PERSONAZH/ Flet Mister Plazhi “Velipoja”, Danjel Hoxhaj: Jam i dashuruar, por nuk jam rob i dashurisë


- Femrat shqiptare janë më të mirat në botë

- Mister Plazhi “Velipoja”, një eksperiencë e bukur

- E kam tradhtuar të dashurën por ajo ma ka falur

- Femrat më pëlqejnë nga intelekti jo nga ngjyra e flokëve

- Klubet e natës i frekuentoj rrallë, më pëlqejnë vendet e qeta




Albert ZHOLI

Një djalë simpatik, i qetë, por shumë kërkues. Plani i tij në jetë është të hap një biznes turistik, pasi për atë degë studion. Klubet e natës i frekuenton rrallë, pasi i pëlqejnë vendet e qeta. I pëlqen shuam shoqëria me femra, por asnjëherë nuk dashuron me pasion të verbër. Është i pasionuar pas makinave japoneze dhe plazhin e bën gjithmonë në Shqipëri.

Nga është origjina juaj?

Unë jam me origjinë nga Mallakastra, pro kemi vite në Tiranë.

Përse studioni?

Po studioj në Vlorë për Menaxhim Turizëm

Kush ju ofroi të konkurroni për Mister Plazhi “Velipoja”?

Ishte përgjegjësi i studios “Jehona e Shkodrës” që më pa një ditë rastësisht në Krujë dhe ma sugjeroi këtë shans. Pra, pa fizikun tim dhe mënyrën e komunikimit tim. Në fillim isha në mëdyshje, pastaj vendosa.

Ishte hera e parë që merrni në një konkurrim të kësaj natyre?

Sigurisht, pasi unë tashmë jam 18 vjeç moshë në të cilën fillojnë kërkesat për këto veprimtari.

Si u zhvillua konkursi?

Mendova se duke qenë i njohur rastësisht do të kishte mbrapaskena. Por jo. Votimet ishin të hapura dhe të lira. Fitova dhe nuk e besoja. Ishte eksperienca e parë në këtë fushë.

Sa konkurrentë ishin?

Ishin mbi 20 meshkuj. Kishte nga gjithë Shqipëria.

Shkollën 9-vjeçare dhe atë të mesme ku e keni mbaruar?

Këto shkolla i kam mbaruar në Greqi, në Athinë. Familja ime iku qysh në vitet e para të demokracisë. Ishte fillimi si gjithë shqiptarët e tjerë.

Keni ndjerë shenja racizmi në Greqi?

Në fillimet e para po. Kishte disa që na e shfaqën, por me kalimin e kohës, me mënyrën e sjelljes, me mënyrën si mësonim bëmë që të na respektonin. Me kalimin e kohës ne u ambientuam.

Pra ju keni shkuar që fëmijë aty, kur vinit në Shqipëri, kishit dëshirë të rrinit?

Në fillim jo, pasi nuk e njihja mirë atdheun tim. Por ne blemë shtëpi në Tiranë dhe kur vinim diçka shihja se ishte ndryshe. Sa herë vinim aq më shumë ambientohesha.

Po mësuesit grekë si silleshin?

Nuk shfaqnin ndonjë shenjë racizmi, por dhe dashuri nuk shfaqnin. Ishim të detyruar të duronim çdo gjë.

Je ndodhur ndonjëherë në vështirësi të madhe Greqi?

Po në vend të huaj ndodhesh keq, kur nuk ke njerëzit e tu afër, kur nuk ke ambientin tënd patjetër që ndodhesh dhe ngushtë. Por që të jem ndodhur shumë ngushët se besoj, pasi prindërit më gjendeshin afër dhe më orientonin për çdo gjë.

Si janë vajzat greke?

Të mira, por të llastuara. Janë shumë të llastuara dhe shumë hamëse. Janë femra që më shumë mendojnë për qejf se sa për punë. Janë dhe në mbipeshë.

Femrat shqiptare janë më të bukura apo më të rrahura me jetën?

Posi jo. Femrat shqiptare janë më të bukura më elegante dhe më të njohura me jetën.

Pas këtij momenti ke pasur kërkesa për modelim apo dhe për konkurse të tjera?

Kam pasur dy kërkesa të tjera, ku njëra ishte në Kosovë, por nuk kam shkuar. Them që pas kësaj fitoreje të mos merrem me këtë profesion. Kam ide të tjera për jetën, pasi modelimi është profesion i përkohshëm.

Vetë e keni zgjedhur degën e studimeve për Menaxhim Turizëm?

Po vetë. Jam njohur që në Greqi me këtë lloj biznesi dhe familja ka një biznes të tillë. Më pëlqen dhe mund të gjej veten.

Keni të dashur dhe nga e keni?

Po kam të dashur dhe e kam nga Tirana.

Është xheloze?

Po, është. Por di që femrat shqiptare janë shumë të mira dhe janë elegante.



Ke besim në dashuri?

Jo dhe aq shumë. Thonë që dashuria nuk është e përjetshme.

E ke tradhtuar ndonjëherë të dashurën?

Eh....po...ma ka falur.



I frekuentoni shpesh klubet e natës?

I frekuentoj, por jo shpesh. Mund të them njëherë në muaj.

Cila është pija e preferuar kur shkoni në PUB-e?

S’kam një pije stabël, por nuk jam pijedashës. Pi sa për shoqëri.



Me kë të pëlqen të shoqërohesh më shumë, me vajza apo me djem?

Njëlloj, nuk kam ndarje fikse. Shoqërohem me këdo që ndihem mirë.



Ke menduar ndonjëherë të bësh plazh nudo?

Jo, s’e kam menduar.

Cila është ëndrra jote e jetës?

Të ndërtoj një biznes timin kryesisht turistik, ndaj po studioj për këtë pikë.



Cilat janë makinat e preferuara?

Makinat japoneze. Aktualisht kam një makinë “Nisan”.



Ku i bëni pushimet?

Më pëlqejnë plazhet shqiptare dhe lëviz në vende të ndryshme nga Velipoja deri në Sarandë.

Keni menduar të merreni me politikë?

Jo, s’e kam menduar, por jetës nuk i duhet.

Lidhjet me ushqimin?

Ha normalisht nuk mbaj dietë, por më pëlqejnë prodhimet e detit.

Zemërohesh shpejt?

Jo, s’e besoj. Jam tip i qetë.

Cilat femra të pëlqejnë më shumë, bindet apo brunet?

Se kam problem ngjyrën e flokëve por personalitetin e femrës.

Marrëdhëniet me librin?

Lexoj në shkollë, por letërsi artistike s’kam kohë.