Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 168
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Bugajski: Kosova të punojë për pavarësinë nga OKB-ja

    PODGORICE (27 Janar) - Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore në Qendrën për Studime Strategjike e Ndërkombëtare në Uashington Janush Bugajski tha se Kosova aktualisht është e pavarur nga Serbia, por duhet të punojë që të bëhet e pavarur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Në një intervistë dhënë gazetës malazeze "Vijesti", Bugajski që ndodhet në Podgoricë, ka folur edhe rreth statusit përfundimtar të Kosovës, duke shprehur njëherit habinë me qëndrimin e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç se kjo çështje duhet të zgjidhet menjeherë. "Është e qartë se evropianët nuk duan të zgjidhin këtë problem. Amerikanëve tani më shumë do t'u përgjigjej që të mos ndërmarrin asgjë, por herët e vonë ky problem duhet zgjidhur", thotë Bugajski. "Personalisht mendoj se në tryezë tashmë është dashur të ekzistojë plani për rrugën drejt pavarësisë, me kriteret e përcaktuara mirëfilli, dhe me kushtet fare mirë të caktuara për bashkësinë shqiptare, për udhëheqjen e Prishtinës, të cilët, të jem i sinqertë, ende nuk janë të gatshëm. Ata në një mënyrë duhet të ndihmohen të kuptojnë se ç'është pavarësia", thotë Bugajski. Megjithatë ai thotë se Kosova tashmë është e pavarur nga Serbia, por pyetja e drejtë është se si të të bëhet e pavarur nga Kombet e Bashkuara. Bugajski tha se Kosova, në krahasim me Bosnjën, ka gjasa, sepse nuk ka ndarje të mëdha etnike. dxh/ko (RTv21/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Harnish takon Rugovën; Mbështetja amerikane do të vazhdojë

    PRISHTINE (27 Janar) - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti në një takim Reno Harnish, shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë. Në takim u bisedua për çështjet aktuale në Kosovë dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës në vitin 2003. Zoti Harnish e njoftoi Presidentin Rugova për takimet që kishte gjatë qëndrimit të tij në SHBA me zyrtarë të lartë të Administratës rreth Kosovës dhe rajonit. Diplomati amerikan theksoi se do të vazhdojnë përkushtimi dhe vëmendja e qeverisë amerikane për Kosovën edhe në kohën kur SHBA-të janë të angazhuara rreth krizave të mëdha në botë. dxh/ko (RTK/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pse more Zot athue keshtu , e jo ashtu si po thon disa ketu?



    Portman: Kosova nuk mund të marrë kredi nga BB, por vetëm ndihma të kufizuara

    Kristian Portman
    UASHINGTON (28 Janar) - "Meqenëse Kosova nuk është anëtare e Bankës Botërore, nuk mund të marrë kredi nga kjo bankë, por vetëm ndihma të kufizuara, pasi nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit përfundimtar", thotë drejtori rajonal i Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Kristian Portman. Portman deklaroi për "Zërin e Amerikës" se statusi përfundimtar ndikon gjithashtu në kushtet e përgjithshme për zhvillimin e biznesit, pasi investitorët ngurojnë të angazhohen në Kosovë. Por, Portman megjithatë theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë ndihmat për Kosovën, në radhë të parë me një program që, siç thotë ai, është pritur mjaft mirë si nga UNMIK-u, ashtu edhe nga qeveria e Kosovës. "Ne do t'i vazhdojmë këto përpjekje, por zhvillimi afatgjatë i Kosovës kërkon ndryshimin e gjendjes aktuale", nënvizoi Portman. ro/mr (BalkanWeb)___

    __________________________________________________ _
    Mani

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Evropa nuk mbeshtet ndarjen e Malit te Zi sepse kjo do te ndikonte qe edhe Kosova te shkeputej!

    Ne, nderkaq jemi te sigurte se pavaresia kerkon vetem njhohje formale, e nuk shohim realitetin me sy. Pavaresia kerkon tash me shume angazhim se dikur dhe me shume cilesi!

    Rueters:

    Die EU hatte sich gegen eine Unabhängigkeit Montenegros ausgesprochen. Sie befürchtete, diese könnte anderen separatistischen Bewegungen Auftrieb geben, etwa im Kosovo. Die südserbische Provinz wird seit dem Ende des Kosovo-Krieges 1999 von der UNO verwaltet.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Amerika ka peshe te madhe, mirepo para se te shpresojme seriozisht, duhet te shohim se si reagon qeveria amerikane. Nese pavaresine tone e deshirojne amerikanet, atehere behemi. Natyrisht amerikanet duhet t´i " hekurosin" ne fillim ruset.
    Pershtypjet nga Evropa, nuk jane te mira. Krejt shtyhet dhe timoni drejtohet ne nje drejtim tjeter, te cilin ne nuk e deshirojme!
    Levizjet ne Kongres dhe Senat jane te mireseardhura, por nuk duhet mbicmuar!
    Per te shpresuar ne pavaresi konkrete duhet pikesepari te pelcase kjo kompaktesi antipavaresi. Kur te nis kjo, atehere mund te shpresojme. Tani per tani, asnje qeveri nuk flet ndryshe!

  6. #26
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Një grup deputetësh kërkojnë një projekt-rezolutë për pavarësinë e Kosovës


    PRISHTINE, 1 Shkurt /ATSH-B.Jashari/ - Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë nismën për të kërkuar paraqitjen në këtë Kuvend të një projekt-rezolute me të cilën Kosova do të shpallej shtet i pavarur. Siç është bërë e ditur, këtë kërkesë deri tani e kanë nënshkruar rreth 40 deputetë, ku përfshihen edhe deputetë të pakicave, por jo deputetë të koalicionit serb "Povratak" (Kthimi). Përfaqësuesi i grupit nismëtar, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bujar Dugolli, tha se "nisma është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve që lidhen me preambulën e Kushtetutës të Serbisë dhe Malit të Zi", ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë. /pas/
    2003-02-01



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Bush: Te pakesohen forcat ne Kosove

    Presidenti amerikan Xhorxh Ë. Bush u ka derguar lidereve te Kongresit nje leter, ne te cilen theksohej se numri i trupave amerikane ne Kosove do te pakesohet, pasi atje eshte rritur niveli i sigurise. Ne leter, shefi i Shtepise se Bardhe thote nder te tjera se "parashikoj qe forcat ne Kosove, si dhe pjesmarrja e trupave amerikane ne te, do te reduktohen gradualisht ne numer, si rrjedhoje e kushteve te permiresuara te sigurise". Presidenti Bush, shkruante ne raportin e tij per Kongresin se "rritja e sigurise ne Kosove vjen pasi dhe vet kosovaret kane marre mbi vete pergjegjesi per vetqeverisje". Ai u drejtohej kongresmeneve, se besonte ne progresin domethenes ushtarak, per te arrire kushtet e sigurise, te cilat do te bejne te mundur nje paqe te bazuar ne Kosove dhe qe do te lejojne terheqjen e prezences ushtarake te Shteteve te Bashkuara atje. Sipas numrit nje te Shtepise se Bardhe, termi "domethenes ushtarak", ka te beje me detyrat dhe objektivat domethenese per qendrimin ushtarak, qe me t'u perfunduar, do te lejojne largimin e forcave nga Kosova. Per forcat e Aleances veriore jane identifikuar kater detyra kritike, thote Bush, i cili i rendit ato ne stabilitetin ushtarak, sigurine publike, ceshtjet e kufinjve dhe dorezimi i krimineleve te luftes drejt Gjykates Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi.

    Ne Kosove gjenden rreth 7 mije trupa amerikane, si pjese e forces paqeruajtese te NATO-s, KFOR. Menjehere pas luftes detyrat e ketyre ushtareve kane qene kthimi i refugjateve kosovare ne shtepite e tyre dhe siguria. Nderkohe, gjate nderhyrjes ushtarake ne konfliktin e Kosoves, ne mars te vitit 1999, Shtetet e Bashkuara perfshine mbi 31 mije trupa tokesore, detare dhe ajrore.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Gjinxhiq deklaon se nese ndahet Kosova duhet te rishqyrtohen kufijte e Bosnjes....

  9. #29
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjingjic dhe karta e tij e fundit.

    Eshte e ditur tanime se ne momente te veshtira kur ne pyetje jane ruajtjet e pozitave sunduese, politikanet serbe e kane nje zgjidhje te magjikshme ne doren e tyre. Ajo zgjidhje nuk eshte as me shume e as me pak se nje teme qe tani 100 vite e perserisin sundues e kryetar te ndryshem serbo-sllav. Ceshtja e Kosoves.

    Se pse Gjingjic tani ka vendosur te flase per Kosoven eshte e qarte. Me nje popullaritet gjithmone e ne renie (20% simbas analizve te fundit) ne nje duel presidencial ku tashme dy here po del humbes (kandidati i tij Lubos humbi dy here me rradhe) ne nje duel personal me Koshtunicen, ai rrezikon ta humbe poziten e Kryeministrit te Serbise.

    Po pse pikerisht tani ta hap ceshtjen e Kosoves?

    Sepse tani me shume se kurre i nevojitet te luaje me karten e nacionalistit te flakte, bajraktar i se ciles eshte Vojisllav Koshtunica. Deri para disa dites, Gjingjic deklaronte se statusi i Kosoves nuk mund te zgjidhet ne nje menyre te shpejtuar sic kerkojne politikanet e Kosoves, por me negociata te gjata te Serbise me "perfaqesuesit kosovare". Tani, Gjingjic i ka nderruar pozitat dhe deklaron pak me pompozitet se "Nese Kosovaret vazhdojne te instistojne ne pavaresi, duhet te mbahet nje Dejton i ri". Kjo se pari shkakton reagime ne Bosnje e Hercegovine, pasiqe "serbomadhi" Gjingjic haptazi e sulmon Sovranitetin e nje shteti, e me pas ne Kosove ku udheheqesit institucionale te Kosoves thone se Statusi i Kosoves do te vie si rezultat i negociateve te Kosovareve me Komunitetin nderkombetare dhe si rezultat i vullnetit te popullit.

    I vetmi ndryshim qe e ndan Gjingjicin nga Koshtunica eshte fakti qe Koshtunica gjate gjenocidit te Sllobodan Milloshevicit dhe regjimit te tij fashist e morri nje pushke dhe u nis per ne Kosove, kurse Gjingjici ne Beograd deklaronte se cdo masaker serbe eshte e justifikueshme pasiqe tani regjimet e huaja e sulmonin Serbine me raketa.

    Ajo qe i nevojitet Gjingjicit per ta perfunduar Don Kishotizmin e tij eshte marrja e pushkes ne dore dhe vajtja e tij ne Kosove. Se a do kthehet andej gjalle apo ne arkivol, i mbetet Historise te gjykoje.

    Trim Kabashi

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Deputetët kërkojnë seancë të jashtëzakonshme


    42 deputetë të Kuvendit të Kosovës , kanë kërkuar që me 13 shkurt të thirret séanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në në cilën do të miratohej “Deklaratën për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran”.

    RTK Live
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #31
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kërkohet miratimi i pavarësisë së Kosovës

    Kuvendit të Kosovës i kërkohet të miratojë deklaratën e pavarësisë

    Një e treta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar miratimin e një deklarate që të shpallë Kosovën shtet të pavarur.

    Nënshkrimet e 42 deputetëve e kanë bërë zyrtare një kërkesë të tyre, me anë të së cilës i kërkohet kryetarit të Kuvendit të thërrasë një seance të jashtëzakonshme, ku do të miratohej 'Deklarata për Kosovën, shtet sovran dhe të pavarur'.

    Ky do të jetë një hap i përcaktimit të vullnetit të popullit.


    Bujar Dugolli,
    deputet


    Kjo kërkesë, së bashku edhe me projektdeklaratën për pavarësinë e Kosovës, i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, me insistimin që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohej kjo deklaratë, të mbahet me datën 13 të këtij muaj.

    "Ky do të jetë një hap i përcaktimit të vullnetit të popullit dhe kjo kërkesë zyrtare që do të dalë nga Kuvendi i Kosovës do t'iu dërgohet mekanizmave ndërkombëtarë dhe do të kërkohet nga ata që të njihet ky realitet, të njihet dhe të pranohet vullneti i popullit të Kosovës," tha përfaqësuesi i grupit prej 42 deputetësh, Bujar Dugolli.

    "Vullneti ynë është deklaruar në forma të ndryshme në periudha të mëhershme, por fatkeqësisht nga faktori ndërkombëtar nuk është pranuar deri më tani," tha ai.

    Mbështetje gjithëpartiake

    Edhe faktori ndërkombëtar kurdo qoftë do të detyrohet ta njohë vullnetin e popullit, sepse kështu ka bërë edhe në vendet tjera që ka qenë në forma siç është Kosova.


    Bujar Dugolli,
    deputet


    Deputeti Dugolli thotë se kjo kërkesë është nënshkruar nga 42 deputetë, por kjo nuk do të thotë se deklarata mund të sigurojë vetëm kaq vota.

    Ajo, sipas zotit Dugolli, mbështetet nga shumica e deputetëve nga të gjitha forcat politike.

    "Mendoj se është me rëndësi që përkrahet nga forcat politike shqiptare dhe partitë minoritare me përjashtim të përfaqësuesve të koalicionit serb 'Kthimi'," tha ai duke shtuar se partitë politike do të kenë mundësi në mënyrë zyrtare t'i deklarojnë qëndrimet e veta në ditët që do të vijnë.

    "Ne presim që të gjitha partitë politike ta mbështesin këtë, sepse është në interes të Kosovë," u shpreh deputeti Dugolli.

    Jo brenda Serbisë

    Duke folur në emër të nënshkruesve të kësaj kërkese, ai tha se arsyeja kryesore pse është vendosur të kërkohet shpallja e pavarësisë së Kosovës është preambula kushtetuese e Serbisë dhe Malit të Zi ku Kosova mendohet të jetë pjesë e Serbisë dhe qëndrimi shumë i zbutur i bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë të posaçme të Bashkimit Evropian rreth saj.

    Mirëpo pavarësisht prej kësaj, zoti Dugolli tha se "kjo deklaratë nuk ka për qëllim që të ashpërsojë marrëdhëniet me UNMIK-un".

    "Jemi të vetëdijshëm se jemi në rrethana specifike, jemi në një administrim ndërkombëtar, reagimi ynë është reagim i vullnetit të popullit dhe nuk ka për qëllim të irritojë apo të keqësojë marrëdhëniet me mekanizmat ndërkombëtarë që janë në Kosovë, por përkundrazi do t'u lehtësojë edhe atyre misionin e vet në Kosovë, sepse me afatizime të kryerjes së detyrave tona, por edhe të administratës së UNMIK-ut, ne do të përshpejtojmë pranimin e statusit definit konform vullnetit të popullit," tha ai.

    Kundërshtimi i UNMIK-ut!
    Steiner mund të vendosë veton

    I pyetur se cili do të jetë hapi i radhës i parlamentit, nëse miratohet kjo deklaratë, zoti Dugolli tha se pavarësia është proces dhe pas deklaratës, pritet që të miratohen ligjet për zbatimin e pavarësisë.

    Zoti Dugolli tha se 42 deputetët nënshkrues të projekt-deklaratës janë të vetëdijshëm për mundësinë që kreu i UNMIK-ut, Michael Steiner, ta kundërshtojë këtë hap. Ai ka kompentencën, gjithashtu, që edhe të shpërbëjë parlamentin.

    "Ne jemi para dy dilemave, a të biem në konflikt dhe kundërshtim me vullnetin e popullit apo të jemi në kundërshtim me UNMIK-un, i cili thotë se nuk është koha," tha zoti Dugolli.

    "Ne nuk mund të pajtohemi dhe ta kalojmë këtë çështje në heshtje duke u futur nën sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Serbisë," tha ai.

    "Edhe faktori ndërkombëtar kurdo qoftë do të detyrohet ta njohë vullnetin e popullit, sepse kështu ka bërë edhe në vendet tjera që ka qenë në forma siç është Kosova."

    Teksti i deklaratës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka pesë pika:
    - Kosova me kufijtë e vet administrativë të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 shpallet shtet sovran, i pavarur e demokratik, duke pranuar ushtrimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga të gjitha aktet ndërkombëtare, e veçanërisht të drejtat dhe liritë e njeriut për qytetarët e Kosovës pa kurrfarë dallimi të bazuar në racë, fe, etni apo bindje politike.

    - Kuvendi i Kosovës obligon të gjitha institucionet legale dhe legjitime të Kosovës, qëndrore dhe ato lokale, të gjitha forcat politike në Kosovë, të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, racore apo bindje politike, të angazhohen fuqimisht për jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

    - Kuvendi i Kosovës kërkon nga të gjitha shtetet demokratike, në veçanti nga SHBA-të dhe shtetet e Unionit Evropian që të mbështesin e të ndihmojnë popullin liridashës të Kosovës në krijimin dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

    - Kuvendi i Kosovës kërkon nga KS të OKB-së që realitetin e ri të krijuar në Kosovë ta njohë si të arritur të përbashkët të qytetarëve të Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare dhe këtë ta miratojë me një rezolutë të re për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

    - Kuvendi e Kosovës e fton NATO-n për prezencë afatgjatë në Kosovë duke konsideruar se kjo prezencë është në interes të qytetarëve të Kosovës, stabilitetit dhe paqes në rajon.

    Me deklaratën për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur njoftohen: të gjitha shtetet anëtare të OKB-së; Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Kofi Anan; presidenti i SHBA-së, zoti George Bush; të gjitha shtetet anëtare të BE-së, të gjitha shtetet anëtare të NATO-s si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Lordi Robertson.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #32
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Hap i guximshem, shpresoj frytdhenes!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Diell,

    hap i guximshem ishte ne Kacanik, tani mund te shpallet cdo dite. Ne pyetje nuk eshte guximi, ketu. Problemi qendron se administratori i Kosoves i anulon si te paqena keto miratime.
    47 deputet jane pak. Ketu deshmojme se sa te percare jemi! Te ne ka akoma bajraktarizem primitiv.

    Nese kjo behet me mbeshtjetje nga jasht, eshte me vend, nese jo, atehere vetem sa irriton edhe ata qe na ndihmojne!

    Pavaresine nuk mund ta bejme vet, kete e dijme te gjithe!
    Evropa paska reaguar negativisht. TE presim reagimet amerikane. Nismen e paska bere AAK, kjo parti nuk ka shume respekt ne perendim. Pvaresia eshet serioze edhe si kerkese kur behet nga parlamentaret e Rugoves dhe Thacit!

    Kjo kerkese tani me duket me shume nje fushate elektorale!

    Nuk e di a eshte ne favor tonin tani te nisim bisedat. Une mendoj se jo, duhet pritur te vijne ne pushtet ne Amerike demokratet! Nga Bushi nuk mendoj se del dicka per ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 04-02-2003 më 14:55

  14. #34
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Trim,

    ne lidhje me analizen qe ke bere mbi Gjingjic: "Gjingjic dhe karta e tij e fundit" shkeputa nje interviste te BBC me Sonja Biserko, kryetarja e komitetit te Helsinkit te serbise.



    03.2.2003 14:24 (CET)
    Strategji serbe për Kosovën


    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko, tha se kërkesa e kryeministrit serb për kthim të forcave serbe të sigurimit në Kosovë është politike me qëllim të krijimit të kushteve të bashkimit të Republikës Serbe (në Bosnje) me Serbinë.

    Në një intervistë me BBC në shqip, zonja Biserko tha se qeveria e Serbisë ka një strategji për Kosovën e cila, përveç të tjerash, parashikon ndarjen e veriut të saj.

    Ajo tha se Serbia tashmë ka marrë sinjale se Kosova po ecën drejt pavarësimit.

    Arbër Vllahiu bisedoi me zonjën Biserko.


    BBC: Si shikohet në Serbi kërkesa e kryeministrit serb për kthimin e një pjese të forcave serbe të sigurimit në Kosovë?

    Zonja Biserko: Mendoj se Zoran Gjingjiqi tani po provon që ta vendosë në rend të ditës çështjen e Kosovës, me qëllim që të krijojë parakushte që në një kohë të caktuar të kërkojë Republikën Serbe (në Bosnje), sepse është e qartë se bashkësia ndërkombëtare po insiston në dialog. Shumë organizma ndërkombëtare dhe grupime lobiste janë të zëshme me kërkesat për pavarësinë e Kosovës dhe kjo posaçërisht vlen për ato në Amerikë.

    BBC: Pra, ju vlerësoni se kërkesa e zotit Gjingjiq është kryekëput politike?
    Zonja Biserko: Po! Ai, natyrisht, mbështetet në dokumentet ku ekziston një mundësi e tillë, sikundër është dokumenti ushtarak i Kumanovës i vitit 1999. Por ai është i paqartë dhe i dykuptimtë. Dhe në kohën kur ekziston një vakuum politik, kur kemi të bëjmë me Kartën Kushtetuese të Serbisë dhe Malit të Zi, çështja e Kosovës vihet në rend të ditës, duke përfshirë këtu edhe zgjidhjen përmes një pavarësie. Unë mendoj se është në duart e bashkësisë ndërkombëtare që të diktojë tempin, por edhe zgjidhjen përfundimtare të këtij procesi. Atë që pala serbe, në veçanti zoti Gjingjiq, tani do është që ai të fitojë një pozicion, duke u mbështetur në disa dokumente, që, së pari, të krijojë përparësi në procesin negociator dhe, e dyta, që të ndalojë hapjen e këtij procesi të Kosovës në kohën kur ai po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka frikë se kjo mund të jetë një temë që mund të ndikojë në popullaritetin e tij në publik. Dhe e treta, natyrisht, gjithmonë po insistohet në kompensimin që nuk është e panjohur në qarqet politike në Beograd, dhe kjo është një strategji që po zgjat. Pra, po pritet një çast i volitshëm ndërkombëtar dhe të hapet një çështje e tillë.

    BBC: Zonja Biserko, ju mendoni se zoti Gjingjiq ka marrë një sinjal se Kosova qenka e humbur për Serbinë dhe do të fitojë kohë?
    Zonja Biserko: Absolutisht! Ose në anën tjetër do të krijojë mundësinë që të jetë pjesëmarrës në këtë proces që të fitojë pikë në opinionin e Serbisë. Kur lexoni gazetat këtu dhe merrni parasysh atë që po ndodh, në Serbi ekziston një bindje se Kosova është e humbur dhe mendoj se opinioni serb, përveç shpërthimeve emocionale, nuk ka asnjë interes që të merret me këtë çështje, sepse problemet në Serbi janë aq të rënda sa që mund ta marrë një energji të plotë politike. Por, në Serbi ka filluar të konsolidohet opozita tjetër, mendoj këtu në Partinë Socialiste dhe në radikalët e (Vojisllav) Sheshelit, që po e shfrytëzojnë çështjen e Kosovës kundër Gjingjiqit dhe partive që janë në anën e tij.

    BBC: Por, a ka Serbia dhe qeveria e saj një strategji për çështjen e Kosovës?

    Zonja Biserko: Qeveria e Serbisë ka strategji dhe kjo është një letër e re që nuk është bërë publike ende dhe mendoj se krejt kjo që thuhet këto ditë qëndron në këtë dokument. Është kjo hera e parë që ai ka diçka të shkruar, dhe ekzistojnë hapat që do të ndërmerren dhe, në veçanti, në drejtimin që është shënuar përmes deklarimeve të tyre. Kjo strategji i është shpërndarë anëtarëve të qeverisë, por nuk është publikuar ende. Pra, duket se ata kanë marrë sinjale se procesi i Kosovës dhe i pavarësimit të saj është në zhvillim e sipër. Po afrohet afati prej tri vitesh dhe kërkesa për kthim të forcave të sigurimit bëhet në kohën kur nuk ka kushte për këtë gjë. Serbët mund t'u bashkohen Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe për këtë ata ishin të përgatitur, meqë grupet e tyre shkuan në trajnime me shqiptarët. Dhe në këtë letër është e fshehur edhe ideja për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës dhe e cila pjesë do të lidhej me Beogradin.

    BBC: Pra, strategjia parashikon edhe ndarjen e Kosovës?
    Zonja Biserko: Po, përveç tjerash. Mendoj se ata janë të hapur për zgjidhje të ndryshme, por ekziston një plan dominues i cili funksiononte që nga fillimi i luftës, por ata duhet të bëjnë edhe lëshime të tjera dhe të kërkojnë dëmshpërblim për Kosovën. Pra, duhet marrë parasysh se po zhvillohen paralelisht edhe procese të tjera e ato janë bashkëpunimi me Hagën dhe trysnia e SHBA-së për dorëzimin e Mlladiqit dhe të tjerëve të kërkuar nga Gjykata. Pra, Serbia objektivisht po jeton nën trysni të madhe dhe nuk ka shumë hapësirë që të manipulojë me tema të tjera. Kjo që po ndodh me Kosovën është pasqyrë e pafuqisë dhe përpjekje për të hapur një temë tjetër që mbase bashkësia ndërkombëtare ta vazhdonte.

  15. #35
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shen Alban,


    duke cituar nga shkrimi yt sa me poshte deshiroj te te pyes ne lidhje me dicka per te cilen shprehesh aty

    Pavaresine nuk mund ta bejme vet, kete e dijme te gjithe!
    Evropa paska reaguar negativisht. TE presim reagimet amerikane. Nismen e paska bere AAK, kjo parti nuk ka shume respekt ne perendim. Pvaresia eshet serioze edhe si kerkese kur behet nga parlamentaret e Rugoves dhe Thacit!

    Kjo kerkese tani me duket me shume nje fushate elektorale!

    Nuk e di a eshte ne favor tonin tani te nisim bisedat. Une mendoj se jo, duhet pritur te vijne ne pushtet ne Amerike demokratet! Nga Bushi nuk mendoj se del dicka per ne!

    Pyetja ime (nese do te mundje te pergjigjeshe) eshte:
    Si eshte e perfshire Kosova ne programin e demokrateve ne Amerike?



    Ne lidhje me pjesen tjeter per pritjen per reagimet e amerikaneve, kam pershtypjen se nje gje e tille po pritet edhe ne parlamentin e Kosoves. Nga zyra e kryetarit te parlamentit vjen ky lajm (nga kosova.com)


    Kryesia e Kuvendit kërkesën e AAK-së do ta shqyrtojë javën e ardhshme


    Prishtinë, 4 shkurt -
    Tashmë ka mbërritur në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës kërkesa e Grupit parlamentar të AAK-së që Kuvendi të shqyrtojë Deklaratën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kurse Kryesia e Kuvendit do ta shqyrtojë në takimin e radhës javën e ardhshme.
    Ndërkohë kryetari i Kuvendit Nexhat Daci do të thërrasë shefat e grupeve parlamentare për konsultime, meqenëse kjo vlerësohet si çështje shumë e rëndësishme. Lidhur me këtë çështje do të bëhen konsultime edhe me misionin e UNMIK-ut, me përfaqësitë e huaja diplomatike në Prishtinë, për marrjen e hapave që duken më radikalë a po që bëjnë kthesë në zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, tha Ramush Tahiri këshilltar i kryeparlamentarit Daci.
    Gjithashtu thuhet se Kryesia e Kvendit rezervon të drejtën të mos e procedojë këtë kërkesë, nëse jo bazohet në rregulloren e Kuvendit dhe në Kornizën kushtetuese. Tahiri thotë se ky mandat i deputetëve është i limituar me Kornizën kushtetuese dhe Kryesia nëse vlerëson se një propozim i tillë nuk është në harmoni me këtë dokument, atëherë ajo ka të drejtë që të mos e vërë në rend dite të Kuvendit.


    ==========

    Ky lajm mua vete me percjell tone pritese e deshire per te mos nxituar.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Dita deshirat e tona , i dijme te gjithe. Kerkesa qe eshte bere tani , ishte bere si pergjigje ndaj kushtetutes serbe, te cilen Evropa nuk e ka pranuar ku permendet Kosova.
    Ne e dijme se Shtajner keto mund t´i anuloje, prandaj cili qenka qellimi i tyre ?
    Nuk di sa jane te interesuar demokratet per Pavaresine e Kosoves, por e di se kane qene me shume te angazhuar ne kete drejtim dhe per gjendjen e sotme duhet falenderuar edhe ata.
    Kur nje kerkese e tille niset nga nje parti e cila ne perendim nuk shihet mire, atehere per ne nuk eshte mire.
    Cka mund te ndodh ?
    Ne e dijme, kete e din edhe perendimi, se parlamenti pa dyshim do te votonte per pavaresine. Shtajner do ta anulonte. Ne votojme perseri, ai perseri e anulon....Ne vend se te m irremi me probleme tjera, mirremi me ceshtje qe mund te zhbehen!

    Per te bere kerkesa te tilla kaq serioze, duhet pasur se paku mbeshtetjen e ndonje shteti.

    Problemi i pavaresise duhet te ngritet kur situata nderkombetare te jete ne favor tonin. Tani Amerika ka pune tjera para vetes dhe nuk do te kete kohe te mirret me ne.
    Une mendoj se nuk duhet te nxitojme. Serbet kane dashur te nisen bisedat, ne duhet te kuptojme nje pune se mu kur ata deshirojne, nuk eshte moment i volitshem per ne!

    Kosoves i mungon ende harmonia politike.

  17. #37
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Llapi, eshte hera e fundit qe ta terheq verejtjen te mos sjellesh ketu shkrime qe s'kane te bejne direkt me pavaresine.

    Nese aq shume i pelqen keto shkrime, mund ta hapesh nje teme te re.

    ASD

  18. #38
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    PODGORICË
    Politikani veteran malazez, Svetozar Maroviq, kandidat i vetëm për president të bashkësisë së re Serbi- Mali i Zi, duke iu referuar Kosovës ka deklaruar se “shqiptarët kanë të drejtë që të vendosin për ardhmërinë e vetë, duke mbrojtur të drejtat e minoriteteve, përfshirë serbët”.
    Në një intrevistë për Agjencinë Frans Pres, Maroviq ka thënë se “ky është problem që ka të bëjë me gjithë Ballkanin”, duke theksuar njëherit se “nacionalizmi është akoma gjallë dhe se Serbia dhe Mali i Zi duhet t,a tjekalojnë”.

    Marre nga Europa e Lire
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #39
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te falenderoj per pergjigjen Shen Alban


    citoj nga shkrimi yt

    Serbet kane dashur te nisen bisedat, ne duhet te kuptojme nje pune se mu kur ata deshirojne, nuk eshte moment i volitshem per ne!

    Te njejtin mendim ndaj edhe une. Besoj me e rendesishmja per politikanet ne Kosove eshte gjithmone ta mbajne ne mendje e po e harruan dikush t'ua sjelle ne mendje dicka te tille.







    Nga Zeri i Amerikes sjell:


    Presidenti Rugova takohet me ish senatorin Bob Dole
    Elez Biberaj
    5 shkurt 2003 (14:45 UTC)




    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale Mëngjesi i Lutjeve që zhvillohet çdo vit në Uashington. Presidenti Rugova u takua dje me ish senatorin Bob Dole, i cili tha se Kosova nuk është harruar në Shtetet e Bashkuara megjithë zhvillimet e rëndësishme botërore. Presidenti Rugova dhe ish senatori Dole bënë këto komente për Zërin e Amerikës.


    Presidenti Rugova: Në Kosovë për 3 vjet e gjysmë është bërë përparim i madh në të gjitha fushat e jetës. Faza e emergjencës, e rindërtimit gati është kryer dhe tani objektivi i institucioneve tona, i qeverisë, i parlamentit dhe i presidentit është zhvillimi ekonomik, investimet, privatizimi që duhet filluar për të krijuar sa më shumë vende pune për të rinjtë e Kosovës. Unë punoj që njohja formale e pavarësisë të kryhet sa më shpejt sepse do të na ndihmonte në këtë program të objektivave ekonomike, pra që të kemi qasje në institucionet financiare ndërkombëtare, pra sepse tani duhet të marrim kredi që të zhvillohemi dhe gjithsesi të krijojmë një stabilitet më të madh në Kosovë. Perspektiva është e mirë dhe baza e kësaj është fryma dinamike e popullit të Kosovës. Kryesore është një Kosovë e pavarur e integruar në strukturat veriatlantike, në Nato, në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Ky është testamenti i popullit, i institucioneve të Kosovës dhe i presidentit të saj.


    Senatori Dole: Mendoj se është e rëndësishme zhvillimi i këtyre kontakteve. E di se presidenti Rugova ka bërë një udhëtim të gjatë për të ardhur këtu por vetëm fakti që ai mban këto lidhje me popullin amerikan, qoftë përmes Mëngjesit të Lutjeve, takimeve në Shtëpinë e Bardhë apo me dikë tjetër, i ruan këto marrëdhënie që ne po ndërtojmë. Dhe këto janë marrëdhënie shumë të forta midis atyre që duan pavarësinë në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara. Natyrisht që Presidenti Rugova ka shumë miq në Shtetet e Bashkuara dhe ka qenë shumë herë këtu.

    Nëqoftëse dikush lexon gazetat mund të thotë se për Kosovën nuk thuhet ndonjë gjë dhe kjo është e vërtetë. Por njerëzit në Kongres, ata që duhet të dinë për këto çështje, ata që merren me caktimin e fondeve, nuk e kanë lënë Kosovën jashtë vemendjes. Me zhvillimet e tanishme, si Koreja e Veriut, Iraku dhe tragjedia e anijes Kolumbia, për Kosovën mund të mos lexosh në gazeta por s’ka dyshim se ajo nuk është harruar. Ne nuk e kemi harruar Kosovën, ne nuk i kemi harruar detyrimet tona, nuk i kemi harruar premtimet që i kemi bërë popullit të Kosovës. Dhe misioni im është kryesisht të ndihmoj sa të mundem për të garantuar se njerëzit nuk do të harrojnë se çfarë kanë thënë në të kaluarën.

    //rd//

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kosova është futur në rrugën e pandalshme drejt pavarësisë. Pjesë e këtij procesi është edhe mosekzistimi formal i "Ish-Jugosllavisë". Këtë e kanë të qartë edhe politikanët dhe ushtarakët serb, që kohët e fundit po hedhin pluhur kinse për kthimin e "ushtrisë serbe" në Kosovë si dhe inisiativa e Gjingjiqit për të biseduar rreth Kosovës. Kthimi i ushtrisë serbe është një utopi që për mendimin tim kurrë më nuk do realizohet, këtë e dinë edhe serbet, por e potencojnë sa për të provokuar kosovarët, ndërsa iniciativa e Gjingjiqit është më përfide. Duke pasur parasysh takimet e tij të fundit me ministrin shqiptar Meta, udhëtimet e këtij të fundit në Rusi dhe Luginën e Preshevës, mbjell dyshimin se një kërkesë e tillë është rrjedhojë po e atij takimi mes tyre. Pse ky dyshim?

    1. Ndarja eventuale e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Duke i dhënë Serbisë teritoret rreth Luginës së Ibrit dhe Mitrovicën Veriore, ndërsa bashkangjitur Kosovës Luginën e Preshevës. Pastaj Kosova të bashkangjitet me Shqipërinë. Kjo alternativë shkakton probleme zingjirore në Ballkan, sidomos në Bosnjë, Maqedoni e Mal të Zi. Amerikanëve dhe Europës do u sjell kokëqarje, dhe më shumë do preferojnë "status quon" se sa prishjen e ekuilibrit.

    2. Nese Meta dhe Gjingjiqi, janë pajtuar për "ndarje", d.m.th se as Shqipërisë nuk i konvenon Kosova e Pavarur, sepse pastaj Prishtina, si një qendër e re politike e kulturore, mund të ia merr shkëlqimin Tiranës politike. Pra, kjo e fundit, nuk dëshiron konkurent brenda etnicitetit shqiptar.

    Në rrethana të tilla elita politike kosovare duhet të bëj hapa të kujdesshëm, pa u provokuar dhe nxitueshëm. Harmonia rreth forcave politike në Kosovë është imperativ. Stabiliteti politik dhe fitimi i besimit të nderkombëtarët ,se jemi të zot t'i forcojmë institucionet dhe ndertojmë një shoqëri të mirëfilltë demokratike, pa lënë pas dore ekonominë dhe mirëqenjën sociale, do vlerësohet si argumenti më i fortë që do sjell PAVARÊSI.
    Për mendimin tim, në vend të iniciativës të AAK-së në Parlament, si kunderpërgjigje ndaj kushtetutës se shtetit "Serbi & Mal i Zi", është dashur që të bëhet një kerkesë për DËMËT E LUFTËS kundër Serbisë. Pse? Sepse, kushtetuta e tyre do të injorohej, sikur nuk na intereson fare se cka thotë dhe as Shtajner dhe askush tjetër nuk do ketë mundësinë që ta bllokojë një kerkesë të tillë. Dhe demagogjisë politiko-propagandistike të serbëve do i jepej leksion shumë diplomatik. Nese Serbia don biseda, duhet separi të paguaj borgjin ndaj Kosovës. Në sytë e opinionit botëror do dukej një potez i menqur dhe i pjekur politik.
    Sepse, iniciativat që deshtojnë nuk imponojnë por politizojnë negativisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 06-02-2003 më 15:05

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •