Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    NASA Paraqet Anijen Koncept Qe Do Kryeje Fluturime Nderyjore Ne Te Ardhmen

    Prej kohesh NASA eshte duke studiuar mundesine per te krijuar nje anije kozmike, te shpejte mjaftueshem qe te realizoje udhetime nderyjore. Nje nga modelet me te pranueshme (natyrisht qe per momentin eshte thjesht teorike) eshte ajo qe quhet me warp drive ose e shpjeguar me qarte ne shqip anija me nje sistem propulsioni hipotekisht me te shpejte se drita . Nje anije kozmike e pajisur me nje warp drive mund te udhetoje me shpejtesi disa here me te larte se ajo e drites duke shmanguar ne te njejten kohe problemin e relativitetit te zgjerimit te kohes.

    Koncepti eshte i tille qe anija ne fakt nuk leviz por eshte fluska kohore ose warp bubble me te cilen mbeshtillet ajo qe kryen levizjen. Kjo ne te njejten kohe shmang dhe rrezikun e goditjes se anijes nga objekte hapsinore sado te vogla. Duke patur parasysh shpejtesine me te cilen do udhetohet, perplasja me nje objekt disa centimetra mund te rezultoje katastrofik per anijen.

    Sipas dr. Harold "Sonny" White po punohet per nje warp drive ne Johnson Space Center te NASA's. Puna e tyre eshte ende eksperimentale or kjo sdo te thote se nuk mund te imagjinojne sesi do duket ne realitet nje anije e tipit Enterprise (kujtoni Star Trek) sipas llogaritjeve matematikore.






  2. #2

    Pėr: NASA Paraqet Anijen Koncept Qe Do Kryeje Fluturime Nderyjore Ne Te Ardhmen



    Ketu me poshte eshte raport i dr Harold ne vitin 2013 mbajtur ne konferencen SpaceVision



    Me poshte po vendos lidhjen e nje materiali relativisht te zgjeruar ne anglisht ku sqaron eksperimentet e kryera si dhe mundesine aktuale qe te kthehet ne nje realitet. Sipas grupit te shkenctareve qe po drejtojne studimin, kjo ka te gjitha mundesite qe te jete e suksesshme.

    NASA Starts Work on Real Life Star Trek Warp Drive

    Nje pjese shume interesante e gjithe ketij projekti ishte problemi i energjise por qe sipas grupit te studiuesve, kjo tashme nuk perben me problem pasi eshte zgjidhur. Pyetja se nga vjen energjia shoqerohej gjithmone me diskutimin e ashper midis fizikanteve mbi materien ekzotike qe do nevojitej si burim energjie. Dhe sipas tyre kjo ishte ne madhesine e Jupiterit. Natyrisht nje gje e tille nuk mund te jete aspak praktike. Por fale Dr. White eshte gjetur zgjidhja qe do ndryshoje komplet gjithe procesin. grupi i Eagleworks ka zbuluar se nevoja per energji esthe shume here me e vogel sesa mendohej me pare. Nese ata rrisin trashesine e fluskes se perkuljes ose warp bubble dhe vibrojne intensitetin e saj per te ulur ashpersine e kontiniumit hapesire kohe "ata do jene ne gjendje te reduktojne sasine e karburantit ne permasa te menaxhueshme". Ne vend te nje materie me madhesi sa Jupiteri, e gjithe sasia qe nevojitet eshte vetem 500 kg per te "derguar nje fluske prej 10 metrash me nje shpejtesi 10c". 10 c korespondon me 10 here me shume shpejti e drites. Por edhe njehere, kini parasysh qe vete anija nuk do levizi me shpejt se shpejtesia e drites. Efektivisht do duket sikur leviz aq shpejt.


    Me shume informacion mund te gjehet dhe ne kete artikull qe eshte ne fakt dhe origjinali: NASA's real life Enterprise may take us to other star systems one day

    Ketu tregohet (animacion) teorikisht se si do levizi anija



    Sipas gjithe ketij eksperimenti kur te behet i mundshem ndertimi i nje anije te tille, kozmonautet do jene ne gjendje te shkoje ne yllin me te afert qe eshte Alfa Centauri brenda 2 javesh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •