Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Laçi-Kukësi, shpërthen sherri në miqësoren e Strugës…

    Laçi-Kukësi, shpërthen sherri në miqësoren e Strugës…



    Kukesi - Laci miqesoreSkandal në miqësoren Kukësi-Laçi, të luajtur dje në Strugë. Protagonistë negativë janë bërë lojtarët dhe drejtuesit kurbinas, të cilëve nuk u kanë mbajtur dot nervat dhe kanë goditur gjyqtarin nga Struga, Albrin Shaqiri, si dhe një nga asistentët maqedonas të takimit. Deri në minutën e 60-të, kur loja ishte mbërthyer në shifrat 1-0 për Kukësin, falë golit të shpejtë të Allmuçës në minutën e 7-të, gjithçka po shkonte brenda normales së një ndeshjeje futbolli. Mirëpo, në pjesën e dytë gjërat u ashpërsuan në fushë, nisur nga ndërhyrjet e rënda të të dyja palëve. I aktivizuar në fillimin e 45 minutave të dyta, kapiteni i Laçit, Erjon Vucaj, fillimisht ndëshkohet me të verdhë në minutën e 60- të, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj brazilianit të Kukësit, Xhefereson. Pak minuta më pas, shkodrani bën të njëjtën gjë ndaj brazilianit dhe konfliktohet me këtë të fundit. Gjyqtari kryesor i nxjerr të dy futbollistët nga fusha, duke i ndëshkuar me kartonë të kuq. Mirëpo, këtë ndëshkim nuk e pranoi Vucaj, i cili mësohet se ia ka marrë nga duart kartonin gjyqtarit, duke ia përplasur atë në fytyrë. Në këtë moment në fushë ka pasur kaos dhe kapiteni i Laçit dyshohet të ketë goditur gjyqtarin kryesor. Ndeshja menjëherë është ndërprerë nga arbitri Shaqiri, për të mos vazhduar më, teksa luhej minuta e 75-të e saj.
    Sherri në tribunë - Ajo që ndodhi në fushë ishte shumë pak nga “shfaqja” e turpshme që u dha në tribunën e stadiumit modest të Strugës, ku luan ndeshjet skuadra vendëse, Karaormani. Në momentin që Vucaj u ndëshkua me karton të kuq, nga shkallët e tribunës ka shpërthyer presidenti Pashka Laska. Mirëpo, si për ironi të fatit, në stadium kanë qenë edhe familjarë të gjyqtarit maqedonas, të cilët i kanë kërkuar menjëherë llogari Laskës për ofendimet ndaj arbitrit. Këtu ka plasur sherri dhe mësohet se laçianët kanë goditur dy familjarë të gjyqtarit nga Struga. Menjëherë arbitrat kanë njoftuar policinë maqedonase, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Këtu ka ndërhyrë edhe kryebashkiaku i Laçit, Artur Bardhi, i cili ka qetësuar situatën. Pas disa minutave kaosi në shkallët e stadiumit, çdo gjë është sheshuar dhe protagonistët e sherrit janë ulur në kafe. Ndërkohë, forcat e rendit shoqëruan pjesën më të madhe të ekipit laçian, ndërsa skuadra e Kukësit u largua, duke u distancuar nga ky sherr. Nuk është hera e parë që laçianët bëhen pjesë e akteve të dhunshme.

    NDESHJA
    KUKËSI – LAÇI 1-0
    GOLI: Allmuça 7′
    KUKËSI: Halili, Smajli, Dushku, Bicaj, Hallaçi, Lushtaku, Musolli, Allmuça, Hoxha, Cikalleshi, Periç. (U aktivizuan: Xhefereson, Shameti, Malota, Brahja, Hysa, Doku, Pinto). Trajner: Agim Canaj
    LAÇI: Vujadinoviç, Çarls, Sheta, Teqja, Çela, Kehinde, Zefi, Veliaj, Sefa, Xhejms, Nimani. (U aktivizuan: Vucaj, Sefgjini, Ndreca, Danaj, Bardhi, Jubani). Trajner: Stavri Nica
    GJYQTARË: Albrin Shaqiri, S.Gerdanovski, L.Çakalevski (Strugë)
    KARTONË TË VERDHË: Dushku 38′/ Xhejms 38′, Vucaj 60′
    KARTONË TË KUQ: Xheferson 75′/ Vucaj 75′

    Në 75 minutat e luajtura dje për miqësoren Kukësi-Laçi, veç tensionit, vlen për t’u theksuar se u zhvillua një luftë e vërtetë sportive. Kukësi ka krijuar volum më të madh loje, duke pasur dhe disa raste për shënim. Skuadra e Canajt kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Allmuçës. Nga ana tjetër, bardhezinjtë e Nicës iu afruan golit me mbrojtësin Çela. Në pjesën e dytë më afër golit ishte sulmuesi kroat Pero Pejiç.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/katego...#ixzz35ksRWm1Y
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2014
    Postime
    54

    Për: Laçi-Kukësi, shpërthen sherri në miqësoren e Strugës…

    Lacjan hesapi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •