PERSONAZH/ Flet piktori dhe skenografi Fatbardh Marku: Kam realizuar mbi 200 skenografi dramash, estradash dhe komedish

- Nėnė Tereza mė pėrcolli qetėsi, pasi tė impononte tė kontrolloje ēdo gjest dhe tė pastronte nga ēdo mendim inatēor, mėkatar

- Kam patur fatin tė takoj njė engjėll qė quhej Nėnė Tereza, engjėjt nuk rrinė vetėm nė qiell, unė e takova kėtu, nė tokė.

- Pas bekimit, duart mu bėnė mė tė lira, trupi mė i lehtė. Ishte moment emocional

- Skenografia nė RTSH ishte shumė specifike, pasi emisionet ishin tė ndryshėm

-Nė Festivalin e 15 skenografia u bė me shumė kėrkesa

- Filmat “Udha e shkronjave” dhe “Plumba Perandorit”, ishin filmat e parė televiziv qė bėra skenografinė

- Nė kishėn e Shėn Pjetrit nė Elbasan kam bėrė 410 piktura murale

-Nė vitin 1992 i fala Nėnė Terezės njė skulpturė njė guvė qė shfaqet Shėn Mėria

-Nėnė Tereza mė mori duart nė duart e saj dhe mi bekoi

-Nė vitin 2009 Vatikani mė dha titullin “Kalvalier i Shėn Silvestrit”


Albert ZHOLI

Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta pėr pikturė e caktuan nė RTSH, si skenograf dhe si punonjės pasi Institutin e mbaroi me rezultate tė larta. Sipas tij “tė emėroheshe apo tė punoje nė atė kohė nė RTSH ishte luks, por njėkohėsisht dua tė them se nuk dinim fare se si punohej nė kėtė institucion kaq tė veēantė. Ne nė atė kohė ne mundoheshim tė mėsonim nga RAI dhe unė doja tė kisha informacionet e duhura pėr profesionin e skenografisė pasi e kisha zgjedhur vetė degė. Ishte shumė i befasuar nga skenografia pasi shikonte metafizikėn e kėtij profesioni nė kėtė vend pune. Nė konceptin e tij, “ky profesion tė mban nė lėvizje, tė ndjekėsh zhvillimet pėr tė bėrė njė gjė tė re. Magjia e televizionit ėshtė e madhe, pasi emisionet aty ishin tė pafundme. Ndaj dua tė them (thekson Bardhi) se kam bėrė pafundėsisht skenografi me emisione tė tė gjitha fushave. Ka bėrė skenografi, pėr emisione tė ndryshme, pėr koncerte tė mėdha, pėr Festivale kėngėsh, pėr Festivale nė RTSH, emisione tė muzikės sė lehtė, emisionet speciale tė vitit tė Ri, etj. Portretet janė realizuar duke u mbėshtetur nė portrete tipike tė personaliteteve tė njohura shqiptare, si dhe tė gjitha shkrimet e shenjta janė nė gjuhėn shqipe.

Ju folėt pėr skenografi tė Festivaleve tė RTSH. Nė sa Festivale keni bėrė skenografinė?

Kam bėrė skenografinė e nj Festivali. Ishte Festivali i 15-tė. Dua tė them se skenografitė e Festivaleve tė tillė ishin shumė tė rrezikshėm pasi shikoheshin me lupė zmadhuese. Njė gabim apo njė teprim qė mund ėt quhej modern interpretohej ndryshe. I shmangesha sa mundesha kėsaj skenografie. I mbaj mend debatet qė u bėnė pėr Festivalin e 11 pasi atė vit unė u caktova me punė nė RTSH. Pra ajo pjesė e Festivaleve nuk mė tėrhiqte, ndaj bėja ēmos tė shmangesha.

Kush ka qe ėn drejt i RTSH, kur ju morėt emėrimin?

Atė vit kur u emėrova ishte Todi Lubonja, pastaj rierdhi Thanas Nano, pastaj mbaj mend qė erdhi Marash Hajati, i cili solli njė frymė tė mirė, njė frymė mė liberale, njė frymė bashkėpunimi tė panjohur mė parė.

Ju keni bėrė dhe dy skenografi tė dy filmave artistik televiziv/ Cilėt ishin kėta dy filma dhe si u realizuan.

Ishin filmat “Udha e shkronjave” dhe “Plumba Perandorit”. Kėto filma kanė lėnė gjurmė tė thella tek teleshikuesi. “Udha e shkronjave” kishte regjisor Vladimir Priftin dhe kishte njė skenar tė mrekullueshėm dhe mblodhi rreth vetes aktorėt mė tė mirė shqiptar. Ky ishte debutimi i parė televiziv nė thellėsi tė kohėrave, duke sjellė njė moment historik tė jashtėzakonshėm. Ky skenar ishte .Shumė skena janė realizuar nė pyllin e Divjakės pastaj nė Nartė, Nė Zvėrnec dhe malet e Llogarasė. Po ashtu filmi “Plumba Perandorit” mbetet nj realizim i bukur dhe i vėshtirė. Rreth 90% ėshtė realizuar nė Tiranė. Mbaj mend nė atė kohė qė Tirana transformohej nga skenat butaforike. Pra elementi kryesor i kėtij filmi ishte butaforia. Ēdo gjė ndryshohej me elementė butaforikė tė flamujve perandorak, afishe pa fund, kostumografi pompoze, skenografi pompoze, para jepte atė shkėlqim butaforik tė perandorisė. Ishte njė eksperiencė e bukur.

Ju mė vonė u larguat nė teatrin “Skampa” nė qytetin e Elbasanit. A solli risi nė punėn tuaj dhe jetėn artistike ky qytet?

Nė Elbasan isha larg syrit tė pafajshėm tė vėzhgimit. Nė kėtė qytet gjeta dhe qetėsinė artistike, pasi tashmė mu dha mundėsia dhe koha tė merrem dhe me grafikėn. Pa lėnė pas dore teatrin. Me ardhjen e regjisorėve tė rinj nė vitin 1985, nė teatrin e Elbasanit ndodhėn ndryshime. Fryma e re kishte tjetėr mėnyrė pune. Atmosfera ndryshoi, Ardhja e regjisorit Spiro Duni bėri qė tetari jonė tė marrė tė tjera performanca dhe hapėsira. Pati njėfarė ndryshimi dhe liberalizmi nė shfaqjet e reja, tė cilat nis do ishin vėnė nė skenė mė para do tė ishin shumė tė rrezikuara. Tė gjitha kėto spikatėn dhe ēuan nė realizmin e nj shfaqjeje tė bukur me nj regji tejet tė avancuar tė Spiro Dunit “sa shumė gjethe tė thara ranė ėn atė vjeshtė”. Kjo ishte njė komedi e Pėllumb Kullės e cila u trajtua nė nj gjuhė jashtėzakonisht figurative. Kjo komedi bėri bujė nė gjithė vendin ku ne morėm pjesė nė njė Festival Kombėtar nė vitin 1989 ku si komedi dhe si aktorė u nderuan tė gjithė me ēmim tė parė. Pra ēdo zė apo element i komedisė zunė vend tė parė, si regjia, spektakli, skenografia, drita, etj...

Sa skenografi keni realizuar nė tetar pėrveē atyre tė emisioneve, spektakleve, etj.?

Mund ėt them se nė arkivin tim mund tė kem rreth 150 skenografi teatrale tė realizuara jo vetėm nė Elbasan, por edhe nė TK, nė Fier, Durrės, etj...Por duke futur dhe skenografitė e estradave mund tė jenė rreth 200 skenografi.

Po me TK kur ke bashkėpunuar ?

kam punuar qysh nė vitin 1974 duke bėrė skenografinė e dramės “Lumi i vdekur” si i jashtėm, pasi funksiononte dhe nė kėtė mėnyrė. Regjisore kėtu ishte Drita Agolli. Nė vite tė ndryshme kam punuar dhe me Lazer Filipin dhe tashmė qė jam pjesė e teatrit Kombėtar vumė nė skenė dramėn “Njė rrugėtim i gjatė drejt natės” sėrishmi me regjisorin Spiro Duni. Ishte njė vepėr e madhe, shumė e bukur e cila u mirėprit jashtėzakonisht. Kjo vepėr kishte njė gjuhė jashtėzakonisht tė vėshtirė ku duhej nj regjisor i fortė ku dhe viheshin nė provė sė bashku me tė dhe aktorėt. Kjo dramė do lojė tė fortė, aktorė tė fuqishėm.

-Kush nga Sekretarėt e parė nė Elbasan ishin mė tė afruar me teatrin?

Mund tė them se nė pėrgjithėsi tė gjithė kėta Sekretarė ishin tė dashur me ne. P.sh Jashar Mezelxhiu ishte njeri dashamirės i teatrit, nuk kishte tendenca tė pate gabimin. Ishte Pali Miska qė vinte vazhdimisht dhe Hekuran Isai. Pra nuk kishim ndonjė presion apo kontroll me tendencė, jo. Nuk them se nuk na kanė lėnė tė punojmė. Personalisht nuk kam ndjerė asnjė presion nė Elbasan.

Kur ke filluar tė merrni pjesė si piktor nė ekspozitat e regjimit komunist?

Pėr herė tė parė kam filluar tė marrė pjesė nė vitin 1978 dhe pas atij viti thuajse kam marrė pjesė ēdo vit. Nė krijimtarinė time kishte tematikė ndryshe, me idilet lirike, idilet e dashurisė, jetėn e fshatit, natyrėn dhe njerėzit dhe jo me kubikėt e misrit. Kam krijuar njerėz qė shijonin natyrėn e bukur tė fshatit, gjelbėrimin, barin, pra pikturė si ndjeshmėri artistike tė pa politizuar dhe butaforizuar. Tė gjitha kėto ishin dhe janė nė grafik. Kjo ėshtė gjinia qė unė preferoj mė shumė. Pra bardhė e zi.

Po puna nė vaj nuk ėshtė preferencė e juaja? Sa ekspozita personale ke hapur?

Ėshtė shumė pak, pasi unė ngulmoj nė atė gjini, nė atė punė qė e bėj mė tė mirė se tė tjerėt dhe grafikėn besoj e kam tė njė niveli tė tillė. Edhe nė pikturė nuk do isha keq, por kėtu jam aty ku besoj nuk mė konkurrojnė lehtė. Gjithsej kam hapur 3 ekspozita personale, njėra prej tė cilave nė vitin 1992.

Kush ėshtė ndėrmarrja juaj mė e vėshtirė nė artin e pikturės?

Nė vitin 1993 mua mu besua njė detyrė e jashtėzakonshme pėr tė bėrė pikturat, ikonat, tė gjitha afresket murale tė njė kishe nė Elbasan. Kjo ėshtė kisha e Shėn Pjetrit njė kishė e vjetėr me shumė vlera.

Si ta besuan kėtė kishė?

Kėtė kishė ma besuan pasi i kisha bėrė njė skulpturė dhe ja dhurova Nėnė Terezės. Kėtė dhuratė ja bėra kur ajo vinte dhe shikonte shtėpitė e fėmijėve qė kishte nė kujdestari. Skulptura ėshtė njė guvė qė shfaqet Shėn Maria. Kėtė skulpturė e punova pėr 6 muaj nė vitin 1993. Kjo ėshtė 1.2 metra e lartė dhe ėshtė sot nė njė nga kėto shtėpi. Fill pas njė muaji mua mė ofruan kėtė punė, pasi kur i dhashė skulpturėn dhuratė Nėnė Tereza mori duart dhe mi bekoi. Se si u ndodha atė ditė. Duart mu bėnė mė tė lira. Trupi mė i lehtė. Ishte moment emocional. Fill pas disa muajsh mė erdhi kjo detyrė. Kjo kishė ėshtė nė qendėr tė Elbasanit, ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 dhe ėshtė rindėrtuar dhe menaxhuar nga bazilanėt e Manastirit tė Gropa Terrata nė Itali. Aty janė tė gjithė arbėresh. Tė gjithė janė bazilainė tė ritit ortodoksė katolik bizantin nėn predikimin e Papės sė Romės dhe quhen Kisha katolike Lindore. Kjo kishė (katolike Lindore ) krijoi njė shtresė tė re nė profesionin tim, ose hodhi themelet e njė krijimtarie tė re tė pakultivuar nga unė. Pra profesionalizmit tim i mungonte kjo shtresė, pasi nuk kisha punuar mbi artin bizantin. E plotėsova kėtė boshllėk. Nė historinė e artit thuajse nuk pėrmendej arti bizantin. Teknikat e punimit bizantin kanė tė veēantat e tyre. E veēanta e kėsaj pune ėshtė se janė bėrė 410 metėr katror piktura murale ku punova nga 1994-‘98. Pas kėsaj pune gjigande nė kėtė fushė mbas 11 vjetėsh mė ka ardhur njė vlerėsim i mrekullueshėm nga Vatikani “Kalvalier i Shėn Silvestrit”. Si duket Vatikani i studion shumė kėto tituj dhe i vlerėson pasi dėrgon specialistė qė i shohin herė pas here. Kėtu mėsova dhe punimet nė vitrazh. Vitrazh do tė thotė punime tė figurave artistike nė xham. Njė punė e vėshtirė por e bukur. Sot vitrazhi pėrdoret jo vetėm nė kisha, por edhe nė fasada dhe objekte tė veēanta. Njė gjini shumė e bukur qė mė magjeps, pasi aty punohen dhe figura gjeometrike pa diskutuar figurat artistike, apo shkrehje tė ndryshme artistike. Kėtu shfrytėzohet transparenca e dritės nė xham, loja e dritave nė xham.

Tė ndalemi pak tek figura e Nėnė Terezės, kur dhe si dėgjove pėr ardhjen e saj nė Shqipėri?

-Kisha dėgjuar pėr tė kur erdhi pėr herė tė parė dhe e shoqėroi Nexhmije Hoxha. Atėherė ardhja e saj bėri bujė. Ishte njė lajm shumė sensacional pėr kohėn. Kureshtja pėr figurėn e saj bėri qė tė lexoj sa mė shumė. U ndjeva krenar pėr jetėn e saj kur dėgjova se ishte nderuar me ēmimin Nobel. Kėshtu respekti pėr fenė m’u rrit ndjeshėm. Unė jam rritur nėn hijen e kishės Katolike Lindore mbasi e kam pėrballė shtėpisė sime tė lindjes.

Ēfarė tė ka bėrė pėrshtypje nė figurėn e Nėnė Terezės?

Diku kisha lexuar se dy janė shqiptarėt e mėdhenj me tė cilėt duhet tė krenohemi patriku ikumenik i Kostantinopolit Atenagora, i cili me pėrqafimin e tij historik nė Jeruzalem me Papa Palin e VI, hapi rrugėn e mirėkuptimit tė dy grupimeve mė tė mėdha tė krishtera... dhe tjetra ishte Nėnė Tereza, njė figurė e madhe qė gjithė bota i pėrulej me respekt. Si ajo nuk ka tė dytė nė botė. Kudo edhe sot ajo ėshtė unike nė tė gjitha drejtimet.

Si u lidhe me motrat e Nėnė Terezės nė Elbasan?

Nė ditėt e para tė demokracisė, mu afruan motrat e saj tė shtėpisė sė Nėnė Terezės nė Elbasan nė mėnyrė tė thjeshtė duke mė kėrkuar ndihmė pėr meshat qė bėheshin nė atė kohė pėrballė shtėpisė sime, ndihmė, tė cilėn unė ua jepja pa asnjė shpėrblim. Duke parė punėn e tyre nė shėrbim tė njerėzve nė nevojė, pėrkushtimin nė punė, mė lindi ideja pėr tė bėrė njė skulpturė nė oborrin e shtėpisė sė tyre (Skulptura ėshtė njė guvė qė shfaqet Shėn Maria.), gjė qė ja thashė e ato e mirėpriten duke bėrė shpenzimet e materialeve, vepra u realizua nė fillim tė vitit 1993.

Kur dhe si ju lajmėruan pėr takimin me Nėnė Terezėn?

-Kishte disa muaj qė vepra ishte realizuar dhe njė ditė motrat nė orėt e paradites, mė lajmėruan se kishte ardhur Nėnė Tereza nė Elbasan dhe donte tė mė falėnderonte. U nisa me shpejtėsi pėr atje dhe shtėpia ishte plot me kureshtarė. Motrat sapo mė panė lajmėruan Nėnė Terezėn e cila mu afrua dhe mė falėnderoi, me kapi tė dyja duart dhe mi mbėshtolli lehtas me tė sajat duke mė falėnderuar dhe bekuar..Ishte njė prekje hyjnore dhe mua mu krijua sensacioni se nuk peshoja, sikur isha nė ajėr. Ajo ishte e vogėl, mė vinte deri te mjekra. Instinktivisht doja tė gjunjėzohesha pėr tu barazuar por ndjeva kundėrshtinė e saj dhe nuk munda ta bėj...

Ky ishte rasti pėr porosinė e kishės sė Shėn Palit?

-Po atė ditė mora porosinė pėr tė pikturuar kishėn e Shėn Palit pėrballė shtėpisė sime.

Sa zgjati takimi me Nėnė Terezėn?

-Mbase zgjati disa minuta, por mua mu duk vetėm njė ēast dhe po atė ditė u luta bashkė me tė dhe motrat e tjera nė kapelėn e vogėl tė tyre, privilegj i madh ky, ku dhe mora disa impresione pėr tė realizuar njė grafikė.

A kishe mundėsi tė rrije gjatė me Nėnė Terezėn?

-Kurrsesi jo, ndaj them isha me fat. Kur vinte ajo ishte kaq shumė e rrethuar me tė tjerė saqė ishte e vėshtirė tė rrije me tė, thuajse e pamundur... Unė vetėm atėherė e kam takuar dhe shkėmbyer dy fjalė falėnderimi...

Si e kujton sot atė ditė?

-Gjithmonė e kujtoj atė ditė. Njė rast i rrallė qė pak vetave u takon nė jetė. Ajo tė pėrcillte vetėm qetėsi, tė impononte tė kontrolloje ēdo gjest dhe tė pastronte nga ēdo mendim inatēor, mėkatar, qė mund tė tė prishte kėtė qetėsi. Sa herė e kujtoj them me vete: unė kam patur fatin tė takoj njė engjėll, engjėjt nuk rrinė vetėm nė qiell, unė e takova kėtu, nė tokė.