Brazili dhe Kolumbia jane ēerek-finalistet e para te ketij Boterori. Dy kombetaret do te takohen se bashku ne dakten 4 Korrik per te vendosur ekipin e pare Gjysme-Finalist te Boterorit. Brazili u kualifikua fale penalltive ndaj Kilit ndersa Kolumbia fitoi 2-0 perballe Uruguajit gjate 90 minutave te rregullta.
Brazili dhe Kolumbia jane ndeshur 25 here mes tyre por asnjehere ne kete faze te Boterorit. Ne fakt per Kolumbine eshte hera e pare qe arrin ne kte faze te Boterorit ndersa Brazili kte faze e ka shkelur 14 here qe nga viti 1954, ku patem per here te pare 4 grupe ne Boteror dhe qe nga menyra e organizimit i perafrohet menyres se sotme. Nga 25 takimet Brazili ka fituar 15, 8 kane perfunduar barazim ndersa 2 i ka fituar Kolumbia. Nga 66 golat qe jane shenuar ne perballjet mes dy kombetareve, 55 i ka shenuar Brazili ndersa 11 Kolumbia.
Kush do te kualifikohet per ne Gjysme-Finale?
Krijoni Kontakt