Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Fan Noli, "Peshkopi" falls

    Nuk do te beje keq te lexoje edhe mesoje nga vete KOASH per historine e saj:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-nė-vitin-1944

    http://www.forumishqiptar.com/thread...fale-Shqiptare

    Apo ju komunistet nuk mesoni nga librat e Kishes, mesoni historine vetem nga Veprat e shokut Enver?

    Albo

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Pėr: Fan Noli, "Peshkopi" falls

    Kur me drejtohesh me fjalet "ju komunistet" ti thjesht po shpif! Po ēfare mund te presesh me shume nga mbeshtetesit e kryepiskopit falls Janullatos. "Falls" pasi sipas Statusit kryepeshkopi duhet te kete nenshtetesi shqiptare. Janullatosi nuk e ka ndaj ai mund te jete veēse nje kryepeshkop falls i KOASh.

    Perndryshe librat e Kishes qe vete i solle ketu, ti pergenjeshtrojne te gjitha fyerjet e bera ndaj Nolit. Po i citoj disa pasazhe te marra aty:

    "Hyrja e Fan Nolit nė kler dhe pėrkthimi e botimi i librave kishėtare nė gjuhėn kombėtare si dhe gojtaria e tij e ėmbėl dhe penda e tij e fortė sollėn me tė vėrtetė njė kryengritje shpirtėrore ndėr shqiptarėt orthodhoksė dhe lindi njė dėshirė e madhe pėr Krijimin e Kishės sė tyre kombėtare. Fryma e kėsaj kryengritjeje i dha jetė dhe pėrpjekjes qė bėhej nė Shqipėri pėr tė drejtat kishėtare"
    ...
    "Nė fillim, autoritetet kishėtare tė larta tė atėherėshme nė Shqipėrinė e robėruar, nuk i dhanė dhe aq rėndėsi kėsaj lėvizjeje, duke kujtuar se ajo sdo tė kishte ndonjė sukses, pse ata kishin pas vetes pjesėn mė tė madhe tė klerit dhe tė popullit, pjesė e cila nuk e kishte kuptuar ende, nga shkaku i rrethanave historike tė atėherėshme, se mund ti falej njeriu Perėndisė fort bukur edhe nė gjuhėn shqipe. Mirėpo, kur panė se lėvizja dalėngadalė po me qėndrim, pėrparonte, me pėrpjekjet e tė gjithė patriotėve tė brendshėm e sidomos tė jashtėm qė vinin nė Atdhe duke sjellė me vehte si thesar tė ēmuar librat ose kopjet e pėrkthimeve tė At Fan Nolit edhe qė kėrkonin me kėmbėngulje pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishė, siē bėnė dardharėt p.sh. tė cilėt kur u vajti njėherė dhespoti i Kosturit atje, i kėrkuan qė tu jipte leje priftėrinjėve tė kėndonin nė kishė ungjillin shqip(37), filluan tė marrin masa tė ndryshme. (Ndaloheshin priftėrinjtė t'u bėnin shėrbimet fetare atyre qė ishin me mendime tė tilla(38), sillnin ēdo lloj pengese qė kėta tė mos bėnin pjesė nė kėshillat e ndryshme fetare si dhimogjerontė ose si epitropė, etj.). Me gjithė atė, lėvizja jo vetėm qė s'u shua, por pėrkundrazi, e sidomos pas shpalljes dhe tė vetėqeverimit tė atdheut mė 1912, u forcua dhe u pėrhap mė shumė, gjersa, pas formimit, dhe tė shtetit shqiptar mė 1920, pėrfundoi nė Kongresin Historik tė Beratit."

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Fan Noli, "Peshkopi" falls

    Nuk te erdhi mire qe te quajta komunist? Mund te mos jesh komunist me "teser partie", por je komunist ne mentalitet, dhe kjo duket qarte si i afrohesh historise se vendit tend, si vlereson figura si ajo e Nolit, dhe si i drejtohesh Kishes Orthodhokse. Edhe sot e kesaj dite, pas 20 vjet demokraci e liri, ju vazhdoni t'i drejtoheni Kishes e besimtareve te saj, ne te njejten fryme sic iu mesoi propaganda komuniste ne bankat e shkolles, ku behej indoktrinimi, dhe nga filmat e Kinostudios, ku prifterinjte ishin gjithmone "djalli vete". Shkundeni mentalitetin komunist, e behuni njerez te lire, mesoni te vleresoni te verteten dhe te pranoni edhe mendimin ndryshe. Insistimi per te "vleresuar" e "mitizuar" figura si ajo e Nolit me diktat komunist, eshte nje praktike komuniste.

    Ti solla shkrimet me siper, qe te fillosh te mesosh nje perspektive tjeter mbi historine e KOASH, perspektiven e vete Kishes, besimtareve e teologeve te saj, ata pak qe mbeten gjalle pas epokes komuniste. Dhe Dhimiter Beduli, ndjese paste, ishte nje prej tyre, qe ne fillimet e viteve 90 beri nje permbledhje te shkurter te historise se KOASH, pasi interesi i besimtareve shqiptare ishte i madh. Ajo permbledhje e shkurter e shkruajtur ne fillimet e demokracise ne vitet 90, nuk pretendon te jete nje permbledhje e plote e historise se KOASH. Libra me miijera faqe mund te shkruhen per historine e KOASH! Arsyeja perse ta dhashe te lexosh, eshte qe te kuptosh dy gjera: a) qe Noli nuk ishte "supermani" qe e beri Kishen Orthodhokse Autoqefale, por ai ishte nje nder shume klerike te larte te Kishes qe e bene kete gje te mundur. b) te kuptosh qe Noli nuk perfaqesonte Kishen, perfaqesonte frymen nacionaliste te kohes, te cilen ai e futi ne Kishe, e futi ne politike, si nje menyre per te promovuar vetveten! I pari qe ngriti mitin e Nolit ishte vete Hiresia e Tij Theofan, per te cilin Zoti paste ndjese. Nacionalizmi qe ishte ideologjia e kohes, mund te jete nje "gje e mire" ne mendjet tuaja, por eshte helm per shpirtin e besimtarit te krishtere orthodhoks. Ashtu sic eshte nje akt i turpshem per nje sherbetor te Zotit, nje peshkop, qe te merret me politike, te beje thirrje per revolucione, te behet kryeminister. Ky nuk ishte nje sherbim qe Noli ia beri Kishes apo Krishtit apo popullit te tij, ishte nje sherbim qe ia beri vetvetes.

    Te njejtet hierarke te larte te Kishes me origjine shqiptare, qe ishin ne Fanar kur keto akte antikanonike ndodhnin, ishin ata qe shkuan ne Shqiperi e ndihmuan Kishen e keta peshkope te veteshpallur, si Noli e Xhuvani, qe te gjenin rrugen e drejte, rrugen kanonike. Nuk degjon njeri te falenderoje e nderoje kujtimin e tyre, por te gjitha meritata ia faturojne Nolit, atij Noli qe keta i dhane nje shans te dyte, duke e bere peshkop kanonik ne Korce!

    Kjo eshte brendia e asaj qe une te shkruajta me lart, qe ti nuk kuptove.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-08-2014 mė 12:23

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Pėr: Fan Noli, "Peshkopi" falls

    Duke parė edhe dėshmitė e historianėve, besoj se jemi dakort pėr meritėn primare tė Fan Nolit nė formimin e KOASH. Natyrisht Paria e KOASH sot dhe mbėshtetėsit e saj mund tė mos ia njohin kėtė dhe merita tė tjera. Natyrisht Kishat ortodokse tė gjuhės greke, (Patriakana e Stambollit dhe Kisha Ortodokse e Greqisė veēanėrisht) e kanė kundėrshtuar dje Nolin dhe krijimin e KOASH siē kundėrshtojnė sot pėr shembull Kishėn Ortodokse Maqedonase. Ata, bashkė me tė ngarkuarin e tyre nė punė nė KOASH, kryepeshkopin falls Janullatos, e kanė sulmuar Nolin dhe mund ta sulmojnė akoma, nuk ka ndonjė ēudi ketu. Veēse problemi qėndron nė faktin se historia nuk mund tė ndryshohet dot kaq lehtė, sidomos sot nė kohėn e informacionit. Besoj se nuk do tė vonojė shumė dita kur KOASH do tė ēlirohet prej dishepujve tė Kozma Etolianit dhe do tė jetė e lirė tė respektojė kreun e parė tė saj, pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė siē ndodhte pėrpara urzupimit prej zgjatimeve greke.
    Flm

  5. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Maars pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    drague (12-08-2014)

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2021
    Postime
    29

    Pėr: Fan Noli, "Peshkopi" falls

    Korifenjte lejne gjurme te tilla.
    Amaneti i tij eshte i ngjashem me fjaline e pare qe nis Iliada e Homerit
    .



    Petrit Ruka

    AMANETET E NOLIT...
    Mė 16 mars trupi i Nolit do tė sillej nė Katedralen e Shėn Gjergjit dhe tė nesėrmen do tė zhvilloheshin homazhet pėr tri ditė me radhė. I veshur me rrobat e praruara episkopale dhe me mitrėn nė krye, ai qėndronte shtrirė nė njė arkivol metalik, mbuluar me flamurin kombėtar. Katėr qirinj tė mėdhenj, tė vendosur nė formė kryqi, lėshonin dritė mbi tė. Ai dukej sikur flinte, nė gjumin e tij tė pėrjetshėm. “Fytyra si nė bronz”, shkruante reporteri i “Diellit”, “e zbehtė, pa shumė rrudha. Njė jetė e tėrė, njė jetė e lashtė, ishte njeriu nga mė njerėzorėt e shqiptarėve tė Amerikės, gjeniu dhe njeriu i thjeshtė”. Pėrqark kishte njė det me lule, aq shumė sa qė trupi i tij dukej sikur voziste nėpėr to. Ndėrsa ditėn rridhte lumi i njerėzve, natėn, sipas zakonit shqiptar, do ta ruanin gratė, me nė ballė ato tė shoqatės sė grave “Bijat e Shėn Gjergjit”, tė cilat qėndronin rreth tij tė pėrlotura. Dėshira e tė ndjerit kish qenė ta qanin me ligje, me ligje labe (“Dhe do tė luftoj … gjer sa tė vdes. Shpėrblimi mė i mjaftė do tė jetė njė kėngė prej labėsh dhe labėreshash kur tė vdes”), por pėr kėtė ndoshta asnjėra nga ato gra s’dinte gjė. Gjendjen e bėnte mė tė trishtuar dhe fakti se nė kėto ēaste tė rėnda askush nga tė afėrmit e tij nuk ndodhej aty. Ata gjendeshin larg, shumė larg, diku nė brigjet e Mesdheut. Njėra motėr, Athinaja, nė Kavallė, ku po pėrgatiste dokumentet pėr tė shkuar nė Boston qė tė takonte tė vėllain, tjetra, Sulltaneja, nė Feres, ku jetonin me fėmijėt dhe fėmijėt e fėmijėve tė tyre. Pas mandatit tė tė vėllait, qė e kishin marrė vesh nga valėt e Radio Tiranės, ato do tė mblidheshin kokė mė kokė dhe do ta qanin, siē i qanin njė herė e njė kohė tė vdekurit nė Qytezė, me gjuhėn e mėmės. I vetmi ngushėllim pėr to, kur i vėllai po ikte nga kjo botė, ishte emri tepėr i nderuar qė linte, e vėrteta e njohur qė ai kish qenė njėherė e njė kohė i pari i Shqipėrisė dhe kryepeshkop i Kishės ortodokse shqiptare nė Amerikė.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •