Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 168 prej 168
  1. #161
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Amato: Statusi i Kosovës të zgjidhet sa më parë


    Besim Abazi
    Prishtinë
    17-02-2005



    Përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin ish- kryeministri italian Giuliano Amato dhe ish-presidenti gjerman Richard von Wieczeker thanë të enjten se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më pare.

    Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Prishtinë me zyrtarët e së cilës kanë debatuar një nismë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

    Z. Amato tha se faza e parë duhet të jetë kalimi nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një pavarësi pa sovranitet. Faza e dyte “një sovranitet i ndarë”, ndërsa sovranitetin e plotë Kosova do ta fitojë atëherë kur të integrohet në Bashkimin Evropian.

    Ai tha pas takimeve më udhëheqësit e institucioneve vendëse të Kosovës se është koha për përshpejtimin e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Ai tërhoqi vërejtjen se ka vështirësi për këtë process, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë të qartë se kush janë lojtarët kryesorë me të cilët duhet debatuar çështja e integrimit.

    Zoti Amato nënvizoi me këtë rast se cështja e pazgjidhur e statusit të Kosovës duhet të zgjidhet në një mënyrë në të kundërtën lojtarët nuk do të jenë të përcaktuar.

    Ai shprehu besimin në mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet dy komuniteteve kryesore në Kosovë, shqiptarëve dhe serbëve. Për të është me
    rëndësi që njerëzit të jenë të lirë, të jetojnë dhe të lëvizin lirshëm. Kjo tha ai është kusht themelor që një shoqëri të konsiderohet normale dhe demokratike.

    Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thanë se do të shqyrtojnë nismën e Komisionit Ndërkombëtar, i cili ka për qëllim siç thuhet, të zhvillojë një vizion për integrimin e vendeve të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian.

    Ata u zotuan se për përmbushjen e standradeve mbrojtjen e pakicave kombëatre dhe për qëndrueshqëmrinë ne Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar sërish duke nënvizuar sërish se zgjidhja e cështjes së Kosovës është në pavarësinë e plotë të saj.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Gjenerali Xhekson thotë se ka ardhur koha që të bisedohet për statusin e Kosovës


    Prishtinë, 2 mars - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe ish-komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali Majk Xhekson gjatë një vizite që bëri dje në Prishtinë ka thënë se ka ardhur koha që të bisedohet për statusin e Kosovës. Statusi aktual i Kosovës nën Rezolutën 1244 nuk mund të vazhdojë pafundësisht, ndërkaq bisedimet për statusin tashmë duken në horizont dhe kjo tashmë është e qartë edhe për strukturat ndërkombëtare, u shpreh Xhekson.
    Xhekson pas një takimi me komandantin e TMK-së Agim Çeku ka thënë se është i kënaqur me sukseset e TMK-së dhe ka nënvizuar se Britania e Madhe po i përcjell me vëmendje aktivitetet e TMNK-së, duke premtuar edhe në të ardhmen përkrahje për këto trupa.
    Gjenerali Xhekson është takuar pa praninë e gazetarëve me edhe me zyrtarë të KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe të ushtrisë e policisë britanike në Kosovë.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KB garantojnë investimet në Kosovë për 99 vitet e ardhëshme Shefi i UNMIK-ut Jesen Petersen, e ka njoftuar sot kryeministrin Haradinaj se Kombet e Bashkuara janë pajtuar me propozimin e UNMIK-ut për të hapur mundësinë e investimeve në Kosovë për një periudhë kohore 99 vjeçare.“Kjo është shumë e rëndësishme për investitorët dhe sigurinë e investimeve të tyre” tha Petersen pas takimit të rregullt javor me kryeministrin Ramush Haradinaj.
    Kombet e Bashkuara do të garantojnë investimet në Kosovë për një periudhë kohore 99 vjeçare. Kjo u bë e ditur sot nga kryeadministratori Jesen Petersen pas takimit të rregullt javor me kryeministrin Haradinaj.

    ” E informova kryeministrin për diçka që mendoj se është lajm shumë i mirë. Kombet e Bashkuara janë pajtuar me propozimin tonë për të hapur mundësinë për investime në afat 99 vjeçar. Kjo është shumë e rëndësishme për investitorët për sigurinë e investimeve të tyre pasi do të kenë një garanci të gjatë kohore. Disa investitorë me perspektivë të interesuar për investim të menjëhershëm kanë insistuar në garanci 99 vjeçare. Kjo tani është arritur dhe ne mund të ecim përpara. Unë e konsideroj këtë lajm shumë të mirë”.

    Në takimin e sotëm bashkëbiseduesit, kanë diskutuar edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë që pritet të nënshkruhet.
    Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur rreth kësaj tha:

    ”Jam optimist se do të arrihet edhe nënshkrimi dhe do të arrihet marrëveshja së shpejti. Janë disa aspekte që kanë mbetur të hapura dhe që do t’i trajtojmë rreth kësaj” .

    Kryeministri tha se e kishte njoftuar shefin e UNMIK-ut lidhur me hartimin e raportit për 100 ditshin e punës së qeverisë. Ai tha se raporti përfshinë të gjitha veprimet dhe të arriturat e qeverisë por edhe sfidat me të cilat po përballet.

    ”Pastaj planin tonë veprues për 100 ditët e ardhshme, pra angazhimet kryesore dhe fokusimin kryesor tonin. Në këtë drejtim ne do të mund të prezantojmë planin tonë para qeverisë por edhe para parlamentit, pra raportimin 100 ditësh dhe planin për 100 ditët që vijnë”.

    Në takimin e sotëm kryeministri Haradinaj dhe kreyadminsitratori Jesen Petersen, kanë diskutuar edhe për angazhimet e shtuara të qeverisë në planin e përmbushjes së standardeve.

    Enver Bajrami




    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Mar 04, 05 | 1:40 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #164
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Rupel: bisedimet për statusin e Kosovës mund të nisin qysh këtë vit

    07-03-2005
    VOA

    Kryetari i radhës i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, i tha Zërit të Amerikës se bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mund të fillojnë këtë vit dhe se për këto bisedime do të duhet të shtrohen në tryezë disa kushte të pashmangëshme, për shembull, se nuk do të ketë kthim në periudhën para vitit 1999 dhe se ndarja territoriale e Kosovës nuk duhet shtruar për diskutim. Në një intervistë me kolegun Ilir Ikonomi, zoti Rupel iu përgjigj edhe pyetjeve mbi rolin e OSBE-së në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Zoti Kryetar, a e ndani ju optimizmin e shprehur nga shefi i Unmikut Soren Jessen-Petersen se bisedimet për statusin e Kosovës mund të fillojnë këtë vit?

    Dimitrij Rupel: Unë natyrisht që jam po aq optimist sa edhe zoti Soren Jessen-Petersen. Mendoj se ai është një administrator jashtëzakonisht i aftë por edhe një vëzhgues i mprehtë i situatës në Kosovë. Siç e dini, unë e kam vizituar Kosovën disa herë, edhe kohët e fundit. Nga ajo që dëgjova nga Jessen-Petersen dhe nga ç’kam parë nga bisedimet e mija me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë kosovare, duhet të them se ka patur përparim dhe shpresoj se raporti i përkohshëm që ne presim aty nga maji, qershori apo korriku do të jetë pozitiv përsa i përket zbatimit të standardeve. Ky është një element me shumë rëndësi në kalendarin e ngjarjeve. Nëse ky raport është pozitiv, atëhere ne mund të vazhdojmë me bisedimet që do të përfshijnë edhe konsideratat për statusin e ardhshëm. Natyrisht, nga pala tjetër opinionet janë të ndryshme, pra le të presim për të parë se çdo të ndodhë.

    Zëri i Amerikës: Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, ju thatë se Kosova do të jetë një përparësi e juaja gjatë kryesisë së radhës në OSBE. A mendoni se në Kosovë mund të krijohet një gjendje e rrezikshme nëse bisedimet për statusin vonohen?

    Dimitrij Rupel: Kjo është një pyetje komplekse dhe një çështje komplekse. Natyrisht, unë mendoj se duhet që së pari të shikohet gjendja aktuale në Kosovë. Atje ka zëra rreth një aktpadie të mundshme dhe shpresoj se nëse aktpadia bëhet fakt, ajo në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë mbi qendrueshmërinë e gjendjes. Mendoj se udhëheqja e Kosovës është e vetëdijshme për faktin se ajo duhet të vazhdojë reformën, se duhet të plotësojë atë që është programuar dhe le të shpresojmë se nuk do të kemi prishje të stabilitetit.

    Zëri i Amerikës: Por sa ju shqetëson ju një aktpadi e mundëshme ndaj kryeministrit Haradinaj?

    Dimitrij Rupel: Në fakt unë kam sigurime, si të thuash se nuk do të ndodhë asgjë dramatike nëse aktpadia ngrihet. Pra kam besim se udhëheqja e Kosovës e kupton situatën dhe kontrolli i gjendjes do të kontribuonte në përparimin e Kosovës. Nëse do të lindin probleme të mëdha, atëhere zhvillimi në aspekte të tjera do të pengohej. Një ditë ne do të na duhet të përballemi me debatin për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe kjo mund të thuhet me siguri.

    Zëri i Amerikës: Si politikan dhe studiues slloven, ju e kuptoni më mirë se kushdo se sa e rëndësishme është zgjidhja një herë e mirë e çështjes së Kosovës. Çfarë statusi do të propozonit ju për Kosovën? Jam i sigurt se ju keni menduar për një kohë të gjatë rreth kësaj.

    Dimitrij Rupel: Nuk më takon mua të propozoj zgjidhje konkrete. Mund t’ju them se ne në Slloveni kemi patur diskutime për këtë çështje, kemi diskutuar në Bashkimin Evropian dhe unë kam biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm si dhe me personalitete të tjera. Tani unë e shikoj se opinionet po shkojnë në një drejtim: se bisedimet për statusin do të duhet të fillojnë herët a vonë, ndoshta këtë vit, se për këto bisedime do të shtrohen në tryezë disa kushte, të cilat janë të pashmangëshme, për shembull se nuk do të ketë kthim në periudhën para vitit 1999, ndarja e Kosovës as që diskutohet, askush nuk do të shprehej për ndarjen e Kosovës dhe mendoj se ne duhet ta shikojmë Kosovën si një entitet. Por një element i rëndësishëm në këto konsiderata është se përfaqësuesit shqiptarë, qeveria duhet t’i kushtojnë një vemendje të madhe pakicës serbe. Mendoj se pa këtë vemendje ndaj pakicës serbe nuk mund të ketë zgjidhje të mira. Kam marrë përgjigje qetësuese për këtë çështje kur isha në Kosovë. Mendoj se udhëheqja e tanishme është e vetëdijshme për këtë element të situatës. Do të jetë gjithashtu e nevojshme të bindim miqtë tanë serbë në Kosovë se ata duhet të marrin pjesë në proceset politike. Ata duhet të identifikohen me Kosovën dhe jo ta shikojnë veten si pjesë të Serbisë. Si politikan slloven dhe kryetar radhe i OSBE-së unë do të desha të kontribuoja për një afrim midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë si dhe midis politikanëve kosovarë dhe politikanëve serbë në Beograd. Kam shpresë se këtë vit ky dialog do të rifillojë.

    Zëri i Amerikës: Një pyetje e fundit lidhur me Shqipërinë. Në Shqipëri, disa politikanë ende thonë se OSBE-ja nuk është e nevojshme dhe pikërisht në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja këtë verë. Cilat janë komentet tuaja?

    Dimitrij Rupel: Unë kam në plan të vizitoj Tiranën, natyrisht. Kam shumë respekt për zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit. Ky është një vend që po zhvillohet shpejt dhe në drejtimin e duhur. Më kujtohet periudha para 10-15 vjetësh kur gjendja ishte shumë më e paqartë dhe shumë më pak optimiste, ndërsa tani unë jam optimist. Natyrisht, OSBE-ja nuk mund të bëjë mrekullira. Ajo është atje për t’i ndihmuar proceset demokratike. Nëse OSBE-ja është e nevojshme dhe e mirëpritur, ne mund të punojmë atje, nëse jo, ne mund edhe të largohemi.

    Zëri i Amerikës: Zoti kryetar, ju faleminderit.

    Dimitrij Rupel: Ju faleminderit.

  5. #165
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    ~RiFrEsKiM i TeMëS~

    ~RiFrEsKiM i TeMëS~

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Një përmbledhje e shkurtër e fjalës së mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

    Nuk është shkencë ajo që i ngre përmendore politikës, as ajo së cilës i ngre përmendore politika




    4 dhjetor 2005 /TN

    - Sugjerojmë që të mënjanojmë nga qarkullimi pikëpamje që bien ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës. Ndryshe, pranojmë kompromise përpara se çështjet të shtrohen në tryezën e bisedimeve -

    Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit të Prishtinës

    Duke qenë në një institucion kulmor të shkencës, duke u marrë me një temë të rrafshit politik, ndiej nevojën që qysh në fillim të fjalës të tërheq vërejtjen se nuk është shkencë ajo që i ngre përmendore politikës, as ajo së cilës i ngre përmendore politika. Shkenca shqiptare përgjithësisht, ndërsa dy akademitë e shkencave veçanërisht, mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë me shumë, jo si servil i “politikës ditore”, por në të mire të politikës kombëtare. Shkenca ka gjuhë të forte e bindëse kur ndërtohet mbi një fondament të realitetit objektiv.

    Tema e shtruar këtu:Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës është titulli që kam huazuar nga libri im i fundit. Mund të jetë me interes që së pari të përgjigjem në pyetjen:pse Kosova;pse çështja shqiptare dhe pse në udhëkryqet e kohës. Kosova, për shkak se është në fokus të zhvillimeve;për shkak se ende qarkullojnë, më së paku, dy opsione për të ardhmen e saj;për shkak se ende asgjë nuk “ka përfunduar”, por vetëm sa “ka filluar”në lidhje me fatet e saj dhe nëpërmjet fateve të saj, edhe me fatet e përbërësve të tjerë të çështjes së pazgjidhur shqiptare.

    Çështja shqiptare, për shkak se vazhdon të jetë me të panjohura, me shumë segmente të pazgjidhura të saj. Më në fund, në udhëkryqet e kohës, për shkak se për Kosovën “po vendoset”jashtë tërësisë së çështjes shqiptare, në kohën kur ajo ende nuk po kundrohet dhe nuk po shtrohet si një dhe e bashkuar.

    Kosova “jeton në pritje të mëdha”. Në Kosovë, ditët “vijnë e ikin”, ”ndryshimet ndodhin”, ama “përparimet nuk shihen”. Dua t’i besoj mendimit se “ajo që rritet ngadalë, i reziston kohës”, por më shqetëson se “gjithçka mund të degjenerohet, nëse nuk përparon”.

    Nuk do të na falet nëse heshtim në kohën kur duhet të flasim. Është kjo detyrë e shkencës, sikurse është edhe detyrë e diplomacisë shqiptare. Duhet “të sillemi rreth botës”në kohën kur bota po “sillet rreth nesh”. Kundrimi i çështjes së Kosovës si çështje e vetëvendosjes dhe argumentimi i të drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje përbëjnë thelbin e angazhimit të shqiptarëve kudo që janë, në kohën kur ata vazhdojnë “të sillen”sikur të ishin pesë popuj dhe sikur të kishin pesë çështje.

    Në këtë kuadër, ata duan një Shqipëri të përparuar demokratikisht, të mobilizuar kombëtarisht dhe të pranuar ndërkombëtarisht. Prandaj, presin që Shqipëria në negociatat e imponuara për statusin e ardhshëm të Kosovës të luajë, jo një “rol të moderuar”, si kërkohet prej saj, por një rol kombëtarisht të angazhuar. Deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar për një “pavarësi të kushtëzuar”për Kosovën flet për nevojën e unifikimit të fjalorit politik shqiptar në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare përgjithësisht, në mënyrë që të mos “ulemi në tryeza ndërkombëtare”, pa “u marrë vesh”në “sofra kombëtare”.

    Pse i konsideroj të imponuara negociatat dhe pse mbaj qëndrim të rezervuar ndaj tyre? E para, sepse negociatat i privojnë shqiptarët nga e drejta e vetëvendosjes e cila u takon edhe si e drejtë kombëtare edhe si e drejtë e vendosjes së tyre në një territor të individualizuar. E dyta, sepse shqiptarët “hyjnë në negociata”me territor të paunifikuar; me qeverisje të kufizuar;me Rezolutën 1244 dhe Kornizën Kushtetuese “të përthekuar”, pa një rend ekonomik dhe juridik të ndërtuar.

    Ekzistojnë shumë fakte dhe argumente historike, politike, juridike dhe ndërkombëtare në mbështetje të njohjes së pavarësisë së plotë të Kosovës të cilat duhet të përdorën në “mënyrën e duhur” dhe në “kohën e duhur”. Ndër ato fakte dhe argumente theksoj, në radhë të parë, strukturën etnike të Kosovës që flet për shumicën dominante demografike shqiptare. Theksimi i këtij fakti është, në të vërtetë, shprehje e një realiteti kombëtar – demografik-territorial i popullit shqiptar në Kosovë, ku ai përbën një të tretën e popullit shqiptar në Ballkan. Së dyti, theksoj vullnetin politik të popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar “me ligjet e veta në territoret e veta”. Theksimi i këtij fakti është me interes për të sensibilizuar subjektet me përgjegjësi të lartë ndërkombëtare se çështja e Kosovës është, në thelb, çështje e vetëvendosjes së jashtme dhe mbi atë bazë, Kosova ka të drejtën e krijimit të shtetit sovran dhe të pavarur.

    Në pikëpamje logjike dhe konstitucionale – juridike me këtë ndërlidhet qenia e Kosovës si njësi federale e ish-Jugosllavisë, edhe pse jo me statusin e republikës, por me përfshirje në vendimmarrje në Federatë dhe me të drejtë për vetëvendosje dhe suksesion, në kohën e shpërbërjes së saj . Së treti, theksoj se Kosova, me asnjë akt të vetin, nuk ka dhënë miratimin e krijimit të Unionit Serbi-Mali i Zi, në mënyrë që, në çfarëdo mënyre të ketë ndonjë “ndërlidhje”me te. Së katërti, në Kosovë është vendosur prani ndërkombëtare dhe Kosova do të duhej të pavarësohej plotësisht nga administrimi civil i UNMIK-ut, duke ruajtur kooperativitetin me NATO-n në mbrojtjen e kufijve të saj.

    Statusi i ardhshëm i Kosovës ballafaqohet me sfida nga më të ndryshmet. Ndër këto më të mëdhatë janë ato që ndërlidhen me decentralizimin dhe exterritorialitetin e përmendoreve historike, kulturore dhe fetare të pakicës serbe. Unë do të dëshiroja që, edhe me këtë rast, të theksoja tri argumente shumë të fuqishme kundër çfarëdo varianti që mëton “të cungojë”territorin e Kosovës. Së pari, Kosova nuk paraqet “territor diversifikativ të karakterit enklav”. Së dyti, faktet flasin për “kuantume dhe proporcione relative demografike dhe kombëtare, shprehimisht të ndryshme”. Së treti, shumica etnike shqiptare paraqet “karakteristikë të të gjitha makrozonave të Kosovës”.

    Përveç këtyre argumente, vlen të theksohet fakti historik se serbët, në të vërtetë, janë vendosur në Kosovë “me rastin e zgjerimit të shtetit serb nga Nemanjiqët”, po sikurse që është me interes të thuhet se në territorin etnik shqiptar për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane, ”janë vendosur pakica sllave, turke e rome”, me vërejtjen se pakica serbe “është shtuar ndjeshëm”me kolonizimin e dhunshëm me sy luftërave botërore, por asnjëherë nuk ka arritur kuotën 10%. Së këndejmi, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë dyfish të pathemelta.

    Së pari, ”në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, meqë po të merrej historia si kriter, me gjithë realitetet nacionale territoriale bashkëkohore, Hungaria do të kishte të drejtë të vinte dorë mbi pjesën jugosllave të Panonisë;Bullgaria dhe Hungaria do të rivalizonin rreth Beogradit; Greqia do të vinte dorë mbi Stambollin;Shqipëria mbi Janinën”etj. Së dyti, ”janë të pathemelta në aspektin e së vërtetës materiale historike”.

    Prandaj, në Kosovë “kryqëzohen”mitet serbe dhe realitetet shqiptare. Është kohë e fundit që bashkësia ndërkombëtare t’i njohë ato realitete dhe që Kosovës t’i njohë të drejtën e shtetit sovran dhe të pavarur. Po qe se është në pyetje territori, theksoj se 34 shtetet janë anëtare të OKB-së, me territor më të vogël se Kosova;po qe se është në pyetje popullsia, 58 shtete janë anëtare të OKB-së, me popullsi me të vogël se Kosova;po qe se janë në pyetje “kanunet ndërkombëtare”që ndalojnë krijimin e shteteve të reja, nënvizoj se nga vitet 1990-2002, 34 shtete të reja janë pranuar në OKB.

    Edhe një moment tjetër është i rëndësishëm, po qe se mendohet se nuk “mund të krijohen dy shtete shqiptare në Ballkan”, duhet të kihen parasysh dy fakte:e para, se Kosova pretendon të jetë shtet i të gjithë atyre që jetojnë në të;e dyta, edhe nëse mendohet për dy shtete shqiptare, vlen të thuhet se ekzistimi i dy shteteve shqiptare përpara se të paraqitet si përparësi ose privilegj është, në të vërtetë, hendikep për shqiptarët, duke pasur parasysh synimet shekullore të tyre për t’i bashkuar trojet etnike, të copëtuara nga Fuqitë e Mëdha në Evropë.

    Këtu qëndron arsyeja që në Kosovë ka shqetësime dhe shprehen rezerva për një prani të Bashkimit Evropian i cili do të mund të shpiente nga reduktimi i ndikimit amerikan në Kosovë. Se cili do të jetë pozicioni i SHBA-ve pas vendosjes së një forme të pranisë ndërkombëtare nga Bashkimi Evropian, përbën njërën nga tri pyetjet më të mëdha në të cilat ende nuk ka përgjigje. Dy pyetjet e tjera janë:a do të mbyllet përfundimisht pozicioni politik i Serbisë në raport me Kosovën dhe cilat do të jenë përmasat dhe mënyrat e mbikëqyrjes të rasteve, siç thuhet, ”të ndjeshme etnike”, si masë stabiliteti?

    Në Kosovë duhet të ndërtohet një konsensus “i brendshëm”, po sikurse që duhet të ketë edhe një konsensus brendashqiptar në lidhje me të ardhmen e Kosovës, por edhe të segmenteve të tjera të çështjes së pazgjidhur shqiptare. Janë të papranueshme dy pikëpamje nga qëndrimet e deritashme të bashkësisë ndërkombëtare. E para, ajo që shpreh se kanë mbetur edhe Kosova dhe Unioni Serbi Mali i Zi, dy rastet e fundit që të mbyllet dosja e ish-Jugosllavisë. E dyta, që paralajmëron Kosovën se “nuk mund të bashkohet me një shtet ose një pjesë të një shteti tjetër”. E para nuk qëndron, sepse mbesin të hapura problemet me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. E dyta nuk përkon me të drejtën ndërkombëtare dhe normat e saj që secilit subjekt t’i njohin të drejtën e bashkimit me një subjekt tjetër, edhe më shumë që të mos i njohin të drejtën e bashkimit subjekteve të ndara nga trungu etnik shqiptar.

    Të gjendura kështu në udhëkryq, Kosova dhe çështja shqiptare shtrojnë nevojën e një konsolidimi në rrafshin kombëtar. Në mungesë të konsolidimit të brendshëm shqiptar, edhe pse kemi një gjuhë, përdorim “shumë fjalorë”;në mungesë të unitetit të veprimit, ndodhë që “të rrënojmë themele”, në vend se “të ngremë kulme”;në mungesë të projekteve të përbashkëta, jetojmë si “botë të ndara”;në mungesë të vizionit për të ardhmen, ngelim “peng të së kaluarës”.

    Politika që bëjnë shqiptarët sot është e shthurur, e ndarë dhe e copëtuar, po sikurse edhe trojet shqiptare dhe populli shqiptar i cili po rritet si numër, por po tkurret si komb. Për të kaluarën kemi fajësuar Evropën, ke do të fajësojmë për të ardhmen? Shumë ngjarje që kanë ndodhur me shqiptarët në të kaluarën, kërkojnë prej tyre që të jenë shumë të vëmendshëm në të ardhmen. U takoj atyre që mendojnë se në Ballkan kryqëzohen sot interesat nga më të ndryshme;se ende vizatohen harta të reja;se duhet të dëshmohemi me zotësi që “të mbajmë shtet ”(Shqipëri) dhe “të bëjmë shtet”(Kosovë);se duhet të jemi të ndërgjegjshëm se “vendimet e mëdha” merren për periudha të mëdha.

    Çështjen e Kosovës përherë e kam konsideruar si pararendëse të bashkimit kombëtar. Mirëpo, ne sikur po hezitojmë, madje sikur edhe po turpërohemi ta zëmë në gojë, në kohën kur, po sjell një shembull, Instituti politik i Londrës në maj të vitit 2005 i adresoi, në formë të propozimit, Bashkimit Evropian, SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë, dokumentin në të cilin thuhet se bashkimi i tokave shqiptare në Ballkan paraqet “zgjidhje racionale për problemin ballkanik”.

    Në mbështetje të këtij koncepti, unë në një libër timin në anglisht, të botuar me 1995, kisha vënë si moto:”Kriza politike në Ballkan mund të zgjidhet vetëm atëherë kur secili popull, pra edhe populli shqiptar, do të merr hisen e vet”. Për këtë arsye, të kuptuarit e çështjes shqiptare si një çështje, e sugjeroj si kryefjalë të mendimit politik shqiptar, bashkë me pyetjen se a duhet të pëlqejmë atë që kemi, kur nuk kemi atë që pëlqejmë?

    Kemi hyrë në një fazë të zhvillimit kombëtar, në të cilën marrim përgjegjësi të madhe për të ardhmen e kombit. Kushtet dhe rrethanat politike, nga të cilat varet e ardhmja e kombit, janë ende me shumë të panjohura. Para vete kemi mjaft detyra, për të cilat, nuk kemi përcaktuar as përparësitë, as bartësit dhe as afatet, për përmbushjen e tyre. Ne ende nuk e kemi “vënë”në një tryezë çështjen tone. Sugjeroj që dy akademitë e shkencave të rrisin bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, në mënyrë që botës t’i përgjigjemi në pyetjen se “kush ishim, kush jemi dhe kush duam të jemi”. Është një borxh që duhet paguar, pa pyetur për çmimin.

    Në zhvillimet e dekadës së fundit në Evropën Juglindore, shqiptarët, që ishin “pjesë e krizës së përgjithshme”, janë parë si “shkaktarë të jostabilitetit” dhe “kërcënim potencial të paqes në Ballkan”. Mirëpo, në qarqet politike dhe në qendrat e vendimmarrjes nuk është vrarë sa duhet mendja për shkaqet, sa për pasojat e kësaj gjendjeje, fakt ky që ka stimuluar më shumë se zgjidhjet e përhershme të çështjes shqiptare, ”marrjen me pjesët fragmentare të saj”, duke e lënë të hapur ngritjen e problemit etnik të shqiptarëve.

    Po qe se këtë nuk e bëjnë vetë shqiptarët, nuk duhet të presin që këtë të bëjnë të tjerët. Edhe po qe se e bëjnë, do të bëjnë përpara në dëm, se në të mirë të tyre.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SIGURIA KOLEKTIVE NDËRKOMBËTARE DHE ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE- Shkruan Fehmi BAFTIU





    SIGURIA KOLEKTIVE NDËRKOMBËTARE DHE ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE NDËRSHTETËRORE PREJ ALEANCËS SË SHENJTË E DERI TE OKB-JA

    Shkruan Fehmi Baftiu

    Faktori i sigurisë kolektive ndërkombëtare ka rëndësi të posaçme për hulumtime në aspektin diplomatik e historik por edhe të shkencave të drejtës ndërkombëtare. Por, një analizë e këtillë shpeshherë bënë që kjo të jetë pesimiste kur në pyetje është evitimi i përhapjes së luftërave apo të angazhimit të faktorit të sigurisë kolektive në zhdukjen e konflikteve apo që ato t'i elimininim dhe pengim të tërësishëm. Zakonisht institutet për siguri kolektive gjatë histories së diplomacisë, normalisht se janë formuar në bazë të marrëveshjeve kolektive ndërkombëtare, të cilat do të kishin për bazë dhe qëllim por kinse edhe karakter të përhershëm që do të paraqiste një epokë të re regullimit të amrrëshenieve ndërkombëtare në historinë e njerëzimit. Mirëpo, zhvillimi shoqëror e ekonomik, por edhe përsosja e sistemeve politike bënë që institututet e sigurisë kolektive ndërkombëtare të pësojnë evoulime në zbatim - e nganjëherë edhe revizion formal, apo shuarje të tërësishme duke lenë pas vetës pasoja ndërmjet shteteve të krijuara apo atyre që do të krijohen. Zakonisht, kushtet, arsyerat si dhe vullneti që këto institute të pësojë ndërrime, revizion apo edhe shuajtje të tërësishme është fakti se vështirë ishte të siguroheshin mjetet sankcionuese të zbatimit të përpikshëm të normave kolektive ndërkombëtare, nga pala që nuk i respektonte. Pastaj, paraqiteshin edhe vështirësitë e përcaktimit të përgjegjësisë në bazë të të drejtës ndërkombëtare, meqë, interpretimi i kësaj apo asaj dispozite të kontratave kolektive bëhej sipas dëshirës e vullnetit të palëve ndërkonfliktore. Ose si pengesë në shumë raste lindte edhe efekti i këtyre obligimeve kontraktuese në kushte e rrethana që në ndërkohë lindin në arenën ndërkombëtare. Por, mbi të gjitha, siguria kolektive ndërkombëtare, sikurse do të shifet më poshtë, nuk jep rezultatet e kënaqshme atëherë kur preken interesat e shteteve të mëdha kontraktuese, apo kur për aspiratat e veta dhe shkaqet e një loje diplomatike afatgjate - synonin që përmes lojërave të ndryshme, të shtynin në pafund, apo, madje, fare nuk i aktualizonin çështjet madje edhe fundamentale sipas kompetencave të këtyre organeve të sigurisë kolektive. Për të patur një pasqyrë më reale se si, kur dhe në ç'mënyrë tentohej dhe tentohet të ruhet paqa e siguria në botë, po japim këtu një analizë të shkurtër të zgjidhjeve të këtyre çështjeve nga këto institucione ndërkombëtare.

    ALEANCA E SHENJTË

    Si institut i parë publik në historinë e sigurisë kolektive ndërkombëtare do të jetë Aleanca e Shenjtë, e cila formohet më 14 shtator 1815. Kjo Alenacë e lidhur në mes të Austrisë, Prusisë dhe Rusisë, do të tentojë që vejë rregull dhe qetsi në kohen ma të ndieshme të histories së njerzimit pra shekullit kur formoheshin popujt dhe krijoheshin shtete të reja. Është kjo një marrëveshje në mes të këtyre shteteve, por që kishte në rend të pare karakter paternalistik dhe mund të quhet edhe marrëveshje në mes të tre monarkeve të këtyre shteteve. Sipas kësaj, marrëveshjeje mirëfilli shifet se kishim të bejmë me qëllimin e ruajtjes së rendit të ri të jurisdikcionit ndërkombëtar dhe sankcionimin e këtyre normave të vet këtyre dinastive se sa që kishte karakter të marrëveshjes ndërshtetërore. Tre monarket, sipas marrëveshjes - zotohen "se me forca të përbashkëta do të paraqiten para bashkështetasve dhe ushtrive të tyre, si prindë të një familje dhe se me ta do të udhëheqin si me vëllëzër në mbrojtje të fes dhe besimit fëtare, paqës dhe drejtësisë. Në këtë drejtim do të ndihmohen me njera tjetrën gjithnjë kur paraqitet nevoja". Meqë, kjo marrëveshje ishte e hapur edhe për shtete tjera asaj do t'i bashkangjiten thuaja të gjitha shtetet evropiane pos Turqisë dhe Vatikanit.

    Pas bashkangjitjes së Britanisë dhe Francës më 20 nëntor 1815, Aleanca e Shenjtë, fitoi përkahje dhe autoritet, dhe muarr karakter të një institucioni ndërkombëtar, e që për bazë kishte tri parime; atë të legjitimitetit, apsolutizimit dhe ate të intervenimit. Por, ishte vështirë që këto tri parime të realizohen. Ishte çështja e Lindjes (Turqia) që shumë shpejtë i përçan nënshkruesit e Marrëveshjës së Aleancës së Shenjtë, atëbotë kur lindi problemi në mes të Greqisë e Serbisë dhe Turqisë. Austria dhe Prusia ishin për ruajtje të autoritetit të sulltanit (parimi kryesor paternalist i kësaj marrëveshje) ndërsa perandori rus Aleksandri I nën hijen e ruajtjes së bashkëbesimtarëve të vetë ortodoks grekë e serbë (parimi konfesional rus) tentonte që të përkrahë grekët dhe serbët dhe të ketë përfitime madje territoriale që përmes Bullgarisë të del në Egje. Në këtë drejtim Anglia pas një hamendje e me qëllim të supremacionit në Egje, i del në ndihmë Greqisë sa që Turqisë ia rrëmbeu ujdhesat afër kufirit turk dhe Aleanca e Shenjtë për herë të parë hasi në sprova të interesave dhe aspiratave dhe iu kundërvua marrëveshjes për mbrojtje të paqës në Evropë, kështu që iu mundësua zgjerimi i shtetit grek dhe autonomisë serbe në dëm të Turqisë.

    Problemi i dytë në këtë periudhë lind me rastin e Revolucionit spanjoll dhe luftës për çlirim të kolonive të saja në Amerikë. Në ndihmë Spanjës i vijnë Austria, Prusia dhe Rusia, ndërkaq, Franca dhe Anglia nuk pajtohen. Madje, Franca, me forcat e veta, intervenon në Spanjë, nga frika se mos ky revolucion po e përfshin edhe ate, ndërkaq, në vend se të dërgohen forcat e Aleancës së Shenjtë në kolonitë spanjolle në Amerikë - Anglia, për hirë të interesave të veta, vuri marrëdhënie tregtare me të gjitha kolonitë spanjolle në Amerikë, kështu që shkoi në ndesh vendimeve të Aleancës. Ky ishte fundi i mundësisë së intervenimit të përbashkët të nënshkruesve të Aleancës së Shenjtë në emër të sigurisë kolektive ndërkombëtare, andaj, pas vitit 1830 ndikimi i saj u shuajt tërësisht.

    LIDHJA E POPUJVE

    Edhepse me meritën e vet kryetarit të SHBA-ve Vudrov Vilsonit në 1920 u formua Lidhja e popujve, si organ i sigurisë kolektive në botë, do të jetë po Vudrov Vilsoni i cili e lëshojë këtë institute të sigurisë ndërkombëtare kolektive. Motivi i largimit të SHBA-ve nga ky institut ishte se, dy shtetet aletae në luften e Parë Botërore Franca dhe Anglia , nuk i përmbaheshin Statutit të Lidhjës dhe veçanërisht në rastin e përcaktimit të vijave kufitare sipas përbërjes etnike në Ballkan, por edhe për mbizotërim të Mesdheut.. Dihet se Lidhja e popujve ishte rezultat i Konferencës së Paqës në Versaj të Francës në vitet 1919- 1920. Pakti mbi formimin e Lidhjes së popujve në nenin 16 parashihte dispozita mbi sankcionet ekonomike të cilat ishin të obligueshme në respektim ndaj të gjithë anëtarëve të Lidhjes së popujve, po qe se ndonjeri nga anëtarët e saja kishte vepruar në kundërshtim me nenin 12,13 dhe 15 të Paktit. Pas ndërprerjes së të gjitha marrëdhënieve ekonomiko-financiare dhe tjera, Asambleja e Lidhjes kishte të drejt që ta ushtrojë edhe përdorimin e forcës pas vendimit të arbitrazhit ndaj anëtarit që kishte shkelur dispozitat e Paktit dhe ishte cilësuar si agresor.

    Lidhja e Popujve si institut i sistemit të sigurisë kolektive ndërkombëtare kishte përparësi në krahasim me Aleancën e Shenjtë ngase, sipas Paktit të Lidhjes së popujve, çdo anëtar ishte i obliguar të respektojë me përpikeri obligimet e marrura nga Pakti në momentin e anëtaqrësimit në këtë institute, se vendimet duheshin sjellur me pajtimin e të gjithë anëtarëve, se bëhej izolimi moral, ekonomik i agresorit, se Lidhja ishte universale dhe se parashihte si masë preventive edhe çarmatimin. Pra, nuk ishte paternaliste, si Aleanca e Shenjtë që në rend të parë mbronte bashkëbesimtarët, pastaj nuk ruante sistemin monarkik apo perandorik dhe se nuk varrej vetëm prej vendimeve të të mëdhenjëve. Në fakt ky institute i siguriës kolektive ndërkombëtare, në rend të pare kishte për obligim ruajtjen e shteteve anetare por deri diku edhe të drejtat e njeriut e jo sipas parimit të bashkbesimtarëve. Në aspektin e ruajtjes së paqës dhe sigurisë kolektive, Lidhja e popujve ka fazat e veta të sukseseve dhe mossukseseve. Si periudhë e suksesshme e Lidhjes mund të konsiderohet periudha 1924-1931, meqë gjer në vitin 1924 ajo ishte në formim e konsolidim. Lidhja në fillim kishte 42 anëtarë e pastaj ajo u shtua në 54 shtete. Karakteristikë e posaçme e Lidhjes ishte se në rradhët e veta kishte edhe shtete neutrale e madje edhe ish shtete të kualifikuara nga vet ajo si armiqësore p. sh. Gjermanin .

    Mirëpo, në aspektin e ruajtjes së paqës, në një masë paraqitte pengesë ekzistimi paralel i Këshillit Suprem të Lidhjes dhe Konferencës së Ambasadorëve në Paris. Këto organe kishin kompetenca që të shqyrtojnë të gjitha konflitet që lindin në mes të nënshkruesve të paqës e që ishin anëtarë të Lidhjes apo edhe të atyre që nuk ishin anëtarësuar. Faktikisht, këto kompetenca nuk ishin ndara e të përcaktuara decidivisht në mes të këtyre dy organeve të Lidhjes dhe vet asaj.

    Që në fillim të punës Lidhja e popujve u ndesh me zgjidhjen e problemit në mes të Suedisë e Finlandës. Faktikisht, në vitin 1920 pritej që të lind konflikti i armatosur në mes të këtyre dy shteteve, por Lidhja, duke u bazuar në nenin 11 të Paktit, këtë konflikt e rregulloi me sukses duke ia lënë në suverenitet Finlandës këto ujdhesa, ndërsa popullatës kryesisht suedeze në këto ujdhesa iu garantua autonomia.

    Disa javë pas, Lidhja ndeshet me problemin në mes të Lituanisë dhe Polonisë. Faktikisht, komandanti i forcave ushtarake të lira i Polonisë - Zeligovski, gjëja pa dieninë e pushtetit polak, hyn me forcat e veta në qytetin Vilnus - i cili ishte nën suverenitetin e Lituanisë. Lidhja tentoi që me intervenimet e veta, ta zgjidhë çështjen, por sikurse do të bindet edhe vet Lidhja, ky sulm ishte bërë me dijen e vet pushtetit polak, kështu që në vitin 1923 Konferenca e Ambasadorëve në Paris, nga se Polonia nuk pajtohej t'i tërhiqte forcat e veta - ia njef suverenitetin mbi këtë qytet e rrethinë Polonisë. Faktikisht, ishte ky rasti i parë që kur ishte formuar Lidhja - që të shpërblehej agresioni.

    Po këtë vit Gjermania inicon problemin e bashkëkombasve në Lituani, më detalisht në rrethinën e qytetit Memel, të cilin provizorisht gjer atëherë e kontrollonin forcat e Lidhjes, por, pas vendimit të Lidhjes, ky qytet me rrethinë ngelet nën suverenitet të Lituanisë, ndërsa popullatës lokale që ishte kryesisht gjermane, u garantohet autonomia.

    Problemin më të madh në gusht 1923 Lidhja do ta ketë në konfliktin greko-italian. Për herë të parë tani, si palë në konflikt, lajmërohet njera nga shtetet e mëdha anëtare e saj - e fjala është për Italinë. Në fakt, gjatë përcaktimit të vijës kufitare shqiptaro-greke, gjëja një person i panjohur e vret anëtarin e Komisionit - gjeneralin Tellini. Qeveria italiane, duke mos pritur fare hetimet lidhur me këtë incident, bombardon ujdhesën e Korfuzit, duke i shkaktuar dëme materiale dhe në njerëz Greqisë. Madje, nga Greqia kërkon, në mënyrë ultimative, dëmshpërblimin për vrasjen e gjeneralit Tellini. Greqia, duke parë seriozitetin e rrezikut nga Italia, i drejtohet Lidhjes, mirëpo, për shkaqe procedurale dhe kontestimit të kompetencave në mes të Lidhjes, e cila propozon që rastin ta shqyrtojë Gjykata e Hagës dhe Komisioni i ekspertëve juristë - Konferenca e ambasadorëve në Paris, krye në vedi, ia merr këtë kompetencë Lidhjes dhe organeve të saja, kështu që e detyron Greqinë që të paguaj 50 milion lira Italisë - ndërsa Italia të tërhiqet nga ujdhesa e Korfuzit. Karakteristikë e këtij rasti është se sulmi italian në Korfuz, nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris nuk konsiderohet si sulm i një shteti në suverenitetin e shtetit tjetër, anëtarë të Lidhjes, por vetëm si kundërmasë ndaj sulmeve terroriste greke.

    Me insistimin e Lidhjes së popujve poashtu rregullohet konflikti polako-çekosllovak lidhur me regjionin Javorzina.

    Pas periudhës 1924-1931, kur në fakt, pas shpërndarjes së Konferencës së Ambasadorëve në Paris, që në shumë raste paraqitej si organ paralel e i sigurisë kolektive ndërkombëtare, e që pengonte Lidhjen në punën e saj, duke i zvarritur apo duke iu dhënë karakter diplomatik rasteve konkrete - me Traktatin e Lokarnit - shtohet mirëbesimi si dhe siguria në mes të anëtarëve të Lidhjes së popujve.

    Kjo më së miri shifet në rastin konkret ku në tetor të vitit 1925 trupat greke hyjnë në territorin e Bullgarisë, e cila menjëherë i drejtohet Asamblesë së Lidhjes, e cila i cakton atashetë ushtarake të fuqive të mëdha, që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të anketojnë gjendjen. Vlen të ceket se më parë Asambleja e Lidhjes, në mënyrë ultimative, kërkon nga të dy shtetet që të kufizohen në çfarëdo ndërmarrje ushtarake, përgjersa të raportohet për gjendjen në teren nga atashetë ushtarake. Asambleja, pas raportit të atasheve ushtarake, urdhëron që forcat ushtarake të Greqisë të tërhiqen menjëherë dhe Bullgarisë t'i paguaj dëmshpërblimin për sulm agresiv dhe apetite okupuese, gjë që Greqia e pranon dhe i bartë konsekuencat e këtij akti - madje para afatit, që në mënyrë ultimative ia kishte përcaktuar Asambleja e Lidhjes së Kombeve.

    Efikasiteti i Lidhjes në këtë periudhë vërtetë dallohet në krahasim me periudhën gjer në vitin 1924. Lidhja, e papenguar nga Konferenca e Ambasadorëve, e përmes organeve të saja e veçanërisht Gjykatës së Hagës, me plot seriozitet angazhohet në zgjidhje të shpejtë të konflikteve apo vatrave që mund të paraqesin rrezik për sigurinë kolektive ndërkombëtare. Është këtu me rëndësi se Asambleja e Lidhjes për herë të parë pajtohet që udhëzimet, preferimet dhe mendimet këshilldhënëse të Gjykatës në Hagë, t'i përfillë dhe në bazë të tyre të nxjerrë madje edhe vendime përfundimtare, sikurse ishte rasti i konfliktit anglezo-turk lidhur me regjionin Mosul në Irak, ku, sipas përfundimit të Gjykatës së Hagës, ajo duhej t'i takonte Irakut, çka Asambleja e aprovoi.

    Apo, të rastit të përcaktimit të kufijve në Shqipërinë Veriore dhe ate Lindore, në mes të Shqipërisë dhe SKS, në fakt, kur është fjala për Vermoshin dhe regjionin e fshatrave me Shën Naumin, e që sikur të mos ishte akti trathtar i Ahmet Zogut, këto regjione të tokave shqiptare, sipas Gjykatës në Hagë, edhe sot nderkombëtarisht i takonin Shqipërisë, mirëpo, ai me Protokolin e Firencës, më 30 gusht 1926, pranon suverenitetin e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene në këto territore pa pelqimin e popullit shqiptarë në këto troje. Kjo posaqerisht binte ne kundershtim me parimin e Lidhjes, se toka dhe e drejta në udhëheqje u takonte popujve në ato territore ku jetonin. Ishte ky akt i cili injoronte organin ekzekutiv ma të lartë Gjykaten Ndërkombëtare në Hagë, dhe kinse mbyllte njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura kufitare në mes MSKS dhe Shqiperisë si shtet amë i të gjithë shqiptarëve.

    Edhepse, dihej se 6 Memorandumet e dërguara të Hasan Prishtinës dhe të Komitetit Mbrojtja Kombëtare Shqiptare me seli në Shkoder dhe të viseve shiptare tjera të drejtuar Sekretarit Lidhjes së Popujve, z. Erik Drymnand, se shqiptaret e vieseve te okupuara kurr nuk do të njohin Protokollin e Firences, këto kërkesa qëllimisht ai mbante në sirtarët e sekretarit të kësaj organizate ndërkombëtare. Se çështja e këtij rasti është e hapur gjithnjë - nuk ka kurrfarë hamendje, meqë, Asambleja , lidhur me këtë rast, pas pranimit të vendimit profesional të Gjykatës së Hagës, ajo e aprovon të njejtin. Asnjëhereë me vonë nuk ka nxjerrur asfarë akti të sigurisaë ndërkombëtare për ç'fuqizim të këtij vendimi nga Asambleja, pos faktit se një akt të tillë e konsideronte si një akt që është bërë në baza bilaterale në mes të Shqipërisë dhe Serbisë me Protokolin e Firencës, që nuk mund të ketë karakterin e vendimit të Asamblesë së Lidhjes së popujve, si organ ekzekutiv ndërkombëtar.

    Si akt të fundit të punës së sukseshme të Lidhjes së popujve, mund të mirret edhe rasti i rregullimit të përkohshëm të pozitës së pakicave kombëtare gjermane në Poloni, në konfliktin polako-gjerman.

    Franca, si fuqi e Lidhjes së popujve, asnjëherë nuk shifte me simpati ngritjen në piedestalin ndërkombëtar të Gjermanisë, të cilës ajo, së bashku me Rusinë dhe Anglinë, pas Luftës së Parë Botërore, ia kishin cunguar dhe shkëputur jo vetëm territoret kryesisht të banuara me gjermanë, por edhe për shkak të Alzasit, gjithnjë si hije i rrinte mbi kokë rreziku nga Gjermania. Në anën tjetër, për shkak të Korzikës dhe kolonive në Afrikë e Lindje të Afërt, i frikohej ngritjes në fuqi botërore të Italisë. Diplomacia françeze luante në kartën e Rusisë (edhepse komuniste), e cila me meritën e Francës dhe Konferencës së Versajës, përmes formimit të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene (faktikisht serbe), ia mundësoi Rusisë daljen në brigjet e Detit Adriatik, ndërsa e largoi nga ky bregdet Austrohungarinë. Anglia, me diplomacinë e vet të pritjes në qoshe dhe me strategjinë afatgjate të vlerësimit të forcave, luante rolin asnjanës. Kurse, Amerika, edhe pse iniciatore e formimit të Lidhjes së popujve, nuk ishte anëtare e saj. Ishin këto lojërat diplomatike, që luheshin në ruletin e zyrave të fuqive të mëdha evropiane, të cilat pritnin rastin e volitshëm të veprimit e të kundërveprimit për rolin dominant në Evropë.

    Mirëpo, kriza e thellë ekonomike, që kaploi jo vetëm Evropën por edhe Amerikën, shpejtuan gjërat. Me vet faktin se kriza zgjati thuaja gjer në vitin 1939 - atëbotë ishte Gjermania e para, që mbizotëroi krizën dhe normalisht në emër të shtrirjes së kapitalit të saj në shtete të tjera (duhet ditur se Gjermania, si superfuqi, ishte shtet i vetëm evropian që nuk kishte koloni në botë), u aktivizuan apetitet e zgjerimeve territoriale, në fakt, në fillim vetëm ndaj territoreve ku jetonin gjermanët, ku pas Luftës së Parë ia kishin parcelizuar dhe ndarë ca shteteve të tjera evropiane dhe afrikane. Në këtë situatë, Lidhja e popujve ngelet si institucion i sigurisë kolektive - thuaja se pa asfarë kompetence në rregullimin e konflikteve ndërshtetërore, ngase haptazi tani vepronte diplomacia bilaterale, ndërmjet shteteve me simpati, madje, të theksuar për përkrahje, mbështetje apo eventualisht edhe ndihmë politiko-ushtarake në rirreshtimin e ri të forcave. Në fakt, Lidhja mbeti si sinonim, ngase, sikurse do të shifet më vonë, vendimet e saja nuk do të kenë asfarë peshe apo rëndësie në gjykim apo në parandalim të konflikteve ndërshtetërore që do të lindin. Edhe pse e gjykoi aneksimin e Etiopisë e të Shqipërisë nga ana e Italisë, ose sulmin gjerman në Austri, Çekosllovaki, Poloni e tjera, roli i saj u shua në tërësi dhe se e vetmja mënyrë e tentimit të ruajtjes së sigurisë kolektive ndërkombëtare - tani lajmërohen kontaktet diplomatike ndërmjet përfaqësuesve të shteteve, që konsideronin se u është rrezikuar interesi kombëtar apo mund t'i rrezikohet me këtë apo atë veprim. Sikurse dihet, Lufta e Dytë Botërore filloi, mu p0ër shkak se kur u formua Lidhja e Popujve kishte sëpaku sipas Statutit krejtësiht obligime të tjera, ndërsa ajo u keqpërdor nga Franca dhe Anglia, kështu që edhe vet Konferencae Paqës në Vëersaj do të kualifikohet në hsitorinë e diplomacies si më imponuese e institucioneve të siguriës kolektive në botë. Mbase ky do të jetë shkaku se dolen në sipërfaqe interesat të tjera e posaqërisht ato të Gjerminsë e cila më shumti ishte e demtuar nga kjo Konfernce e Paqës, të cilat më nuk ishin të interesuara të përfillin as Paktin e Lidhjes së popujve, por as që e njifnin atë, edhepse si akt ndërkombëtar, deri më sot kurrë nuk është anuluar.

    ASAMBLEJA E OKB-SË

    Më 26 qershor 1945 në ndërtesën e Operës në San Francisko, me nënshkrimin e 26 shteteve, formohet OKB - si organ i sigurisë kolektive ndërkombëtare në botë. Nismja për formimin e kësaj organizate ishte e ashtuquajtura parulla "së bashku në luftë - së bashku në paqë", e që u lansua në opinion pas Konferencës së Jalltës. Dallimi në mes të OKB dhe Lidhjes së popujve - së pari ishte në vet termin "popull" dhe "komb". OKB avansoi termin popull në komb dhe se tani kjo organizatë për bazë kishte kombin si faktor të ndërlidhjes kolektive, meqë, ato përfaqësojnë shtetet e jo populli i një shteti ku mund të ketë brenda për brenda shumë kombe. Ndërkaq, në kuptim organizativ e të kompetencave dallohej nga Lidhja e popujve, meqë, sikurse dihet, në bazë të Paktit të Lidhjes së popujve, të gjitha konfliktet eventuale në mënyrë detyrimore duheshin të rregulloheshin përmes arbitrazhit po qe se palët pajtoheshin për këtë, apo para Këshillit ose Asamblesë së Lidhjes. Pra, esenciale ishte pajtimi dypalësh për arbitrazh, mendimin e të cilit e sankciononte Asambleja e Lidhjes.

    Ndërkaq, OKB-ja, pos Asamblesë së përgjithshme, Këshillit të Sigurimit, organizatave speciale, palëve në konflikt u lente në dispozicion në bazë të nenit 33 të Kartës së OKB-së, lirinë e plotë të zgjedhjeve të mjeteve të rregullimit të konflikteve, në rend të parë, përmes marrëveshjeve të palëve ndërkonfliktore, pastaj, ndërmjetsimit, anketave të ndryshme, të gjykatave, arbitrazhit e gjer te marrëveshjet bilaterale apo multilaterale. Vetëm, po qe se përmes far obstrukcioni të ndonjerës palë në konflikt, ndonjera iu shmangej këtyre mënyrave, atëbotë, çështjen e merr në kompetencë Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili në fillim kishte 11 anëtarë, prej të cilëve pesë me status të përhershëm dhe të vetos (Kina, Franca, Rusia, Anglia e SHBA), e që ky numër i anëtarëve në vitin 1965 shtohet në 15 anëtarë, ndërsa vendimi mund të mirret vetëm po qe se kanë votuar për 9 anëtarë të Këshillit.

    Në fillim, i vetmi organ i OKB-së që mund të sjellë vendime që detyrojnë zbatimin ishte Këshilli i Sigurimit. Ky organ ekzekutiv i OKB-së, pas vendimeve, si shkallë më të lartë të vendosjes, mund të sjellë përfundime dhe preferime që iu paraprijnë vendimeve. Vendimi i Këshillit të sigurimit mund të jetë valid vetëm po qe se për te kanë votuar 9 anëtarë të sajë dhe se në këtë akt nuk ka vuar veto ndonjeri nga 5 anëtarët e përhershëm të shteteve që i cekëm më lart. Institucioni i apstenimit nuk pengon zbatimin e vendimeve. Meqë Asambleja e OKB-së mund të sjellë përfundime e preferime, por ajo mund të konstatojë se edhe në një regjion apo rast ekziston rreziku i luftës, kërcënimi i paqës apo agresioni dhe mund t'i preferojë Këshillit të Sigurimit që të sjellë vendim për aplikim të kreut të VII të Kartës së OKB-së, respektivisht të përdorimit të forcës ndaj agresorit - por gjithnjë duke aplikuar më parë masat e përkohshme, sikurse janë: suspendimi apo largimi nga institucionet kolektive ndërkombëtare apo regjionale të organeve të saja, të sankcioneve ekonomike, të bllokadës së pjesërishme apo totale, e më në fund, edhe të sulmit ushtarak.

    Pra, sikurse shihet, si përfundim del se OKB-ja në sistemin dhe organizimin e sigurisë kolektive, në krahasim me Lidhjen e popujve, parashef shumë më tepër kushte e që bënë që kjo të jetë më efikase. Izolimi, masat e përkohshme, sikurse është largimi nga këto institucione, embargoja, ndërprerja e marrëdhënieve, mundësia që të përdoret edhe forca ushtarake, bënë që shumë shtete, qofshin ato anëtare të OKB-së apo jo, para se të ndërmarrin farë hapi në drejtim të çrregullimit të sigurisë kolektive ndërkombëtare - do si do, duhet të jenë të vetëdijshme se vijnë në' kundërshtim me parimet e Kartës së OKB-së, që mund t'iu sjellë pasoja afatgjata.

    OKB-ja u themelua me qëllime të ruajtjes së paqës në botë pas Luftës të Dytë Botërore, që pas vedi la pasoja të shumta materiale por edhe në viktima. Parimi i sigurisë kolektive u simbolizua me një luftë të përbashkët, pa dallim sistemi shoqëror e politik, e madje, për t'i dhënë më fuqimisht rëndësinë kësaj, u organizua edhe gjykimi i përbashkët i agresorit në procesin e Nyrbergut, si signal se kështu do të pësonte çdo agresor eventual.

    Mirëpo, konfrontimet e sistemeve politiko-shoqërore, të përcjellura me vendimet e Konferencës së Jaltës mbi sferat e interesit, do të sjellin mospajtime në mes të vetë themeluesve të OKB-së që në fillim. Shtetet e ndara në blloqe - me qëllime të kundërta politike, inicojnë të ashtuquajturën "luftën e ftohtë" dhe bëjnë që të humbasin shpresat në OKB, si ruajtëse dhe përgjegjëse për siguri e paqë në botë - sikurse proklamohej në Kartën e OKB-së, si organizatë univerzale. Kjo gjë bëri, që shumë anëtarë të OKB-së, t'i këthehen institucionit të drejtës individuale e kolektive të vetmbrojtjes. Formohen paktet ushtarake të regjionalizuara si NATO, RIO, SEATO e Pakti i Varshavës. Në vend të ruajtjes së sigurisë dhe paqës në botë e në frymën e Kartës së OKB-së, ku në kreun VII parashifej edhe përdorimi i forcës si sankcion univerzal botëror, me këto ndarje në blloqe e regjione, i pamundësohej Këshillit të Sigurimit të luaj rolin dhe të arrijë efektin e vet në ruajtje të paqës e sigurisë në botë. Kjo, nga shkaku se ndonjeri nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, po qe se në rend dite ishte shteti i Paktit apo regjionit të cilit i përkiste ai - vente veton - kështu që Këshilli i sigurimit nuk mund të nxirrte vendime meritore.

    Në këtë drejtim rol të madh luante Rusia, e cila thuaja çdoherë me votën e vet pengonte punën normale të organit ekzekutiv të OKB-së - Këshillit të Sigurimit. Kjo pasiguri zgjati gjer më 3 nëntor 1950, kur në propozim të SHBA-ve Asambleja e përgjithshme e OKB-së aprovon Rezolutën 377 (V), të ashtuquajtur Bashkimi për Paqë - ku në paragrafin 10 të saj parashifej se, po qe se Këshilli i sigurimit nuk mund të funkcionojë për shkak të vetos të ndonjë anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit - funkcionin e Këshillit të Sigurimit e merr Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Me këtë rast, po qe se kërcënohej paqa e siguria në botë, Asambleja kishte të drejtë të urdhërojë edhe akcione ushtarake, po qe se për këtë vendim do të deklaroheshin dy të tretat e antarësisë.

    Edhe përkundër këtyre fakteve OKB-ja si organizatë univerzale e sigurisë kolektive në botë e cila ruajti këtë status gjerë në ditët e sotme, bëri mjaft në zgjidhjen e konflikteve ndërshtetrore apo ndërregjionale në botë. Nuk mund ti vehet epiteti i suksesit të plotë, por sado-kudo në kuptim të raporteve të forcave, e posaqërisht me nxjerrjen e disa rezolutave të karakterit historik vërtet vlen me respektuar. Të themi se me meritën e OKB-së u aprovua rezoluta për dhënien e pavarësisë popujve të kolonizuar e të pa vetë administruar më 1960, apo, së fundi, Rezoluta për ç'armatim bërthamor, etj.

    Zgjidhjen e parë të konfliktit të mundshëm OKB-ja, përmes Këshillit të Sigurimit, e bënë në vitin 1946, kur i detyron forcat ruse të largohen nga Irani, ndërsa forcat britanike e françeze nga Siria dhe Libani. Në vitin 1947 intervenon në luftën në mes të forcave holandeze dhe indoneziane e që përfundon me pavarësinë e Indonezisë në vitin 1949. Po ashtu, në vitin 1948, Këshilli i Sigurimit me sukses përfundoi luftën në mes të Indisë e Pakistanit lidhur me Kashmirin. Është me rëndësi se me intervenimin dhe ndërmjetsimin e Këshillit të Sigurimit, Gjykata e Hagës shqyrtoi konfliktin shqiptaro-anglez, lidhur me minat në kanalin e Korfuzit (të vuara nga ana e qeverisë jugosllave), pastaj problemin e okupimit anglez të Egjiptit, luftës qytetare në Greqi, grushtetit në Çekosllovaki.

    Po ashtu, në vitin 1948, pas shpalljes së shtetit izraelit, arriti që në ujdhesën Rodos, palët të lidhin paqën, edhe pse, palestinezët gjer në vitin 1995 asnjëherë nuk e respektuan këtë marrëveshje.

    Problemi më i madh i Këshillit të Sigurimit në këtë kohë paraqet lufta e Koresë, e nxitur nga ana e Rusisë dhe Kinës. Sikurse dihet, më 25 qershor 1950, forcat ushtarake të Koresë Veriore, hyjnë në territorin e Koresë të Jugut, të ndihmuara nga Rusia. Më 27 qershor 1950, Këshilli i Sigurimit nxjerrë Rezuolutën me të cilën vërtetohet se është bërë agresion nga ana e Koresë Veriore dhe ftohen të gjithë anëtarët e OKB-së dhe palët tjera që të mos ndihmojnë agresorin dhe të ndihmojnë OKB-së në shuarje të kësaj vatre lufte. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan për rezolutë, pos Rusisë dheJugosllavisë, që decidivisht ishin kundër! Për here të pare Asambleja e OKB-së me votimin e 2/3 të anëtarësisë e çbllokojë këtë veto të këtyre shteteve dhe do të nxjerri rezoluten për intervenimin e forcave ndërkombëtare. Pastaj, depërtimit të forcave të Koresë Veriore në Korenë Jugore, me rezolutën e 7 korrikut 1950, Këshilli i Sigurimit formon forcat ushtarake të OKB-së, të udhëhequra nga SHBA-të, në krye me gjeneralin Makartur, mirëpo në këtë kohë Kina dhe Rusia dërgojnë forca të mëdha "vullnetare" në Korenë Veriore. Pas kthimit të territorit të Koresë Jugore, me forcat e OKB, më 27 korrik 1953 lidhet marrëveshje për paqë në mes të dy Koreve.

    Aty kah mesi i viteve 1950-60, shumë shtete afrikane e aziatike që gjer më atëherë ishin koloni, fituan pavarësinë dhe njëherit u anëtarësuan në OKB. Diplomacia ruse, për të penguar supremacionin e Amerikës dhe shteteve të Perëndimit në OKB - përmes Jugosllavisë formon të ashtuquajturën "Lëvizjen e të painkuadruarëve". Ishte kjo një bashkësi e shteteve të sapoformuara, të varfura dhe që shumë lehtë instrumentalizoheshin herë nga njera e herë nga tjetra palë e sistemeve politiko-shoqërore të kryesuara nga Rusia e SHBA. Ndërsa, ndërmjetës i këtyre lojërave diplomatike e që Këshillit të Sigurimit të OKB-së i shkaktonte kokëçarje, nuk ishte askush tjetër por kryesuesëja e kësaj levizje Jugosllavia.

    I cytur nga Titoja dhe Rusia, kryetari i Egjiptit - Naseri, bëri kthesë radikale në politikën e Egjiptit, duke u mvarësuar kryekëput nga ana e Rusisë. Madje, ai u trimërua aq tepër sa në sygjerimin e ekspertëve ushtarakë rusë, më 26 korrik 1956, e nacionalizoi Kanalin e Suezit. Mirëpo, në shtator të këtij viti, forcat anglo-françezo-izraelite e sulmuan Egjiptin dhe sërish e internacionalizuan shfrytëzimin e Kanalit të Suezit, sikurse ishte paraparë me marrëveshjen anglo-egjiptase pas tërheqjes së Anglisë me vendimin e OKB-së nga Egjipti. Meqë, në Këshillin e Sigurimit, me anë vetoje, Anglia e Franca penguan inisiativën jugosllave që ta shqyrtojë këtë çështje, ajo, pas tre muajve, e inicon këtë çështje në Asamblenë e OKB-së, e cila nxjerrë vendim për dërgimin e forcave të OKB-së në këtë regjion e jo dhe të dënojë këto tri shtete si agresore. Këtë konflikt Këshilli i sigurimit e rregullon pas 11 viteve, respektivisht në maj të vitit 1967.

    Në nëntor 1956 - trupat ruse hyjnë në Budapest dhe me forca të mëdha, duke shkaktuar viktima të shumta, rrëzuan qeverinë e Imre Naxhit, i cili pas garancioneve të mëdha të Titos se do t'i sigurohet jeta nga ana e tij, ai likuidohet në mënyrë misterioze, me ndihmën e Jugosllavisë me shumë shokë! Kjo e dhënë u mëshef. Rusia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, me anë të vetos, pengon shqyrtimin e këtij rasti, ndërsa Jugosllavia tani nuk e inicon çështjen në Asamblenë e OKB-së, ndërsa vendimin e Asamblesë që të dërgohen vëzhguesit në Hungari, e pengon Rusia dhe Hungaria.

    Më 30 qershor 1960 forcat belge sulmojnë Kongon. Më 9 gusht 1960 Këshilli i Sigurimit nxjerrë Rezolutën për dërgimin e forcave të OKB-së në Kongo. Lindin problemet e brendshme me karakter secesionizmi në mes të kryetarit legjitim Lumumbës, Çombës dhe Kasavumbës, për çka Sekretari i OKB-së, Dag Hamarsheld, nuk pranon që forcat e OKB-së të lëshohen në akcione ushtarake në mes të forcave secesioniste, për çka e pagoi me jetë, meqë, në mënyrë misterioze aroplani me të cilin udhëtonte, shkatërrohet diku në xhunglat e Kongos. Lumumba, si kryetar legjitim, internohet në Egjipt dhe likuidohet më 13 shkurt 1961. Më në fund, më 30 qershor 1964, forcat e OKB-së tërhiqen nga Kongoja, ku, sikurse është konstatuar për herë të parë, për shkaqe materiale OKB-ja ishte në prag të shkatërrimit. Në vitin 1960 lind problemi në mes të Tunisit dhe Francës, e cila kishte invaduar Bizerten. Asambleja e përgjithshme kishte aprovuar vendimin për evakuimin e menjëhershëm të forcave françeze, për çka Franca në marrëveshje me qeverinë e Tunisit në tetor 1963 tërhiqet nga Bizerta.

    Problemi më i rrezikshëm në historinë e OKB-së ishte bllokada amerikane Kubës. Ishin këtu interesat e dy superfuqive që arrin kulmin më 24 tetor 1962, kur dhe botës i kanosej lufta bërthamore. Këshilli i sigurimit dhe Asambleja u munduan që këtë problem ta zgjidhin por pa sukses - ngase të dy superfuqitë e rregulluan çështjen me marrëveshje dypalëshe.

    Çështja e konfliktit në mes të Indisë e Pakistanit, për shkak të Kashmirit, me datë 10 gusht 1965, për çka Këshilli i sigurimit më 20 shtator 1965 aprovon rezolutën për ndërprerje të luftës, çka të dy palët pajtohen, por tërheqja e forcave nga pozicionet në teren nuk respektohet, për deri sa nuk intervenon premieri rus Kosigin, me intervenimin e të cilit në fillim të vitit 1966 në Tashkent arrihet marrëveshje për tërheqje të trupave nga pozicionet në teren.

    Më 5 qershor 1967, Izraeli sulmon të gjitha aeroportet ushtarake egjiptase dhe shteteve arabe që kufizoheshin me te pos Libanit. Shkas i këtij sulmi ishte vendimi i kryetarit të Egjiptit - Naserit, që të vëjë bllokadën në gjirin e Akabit, me motivacion se anijet po bartin material strategjik për Izraelin.

    Pas shumë peripetish dhe pengesave, qoftë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit apo pamundësisë së votimit me dy të tretat në Asamblenë e OKB-së, më 22 nëntor 1967, Këshilli i Sigurimit aprovon Rezolutën me të cilën, pos tjerash, kërkohet që të tërhiqen të gjitha forcat izraelite nga territoret e okupuara, mirëpo, sikurse dihet, gjer më sot Izraeli këtë rezolutë nuk e ka respektuar tërësisht.

    Vlenë të ceket se në këto kohëra të nxehta diplomatiko-politike, pak të ngacmuara nga njera apo pala tjetër të sistemeve politike të ndryshme, thjesht, të dy superfuqive - çdo gjë që ndodhte nuk paraqiste ndonjë befasi të kohës apo të situatës. Më 20-21 gusht 1967 fuqitë e Paktit të Varshavës sulmuan dhe okupuan tërë Çekosllovanikë, me motivacion se atje përgatitej ndërrimi i sistemit shoqëror-politik dhe kalimi në kapitalizëm. Të nesërmen u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku 7 vende parashtruan rezolutën mbi gjykimin e agresorit. Mirëpo, falë vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, edhe pse 10 anëtarë votuan "për", rezoluta për gjykim të agresorit nuk u aprovua dhe asnjëherë më nuk u shqyrtua as në Asamblenë e OKB-së e as në Këshillin e Sigurimit, e që Shqipëria në shenjë proteste ndaj këtij invadimi del nga Pakti i Varshavës.

    Asambleja e OKB-së si dhe Këshilli i Sigurimit, pas grushtetit në shtator 1973 dhe përmbysja e Alendës, ballafaqohet me sulme nga anëtarët e OKB-së, që i përkisnin sistemit komunist, meqë, sipas vlerësimeve të asokohshme, Alendeja synonte vendosjen e një rendi komunist në Çile. Në fund, as OKB-ja e as Këshilli i Sigurimit nuk aprovuan kërkesat e këtyre shteteve me motivacion se në pyetje është çështja e brendshme e vet shtetit çilean. Me insistimin e Këshillit të Sigurimit, më 6 nëntor 1973, u arrit Marrëveshja për paqë në Paris lidhur me konfliktet në Laos dhe Kamboxhë.

    Në vitin 1974 vjen gjer te grushteti në Qipro, i inicuar nga hunta ushtarake në Greqi. Makariosi shpëton dhe gjatë vizitës Jugosllavisë, më 22 shtator 1974, deklarohet se grushteti është rezultat i forcave destruktive greke që kanë për qëllim shuarjen e Republikës së Qipros. Ndërkaq, Titoja i premton se përmes OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit do të angazhohet që Qiproja të jetë unike e jo dhe e ndarë në dy pjesë!

    Këshilli i Sigurimit, me qëllim të evitimit të luftës së mëparshme, dërgon forcat e OKB-së për ruajtje të paqës e qetësisë në këtë ujdhesë të cilat gjinden edhe sot.

    Jo si rast, pos ndoshta si kundërpeshë e forcave, e me qëllim të nënvlerësimit të OKB-së, blloku i Lindjes bëri edhe një intervenim ushtarak në Avganistan, ku forcat ruse e pushtuan thuaja në tërësi. Se ishte fjala për agresion, nuk kishte dilemë, mirëpo, Rusia me të drejtën e vetos ndalonte zbatimin e vendimeve të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së OKB-së. Në fillim të viteve 80-ta vlimet demokratike kishin filluar në Poloni. Pritej një këthesë, meqë, sipas shumë analizave, shifej se dy sistemet politike në botë - të konfrontuara e të rreshtuara në ballë të luftës së ftohtë, tani gjendeshin para aktit përfundimtar - të vazhdimit të garave politike e ushtarake apo të lëshojnë pe në favor të njerës palë. Mbizotëroi faktori ekonomiko-social, por edhe ai tekniko-teknologjik, meqë u pa se SHBA-të fituan "luftën e yjeve" - e mbi të gjitha ardhja në krye të SHBA-ve të Ronald Reganit, një humanisti, strategu dhe mbi të gjitha avancues i faktorit të paqës, bëri që në kontaktet e tija me Gorbaçovin, e në bazë të mendimeve dhe analizave të ekipeve profesioniste të dy shteteve - në Rejkjavik, ta bind Gorvaçovin se sistemi totalitar komunist është një iluzion që shpien në vetëshkatërrim kombëtar, shtetëror, ekonomik dhe social. Ishin këta hapat historikë të ndërrimit të pasqyrës politike botërore, por dhe ndihmë stabilitetit e avancim i OKB-së, Këshillit të Sigurimit, meqë çështjet e shtruara si konflikte apo rreziku eventual i paqës, tani nuk do të bllokoheshin nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit - në baza politike, të blloqeve e madje edhe regjionale.

    Një përparim i këtillë i funkcionimit të OKB-së, si organ i sigurisë kolektive në botë, reflektohet me rastin e vendosjes së Këshillit të Sigurimit lidhur me krizën në Gjirin Persik të vitit 1990, ku shifet se gjatë shpalljes së Irakut si agresor apo intervenimit ushtarak, vendimi ishte unanim.

    Po ashtu, një punë e mbarë, në pajtushmëri me vendimet e harmonizuara të Këshillit të Sigurimit, vërehen edhe me rastin e nxjerrjeve të rezolutave për të ashtuquajturën Jugosllavi, lidhur me largimin nga të gjitha institucionet e karakterit ndërkombëtar, embargos, dërgimit të forcave të OKB-së, në regjionet ku zhvillohej lufta si dhe për gjykimin e Serbisë e Malit të Zi si agresorë edhe përkundër zvarritjeve të mëdha. Po ashtu vlenë të ceken rastet e vendimeve të Këshillit të Sigurimit me rastin e Somalisë e Ruandës. Njësoj vlenë të theksohet se krahas OKB-së, Këshillit të Sigurimit apo organizatave të specializuara të OKB-së, shumë çështje që mund të paraqitnin rrezik apo edhe konflikt serioz për paqë i marrin pësipër për zgjidhje organizatat regjionale apo OSBE-ja si dhe organizatat apo institucionet e tyre të specializuara që me masa preventive tentojnë të eliminojnë vatrat e krizave në botë. Nuk mund të thuhet se nuk kanë patur edhe suksese por është fakt se ato suksese janë arritur vetëm atëherë kur krizën e shkaktonte pala e cila nuk i përkiste karakterit të interesave kombëtare të dy superfuqive.

    Nga kjo pasqyrë të shembujve konkretë shifet se Aleanca e Shenjtë ishte lidhje dhe marrëveshje e monarkëve "të bashkimit të pandarë dhe të vërtetë" që u zotuan se në çdo kohë e moment do të ndihmojnë njeri-tjetrin. Në fakt, kjo ishte një lidhje e marrëveshjeve në mes të dinastive e jo në mes të shteteve, që të vetmin qëllim e kishin ruajtjen e fronit monarkik - përmes devizës paternaliste të një apsolutizmi që në emër të fesë, drejtësisë dhe paqës do të mbrojnë bashkëbesimtarët e vetë. Mirëpo, sikurse u pa edhe më lartë, kjo marrëveshje që kishte për bazë ruajtjen, mbrojtjen dhe fitimin e të drejtave për bashkëbesimtarët e vetë - do të jetë Perandoria osmane ajo, e cila bëri që kjo aleancë të shpërbëhet nga ambicjet për ndihmë dhe proporcion në ndarje të tokave të "saja" bashkëbesimtarëve në Ballkan.

    Ndërkaq, sa i përket Lidhjes së popujve, e cila në krahasim me Aleancën e Shenjtë ishte një organizatë ndërkombëtare për siguri kolektive, më e përsosur, më univerzale, meqë për bazë kishte ruajtjen e paqës në mes të popujve por dhe në kuptim të efikasitetit të veprimit kolektiv, ishte madje afër nivelit të OKB-së. Pakti i Lidhjes nuk ishte i stërangazhuar me veprime procedurale dhe se kjo ishte përparësia e saj në ndërmarrje të akcioneve të shpejta ndaj agresorëve të mundshëm. Baza e rregullimit dhe e akcionit ishte paqa e drejtësia ndër popujt e jo ruajtja e bashkëbesimtarëve, pra, nuk kishte karakter fetar. Më në fund, gjer në shuarjen e Lidhjes së popujve në vitin 1939, mjaft me sukses u zgjidhën ca vatra të konflikteve ndërshtetërore.

    OKB-ja që në fillim hasi në pengesa në realizimin e qëllimeve dhe synimeve për çka ishte formuar. Shkaku kryesor ishte se aty kryqëzoheshin interesat e dy superfuqive me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore, Rusisë e SHBA-ve, të cilat, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kishin të drejtën e vetos. Por, mbi të gjitha ishte e dhëna se pas Luftës së Dytë Botërore, u pavarësuan dhe u çliruan shumë shtete, të cilat në një mënyrë apo tjetrën ishin lënë jashtë sferave të interesit në Jalltë, apo përcaktimi i kufijve të tyre nuk përputhej me kufijt etnikë. Zotërimi, influenca apo shtrirja e interesave e këtyre dy superfuqive ndeshej dhe, kështu, tërë aktiviteti për ruajtje të paqës apo zgjidhjes së konflikteve bëhej jashtë kompetencave të OKB-së e nën ndikimin e këtyre dy superfuqive. Kaptinë e veçantë ishte lufta e ftoftë, e cila përcillej me ankth të eksplodimit të një lufte të tretë botërore bërthamore. Teren i përshtatshëm për këtë ishin shtetet e posaçliruara, ekonomikisht e ushtarakisht të varura nga këto superfuqi. Pastaj, krijimi i të ashtuquajturës Lëvizja e të painkuadruarëve, bënë që roli i OKB-së të zbehet, meqë tani këto superfuqi, përmes ndikimit në anëtarët e kësaj lëvizjeje e përmes Titos, Naserit e Nehruit - jashtë kompetencave të OKB-së, gjëja me marrëveshje, i "rregullonin" konfliktet që nuk ishin edhe të vogla.

    Procedura bukur e shtresuar e organizmave të OKB-së, si dhe institucioneve të specializuara, bënin që shumë çështje konfliktoze ndërshtetërore e që në fakt duhej t'i rregullonte OKB-ja, rregulloheshin jashtë saj, përmes marrëveshjeve bilaterale apo ndërmjetësimeve të superfuqive - e që në fakt kishin karakter primati e jo edhe zgjidhjeve të drejta. Andaj, edhe ato pak suksese të zgjidhjeve të konflikteve me sukses të OKB-së, mund t'i përshkruhen vetëm si rezultat i trysnive të dy superfuqive në Këshillin e Sigurimit - e që në shumë raste, madje edhe të materializuara apo të përcaktuara si "opcion" që i takon kësaj apo asaj pale, ta "rregullojë". Sa konflikte si dhe në ç'mënyrë u rregulluan, në paqë apo me përdorim force të OKB-së, shifet nga ajo që dhamë më lartë, por është një fakt, e kjo u argumentua edhe në rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ku pos zvarritjes nganjëherë edhe forca shpërblehej - e që bien ndesh me parimet e Kartës së OKB-së, sikurse do të argumentohet rasti me shtetin serb, i cili në vend të gjykimit ndërkombëtar si agresor - shpërblehet me pranim të gjendjes faktike të pozicioneve të forcës në teren.

    VETVENDOSJA DHE RENDI I RI BOTËROR

    Afrimi i dy superfuqive si forcë dhe imponim në Këshillin e sigurimit, bëri që të shtohet shpresa në efektin e OKB-së, në zgjidhje të krizave eventuale ndërshtetërore apo regjionale e në kuptim të Kartës së OKB-së apo rezolutave të shumta të aprovuara nga Asambleja.

    Bota që sot paraqet një mozaik shtetesh por edhe mozaik të krizave eventuale - ka të vetmën bazë të rrezikut permanent moszgjidhjen e problemeve adekuate të kufijve etnikë - si rezultat i Konferencave të Londrës, Versajës, Jaltës, Parisit e Dejtonit, apo të marrëveshjeve të imponuara nga koha, vendi, situata apo dhe raporti i forcave. Ndërkaq, tendenca e përcaktimeve të kufijve etnikë (që në kohën e sotme eliminon faktorët gjeostrategjikë dhe historikë të përcaktimeve të kufijve sikurse bëhej më parë në konferencat e paqës, pas çdo lufte) si dhe e drejta e popujve në vetvendosje në kuptim të Kartës së OKB-së dhe rezolutave të shumta që rregullojnë këtë çështje - do të jenë preokupim kryesor i kësaj organizate për ruajtje dhe sigurim të paqës në të ardhmen. Takimi në Maltë, Gorbaçov - Bush - supozon ndërrim radikal të raporteve në kuptim të vendimeve të Jaltës (çfarë ironie apo ndoshta gjë e rastit (!?) - Jal-ta - në gjuhën angleze d.m.th. burg - ndërsa Malta - tharm birre dhe se vetëm germat e para dallojnë J-alta - M-alta!). Është më se e sakt se sipas disa indicioneve në këtë takim u vendos që rolin kryesor në zgjidhje të krizave në botë në të ardhmen ta rregullojnë këto dy superfuqi e që tani nuk dallonin në sistemin politiko-shoqëror. Për herë të parë u potencua rregullimi i krizave në baza regjionale - përmes mekanizmave të ndikimit (thuhet edhe përmes materializimit si kundërvlerë për pranim të zgjidhjeve paqësore) e me ndihmën e OKB-së. Një sinjalizim se kjo është e vërtetë, është dhënë nga rastet e fundit të zgjidhjeve të krizës, ku vendimet e Këshillit të Sigurimit ishin unanime (kriza në Gjirin Persik, Somalia apo Jugosllavia).

    Ekzistimi i vatrave të mundshme të krizave për shkak të pakicave kombëtare ku konsidereohet se ekzistojnë 3.500 pakica kombëtare që kërkojnë pavarësim vetevetiu ngritë rolin e institutit të vetëm të sigurisë kolektive Asamblesë së OKB-së. Veçanërisht kjo vlenë për “pakicat kombëtare “ që gjinden në shtetet kryesisht evropiane, që në këtë apo atë mënyrë kanë ngelur për shkaqe strategjike, politike apo të vendimeve të padrejta të ish-organizatave për siguri kolektive ose konferencave të paqës - në sundimin e shteteve tjera. Kjo, bëri që në takimin në Maltë këtij problemi t'i përvishen të gjitha forcat ma të mëdha në botë, për një rend të ri botëror por edhe në një mënyrë krejt tjetër nga ai që praktikohej gjer në këtë kohë.

    Në fakt, çasja e problemit si dhe zgjidhja apo rregullimi i statusit të kategorive të entiteteve të ndryshme përmes vetvendosjes me të drejtë në shkëputje - do të shkarkonte nga problemet e përditëshme, në rend të pare vet shtetet evropiane por edhe metutje vet Rusinë. Përndryshe , krizat dhe konfliktet eventuale do të ishin të paevitueshme dhe do të paraqiteshin në mënyrë zingjirore. Sëkëndejmi, të dy superfuqit u pajtuan që për të flakur këto probleme të sigurisë kolektive, Malta të autorizojë Asamblenë e OKB-së dhe organin e saj ekzekutiv KS të OKB-së, se se për ruajtje të sigurisë kolektive në botë epiqendra domosdoshmerisht duhet të jetë në faktorin NJERI, me integritetin dhe dinjitetin e tij, e jo shteti kolonizator apo burokratik. Posaqërisht, duke respektuar elementet dhe tiparet që e përbëjnë njueriun, sikurse është gjuha, kultura, territori, kufijtë, armata, policia, etj. Tani e tutje kjo filozofi e sigurisë ndërkombëtare që do të bazohet në të drejtat e njeriut, do të pagëzohet si mondijalizem.

    Pra, kjo filozofi do të realizonte supozimet e Maltës përmes regjionalizimit multishtetëror e multietnik dhe të decentralizimit të pushtetit - në atë lokal e të eliminimit të elementeve të shtetit klasik, duke hjekur kufijt, policinë, ushtrinë, doganën, përcaktimit unik të shkallës tatimore, në atë multishtetërore dhe mundësinë e shfrytëzimit të mirave kulturore të karakterit multinacional e multietnik si konkurencë e si shprehje e kulturës së përbashkët shpirtërore, ndërsa në anën tjetër, ngritja e të drejtave univerzale të njeriut - dhe mbështetja kryesore në njeriun (sikurse e bënë Bibla apo Kurani, duke iu drejtuar: O, ju njerëz! e jo: O, ju popull apo komb!) parashef edhe mundësinë e eliminimit të konflikteve dhe krizave ndërshtetërore për shkak të entiteteve, qofshin ato që puqen me shtetin amë apo ato që jetojnë në formë oazash regjionale - jashtë shtetit amë. Kështu, institucioni dikur deklarativisht tepër i potencuar i vetvendosjes, do të amortizohej dhe gradualisht do të shuhej - meqë, faktori njeri, aftësi, punë dhe rezultate do të çmoheshin nga secili regjion multishtetëror - ngase sikurse dihet, kontributi i njeriut që kryen një punë mesatare të interesit të përgjithshëm - i sjellë regjionit dy herë përfitime se sa vetes - e të mos flasim për gjenitë apo kuadrat e afta që këtë proporcion e rrisin edhe gjer në raport 1 : 100. Pra, për regjionet multishtetërore nuk do të ishte më problem gjuha, përkatësia kombëtare apo religjioni ose edhe domicili apo resurset natyrore - por, njeriu me rezultatet dhe të mirat që ai i sjellë vetvetes dhe regjionit ku jeton.

    Shtrirja e të drejtave në integritet dhe sovranitet si dhe të pushtetit nga aparati burokratik në njeri - supozohet sipas ecurive diplomatike të kohës, se konfliktet eventuale lidhur me të gjitha format e luftërave të etnive në botë me njeriun dhe vullnetin e tij si e drejtë e shenjt me të drejtën NË VETËVENDOSJE do të raelizohej vetem nga vullneti njeriut shumicë në një territor. Kjo nga se të gjithë njerzit lindin dhe jetojnë me të drejta të barabarta ashtu siç e parashofin edhe aktet në fuqi të Asamblesë së OKB-së. Por, edhe vet Zoti! Mbase, ky institucion gjatë hartimit të këtyre akteve parashef pargrafet se të gjithë njerzit në botë janë barabart. Në këtë aksiomë organi ma i lart i sigurisë kolektive ndërkombëtare Asambleja e OKB-së, e shef edhe mundesinë e vetme të eliminimit te krizave te mundshme, edhe konfliktet ndërshtetërore. Vetem ky parim OKB-në do ta shkarkonte nga detyrimi i ruajtjes së paqës dhe sigurisë kolektive në botë. Së fundi, këto janë synimet e rendit të ri botëror apo perspektiva e shuarjes së vatrave të krizave ndërkombëtare dhe të luftërave të mundëshme në të ardhmen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Manifesti spiritual i pavarsis Nëna Kosovë

    DR.VASFI SAMIM VISOKA

    Manifesti spiritual i pavarsis
    Nëna Kosovë
    1938-1943


    Vasfi Samim Visoka ishte një intelektual kalibri, me vlera të veçanta, që synonte majat. Dhe ndër veprat e tij është libri i tij “Nëna Kosovë”, i madh jo nga numri i faqeve, nuk i ka më shumë se 100 faqe po të heqësh ilustrimet, por e madhe si vepër. Për mendimin tim ajo është kryevepra e Vasfi Samim Visokës. Ajo është një himn për çështjen kombëtare, për Shqipërinë Etnike, për Kosovën, ajo është një himn për ardhmërinë e kombit. Ajo është për më tepër një kryevepër për tërë shqiptarët, që i ka rezistuar kohërave që prej 65 vjetësh dhe është aktuale më tepër se kurrë. Vetë titulli “Shqipërija e vërtetë – Nëna Kosovë”, janë dy apelativë që të tërheqin vëmendjen. Ai s’flet për “Shqipërinë e madhe”, siç na akuzojnë, por për Shqipërinë natyrore, të vërtetë, aty ku shtrihen shqiptarët etnikë, atje ku i thuhet bukës-bukë, ujit-ujë e kripës-kripë. Gjithashtu ai flet për Kosovën duke e quajtur “Nëna” Kosovë. Ky apelativ është kuptimplotë sepse ajo është nëna Shqipëri për gjysmën e kombit. Ndofta këtë ka dashur të shprehë Samimi, por dhe respektin për atë që rrit burra trima e gratë trimëresha. “Kosova – shkruan Vasfi Samimi – është burimi kryesor demografik e biologjik i racës sonë. Sidomos katundarët e bujqit janë përmendore shëndeti”. Dhe së këtejmi Samimi na jep një sentencë kuptimplotë “Një komb që është i shëndoshë-punon, një komb që punon-krijon, dhe një një komb që krijon-fiton të drejtën e ekzistencës e të lumturisë”. Libri i rezistoi kohërave, dhe pas gati gjysëm shekulli më 1995 u ribotua nga familja. Ironia e fatit dhe e historisë ishte se ky libër ishte i ndaluar, duke u konsideruar gati-gati si një vepër heretike, dhe në biblioteka ruhej me shënimin “rezervat”. Unë kam pasur fatin në vitet ’70 ta lexoj një kopje të dhënë nga dora e autorit sepse libri s’gjendej gjëkundi. Është e vërtetë që qarkullonte nën dorë. Por libri i mbijetoi kohës noprane të komunizmit sepse ishte një libër i jashtëzakonshëm, i dalë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për fatet e kombit, “në çastet më dramatike të Atdheut tonë”, si shkruan vetë Samimi. Që ishte një libër nga ato që kanë vend të veçantë, këtë e tregon fakti që në akuzën kundër Vasfi Samimit ishte ky libër. Vetë kryetari i gjyqit në mars 1945 (Koçi Xoxe) do t’i drejtohej – “Pse e ke botuar atë librin “Nëna Kosovë”, që merret me propagandë?”.
    Në vitet ’50 libri do të lexohej e do të kalonte dorë më dorë fshehtazi. Në fillim të viteve ’60, kur Partisë së Punës i duhej të luante kartën e nacionalizmit, dërgoi dy emisarë të saj nga Komiteti Qendror për ribotimin e këtij libri. Viti ’60 qe viti i ndarjes me revizionizmin hrushovian, dhe “nacionalizmi” i Vasfi Samim Visokës u duhej në atë momente të vështira. Kjo ishte një provë tjetër se libri edhe pas gati dy dekadash e ruante vlerën e vet. Saxhideja e vogël gati sa nuk i “zboi” nga shtëpia, por kultura, edukata dhe fakti që erdhën si mysafirë, nuk e lejoi të bëntë më tepër. Ajo u nxeh sepse erdhën të lëpinin atë që kishin pështyrë dhe që Vasfiu e pagoi me dy vjet të pamerituar burgim. Ç’paradoks! U burgos se ishte atdhetar, se e donte fort Shqipërinë, e donte Kosovën e vet, të cilën siç shprehej vetë me shpirt për këtë “tempull kombëtar”, “altar kombëtar”: “Kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor…. Bukurija e Kosovës është bukurija e së drejtës. Zëri i Kosovës është zëri i historisë, dhe shkëlqimi i saj është drita e së vërtetës…Në Kosovë gjendet vuajtja e kombit, rapsodija, melodija, poezija e tragjedia e jonë e përgjakshme…“. Libri u kushtohet, siç thotë në fillim sa hapet libri, “martirëve të motshëm e të rinj, që kanë rënë dëshmorë për lirinë e kombit e t’atdheut”.
    Që libri s’binte nga dora e shqiptarëve në të dy anët e kufirit, këtë konfirmim Vasfi Samimi e pati nga një pedagog i ri kosovar i ardhur në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, kur shkelën profesorët e parë nga Kosova: “Doktor Samimi, librin tuaj “Nëna Kosovë” e ruajmë si sytë e ballit, e lexojmë dhe e përcjellim dorë më dorë dhe e fshehim, ku mundim në dysheqe, musandra, çati etj. që të mos bjerë në dorë të UDB-së jugosllave. Të falenderojnë nga zemra pleqtë dhe të rinjtë kosovarë”.
    Në vitin 1991, kur përshëndeta në mbledhjen themelvënëse të Shoqatës “Kosova“ dhe përmenda që, po të ishte gjallë, këtu do të ishte autori i librit “Nëna Kosovë”, e tërë salla u ngrit më këmbë si me komandë dhe shpërtheu një “uragan” duartrokitjesh. Libri “Nëna Kosovë” dhe autori i saj ishin të gjallë midis shqiptarëve atdhetarë.
    Në fillim të viteve 2000, në një shkrim me vazhdime në gazetën “Rilindja” që dilte në emigracion në Zofingen të Zvicrës, përmendej e çmohej e vlerësohej Vasfi Samimi si autor i veprës madhore “Nëna Kosovë”. Çfarë ka ky libër që e ka bërë të kalojë mbi kohërat e të mbetet mëse aktual?
    Është jo vetëm forca e penës së dr. Vasfi Samim Visokës, por dhe mbi të gjitha problemi krucial që ai trajton, problemi i Kosovës si gjysma e kombit, si gjysma e Shqipërisë së gjymtuar. Ndonëse janë shkruar gjashtë dekada e gjysëm më parë, këtyre fjalëve lapidar nuk mund t’u heqësh as dhe një presje edhe sot kur Kosova po fiton pavarësinë e ëndërruar. Le t’ia lëmë fjalën vetë doktor Samimit në librin e tij “Nëna Kosovë”. Po e sjell tërë pasazhin siç e ka gdhendur penda dhe zemra e dr. Vasfiut: “Grabitja e Kosovës për ne nuk është një çështje minoriteti, grindje kufijsh, ose mosmarrëveshje për një prefekturë a komunë. Kosova për ne është dielli i jetës dhe gjysma e trupit tonë kombëtar. Pa këtë, me të vërtetë Shqipërija e vjetër është E GJYMTUAR, që ngahera rënkon, vajton dhe kurrë nuk arrin në sovranitetin e vërtetë të një shteti, ose në lirinë e plotë të kombit. Kosova e robëruar ndën zinxhirët e prangat gjendet përballë rrezikut të çduket e të fiket. Bashkimi i Shqipërisë së vjetër me Tokat e Liruara (Kosovën, L.B.) nuk është një okupacion ose një prodhim i një ngadhënjimit. Jo kurrsesi!… Kosova dhe përpara me mëmëdheun shpirtërisht jetonte sëbashku, sepse neve jemi vëllezër të një gjaku, të një rracës dhe të një flamuri! E drejta e jonë në Kosovë është e ndritshme, si të gjithë gjërat e shenjta. Rraca Shqiptare nëpërmjet shekujve ka qenë gjithmonë një faktor në Ballkan dhe kështu mbas këndej prapë do të mbetet një element me rëndësi në sigurimin e paqes. Neve nuk duam – siç kemi thënë ngahera – as një miligram toke dhe as një milimetër kufi nga fqinjët, që nuk na takon dhe që nuk është caktuar prej fatit hyjnor… Nuk duam as një Shqipëri të vogël, as një Shqipëri të madhe, duam vetëm e vetëm një Shqipëri të vërtetë!… Ne shqiptarët nuk jemi shovenista dhe e dimë fare mirë se kjo nuk na përshtatet aspak. Ky vetmohim nuk rrjedh nga vogëlsija e tokës dhe e popullsisë sonë, por rrjedh nga madhësija shpirtërore e qënies tonë kombëtare e historike”. Ky pasazh i gjatë të duket sikur është shkruar sot dhe i bën nder dr. Vasfi Samimit tonë.
    Libri “Nëna Kosovë”, për të cilin dr. Samimi mori dënimin e pamerituar e që e ndoqi si damkë tërë jetën deri sa vdiq gjatë regjimit monist, më 1981, sot kthehet, tani në ditët që shpallet pavarësia e Kosovës, në dekoratë për të, se i tillë ish Vasfi Samimi – Martir i Kosovës. Vdiq me brengën e Kosovës e të Çamërisë në zemër, me brengën e Shqipërisë etnike, një të vetme e të pandarë. Akoma e kam parasysh fytyrën e tij sa herë i përmendja Kosovën apo Çamërinë apo të dyja së bashku, lotët dilnin si burim nga sytë e tij të mëdhenj dhe pasi rridhnin në mollëzat e faqeve, përplaseshin nga të dy anët në mjekrën e tij fisnike. Kur të shpallet pavarësia, unë e di që atë ditë eshtrat e Samimit do të mrekullohen, do të lëvizin aty në varr ku janë. Dhe atë natë fosfori i tyre do të ndrisë si flakadan mbi varr. Shpirti i lirë i tij do të fluturojë si shqiponjë (kartall gibe, siç thonë turqit, L.B.) aty në mes të Alpeve Shqiptare të veriut, mes shqiptarëve të Dardanisë Antike, mes shqiptarëve burra trima të Kosovës. Do të gëzojë me ta në mes të tyre se është i tyri, për realizimin e ëndrrës së tyre mijëravjeçare, se edhe ai jetoi me Kosovën, vuajti për Kosovën e u shkri me të në zemër…
    Po si qëndron puna me librin “Nëna Kosovë” që u mbijetoi kohërave dhe është mëse aktual edhe sot. Ku qëndron forca e tij?
    Vasfi Samimi e pati një kulm si personalitet në kohën e luftës së dytë botërore, në një situatë të turbullt e tepër të ngarkuar me re. Ai arriti të bëhej deri sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës Popullore. Vetë Lef Nosi, një nga apostujt e pavarësisë shqiptare, i dorëzoi me dorën e vet dekoratën, medaljen e artë “Mister Arti”, si një njeri që kish kontribuar sidomos në fushën e artit.
    Ishin kohë të rënda dhe Vasfi Samimi, si provoi më 1943-1944 apogjeun e vet (në fushën administrative, të pushtetit), provoi më 1945-1946 dhe rënien “drastike” do të thoshim “të detyruar” nga pushteti komunist, një rënie e imponuar, meqë i takonte regjimit të vjetër feudo-borgjez anti-komunist.
    Vepra “Nëna Kosovë” e Vasfi Samimit doli nga fundi i vitit 1943. Një vit më vonë do ta ndiqnin dy vepra të tjera për të njëjtin problem. Njëra me dokumenta nga Hamit Kokalari “Kosova - Djepi i shqiptarizmit”, tjetra “Poem kosovar” nga Izedin Jashar Kutrulija, apo në të vërtetë nga Dhimitër Pasko. Të dyja këto ishin si të thuash plotësim i së parës.
    E para, punimi i V. Samimit qe mesazh që i drejtohej kombit për kohën e për më pas që pa Kosovë s’ka Shqipëri. Ajo e ruan vlerën edhe sot. Jo më kot, siç e vumë në dukje edhe pak më lart, më 1960 në një moment krucial për Shqipërinë emisarët nga Komiteti Qendror i PPSH i kërkuan V. Samimit të ribotonin veprën e tij, për të cilën kish marrë dënimin e pamerituar. Si rasti i parë, dalja në gjyqin për kriminelët e luftës, si rasti i dytë për të ribotuar, flisnin për rëndësinë që kish ky libër i veçantë që jo rastësisht e redaktoi vetë Mithat Frashëri.
    Dy veprat e tjera, të H. Kokalarit e të Dhimitër Paskos ishin konkretizim i mesazhit të “Nënës Kosovë”. Njëra argumenton me dokumenta, tjetra në formë poeme paraqiste një mënyrë për të hyrë në zemrat e masave, për të transmetuar në formën e poezisë të njëjtat ide që përmbante mesazhi i V. Samimit. E kërkonte koha tërheqjen e vëmendjes për Kosovën, për të ardhmen e Shqipërisë në një moment krucial, dhe të treja ishin përgjigje të domosdoshme të nevojave të saj. Është meritë e këtyre njerëzve si V. Samimi, Hamit Kokalari e Dhimitër Pasko që ditën të japin secili me mënyrën e vet, përgjigjen e duhur, duke dëshmuar njëkohësisht patriotizmin e tyre të flaktë.
    Samimi qe maja e majave për kohën në fushën e shqiptarizmit. Ai me librin “Nëna Kosovë” kapi një piedestal zor të arritshëm nga dikush tjetër. Libri qe një libër Manifest, një thirrje kombit për t’u vetëdijësuar që pa Kosovë s’ka Shqipëri, pavarësisht se ç’forcë qe, e majtë apo e djathtë, e vogël apo e madhe, etj. Njëkohësisht ajo qe dhe një Testament politik për brezat më pas. Ajo qe një porosi rilindase për të ribërë kombin shqiptar që e ruan aktualisht vlerën e saj deri në ditët tona, kur po jetësohet shteti i pavarur i Kosovës.
    Nga të gjithë ata që i përcollën, i lanë mesazhin e Kosovës atdheut, Vasfi Samimi është në krye si një FAR NDRIÇUES; pastaj vjen Hamit Kokalari me veprën “Kosova - djepi i shqiptarizmit”, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) me “Poem Kosovar”, dhe si plotësim i tyre janë dhe tre vepra të tjera që vëmendjen kryesore e përqëndrojnë tek Shqipëria e shqiptarët në përgjithësi, duke vënë theksin në mënyrë të veçantë edhe tek problemi kosovar, si “Njëmendësija shqiptare” e Nebil Çikës, “Raca Shqiptare” e Jakov Milajt dhe “Shqipëria Etnike” e Besim Qorrit, që patën jehonë për kohën kur dolën. Por këta njerëz ranë në mërinë e regjimit komunist, sikur të kishin kolerën, dhe patën fate të ndryshme. Me i keqi qe ai i Nebil Çikës, që u vra pa gjyq në bodrumet e hotel “Bristol”. Pastaj Vasfi Samimi që provoi burgun, por si të thuash e hodhi lehtë (uxhuz atllade – kur thonë turqit). Dhimitër Pasko provoi punën rraskapitëse në kënetën e Maliqit, në kampin e punës të Vloçishtit, ku për pak sa nuk humbi jetën nga keqtrajtimet e mbikqyrësve injorantë. I njëjtë ish fati i Hamit Kokalarit dhe Jakov Milajt, të cilët më pas u tërhoqën në hije dhe u morën me përkthime e gjëra të dorës së dytë. I vetmi ish Samimi që s’u përkul. Secili pati mënyrën e vet të “vetmbrojtjes” nga regjimi komunist. Samimi u muar me blegtori, zootekni dhe veterinari. Megjithatë pena e tij nuk ndenji pa u ngjyer në zjarrishten rilindase për një Hasan Tahsin, Sami Frashëri, në albanologji, turkologji etj. Profesor Hamit Boriçi thotë kështu për dr. V. Samimin: “Me ndjenjën e lartë të shqiptarizmës, me vullnetin e pasionin e njeriut erudit e me kulturë të gjerë, për t’i dhënë popullit dijet e fituara, ai mëkoi nxënës e studentë, të cilët sot janë anekënd Atdheut dhe pedagogun e tyre, shok e koleg, e kujtojnë me respekt”. Kësisoj, ai, qytetar i ndershëm, sfidoi ata që deshën ta damkosnin me vulën e zezë të tradhëtisë (!). Se sa e donte mëmëdheun, sa shqiptar i vetëdijshëm ishte dr. Vasfi Samim Visoka, e dëshmoi me vepra, qoftë edhe me “Nënën Kosovë”…
    Dalja në dritë e librit “Nëna Kosovë” ishte një rastësi e thjeshtë apo ishte një domosdoshmëri e kohës, një domosdoshmëri historike?, Dhe dr. Vasfi Samimi ka meritën që e kuptoi këtë imperativ të kohës apo thjeshtë mblodhi udhëpërshkrimet e tij dhe nxorri një libër si gjithë librat e tjerë?
    Kush lexon “Nëna Kosovë” e kupton se ai nuk është një libër i zakonshëm. Është një libër i një lloji të veçantë, nuk është thjesht një shprehje e disa ndjenjave dhe mendimeve të një intelektuali të rradhës që e do Kosovën. Po ta thosha shkurt, ai, libri “Nëna Kosovë” është një libër i jashtëzakonshëm i një intelektuali të jashtëzakonshëm. Dolën dhe libra të tjerë n’atë kohë për Kosovën, por asnjë s’e zë vendin e tij. Libri i V. Samimit është një përgjigje adekuate e nevojave të kohës në formë të përgjithësuar. V. Samimi e bëri në mënyrën më të mirë, si abstragim deri diku nga realiteti konkret, pa u marrë me politikë e filozofi, me parashtrim pikëpamjesh të ndryshme të partirave apo filozofëve të ndryshëm të shquar. Tek Samimi kemi një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme për tërë kategoritë e shtresave të shoqërisë shqiptare, në të kemi një prozë poetike ku kemi pak publicistikë, pak art, pak filozofi. Por aty kemi të parashtruar të vërtetën që ka vlerën e aksiomës për shqiptarët që pa Kosovë s’ka Shqipëri. Kosova është Qënja dhe e Ardhmja e Shqipërisë, e kombit shqiptar, apo siç e shpreh filozofi Nebil Çika, shoku e miku i Vasfi Samimit, mentarët e Shqipërisë së 13-ës duhet të krijojnë dogmën e Kosovës dhe ta fusin këtë në thellësi të shpirtërave të shqiptarëve.
    Nebil Çika e shtron këtë problem si një problem jetësor për Shqipërinë e shqiptarët, dhe si problem ethik (etik, moral), si çështje nderi. Kosova duhet të vijë në gjirin e Shqipërisë mëmë, ndryshe po t’ia u lëmë kasapëve sllavë - thotë ai - ajo do të zhbëhet dhe zhbërja e saj do të thotë humbje dhe e vetë Shqipërisë së 1913-ës, ose siç e shpreh ai vetë: “Kosova e humbun, e asimilueme, asht sigurisht një gjykim për vdekje edhe për atë pjesë të 13-ës që shpejt a vonë kishte me u ekzekutue”.
    Një nga mentarët e lartë që vlerëson Nebil Çika është Riza Drini. I vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes së Kosovës, apo më saktë për bashkimin e saj me Shqipërinë, ai i shkruante Nebil Çikës nga Prishtina këtu e një vit më parë “Shqipnija nuk fillon në Qafë të Thanës e në Qafë të Prushit, por në Kurshumlli-Vranjë e Shkup. Ajo e 13-ës ka qenë një kreaturë e gjymtueme e prandaj s’ka muejt me ecë, dhe Intelektualizmi Shqiptar kur do ta kuptojë këtë realitet – qi ngusht asht në lidhje me fatin e racës – kur do ta ndjejë e do ta konsiderojë si mision të vetin historik Shqipninë Ethnike? Sido që të vijë, çka do që të bahet davaja e jonë, duhet të bahet mbi bazën e kufive ethnikë. Intelektualët e memurët e naltë duhet me pa Atdheun e vërtetë shqiptar në kufit e tij të natyrshëm… prapa Peshkopisë hapen fushat ma të lulëzueme e bjeshkët ma të bukura të Ballkanit, të banueme prej burrave më të fortë të fisit tonë. Duhet me qenë nji racë e çoroditun, për mos me ba namin për me e mbajtë në dorën tonë liqenin e Ohrit, Tetovën, Fushën e Kosovës etj”. Autori Nebil Çika argumenton se Shqipëria që ¾ e sipërfaqes i ka malësi e ka të vështirë të ekzistojë… Ai sjell një mori argumentash që provojnë se pa Kosovë s’ka Shqipëri. Ne prodhimin e drithit e bëjmë hesap me kilo, s’kemi arritur tek kuintali si masë. Në Kosovë hesapet i bëjnë për prodhimin me vagona me drithë. Dhe konkluzioni i Nebil Çikës “Ne vetëm duke pasur Kosovën mund të jemi të zotët të ngrehim një shtet që të jetë i denjë për këtë emër”. Vetë ai u përpoq që të shkojë në Kosovë për të bërë një udhëtim studimi atje për nja dy apo tre muaj dhe të shkruante një libër për t’u kallëzuar shqiptarëve se ç’është Kosova, se çfarë mundësira lëndore dhe shpirtërore paraqet ajo për t’ardhmen e Kombit. Për hir të rrethanave të disfavorshme ai nuk mundi ta realizojë këtë gjë.
    Atë që s’e bëri ai, e realizoi Vasfi Samim Visoka, i cili nga 1938-1943 për qëllime pune kishte shkuar pesë herë në Kosovë dhe e njihte mirë situatën atje. Pa Kosovë s’ka Shqipëri. Kjo qëndron edhe sot e gjithë ditën. Dy të tretat e shteteve të Europës o nga sipërfaqja o nga popullsia janë plus-minus njësoj me Shqipërinë po të jetë Shqipëria natyrore, në kufijtë e saj etnikë me Kosovën e Çamërinë e viset e tjera shqiptare brenda. Ky libër, sipas Samimit, nuk synon të bëhet një dokument politik, një argument doktrinar për të ledhatuar kryelartësinë e verbët të një regjimi sundonjës”, ose nuk u synua të mbahet “në këmbë flamuri i agresionit të një partije të degjeneruar”. “Duke vënë në pah: të drejtën, ndërgjegjen, bashkimin, vëllazërimin dhe njerëzimin… ky libër nuk mori pamjen e një avokaturës për të mbrojtur një padije-politike, përkundrazi u bë një shprehje për një tragjedi njerëzore, një tribunë rënkimi për një popull të marrur nëpër këmbë, duke iu drejtuar vetëm ndërgjegjes së njerëzimit dhe qytetërimit”. “Shqipëria e vërtetë – Nëna Kosovë” – ky libër zgjaton dorën të gjithë njerëzve, sidomos apelon drejt ndërgjegjes së pastër humanistëve fqinjë serbë! Ay ankohet vetëm nga mërija grabitëse e imperialistëve, nga verbësi e përgjithshme e shovenistëve. Me përjashtimin e këtyre, kjo vepër zgjaton dorën e bashkimit dhe ofron zemrën e vëllazërimit”. Të mos i dijë njeriu se janë shkruar 65 vjet përpara, do të kujtojë se janë shkruar për këtë periudhë 10-vjeçare të fundit, tani kur Kosova po del më vehte si shtet i pavarur. Sa largpamës dr. Vasfi Samim Visoka në pozicionin që zgjodhi për të parashtruar problemin e Kosovës, për t’i rezistuar kohërave siç u rezistoi. Kjo tregon se Vasfi Samimi ishte një intelektual me kapacitetet më të larta të kohës. Ka qenë vetëm 38 vjeç kur shkrojti këtë “traktat të çështjes kombëtare”, që ai i vuri emrin e thjeshtë “Nëna Kosovë”. Në këtë ndërmarrje ai s’qe vetëm. Ai thotë shprehimisht: “Dëshiroj të shfaq mirënjohjen time kolegëve të ndryshëm, shkrimtarë t’apasionuar për Kosovën, që më kanë ndihmuar si zotërinjtë Nebil Çika, Beqir Haçi, Anton Mazrreku dhe Skënder Shkupi”. Ai çmon arsimtarët që punuan në Kosovë për ta zgjuar atë dhe përmend apo dallon profesorët, një Rexhep Krasniqi, Ibrahim Fehmiu (i ati i aktorit të madh të sotëm Bekim Fehmiu), Ali Hashorva, Selman Riza. Por mbi të gjithë këta, mirënjohjen ua drejton kosovarëve bashkatdhetarë, intelektualëve të mërguar dhe studentëve universitarë jashtë Kosove si dhe brenda Kosovës, kosovarëve katundarë të cilët e bindën për një të drejtë njerëzore e kombëtare edhe “ku – siç thotë vetë – mori fuqinë shpirtërore për të hartuar këtë vepër modeste”.
    Libri, siç e përmendëm më sipër dhe nga fjalët e Nebil Çikës, ishte përgjigje e një nevoje të kohës. Ndihej nevoja e zgjidhjes së çështjes kosovare. Për këtë “Babushi”, Bedri Pejani që kish firmuar dhe aktin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë (Samimi e njihte personalisht, dhe në fotografinë ku ka dalë bashkë me kosovarë të tjerë, shkruan: Z. Bedri Pejani, veterineri i mirënjohur që ka mbajtur në këmbë dhimbjen e mërgimit të Kosovës në Shqipërinë e Vjetër. I ulur në tokë dhe afër B. Pejës, arsimtari veteran dhe atdhetar i flaktë zoti Ibrahim Fehmiu. Në krah të Bedri Pejës i ndjeri ing. agr. Ruhi Deliu nga Çamëria, por i apasionuar për Kosovën) krijoi Lidhjen e dytë të Prizrenit. E kësaj kohe është dhe Konferenca e Mukjes, ku qëllimi kryesor ish bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Edhe Konferenca e Bujanit aspironte të njëjtën gjë, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndryshimet e tyre qëndronin në faktin se ç’forca politike merrnin pjesë në to, të djathta apo të majta apo të dyja së bashku. Të gjitha ato shprehnin nevojën që Kosova duhej shpëtuar me çdo kusht e t’i bashkohej Shqipërisë. Dihet fati i tyre, ne s’po hyjmë në to. Mbi to ngrihet “manifesti” i dr. Vasfi Samim Visokës “Nëna Kosovë” që, pa marrë parasysh grupimet politike, duke iu përgjigjur kërkesave imperative të kohës, ndikoi në shqiptarët jo vetëm n’atë kohë por deri më sot të kuptojnë të vërtetën e madhe se s’ka Shqipëri pa Kosovë. Prandaj ky libër i mbijetoi kohërave, dhe ai për ne është një “perlë” që e kemi trashëgimi nga dr. Vasfi Samim Visoka, nga ky intelektual i jashtëzakonshëm vizionar që kaloi mbi kohërat dhe është edhe sot më aktual se kurrë.
    Faleminderit Doktor Samimi! Këtë ta kanë thënë brezat dje, ta thonë sot, e do ta thonë nesër sepse kontributi yt për çështjen kombëtare është i pamort.
    Kjo ndihmesë e jotja do parë edhe në aspektin se ju i mbajtët sytë nga Perëndimi, ndonëse fuqi perëndimore si Italia e Gjermania qenë shtruar këmbëkryq mbi truallin tonë si okupatorë.
    Kam parasysh tre intelektualë të asaj kohe, dy prej të cilëve i kam njohur personalisht dhe e kam dëgjuar nga goja e tyre orientimin e tyre properëndimor. Është interesante se të tre, qoftë Vasfi Samimi, Nebil Çika apo Mentor Çoku, kishin kulturë lindore, ishin arsimuar në Turqi e megjithatë sytë i mbanin nga Perëndimi. Po le t’i marr me rradhë.
    Nga libri i N. Çikës “Njëmendësia shqiptare” mësoj se ai, megjithëse qe gazetar, shkrimtar, filozof e së fundi deputet i Gjirokastrës në parlamentin e kohës së luftës, e kish të qartë rolin pushtues të Italisë, por shihte më larg. Kohët do të ndryshonin por sytë duhet të mbeteshin nga Perëndimi, nga fqinji ynë i madh i përtej detit.
    Vasfi Samimi punoi në aparatin shtetëror të pushtuesit. Kur erdhi puna që duhej të nxirrej një ligj për prerjen e pyjeve, për këtë nxorri lloj lloj pengese, e shtyu në kalendat greke dhe e mbylli në sirtar. Po të qe aprovuar, siç më thoshte, nga pyjet tona s’do të kishte mbetur dru më këmbë. Vasfiu nga bisedat qe kam pasur me të, ishte pa diskutim properëndimor, por s’kishte ndonjë simpati të veçantë për Italinë. Mbase mund të ushqente një lloj simpatie më tepër për Gjermaninë. Ishte i hapur në përgjithësi ndaj Perëndimit.
    Mentor Çoku ishte deputet në Asamblenë e kohës së fashizmit. Por kur erdhi momenti, i denoncoi haptazi në parlament italianët si pushtues dhe iku, u arratis, që të mos binte në duart e tyre. Po ky Mentor Çoku në fillim të viteve ’90, pas më tepër se gjysëm shekulli, më thoshte goja-gojës se orientimi ynë si Shqipëri duhet të jetë perëndimor dhe aleati ynë i natyrshëm është Italia.
    Ndwr lartësitë që arriti intelektuali dr. Vasfi Samim Visoka, duhet të nënvizojmë edhe një fakt tjetër. Ai është pjesë e elitës së kohës dhe ai është dëshmi e fatit që pësoi elita e paraluftës dhe e kohës së luftës së dytë botërore edhe kur nuk u lidh me pushtuesin apo iu kundërvu atij. Elita pati fate të ndryshme, por në përgjithësi mund të them se fati i saj në përgjithësi ishte tragjik. Kështu Nebil Çika, intelektual i klasit të parë me një të kaluar të shkëlqyer në Perandorinë Osmane e në Shqipëri, u pushkatua pa gjyq, pa pasur asnjë faj. Shkoi kur thotë populli, “jabana”, kot, “për dhjamë qeni”.
    Dr. Samimi i mbijetoi kohës, “shpëtoi” për qime: fati, profesioni, rrethanat, kurajoja civile që kish, syri i patrembur. Njeri i drejtë, i pastër, atdhetar sado që shkoi në fije të perit, eci si pehlivan majë telit. Vetëm ky i shërbeu pushtetit të ri, po se pati kollaj se i vunë gurë në rrota gjatë jetës.
    Ndërsa Mentor Çoku përfaqëson atë pjesë të inteligjencës e cila, e vetëdijshme për rrezikun që e priste nga komunizmi, “i la pendët”, iku në rrugë të ndryshme në mërgim dhe me mënyra të ndryshme punoi për prosperitetin e vendit të vet. Këtë bëri dhe Ernest Koliqi (Romë), Namik Resuli (Napoli), apo Zef Valentini (Palermo). Ky i fundit s’ish shqiptar por ka punuar jashtëzakonisht për Shqipërinë në fushën e albanologjisë.
    Vasfi Samimit duhet t’i njohim dy merita. Një ndihmesë që ka dhënë për çështjen kombëtare me botimin e veprës së tij himn “Nëna Kosovë”, e cila e ruan vlerën edhe sot, dhe së dyti aftësitë e veta profesionale ai i vuri në shërbim të atdheut edhe nën pushtetin e ri në bazë të devizës së vet të pandryshuar të tij “Punë e patriotizëm”. Meritë e tij është se në të gjithë peripecitë që i nxorri jeta, të natyrshme dhe që ja krijuan ata që s’ia deshën të mirën, ai doli mbi to dhe arriti të “mbijetojë”, e t’ia dalë deri në fund të jetës me nder….

    Dr .Laurant Bic

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •