Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    CRO (20-06-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire

    Perse i dogji kaq shume kryeministrit Rama e verteta qe i nxorri ne shesh Adi Krasta ne Agon Channel? Sepse nxirrte ne pah nje pazar te felliqur te Rames me mediat e mafies se droges shqiptare, qe po perpiqen te monopolizojne mediat e lira ne Shqiperi e kontrollojne ato, duke demtuar jo vetem televizionin publik shqiptar, por edhe gjithe mediat e tjera televizive e te shkruara ne vend. Dhe Adi Krasta, qe ne vite ka shprehur bindje te majta dhe nje vit me pare ishte ne krah te Rilindjes Socialiste, e ngre kete shqetesim per profesionin e tij e per vendin, dhe citon edhe Sali Berishen, qe ka shprehur hapur te njejtin shqetesim.

    Budallai qe kemi ne krye te shtetit, pazaret e felliqura te te cilit Krasta ua tregoi shqiptareve, sapo e pa ne lokal i tha: "Tradhetove miqesine tone dhe i dhe te drejte Berishes!" Eshte aq njeri budalla sa kujton qe monopolin e te vertetes e paska vetem Rilindja dhe shqiptaret e thjeshte, nuk kane te drejten as a) te mesojne per pazaret e felliqura te qeverise b) as te shprehin shqetesimin e tyre e mendimin e tyre te lire per keto ceshtje, gje qe Krasta beri. Dhe budallai i pret shkurt kopacet: Po nuk je me Qeverine e Rilindjes, po denjove te shprehesh nje mendim ndryshe apo nje shqetesim me politikat e qeverise, atehere nuk ka se si te jete ndryshe, ti je "berishian". Kete mentalitet mbareshtroi kur ishte 8 vjet ne opozite, kete mentalitet mbareshtron edhe tani qe eshte ne pushtet. Dhe e ka kthyer PS ne stanin e gjithe mafiozeve e krimineleve qe i vine pas qejfit, duke perzene me shkelma gjithe intelektualet e nderuar ne kete Parti qe kane bindje te majta dhe dine ti mbrojne ato lirshem ne publik. Intelektualet me te shquar ne PS sot jane te kallepit te Tahirit dhe Braces se Beratit!

    Budallai nuk njeh njerez me te zgjuar se vetja, e detyrimisht, nuk degjon askend.

    Dhe halli i gjithe shqiptareve, te majte apo te djathte qofshin, eshte se sot po qeverisen nga nje njeri budalla klinik!

    Adi Krasta mos shqetesohet se e shau kryeministri ne sy te gruas e gjithe miqve te tij. Te pakten nuk i dergoi policet e tij te bindur qe ti mbyllnin biznesin apo pronen, si ka bere me plot te tjere!

    Albo

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Pėr: Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire

    Kjo Sonila Meco e paraqet Agon Channel sikur ka 70vjet ne Shqiperi. hajde hajde ...

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire

    Citim Postuar mė parė nga luleshtrydhe1 Lexo Postimin
    Kjo Sonila Meco e paraqet Agon Channel sikur ka 70vjet ne Shqiperi. hajde hajde ...
    Edhe ti komuniste qenke mi?...lol

    Cdo gjo me 1944 e lidhke....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire

    Heshtėn tė gjithė, pėrveē mureve

    Kryeredaktorit tė gazetės “Panorama”!
    I nderuar zotėri, nė suplementin e gazetės “Panorama” tė ditės sė shtunė, dt 21/06/2014, nė hyrje tė shkrimit me titull: “Rrėfejnė dėshmitaret: Ja ēfarė ndodhi mes Edi Rames dhe Adi Krastės – Detajet e sherrit …” shkruhet se: “bėhet fjalė pėr njė zėnkė mes personalitetesh, e amplifikuar mė pas nga ish-kryeministri Berisha, si fillim me njė status nė ‘Facebook’ dhe mė pas me njė reagim tė fortė nė sallėn e Parlamentit kėtė tė enjte”.
    Duke shprehur respektin tim pėr autorin anonim tė shkrimit, mė duhet tė saktėsoj se ai nė kėtė shkrim gabimisht mė atribuon merita qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk mė pėrkasin mua. Kjo sepse nuk jam unė qė kam nxjerrė nė fillim apo pėr herė tė parė faktin se Rama, nė darkėn e 14 majit, nė shpėrthimin e tij skizoid ndaj Adi Krastės, ka humbur kontrollin. Kjo meritė u takon disa tė tjerėve, qė me guxim botuan nė faqet e gazetave dhe hapėn emisionet e lajmeve televizive tė tyre dhe informuan publikun pėr skandalin dhe detajet e tij disa ditė para botimit tė statusit tim nė “Facebook” mė datė 16 qershor. Sipas kėtyre mediave, nė kėtė darkė ditėlindjeje, ku ishin tė pranishėm disa ministra, Edi Rama kishte agresuar brutalisht me fjalėt mė fyese gazetarin e njohur Adi Krasta vetėm e vetėm se ai kishte cituar dhe mbėshtetur nė njė koment tė tij nė “Agon Channel” njė deklaratė timen nė Parlament, ku unė e denoncoja si mafie mediatike Edi Ramėn pėr favoret e paligjshme qė ky po i bėnte me frekuencat publike kompanisė “Digitalb”, nė tė cilėn thuhet se ėshtė aksioner. Mediat kishin njoftuar se gazetari i njohur Krasta kishte reaguar me dinjitet tė plotė dhe nė proporcionin e duhur ndaj shpėrthimit tė pakontrolluar tė Ramės, duke dėshmuar kėshtu guxim qytetar dhe burrėri.
    Po kėshtu, mediat kishin informuar se Edi Rama nė akses krize kishte shpėrthyer me fjalėt mė tė rėnda, si “pro……”, “ku….”, ndaj zonjave Kumbaro dhe Veliaj vetėm se ato ishin pėrpjekur tė qetėsonin Ramėn kur ai ishte turrur gojėhapur pėr tė kafshuar drejt Krastės.
    Pra, cilitdo qė i intereson e vėrteta, mjafton qė tė lexojė shkrimet e gazetave dhe dėgjojė kronikat e lajmeve televizive pėr skandalin e darkės sė 14 majit, pėr tė kuptuar se nė statusin tim nė FB tė datės 16 qershor nuk ka absolutisht asnjė amplifikim. Tė vetmen gjė qė unė kam shkruar dhe qė mediat nuk e kanė thėnė, ėshtė se bashkėshortėt e zonjave, aq rėndė tė ofenduara nga Rama, nuk reaguan dhe nuk lėvizėn vendit dhe kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Shtoj kėtu se deri mė datė 19 qershor, ditėn e diskutimit tim nė Parlament, Rama vetė dhe asnjė nga tė lėnduarit apo dėshmitarėt e darkės sė prishur pėr tetė ditė me radhė nuk kishin bėrė asnjė reagim, asnjė mohim tė atyre lajmeve, kishin heshtur tė gjithė, pėrveē mureve.
    Mendoj se kjo ėshtė ngjarje sa e rėndė, po aq dhe ngjarje e shėmtuar. Nė asnjė vend tė lirė nuk ndodh qė kreu i ekzekutivit tė shpėrthejė me sharje prej ordineri ndaj vartėseve apo qytetarėve. Ky ėshtė abuzim i rėndė me pushtetin. Nė vend qė tė japė dorėheqjen ose minimalisht t’u kėrkojė falje publike atyre qė ka lėnduar me sharjet e tij, atyre qė u prishi darkėn me krizėn e tij dhe nė tėrėsi publikut shqiptar, Rama, si recidivist dhe i papėrgjegjshėm, pėrdori pushtetin pėr tė mohuar breshėrinė e sharjeve tė ulėta, skandalin e tij tė radhės. Unė do vlerėsoja z. kryeredaktor qė, nė interes te informimit mė tė saktė tė lexueseve tė gazetės suaj pėr kėtė ngjarje tė rėndė tė botoni kėtė shkrim nė kėtė gazetė.

    Me konsideratėn time tė lartė dhe respekt, Sali Berisha

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire

    Sėrish probleme pėr sezonin e ri televiziv tė Adi Krastės

    Nuk dihet nėse gazetari dhe moderatori i njohur do ta nėnshkruajė kontratėn e re, ndėrkohė qė skenografia e “A show” ėshtė prishur

    Sėrish mund tė pritet njė zhvendosje ekrani nga moderatori i njohur Adi Krasta, pėr sezonin e ri televiziv qė nis nė kėtė vjeshtė. Pasi ka mbyllur kontratėn 1-vjeēare me “Agon Channel”, Krasta po pėrballet me probleme dhe dilema qė e pengojnė tė firmosė rinovimin e kontratės me kėtė televizion tė ri. Kjo ka ndodhur pėr shkak tė njė vendimi tė pronarit italian tė kėtij televizioni, Francesco Becchetti pėr pėrgjysmimin e pagės, me motivacionin se programi “A show” nuk ka pasur audiencėn qė pritej. Nė lidhje me pagesėn thuhet se nga 20 mijė euro, nėse rinovohet kontrata, do tė zbresė nė shifrėn 10 mijė euro, pėrsėri njė pagesė mjaft e mirė pėr Shqipėrinė. E ndėrkaq, nga burimet tona brenda televizionit mėsohet se tashmė ėshtė ēmontuar studioja “A show”, duke paralajmėruar mungesėn e tij nė ekranin e “Agon Channel” gjatė sezonit tė ri televiziv. Adi Krasta vitet e fundit ka qenė njė nga gazetarėt mė tė diskutuar nė vend, pėr vendimet rebele qė ka marrė duke u larguar nga puna nė televizionet ku ka punuar pėr shkak tė pakėnaqėsive tė ndryshme me eprorėt. Nė kėto raste ai ka pėrdorur shprehjen e tij: “Nuk martohem me stacionin televiziv, por me projekte televizive”, duke lėnė tė kuptohet se pėr tė nuk ka rėndėsi emri i televizionit ku punon, por formati i duhur. Kėshtu veproi vitin e kaluar, kur vendosi tė shkėputej nga “Vizion Plus”, pėr tė lidhur kontratė me televizionin e ri “Agon Channel”. Pasi mori kėtė vendim, ai u shpreh pėr mediat se nuk mund t’i rezistonte ofertės sė pronarit tė kėtij televizioni, Francesco Becchetti. Krasta e cilėsoi atė si “njė ofertė paturpėsisht e parefuzueshme”, pėrsa i pėrket pagesės mujore pėr punėn nė kėtė televizion. Pėr largimin e tij nga ”Vizion Plus”, Krasta u shpreh nė kėtė mėnyrė njė vit mė parė pėr gazetarėt: “Njerėzit e televizionit bėjnė kontrata njėvjeēare, tė cilat rinovohen. Ndėrkohė, pronari i “Agon Channel”, Francesco Becchetti, ma ka bėrė tė qartė se ka shumė dėshirė tė punojmė bashkė. Ai mė ka bėrė njė ofertė paturpėsisht tė parefuzueshme, dhe ndaj m’u duk e natyrshme tė filloj njė sfidė tė re, nė njė televizion tė ri qė ka nevojė pėr njohje dhe vėmendje tė publikut shqiptar”.

    Konflikti me Kryeministrin Rama nuk shėrbeu pėr mė shumė afrim me Becchettin
    Emri i Krastės u lakua sė fundi nė media pėr njė pėrplasje me Kryeministrin Edi Rama, tė denocuar si tė tillė nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Pas kėsaj zhurmnaje mediatike, televizioni “Agon Channel” realizoi njė kronikė duke treguar variantin e tyre, pėr kėtė konflikt tė Krastės me Kryeministrin. Shkak i pėrplasjes u bė monologu i tij nė “A show” nė mbrojtje tė TVSH-sė, ku duke folur pėr rrezikun e monopolizimit mediatik, e komentoi marrėdhėnien e Ramės me televizionin qė nėnkuptohej tė ishte “Top Channel”, si sjellje tė njė klani mafioz. Kjo ngjarje, u tha se e afroi shumė Krastėn me Becchetti-n, marrėdhėnie qė do tė pėrkthehej nė njė bashkėpunim mė tė mirė, por ja qė ka ndodhur e kundėrta. Pėrveē “A show-t” nė “Agon Channel”, Krasta ka prezantuar dhe formatin “Duartrokitje”, bashkė me Eva Muratin dhe Xhesika Berberin, program qė nuk dihet nėse do tė vazhdojė nė vjeshtė, por qė Krasta gjithsesi e thoshte shpesh se nuk ėshtė emision i tij, por i Kledi Kadiut.
    Ndėrkohė qė sezoni televiziv ėshtė mbyllur, Krasta tashmė po shfaqet nė ekrane me njė spot nė mbrojtje tė tė drejtave tė femrės. Duke qenė se spoti “Mos i vrisni vajzat” ishte i iniciuar nga “Top Channel” me pjesėmarrjen e shumė figurave tė njohura mediatike, ku Krasta mungonte, ne shohim tashmė tė realizuar njė tjetėr tė ngjashėm, ku shfaqet i vetėm nga fillimi deri nė fund, por mesazhi ėshtė po ai.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •