Personazh/ Flet regjisorja Donika Muēi: Me Ramiz Alinė kam punuar, kur kam bėrė filmin pėr Gogo Nushin


-Enver Hoxha thoshte: Shoku i mirė Gogo

-Ben Blushi ishte personazh i filmit dokumentar “Mėsim pėr Lindėn”

-Kam bashkėpunuar nė njė film me Nexhmije Hoxhėn dhe njė me Ramiz Alinė.

-Me Ramiz Alinė kam punuar, kur kam bėrė filmin pėr Gogo Nushin.

-Ndėrsa me Nexhimje Hoxhėn kur bėra filmin pėr Misto Mamen.

-Nė Festivalin e 11 pėr herė tė parė Edi Luarasi doli me dekolte

Titujt:

-Urdhri Naim Frashėri i Klasit tė tretė, 1984. Certifikatė vlerėsimi pėr filmin “Shtjefėn Gjeēovi”, 1986. “Artiste e Merituar” nė vitin 1987.


Albert ZHOLI

Nė vitin 1947 u formua Ndėrmarrja Kinematografike Shqiptare. Mė vonė ajo mori emrin Kinostudio Shqipėria e Re. Nė vitin 1960 Donika bėhet pjesė e Kinostudio Shqipėria e Re.

Nė vitin 1968 ajo merr titullin Formuluese muzike e kategorisė sė parė. Nė vitin 1970 merr titullin regjisore montazhi. Ndėrsa nė vitin 1972 merr titullin regjisore xhirimi. Ka qenė regjisore nė mbi 200 filma dokumentarė.

Kur keni filluar bashkėpunimin me Radio -Tiranėn?

Kėtė bashkėpunimin kaq tė bukur e fillova nė vitin 1959, kur kisha njė vit qė kisha mbaruar Liceun Artistik. Pasi mbarova Liceun mua mė caktuan nė Lushnje, por unė nuk ju pėrgjigja thirrjes sė partisė. Nė atė grup tė Liceut ne ishim katėr vajza, ku njėrėn e caktuan nė Elbasan, mua nė Lushnje njėrėn nė Krujė ndrysa njėrėn e mbajtėn kėtu nė Tiranė pasi ishte njė e afėrt e Byrosė Politike. Unė mbarova shkollėn e muzikės pėr teori solfezhi. Unė mezi prisja tė mbaroja shkollėn tė futesha nė punė tė ndihmoja familjen pasi ishim tė varfėr. Kur isha nė shkollė ne kishim profesorė tė shkėlqyer si: Ramadan Sokolin, Mustafa Krantja, Tish Daija, Albert Paparisto, Dhora Leka, qė ishin tė nivelit akademik. Njė ditė kur shkoja nė Durrės me nėnėn tek im vėlla njė burrė pėrballė mė pyet. Ēfarė shkolle ke mbaruar ti? Unė i them Liceun Artistik. Me kė mėsues mė pyet sėrishmi? Me Ramadan Sokolin, Mustafa Krantja, Tish Daija, Albert Paparisto, Dhora Leka,- i them. Po ti ke mbaruar dy Akademi jo Lice mė thotė. Pra unė u futa nė Radio nė sektorin e muzikės. Por dua tė them se Vera Zheji ishte ajo qė mė ofroi punė. E kishim tė afėrm tė familjes. Njė ditė mė shikon dhe mė thotė ku punon ti? Jam pa punė dhe e sqaroj. Do vish tek ne nė radio,- tha. Pra ajo ishte shtysa qė unė u futa formuluese muzike nė radio. Unė e prita me gėzim dhe pse nė fillim paguhesha me honorarė, por duke punuar mirė dhe fortė duke zėvendėsuar dhe disa shoqe rroga mė dilte e plotė nė mos mė mirė.

Si kaluat nė Kinostudio?

Njė ditė vjen nė radio Ismail Balla, formulues muzike nė Kinostudio. Ai thotė tek drejtuesit e radios se kėrkon njė formuluese muzike. Unė sapo kisha mbushur njė vit nė punė si e jashtme me honorarė. Nė atė kohė Ismaili kėrkonte tė ikte jashtė pėr specializim. Takoi pėrgjegjėsin e muzikės tonė dhe ai e adresoi tek unė. Mė morėn menjėherė. Mė 12 shkurt 1960, fillova punė nė Kinostudion Shqipėria e Re, formuluese muzike. Kur shkova, drejtor ishte Llazar Litivani nga Korēa. Aty gjeta shumė skenaristė, shumė regjisorė, formulues muzike tė filmit artistik dhe tė atij dokumentar. Unė do tė shkoja tek filmi dokumentar. Aty gjeta dhe Niko Kolekėn nipin e Spiro Kolekės. Kishte studiuar nė Ēeki me Hysen Hakanin, Gėzim Erebara. Aty janė ndryshuar shumė drejtorė duke pėrmendur edhe Viktor Gjikėn.

Si filloi puna?

Mė caktuan pėr montimin e muzikės sė filmave dokumentarė. Unė ditėt e para bėja punėn e montazhit tė filmave apo xhirimeve. Pėr 6 muaj unė vetėm ngjitja dhe shqitja shirita filmash dhe vetėm pas 6 muajsh fillova kinoditarėt. E mira dhe mė e vėshtira ishin kinoditarėt. Ishin pėr xhirime tė ndryshme pėr bujqėsinė, pėr blegtorinė, pėr industrinė, pėr ndėrmarrje tė ndryshme. Kėto ishin regjistrime tė ndryshme deri nė 40 sekonda apo njė minutė qė unė i bashkoja nė njė film duke bėrė dhe muzikėn. Kėta ishin kinoditarė. Pas tyre bėra njė film dokumentar, pra formulimin muzikor tė njė Reportazh nga Kurbneshi qė e kishte realizuar njė grua.

Si eci krijimtaria juaj nė kėtė institucion kaq tė rėndėsishėm?

Unė nuk mund tė rrija duarkryq kur aty kishte aq hapėsira. N.q.s doje tė punoje aty kishte punė. Kishte regjisorė dhe operatorė tė shkėlqyer dhe unė fillova kėrkesat ndaj vetes. Kėrkoja vazhdimisht specializime dhe kualifikime. Kėshtu nė vitin 1968 marr titullin “Formuluese muzike e kategorisė sė parė”. Nė vitin 1970 marr titullin regjisore montazhi. Ndėrsa nė vitin 1972 marr titullin regjisore xhirimi. Kjo do tė thoshte qė procedurat e mirėfillta tė realizmit tė njė filmi i realizoja vetė tė tėra. Unė nuk bėja vetėm xhirimet.

Nė kėtė kohė drejtor ishte Vaskė Aristidhi, i cili mė pėrkrahu shumė. Nė kėtė kohė kishte filluar punė dhe televizioni shqiptar dhe shumė prej regjisorėve dhe formuluesi muzikės Ismail Balla donin tė shkonin aty. Por disa prej tyre drejtori nuk i la. Pra nga formuluese muzike, kalova regjisore montazhi dhe regjisore xhirimi.

Filmi i parė qė keni bėrė si regjisore xhirimi?

Ka qenė njė film dokumentar pėr fėmijėt e kopshteve. Aty ku ėshtė kisha ortodokse sot, ka qenė Kopshti numėr njė, ku shkonin fėmijėt e udhėheqėsve. Midis tyre ishte dhe Ben Blushi. “Mėsim pėr Lindėn” titullohej ky dokumentar. Personazh ishte njė kukull qė e quanin Linda, ndėrsa personazh i gjallė ishte Ben Blushi. Ishte njė film mė shumė vizatimor pėr fėmijėt i kombinuar.

Po filmi i parė artistik qė ke bėrė regjinė e montazhin dhe sa filma tė tillė keni bėrė?

Kam bėrė regjinė e montazhit tė pesė filmave artistikė. Filmi i parė artistik qė kam montuar ka qenė filmi “Ilegalėt” me skenar tė Abaz Hoxhės dhe regjisor Saimir Kumbaro dhe Rikard Ljarja. Pastaj fillova disa filma artistikė tė Piro Milkanit si “Shembja e idhujve”, por dhe “Festė tė madhe ka sot Shqipėria”, “Kur zbardhi njė ditė” etj... Gjithsej kam bėrė montazhin e 5 filmave artistik.

Kush ka qenė xhirimi mė i vėshtirė si regjisore xhirimi?

Festivali i 11-tė. Dua tė theksoj se nė atė Festival u bėnė dy xhirim, njėri nga RTSH qė organizonte Festivalin dhe njė nga Kinostudio qė isha unė. Pra ishim tė ndarė nga njėri- tjetri, secili kishte grupin e vetė tė xhirimit, qė nuk kishin varėsi nga njėri -tjetri. Unė kėtė e bėra film dokumentar dhe jo kronik si e kėrkoi drejtori. Unė mora tre operator Ilia Terpinin, Saim Kokonėn, Pėllumb Kaza. Ilia Terpini ishte afėr meje, ku unė kisha lidhje mė direkte. Regjisor i festivalit ishte Mihallaq Luarasi, i famshmi, plot fantazi. Unė s’kisha lidhje me Mihallaqin. Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu ishin moderatorėt e kėtij festivali qė bėri bujė. Ishte hera e parė qė Edi doli me njė fustan pak dekolte, qė mė vonė u kritikua. Sot kur ka pėrvjetorė tė festivaleve pjesė nga ky film i imi kanė marrė. Unė pėr kėtė festival bėra njė film disa minutash, ku drejtori kėrkoi ta shohim para se ta vendosnim nė arkiv. Ata e panė si ekip mė bėnė disa vėrejtje tė vogla pėr disa xhirime intime

Ēfarė filmash dokumentarė ke bėrė nė mėnyrė sistematike?

Tė gjitha Festat, dekadat e 1 majit, apo parakalimet, tė cilat pasi i xhiroja, formuloja muzikėn bėja montazhin dhe i pėrcillja si film. Unė mund tė kem xhirime qė sot nuk mund tė them se sa. Rreth 40 vjet nė Kinostudio unė kam rreth 200 filma dokumentarė si regjisore. Pėrveē formulimeve dhe kolonave zanore dhe zhurmave tė ndryshme.

Filmi mė i vėshtirė pėr formulim muzike?

Njė film me Kujtim Ēashkun “Kolonel Bunker”, njė realizim shqiptaro-polak. Kompozitor polak ishte njė djalė i ri shumė i pėrgatitur. Unė i afrova disa kėngė tipike shqiptare, si dhe zhurmat. Ai u habit nga muzika jonė popullore dhe bėmė njė bashkėpunim perfekt.

Kė nga udhėheqėsit e atėhershėm ke bashkėpunuar pėr filma dokumentarė?

Njė film me Nexhmije Hoxhėn dhe njė me Ramiz Alinė. Me Ramiz Alinė kam punuar kur kam bėrė filmin pėr Gogo Nushin. Ndėrsa me Nexhimje Hoxhėn kur bėra filmin pėr Misto Mamen. Ishin vitet 1988. Nexhimjen shkova e xhirova nė shtėpi, ku ajo foli nė shtėpi. Ajo foli thjesht duke na falėnderuar. Nuk bėri asnjė gjest tė tepėrt. Ndėrsa pėr filmin e Gogo Nushit punuam me Ramiz Alinė. Skenarin e kishte bėrė Luan Rama qė ka punuar nė Francė. Pėr Gogo Nushin dhe Kozma Nushin kishin shumė respekt tė gjithė. Ramizi po ashtu. Ne aty na ra nė dorė njė letėr e veēantė e Enver Hoxhės. Kur i shkruante Gogo Nushit, ai nuk i thoshte i dashur Gogo, por...Shoku i mirė Gogo. Edhe titulli i filmit kėshtu ju vendos, “Shoku i mirė Gogo”. Ne i ēuam skenarin shokut Ramiz, i cili pasi e lexoi na tha pėr tė thėnė ēka duhet mė caktoni orėn qė duhet. Nė atė kohė ai kishte shoqėrues Sulo Gradecin, pas vdekjes sė Enverit. I thamė Sulos qė kur tė vijmė pėr xhirim thuaji shokut Ramiz tė shkojmė tek Shtėpia e Pritjes qė tė jetė mė i qetė mė i mirė. Por ai u tregua frikacak. Nuk ja tha. Kur erdhi dita e xhirimit ne ishim njė orė para. Shoku Ramiz na tha pse kėtu do xhirojmė. Tani s’kishim ē’tė bėnim sepse kishim instaluar kamerat. Ēka i kishim dhėnė ai i kishte pėrgatitur nė letra si partitura i vendosi diku dhe filloi t’i lexonte. Foli bukur dhe qartė. Por ishte i gjatė. I thashė do bėjmė dhe njė xhirim tjetėr mė shkurt. Patjetėr, ju e dini,- na tha. Herėn e dytė Xhirimi doli shumė mirė, pasi ai kishte prerė tė gjithė fjalimin me shkronja tė mėdha dhe e pėrmblodhi fjalėn. Doli shumė bukur.

Filmat e fundit?

Dora Distria, Vangjel Zhapa dhe Marko Boēari. Veēoj Marko Boēarin. Pėr tė punova mbi 2 vjet. Nga skenaristėt kam punuar mė shumė me Luan Ramėn dhe Ilia Deden.