Close

Rezultati i Sondazhit: Cili është vlerësimi juaj për Qeverinë e Rilindjes pas 1 viti në pushtet?

Votues
19. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Pozitiv

    5 26.32%
  • Negativ

    13 68.42%
  • Në vend numero

    0 0%
  • Indiferent

    1 5.26%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Minimalja, ç'morrosja e Lazaratit s'ishte pak ne syte e nderkombetareve, kishte kaq e aq vite qe lulezonte kannabis mijera-tonelatesh per shtate pale qejfe, nen hunden e ish-kryeministrit rrenacak profesionist...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Qeveria për 300 ditët: 'Ja arritjet me shifra e fakte' Rama: Nuk kemi harruar asnjë zotim

    TIRANE- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit të tij po prezantojnë sot arritjet e 300 ditëve të para të qeverisjes së tyre. Prezantimi i arritjeve të qeverisë është organizuar në mënyrë të tillë që secili nga ministrat të raportojë për pak minuta për pikat kryesore të punës së tij.

    Këto 300 ditë për Kryeminsitrin e vendit, Edi Rama ishin të mjaftueshme që shqiptarët të ndjeheshin të lirë në vendin e tyre, të mund të flisnin lirshëm, qoftë edhe kundër qeverisë, Në kaq ditë, siç shtoi ai u arrit të transformohej marrëdhënia që një qeveri ka me opozitën, Presidentin dhe krerët e institucioneve të tjera të pavarura,duke shtuar se është arritur një marrëdhënie e re etike.

    “Qëllimi i këtij takimi nuk ishte të bënim një paradë suksesesh, fryma e këtij nuk është ajo e imponimit të publikut mes shifrash, faktesh, rezultatesh të dukshme, por është vetëdija jonë se gjitha ajo që është arritur në këto 300 ditë nuk është merita jonë por e të gjithë atyre që në 23 qershor me votën e tyre investuan tek ky projekt fitues. Nga njëra anë ne i detyrohemi të gjithë qytetarëve shqiptarë llogaridhënie, transparencë dhe shprehjen më të lartë të respektit dhe falënderimit tonë. Pa të gjithë ju asgjë që kemi arritur nuk do kishte qenë e mundur”, tha Rama në nisje.

    Duke u ndalur tek marrëdhënia me opozitën kreun e shtetit, kryeprokurorin e KLD-në, Rama shtoi, “Ne jemi në të drejtën tonë të themi që kemi justifikuar arsyen e parë pse na votuan, për të qenë njerëz të lirë në vendin e tyre. Vendin ku askush nuk ndjehet i i tepërt. Shqipëria sot është shumë më evropiane. Në komunikimin publik qeveria flet për problemet e qytetarëve, që nuk i bombardon me propagandë ndaj opozitës, nuk i rraskapit duke sharë, fyer dhe të diskriminojë opozitën. Në parlament kemi arritur atë që opozita nuk e ka pasur në 20 vite të shkuara, në minutazhin që ka pasur për të folur. Kemi ndërtuar një marrëdhënie të re etike me institucionet e pavarura. Ne nuk jemi të lumtur me presidentin, por nuk i kemi dhënë shqiptarëve shembullin e vjetër të një marrëdhënie jo etike, mes sharjes dhe akuzash. Ne nuk jemi të lumtur me Prokurorin e Përgjithshëm por nuk kemi zgjedhur rrugën e diskriminimit të këtij institucioni, shohim me shpresë që të zhvillojë drejtësinë. Nuk jemi të lumtur me mënyrën si funksionin KLD por nuk do biem me batakun që na ofron ku institucion”, tha Rama.

    Sipas Ramës, gjithçka e arritur deri më tani është “imponimi i 23 qershorit, i një mandati që na është dhënë me një arsye të qartë të ecim më shpejt për të rilindur Shqipërinë, jo të shohim prapa e të ecim zvarrë. Sot është e lehtë të mendosh ndryshe e të shprehesh, është e lehtë të jesh kundër qeverisë, nuk të gjen asgjë, madje dëgjohesh me respekt, është realitet i 300 ditëve të para”.

    Rama shtoi se tanimë Shqipëria nuk do të tregohet me gisht si vendi i pandëshkushmërisë.
    “E transformuam këtë vend nga vendi që tregohej me gisht në një vend që tanimë Lazaratin e ka si një vend si gjithë të tjerët dhe ka hequr njollën e një vendi ku lulëzon droga dhe pandëshkrueshmëria”.

    Sipas kryeministrit, mbi të gjitha kjo e sotmja është qeverie e llogaridhënies.

    “Nuk kemi pasur kurrë një qeveri kaq llogaridhënëse ku komisionet kuvendore funksionojnë si kurrë më parë, zëri i interesit dëgjohet si kurrë më parë dhe ky është një zotim që e mbajtëm”.

    Në lidhje me statusin, Rama vecoi shprehjen se nuk e kërkuam si lëmoshë.
    “Nuk e bëmë duke kërkuar statusin si lëmoshë as duke lidhur statusin me qëllimet tona si qeveri, as me përmbajtjet e punës sonë si qeveri por duke argumentuar me seriozitet dhe dinjitet atë që qeveria tjetër për vite të tëra nuk arriti të argumentojë dhe arsye të forta se përse Europa duhet të shohë shqiptarët si një aset shumë të çmuar”.

    Arritje, Rama vlerësoi dhe unifikimin e sistemit arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Kemi mbajtur premtimin për unifikimin e mëtejshëm të sistemit arsimor, Shqipëri-Kosovë, që fëmijët në Kosovë e Shqipëri të përgatiten si shqiptarët e bashkuar nën qiellin e Europës”.

    Por, kryeministri thekson se pavarësisht arritjeve, qeveria është zotuar dhe për shumë të tjera, ndër të cilat nuk është harruar asnjë i këtij lloji.
    “Nuk jemi të ngopur me cfarë kemi arritur, nuk kemi harruar asnjë zotim, por do i mbajmë një për një të gjithë zotimet, dhe do mbajmë me shqiptarët dhe do a ua lemë shqiptarëve të gjykojnë nëse kishim vullnet të mirë apo i kemi prerë në besë.
    ashtu sic kemi premtimit, në arsim shëndetësi, ashtu sikundër kemi thënë, ne tashmë kemi vendosur gurë të rëndë themeli të reformave të thella”.

    Kryeministri shprehet se është koshient se ka ende shumë gjëra për t’u bërë. Një ndër to, reforma në drejtësi.
    Sërish u ndal tek episodi me kancelarin Merkel gjatë takimit në Gjermani.
    “Ajo që mbetet për tu bërë është reforma në drejtësi. Nuk është hera e parë që e them kur po i flisja rreth statusit, se përse Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat, Kanceralrja Merkel më ka parë në sy. Ajo më tha, e lemë mënjanë statusin e vendit kandidat, ja zëre se e morët. Kur e pyes, se ku gabuam që nuk e morëm në dhjetor, më shikon në sy dhe më thotë: A mund të më thuash me atë sistem drejtësie, me ato gjykata që keni ju, atë nivel korrupsioni që keni ju në atë gjyqësor të korruptuar ju mund të bëheni vend i BE. Po sigurisht përgjigja mund të ishte jo, por përtej kësaj përgjigje tek unë mbeti shija e turpit. Kudo, shija e turpit”.
    edi rama

    PELESHI: NË KRYE TË 300 DITËVE TË QEVERISJES, SHQIPËRIA MË PRANË EUROPËS
    Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi sot se në krye të 300 ditëve të qeverisjes Shqipëria është më pranë Europës. Gjatë raportimit për punën e 300 ditëve të qeverisjes, zv/kryeministri Peleshi theksoi se “vendet anëtare të Bashkimit Europian [ ] dhe jam i bindur se edhe çdo qytetar europian që beson tek Europa e bashkuar, kanë shumë besim tek Shqipëria sot”.

    Shqipëria , vijoi Peleshi, është sot një vend zyrtarisht kandidat për BE-në. “Për të arritur në këtë stacion historik është dashur një punë e palodhshme, në çdo ministri dhe çdo agjenci qeveritare. Madje merita shkon përtej qeverisjes tek vetëdija e shoqërisë sonë që ka ditur të ndërtojë një sistem proeuropian vlerash në Shqipëri për t’u patur zili edhe nga vendet anëtare”, nënvizoi zv/kryeministri Peleshi.
    Në fjalën e tij, Peleshi u shpreh se “në fakt ne përmbushëm angazhimin më të rëndësishëm të qeverisjes sonë, rirlindjen e besimit te shqiptarët dhe tek e ardhmja. Sot secili prej nesh në kabinet është i bindur se synimet tona ambicioze për një Shqipëri të rilindur si gjithë Europa janë të mundura”.

    Vështirësistë, shtoi Peleshi, nuk janë të pakta për vendin, por ne kuptuam gjatë këtyre 300 ditëve se duke u orientuar nga detinacioni ku duam të arrijmë dhe jo nga pengesat e shumta në rrugën tonë gjithçka është e mundur.
    “Aksioni qeveritar u shtri në çdo fushë dhe qeveria u angazhua maksimalisht për të përnmbushur kërkesat e shtruara, por disa ministra patën një rol të posaçëm për përmbushjen e 5 prioriteteve, por më tepër për të komunikuar arritjet tona përmes një diplomacie të shkëlqyer”, përfundoi zv/kryeministri Peleshi.

    CANI: FINANCAT SHKELQYESHEM. JO VETËM IA DOLËM, POR DO IA DALIM DERI NË FUND
    Ministri i Financave Shkëlqim Cani në fjalën e tij me rastin e 300 ditëve qeverisje vuri në dukje se qëllimet në sektorin e financave kanë arritur pritshmëritë.
    Cani theksoi se në këtë udhëtim 300 ditësh, ku bashkuam shqetësimin e përbashkët për mirëqeverisje dhe kthim të institucioneve në shërbim të qytetarit, financat publike bënë përmbysjen e madhe.

    “Në 300 ditë ne arritën ta lëmë pas situatën e rëndë financiare, piramidën e dytë me paratë e shqiptarëve dhe të garantojmë fillimin e një rruge të re të menaxhimit financiar dhe konsolidimit fiskal.

    Ne ja dolëm në këto 300 ditë qeverisje të konsolidojmë financat publike të shtetit duke mbledhur të ardhura tatimore 270 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e mëparshme (një rritje prej 13%). Çdo ditë të vetme, organet e tatimeve e doganave kanë mbledhur afro 1 milionë dollarë më shumë se e njëjta ditë e periudhës së kaluar. Pra, më shumë fonde për arsim, shëndetësi, bujqësi dhe ekonominë, në shërbim dhe përfitim të qytetarëve!

    Ne ja dolëm të bëjmë realitet taksimin e ndershëm: 97 për qind e të punësuarve përfituan nga ky taksim.

    Ne ja dolëm të paguajmë 2,700 fatura të pashlyera me vlerë mbi 250 milionë dollarë, para të mbajtura prej deri 9 vitesh, pa të drejtë, bizneseve dhe qytetarëve, para që shtojnë investimet dhe vendet e punës për shqiptarët.

    Ne ja dolëm të garantojmë financimin për çdo projekt të buxhetit.

    Ne ja dolëm të ulemi si partnerë të besueshëm dhe të negociojmë me institucionet ndërkombëtare: FMN, BB dhe BE, duke siguruar mbështetjen e tyre financiare në buxhet për tre vjet me rreth 1 miliardë dollarë! Falënderim edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë!

    Ne ja dolëm të forcojmë kontrollet ndaj evazionit dhe kontrabandës, duke shtuar 500 kontrolle në muaj vetëm nëpërmjet asistencës së Croën Agents.

    Ne ja dolëm të përballemi me korrupsionin dhe shpërdorimet e parasë publike. Kemi bërë rreth 200 kallëzime penale për rreth 600 autorë.

    Ne ja dolëm të reformojmë të gjithë legjislacionin bazë fiskal në bashkëpunim me biznesin dhe partnerët ndërkombëtarë, duke ndryshuar rrënjësisht klimën e të bërit biznes.

    Ne ja dolëm të trajnojmë 600 punonjës të tatimeve, doganave dhe ministrisë, për rritjen e kapaciteteve të tyre.

    Ne ja dolëm të paguajmë këstin e parë për 500 dosje të fjetura, me më shumë se 1,200 përfitues, për ish-të përndjekurit.

    Ne ja dolëm të rikthejmë besimin te tregjet ndërkombëtare.

    Jo vetëm ja dolëm, por edhe do t'ia dalim deri në fund! Sepse kemi vullnetin, përgjegjësinë, përkushtimin dhe profesionalizmin për ta bërë!”

    KUMBARO: I TREGUAM BOTËS FYTYRËN E VËRTETË KULTURORE TË SHQIPËRISË
    Në 300 ditë skuadra e kulturës realizoi një punë mjaft të madhe, kundrejt pritshmërive që lëviznin në hapësirën kulturore, ku arritjet më të mëdha ishin ato të realizimit të reformave në art të cilat u hapën rrugë e u dhanë mundësi edhe të rijnëve, dhe vlerave të tyre, transparenca dhe angazhimi i realizimit të rreth 350 projekteve.

    Në analizën e 300 ditë qeverisje, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se realizuam hapjen e 1200 vendeve të reja të punës, ndërtimi i qendrave të edukimit kulturor, pjesëmarrja e rreth 300 mijë nxënësve në aktivitetet që u realizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”.

    Gjithashtu, shtoi Kumbaro, ndërtuam dy muzeve kombëtare, administruam trashëgimisë kulturore (pastrimi i një pjese mjaft të madhe të mureve antike apo kalave), inventarizimi i monumenteve kulturore, si dhe pjesëmarrja në Bienalen e Venecias, që ishte një kartvizitë e shkëlqyer”.

    Ministrja veçoi realizimin e kalendarit artistik Kosovë-Shqipëri, pra bashkimi i bërë realitet si një skenë e përbashkët evropiane që i tregoi botës fytyrën e vërtetë të kulturës shqiptare”.

    Ajo falenderoi ministrin e Financave, i cili ka mbështetur projektet kulturore edhe në kohë të vështira.

    GJIKNURI: HAPA KONKRETE PER GAZIFIKIMIN E VENDIT
    Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri u shpreh se vlerësimi për seriozitetin e një qeverisje, nuk duket nga retorikat mbi premtimet dhe lista e dëshirave, por nga përballja me vendimet e vështira përpara situatave të vështira. "U përballëm me 1.1 miliard dollar borxhe, në një sistem në kushtet e falimentimit total operacional dhe financiar. Pikërisht, nisur nga kjo situate, detyra e parë e kësaj qeverie ishte sigurimi i furnizimit me energji. Këtë e bëmë me shumë sukses, sigurimin e furnizimit me energji elektrike në këtë vit. Ashtu siç i hapëm edhe dritën investimeve në sektorin e falimentuar të shpërndarjes. U përballëm me një situatë të pasigurisë juridike, të konfliktit të krijuar nga ish-qeveria dhe bëmë të mundur hapjen e dritës jeshile për mbi 200 milion dollarë investime nga institucionet financiare ndërkombëtare. Nisur nga rezultatet e mira të Task Forcës, dhe dëshirës së qartë të qeverisë shqiptare për të reduktuar humbjet dhe për të përmirësuar situatën në shpërndarje, kemi rezultate konkrete të një arkëtimi 30% më të lartë, si dhe të një reduktimi të humbjeve 6%. Rezultate të arritura në kushte shumë të vështira, pa investime dhe me një tranzicion qeverisës", tha Gjiknuri.

    "Nga ana tjetër, siguruam vazhdimin e projektit strategjik, linjën e interkonjeksionit me Kosovën, si dhe riaktivizuam projektin e linjës së jugut. Investime të rëndësishme për sigurinë energjetike dhe për infrastrukturën kritike të këtij vendi. Gjithashtu, me vendosmërinë tone, i dhamë fund “tregut të zi” të licencave, duke anuluar mbi 200 leje koncesionare dhe minerare për shkak të kushteve të pasigurta si dhe shkeljeve të njëanshme të detyrimeve ndaj shtetit. Ushtruam kontroll të fortë mbi veprimtarinë minerare, duke i kushtuar vëmendje standardeve të jetës së minatorit dhe duke realizuar edhe investime për zgjerimin e sektorit minerar, siç janë zhvillimet shumë pozitive në sektorin minerar të kromit, duke hapur pusin numër 9, duke filluar punën për të, si dhe duke riaktivizuar të gjitha uzinat e rafinimit të kromit në atë vend. Pikërisht, për shkak të politikave qeveritare dhe masave fiskale, por edhe mirëmonitorimit të industrisë hidrokarbure, sidomos asaj nxjerrëse, kemi arritur të sigurojmë 45 milion dollarë më shumë për shtetin, pikërisht nga kjo industri. Kemi nxjerrë Albpetrolin nga kthetrat e korrupsionit, duke e kthyer në një menaxhim transparent e duke siguruar 11.2 milion dollarë më shumë në favor të shtetit në këto muaj", tha ai ndër të tjera.

    NAÇO: REFORMA NË DREJTËSI DO FLASË ME GJUHËN E BRUKSELIT
    Sipas ministrit të Drejtësisë, qytetari shqiptar nuk mbahet më peng i gjykatave. Kjo është një nga arritjet e 300 ditëve të para, siç tha Naço.
    “U angazhuam që do hapim një faqe të re të sundimit të ligjit, u zotuam se solidarizohemi me më të dobëtit, krijuam mundësi aksesi në drejtësi me tarifa më të reduktuar, çdo shtetas paguan sot 37-40% më pak se dje. Realizuam dixhitalizimin e sistemeve. Kemi pasuruar sistemin elektronik audio dhe dixhital nëpër gjykata, do modernizojmë sistemin gjyqësor. Kemi kërkuar procedim për 20 gjyqtarë, aq sa nuk është kërkuar në 8 vitet e fundit. Luftën e korrupsionit do e nisim nga gjyqësori, Kemi dy gjyqtarë të arrestuar. Do vazhdohet me të tjerë, nuk ndalemi përpara këtij fenomeni”, tha ai.

    TAHIRI: RILINDËM POLICINË E SHTETIT
    Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se në këto 300 ditë u rilind policia e shtetit, u vu në krye të detyrës.
    “Në 300 ditë, pavarësisht vështirësive dhe gjendjes së rëndë brenda policisë kemi arritur ta rilindim Policinë e Shtetit, e cila sot është kthyer në detyrë në luftën ndaj krimit dhe korrupsuionit. Kemi rritur forcën parandaluese dhe goditëse dhe kemi përfunduar kuadrin ligjor. Janë ulur me 16% krimet e rënda ndaj personit dhe 50 % vrasjet. Lufta ndaj korrupsionit është rritur 40% më shumë por mbi të gjitha kemi shembur murin e pandëshkueshmërisë. Kemi dhënë shembull ndaj luftës së korrupsionit në zyrtarët e lartë.Përfunduam reformimin e kuadrit ligjor në fushën e sigurisë. Vendosëm sundimin e ligjit në Lazarat. Kemi rritur forcën parandaluese dhe goditëse dhe kemi përfunduar kuadrin ligjor. Kemi mishëruar parimin ‘një shtet, një polici’. Luftë pa kompromis ndaj politikave korruptive në policinë e shteti. Nxorëm Shqipërinë nga lista e zezë e trafikimit të qenieve njerëzore", përmendi ai disa prej arritjeve.

    GJOSHA: STATUSI, ARRITJE E PUNËS SONË NË EKIP
    Në këto 300 ditë pune, ministria e Integrimit, Klajda Gjosha veçoi si arritje marrjen e statusit kandidat, ndërsa e ndali vëmendjen tek përparimi më tej për sa i përket integrimit.

    “Kemi bërë një punë të shkëlqyer në ekip për integrimin. Koordinim me të gjitha institucionet, energji e madhe. Kjo nuk është vetëm arritje e një qeverie apo të tjerave por e gjithë qytetarëve. Na vendosën përpara përgjegjësive për të arritur përpara. Përfunduam planin kombëtar për integrimin 2014-2020. Situata dhe plani do na përafrojë me ligjet e BE. Arritje do veçoja decentralizimin e fondit IPA, besim për administratën shtetërore. Do fokusohemi me plotësimin e 5 prioriteteve që do na çojnë drejt hapjes së negociatave. Veçoj reformën në drejtësi për ta përfunduar me sukses, duhet një politikë më bashkëpunuese me rajonin”, tha Gjosha.

    CUCI: ARRITJA NË 300 DITË, REFORMA TERRITORIALE
    Në 300 ditë kemi realizuar reformën më të rëndësishme të qeverisë, reformën territoriale që gjeti mbështetje nga qeveria amerikane, zvicerane, OSBE e Këshilli i Europës. Krijuam grupe rajonale pune, krijuam si rrallëherë. Për të ardhur tek harta e re hartuam ndarjen e re administrative, duke propozuar 5 variante, ndërtuam dhe punuam mbi një proces gjithëpërfshirës si dhe krijuam një platformë dixhitale me 30 mijë vizitorë online. Realizuam sondazhin më të madh kombëtar, 16 mijë të investuar

    BUSHATI: RIKTHIM DINJITETI PËR MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE
    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi punën e bërë nga institucioni që ai drejton në 300 ditët e qeverisjes, ndërsa tha se në këto 300 ditë janë përpjeke t’i rikthejnë dinjitetin marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai vlerësoi si arritje marrjen e statusit kandidat dhe marrëdhëniet me fqinjët e më gjerë.

    “Rikthim dinjitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Është bërë punë e madhe me kolegët dhe trupën e shërbimit të jashtëm për sa i përket marrjes së statusit. Nëse nuk do kishim një qasje të re të reformave nuk do kishim këto rezultate. Statusi përforcon rolin e Shqipërisë në rajon, na hap një kapitull marrëdhëniesh të reja, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me partnerin strategjik, SHBA. Çështjet e mbartura me Greqinë, i adresuam në bazë të reciprocitetit, ashtu si toponimet do adresojmë edhe çështje të tjera”.

    CELIBASHI: PËRMIRËSUAM DEBATIN NË KOMISIONE
    Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi gjatë fjalës së tij u shpreh se në këto 300 ditë është arritur të përmirësohet debati nëpër komisione. “Kjo qeveri synon të përmirësojë procesin e ligjbërës”, tha ai.

    Prioritetet per 300 ditet e ardhshme
    Të dielën e shkuar, kryeministri mblodhi të gjithë ministrat në një takim 9-orësh, ku u diskutua pikërisht për bilancin 300-ditor, por edhe për ato që do të jenë prioritet i 6-mujorit të dytë të qeverisë së drejtuar nga Rama. Kryeministri e ka cilësuar periudhën 2014-2015 si "viti antikorrupsion".

    Ndër arritjet më të mëdha të kësaj qeverie janë statusi i vendit kandidat, që sigurisht erdhi edhe pas një sigurie që kjo qeveri u dha ndërkombëtarëve për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministria e Brendshme vjen pas një operacioni të suksesshëm në Lazarat, një prej zonave, ku prej vitesh policia nuk mund të hynte dhe të zbatonte ligjin e për më tepër. Ndërkohë, pak ditë më parë, në vëmendje të një paneli të zgjeruar profesorësh u prezantua edhe projekti për reformën në arsimin e lartë, në prani edhe të kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se edhe ky premtim është future në rrugën e zgjidhjes. Shëndetësia falas, është një premtim i radhës, i bërë gjatë fushatës për të cilin në fakt është folur dhe kanë nisur disa hapa, por ende nuk është realizuar. Megjithatë, ky premtim nuk është renditur ndër ata që përfundojnë brenda 300 ditëve.

    VELIAJ: RRITEM PUNESIMIN DHE SHTUAM NUMRIN E TE SIGURUARVE
    Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj u shpreh sot, gjatë prezantimit të punës së bërë në 300 ditët e qeverisjes se, është bërë e mundur rritja e punësimit, dhe rritja e sigurimeve shoqërore për rreth 44 mijë persona.

    Dua të theksoi deklaroi Veliaj se, për herë të parë fondi i akosrkuar për ish-të përndjekurit është më i madhi deri më tani, ndërsa ky proces do të vijojë me trasparencë dhe në mënyrë korrekte. Ne kemi hapur zyra pune në shumë qytete të vendit, si pika që orjentojnë punësimin, ndërsa përmes sistemit dual, do të orientojmë rininë drejt tregut të punës, u shpreh ministri . “Ne kemi hartuar një strategji për punësimin. Nga të punësuarit 25% prej tyre e them me krenari se janë vajza”-tha Veliaj duke nënvizuar se në 3 muajt e parë të vitit 2014 kemi arritur 10% më shumë punësim kryesisht në sektorin privat. Po ashtu janë rritur sigurimet shoqërore me 43 900 persona më shumë.

    KOKA: ARRITEM TE VENDOSIM MJEDISIN NE VEMENDJEN E CDO SHQIPTARI
    Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë raportimit sot për punën e bërë nga Ministria e Mjedisit në 300 ditët e qeverisjes, deklaroi se “gjatë këtij rrugëtimi ne arritëm të vendosim mjedisin në vëmendjen e çdo shqiptari”.
    “Për herë të parë në 23 vjet Ministria e Mjedisit po investon në parqet kombëtare dhe zona të tjera të degraduara duke synuar t’i shndërrojë në destinacione elitare të turizmit. Filluam rehabilitimin e plotë të Parkut Kombëtar të Lurës, simbol i masakrës së dy dekadave të fundit. Pas rehabilitmit dhe infrastrukturës të këtij parku do të fillojë mbjellja e 2 milion fidanëve. Prej pak ditësh ka filluar rehabilitimi edhe në parkun kombëtar të Divjakës duke synuar që shumë shpejt ta shndërrojmë në një destinacion turistik elitar”, theksoi Koka.

    Investimet e Ministrisë së Mjedisit, vijoi Koka, kanë përfshirë edhe zona të degraduara në qytete. Makthi i qytetarëve durrsakë do të mbarojë brenda pak muajve kur zona e e Kodër Vilës do të shndërrohet në një shëtitore aktraktive për qytetin , po ashtu edhe qytetarëve të Lezhës po u dhurojmë një shëtitore model. “Në 300 ditë kemi marrë masat për të ndaluar masakrën në fondin pyjor, ndaluam eksportin e qymyrdrurit dhe druve të zjarrit duke i venë fre prerjes së mbi 100 mijë metër kub dru zjarri në vit. Krahas urdhrit ndalues filluam edhe një fushatë ripyllëzimi të shtrirë në mbarë vendin në vetëm pak muaj mbollëm 520 mijë fidanë duke synuar të mbjellim mbi 10 milionë te tille Brenda mandatit 4 vjecar"-theksoi Koka. Ministri Koka tha se në vetëm 300 ditë Ministria e Mjedisit realizoi një sërë reformash në fushën e pyjeve, ajrit , ujit dhe mbetjeve , reforma këto me impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Ndërmorëm një nga reformat më të mëdha institucionale duke ndarë përfundimisht funksionet e menaxhimit nga ato të kontrollit , reformë që solli krijimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

    “Laboratori modern i ndërtuar para njësisë kombëtare të mjedisit jep sot të dhëna të sakta mbi cilësinë e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore në mbarë vendin. Pas një mungese të gjatë Shqipëria raporton pranë Agjencisë europiane të mjedisit mbi shumë parametra mjedisorë të kërkuara , 6 stacione fikse të monitorimit të ajrit dhe 1 stacion i lëvizshëm japin sot në kohë reale informacion mbi cilësisne e ajrit në zonat kryesore rurale”, u shpreh ai.

    Ministri Koka duke folur për punën e bërë nga Ministria e Mjedisit tha se “në vetëm pak muaj Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve e Ujërave kontrolloi 430 subjekte, që ushtronin aktivitetin pyjor dhe që për shumë vite ishin jashtë kontrollit. Ngopja tejët e madhe e akumuluar ndër vite bëri që të ndërmarrim vendimin e shpallljes së gjendjes së emergjencës mjedisore si rezultat ky inspektoriat bashkë me forcat e armatosura organizoi aksionin për pastrimin e rrugëe nacionale dhe pikave kufitare u pastruan 450 km rrugë duke grumbulluar mbi 450 ton mbetje u ndërmorën kontrolle në komuna e bashki duke marrë masë me gjobë për mbi 200 të zgjedhur vendorë, të cilat nuk kanë marrë masat e duhura për menexhimin e mbetjeve dhe pastrimin e territorit nën administrimin e tyre”.

    “Mijëra vullnetarë,studentë, punonjës, qyteterë iu bashkuan nismave të ministrisë së Mjedisit. Sot ne jemi më të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë, por pavarësisht se afrimi me standardet më të mira mjedisore europiane mbetet ende larg ne vazhdojmë punën tonë”, përfundoi Koka.

    BEQAJ: RRITEM NUMRIN E BARNAVE TE RIMBURSUARA
    Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se, në 300 ditë qeverisje arritëm të stabilizojmë situatën e furnizimit të spitaleve me ilaçe, ndërsa shtuam edhe 173 barna të reja të rimbursur.

    Në buxhetin e adresuar për shëndetësinë tha kreu i shëndetësisnë, ne rritëm me 50% fondet për rimbursimin e ilaçeve dhe furnizimin me reagentë të laboratorëve spitalorë, ndërsa shlyem në masën 60% te shumës prej 40 milionë dollarësh të gjetura borxh nga qeveria e mëparëshme.

    Ne jemi të vendos tha ministri Beqaj, të përmirësojmë shërbimin spitalor përmes investimeve në qëndra specifike jo vetëm për kurimin e sëmundjeve të vështira por edhe në rehabilimin e qëndrave spitalore në të gjithë vendin për ti kthuer ato qëndra moderne me standarte bashkohore. Nuk mund të rri pa përmendur tha kreui shëndetësisë Beqaj, transferimin e fondit prej 50 milione usd, spitalit në Presheve. Ndërsa në kuadër të bashkëpunimit mes qeverisës shqiptare dhe asaj kosovare kemi kryer dy ndërhyrje në fusheën e kardiologjisë në spitalin e Prishtinës, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen tha ministri Beqaj.

    GJERMENI: PO HARTOJME STRATEGJINE KOMBETARE TE STREHIMIT
    Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, pasi prezantoi arritjet e ministrisë që ajo drejton në këto 300 ditë, si masat e marra për sezonin turistik, pastertia dhe rregulli në plazhet tona, shembjet e ndërtimeve pa leje dhe sigurinë e qytetarëve në zonat bergdetare, tha se qeveria po harton strategjinë kombëtare të strehimit.

    “Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizimet falas dhe i dhamë fund vuajtjeve, korrupsionit dhe sorrollatjeve në zyrat e shtetit. Kemi marrë masa rehabilituese për të vendosur kontrollin mbi terriorin duke prishur mbi 360 ndërtime të paligjshme”, tha ministrja.
    Gjermeni theksoi se Qeveria u angazhua dhe është e angazhuar për një sezon turistik ndryshe.“Kemi më shumë plazhe të pastra, më shumë siguri, kemi 11 plazhe ku kemi ngritur kampe vullnetarësh që u shërbejnë qytetarëve. Për sigurinë e tyre kemi roje plazhi. Kemi hartuar strategjine e turizmit. Po hartohet strategjia kombëtare e strehimit, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e banesave me kosto të ulët”, tha Gjermeni.

    NIKOLLA: ARSIMI I LARTE KRYEFJALA E REFORMAVE
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha të hënën se reforma në arsimin e lartë mbetet kryefjala e reformave në këtë fushë. Duke raportuar për punën e qeverisë në arsim, ministrja veçoi ndër të tjera hartimin e abetares mbarëkombëtare dhe sistemin e unifikuar arsimor me Kosovën.

    Matura shtetërore 2014, tha ministrja Nikolla, shënoi një standard të cilësisë në këtë drejtim, dhe i ktheu dinjitetin provimeve të këtij viti. Po ashtu, vijoi ajo, ka filluar puna për reformimin e sistemit parauniversitar me kurrikulat e BE-së, ndërsa për herë të parë prindër, mësues e nxënës do të kenë në dorë një instrument për verifikimin, që është karta e performancës. Gjithashtu, përmirësimi i cilësisë së teksteve, sipas vërejtjeve të mësuesve është një tjetër prioritet i ministrisë së Arsimit, sipas programit të qeverisë.

    (m.a/d.b/a.n/BalkanWeb)

  3. #23

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    E keqja eshte qe per 40 vjet u mesuam me luge bosh, kshq edhe ky 300 ditesh nuk mund te jete ndryshe...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shigjeta për postimin:

    Randal (15-07-2014)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    i frikshem tritoli dje ne rrugen myslim keta, I frikshem per kalimtaret, per banoret, per bizneset, vetem 5 min me pare se te ndodh shperthimi ndodhesha aty, u plagosen 2 kalimtare te pafajshem, rruges ne hallin e tyre, pa patur ndoshta dhe para ne xhep, ne nje rruge te populluar dhe me biznese, locale, dyqane, vetem 150 meter nga kinostudio ku ndodhen dhjetera televizione, vetem 150 meter nga rajoni I policies, vetem 300 meter nga ministria e mbrojties ( ish shkolla e bashkuar)

    po ishte ai vellai I drejtorit te burgut 313 qe I kishin vene tritolin ne makine, po ishte nga dhe miku I deputetit dhe kryetarit te komunes qe blene dhe kane blere vota per tua kthyer votuesve ne rrota, ishte sigurisht I pafajshemi qe u plagos ne mes te trotuarit pa patur dijeni nga kush dhe si, pa I patur borgj askujt, jane pronat e tjetersuar me vite me radhe dhe vazhdojne dhe sot e kesaj dite, me ne krye nje ish te denuar qe eshte vene ne krye te saj per te bere ca para per zgjedhjet e ardheshme qe te shperndahen me fugon nga ish ekspozita
    fajtori ngelet jetim ne kete vend pa prind, fajtori ngelet jetim ku pushteti, gjykata, media jane zhytur ne krim
    te vetmit te pafajshem qe na kane rene per hise te jetojme ketu jemi ne qe nuk u hap rruga te largoheshim njehere e pergjithmone nga ky vend qe dinjitetin e masin me sa para ke ne xhep
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #25
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    i frikshem tritoli dje ne rrugen myslim keta, I frikshem per kalimtaret, per banoret, per bizneset,
    Më i frikshëm ishte Gërdeci dhe qindra depot e 97-ës
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    parakomentues
    ne gerdec ti nuk ke patur asnje te njohur siq kam patur une qe ish shoqja e shkolles ka nderruar jete. dhe nuk mendoj se te dhimbsen me shume se mua, por nese une jam apolitik ne opinionet e mija ti je zedhenes I kesaj katrahure te vendit tone,
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-07-2014
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    25

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Negativ!
    Deri me sot kam pare vetem tradheti dhe moskokecarje per nevojat e popullsise dhe individeve, duke filluar qe nga armet kimike e me rradhe, tritolat, shperthimet, deshtimet, droga etj etj.
    Ajo qe me ben pershtypje eshte propaganda dhe trushplarja qe ekziston mes disa njereze qe perpara njerzillekut vendosin perkatesine e tyre militanteske... Me keto mend Shqiperia veshtire se behet.

    Sikur te ishin marre cik me shume me pune e me pak me deklarata boshe mediatike, kushedi edhe e kishin qullosur ndonjegje... Por nuk kam pare asnjehere "qeveri" me mediatike se kjo! Tregon se mungesen e punes dhe paaftesine duan ta kompencojne me propagande. Fatmiresisht kane Top Channelin qe thone se eshte kthyer ne ZP modern!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Randal : 15-07-2014 më 05:50

  9. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    O shoku Rama, numeroja bre arritjet shqiptareve qe te dhane voten:

    1. Kemi mbyllur mijera biznese lojra fati dhe kemi sekuestruar mijera kompjutera.
    2. Policia ka harxhuar 10 ton tritol C4 per te hedhur ne ere qindra pallate e prona te shqiptareve te ndertuara me leje e pa leje.
    3. Kemi bllokuar e hequr licensat mijera shqiptareve te vetepunesuar me furgona dhe i kemi pastruar qytetet tona nga fshataret qe vinin ne qytet me keto furgonat.
    4. Kemi bllokuar 70 ton hashash ne Lazarat dhe i kemi djegur ekonomise shqiptare 100 milion euro qe mbante me buke mijera te papune ne mbare Shqiperine.
    5. Kemi mbushur qytetaret e Tiranes e mbare Shqiperise me gjoba makinash.
    6. Kemi nxjerre ligje te reja qe edhe atij fshatarit qe shet gjize e domate ne tregun e qytetit, duhet ti paguaje 250,000 leke te vjetra takse shtetit ne vit!
    7. Ua rritem edhe shqiptareve taksat ne 1 janar 2014, duke u rritur taksen e naftes, alkoolit, kafese, etj, duke i rritur cmimet e mallrave akoma me shume ne treg me keto taksat e reja!
    8. Na kapen heroinen e kokainen keta fqinjet dhe na u desh qe te vrisnim bankierin e mafies ne mes te Tiranes, pasi prokuroria ishte gati per ti hedhur hekurat, e kish mundesi qe te na nxirrte gjithe peshqit e medhenj ne Tirane.
    9. Na rane edhe ca avione droge, po ja ne i rrame Lazaratit, qe t'iu mbushim mendjen ju dhe botes qe ne nuk jemi ata qe organizojme trafiqet.
    10. Morem edhe disa qindra miliona euro borxh nga FMN dhe Banka Boterore, po ato nuk do t'ua japim ju ne rritje rrogash e pensionesh, por do t'ua japim miqve tane me biznese.
    11. Arritem qe te marrim edhe driten jeshile per statusin ne BE, dhe besoj se ju shqiptaret sot jeni me pak te depresuar, sepse sapo e kaperdite "pilulen antidepresion".
    12. Pushuam edhe 7000 veta nga administrata e shtetit me nje te rene te lapsit te kryeministrit, po Gjykata na zuri ne kundravajtje e tani po u paguajme demshperblim ketyre disa miliona dollare.
    13. Shoku Edi Rama e beme edhe Komandat Ushtrie, edhe Kryeprokuror, edhe Kryepolic, edhe Kryegjykates se te gjithe jane te korruptuar ne ate vend, vetem ai nuk eshte i korruptuar por rilindas.
    14. Cekeve ua paguam 100 milion euro per te marre statusin dhe italianeve ua falem pyllin e Vlores.
    15. Garden e Republikes e shkrime pas 90 vjetesh dhe morrem ne pune 1000 police te rinj. Dhe nuk i morem nga rruga si Saliu, i morem nga bankat e shkolles, me test!
    16. Tani do mbyllim edhe te gjitha universitetet e vendit, publike e private, e do leme vetem 2-3 si ne kohen e komunizmit, qe kerkesa te jete e larte per shkolle, e oferta te jete e ulet. Keshtu qe cmimi i nje testi apo diplome te blere ne Shqiperi te shkoje nga 100,000 leke ne 1 milion leke.

    Dhe ankohen pastaj shqiptaret nga Qeveria e Rilindjes... Te kane faj? O shoku Rama, une them qe ti tani qe e vure ne vije Shqiperine, ti hysh e te rilindesh edhe Italine, edhe Greqine, se kane vite qe kerkojne edhe ata nje rilindas si ty po nuk e gjejne.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-07-2014 më 10:51

  10. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Berisha: S’jam profet as kasandër, por pasojat e tmerrshme do t'i ndjeni vitin tjetër

    TIRANË- Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri analizën e 300 ditëve të para të qeverisë ‘Rama’, të cilat i quajti 300 ditët e mashtrimit, pasi sipas tij qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, pas 300 ditësh shqiptarët janë më të varfër.

    “Shqiptarët pas 300 ditësh janë më të varfër. Ata u bënë më të pasigurt, më të papunë se para 300 ditëve. Në 300 ditë u ngjit mafia dhe kleptokracia. Kurrë në histori institucionet nuk janë pushtuar nga delinkuentë, vrasës, përdhunues, pengmarrës.
    Premtoi shëndetësi falas, sot nuk u bë por u korruptua më shumë sistemi, për një pjesë u rritën ndjeshëm shërbimet shëndetësore. Premtoi legalizime falas. Sot për të legalizuar banesën paguajnë dy herë më shumë, për çmimin e tokës dhe të tjera. Kush ka ndërtuar një lokal për bukën e fëmijëve të tyre do paguajë 4 herë deri në 5 më shumë për legalizimin e tij. Kreu i mazhorancës së krimit u zotua se do hiqte TVSH për bukën, miellin, sheqerin, vezën dhe vajin. Jo vetëm që nuk u hoq por këto 300 ditë mallrat e shportës kanë patur një rritje 3,2% të çmimeve”, tha Berisha.

    Më tej ai shtoi se, “Rama premtoi se do hiqte TVSH për energjinë elektrike, jo vetëm nuk u hoq, por u vendos fatura afrofe me të cilën 120 mijë familje paguajnë sëpaku tre herë më shumë se çifti kryeministror i vendit pavarësisht se konsumojnë 13 e kësaj sasie. Heqja e taksës së qarkullimit dhe akcizës për naftën e fermerëve, jo vetëm nuk u hoq por taksa e qarkullimit u rrit me 120 lekë për litër. U premtua ulja e qerasë për ambientet e tregtisë, heqja e taksës së biznesit të vogël . Në prag të 300 ditëve mashtrim vendosi 2 deri 3 herë më të lartë taksën e biznesit të vogël. U premtua ule takse për 97 të shqiptarë e vërteta është se ajo u rrit për 95% të shqiptarëve dhe u ul vetëm për 5% të tyre”, vijoi Berisha.

    Më tej ish-kryeminstri tha se rritja ekonomike për të cilën flet qeveria aktuale është fiktive. Berisha tha ndër të tjera se, edhe rritja e pensioneve është një gënjeshtër.

    “Nga arena në arenë nga takimi në takim premtonte rrogën e 1të, pensionin e 13-të, jo vetëm që nuk u vendosëm por u hoq dhe gjeli i detit, që iu jepej pensionistëve, u hoq shpërblimi që i jepej punonjësve në fundvit. Vetëm nga rritja natyrale e çmimit çdo shqiptar merr 2% më pak pra as inflacioni nuk iu kompensua. Rritja e pensioneve që premtojnë është mashtrim real, asnjë rritje, thjesht kompensohet inflacioni. Pensionistëve iu hoqën subvencionin e transportit, të përndjekurit politikë që iu premtua se do marrin 27 euro për ditën e vuajtjes, se brenda 2 viteve të gjithë të gjallët do marrin dëmshpërblim të plotë deri tani është dhënë këtij për 237 të përndjekur. Nuk është hapur asnjë vend i ri pune. Ekonomia është në recension”, tha ai ndër të tjera.

    Më tej, Berisha akuzoi deputetin e PS-së Koço Kokëshima se ka monopolizuar naftën. “Nafta është bërë Koç dhe Koçoja është bërë naftë. Sot ëështë Koçoja Bajloz i naftës”, tha ai më tej.

    Duke folur për borxhin, Berisha nënvizoi se pasojat e tmerrshem të tij, shqiptarët do t’i ndjejnë vitin që vjen. “Na sulmuan neve për borxhin me tezat e etërve të tyre, se borxhi është skllavërim konolizim, këta shokë me ardhjen në pushtet e rritën borxhin 2,5 herë më shumë se në 8 vite që ne ishim në pushtet. S’jam as profet as kasandër por pasojat e tmerrshme të borxhit 7,4% mbi shpatullat e shqiptarëve, bashkë me pasojat korruptive të CEZ fillojnë vitin që vjen dhe do jenë një gur i rëndë varur në qafën e çdo shqiptari”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

    Sipas ish-kryeministrit Berisha, “sot në Shqipëri sundon mafia, ndërsa Rama po shtrin tentakulat në institucionet e pavarura”. Sipas Berishës, kryetari i Kuvendit meta pranon çdo lloja diktati nga kryeministri Rama.

    “Meta të mos bëjë lolon në kurriz të një populli të tërë. Është mafia në krye, nga kryeministri janë të njohura lidhjet me bandat e rrezikshme. Sot në Shqipëri sundon mafia, kanë qenë ditët e një regresi. Edvin Kristaq Rama tentoi të korruptonte Presidentin të dalë ta mohojë. Më pas përdori gijotinën e mazhorancës për të rrënuar një nga një institucionet e pavarura, ILDKP, kanë vënë në shënjestër vetëm personat që urren Rama. Prisni kur të dëgjoni për pasuritë e LauraVorpsit e Ciljetës, se të Gjin Gjonit e keni dëgjuar.”- deklaroi Berisha.

    Lidhur me incidentin mes deputetëve gjatë seancës së kaluar të kuvendit, Berisha tha: “Çfarë ndodhi me Strazimirin? Rama i droguar i zverdhur me lëvizje të pakontrolluara. Strazimiri doli dhe tha doli mis kokaina, kjo i shtyn ta godasin deputetin. Cfarë duam ne në atë parlament? Rama nxori Ndokën dhe Ndreun për dhunë se ata e kishin mizën nën kësulë.”

    (m.a/BalkanWeb)

  11. #30
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    parakomentues
    ne gerdec ti nuk ke patur asnje te njohur siq kam patur une qe ish shoqja e shkolles ka nderruar jete. dhe nuk mendoj se te dhimbsen me shume se mua, por nese une jam apolitik ne opinionet e mija ti je zedhenes I kesaj katrahure te vendit tone,
    Saliut nuk i'u dhimbs baxhanaku, ty tu paska dhimbur shoqja.. e megjithatë edhe pse ke humbur shoqen, ja paske bërë hallall Partis punën e Gërdecit !!

    Ti - A' partiak ?!!

    yttt maluketër që nuk kini gjak në vena
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •