (nuk kam skener) me kujdes - nuk janë gabime por shkrim i qëllimshëm me shkronja të mëdha emrat e Shqiptarëve etj.

  5. #25
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Lekes,

    Deri kur do vazhdoje ky perdhunim i vazhdueshem? Cfare po bejme ne more? Asgje s'po bejme!!! Jemi bere me keq se te paret tane, indiferente ne maksimum.....Si nuk e duam nje cike veten? Per cfare rrojme ne shqiptaret aman? Per cfare?

    Nejse
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Puhizës, dhe jo vetëm saj

    Të nderuar miq,

    Çfarë thoni ju që të bëjmë?
    Është hapur tema në Forum, mbi lindjen e një kombi të ri "Kosovar" i cili çdo ditë e më shumë po i thellon rrënjët e veta duke ngritur kështu murin mes nesh, një murë edhe më të madh se që kishim në kohën e komunizmit enverian e titoian.
    Nuk e di se pse tani të fillojë të zë fillet historike kjo ndarje e pakuptueshme e kombit tonë shqiptar, së cilës "krismën" do ia dëgjojmë më vonë, dhe e cila do na vrasonë pas shpine.
    Kjo ndarje vlenë edhe për çamët, vëllezërit tanë të dashur të cilët shikojnë me sy nga ne, "Tirana dhe Prishtina zyrtare", që të ngrisim zërin në emër të tyre, në pamundësi që asta vet ta bëjnë këtë.
    Dhe ne çfarë bëjmë?
    Asgjë. Kjo çështje shtjellohet vetëm në Forum, dhe askund tjetër. Ata vetëm presin, durojnë pushtimin grek, jetojnë Zoti e di se si, dhe gjithmonë në pamundësi të ngrisin zërin për drejtësi.
    E ne asgjë, flasim e flasim, diskutojmë, por kjo pothuajse po mbetet mes nesh.
    Para ca ditësh lexova në një revistë, se zonja Hillari Klinton paska filluar ta ngrisë zërin për të drejtat e çamëve. Shumë mirë prej saj, i falënderohem nga zemra. Por, çfarë jemi duke bërë ne?
    Që mos ta lëmë vetëm znj. Klinton të merret me këtë çështje?
    A nuk mendoni se do të ishte më e drejtë sikur edhe ne t'i bashkangjitemi asaj?
    Gjithsesi se duhet.
    Tek e fundit, ajo, znj.Klinton, një amerikane, a mos na ka neve shqiptarëve borxh ndonjë gjë që të na ndihmojë?
    Jo.Ne i kemi asaj dhe bashkëshortit borxh për Kosovën.
    Tani përsëri nga familja Klinton na vie një ndihmë, dhe atë për një çështje krejt të panjohur për pothuajse tërë botën, për çështjen çame.
    Ajo i hapi rrugët për konkretizimin e këtij diskutimi që bëjmë ne.
    Dhe ne?
    Ne vazhdojmë të shkruajmë e të shkruajmë, në karrige përpara një makine të çuditshme që quhet "KOMPJUTOR", dhe vetëm presim, duke mos bërë asgjë.
    Të nderuar, unë jetoj në Prishtinë, një qytet sa i afërt aq edhe i largët me Janinën, me tërë Çamërinë.
    Për udhëtim deri atje është e pamundur, dhe shkaku i vetëm dokumentet, maltretimet që bëjnë grekët për viza, dhe jo, në asnjë mënyrë nuk do kisha përtuar të shkoja, të njoftohesha me njerëz, dhe së paku t'u them se çështja juaj ka filluar të shtjellohet, edhe nga e nderuara senatore znj. Klinton, dhe shpresoj që sa më shpejtë të zgjidhet, dhe atë në mënyrën q1% e dëshirojmë ne, dhe assesi ashtu siç dëshirojnë grekët, madje për grekët kjo çshtje është e mbyllur.
    Mua, ju premtoj, po të më ipet mundësia të shkoj në Greqi, do shkoj dhe do vizitoj ato vende shqiptare.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  7. #27
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Çeshtja Çame

    Ceshtja came
    (Pretendimet nacionale dhe pasurore shqiptare ne Greqi)/ Nga Miranda Vickers*/ Nje levizje e vogel, por e zhurmshme, kerkon shpagim per masakren dhe debimin e banoreve etnike shqiptare, muslimane nga territori grek gjate periudhes 1912-1945. Qeveria greke nuk pranon te diskutoje per kete ceshtje, e cila mund te zgjidhej drejtesisht e lehtesisht, ne favor te Greqise. Nderkohe, ka gjasa qe ajo te shfrytezohet nga elemente pro dhe antishqiptare ne Ballkan.

    Hyrje

    Ceshtja shqiptare e koheve moderne lindi si nje ceshtje e rendesishme evropiane me 1991. Ai ishte viti qe deshmoi permbysjen e shtetit njepartiak dhe fillimin e shperberjes se Jugosllavise. Gjate gjithe viteve '90 Shqiperia luftoi per te perqafuar demokracine dhe per te shmangur percarjet e brendshme politike dhe shoqerore, qe e cuan vendin ne prag te luftes civile. Ne kete menyre, pothuajse nje e katerta e popullsise shqiptare u largua jashte vendit, per t'u shpetuar turbullirave te brendshme, varferise dhe papunesise. Nderkohe, i njejti dhjetevjecar i gjeti shqiptaret e ish-Jugosllavise te ndiqnin nje politike paqesore dhe me pas te dhunshme, per t'i shpetuar sundimit sllav dhe per te arritur vetevendosjen. Historikisht, gjurmet e shkakut te vertete te revoltave etnike te shqiptareve ne Kosove (1998-1999), ne Luginen e Presheves (2000) dhe ne ish-Republiken perendimore Federative Jugosllave te Maqedonise (2001) mund te kerkohen ne perjashtimin e ketyre shqiptareve nga shteti i porsakrijuar shqiptar me vitin _1912. Ne nje kohe qe shqiptaret e ish-Jugosllavise kane luftuar per 89 vjet per t'u perfshire serish ne kufijte e nje shteti te bashkuar shqiptar, ekziston nje grup prej rreth 200.000 shqiptaresh, te cilet, per ironi, u gjenden si refugjate brenda Shqiperise. Keta njerez njihen si came.

    Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise veriperendimore, e cila per greket njihet si Threspotia, ndersa per shqiptaret si Cameria. Rajoni perreth lumit Camis shtrihet, ne veri, nga Butrinti dhe gryka e lumit Akeron deri ne Liqenin e Prespes, ne lindje, deri ne malet e Pindit dhe, ne jug, deri ne Preveze dhe gjirin e Artes. Udhetaret britanike te shekullit te nentembedhjete, sic jane lord Bajroni dhe shoku i tij John Hobhouse, kane verejtur epersine e shqipfolesve ne keto zona. Ndersa flitet shume per gjendjen e pakices greke ne Shqiperi, ka shume pak informacion per pakicen shqiptare qe mbeti ne Greqi pas krijimit te shtetit shqiptar. Pjesa me e madhe e ketyre shqiptareve fillimisht kane qene me fe te krishtere ortodokse, te shnderruar ne muslimane ne vitet e fundit te pushtimit otoman. Sipas nje faqeje interneti te Bostonit, te cilet shqiptaret e perdorin per te shkembyer mendime mbi ceshtjet e dites, shqiptaret ne Greqi ndahen ne dy kategori te vecanta: "shqiptare qe jetojne n- truall shqiptar, por qe kane mbetur jashte kufijve te padrejta te caktuar nga Konferenca e Ambasadoreve (Londer, 1913) dhe shqiptare qe jane larguar nga territori shqiptar gjate diaspores se pare, ne shekujt e 14-te dhe 15-te". Keta shqiptare lane vendin e tyre gjate betejave kunder pushtuesve turq otomane dhe shume prej tyre u vendosen ne ishullin Euboea. Te tjeret shkuan ne Itali.

    Konflikti cam lindi si rezultat i pervijimit te kufirit midis Greqise dhe Shqiperise ne fund te Luftrave Ballkanike. Me 1912 Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ia la Greqise zonen e Camerise, keshtu qe ne Shqiperi sot ka vetem shtate fshatra came, rreth Konispolit. Ka pasur tri faza te vecanta te emigrimit te popullsise came nga Greqia veriore. E para, ishte gjate Luftrave Ballkanike 1912-1914, e dyta pas nenshkrimit te Konventes turko-greke te Lozanes ne janar 1923 dhe, e treta, ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne periudhen nga qershori 1944 deri ne mars 1945, kur llogariten te jene vrare 5000 burra, gra dhe femije. Pjesa tjeter e popullsise muslimane came kaloi kufirin dhe hyri ne Shqiperi, ku qe atehere ka jetuar ne mergim.

    Camet kerkojne njohjen e 4000 cameve te zhdukur si rezultat i ketyre konflikteve dhe te drejtave pasurore te 150.000 te tjereve. Camet po ngrene gjithashtu padi kunder Greqise ne gjykatat nderkombetare, me argumentin se atyre u eshte mohuar pasuria me nje vlere prej rreth 340 milione dollare amerikane, qe me cmimet e sotme te tregut arrin ne gati 2.5 miliarde dollare. Megjithate, greket e konsiderojne ceshtjen came si nje "ceshtje qe nuk ekziston".

    Debimi me force nga Greqia i gjithe popullsise muslimane shqiptare ka lene te shqiptaret ne pergjithesi, nje ndjenje te keqe per padrejtesine, qe nuk shqitet. Kjo ka ndikuar pjeserisht ne marredheniet jo aq te mira midis Shqiperise dhe Greqise. Vitet e fundit ceshtja konfliktuale came eshte lene ne heshtje dhe asnje nga qeverite shqiptare te pasluftes, qofshin komuniste, demokratike apo socialiste, nuk ka marre guximin te perpiqej ta bente ate nje ceshtje kryesore ne marredheniet me Greqine. Ne maj 2001, ne kulmin e revoltes se shqiptareve etnike ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, nje agjenci lajmesh e Beogradit dha nje titull si me poshte: "Ushtria Clirimtare Kombetare (came) marshon drejt Greqise". Ky dokument ka per qellim te nxjerre ne pah ceshtjet kryesore historike dhe politike, qe kane cuar ne te tille tituj alarmues dhe te trajtoje shkallen e shqetesimeve te cameve, mbeshtetjen e kerkesave te tyre dhe ndryshimet e bera ne programin e tyre politik, qekurse ata kane mberritur ne Shqiperi, ne vitin 1945.

    Sfondi historik

    Emri "Cameria" vjen nga emri antik ilir i lumit Camis, i cili pershkonte territorin e fisit antik ilir te Thesprotise. Cameria bente pjese ne Perandorine Romake, para se te pushtohej nga Bizanti dhe ne shekullin e tetembedhjete u perfshi ne despotatin e Epirit. Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete u perfshi ne despotatin e Epirit. Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete ajo u perfshi ne despotatin shqiptar te Artes. Pas pushtimit otoman, ne shekullin e pesembedhjete, ajo u perfshi fillimisht ne sanxhakun e Delvines dhe me pas ne ate te Janines. Ne shekujt e shtatembedhjete dhe tetembedhjete pjesa me e madhe e popullsise shqiptare te Camerise veriore- nga Konsipoli deri ne lumin Griqi- u shnderrua me force ne popullsi muslimane, ndersa ajo qe banonte ne jug te Greqise dhe deri ne Gjirin e Prevezes mbeti popullsi e krishtere ortodokse. Shqiptaret muslimane te Epirit kane qene vazhdimisht ne grindje me fqinjet e tyre te krishtere dhe kane favorizuar muslimanet turq, kane perfituar tokat me te mira, ndersa te krishteret u detyruan te zinin toka me pak pjellore. Rajoni i Epirit ka pasur historikisht konflikte etnike. Sikunder vinte ne dukje nje nga vizitoret e fundit te shekullit te nentembedhjete: I gjithe vendi i toskeve ka qene nen influencen e forte te Greqise dhe ishte e veshtire te thuhej nese Epiri eshte grek apo Greqia veriperendimore eshte shqiptare. Ndonese ne te folur perdoret dialekti jugor i shqipes, greqishtja kuptohet nga te gjithe.

    Pas deshtimit te forcave otomane ne Luftrat Ballkanike (1912-1913), e ardhmja e zonave te banuara nga shqiptaret u diskutua ne Konferencen e Ambasadoreve, te mbledhur me ngut ne Londer, ne dhjetor 1912-janar 1913, ku ne parim u arrit ne marreveshje per te mbeshtetur krijimin e Shqiperise si nje entitet i ri politik.

    Greqia doli nga Lufterat Ballkanike me nje ndjenje te forte suksesi dhe me nje vendosmeri per t'u perpjekur te merrte Shqiperine e Jugut. Theksi nuk vihej territori, qe etnikisht ishte grek, por me teper ne tokat ku civilizimi helenik mendohej te ishte dominues. Ne tetor 1913 shpertheu kryengritja epiriote, kur vullnetare greke sulmuan Shqiperine e Jugut, duke terrorizuar banoret e saj dhe duke djegur fshatrat e tyre. Qellimi i Greqise ishte te krijonte nje Vorio Epir autonom (Epiri i Veriut), si nje perpjekje per te sabotuar bisedimet nderkombetare, te cilat zhvilloheshin ne Firence, lidhur me statusin e ardhshem te rajonit. Se fundi, ne dhjetor te vitit 1913, Fuqite u moren vesh per kushtet e Protokollit te Firences, sipas te cilit, ne kompensim te terheqjes se Serbise nga territori shqiptar, Austria pranoi me ne fund qe krahinat ku sot ndodhet Kosova dhe Maqedonia t'i jepeshin Serbise, kurse Greqia te merrte rajonin e gjate jugor te Camerise. Keshtu shteti shqiptar u cungua ne rajonet qendrore, se bashku me qytetin e Shkodres dhe territorin rreth tij.

    Pas vendosjes se Vijes se Firences, disa nga trupat greke filluan te terhiqen nga Cameria, megjithate bandat terroriste greke vazhduan veprimtarine e tyre si me pare. Meqenese shumica e cameve ishin muslimane, ata trajtoheshin njelloj si pakica turke qe jetonte ne Greqi. Me 23 shkurt 1913, ne fshatin Prroi i Selanit, afer Paramithise, u vrane 72 vete. Ky ishte fillimi i goditjeve kunder shqiptareve muslimane, qe kishin per qellim te fusnin frike ne popull dhe t'i deytronin ata te largoheshin nga shtepite e tyre. Gjate gjithe dhjetevjecarit tjeter u grabiten ne menyre sistematike pronat e shqiptareve muslimane dhe shume te rinj u derguan ne mergim te brendshem, ne ishujt e Egjeut. Mijera hektare toke te shqiptareve muslimane u shpronesuan pa kompensim, u mor prodhimi i tyre dhe shqiptareve iu ndalua te mbillnin faren e tyre apo ta shisnin ate, apo pronen, per te kompensuar shpronesimin. Keshtu qe per shume familje u be e pamundur te qendronin ne Greqi, ata u detyruan te largoheshin ne veri, drejt Shqiperise, duke kerkuar toke. Ne perpjekjet per te zgjidhur problemin cam, qeveria e Athines kerkoi te siguronte miratimin e Ankarase per te nxitur disa came te emigronin ne Turqi, me shprese se dhe te tjeter do t'i ndiqnin nga pas. Ne fillim Anaraja nuk deshironte te lejonte vendosjen e shqiptareve musliman ne token turke, por pas perpjekjesh diplomatike intensive te Athines, qeveria turke pranoi vendosjen e 5000 cameve.

    Nderkohe, me 1923, pozita e rreth 20000 shqiptareve muslimane, qe mbeten ne Greqine veriore, debatohej intensivisht ne nje sesion special te Keshillit te Lidhjes se Kombeve. Konventa qe bente te mundur shkembimin e popullsive greke dhe turke u nenshkrua ne Konferencen e Lozanes me 30 janar 1923. Qeveria shqiptare ka insistuar ne ate kohe, nepermjet telegramesh dhe delegacionesh te derguar ne Lidhjen e Kombeve, te bente te qarte se autoritetet greke detyronin camet te largoheshin nga shtepite e tyre dhe te zhvendoseshin ne Turqi dhe se tokat e tyre ziheshin nga greke qe vinin nga Azia e Vogel. Greket u kunderviheshin ketyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar" mund te perdorej vetem per ata njerez qe kane lindur ne Shqiperi, duke perjashtuar keshtu shqiptaret muslimane te lindur ne Greqi, te cilet barazoheshin me turqit. Ne pergjigje te pretendimeve shqiptare, Lidhja e Kombeve krijoi nje KomisionMiks, per te shqyrtuar ceshtjet ne hollesi. Ne mars 1924 Komisioni vendosi qe subjektet greke qe ishin muslimane dhe me origjine shqiptare dhe vecanerisht ata qe banonin ne Epir duhet te perjashtoheshin nga shkembimi i detyruar i popullsive midis Greqise dhe Turqise, por per shqiptaret came problemi kishte te bente me pretendimet e tyre per te bere pjese ne kombin shqiptar. Keshilli i Lidhjes diskutoi mbi kete ceshtje gjate sesionit te tij te trembedhjete (29 gusht-3 tetor): Ne qendrimin shqiptar theksohej se autoritetet greke nxisin "shqiptaret e Epirit" te ndermerrnin nje zhvendosje masive, duke i quajtur ata "greke me origjine turke" dhe per t'i bindur ata te adoptonin nje identitet te dyte ne deklarimet e tyre publike. Keshilli me ne fund vendosi te caktonte anetare te paanshem ne Komisionin Miks, me "mandatin" e pergjegjesise per te mbrojtur "pakicen muslimane me origjine shqiptare", qe banonte ne Greqi. Nderkohe, qeveria e Athines vendosi ne Cameri imigrande te ardhur nga Azia e Vogel, per ta populluar ate me te krishtere ortodokse dhe per te bere presion te metejshem mbi shiqptaret muslimane te mbetur, qe te emigronin. Gjate gjithe viteve '20 fshatra te tera, si Petrovica dhe Shendellia, u zbrazen nga banoret e tyre shiqptare. Familje te tera u larguan per ne Shqiperi, Turqi dhe Amerike.

    (vijon ne numrin e neserm)

    *Eksperte e njohur per ceshtjet e Ballkanit

    Shenim - Duke nisur nga numri i sotem, gazeta "KJ" do te botoje ne tre numrat e ardhshem nje material te plote mbi ceshtjen came dhe menyren se si duhet te zgjidhet ajo. Dosja eshte hartuar nga Qendra Kerkimore e Studimit te Konlikteve ne Londer, ne bashkepunim me Ministrine britanike te Mbrojtjes. Materialet qe publikohen ekskluzivisht nga "KJ", kane ngjallur debate te shumta ne Athine, pasi ato flasin objektivisht pro ceshtjes shqiptare. Autore e raportit eshte e mirenjohura Miranda Vickers, nje nga ekspertet me te degjuara ne bote per problemet ballkanike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #28
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Nerkombtarizimi i çeshtjes Çame

    Raprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came
    Nga Miranda Vickers* (vijon nga numri i kaluar)/ Ne mars te 1926-es qeveria greke deklaroi se procesi i shkembimit te popullsise kishte perfunduar dhe se tani e tutje camet do te kishin te njejtat te drejta qe gezonin edhe qytetaret e tjere greke. Megjithate, keto te "drejta" i nenshtroheshin nje perzgjedhjeje te forte. Nuk lejoheshin shkolla ne gjuhen shqipe dhe nuk pelqehej te flitej shqip jashte shtepise. Nenshkrimi i paktit italo-shqiptar ne nentor 1926 krijoi nje shqetesim ne Athine dhe vemendja e saj u perqendrua ne ceshtjen e pazgjidhur te cameve, e cila po conte ne tensione te reja midis Greqise dhe Shqiperise. Ministria greke e Puneve te Jashtme kishte rezerva serioze per paktin, sepse kishte frike se interesat e shqiptareve per "vellezerit" e tyre ne Epir mbeshteteshin nga nje fuqi e rendesishme, ambicjet territoriale te se ciles ne Ballkan mund te perfitonin nga ekzistenca e pakices came, qe favorizonte Italine dhe ishte armiqesore ndaj shtetit grek. Italia mund t'i perdorte camet edhe si kunderpeshe ndaj ambicjeve greke ne Shqiperine e Jugut.

    Akuzat e Shqiperise ndaj Greqise, lidhur me muslimanet e Camerise, u rriten gradualisht dhe arriten kulmin ne gjysmen e pare te 1928-es. Ne mars, Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise, i dorezoi te Ngarkuarit me Pune grek ne Tirane nje memorandum, ne te cilin theksohej shqetesimi i Tiranes per "masa te ashpra" te ndermarra nga autoritetet lokale kunder cameve dhe shprehej nje proteste zyrtare qe qeveria greke nuk i njihte ata si nje "pakice kombetare". Pala greke argumentoi se "qeveria shqiptare nuk kishte te drejte te perzihej ne punet e brendshme te nje vendi tjeter: camet ishin qytetare greke dhe dalja e Shqiperise si nje shtet mbrojtes perbente nje mosperfillje te elementeve baze te te drejtave sovrane te Greqise. (11) Me ardhjen ne fuqi te qeverise fashiste te Jani Metaksait me 1936, gjendja e popullsise shqiptare te Camerise u veshtiresua akoma me shume. U intensifikua kolonizimi i zones nga greket, u thellua konfiskimi i pronave came dhe emrat e vendeve te banuara nga shqiptaret u zevendesua me emra greke.(12) Ne kete kohe Lidhja e Kombeve vazhdonte te ndiqte protestat e shqiptareve per trajtimin e cameve, por atehere po dilnin ceshtje me te rendesishme lidhur me pakica te tjera ne Evrope.

    Lufta e Dyte Boterore

    Shperthimi i Luftes se Dyte Boterore solli nje bashkim te shkurter (1941-1943) te Kosoves me Shqiperine dhe mundesine e bashkimit te rajoneve te tjera te Ballkanit ku banonin shqiptare. Ne gusht 1940 Italia pushtoi Greqine. Ne nje perpjekje per ta terhequr popullin shqiptar ne realizimin e synimeve te veta, Italia u premtoi shqiptareve bashkimin kombetar. Marreveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e nje "Shqiperie te MadheSeptember 11, 2002_u perfshiheshin zona te gjera te Jugosllavise dhe ne nje shkalle me te ulet te Greqise, te banuara nga shqiptare. Italianet arriten te shfrytezonin ndjenjat irredentiste shqiptare, duke insistuar se bashkimi i te gjitha tokave te banuara nga shqiptare do te varej nga fitorja e Boshtit. Keshtu, camet u armatosen nga italianet dhe bashkepunuan me ta kunder fshatrave greke, te kontrolluara nga luftetaret greke te rezistences. Gjate kesaj periudhe, pakica came ndermori veprime te dhunshme kunder civileve greke dhe mijera greke u detyruan te largoheshin nga shtepite e tyre. Megjithate, pjesa me e madhe e cameve ishin vetem bashkepunetore pasive dhe kishin po aq mosbesim ndaj italianeve, sa edhe ndaj forces guerrile mbreterore greke te Napoleon Zerves. Ne me pak se nje vit, forcat greke arriten te zmbrapsnin forcat italiane ne kufirin shqiptar. Midis cameve u perhap alarmi, sepse fitorja e Boshtit qe ata shpresonin, u kthye ne disfate. Ne qerhor 1940, afer fshatit Vrine, ne Shqiperine e Jugut, u gjet trupi pa koke i udheheqesit cam Daut Hoxha. Qeveria shqiptare, e kontrolluar nga Italia, aludoi se ai ishte vrare nga agjente sekrete greke. Hoxha ishte nje udheheqes ushtarak i cameve gjate viteve te luftes. Qeveria greke pretendonte se ai ishte vetem nje bandit. (13). Ne tetor 1944, kur gjermanet filluan te terhiqeshin nga Greqia, disa qindra came u larguan bashke me ta per ne Shqiperi. Me pas, shqiptaret muslimane qe mbeten ne Greqi konsideroheshin nga greket si nje armik i brendshem. Ne perpjekjet per te krijuar nje rajon me kufij te paster etnikisht, camet u debuan nga Greqia e veriut nga forcat guerrilase nen komanden e gjeneral Napoleon Zeraves, i cili vepronte sipas urdherave te oficereve aleate. Ne driten e kerkimeve te koheve te fundit, sipas dokumentave te luftes, veprimet greke kunder cameve mbeshteteshin dhe kishin autorizimin e Britanise. Keto veprime cuan ne largimin e rreth 35.000 cameve per ne Shqiperi dhe te tjereve ne Turqi. Kolonel Chris Woodhouse, shef i Misionit Ushtarak Britanik ne Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e Misionit Aleat, qe une drejtoja, Zervas i deboi camet nga shtepite e tyre me 1944. Pjesa derrmuese u largua per te gjetur strehe ne Shqiperi. Debimi i tyre nga Greqia u be me nje gjakderdhje te madhe. Puna e Zervasit u pasuane mars 1945 nga masakra e madhe ndaj cameve te Filatit, qe nuk mund te falet. Rezultati ishte debimi i popullsise shqiptare te padeshiruar, nga tokat e saj".(14)

    ***

    Masakra me e eger ndaj shqiptareve muslimane u be nga ushtaret greke qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare muslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parga, ku u vrane 52 shqiptare te tjere. Me 23 shtator 1944 u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut.(15) Ne baze te statistikave qe jep Shoqata Cameria ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithia dhe rrethinat 673 dhe ne Parga 620. Jane plackitur dhe djegur 5800shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110.000 dele, 24.000 bageti te trasha, 250000 kv grure dhe 80000 kv vaj ushqimor, te cilat arrijne ne 11 milion kg grure dhe 3 milion kg vaj ushqimor. (16)

    Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28.000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin muslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek. Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, Shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervasit kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filialit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shiqptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25.000 came-banore te Camerise nga shtepite e tyre. Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami". (17). Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

    ***

    Atyre cameve te besimit ortodoks qe mbeten ne Greqi pas 1945-es iu mohua identiteti shqiptar, si rezultat i politikes thellesisht shtypese te asimilimit qe pasoi. Qe perpara Luftes se Dyte Boterore nuk lejohej qe gjuha shqipe te flitej ne publik, as te mesohej neper shkolla. Struktura demografike e Greqise veriperendimore u ndryshua me futjen e koloneve nga pjese te tjera te Greqise. U inkurajuan ne menyre te vecante vllehet per t'u vendosur ne fshatrat e braktisura came, pa te drejte pronesie. (18) Greqia donte ta ndryshonte strukturen demografike te krahines, sepse nuk kishte besim te pjesa e mbetur e popullsise shqiptare, edhe pse ajo ishte e besimit te krishtere ortodoks. Meqenese nuk lejohej qe shqipja te flitej ne publik, shtrohej ceshtja e asimilimit te shqiptareve ortodokse dhe qe prej asaj kohe ata luftojne per te ruajtur identitetin e tyre. (19)

    Perpjekjet per nderkombetarizimin e ceshtjes came

    Pas debimit nga Greqia per ne Shqiperi, refugjatet came qe kishin shtetesi greke, por kombesi shqiptare, u vune nen drejtimin e Komitetit Antifashist Cam (KAFC). Qeveria e re komuniste shqiptare e pasluftes e ngriti ceshtjen came ne Konferencen e Paqes te Parisit (1946), duke kerkuar riatdhesimin e cameve dhe kthimin e pasurise se tyre. Ne fund te shtatorit 1944 u mbajt ne fshatin Konispol te Shqiperise se jugut Kongresi i Pare Cam. Nje muaj me vone, nje delegacion i KAFC u dergua ne Athine per t'i bere nje proteste qeverise eorge Papandreut kunder vazhdimit te raprezaljeve greke ne Cameri. Delegacioni cam u dergoi nota proteste Bashkimit Kombetar Grek, Komandes se Pergjithshme mesdhetare, misioneve te qeverive aleate dhe Komitetit Qendror te Frontit Kombetar te Clirimit (EAM). Delegacioni u injorua plotesisht nga autoritetet greke. Ne te njejten kohe Komiteti Cam i Clirimit Kombetar beri disa perpjekje per nderkombetarizimin e kesaj ceshtjeje dhe sigurimin e mbeshtetjes nga fuqite aleate. Ai u dergoi telegrame proteste misioneve ushtarake sovjetike, britanike, amerikane dhe franceze, si dhe legates jugosllave ne Tirane. Memorandume shpjeguese lidhur me kerkesat e refugjateve came iu derguan gjithashtu Konferences se Ministrave te Jashtem te Fuqive Aleate ne Londer (3 shtator 1945) dhe Asamblese se Kombeve te Bashkuara ne New York (25 tetor 1946). Ne secilen prej tyre u perfshi kerkesa per njohje si me poshte: "Megjithe protestat qe kemi bere dhe te drejtat qe duhet te gezojme, ne vazhdojme te jemi ne mergim, kurse qeveria greke ka bere gjithcka per te vendosur kolone ne Cameri dhe per te parandaluar kthimin ne shtepite tona. (20)

    ***

    Memorandumi perfundon me nje ton optimizmi dhe besimi ndaj sistemit nderkombetar te drjetesise. Ne te thuhet: "Ne emer te popullsise came, ne protestojme dhe sjellim ne vemendjen e Komisionit Hetimor te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara tragjedine e luajtur ne Cameri si dhe veprimtarine qe synon zhdukjen e popullsise sone. Ne theksojme nevojen e nje zgjidhjeje urgjente te problemit cam, duke qene te bindur se do te plotesohen kerkesat tona te me poshtme:

    1.Marrja e masave te menjehershme per te ndaluar vendojsen e koloneve ne tokat tona autoktone.

    2.Riatdhesimi i te gjithe cameve.

    3.Kthimi i pronave tona dhe demshperblimi i demit me para ne dore dhe me pasuri te patundshme.

    4.Ndihme per te rindertuar shtepite tona dhe per t'u rivendosur.

    5.Mbrojtjen dhe garancite qe rrjedhin nga traktatet nderkombetare dhe mandatet, sic jane garancite civile, politike, te drejtat kulturore dhe siguria personale.

    6.Gjykimi dhe denimi i te gjithe atyre qe jane pergjegjes per krimet qe kane kryer. (21)

    Keto kerkesa nuk kane marre asnjehere pergjigje. Megjithate, Asambleja e OKB-se ne New York ka njohur krizen humanitare, me te cilen perballen refugjatet. Nga shtatori 1945 deri ne pranveren 1947 Shqiperia mori ne total 26 milion dollare amerikane ne mallra, materiale dhe pajisje nga Programi i Nidhmave te OKB-se, UNRRA (Administrata e Kombeve te Bashkuara per Ndihmat dhe Rehabilitimin). Afersisht 1.2 milion dollare nga keto ndihma u dhane posacerisht per refugjate nga Greqia e veriut. Ishte ne saje te ketij programi ndihmash qe Shqiperia shmangu nje krize urije te madhe.

    ***

    Me 23 shtator 1945 u mbajt Kongresi i Dyte Cam, ne protin shqiptar te Adriatikut ne Vlore, ku kishte filluar te vendosej nje numer i madh camesh. Per rrjedhim, memorandume te tjera iu derguan Konferences se Paqes ne Londer dhe Misioneve te ndryshme Ushtarake Aleate ne Shqiperi, duke kerkuar diskutimin e ceshtjes came. Deri me 1947 camet luftuan per te nderkombetariuzar problemin e tyre, duke informuar konkretisht cdo agjenci dhe mision nderkombetar te mundshem. Por pas 1947-es Shqiperia dhe Greqia u gjenden ne dy kampe te ndryshme politike dhe ceshtja came mbeti ne hestje deri ne renien e komunizmit ne Shqiperi, me 1991. Atehere, kudo ne Shqiperi, te gjithe ata qe u ndjene te shpronesuar gjate periudhes se luftes apo te persekutuar nga regjimi komunist, krijuan menjehere organizata, per te kerkuar njohje dhe kompensim.

    Situata aktuale

    Ne janar 1991, kur ne Shqiperi po shperbehej shteti njepartiak, u krijua Shoqeria Politike Atdhetare Cameria (SHPAC), si nje grup politik perkates, "per te shprehur dhe mbrojtur" interesat e popullit te Camerise. Qe atehere SHPAC ka ndjekur realizimin e ngjarjeve kulturore came dhe krijimin e gazetes Vatra Ametare Cameria, si dhe botimin e nje numri kerkesash per kthimin e pronave came dhe kompensimin financiar. Ministri i Jashtem grek, Karolas Papulias, tha ne veren e vitit 1991 se keto kerkesa duhet te zgjidhen me anen e nje komisioni dypalesh. Megjithate, mundesite per krijimin e nje komisioni te tille nuk ekzistojne, sepse sipas ligjit grek nuk ka mjete ligjore qe mund t'i kundervihen rekuizites (ose shpronesimit) te bere nga shteti grek. Nderkohe ceshtja iu paraqit nga qeveria e Tiranes Gjykates nderkombetare te Drejtesise, si nje perpjekje per te siguruar kompensimin financiar per pronat e humbura te cameve. Por deri tani shume pak eshte bere ne kete drejtim. Ne baze te qendrimit zyrtar te Greqise, camet muslimane nuk do te lejohen te kthehen ne Greqi "sepse gjate L.II.B ata kane bashkepunuar me pushtuesit italiane dhe gjermane dhe si te tille jane kriminele lufte dhe sipas ligjeve greke, denohen". (22)

    ***

    Ne Shqiperine paskomuniste Partia Demokratike dhe partite e tjera te djathta politike i kane perkrahur camet shume me teper nga Partia Socialiste (e cila ne menyre te terthorte eshte perkrahur gjithmone nga Greqia), apo nga grupi i partive te qendres, si Aleaanca Demokratike ose Social Demokratet. PD, e cila erdhi ne fuqi ne mars 1992 (deri me 1997) mbeshteti me shume zhurme "te gjithe shqiptaret, zeri i te cileve kishte heshtur nen diktaturen (komuniste)". Ne te vertete, ne kohen e qeverisjes se PD-se, 27 qershori u shpall si "Dita e Genocidit Shovinist Grek kunder Shqiptareve te Camerise" dhe ne fshatin jugor te Konsipolit u vendos nje permendore per camet.(23)

    Sa here qe nje minister grek viziton Tiranen, camet dalin ne protesta ne rruge. Ne gusht 1999 SHPAC-tani e njohur me teper si Shoqata Politike Cameria (SHPC)-gjate vizites se Kryeministrit grek Kosta Simitis ne Shqiperi, u drejtoi qeverise shqiptare dhe organizatave nderkombetare ne Tirane nje peticion. Nje dokument thuhej: "Ne protestojme energjikisht kunder qendrimit te qeverise greke ndaj problemit cam; ndaj mohimit te se drejtes sone te ligjshme qe, pas debimit nga Cameria, ne fund te Luftes se Dyte Boterore, te kthehemi ne token tone ametare; ndaj mohimit te se drejtes sone per pronen. Prandaj ne kerkojme:

    1.Qeveria shqiptare t'i kerkoje qeverise greke te lejoje kthimin e popullsise came ne token e tyre ametare;

    2.Kthimin e pronave te tyre te ligjshme, te cilat iu vodhen dhe shfrytezohen arbitrarisht nga shteti grek;

    3.Kompensimin e te ardhurave qe rrjedhin nga shfrytezimi per 55 vjet i pronave tona;

    4.Njohjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut, te sanksionuara ne instrumentet nderkombetare, te drejta qe ne rastin tone jane shkelu nga shteti grek;

    5.Shteti shqiptar te nderhyje me aktivisht ne organizatat nderkombetare, per ta bere me te njohur problemin cam dhe te perdore autoritetin e tij per arritjen e zgjidhjes se ketij problemi".

    Peticioni perfundonte ne menyre kercenuese me fjalet: "Ne jemi te bindur se perderisa nuk do te zgjidhet problemi cam, nuk do te kete marredhenie miqesore dhe te qeta midis Shqiperise dhe Greqise, dhe as paqe ne Ballkan". (24)

    ***

    Ne nentor 1999 SHPC organizoi nje mbledhje tjeter me temen "Ceshtja Came- Ne Kerkim te nje Zgjidhjeje", gjate nje konference te nivelit te larte te OSBE-se ne Stamboll, qe nuk kishte te bente me te. Delegacionet e huaja te pranishme ne konferencen e OSBE-se u ftuan te merrnin pjese ne kete mbledhje, ku Kryetari i SHPC, Hilmi Saqe, mbajti nje fjalim te gjate. Ai foli mbi zhvillimet kryesore historike ne Cameri dhe sidomos mbi mizorite e kryera gjate ofensives greke me 1994-45. Fatkeqesisht, Saqe vuri ne nje plan vdekjen e rreth 5000 cameve me ate te 6 milion hebrejve gjate L.II.B. Ai pretendoi se "keto masakra kane qene gati te nje niveli me holokaustin ndaj hebrejve".(25) Nje ekzagjerim i tille perben nje padrejtesi ndaj ceshtjes came, duke ngjallur skepticizem ne vezhguesit e jashtem persa i perket natyres dhe shtrirjes se vertete te shkeljes se te drejtave te njeriut ndaj cameve. Fjala e Saqes permbante edhe nje liste tjeter kerkesash:

    1.Zbatimin e te drejtave themelore te njeriut nga ana e shtetit grek;

    2.Njohjen e kthimit te pasurive te cameve dhe e cdo te drejte tjeter, qe rrjedh nga kjo. Keto pasuri jane pushtuar forcerisht nga shteti grek.

    3.Njohjen e te drejtes se popullsise came per t'u kthyer ne tokat e tyre autoktone.

    4.Njohjen dhe mbrojtjen e ceshtjes came nga komuniteti nderkombetar.

    5.Njohjen e te njejtave te drejta qe gezon pakica greke ne Shqiperi.

    Kerkesa e fundit kishte te bente vecanerisht me ceshtjen kulturore, sic eshte e drejta per te ndjekur arsimin fillor, te mesem dhe te larte ne gjuhen shqipe. Hilmi Saqe e perfundonte fjalimin me nje note zemerimi: "Ne boten e sotme eshte e veshtire te besohet qe qeveria greke, e cila ka nenshkruar dhe ratifikuar konventa dhe marreveshje nderkombetare, te jete kaq armiqesore ndaj popullit cam. Nese njeri nga ne, ka mundur te siguroje nje vize greke nga ambasada e Greqise ne Tirane, atij i eshte grisur pasaporta ne cdo pike kufitare, me te hyre ne territorin grek. Ne i jemi drejtuar Ministrise se Puneve te Jashmte ne Tirane per ta diskutuar ceshtjen me palen greke, per te lejuar anetaret e Shoqates sone, qe kane lindur ne Cameri, te vizitojne shtepite e tyre. Por autoritetet greke nuk lejojne asnje cam te shkele ne Greqi".(26) Cilido qe ka qene deshmitar i procesit poshterues jashte ambasades greke ne Tirane apo konsullates ne Gjirokaster, ku cdo dite mbajne rradhen me deshperim qindra shqiptare per vizen greke, do te shohe veshtiresine per te marre nje vize greke, me vlere aq te madhe.

    (vijon ne numrin e neserm)

    (11) Michalopoulos, f.306-7

    (12) Per listen e ndryshimeve me te rendesishme te emertimeve te vendeve nga shqipja ne greqisht, shih Jame Pettifer, The Blue Guide to Albania and Kosovo, third edition, London, 2000, f.57

    (13) James Pettifer, The Blue Guide to Albania and Kosovo, third edition, London, 2000, f.439

    (14) British Foreign office PRO/FO No.371/48094/544/R8 564

    (15) Te dhena te vezhguesve okulare mbi zonat came te Paramithise, Parga and Spartar, Memorandum of the Anti-Fascist Committee of Cham Emigrants in Albania, Tirane, 1947, f.4, me poshte "Memorandum"

    (16) Memorandum, f.6

    (17) Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646

    (18) Vllahet jane blegtore gjysme nomade, qe flasin nje gjuhe te ngjashme me rumanishten dhe jetojne ne Shqiperine juglindore, Greqine veriperendimore dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise.

    (19) Per informacion te dobishem per tensionet midis Shqiperise dhe Greqise rreth konfliktit Cameri/Epir, shih: Border and Territorial Disputes, 3rd edition, Albania-Greece (Northern Epirus), Longman, Harlow, 1922.

    (20) Memorandum, f.8

    (21) Memorandum, f.9

    (22)Deklarate e Kryeministrit Kostantin Micotaqis me rastin e vizites se tij ne Tirane, maj 1992

    (23) Republika e Shqiperise - Ligji Nr.7839, miratuar ne Tirane, 30 qershor 1994. Me 1995 ngrihet permendore per camet ne Konispol.

    (24) Peticion qeveriseshqiptare dhe organizatave nderkombetare, Shoqata Politike Cameria, Tirane 24 gusht 1999

    (25) Fjala e Hilmi Saqe, OSBE, Takimi i Nivelit te Larte Stamboll, mbledhje anesore, 18 nentor 1999.

    (26) Po aty.

    * eksperte e ceshtjeve ballkanike

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet në Bllog
    17
    Socialistet e kane neglizhuar ceshtjen came

    Nga Miranda Vickers*/ Nje udhetar, ne fund te viteve 1970-te, vinte ne dukje: "Ka ende shume fshatare ortodokse greke ne Threspoti, te cilet flasin shqip midis tyre. Ata jane te shperndare nga veriu i Paramithise deri ne lumin Kalamas dhe pertej, si dhe ne veri te pllajes Margariti. Disa nga me te moshuarit mund te flasin vetem shqip dhe gjuha ende nuk ka humbur. Kur ciftet, ne fillim te jetes se tyre martesore, gjithnje e me shume largohen per pune ne Athine apo Gjermani, femijet e tyre mbeten ne shtepi dhe rriten nga gjysherit e tyre qe flasin shqip."

    Qeveria aktuale e Tiranes e kryesuar nga socialistet, qekurse ka ardhur ne fuqi me 1997, ka bere pak per te trajtuar kerkesat e cameve. Gjithcka qe ka bere, eshte shmangia e pyetjeve per nje ceshtje qe do te vinte ne veshtiresi nje qeveri, e cila eshte e lidhur ngushte me Greqine - partneri i dyte me i rendesishem tregtar i Shqiperise. Megjithate, ceshtja came eshte ngritur gjate nje vizite te Kryeministrit shqiptar Ilir Meta, ne fund te 1999-tes, ndonese ajo nuk perfshihej ne rendin e dites te bisedimeve me homologun e tij grek, Kostas Simitis.

    Simitis tha se qeveria greke e konsideronte ceshtjen came si nje kapitull te mbyllur. Deklarata e Kryeministrit grek shkaktoi nje pergjigje te Metes, per konsum te brendshem, drejtuar gazetareve shqiptare qe mbulonin viziten e tij. Ai tha se Shqiperia priste qe qeveria greke te zgjidhe problemin e pronave came, ne baze te konventave evropiane, ne te cilat Greqia eshte pale (27). Ndoshta i vetmi politikan shiqptar qe ka folur publikisht per camet, eshte Sabri Godo, nje republikan i djathte, i cili ka bere gjithmone presion ndaj Greqise, per te trajtuar kete ceshtje. Godo mendon se "Greqia duhet fillimisht te heqe gjendjen e luftes me Shqiperine, qe do te krijonte bazen per diskutim"(28), dhe se ceshtja mund te zgjidhej "ne rruge diplomatike, me takime te personaliteteve te te dy vendeve"(29).

    Ne janar 2000, lideri i opozites, Partise Demokratike, Sali Berisha, ne nje turne qe beri ne Shqiperine e jugut, kerkoi me shume te drejta per pakicen came ne Greqi, duke theksuar se marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise mund te vuanin, ne rast se problemet reciproke e te ndersjella nuk do te zgjidheshin. Berisha kerkoi me shume te drejta kulturore per shqiptaret qe jetojne ne Greqi, si hapja e nje shkolle ne gjuhen shqipe ne qytetin e Filatit te Greqise veriore dhe nje zgjidhje te problemit te pronave te popullsise came(30). Me 27 qershor 2000 u zhvillua ne Tirane nje ceremoni, ne te cilen autoritetet lokale vendore i dhane emrin e ri "Cameria" nje rruge, ne te cilen me 1945 ishin vendosur refugjate came. Emri i meparshem jozyrtar i rruges ishte Pazari i Cameve. Komunistet ia nderruan emrin me pas, sipas emrit te nje shkolle aty afer. Komisioni shiptaro-grek, i krijuar me 1999, per te diskutuar mbi ceshtjen e pronave dhe pasurive te cameve, ende nuk funksiononte. Nje problem te veshtire perben ligji i miratuar nga parlamenti grek (nr.2664 date 3 dhjetor 1998) mbi regjistrimin e pronave, i cili ve ne rrezik ceshtjen came dhe kerkesat e tyre. Afati i fundit per regjistrimin e pronave ishte pikerisht brenda nje viti. Pas fundit te 1999-es, nuk kishte me te drejta ligjore per pretendime pronesie. Atyre qe u shpetoi ky rast per t'u regjistruar, tani u duhet te kalojne permes nje procedure te gjate dhe te kushtueshme gjyqesore.

    Ne pervjetorin e masakrave te qershorit 1944 ne Paramithi, Shoqata Came organizon ne Tirane nje demonstrate ose miting, i cili zakonisht terheq vemendjen e mediave, me shume se sa pjesemarrja fizike. Mesatarisht marrin pjese 500-900 vete, qe nuk tregon nje mbeshtetje te fuqishme, ne rast se mbajme parasysh popullsine came prej rreth 200.000 vetesh ne Shqiperi. Megjithate, demonstratat jane teper te zhurmshme dhe me publicitet te mire. Me 27 qershor 2001 me rastin e 57-vjetorit te debimit te shqiptareve muslimane nga Greqia, nje grup prej rreth 500 demonstruesish came, marshoi permes Tiranes drejt ambasades greke, duke i bere thirrje Athines per t'u kthyer pronat e tyre te konfiskuara ne Greqine veriore dhe per t'u lejuar atyre te kthehen ne shtepite e tyre. Ne nje njoftim shtypi pas demonstrates, nje zedhenes i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise tha i irrituar: "Nuk ka ceshtje came, disa qarqe kane dashur te kontribuojne ne destabilizimin e rajonit, duke ngritur te tilla ceshtje te paqena. Probleme te tilla i ka trajtuar historia(31).

    Sot mund te shihen vendbanime te shumta came te shkaterruara dhe te shperbera ne gjithe Greqine veriperendimore, sidomos ne rajon midis Paramithise dhe Filatit. Llogaritet qe 40.000 shqiptare te krishtere ortodokse jetojne ende ne zonen e Threspotise. Megjithese, shumica jane came, nje pakice e konsiderueshme eshte vendosur ne kete zone pas permbysjes se komunizmit ne Shqiperi me 1991. Procesi i asimilimit eshte gradual dhe akoma nuk rrezikon identitetin e tyre shqiptar. Pavaresisht se femijet e tyre shkojne ne shkolla greke dhe greqishtja flitet kudo jashte shtepise, brenda te gjithe anetaret e familjes flasin shqip dhe zhvillimet ne Shqiperi ndiqen me interes. Nje udhetar, ne fund te viteve 1970-te, vinte ne dukje: "Ka ende shume fshatare ortodokse greke ne Threspoti, te cilet flasin shqip midis tyre. Ata jane te shperndare nga veriu i Paramithise deri ne lumin Kalamas dhe pertej, si dhe ne veri te pllajes Margariti. Disa nga me te moshuarit mund te flasin vetem shqip dhe gjuha ende nuk ka humbur. Kur ciftet, ne fillim te jetes se tyre martesore gjithnje e me shume, largohen per pune ne Athine apo Gjermani, femijet e tyre mbeten ne shtepi dhe rriten nga gjysherit e tyre qe flasin shqip(32). Nderkohe, ne Shqiperi, fshatrat muslimane came ne zonen rreth Konispolit varferohen ne menyre te dukshme, ne krahasim me fshatrat e tjera jocame ne ate pjese te Shqiperise se jugut. Camet qe u vendosen ne zonat qytetare te Shqiperise duket se jane ne nje gjendje me te mire ekonomike.

    Situata aktuale ne Threspoti ka edhe nje aspekt politik te nje natyre afatgjate: ekuilibri demografik ne kete rajon po ndryshon gradualisht. Pa shume zhurme, shqiptaret po rivendosen ne pronat qe kane qene te abandonuara per nje kohe te gjate, te cilat jan- trasheguar brez pas brezi. Kjo gje po ndodh pavaresisht nga fakti se ky rajon eshte faktikisht nen nje regjim, qe ka formen e pushtimit ushtarak. Kryeqyteti i dikurshem cam, Filati, eshte sot nje garnizon i madh ushtarak dhe e gjithe zona e kufirit me Shqiperine eshte zone e ndaluar, nen kontroll ushtarak. Shume njerez ne Ministrine e Jashtme greke mendojne se policet lokale paguhen rregullisht nga shqiptaret dhe, prandaj, i mbyllin syte per kthimin faktik te cameve ne kete rajon. Ka shume mundesi qe kjo te jete e vertete, duke marre parasysh se ne rajonin rreth kufirit greko-shqiptar zhvillohen veprimtari ilegale, ndersa ne zonen e portit te Igumenices greket dhe shqiptaret bashkeveprojne hapur per te trafikuar emigrante ilegale per ne Itali.

    Nje pergjigje rajonale per ceshtjen came

    Camet nuk jane i vetmi grup qe eshte i interesuar per ta mbajtur te gjalle ceshtjen e tyre ne publik. Nje numer aktoresh te tjere ne rajon, vecanerisht grupe nacionaliste nga Serbia, ish-RJ e Maqedonise, Greqia dhe Turqia, kane po ashtu interes qe bota ta njohe kete problem. Tre grupet e para bejne c'eshte e mundur qe t'i shperndajne permes medias te gjitha raportet qe lidhen me ekzistencen e "Ushtrise Clirimtare Came", duke bere te qarte keshtu se "rreziku i vertete per sigurine ne rajon eshte ekspansionizmi panshqiptar". Ndersa Turqia e sheh ceshtjen came si nje mjet te mire per te terhequr vemendjen nderkombetare per ceshtjen e minoritetit turk ne Greqi.

    Gjate konfliktit ne ish-RJ te Maqedonise, gjate vitit 2001, disa media serbe, maqedonase (sllave) dhe greke raportuan mbi krijimin e nje "Ushtrie te re Clirimtare te Camerise". Keto lajme alarmante paralajmeruan se ekziston rreziku qe te kete nje vazhdim logjik te nismes panshqiptare per te krijuar nje "Ushtri Clirimtare" ne te gjitha "territoret e okupuara" me qellimin, eventualisht, per te krijuar nje Shqiperi te Madhe. Kur luftimet ne ish-RJ te Maqedonise ishin ne pikun e tyre, nje raport botuar ne Internet nga nje agjenci lajmesh nga ish-RJ e Maqedonise botoi disa komente te bera nga nje perfaqesues i UCC-se ne nje radio australiane. Perfaqesuesi politik i UCC-se, Ali Mehmeti, duket se ka folur rreth ekzistences se Ushtrise Clirimtare Came ne veri te Greqise, ushtri e cila eshte gati te "mbroje" te drejtat e shqiptareve qe jetojne ne kete rajon.(33) Me vone Ahmeti, ne nje interviste per BBC, tha se nuk e ka bere kete deklarate. Nje agjenci lajmesh serbe dha nje lajm mbi te njejten deklarate nga "nje perfaqesues i Ushtrise Clirimtare Came (UCC) Ali Ahmeti". Ne kete deklarate thuhet se "Ushtria Clirimtare e Camerise do te jete gati shume shpejt per veprim si perfaqesuesja legjitime e shqiptareve ne mbrojtje te te drejtave te tyre"(34).

    Megjithese raporte te tilla te medias greke jane hedhur poshte nga zyrtare te qeverise greke, kjo ka ndodhur vetem sepse, po te pranohej se ekziston ndonje organizate ushtarake came, kjo do te thote se duhet shpjeguar se perse ekziston nje "Ushtri Clirimtare" si e tille. Keto zhvillime vene me ne pah nje levizje propagandistike ne Internet, ku grupe shqiptare duket se kane lancuar nje "fushate informuese" per t'i bere presion Greqise per nje ceshtje, e cila, sipas Greqise, nuk ekziston. Autoritetet greke reaguan me zemerim ndaj deklarates (te supozar) te Ahmetit. Ministri i Jashtem grek, Panayotis Beglitis, tha: "Imagjinata e semure e disa elementeve terroriste, te cilet perpiqen te ngrene ceshtje qe nuk ekzistojne, duket se nuk njeh kufi"(35).

    Shtypi aktual grek ka botuar po ashtu raporte mbi veprimtarine klandestine te "Frontit Clirimtar Cam". Raporti i pare u botua rreth nje vit me pare se sa deklarata (e supozuar) e Ahmetit. Ne kete raport botuar nga gazeta "Tipos tis Kiriakis" (9 korrik 2000) thuhet se ne Shqiperi eshte krijuar nje Ushtri e re Clirimtare e Camerise dhe se kjo ushtri ka kryer dy manovra te medha. Artikulli e paraqet UCC-ne si nje vazhdim te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe nje zgjerim logjik te grupeve guerrile te shqiptareve etnike qe ishin krijuar ne Serbine jugore- Ushtria Clirmtare e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit (UCPMB), si dhe Ushtrise Clirimtare Kombetare (UCK) ne ish-RJ te Maqedonise. Artikulli pretendon se planet e UCC-se per Greqine u vendosen ne nentor 1999, ne nje konference te mbajtur ne Gjakove, nje rajon ne jug te Kosoves. Ne kete konference u vendos qe te krijohet brigada e pare e "Ushtrise Clirimtare te Camerise". Baza vepruese e kesaj brigade do te jete Janina, e cila do te jete edhe qendra e rajonit te cliruar(36).

    Artikulli ofron disa detaje mjaft specifike mbi veprimtarine e UCC-se. Duket se me 26 shkurt 2000 grupet e para te armatosura moren pjese ne nje manover te quajtur "Clirim dhe Bashkim". Kjo manover u zhvillua ne nje zone te thelle ne veri te Shqiperise, 10 km ne veri te Bajram Currit. Artikulli pretendon se armet qe u perdoren ne kete manover ushtarake vinin nga nje depo armesh ne Shqiperi, por kishte edhe arme te reja, sidomos raketat anti-tank qe ishin blere ne Hungari. Nje grup prej 40-60 luftetaresh formojne grupin baze te Brigades "Cameria", e cila kontrollohet nga komandat Remi(37). Eshte e veshtire te mbeshtetesh me fakte keto lajme kaq te detajuara dhe te dhena me kaq bindje. Por nje nga informatat duket me e pranueshme. Artikulli thote: "Shumica e organizatoreve te UCC-se vijne nga nje organizate shqiptare e djathte, qe ka qene me pare fashiste, organizate e cila bashkepunoi me sherbime te ndryshme te NATO-s ne luften kunder diktatures komuniste te Enver Hoxhes ne Shqiperi"(38). Ky informacion e lidh UCC-ne me organizaten ombrelle qe tani njihet me emrin Ushtria Kombetare Gjitheshqiptare (UKSH), qe eshte nje grup i aktivisteve te djathte, te cilet jane kunder qeverise se Tiranes qe udhehiqet nga socialistet dhe kunder Partise Demokratike te Kosoves (PDK)(39).

    Skenari i propozuar ne kete artikull nuk duket se mund te ngjase, nese marrim ne konsiderate situaten aktuale ushtarake dhe politike ne Ballkanin e jugut. Tani dhe ne te ardhmen NATO eshte e pranishme ne nje mase te madhe ne Kosove, dhe eshte shume e pranishme ne Shqiperi dhe ish-RJ te Maqedonise. Ky fakt, se bashku me faktin qe Greqia eshte anetare e NATO-s, do te thote se do te ishte jashtezakonisht e veshtire per nje grup kaq te vogel shqiptaresh, i cili nuk ka ate mbeshtetje nga popullsia lokale qe paten grupet guerrile ne luginen e Presheves dhe ne ish-RJ te Maqedonise, qe te filloje nje fushate ushtarake ne Greqine veriore. Por ne nentor 1999, ne kohen kur, sipas artikullit te Tipos tis Kriakis, u krijua brigada e pare e UCC-se, situata ne Kosove ishte shume e pastabilizuar. Kater muaj pas perfundimit te konfliktit me Serbine, kosovaret ishin ne eufori te plote, te shkaktuar nga shkalla e fitores qe kishin arritur. Kjo situate euforie ishte shume ngjitese. Elemente te tjere shqiptare, kerkesat kombetare te te cileve nuk ishin zgjidhur, kishin besim se bashkesia nderkombetare do te mirepriste kerkesat e tyre, si nje dhe shqiptaret ne luginen e Presheves dhe ne ish-RJ te Maqedonise, filluan te diskutojne levizjet qe duhet te benin per t'i bere publike ankesat e tyre qe i kishin perjetuar per nje kohe te gjate.



    *Eksperte per ceshtjet e Ballkanit



    (27) Albania Daily News, 1226, 18 janar 2000.

    (28) Godo i referohet ligjit qe Greqia i imponoi Shqiperise me 1940, i cili de facto u shfuqizua me 1987, por duhet te miratohet perfundimisht nga parlamenti.

    (29) Albania Daily News, 1571, 29 maj 2001.

    (30) Albania Daily News, 1226, 18 janar 2000.

    (31) Albania Daily News, 1 korrik 2001.

    (32) Arthur Foss, Epirus, London, 1978, f.173

    (33) Kathemirini, 2-3 qershor 2001.

    (34) INET (Beograd), 30 maj 2001, 11:15

    (35) Albania Daily News, 31 maj 2001.

    (36) Albania Nationalist Army Seen Claiming Greek Territories, Tipos tis Kiriakis, 9 korrik 2000.

    (37) Po aty.

    (38) Po aty.

    (39) Gjate viteve 1940 britaniket dhe amerikanet ndermoren nje komplot te komplikuar dhe te rrezikshem per te permbysur regjimin e Hoxhes. Plani parashikonte pajisjen dhe pergatitjen e nje force antikomuniste, duke rekrutuar qindra refugjate te djathte, zogiste dhe balliste, te larguar nga Shqiperia pas luftes. Per te dhena me te plota mbi keto ngjarje shih Miranda Vickers, The Albanians, a Modern History, London: 1999, Chapter eight, & Nicholas Bethel, The Great Betrayal, (London: 1984)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet në Bllog
    17
    Camet, nga dekreti i Enverit, ne rezoluten e Kuvendit 2002

    Nevila Perndoj/ Shume shpejt, ne zyren e Presidentit Moisiu do te mberrije kerkesa zyrtare e shoqates "Cameria" per shfuqizimin e dekretit te vitit 1953 mbi dhenien e shtetesise shqiptare cameve qe banojne ne Shqiperi. Ne Arkivin Qendror te Shtetit gjendet nje dekret i Presidiumit te Kuvendit Popullor mbi dhenien e shtetesise shqiptare popullsise came. Dekreti eshte hartuar me 19 prill te vitit 1953. Ne kete dokument thuhet se, "personat me kombesi shqiptare nga Cameria qe banojne ne Republiken Popullore te Shqiperise dhe qe nuk kane fituar deri me sot shtetesine shqiptare, me hyrjen ne fuqi te ketij dekreti, marrin shtetesine shqiptare". Per zbatimin e ketij neni te dekretit, Presidiumi i Kuvendit Popullor ngarkoi Ministrine e Puneve te Brendshme te jape udhezimet e duhura per regjistrimin ne regjistrat e popullsise came. Pas 20 ditesh nga hartimi i ketij dekreti (sepse nuk u botua ndonjehere ne Gazeten Zyrtare) Enver Hoxha i dergon korrespondence nje grupi juristesh te Kuvendit Popullor per t'u sqaruar nese kishte vepruar drejt juridikisht. Pergjigjja duket se ka qene nje "bombe" per dekretin e hartuar. Ne letren e juristeve thuhet se, "ky eshte nje rast unikal ne bote dhe ky veprim eshte nje shkelje e rende". Letra ndodhet ende ne arkivat e shtetit. Nderkohe, per nga permbajtja e tij, dekreti i vitit 1953 ka karakter individual dhe asaj kohe dekreti nuk u miratua nga Kuvendi Popullor. Meqenese dekretet individuale nuk miratoheshin nga Kuvendi ne vitin 2001, shoqata "Cameria", me 12 shkurt te ketij viti, i dergon nje kerkese per shfuqizimin e dekretit "mbi dhenien e shtetesise shqiptare cameve qe banojne ne Republiken Popullore te Shqiperise", ish-Presidentit Rexhep Meidani. Sipas kerkeses, dekreti perben shkelje te te drejtave te njeriut sepse dhenia e shtetesise shqiptare u realizua me dhune dhe pa kerkesen me shkrim te popullit cam. Per kete arsye, populli cam pretendoi se eshte shkelur Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut. Kerkesa ne fjale iu drejtua edhe kryeministrit dhe kryetarit te Kuvendit. Ne te njejtin vit, shteti shqiptar i kthen pergjige kerkeses se shoqates "Cameria" ne lidhje me kerkesen per te hequr dore nga shtetesia shqiptare. "Ne baze te Konventes Europiane per shtetesine dhe neneve 18, 19 dhe 20 per shtetesine shqiptare si dhe ne mbeshtetje te akteve lijore per heqjen dore nga shtetesia shqiptare, kusht eshte pajisja e nje shtetesie tjeter ose dhenia i nje premtimi zyrtar", thuhet ne pergjigjen zyrtare.

    Greqia: Nuk ekziston problemi cam

    Se fundmi, disa perfaqesues greke, qe kane referuar ne disa komisione nderkombetare mbi te drejtat e njeriut ne Greqi eshte deklaruar se, problemi cam nuk ekziston dhe se, ajo ngrihet nga qeveria shqiptare sa here qe ekzekutivi eshte me probleme. Nderkohe burime nga shoqeria "Cameria" paraqiten dje per "KJ" dokumentin orgjinal, qe permban nje urdher te leshuar ne vitin 1991 nga Ministri i Drejtesise, Enver Halili "Per miratimin e krijimit te shoqates patriotike Cameria". Ne vitin 1991, ne Ministrine e Drejtesise u paraqit kerkesa e grupit nismetar per krijimin e shoqates politike patriotike "Cameria". Ne urdhrin e leshuar, Ministri i Drejtesise, Enver Halili, shkruan se, kerkesa eshte ne pajtim me Kushtetuten dhe me kerkesat e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor "Per krijimin e organizatave e shoqatave politike".

    "Per kete arsye urdheroj miratimin e krijimit te shoqates patriotike "Cameria", regjistrimin e saj ne regjistrin perkates dhe depozitimin e dokumenteve ne arkivin e kesaj ministrie", thuhet ne urdhrin e Ministrit te Drejtesise. Kopja e ketij urdhri iu dergua komisionit nismetar per krijimin e kesaj shoqate.

    Nderkohe, ne nje material te detajuar nga Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria", thuhet se, "pas aneksimit te Camerise, me 1913, qarqet zyrtare greke kane ndjekur ndaj shqiptareve te besimit ortodoks, politiken e asimilimit, duke i privuar cdo te drejte etnike, kulturore apo gjyhesore, duke i konsideruar greke, pra, ngaterronin me qellim fene me kombesine". Duket se, nje rast tipik po ndodh edhe sot ne Shqiperi duke pretenduar se, ortodokset jane greke. Kjo shikohet qartazi edhe ne nje dokument konkret te leshuar nga Ministria e Rendit Publik ne vitin 1999 per qytetarin Lulezim Zeqiri. Ky i fundit njoftohet se, ne materialet arkivore ne "Listen e shtetasve te huaj ne rrethin e Lushnjes rezulton se z. Zeqiri ka kombesi shqiptare dhe shtetesi greke.

    1878, kur lindi dukuria came

    Sipas nje materiali te detajuar nga Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria", ceshtja came lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit, ne vitin 1878, dhe u perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Cameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) qe u be ne 1944-1945 ne krahinen e Camerise u debuan 30.000 shqiptare myslimane, te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise ku jetojne edhe sot. Kjo popullate sot kap shifren 205.000 vete, shifer e cila lidhet me natalitetin e larte te kesaj popullsie pas gjenocidit. Nderkohe ne Cameri komuniteti autokton i shqiptareve tek besimi ortodoks kap shifren 250-300.000.

    Shkaterrimi i sistemit komunist ne Shqiperi krijoi kushte per permiresimin e ceshtjes se popullsise came. Ne janar te vitit 1991 u krijua Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria". Problemi i Camerise perfshihet ne programin e shume partive politike, qe kerkojne zgjidhjen e ketij problemi ne perputhje me standardet e dokumenteve nderkombetare te OKB dhe Keshillit te Europes mbi te drejtat e njeriut. Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria" dhe qeveria shqiptare i eshte drejtuar qeverise dhe shtetit grek per te zgjidhur kete problem te mbetur pezull.



    Cfare permban rezoluta

    Duke njohur tragjedine came, si nje nder me te dhimbshmet ne kontinentin europian, 35 deputete shqiptare firmosen para dy ditesh nje rezolute per te mbeshtetur zgjidhjen e problemit te popullise came. Kjo rezolute u inicua nga deputeti i PBK, Shpetim Rroqi.

    Ne kete dokument jane pasqyruar qarte te gjitha nenet e shkelura te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut. "Ne nenin 6 te Deklarates Universale thuhet se, cdo njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast. Mbeshtetur ne nenin 15 te Deklarates Universale thuhet se, "Askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij (ka ndodhur me popullsine came). Ndersa ne protokollin numer 4 te Konventes Europiane, ne nenin 3 thuhet se, "Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine came)". Rezoluta do t'i drejtohet Kuvendit grek, Kongresit amerikan dhe Keshillit te Europes.

    Reagimi

    Pas hartimit te rezolutes, disa deputete te forcave te ndryshme politike jane shprehur skeptike per firmosjen e saj. Ne listen e firmetareve nuk dallohet asnje emer i deputeteve te Partise Demokratike. Burime nga selia blu thane dje per "KJ" se, kjo ceshtje do te trajtohet ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Zyrtare te PD thane se nuk do te hidhet asnje firme individualisht, pa u sqaruar se pari si grup parlamentar. Nderkohe deputetet socialiste sqaruan dje se, problemi i popullsise came duhet zgjidhur ne baze te konventave nderkombetare.

    Deputeti i PS, Leke Cukaj, u shpreh se, "aktualisht ky problem eshte sensibel dhe me sa duket ka filluar te kete nje lloj atakimi nga institucione, sic ndodhi ne Kongresin Amerikan".


    Koha Jone - 20 Shtator 2002
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet në Bllog
    17
    Dosja came, ne portat e Strasburgut

    Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite came. Larg endrres se pafund per to, camet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate cfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje camet. Per te shembur njehere e pergjithmone kete bariere absurde, Sh.P.A. "Cameria" do t'i drejtohet Gjykates se Strasburgut. Perpara se te dorezoje padine shoqeruar me dosjen perkatese, perfaqesuesit e kesaj shoqerie kane kerkuar konsulence juridike. "Ne pergatitjen e dosjes "Came" na kane ndihmuar konsulente juridik, si avokati Rustem Gjata. Nderkohe do te kerkojme ndihme edhe nga perfaqesues te shtetit shqiptar ne Strasburg dhe nga konsulente te huaj, te cilet jane te gatshem te ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te problemit cam". Sipas zotit Biraci, dosja "Came" eshte voluminioze. Per perpilimin e saj eshte germuar ne arkivat e shtetit shqiptar (dokumente origjinale per camet ka dhe arkivi grek i Gumenices dhe arkivi turk). Eshte siguruar dokumentacioni per 25 mije familje came. Tashme nuk perben sekret se cfare permban dosja "Came" Ajo eshte e kompletuar me te gjitha dokumentet (origjinale) e pronesise se cameve, me deklarata personale per ata qe kane humbur dokumentet. Ne dispozicion te dosjes "Came" jane vene dhe pasaporta te vjetra qe ata nuk i kane dorezuar deri dhe fatura para vitit 1945. E rralle, camet per kete dosje kane hapur dhe senduqet e vjetra, ku kane nxjerre leterkembimet me te surgjynosurit e tyre ne burgjet e ishujve te Egjeut. Perkrah ketyre dokumenteve, camet kane renditur kerkesat e tyre. Brenda logjikes se kohes dhe ngjarjeve, camet kerkojne rikthim ne shtepite e tyre ne Cameri. Fitimin e nenshtetesise greke, si dhe demshperblim per te gjitha demet qe u ka shkaktuar shteti grek, perfshi dhe ate njerezor.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nuk e di sa i sakte eshte koncepti qe kemi te gjithe ne per Camerine dhe per camet. Nuk duhet harruar asnjehere se camet jane vetem nje pjese e shqipetareve te perfshire brenda territoreve greke. Dhe mund te them se ata perbejne nje pjese te vogel te shqipetareve qe banojne aty.
    Pervec cameve ne epir kane banuar edhe shqiptre te tjere te krishtere dhe myslimane si p.sh suliotet, koniciotet eshume e shume te tjere. Udheheqesi me te shquar te revolucionit grek ishin shqipetaret e krishtere si Marko Bocari, Odise Andruco, Kolokotroni etj.
    Gjithashtu nje pjese te madhe (dhe ndoshta me te madhen) e perbejne arvanitasit (rreth 1 milion) te cilet ashtu si edhe te tjeret po asimilohen sistematikisht.
    Si mund te flasin pastaj greket per shkelje te te drejtave te njeriut kur ate vete kane asimiluar shqiptret me zjarr dhe me hekur
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    A Eshte Problemi Cam I Vetmi Ne Greqi?

    Do ta shtroja kete teme per dikutim dhe do te doja qe te degjoja shume opinione.

    Per mendimin tim shkelja e te drejtave njerezore te shqipetareve ne Greqi nuk kufizohet vetem me problemin cam. Me kete nuk dua te them se ai nuk eshte akut dhe i domosdoshem per tu zgjidhur, perkundrazi. Por e ndjej se jane harruar dhe nuk flitet pothuajse fare per sa i perket arvanitasve si edhe shqiptareve kristiane te Epirit (suliotet p.sh.) te cilet jane asimiluar pothuajse plotesisht. dhe ata nuk jane te pakte. Vetem arvanitas numurohen rreth 1 milion ne Greqi. Mendoj se shteti shqiptar duhet te ndihmoje ne rizgjimin e ndergjegjes kombetare te ketyre njerzeve te cilet jane pjese e historise se Shqiperise dhe nje pjese goxha e rendesishme e saj. Ku jane keta njerez? Si u asimiluan? Cfare mund te behet per ti rizgjuar dhe per ti bere qe ta ndjejne vehten prape shqipetare?
    Keto jane ceshtjet qe do deshiroja te dikutonim

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Shteti Shqiptar sot per sot nuk ka nje strategji kombetare e cila do te synonte integrimin e gjithe individeve shqipfoles apo me prejardhje nga paraardhes shqipfoles.

    Dhe kjo nuk eshte vetem tek shteti shqiptar por edhe ai kosovar dhe politika shqiptare ne pergjithesi.

    Prandaj edhe forumet po mundohen te ndihmojne sado pak ne rritjen e ndergjegjes kombetare.

    Problemi eshte kompleks dhe i trasheguar. I njejti fenomen eshte edhe me arbereshet apo me vendosjet e shqiptareve ne turqi, rumani, egjipt, australi, amerike, kanada, gjermani, france etj.

    Sic e gjykoj une politika shqiptare do kohe qe te marre edukaten e integrimit dhe gjithperfshirjes kombetare. Politikanet shqiptare nuk po bejne detyrat e shtepise e jo me te mendojne per me teper.

    Se sic e kuptoj une, keta shqipfoles apo edhe te lindur nga paraardhes shqipfoles jetojne ne shtepi te tjera dhe jo ne ate ku ligjin e bejne politikanet shqiptare.

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet në Bllog
    17
    Cameria: Fakte te verteta dhe te stisura

    Nga Hajredin Isufi*

    Eshte hera e pare ne historine e publicistikes shqiptare qe behet nje debat ne fushen e historise, me tematike aksi te vecante, ate te ceshtjes came, midis studiuesve greke e shqiptare. Gazeta "Koha Jone" duhet pergezuar per kete nisem qe synon per rrahje e shkembim mendimesh ne shtjellimin e ngjarjeve te kaluara e per te hedhur drite mbi te vertetat historike.

    Ne kuadrin e ketij debati i vura vetes per detyre te trajtoj kryesisht disa nga problemet qe trajtohen edhe ne artikullin "Cameria fakte reale dhe imagjinare" te historianit grek, Lambros Baliciotis.

    Autori i ketij artikulli merret me problemin cam ne harkun kohor per afro nje shekull, fundin e shekullit XIX deri ne ditet tona, por analizen e perqendron ne vitet 1913-1945, duke u ndaluar ne menyre te vecante ne keto probleme:

    1. Shtrirje e te folmes shqip te dialektit cam ne Cameri

    2. Rajonizimi i te folmes greqisht ne fshatrat e krishtera, perfshi dhe fshatrat e Sulit

    3. Popullsia dhe feja ne Cameri

    4. Ekspansioni i nacionalizmit grek drejt Epirit, me 1912, dhe perkujdesjet e qeverise greke per minoritetin shqiptar ne Greqi ne vitin 1913-1922

    5. Emigrimet e cameve ne kuadrin e shkembimit te popullsise greko-turke

    6. Shpronesimet e shqiptareve.

    E shoh me vend te bej nje paranteze te shkurter rreth shtrirjes se treves se Camerise, duke u mbeshtetur ne burime greke.

    Cameria eshte nje krahine qe shtrihet ne anen perendimore te Epirit historik. Qendrat kryesore te saj jane: Filati, Gumenica, Parga, Margellici, Paramithia e Preveza. Ne veri, kufijte e saj mberrijne deri ne zonen e Delvines, ne jug kufizohet me Gjirin e Artes (Prevezes), ne perendim laget nga deti Jon, kurse ne lindje ndahet prej pellgut te Janines nga malet e Olicikes e te Llakes. Eshte nje krahine mjaft e begate ne fusha, si fusha e Frarit, apo me kodra te buta te pershtatshme per kultivimin e ullirit dhe te agrumeve. Ne fillim te shekullit XX, Cameria kishte 75.000 banore autoktone, qe i perkisnin kombesise shqiptare, prej te cileve, shumica ishin te besimit musliman. Kurse vetem 18.000 ishin shqiptare te besimit ortodoks. Keta te fundit ishin perqendruar kryesisht ne fshatrat e Sulit e te Frarit, si dhe ne fshatrat e shperndara rreth Parges (Agjia, Rrapeza, Morfat, Spatharat) e gjetke. Jo rrallehere, si dhe gjetke ne Shqiperi, kishte fshatra laramane (te perziera) me banore muslimane e te krishtere qe ishin dhe farefis me njeri-tjetrin (Chr. Suli, "Tsamuria, Megale Ellenike Enkyklopedia "Pirsos" vell. 23, Athine 1933, f.405; Fjalori Enciklopedik shqiptar, f.149-150; A.Gobineau Paris etudes sur la Grece moderne, Paris, 1905, f.113, Zotos mollossos, Dromologion..., Athine 1878, f.4; A.Philippson, The Salien...Berlin 1897, f.222, 228 etj.)

    Marrdheniet me besime te ndryshme qe kishin te perbashk`t origjinen e tyre ilire, ne mes tyre ishte deshira te mbeteshin te te njejtes fe qe i perkisnin, dhe i ndertonin relacionet midis tyre ne baze te mirekuptimit, jetonin me dashuri e vellazeri, madje "ishin ne harmoni dhe ne marredhenie shume korrekte" (J.Sarras, Istoria tisperiohis, f.568)

    Ky kuader i shkurter historik per Camerine vlen per te sqaruar "te vertetat historike" te autorit dhe "imagjinaret" ne artikullin e tij. Ai te folmen shqipe ne Cameri e kufizon nga Konsipoli ne Filat, vazhdon deri ne qytetin e Paramithise, e shtrin madje ne te gjithe pjesen e brendshme te Camerise duke pershtatur nga e folmja e shqipes "grekofonet historik te Parges" dhe gfrekofonet e Sulit. Ne vijim autori sjell "te dhena statistikore" per popullsine e Epirit, perfshi ketu dhe Camerine qe, sipas tij, popullsia e Epirit "nuk i kalonte 50.000 banore gjithsejt dhe se popullsia muslimane shqiptare ne Cameri, sipas tij, ne vitin 1920 ishte 21.800 muslimane qe flisnin gjuhen shqipe si dhe 4200 muslimane ne prefekturat e Janines e te Prevezes qe gjuhen amtare kishin greqishten.

    Autorit te ketyre pohimeve, qe na i servir si "fakte", i sugjerojme t'u referohet autoreve greke qe jane marre me studime ne kete fushe. Gjeografi greko-epiriote... A.Psalidha, ne "Gjeografine" e vet e konsideron Epirin deri ne Gjirin e Artes (Ambrakise) nje toke shqiptare ku flitet gjuha shqipe. Nje informacion me i gjere rreth ketij problemi gjendet edhe tek dijetari francez, Ami Boue, tek anglezi W.M.Leake i cili pohon se kufijte e Shqiperise ne vijen bregdetare arrin deri ne Preveze. Paradoksal, krejt i pavertete eshte pohimi se suliotet na paskan qene greqishtfoles! Dihet nga te gjithe shqiptare e greke se suliotet kane folur shqip dhe vetem shqip, madje edhe sot e kesaj dite kudo qe jane ne fshatrat e Frarit (Kastri, Kanallaq, Hajke) ne Preveze, Arte, Prage e gjetke. Udhetari francez, Zhak Puzhad ve ne dukje se "suliotet flasin vetem shqip", "shqipja eshte gjuha e tyre dhe ata e quajne veten shqiptare". P.A. Sallabanda ka shkruar se "burrat e pare te Sulit ishin race shqiptare" (shih P.A.Sallabanda, To Souli...Athine, 1880, f.411)

    Edhe Mendelsen Bartoldi pohon se "suliotet jane pasardhes te krishtere nga kombesia came" (shih Mendelson-Bartholdi, Greschicte...Leipsig 1870-1874, f.31).

    Deri ne ditet tona ne More dhe ne Greqine e Veriut eshte ruajtur nje kenge ku midis te tjerave, thuhet:

    Kjo gjuha arberishte

    Eshte gjuhe trimerishte

    E flit Navarko Miauli

    Bocari dhe gjithe Suli.

    Per saktesi historike rreth popullsise se Epirit dhe te Camerise po u referohemi vetem autoreve greke te shekullit XIX. P.Aravantinos, Chronographia tek Zpirous, vellimi II, Athine,1856, f.320-338). Ketu jane renditur te gjitha vendbanimet e Vilajetit te Janines te ndara ne Sanxhak (tmema) dhe keta ne Kaza (dioksesis) ose nahije (periochi) dhe per bri secilit vendbanim (fshat ose qytet) numri i shtepive, fene e banoreve dhe gjuha qe flitej prej tyre. Njoftimet e hollesishme qe jep heleni epiriot tregojne ne regjistrimin e tij se ne sanxhakun e Delvines, ku bente pjese edhe Cameria, shqiptaret perbenin shumicen ne te gjitha kazate e saj, ne kazate e Delvines, Filatit, Paramithise, Margellicit dhe Frarit, te cilat kishin bashkarisht 317.217 familje shqiptare dhe 7030 familje greke. Ne kazate e Sanxhakut te Janines shqiptaret perbenin shumicen vetem ne dy prej tyre, ne krhinen e Carhovices (618 familje shqiptare dhe 219 familje greke) dhe ne ate te Konices (2086 familje shqiptare dhe 1638 familje greke).

    Edhe historiani grek i shekullit te XIX V.Zotos Mollossos, ne vepren e tij "Dromologion.... vell.I, Athine 1878, ne qendrat kryesore te Camerise ka bere regjistrime te hollesishme per popullsine e zones se Paramithise, Filatit, Parges, Margellicit, Frarit. Ne zonat qe permendem, ai jep nje popullsi 74.500 banore, prej te cileve: 35.000 muslimane dhe 38.800 te krishtere.

    Zoti Llambros Balciotis na jep konkluzionin alogjik, sipas te cilit ne Cameri paska baza shqipfolese me rendesi te vecante.

    Cilat quan autori baza me rendesi te vecante? Ndoshta si pergjigje mund te vije arsyetimi: Paramithia qysh ne lashtesi ishte qyteti me i madh i Camerise dhe permendet ne shek e XI (shih Sp.Muselimi istoriqi...f.5). Kuptohet se fjala eshte per qendrat kryesore te Camerise (Paramithi, Margellic, Mazarrek, Parge) mjafton te kuptojme se Paramithia ka ndertesa e monumente kulture te vjetra, gjurme te cilat ruhen deri ne ditet tona. Eshte per t'u permendur Kalaja historike e Ajdonatit, Xhamia e vjeter e ndertuar me 1490 nga Sulltan Bajaziti i pare (shih vepra epiriotike viti 1955, f.163-164).

    Kronisti anglez Hobhausse e permend edhe Margellicin si nje qender kryesore qe banohej nga muslimanet shqiptare dhe me nje mosperfillje te plote ndaj pashait te Janines. Margellici, shkruan i njejti autor qeverisej nga nje bylykbash (J.C.Hobhausse, A.Jorney...f.168).

    Ne pjesen e dyte te artikullit qe titullohet "Perandoria otomane dhe shteti-komb", ngrihen disa probleme qe kerkojne pergjigje. Sipas artikullshkruesit, Greqia i pushtoi disa krahina te Shqiperise se poshtme perfshi dhe Camerine sepse keto ishin territore ku ortodoksit nuk kishin si gjuhe amtare te tyre gjuhen greke dhe se zhvillimi i rrjetit arsimor ne zonat "e pacliruara shtronte per zgjidhje "depertimin e shtetit - komb grek ne keto zona "te pacliruara".

    I kujtojme lexuesit se ne fund te shekullit XIX, Porta e Larte e lejonte Greqine qe te organizonte shkolla greke ne te kater anet e krahines se Camerise. Keshtu, sipas Salnamese turke per Vilajetin e Janines te viitt 1306 (1888), ne fshatrat e Kazase se Filatit, kishte 25 shkolla greke me 400 nxenes dhe asnje shkolle shqipe (Saenam-e Vilajet-i Joanya, sene 1306 (1888) f.58).

    Hapja e shkollave greke ne Cameri kishte filluar qysh ne vitin 1850 si ne Skupice, Pleshovice, ne Sidher, Qeramice, Koqino Lithar (te gjitha keto fshatra te krishtera. Ne vitin 1899 u hapen shkolla greke ne fshatrat ortodokse ne Jeromer, Finiq, Sajadhe, Fotir, Babur, Glusta-Lia, Ahuret e Camauda (shih Sp.Muselimi "Istoriqi".... f.114-117)

    Sic shihet, Greqia kishte nje rrjet te dendur shkollash greke pothuaj ne cdo fshat te krishtere, qe mesonin femijet ortodoks. Argumenti qe sjell autori per te justifikuar pushtimet e trojeve shqiptare nga Greqia nuk qendrojne. Zoti Lambi Baliciotis, me sa duket e zhvesh veten nga roli i nje historiani dhe merr persiper detyren e nje avokati mbrojtes per te "perligjur" (!) padrejtesine e shekullit qe beri Greqia duke i grabitur Shqiperise pjese nga trungu i saj, Camerine, Follorinen dhe Kosturin.

    Kam mendimin se menyra se si e shtron autori problemin dhe argumentat qe sjell jane shume te demshme per vete autoritetin dhe shtetin grek ne opinionin e brendshem dhe te jashtem. Ne pjesen me te madhe te lexuesve shiptare, kur te njihen me pohimet e autorit qe jane mine me sahat, do t'i shohin me dyshim e frike hapjen e shkollave greke ne Shqiperi, shtrirjen e tyre deri ne zonat qe s'ka asnje minoritar.

    E verteta e problemit qe ju keni marre persiper a merrni ne mbrojtje qendron ndryshe. Qysh nga Kongresi i Berlinit, me 1878, u pa qarte se "Lufta per Epirin" nuk ishte me problem i marredhenieve greko-turke, por i marredhenieve greko-shqiptare. Ndaj, pas vitit 1881, kur Fuqite e Medha arriten ne perfundimin qe t'i jepnin Greqise vetem Arten dhe tokat ne lindje te saj, politika greke u perqendrua ne nje veprimtari propagandistike ne gjirin e popullsise shqiptare te Shqiperise se Poshtme, qe synonte ne rradhe te pare te crrenjoste shqiptarizmin ne ate treve dhe te mbillte urrejtjen e percarjen midis vete shqiptareve, te krishtereve e muslimaneve. Ne pararoje te kesaj veprimtarie vijuan te qendrojne si gjithmone kisha dhe shkolla greke, te cilave pushteti osman dhe vete Sulltani u kishte siguruar nje status te vecante te privilegjuar.

    Objektivi i Greqise ne Epir ne prag te Luftes se I Ballkanike ne vjeshte te viitt 1912 mbetej jo ajo qe shpreh autori grek, por pushtimi i anes perendimore te kesaj vije bashke me Janinen e rrethinat e saj. Berthamen kryesore te ketyre territoreve e perbente treva e Camerise. Ne mesditen e 23 shkurtit 1913 forcat e Epirit hyne ne Paramithi, nderkohe qe kapiteni Muxakas mori Margellcin dhe Pargen. Forca te tjera te komanduara nga Trypogeorgi hyne ne Filat dhe deri ne fund te shekullit 1913 forcat greke kishin zene gjithe hapesiren midis rrjedhave te lumenjve Kallamas dhe Greqi (Akeront).

    Pushtimin e qendrave kryesore te Camerise nga forcat greke e pasoi nje vale krimesh, ekzekutimesh e terrori mbi popullsine vecanerisht mbi ate muslimane. Deshmitare okulare pohuan se ne Janine dhe ne rrethinat e saj kishin pare grumbuj me kufoma shqiptaresh, ushtarake e civile, te shfytyruara ne menyren me te eger. Te njejtat skena mizore u shenuan ne qytetet e fshatrat e Paramithise. Autori grek G.Fessopoulos, pjesemarres ne ngjarje si oficeri i ushtrise greke, detyrohet te pohoje "kujtimet e hdihura" qe lane mbi popullsine shqiptare te Camerise bandat kreteze te drejtuara nga Manos, Montakas, Granicas etj.

    Politika e terrorit ndaj popullsise shqiptare u shtri dora-dores edhe ne vise te tjera te Shqiperise se Poshtme, ku hyne trupat greke. Pamjen e ketij terrori te vendosur nga forcat greke ne trevat e pushtuara e jep ne menyre te sintetizuar memorandumi i 7 qershorit te vitit 1913, qe u hartua ne burgun e Janines nga nje grup patriotesh came te burgosur nga autoritetet greke te pushtimit. Autoret e memorandumit: P.Vehbi Pasha, Haki Musaj, Mazar Dino, etj, denoncojne vrasjen e 72 veteve nga paria e Camerise ne castin e pare te futjes se trupave greke ne Cameri dhe perpjekjet e patrioteve dhe te luftetareve shqiptare, qe ishin shquar ne betejat kunder turqve per nje Shqiperi te pavarur e te bashkuar. Ushtaret greke dhunojne e plackitin cdo dite shtepite e cameve, duke i detyruar keta te fundit te marrin arratine. Autoritetet greke perpiqen te zhdukin cdo shenje shqiptare ne keto treva shqiptare, duke ndalur me dhune perdorimin e gjuhes shqipe, mbajtjen e qelesheve karaketeristike shqiptare, duke prishur xhamite e duke i kthyer ato ne stalla e ne magazina. Muslimanet kercenohen dhe detyrohen te nderrojne fene dhe te behen ortodoks. Per me teper, ata urdherohn te marrin pjese ne mitingjet e organizuara nga autoritetet greke te pushtimit, ku hartohen memorandume per Fuqite e Medha sikur keto vise jane "greke".

    E beme kete ekspoze te shkurter, te informojme lexuesin dhe per t'i kujtuar autorit grek ne Athine se pushtimi i trojeve shqiptare, Cameria, nga forcat greke nuk duhet mjegulluar, anashkaluar dhe paraqitur sikur forcat greke po clironin token helene e te krishteret greke.

    Tani qe lexuesi njihet me krimet qe kryen forcat greke ne Cameri (1912-1913) nuk ka se si te shpjegoje qendrimin e gati te papergjegjshem te autorit ne artikullin qe debatojme kur deklaron: "...ne zonat qe u perfshine ne shtetin komb-grek pas vitit 1912-1913...trajtimi i muslimaneve si qytetare te kategorise se dyte ...nuk i detyrohet nje politike te qarte diskriminimi nga ana e shtetit grek deri ne shkembimin e popullsise, krijon kushte te pershtatshme per kthimin e popullsise came ne minoritet".

    Per te kundershtuar pohimet e autorit detyrohemi t'i kujtojme se kujdesi i administrates ushtarake greke, me te pushtuar krahinat came, ishte jo "krijimi i kushteve te pershtatshme per kthimin e popullsise came ne minoritet", por gjetja dhe arrestimi i elementeve patriote, mbledhja e armeve, krijimi i kushteve te padurueshme per popullsine came, sidomos, per ate muslimane, qe ta detyronte te braktiste vatrat e saj dhe te arratisej gjetke. Autoritetet greke luajten djallezisht edhe karten e kundervenies se elementit cam musliman ndaj atij cam te krishtere. Per kete qellim u nxiten keta te fundit qe te sulmojne dhe te pervetesojne pronat e muslimaneve. Jo gjithmone keto veprime cinike paten sukses. Ne shume raste camet e krishtere refuzuan te marrin mallin e pronat e vellezerve te tyre.

    Me 17 dhjetor 1913, i ashtuquajturi "Protokolli i Firences" sanksiononte perfundimisht vijen jugore te kufirit, i cili linte jashte territorit shqiptar Camerine dhe vise te tjera te Shqiperise se Poshtme.

    Athina pergatitej per te kryer "pa zhurme e buje" spastrimin e popullsise shqiptare muslimane nepermjet nje shkembimi te ardhshem te saj me greket e Turqise. Ne fakt u duk se largimi i shqiptareve muslimane nga kufijte e ri te shtetit grek do te realizohej shume shpejt. Ne pranveren e vitit 1914 u be nje marreveshje midis kryeministrir grek Venizellos dhe ambasadorit turk ne Athine shkembimin e banoreve grek te vilajetit te Ajdinit me muslimanet e Maqedonise dhe te Epirit.

    Greqia ishte e interesuar per shkembimin e popullates shqiptare, se keshtu mendonte se i jepte fund cdo kerkese te shqiptareve per kthimin e trojeve te tyre qe u ishin marre padrejtesisht ne vitin 1913. Gjithashtu ne shpernguljen e muslimaneve, Greqia llogariste se do ta kishte me te lehte asimilimin aty te elementit ortodoks shqiptar. Ndoshta autori i shkrimit mendoi se sot nuk eshte koha per te prekur plaget e nje te shkuare, por mendoj se e shkuara nuk eshte shume e larget dhe duhen prekur jo per hakmarrje, por per te vene ne vend nje padrejtesi, sic eshte ajo e mohimit te se drejtes mbi pronen, qe u eshte bere pronareve shqiptare per afro 80 vjet, problem te cilin do ta prek ne vijim te ketij artikulli.

    Politika e shtetit grek per debimin e cameve me hu e tortura, eshte nje kapitull i gjate ne historine e cameve dhe te Camerise dhe ketu nuk eshte vendi per hollesi, por per aq sa na lejon hapesira le te permendim edhe dy-tre problme.

    Se pari, perfaqesuesi i Greqise D.Kaklamanos nen presionin e qeverise shqiptare e te qeverise te tjera, te protestave te shqiptareve brenda e jashte vendit, te shtypit shqiptar e ne menyre te vecante te rretheve patriotike came, u detyrua te provonte se camet muslimane, megjithese kane nje fe me turqit, nuk ishin turq, ndaj Greqia nuk do t'i perfshinte ne shkembim muslimanet me origjine shqiptare.

    Zbutje e pazakonshme e Athines ndaj problemit cam, ishte vetem nje terheqje taktike e bere ne rrethana te reja, te shkaktuara nga disfata e turpshme ne Azine e Vogel.

    Athina mendonte se me anen e presionit do t'i conte camet muslimane deri ne ate gjendje, sa te deklaronin vete me gojen e tyre se e deshironin shkembimin.

    Realizimin e ketij objektivi, qeveria greke e shihte kryesisht me ushtrimin e dhunes. Per kete qellim ajo organizonte dhe dergonte banda te armatosura ne qendrat kryesore te Camerise, te cilat nisen vrasjet, raprezaljet, grabitjet e perdhunimet ne familjet shqiptare.

    Se dyti, paralelisht me intensifikimin e dhunes dhe te terrorit mbi popullsine autoktone shqiptare, qeveria greke filloi dhe vendosjen e refugjateve, koloneve greke te ardhur nga Azia e Vogel. Kontigjentet e para te tyre filluan te duken neper fshatrat e Camerise, qysh nga vjeshta e vitit 1922. Ne ate krahine, Athina parashikonte te vendoste 18.000 refugjate greke. Ata nen mbrojtjen e administrates, kishin vreshtat, ullishtet. Fshataret shqiptare qe kundershtonin, pasi i rrihnin i arrestonin.

    Se treti, periudha 1913-1940 ne Cameri karakterizohej nga nje rritje e presionit te qeverise greke ndaj popullsise. Traktati per minoritetet i nenshkruar pas Luftes se Pare Boterore, pothuaj prej te gjitha shteteve te Evropes, u njihte minoriteteve te gjitha te drejtat. Edhe Shqiperia, duke qene nder ato shtete qe e respektonte ate traktat, i njohu minoritetit grek ne Shqiperi te drejten per te pasur shkolla ne gjuhen e vet amtare, u garantonte jeten dhe pasurine si dhe per te patur perfaqesuesit e vet ne Parlamentin shqiptar. Qeveria shqiptare shpresonte se edhe fqinja e saj, Greqia, do t'ua njihte po keto te drejta shqiptareve qe jetonin ne Greqi. Qeveria greke, ne parim i njihte camet si minoritet, por duke u bazuar ne fene e tyre, ajo bente perpjekje per t'i quajtur turq ne menyre qe t'i perfshinte ne shkembim.

    Shqiptari ne Greqi kishte humbur te gjitha te drejtat e tij. Bujkut i merrej toka me ligjin e ri qe u be i njohur me emrin "apollotriosis" (tjetersim).

    Sipas ketij ligji pronari shqiptar nuk kishte te drejte as ta shiste pronen e tij te patundshme, as ta jepte me qera.

    Apollotrios u shoqerua edhe me nje ligj tjeter me emrin "enigiostasis", me anen e te cilit qeveria greke vuri ne zoterim te gjitha pasurite e cameve. Me dekretligje te vecanta, shqiptareve ne Cameri u ishte hequr e drejta e votimit. Qeveria greke nuk lejonte per shqiptaret me Cameri asnje shkolle ne gjuhen amtare shqipe, nderkohe qe ne te gjitha fshatrat e banuara prej tyre ajo kishte hapur shkolla ne gjuhen greke. Moslejimin e shkollave shqipe, Athina mundohej ta justifikonte duke thene se "edhe ne kohen e sundimit osman, ne fshatrat muslimane nuk kishte patur shkolla shqipe".

    Pa dashur te rendis te dhena dhe fakte te tjera per lirite dhe te drejtat qytetare qe i mungonin shqiptarit cam, mendoj se jane mese te mjaftueshme per ta quajtur si te pabaze pohimin qe ben autori se Greqia respektonte tedrejtat e minoritetit shqiptar.

    Duke bere keto konstatime, vetiu shtrohet pyetja: A duhet te kishte reciprocitet midis dy qeverive rreth trajtimit te minoriteteve? Koha tregoi se qeveria shqiptare, skenen e drames came e ndiqte nga larg dhe ngushellohej me ndonje shkrese zyrtare, ankese apo kerkese drejtuar qeverise greke, Komisionit Mikst apo dhe pertej detit, Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve, ku ankohej per veprimet e qeverise greke.

    Ne kete kohe, rrethet patriotike shqiptare, madje dhe politikane shqiptare i kerkonin qeverise shqiptare qe t'i pergjigjej me te njejten monedhe veprimeve qe kishte ndermarre Athina zyrtare ndaj minoritetit shqiptar ne Greqi. Shqiperia t'u hiqte grekofoneve te drejten e votimit, t'u ndalohej te shiturit dhe te blerit e pasurive te patundshme, te mos lejohej asnje grekofon te levizte jashte Shqiperie, t'u regjistroheshin pasurite e tundshme e te patundshme (sic bente qeveria greke tek shqiptaret ne Cameri) dhe te instaloheshin brenda ne to refugjatet cam te debuar me force nga vatrat e tyre.

    Artikulli i historianit grek per te cilin debatojme ndalet edhe ne problemin e pronave te shqiptareve ne Greqi. Shpronesimi i padrejte qe u ben qeveria greke pronareve shqiptare ne Greqi dhe cameve ne vecanti u be burim konflikti mes dy vendeve. Greqia i filloi shpronesimet e muslimaneve shqiptare qysh ne vitin 1913 e ne vazhdim.

    Pa dashur, te hyj ne hollesira historike se si u grabiten pronat e shqiptareve nga qeveria greke me ligje te vecanta dhe amendamente te Parlamentit grek, se si kolonet greke u bene pronare ndersa pronaret e vertete shqiptare mbeten rrugeve dhe vdisnin urie. Nuk do te ndalem as dhe ne premtimet qe u benin qeveritaret greke cameve se do t'i kompensonin megjithe joshjet vazhdueshme qe nga viti 1921-1936, per afro 16 vjet, pronaret shqiptare jo vetem qe nuk moren asgje, por u burgosen dhe u internuan nga qeveria greke si Mazar Dino nga Paramithia, Musa Deni dhe Haki Musaj ne Filat, Haxhi Braho ne Margellic, Abedin Xhemali me vellezerit e tij nga fshati i Graves (Gumenice) etj.

    Pohimet e autorit per zgjidhjen e pasurive te shqiptareve jane kontradiktore, pa predispozicion per t'u prononcuar dhe per te dhene mendime per zgjidhje. E vetmja gje qe pohohet ne artikull eshte shprehja: "Fshehja e te kaluares dhe zbukurimi propagandistik i saj, apo shmangia e realitetit jane vertetuar si menyrat me te keqija te perballimit te ceshtjeve ekzistuese...apo jo ekzistuese... personalisht jam, deklaron autori, shume larg logjikes se "ceshtjes se mbyllur" te pales greke dhe "te ceshtjes se hapur" te pales shqiptare. Dilema e autorit as te hapen as te mbyllen (as mish as peshk) justifikohet, sipas tij, se mos qarqe te caktuara nacionaliste greke, qe nuk jane pak, por edhe me peshe politike, po te hapej problemi i pronave "mund te hakmerreshin me refugjatet ne Greqi!

    Mendoj se ky nuk eshte nje arsyetim i drejte qe i lindi ne zemer autorit nga meraku se mos pesojne gje refugjatet shqiptare ne reqi. Ata ne token helene rrojne me punen dhe djersen e tyre, por kontribuojne edhe per fuqizimin e ekonomise ne shtetin fqinje si krah i lire pune.

    Kam mendimin se pohimet e autorit kane per qellim t'i bejne presion politikes shqiptare, nga njera ane dhe mases tjeter qe kane femijet refugjate ne Greqi duke i paralajmeruar se po hapet goje per pronat "Gogoli fshese" ju pret.

    Qendrimi i autorit me duket paksa i lekundur dhe jo deshir-mire per t'u zbardhur e verteta.

    Argumenti qe jep autori nuk qendron edhe per nje fakt tjeter. Nese Greqia ka te tilla shtresa ne vendin e saj, kot qe pretendon se ka hyre ne Evrope. Ceshtja e pronave duhet zbardhur.

    Ajo qe kerkohet sot nga te dy vendet me nje fqinjesi te vjeter lypset qe problemet qe na ndajne e behen burim konfliktesh te ndreqen me mirekuptim te dyanshem dhe jo me zhurme e presione pa fryt. Ceshtja e kthimit te pasurive te shqiptareve nuk duhet kerkuar per t'u zgjidhur as me traktate e akorde, por me vullnet te mire.

    Greqia konsiderohet nje vend demokratik dhe te drejtat e njeriut jane ne themelte legjislacionit te saj akutal grek.

    C'duhet bere per zgjidhjen e problemit te pasurive te shqiptareve? Une mendoj:

    1. Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise te mos e lere ne harrese ceshtjen e pronave te shiqiptareve ne Greqi, sepse eshte krim i rende te merren neper kembe te drejtat e shqiptareve. Jo t'i luten Greqise per lemoshe, por ta ngrene zerin ne forumet nderkombetare.

    2. T'i behet e qarte qeverise greke se do apo nuk do ajo, pronat e shqiptareve ne Greqi ekzistojne, prodhojne cdo dite vlera dhe pronaret e vertete sot per sot mbajne neper sirtare tapite dhe here pas here i perkedhelin per t'u ngushelluar.

    3. Pala shqiptare t'i perdore te gjitha rruget e saj diplomatike qe te mohojne qe Parlamenti grek te shfuqizoje ligjet famekeqe qe i heq pronarit te drejten mbi pronen e tij.

    3. Athina duhet t'u njohe minoritetit shqiptar ato te drejta qe i njeh qeveria shqiptare minoritetit grek ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #36
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Derikurë, çështja çame - çështje e fjetur?

    Çfarë mund të bëjmë konkretisht për çështje e Çamërisë?

    Pa i analizuar moderimet politike të some, të cilat janëtë ditura, veçse sa humbim kohë në përshkrime të gjendjes politike shqiptare e mëtutje, që dihet mirëfilli - çfarë mud të bëjmë konkretisht për çështjen çame?

    A është vërtet, çështja çame - çështje e fjetur ende? Pse është ënde çështje e fjetur, nuk don spjegim, ngase dihet gjëndja e sotme shqiptare atje. Zhdukja, asimilimi, diskriminimi, ndalimi të shprehesh në gjuhë amtare, penalizimi religjioz, zhbimja e intelektualëve çam direkt e indirekt nga hegjemonizmi grek, ngalimi i shkollimit në gjuhë amtare, detyrimi i ndërrimit të fesë, antroponomeve, toponomeve, diskriminimi në baza: fetare, gjuhësore, origjinore, gjenocidiale, traditore, historiografike, sociale, ekonomike, (në bazat kryesore të të drejtave themelore të lirive të njeriut), nuk duhet mëtutje të mbeen çështje e fjetur - anipse hegjemonizmi grek i djeshëm dhe i sotëm në vazhdim - zhbinë thesaret origjinore të popullësisë arbanite-çame, që ishte
    dhe është një statistikë mbi tre milion arbanitas brënda shtetit politik grek...krejt këto është detyrë jona të internacionalizohen botërisht me të gjitha fuqitë!!!

    Internacionalizimi politik i çështjes çame kërkon ndihmë, në mungesë dhe mosguxim të shprehjes të vendasve arbanitas në trojet e tyre stërgjyshore. Jo vetëm të mbesin çështje theorike politike, por të institucionalizohen në shkallë shkencore - që borxh kryesor i mbetet akademive tona shkencore shqiptare... Shkrimet duhet të jenë të shumëta (pa shikuar prizmin e kufizimeve shprehëse praktike, të kotareve politike shqiptare brënda territoreve të tyre dhe kompetencat e tyre politike), por,
    mbetet detyrë e çdo shqiptari, që i rrahë pulësi i zemrës së Atdheut!

    Derikurë, duhet të mbetët çështja çame - çështje e fjetur? A duhet shikuar ngecjet e zgjidhjeve politike, sociale e kombëtare të trevave tjera që janë në veprim...? Jo, nuk duhet pritur, sepse
    këto çështje shqiptare si të pjesëshme, ndamas, mjafton se janë në veprim dhe krahas tyre, të internacionalizohet edhe ajo e Çamerisë arbanite! Pjesët e atdheut tonë, me ato arsyetimet e vrugëta historike, fillojnë e ringjallen gradualisht, bazuar në shkallë të ngritjes së vetëdijes kombëtare. Një promotor vazhdon në zgjimin e fillin e veprimit të çlirimit kombëtar në secilën pjesë të atdheut shqiptar ballkanik. Po, shihen edhe ngecjet e një politie ballkanike dhe europiane haptazi, ku politika ballkanike është ende në vorbullen e monstrumit historik të vlimeve të djeshme e të sotme historike dhe këtë amulli të tyre duhet ta shfrytëzojmë edhe na shqiptarët - sepse askush nuk është prefekt, as me një politikë prefekte - anipse ne mendomë se gjenden në shkallë të duhur të zhvillimit politik.

    E drejta e Çamërisë, apo Arbanisë (arvanitase), pret secilin intelektual shqiptar dhe mos të kukatet për gjendjet politike në territoret tjera. Kudo e gjithkah ngrite zërin e arsyes, në të gjitha fushat politike e shkencore, që të dihet se ka nerv të gjallë të promotorit të përgjithshëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare në përgjithësi!

    Ta zgjojmë në nivel botëror çështjen e Çamërisë! Mos të ndalet vala e shkrimeve asnjë moment edhe këtu e gjithkund ku dihet e mundet të shprehet mendimi i lirë shqiptar. Nuk ka vend për pesimizëm politik, sepse faji është i përgjithshëm, i të gjithë sqiptarëve ballkanik, të mblidhen njëherë dhe të vendosin për zgjidhjen e çështjes kombtare! Asaj dite i ndihmojmë me veprime konkrete, kudo që ndodhemi e marrim frymë për mushkëri të atdheut dhe a rreh pulësi i gjakut të atdheut shqiptar!

    Mos të pushojë fjala e vepra për zgjidhjen e çështjes çame!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Mbi Çamët

    I nderuari Iliriani 01,

    Të gjitha fjalët e shkruara, sa ishin krtitikuese ndaj të gjithë neve brenda dhe jashtë Forumit, aq më duken edhe prekëse se pse askush nuk bën asgjë në këtë drejtim.
    Jam i gatshëm të ndihmoj në inicimin e formimit të një Shoqate, një organi apo quajeni si të doni, i cili intenzivisht do ngriste zërin dhe do aktualizonte Çështjen "e Fjetur"(shumë mirë të quajtur nga Iliriani 01) Çame.
    Do duhej të ngrisim zërin, ashtu siç u bë me Kosovën filloi të aktualizohej më tepër e më tepër si Oazë e shovinizmit e asimilimit serb ndaj Shqiptarëve.
    A nuk mendoni se do duhej të bëhej edhe kjo, gjithsesi duke u aktualizuar edhe nga Akademitë Shqiptare të Shknecave dhe organet e tjera shumë kompetente.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    23
    Camet nqs i duan tokat e tyre te shkojne e te krijojne nje ushtri clirimtare UCC dhe te bejne disa luftime me policine greke qe te ceshtja came te bjere ne opinionin internacional dhe ju te tjeret mos na u hiqni si nacionalista ose sikur u perveluat per ceshtjen kombetare.Ceshtja kombetare nuk do llafe dhe dialog do vepra sepse po u vazhdua keshtu ceshtja kombetare do te behet si nje dashuri sentimentale;platonike. vetem ne distance
    Kshuuuuuu

  19. #39
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    I nderuar Leke!

    mire e ke dhe mire do te ishte nje organizim i mirefillte, lidhur me ceshtjen ÇAME - te shohim edhe mendimet e tjereve...

    po ti, Genthios, ti nuk ben llafe, po vepra jote konkrete?

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Mbi Çamët

    Të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit Shqiptar,

    Së pari Genthios,
    E çfarë të bëjmë më parë, a të ngritemi në kryengritje secili krye në vete e të bëjmë atentate dhe sulme ndaj policisë e ushtrisë greke, e pastaj të njihemi si "Terroristët e Jugut Shqiptar"?
    Të lutem, u formuan UÇ e Kosovës, UÇ e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, UÇ Kombëtare, dhe nga të tri ushtritë vetëm e Kosovës e arriti qëllimin e saj(dhe atë deri diku), kurse këto dy të fundit arritën të ngrejnë zërin, por bota menjëherë i "mashtroi" dhe ata fituan më shumë të drejta, por përsëri mbetën nën sundimin e njëjtë. I çmoj lartë luftërat heroike të Shqiptarëve në këtë fund dhe fillim shekull, i çmoj madje shumë, por nuk e arritën qëllimin të cilin të gjithë do e dëshironim. Ndoshta më kupton se ç'desha të them në fillim. Pra, ne jemi të gatshëm edhe të "rrokim" armët, por sa do e fitojmë përkrahjen e botës, është një pyetje e madhe.
    Prandaj mendoj se me rrugë paqësore të fillojmë, e pastaj po qe se është nevoja ia fillojmë edhe luftën.
    Pra, dua të them se njëherë duhet të "shtrojmë rrugën" tonë në mënyrë paqësore, dhe të fillojmë intenzivisht paraqitjen e çështjes Çame në botë, ta bëjmë problem, përderisa edhe populli çam duhet të ngrihet nga gjumi dhe të reagojë, e mendoj se këtu më së pari do duhej diaspora jonë, ku do duhej të bashkangjiteshin edhe çamët në diapsorë, patjetër dhe ndër të parët.

    Dhe, edhe unë mendoj se duhet të gjithë ju anëtarë në këtë Forum, të shprehni mendimet tuaja mbi organizimin mbi këtë çështje.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •