Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    Ndonëse rrezet e diellit në shumë raste cilësohen si të dëmshme, përfitimi shëndetësor është më i madh. Një studim i fundit flet për dobitë shëndetësore të rrezeve UVA, të cilat kanë një efekt të dobishëm për uljen e presionit në gjak dhe zemër. Studimi është kryer nga Universiteti i Edinburgut dhe më pas është publikuar gazetën “Investigimet në Dermatologji”.

    Mjafton vetëm gjysmë ore- Hulumtuesit, të cilët kanë kryer teste tek 24 gra kanë thënë se mjafton 30 minuta ekspozim në diell, i cili ul presionin në gjak.

    Jo vetëm vitaminë D- Antonio Costanzo, drejtor i dermatologjisë Sant'Andrea Hospital në Romë, ka thënë se: "Lëkura është një depozitë e nitrateve dhe UV-A transformohet në nitratet, e cila mund të reduktojë presionin e gjakut dhe të ketë efekte të dobishme në sistemin kardiovaskular.". Sipas tij, një ekspozim i moderuar në diell është i dobishëm për zhvillimin e vitaminës D në kockë.

    (ed.me/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...in-195767.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    dhe aleati me i mire kunder depresionit
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    Duhet te jete shume e vertet Maria. Kur kam ardhur ne USA jetonim ne nje apartament qe ishte goxha i mirembajtur dhe ne zone jo te keqe. Me pelqente ambjenti rrethues. E keqja ishte se nuk kishte drite fare. E vetmja dhome ku binte dielli ishte dhoma e gjumit. Vera shtyhej pak, por dimri i gjate nuk shtyhej fare aty. Ne kuzhine ne cdo ore te dites duhej te mbaje driten ndezur se s'kishte dritare. I thashe burrit ikim pa kaluar ne depresion ketu. Ikem.
    Kam nje gje te mire qe po ma tha truri e bej nuk rri duke u qurravitur si ca. S'u pelqen shtepia dhe rrine aty me vite duke u qare.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    Hija dhe veshja, mbrojtja më e mirë nga dielli

    Shmangia nga ekspozimi të drejtpërdrejtë në diell është më mirë se sa losionet për mbrojtje nga rrezatimi. Qëndrimi nën hijen e një druri ose veshja e një këmishe gjatë verës mund të mbrojë lëkurën tuaj nga rrezet UV dhe është zgjidhje më e mirë se të qëndroni në ballë me diellin.

    Kur flasin për mbrojtjen nga dielli, e para që ekspertët këshillojnë është shmangia nga qëndrimi i drejtpërdrejtë në rrezet e diellit dhe veshja e teshave të cilat mbrojnë lëkurën nga djegia prej rezeve ultravjollcë (UV). Këto edhe janë rrugët më të mira për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës dhe veprimet djegëse të diellit.

    Shumë studime kanë treguar se losionet mbrojtëse ndihmojnë kundër dëmtimeve të lëkurës nga UV dhe sigurisht edhe nga llojet e kancerit të lëkurës. Por ekspertët thonë se produktet mbrojtëse shpeshherë aplikohen në mënyrë të pasaktë dhe përdoren si një arsyetim për të qëndruar më gjatë në diell, që rrit edhe rrezikun nga dëmtimi i lëkurës.

    Hija më e mirë se kremrat mbrojtëse
    Bazuar në qindra studime, kërkuesit kanë arritur në përfundim se pakësimi i ekspozimit në diell, përmes shmangies së qëndrimit në kulmin e rrezatimit në mesditë dhe veshja e teshave mbrojtëse, është më e mira për tu mbrojtur nga dëmtimet që shkaktojnë rrezet UV.

    Por, studimet dëshmojnë se edhe lloji i veshjeve mund të luajë një rol të rëndësishëm si faktor i mbrojtjes nga dielli. Për shembull, teshat e thata, të tendosura, të bëra nga leshi ose poliesteret, tregojnë mbrojtje më të theksuar ndaj diellit se sa ata të njoma, të gjëra, të rralluara, me përbërje nga pambuku, fijet e lirit, acetati dhe mëndafshi.

    Më shumë kremra mbrojtëse
    Por nëse njerëzit nuk duan të veshin ose duan të qëndrojnë jashtë në diell gjatë muajve të verës, duhet të mësojnë si të përdorin më së miri preparatet për mbrojtje nga dielli.

    Rezultatet e studimeve kanë treguar se aplikimi i sasive të bollshme të preparateve është ndër faktorët më të rëndësishëm të efektivitetit të tyre, i ndjekur nga aplikimi i njëtrajtshëm nëpër trup dhe nga vlera e faktorit mbrojtës të preparatit.

    Mënyrat efektive të rritjes së mbrojtjes nga dielli duke shfrytëzuar preparatet mbrojtëse janë:
    Aplikoni preparatin 15- 30 minuta para se të dilni jashtë në diell.
    Përdorni preparate rezistuese në ujë, kjo për të ulur nevojën për aplikim të sërishëm pas notimin ose djersitjes që pasohet nga fshirja ose fërkimi me tesha ose me rërë.
    Shfrytëzo një spektër të gjerë të preparateve rrezatuese me mbrojte adekuate ndaj rrezeve UV A dhe UV B.
    Preparatet me bazë inorganike, si oksidi i zinkut ose dyoksidi i titanit, që janë më të turbullt, janë më pak të prirë të shkaktojnë reaksione alergjike dhe rekomandohen për përdorim tek fëmijët.

    (a.n/MjekuNet/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...li-196227.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    Dielli është jeta, ja çfarë përfiton trupi prej tij...

    Rrezet e diellit padyshim që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizëm, një nga produktet më të rëndësishme që përftojmë prejt tij është Vitamina D. Megjithatë nëpërmjet diellit trupi ynë përfton një sërë benefitesh shëndetësore dhe psikologjike. Sipas studiuesve amerikan një jetë në diell zvogëlon rrezikun e disa lloje sëmundjesh në trupin e njeriut.

    Ja disa të mira që na fal dielli:

    Ndihmon në zbutjen e dhimbjes së kockave, largon tkurrjet dhe dhimbjet e muskujve, si dhe është aleat i shkëlqyer kundër dhimbjes që shkaktohet nga sëmundje inflamatore, të tilla si artriti. Zvogëlon rrezikun e disa llojeve tumoresh, në veçanti kanceri të gjirit, të zorrës së trashë, mitrës, të stomakut dhe ezofagut.

    Dielli gjithashtu është një aleat i madh në luftën kundër problemeve të lëkurës të tilla si psoriaza, puçrrat e fytyrës dhe ekzemat, të cilat përmirësohen kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit.

    Sipas disa studimeve, dielli ndihmon edhe në luftën kundër mbipeshës : niveli i lartë i serotonit, i cili lidhet me ekspozimin ndaj diellit, që përveçse ju bën të ndiheni më të lumtur, ju redukton dhe oreksin.

    Në aspektin psikologjik, prania e diellit përmirëson gjendjen shpirtërore. E vështirë të gjesh dikë që në mes të një dite gri e me shi dhe një tjetre me diell të shndritshëm, të zgjedhë alternativën e parë. Dhe, ka një arsye kimike: dielli stimulon serotoninën, të ashtuquajturin hormonin e të ndjerit mirë.

    Nëse gjatë ditës bashkohen dielli dhe aktiviteti fizik, edhe të moderuar, në natyrë, qoftë dhe një shëtitje e shpejtë, përfitimet janë arritur. Gjendja shpirtërore do të ketë ndryshuar menjëherë për mirë.

    Dielli fal energji. Nuk është rastësi që në verë edhe kur flemë më pak, ndihemi shumë më të gjallë dhe energjikë, sepse ai është aleati i parë kundër depresionit sezonal, nga i cili vuajnë në veçanti personat që jetojnë në vendet nordike, ku dimri karakterizohet nga ditë të shkurtra dhe gri.


    Politiko.al

    https://politiko.al/dielli-eshte-jet...trupi-prej-tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 23-01-2023 më 09:34

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    Si Ndikon Dielli tek Organizmi dhe Pesha e Trupit

    Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë se ai ofron shumë përfitime për rënien nga pesha.

    Le të kuptohemi drejt, njeriu nuk humbet në peshë vetëm duke qëndruar në diell.

    Megjithatë, ky i fundit krijon kushtet e përshtatshme në trup për rënien nga pesha.

    Serotonina

    Shumë vende të tjera të botës nuk gëzojnë mot me diell si në rastin e Shqipërisë.

    Banorët e këtyre vendeve përballen me shumë çrregullime si pasojë e mungesës së diellit.

    Kjo e fundit shkakton rënien e ndjeshme të serotoninës në tru.

    Rënia e kësaj substance shkakton jo vetëm luhatje humori por edhe depresion.

    Nivelet e ulëta të serotoninës ndikojnë edhe tek oreksi, ndjesia e urisë dhe ngopjes.


    Teoria e Nxehtësisë Dhe Rënies Nga Pesha

    Uria kontrollohet nga një pjesë e trurit e quajtur hipothalamus që bashkëpunon me serotoninën për shuarjen e urisë.

    Kur trupi merr kaloritë e mjaftueshme, truri çliron serotoninë që përcjell ndjesinë e ngopjes.

    Mungesa e diellit ndikon në sasitë e çliruara të serotoninës dhe njeriu nuk ndihet i ngopur aq shpejt duke shkaktuar kështu një ushqyerje të përsëritur e të vazhdueshme.

    Ndërkohë teoria e rolit të nxehtësisë tek rënia nga pesha shpjegohet si më poshtë.

    Rënia e temperaturës së trupit nënkupton një ndjesi të madhe të urisë.

    Kur temperaturat janë të larta, njeriu ndihet më pak i uritur.

    Pra sipas kësaj teorie, në mungesë të diellit, njeriu ha më shumë dhe shëndoshet më shpejt, gjë që mund të shtojë gjasat e luhatjeve jo të shëndetshme të peshës.

    Në këtë pikë, ekspertët gjithashtu rekomandojnë shumë aktivitet fizik, të cilat me rritjen e temperaturave bëhen më të shpeshta.

    Sipas tyre, kur temperaturat rriten, pra në pranverë apo në verë dhe dita është më e gjatë, njeriu është më shumë në lëvizje.

    Aktivitete si ecja, noti, vrapi do ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe rrjedhimisht të humbisni më shumë kilogramë të tepërt.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...-pesha-trupit/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Dielli, aleati më i mirë për shëndetin

    7 përfitimet që i sjell shëndetit drita e diellit

    Ekspozimi i trupit ndaj rrezeve të diellit është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe ka efekte të dobishme për të gjithë organizmin. Edhe pse “dozat” e ekspozimit duhet të jenë të kufizuara, disa studime shkencore kanë konfirmuar se kjo është thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit.

    Në fakt, disa vitamina, të cilat janë thelbësore për kockat dhe për parandalimin e shfaqjes së patologjive të caktuara, prodhohen vetëm falë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit dhe nuk merren përmes ushqyerjes normale. Për më tepër, studimet e fundit shkencore kanë theksuar se dielli është në gjendje të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit dhe parandalimin e sëmundjeve të caktuara degjeneruese të sistemit nervor.

    Prandaj, dielli nuk është vetëm një aleat për bukurinë, por edhe një aleat i vërtetë për mirëqenien e gjithë organizmit.


    Le të zbulojmë së bashku 7 përfitimet e diellit për shëndetin:

    Dielli: një terapi për të shpëtuar jetën

    Drita e diellit ndihmon në parandalimin e kancerit. Frank dhe Cedric Garland, anëtarë të Universitetit të Kalifornisë, demonstruan lidhje të konsiderueshme midis mungesës së vitaminës D dhe kancerit, pasi zbuluan se incidenca e kancerit të zorrës së trashë është tre herë më e lartë se mesatarja në New York City në krahasim me të dhënat në Meksikë. Në fakt, një studim i 1,179 grave në menopauzë ka treguar që nivelet e larta të vitaminës D janë në gjendje të ulin deri në 60% rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë dhe gjirit.

    Drita e diellit kuron sëmundjet e lëkurës

    Një problem që prek shumë njerëz është psoriasis, por edhe për këtë çrregullim dielli mund të ndihmojë. Në fakt, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndihmon në kurimin e kësaj sëmundje, për të cilën ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare. Hulumtimet e fundit në SHBA kanë treguar se, pas 4 javësh banjo dielli, u vërejtën përmirësime të konsiderueshme në 84% të atyre që u përfshinë.

    Dielli ju ndihmon të relaksoheni

    Dielli është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër stresit. Në fakt, falë veprimtarisë së neurotransmetuesve forcohet sistemi imunitar, përmirësohet sistemi endokrin dhe rregullohen ritmet biologjike. Për më tepër, siç është treguar nga hulumtime të shumta klinike, rrezet e diellit kanë efekte të dobishme për pacientët me Alzheimer. Në fakt, drita me spektër të gjerë, e kombinuar me errësirën gjatë natës, mund të zvogëlojë stresin dhe agjitacionin, si dhe të përmirësojë cilësinë e gjumit.

    Gjumë më i mirë falë diellit

    Dielli është gjithashtu i mirë për metabolizmin dhe ndikon në cilësinë e gjumit. Drita e diellit, që prek sytë, lëkurën, nervat dhe trurin, aktivizon prodhimin e neurotransmetuesve të domosdoshëm për ritmin e saktë të gjumë-zgjimit. Ekspozimi ndaj dritës së diellit gjatë ditës do të rrisë prodhimin natyror të melatoninës gjatë natës, duke rregulluar ekuilibrin hormonal.

    Dielli, një aleat i kockave dhe muskujve

    Ekspozimi ndaj dritës së diellit bën që trupi të prodhojë vitaminë D dhe kalcium. Si rezultat është i rëndësishëm për kockat, sepse vitamina D shndërrohet në D3, e cila është themelore për parandalimin e osteoporozës dhe sklerozës së shumëfishtë.

    Banjo dielli kundër depresionit dhe mungesës së dëshirës seksuale

    Sipas studimeve të shumta shkencore, rrezet e diellit shkaktojnë një rritje të epshit dhe aftësisë riprodhuese. Ky fenomen shfaqet falë prodhimit të serotoninës dhe vitaminës D, e cila zhvillohet vetëm me ekspozimin ndaj diellit. Për më tepër, helioterapia përmirëson gjendjet e depresionit dhe ka efekte pozitive në humor si dhe stimulon rritjen e testosteronit tek burrat dhe progesteronin tek gratë.

    Dielli ndihmon në relaksimin e nyjeve

    Ekspozimi i diellit promovon gjithashtu relaksimin e muskujve dhe ndikon pozitivisht në lëvizjen e kyçeve. Gjithashtu stimulon prodhimin e serotoninës. Kjo e fundit, e aktivizuar nga banjot e diellit, krijon një efekt të menjëhershëm të mirëqenies fizike dhe mendore.


    http://revistapsikologji.com/7-perfi...ita-e-diellit/

    Revista Psikologji (Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.momentobenessere.it)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •