Vjedhja e Shekullit, 600 herė mė e madhe se sa vjedhja nė thesarin e Bankės
Lulzim BASHA
E kam kėrkuar kėtė konferencė tė jashtėzakonshme, nė njė orar jo tė zakonshėm, pėr tiu drejtuar shqiptarėve pėr njė ēėshtje, e cila pėr nga pėrmasat, mund tė konsiderohet, pa frikė, mė tronditėsja e kėtyre 23 viteve nė demokraci. Bėhet fjalė pėr atė qė, nė qoftė se shkon drejt konkretizimit, mund tė quhet pa frikė vjedhja e shekullit ndaj shqiptarėve. Marrėveshjen e qeverisė shqiptare me kompaninė CEZ, rrethanat e sė cilės, pėrbėjnė njė megaskandal financiar dhe njė vepėr kriminale me autorėsi tė plotė tė qeverisė Rama. Nė datė 23 qershor 2014, ministri i Energjisė dhe Industrisė, zoti Gjiknuri, i shoqėruar nga ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipėrmarrjes, njoftuan shqiptarėt nė lidhje me negociatėn mė tė suksesshme tė arritur, duke i paguar kompanisė CEZ vlerėn prej 95,5 milionė euro nė kėmbim tė kthimit tė 76% tė aksioneve nė pronėsi tė shtetit shqiptar. Por nė fakt, kėta ministra nuk i njohėn shqiptarėt me termat e asaj marrėveshjeje dhe tė vėrtetėn e asaj marrėveshjeje. Pėrkundrazi, pėrmes gėnjeshtrave u pėrpoqėn, qė nė njė kohė tė shkurtėr prej njė muaji, tė bindnin shqiptarėt se si rezultat i pėrgjegjėsive tė qeverisjes sė kaluar ēėshtja e hapur nė arbitrazh, tė investimeve nga pala ēeke, ishte e destinuar tė humbej dhe nė kėto kushte qeveria ishte e detyruar tė pranonte mė mirė tė paguante 95,5 milionė euro, ndėrkohė qė pala ēeke kėrkonte 200 milionė euro. Sot, ėshtė dita e fundit kur duhet tė pėrmbushet kushti i dytė, ratifikimi nė Parlament, pas nėnshkrimit tė asaj marrėveshjeje tė mbajtur sekret, me anė tė sė cilės arrihet marrėveshja me mirėkuptim mes Republikės sė Shqipėrisė dhe shoqėrisė CEZ. Pėr kėtė, qeveria ka paraqitur njė draft-ligj me pesė nene, tė shoqėruar me njė relacion tė mbushur me gėnjeshtra dhe qėllime tė kundėrta me interesat e Republikės sė Shqipėrisė pėr tė justifikuar paligjshmėrinė dhe kėtė marrėveshje tė paligjshme e jo transparente ndaj shqiptarėve.
Ēfarė kėshilloi avokati ndėrkombėtar pėr CEZ
Ju kujtojmė tė nderuar qytetarė se konflikti me CEZ ka filluar nė tetor tė vitit 2012. Nė atė kohė qeveria kontraktoi njė nga studiot ligjore mė tė njohura ndėrkombėtare nė fushėn e arbitrazhit, Gharavi & Lazareff, pėr ta konsultuar nė negociimet e mundshme me kompaninė CEZ dhe hapat e tjerė qė duhet tė ndėrmerreshin pėr shkak tė situatės tė krijuar dhe gjendjes nė tė cilėn ishte CEZ Shpėrndarje, efektet e sė cilės shqiptarėt i mbajnė mend fare mirė. Nė nėntor 2012, pas dėshtimit tė negociatave, avokati ndėrkombėtar i qeverisė shqiptare e kėshilloi qeverinė shqiptare ti hiqte tė dyja licencat CEZ-it dhe nė vijim tė angazhohej fuqishėm pėr ngritjen e padive nė arbitrazh ndėrkombėtar referuar marrėveshjes sė privatizimit, tė cilat konsistonin nė:
· Dėme tė rrjedhura nga mosrealizimi i masės sė investimeve tė nevojshme pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė CEZ a.s. sipas kontratės pėr shitblerjen e kuotave dhe abuzimi me pasuritė e CEZ Shpėrndarje tė vlerėsuara nė masėn 1 miliard dollarė.
· Dėme tė rrjedhura nga shkėputja e pajustifikuar e energjisė elektrike; likuidimi i faturave ndaj KESH dhe OST nė masėn e rreth 350 milionė euro.
Pėrveē padive civile, avokati ndėrkombėtar kėshillonte qeverinė tė ngrinte kallėzim penal ndaj stafit ekzekutiv tė CEZ-it, si dhe pėrgatiti njė plan masash tė cilat duhet tė ekzekutoheshin nga ana e institucioneve tė shtetit shqiptar.
Paralelisht, Enti Rregullator i Energjisė, kontraktoi njė tjetėr avokat ndėrkombėtar pėr tė bėrė vlerėsimet dhe ndjekur procedurat nė fazėn e heqjes sė licencės deri nė momentin e vėnies sė shoqėrisė nė administrim tė pėrkohshėm.
Pra, u bė ēdo pėrpjekje pėr tė ndjekur kėshillat e avokatit ndėrkombėtar dhe kjo vazhdoi edhe pas prishjes sė koalicionit sė qeverisė sė kaluar me partnerin qeveritar LSI dhe mė pas, gjatė periudhės zgjedhore dhe postzgjedhore.
Sipas, kėshillimit tė avokatėve ndėrkombėtarė, nga ana e qeverisė sė mėparshme u ndėrmorėn kėto hapa: kompanisė CEZ Shpėrndarje iu hoqėn licencat; u ndoqėn me pėrparėsi procedimet e brendshme tė iniciuara nga CEZ ndaj autoriteteve tė Tatim-Taksave, detyrime pra qė CEZ-i u kishte Tatim-Taksave, pra arkės tė publikut, arkės sė shtetit shqiptar; u pėrgatitėn procedurat tenderuese pėr auditorėt ndėrkombėtarė, firmat e vlerėsimit teknik dhe financiar, tė cilat mė pas u kontraktuan sipas ligjit; u mblodhėn me mijėra dokumente dhe u pėrgatitėn dėshmi nga institucionet e shtetit shqiptar mbi kėtė rast; u paraqit kallėzimi penal ndaj stafit ekzekutiv tė CEZ; u paraqit pėrgjigjja e parė ndaj ankimit tė paraqitur nga CEZ nė arbitrazhin e investimeve. Mė 30 shtator 2013, siē mund ti kujtohet publikut, avokati i qeverisė shqiptare, i Republikės sė Shqipėrisė, dėrgoi njė letėr, e cila nė shkelje tė ēdo etike komunikimi dhe ruajtjes sė konfidencialitetit tė ndjekjes sė procedurave nė arbitrazh ndėrkombėtar, u publikua, por vetėm pjesėrisht nė media. U publikua pjesėrisht sepse pjesa qė kishte rėndėsi ishte ajo qė i binte alarmit pėr qeverinė e sapoardhur, pėr tė mos humbur asnjė minutė kohė dhe pėr tė vazhduar pėr tė ndjekur pa vonesė ēėshtjen, nė mėnyrė qė tė mos dėmtoheshin interesat e Shqipėrisė. Nė asnjė rresht tė asaj letre, nė asnjė komunikim, avokati ndėrkombėtar nuk e konsultoi, nuk e kėshilloi Republikėn e Shqipėrisė tė negociojė me CEZ-in, pėrkundrazi theksoi se ēėshtja ėshtė plotėsisht e fitueshme nga pala shqiptare.
Qeveria fshehu rekomandimet pėr mbrojtjen e interesave pasurore
Qeveria fshehu rekomandimet e dhėna nė datė 1 tetor 2013 nga autoritetet kompetente shqiptare pėr mbrojtjen e interesave pasurore tė shtetit. Kjo sepse nė fakt, qeveria Rama-Meta erdhi e pėrgatitur pėr ta lėnė mėnjanė arbitrazhin dhe pėr tė negociuar, megjithėse deri nė atė kohė ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet, ishin paguar edhe para pėr tė kontraktuar studio ligjore dhe ekspertė tė huaj me qėllim auditimin e kompanisė dhe vlerėsimin e padive tė CEZ-it dhe Republikės sė Shqipėrisė. Njė nga provat e kėtij qėndrimi tė paragjykuar ėshtė dhe fakti se duke dėmtuar rėndė pozitėn e Republikės sė Shqipėrisė nė kėtė proces, zoti Kryeministėr fliste pėr paligjshmėri tė heqjes sė licencės qė nė dhjetor, pra pranonte fajin e palės shqiptare, ndėrkohė qė po nė dhjetor kishte marrė dijeni pėr vlerėsimet nga ana e ekspertėve tė kontraktuar nga Republika e Shqipėrisė. Dy raportet e vlerėsimit teknik dhe financiar, ishin vėnė nė dispozicion tė qeverisė qė nė dhjetor dhe draftet finale u dhanė mė 10 shkurt 2014.
Nė kėto raporte qė tashmė disponohen nga opozita dhe qė do ti bėhen sot publike qytetarėve shqiptarė pėrmes mediave dhe internetit, thuhet me fakte dhe me shifra, nga e 5-ta kompani nė botė eksperte pėr auditim nė raste tė tilla, se Shqipėrisė, CEZ i detyrohet njė shumė deri nė 3 miliardė dollarė. Nė kėto raporte thuhet se:
· CEZ as nuk investoi nė kompaninė e shpėrndarjes referuar marrėveshjes;
· Se kompania u shkatėrrua me qėllim nga CEZ mėmė, e cila kishte njė vit qė pėrgatitej tė largohej;
· Se paratė e marra me kredi nuk ishin pėrdorur pėr tė bėrė investimet e kėrkuara;
· Se pjesa takuese e shtetit shqiptar prej 24% ishte zeruar si vlerė;
· Se e gjithė vlera e kompanisė kishte shkuar nė zero;
· Se paratė e mbledhura nuk ishin investuar, por nė kundėrshtim me ligjin ishin transferuar nė parajsat fiskale nga kompanitė fantazmė tė kontraktuara nga CEZ;
· Se CEZ-i kishte dėshtuar tė investonte, tė ulte humbjen nė rrjet dhe tė ulte borxhin e keq, i cili rezultonte i rritur nga 8 milionė nė vitin 2007 nė 53 milionė euro nė janar tė vitit 2013;
· Se CEZ Shpėrndarje nė kundėrshtim me ligjin kishte transferuar para tek CEZ as nė mėnyrė preferenciale kundrejt kreditorėve tė tjerė;
· Se heqja e licencės nga Enti Regullator i Energjisė ishte mėse e drejtė;
· Se paditė e paraqitura nga CEZ ishin tė pajustifikuara, tė mbivendosura dhe jo tė llogaritura drejt.
Pėr mė tepėr, kompanitė audituese dhe vlerėsuese kėshillojnė qeverinė tė bėjė kallėzim ndaj stafit ekzekutiv tė lartė tė CEZ, qė me dashje shkatėrroi kompaninė dhe tė hetohet nė lidhje me transferimin e parave jashtė RSH-sė nga firmat e kontraktuara nga CEZ.
Qeveria fsheh raportet
Qeveria i mban tė fshehura kėto raporte dhe pėr mė tepėr keqpėrdor emrin e avokatit ndėrkombėtar, duke sajuar fakte dhe trillime tė paqena pėr tė manipuluar opinionin publik. Por, dielli nuk mbulohet me shoshė. Bėrja publike e raporteve audituese dhe tė vlerėsimit ishte detyrė e parė e qeverisė; bėrja publike e opinionit ligjor tė avokatit ndėrkombėtar dhe e minutave tė takimit gjatė negociatave ishte detyrim madhor. Nė dijeninė tonė, kėto i janė fshehur jo vetėm publikut, por dhe Parlamentit dhe deputetėve. Ajo qė pritet tė ndodhė sot ėshtė njė krim financiar i pėrmasave tė papara dhe tė padėgjuara nė Europė. Ėshte e para herė nė historinė e njė vendi, e ēfarėdo vendi, qė njė konflikt i kėtyre pėrmasave financiare tė zgjidhet pa njė analizė tė hollėsishme ligjore, me negociata nė fshehtėsi tė plotė, pa pjesėmarrjen e avokatit ndėrkombėtar tė palės tonė, pa pjesėmarrjen e vlerėsuesit financiar; pa minuta takimi dhe nga persona nė konflikt tė hapur interesi siē ėshtė njė nga firmėtaret e marrėveshjes, njėkohėsisht bashkėshorte e avokatit me prokurė tė CEZ-it nė ēėshtjet me tatimet.
Rama i fal CEZ-it 3 miliardė dollarė
Qeveria ka marrė pėrsipėr ti japė CEZ-it jo thjesht 95,5 milionė euro, siē po thuhet nė media. E vėrteta ėshtė se me faturė ajo qė i falet CEZ janė: 350 milionė euro fatura tė papaguara ndaj KESH dhe OST; 4,6 milionė tė paguara mė parė CEZ as; 100 milionė euro padia e ngritur nga DIA (firmė mbledhėse e parave) kundėr CEZ Shpėrndarje; 1,7 miliard lekė detyrime tatimore (gjyqe tė fituara nga autoritetet e Tatim-Taksave), afro 17 milionė dollarė. Kėto janė tė vėrtetuara dhe tė pranuara me faturė. Por nė total, duke pėrfshirė pėrllogaritjen e dėmit tė shkaktuar ndaj kompanisė si rezultat i mosinvestimit, mosreduktimit tė borxhit tė keq dhe mosreduktimit tė humbjes nė rrjet dhe dėmit ekonomik shkaktuar Republikės sė Shqipėrisė, vlera qė i falet CEZ-it nė kėtė marrėveshje, kap shifrėn e 3 miliardė dollarėve. Nė kėtė marrėveshje sekrete, qeveria Rama ka hequr dorė nga tė gjitha procedimet civile, tė cilat rezultojnė tė fituara nga shteti; ka fshehur kallėzime penale ndaj stafit ekzekutiv tė lartė tė CEZ, pavarėsisht kallėzimit tė regjistruar penal dhe orientimit nga audituesit ndėrkombėtar. Pra, qeveria i fal CEZ-it mbi 500 milionė euro me fatura. Me fatura tė pranuara dhe nga palėt, dhe nė total 3 miliardė dollarė.
Vjedhja 600 herė mė e madhe se vjedhja e raportuar nė thesarin e Bankės
Krimi i dytė i kėsaj marrėveshjeje ka tė bėjė me pėrgatitjen pėr rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike, duke ia faturuar kėtė vjedhje tė shekullit, shqiptarėve. [...]
Ky, megaskandali mė i madh financiar nė historinė e vendit
Ratifikimi i njė marrėveshjeje, tė kryer nė kushtet e mungesės sė transparencės, tė kryer nė kushtet e fshehjes sė fakteve pėrbėn njė vepėr tė rėndė penale. Opozita ėshtė e vendosur ta nxjerrė nė pah tė vėrtetėn e kėsaj afere tė turpshme, e cila do tu kushtojė shtrenjtė shqiptarėve, sot dhe nė tė ardhmen. Jemi tė vendosur tė marrim ēdo masė tė nevojshme pėr tė parandaluar ēdo tentativė antiligjore dhe antikushtetuese pėr ta bėrė efektive, mė 17 tetor 2014, njė marrėveshje qė i faturohet shtetasve shqiptarė dhe mbush xhepat e qeveritarėve tė sotshėm.[...]
Ekspres.al
Krijoni Kontakt