PSEUDOEPISKOPI FAN - NOLIS
Shumė dhe shpeshherė u shkruajtėn pėr njė farė kleriku shqiptar Theofan (Fan Noli) qė i thotė vetes episkop, por qė nė pėrgjigje tė kėsaj asgjė nuk kemi botuar duke mos i dhėnė rėndėsi dhe duke mos e konsideruar kėtė pretendim tė denjė tė vėmendjes. Por duke marrė shkas prej njėfarė lėvizjeje qė nis prej kėtij, nė Shqipėri, pėr krijimin e Kishės orthodhokse autoqefale, e konsideruam tė dobishme tė sjellim nė dritė sa i pėrket Fan Noli, dhe qė ta njohin mė mirė atė.
Theofan (Fan Noli), i ndodhur mė 12 Shkurt 1919 si kryesues i njė delegacioni orthodhoks Shqiptar, nė Amerikė, u fut prej priftėrinjve tė tij nė Konferencėn Kishėtarolaike Ruse qė ishte mbledhur nė atė kohė nė Cleveland, si kandidat i denjė pėr gradėn episkopale. Kjo konferencė nė fakt e shprehu dėshirėn qė sipas pėrfaqėsuesve tė klerit dhe popullit tė Kishės orthodhokse Shqiptare tė zgjidhet episkop.
Kjo konferencė u mblodh gjatė Qershorit 1919 nė Boston dhe njėzėri i zgjedhur dhe nė prezencė tė Kryepiskopit Rus tė Amerikės z. Aleksandėr, i rėnė nė gjunjė ju paraqit atij duke kėrkuar bekimet e Hirėsisė sė Tij, i cili edhe e ledhatoi me predispozicion. Ky fakt mjaftoi qė brenda ditės tė lėshohen prej shqiptarėsh telegrame drejtuar Fortlumturisė sė Tij Patrikut tė Moskės Imzot Tihonit duke sjellė edhe firmėn e Kryepiskopit Rus tė Amerikės sė Veriut Imzot Aleksandrit dhe duke kėrkuar ata lejen pėr hirotoninė nė gradėn e Kryepriftėrisė sė tė zgjedhurit pėr episkop nė mėnyrėn e pėrshkruar mė sipėr tė Theofan (Fan Noli) qė u pėrsėritėn me telegrame tė reja, kur pasi kaluan dy muaj nuk morrėn pėrgjigje. Gjatė Tetorit 1919 kohė kur nė Nju Jork ndodhej Hirėsia e Tij Mitropoliti i Odesės, Imzot Platon, nė prani edhe tė Hirėsisė sė Tij Kryepiskopit Rus tė Amerikės z. Aleksandėr, u paraqit Epitropi nė atė kohė Sinodik, Episkopi i Rodhostolit dhe aktualisht Kryepiskop i Amerikės sė Veriut dhe Jugut Imzot Aleksandri, i cili edhe denoncoi klerikun nė fjalė mes tė tjerave dhe pėr propagandė atesite dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur tallje me orthodhoksinė.
I thirrur pėr tė ardhur nė mėnyrė urgjente nė Nju Jork pėr tė dhėnė shpjegime u pėrgjegj me refuzim pėr tė ardhur i poshtėnėnshkruari si Episkop Theofani (Fan Noli), ai qė shpalli veten e vet episkopo nė Kishėn e Bostonit nė mėnyrėn si vijon.
I ndodhur nė kishė nxori fjalim pėrmes tė cilit pyeti popullin, nėse dėshironte ti kryesonte ata si episkop apo si prift. Popullit qė u pėrgjegje me brohoritje se e donte atė si episkop, ky duke u bindur, siē deklaroi, dėshirės sė popullit u vesh prej dy priftėrinjsh me stolinė arkieratike dhe si kryeprift kreu liturgjinė hyjnore dhe nė momentin e caktuar hirotonisi dhjakon njė shqiptar qė mė vonė e bėri prift. Qė nė atė kohė prej 7 priftėrinjsh Shqiptarė, 3 mbetėn besnikė nė Kishėn Ruse dhe pėr kėtė arsye u dėbuan prej autoriteteve shqiptare, ndėrsa katėr tė tjerėt pasuan tė vetėthirrurin episkop.
Duke pėrfituar pseudoepiskopi tė bekimit qė ju dha nė konferencėn e sipėrpėrmendur nga ana e Hirėsisė sė Tij Kryepiskopit Rus tė Amerikės Imzot Aleksandėr, hapi fjalė se prej tij u hirotonis, pavarėsisht pėrgėnjėshtrimeve tė pėrsėritura tė cilat ka bėrė Hirėsia e Tij Kryepiskopi Rus i Amerikės, nė gazeta Shqiptare dhe Angleze dhe nė njė letėr tė botuar nė Siying Church nė tė cilėn Hirėsia e Tij sqaronte se bekimi me ledhatim ishte njė pranim i thjeshtė dhe nė asnjė mėnyrė nuk pėrbėn hirotoni pėr tė cilėn kėrkohen dy episkopė, kryerja e Liturgjisė Hyjnore dhe pėr pasojė ekzistencė e njė kishe tė hirshme, ndėrsa zgjedhja ishte bėrė nė orėn 5 pasdite nė njė sallė tė zakonshme, dhe ndėrsa Hirėsia e Tij Kryepiskopi i Amerikės kishe tė veshur vetėm raso dhe epikalimaf.
Se edhe ky vetė edhe grigja e tij e kanė kuptuar se vendosja e dorės mbi krye nuk ėshtė hirotoni faktohet a) nga fakti se kėrkoi prej Hirėsisė sė Tij Kryepiskopit qė tė kėrkojė me telegram lejen pėr hirotoni prej Fortlumturisė sė Tij Patrikut Tihon, b) duke e pėrkthyer nė shqip tipikonė (rendin) e hirotonisė nė kryeprift duke e dėrguar atė tė shtypur tek Shqiptarėt mė nė zė dhe episkopianėt tė cilėt edhe i ftoi nė hirotoni, c) ju lut vetė ai Hirėsisė sė Tij Mitropolitit Platon qė ta hirotonis dhe shprehu gėzimin e tij sepse do ta hirotoniste ai i cili e kishte hirotonisur atė nė prift.
Gjatė muajve tė parė tė vitit 1920 Hirėsia e Tij Kryepiskopi Rus i Amerikės sė Veriut, Imzot Platoni, qarkulloi qarkore pėr bijtė besimtarė tė Kishės Orthodhokse Shqiptare qė ti ruajė ata prej episkopit tė vetėthirrur (vetėshpallur) .
Gazeta "E Verteta Kishtare", date 22 Tetor 1922, nr. 42, Konstandinopoje
Krijoni Kontakt